Category: Lajme

  • Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

    Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

    Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

    Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur kantonin St. Gallen në Zvicër. Një babai 33-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit të tij vetëm dy vjeç e gjysmë, para se të kryente vetëvrasje me të njëjtën armë zjarri.

    Alarmi u ngrit nga nëna e fëmijës, e cila jeton e ndarë nga babai. Ajo denoncoi në polici faktin se ish-partneri nuk ia kishte kthyer djalin në orarin e caktuar sipas marrëveshjes, çka nxiti menjëherë një operacion të gjerë kërkimi nga autoritetet zvicerane.

    Aksioni i policisë përfundoi me gjetjen e trupave të pajetë të babait dhe fëmijës brenda një objekti akomodimi në qytetin e Wattwilit, shkruajnë mediat zvicerane transmeton Sinjali.

    Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kanë ngritur dyshimet se 33-vjeçari e ka qëlluar djalin me pistoletë dhe më pas ka kthyer armën nga vetja. Dy viktimat janë shtetas të Kroacisë, me vendbanim në kantonin e St. Gallenit.

    Prokuroria kantonale tashmë ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Heavy tragedy in Switzerland: 33-year-old executes two-year-old boy with firearms and then kills himself

    A serious family tragedy has shocked St. Canton. Gallen in Switzerland. A 33-year-old father allegedly took his son’s life only two and a half years old before committing suicide with the same gun.

    The alarm was raised by the mother of the child, who lives apart from her father. She denounced to the police the fact that the former partner had not returned the boy on schedule under the agreement, which immediately prompted a broad search operation by Swiss authorities.

    The police action ended with finding the lifeless bodies of father and child within an accommodation facility in the town of Wattville, Swiss media broadcast the signal.

    From the first investigations at the scene, police investigators have raised suspicions that the 33-year-old has shot the boy with the pistol and then turned the gun to himself. The two victims are citizens of Croatia, with residence in the St canton. Gallenite.

    The cantonal prosecution has already launched full investigation into the dawning of all the circumstances and motives that led to this serious event.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trump thotë se masa e ashpër ndaj imigracionit ishte "tepër e rreptë" dhe ndikoi në humbjen në zgjedhjet e mesmandatit

    Trump thotë se masa e ashpër ndaj imigracionit ishte “tepër e rreptë” dhe ndikoi në humbjen në zgjedhjet e mesmandatit

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se masa e tij e ashpër ndaj imigracionit ishte “tepër e rreptë” – një nga tërheqjet e tij më të qarta publike nga një shtyllë thelbësore e agjendës së tij politike – pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e ndërmjetme.

    Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të rrjetit CBS, Trump u shpreh se beson se meriton notën “A plus” për kufizimin drastik të kalimeve të paligjshme të kufirit, por pranoi se është “dëmtuar” politikisht nga dëbimet masive.

    Ky pranim vjen ndërkohë që Departamenti i Sigurisë Kombëtare këmbëngul se nuk po tërhiqet nga zbatimi i këtyre masave të ashpra, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Sondazhet e kryera ditën e zgjedhjeve treguan se çështja e imigracionit renditej e treta për nga rëndësia për votuesit, pas ekonomisë dhe gjendjes së demokracisë.

    Në shtete historikisht konservatore, si Teksasi, kalimi i votuesve me origjinë latine drejt demokratëve ndihmoi në sigurimin e fitoreve të thella të Partisë Demokratike në Kongres.

    Presidenti i tha emisionit “60 Minutes” se çështja e imigracionit “edhe i ndihmoi, edhe i dëmtoi” kolegët e tij republikanë në zgjedhjet e ndërmjetme të së martës.

    “Mendoj se meritoj notën ‘A plus’ për mbylljen e kufirit”, tha ai në emisionin që u transmetua të dielën në mbrëmje.

    Ai shtoi: “Sa i përket largimit të njerëzve, marr vlerësime shumë të larta për largimin e atyre të këqijve”.

    “Por më vjen keq, sepse kemi marrë edhe njerëz që kishin punë të mira, të cilët kishin kryer vetëm një shkelje – ose thyerje të ligjit – e cila ishte fakti se kishin hyrë në vend në mënyrë të paligjshme. Mendoj se ishte tepër e ashpër”, tha më tej presidenti.

    Trump gjithashtu theksoi se do të “dëshironte shumë të bënte diçka lidhur me imigracionin” së bashku me demokratët në Kongres, pa dhënë detaje të mëtejshme. /Telegrafi/

  • Tani mund të blini një Corvette C8 me ndërrues manual, por ajo nuk vjen nga Chevy

    Tani mund të blini një Corvette C8 me ndërrues manual, por ajo nuk vjen nga Chevy

    Një kompani amerikane ka realizuar atë që shumë adhurues të Corvette e kanë kërkuar prej vitesh: pajisjen e gjeneratës C8 me ndërrues manual të shpejtësive.

    Peitz Performance, në bashkëpunim me prodhuesin Tremec, ka zhvilluar një sistem të ri me gjashtë shpejtësi, duke zëvendësuar transmisionin standard automatik me tetë shpejtësi.

    Konvertimi edhe komponentë tjerë të nevojshëm për funksionimin e sistemit tradicional manual.

    Sistemi mbështetet në teknologjinë elektronike MoTeC, e cila mundëson kontroll të saktë të ndërrimit të shpejtësive dhe përshtatjen e performancës së motorit.

    – YouTube www.youtube.com

    Megjithatë, kjo ndërhyrje ka një çmim të konsiderueshëm: Peitz Performance kërkon 74.528 dollarë për kompletin e konvertimit, pa përfshirë veturën bazë.

    Për krahasim, një Chevrolet Corvette Stingray e re e vitit 2027 kushton nga 73.795 dollarë, përfshirë shpenzimet e dorëzimit.

    Kështu, për herë të parë, adhuruesit e C8 mund të kenë një Corvette me ndërrues të mirëfilltë manual, edhe pse jo nga vetë Chevrolet. /Telegrafi/

  • Now you can buy a Corvette C8 with a manual changer, but it doesn’t come from Chevy

    An American company has accomplished what many Corvette fans have been looking for for for for years: C8 generation equipment with a speed switcher.

    Peitz Performance, in co-operation with producer Tremec, has developed a new system at six speeds, replacing the standard automatic transmission at eight speeds.

    Conversion of other components needed for the functioning of the traditional manual system.

    The system relies on MoTEC electronic technology, which enables accurate control of the change of speed and adaptation of engine performance.

    YouTube www.youtube.com

    However, this intervention has a considerable price: Peitz Performance requires $74,528 for the converting complete, without including the base car.

    By comparison, a Chevrolet Corvette Stingray new 2027 costs $73,795, including delivery expenses.

    Thus, for the first time, C8 worshipers may have a Corvette with literal manual components, even though not Chevrolet itself. /Telegraphy/

  • Kush tha se vetëm njerëzit dinë të bëjnë topa bore?

    Kush tha se vetëm njerëzit dinë të bëjnë topa bore?

    Një qen ka dëshmuar se bora nuk është vetëm për lojëra, por edhe për “krijimin e veprave të artit”.

    I entuziazmuar nga dita me borë, ai ka gjetur një mënyrë të veçantë për të bërë topa bore, duke përdorur putrat e tij.

    Videoja e tij ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa shkathtësia e pazakontë e qenushit ka marrë vëmendjen e përdoruesve. /Telegrafi/

  • Did the Kosovo edition of Serbia’s Student List have permission, and why was it kept secret? ( VIDEOS)

    PA few days after the elections in Serbia, political representatives of the Student List have stayed for a visit to Kosovo, where they met with leaders of Serbian Orthodox institutions in Kosovo.

    For this unprecedented visit, it has not been disclosed even by the Kosovo institutions, for which it has awakened numerous reactions in the country.

    This visit to the political list that won the elections in Serbia has been commented on by security experts.

    Those on the Kosova Today show in Klan Kosova have given different assessments.

    Experts Hysen Gecaj has said such a visit is evidence that young people in Serbia find it difficult to secede from Serbian nationalism.

    Exactly this visit is an indication that the nationalism that has been embedded for years of Serbian people has penetrated youth, and that youth still has that spirit that cannot be taken away from the mentality of Serbian nationalism. ‘%s’, he said.

    However, other security expert Bedri Elezi has said he does not know whether Kosovo institutions have given permission for this visit, until he added that it is impossible for them to have been able to enter Kosovo’s territory without the knowledge of security organs.  

    First I don’t think our institutions had any information. But you can be sure that public pressure has kept it secret in its nature. I’m pretty convinced that there may have been police here and in no way could they have avoided the police eye. I personally see this picture. You know there will be presidential elections in Serbia. This visit and this photo seeks to lower the narration that is trying to undo the narration of Vucinqi that Kosovo has sold. We don’t know if they asked for permission or not. Kosovo’s theme is kept alive because of elections in Serbia. ‘%s’, he has said. /I did. tv

  • Zbarkimi në Kosovë i Listës Studentore të Serbisë, a kishte leje dhe pse u mbajt fshehtë? (VIDEO)

    Zbarkimi në Kosovë i Listës Studentore të Serbisë, a kishte leje dhe pse u mbajt fshehtë? (VIDEO)

    Zbarkimi në Kosovë i Listës Studentore të Serbisë, a kishte leje dhe pse u mbajt fshehtë? (VIDEO)

    Pak ditë pas zgjedhjeve në Serbi, përfaqësues politikë të Listës Studentore kanë qëndruar për një vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerë të institucioneve ortodokse serbë në Kosovë.

    Për këtë vizitë të paparalajmëruar, nuk është bërë e ditur as nga institucionet e Kosovës, për çka ka zgjuar edhe reagime të shumta në vend.

    Këtë vizitë të listës politike që fitoi zgjedhjet në Serbi, e kanë komentuar ekspertë të çështjeve të sigurisë.

    Ata në emisionin Kosova Today në Klan Kosova kanë dhënë vlerësime të ndryshme.

    Eksperti Hysen Gecaj ka thënë se një vizitë e tillë është dëshmi se të rinjtë në Serbi e kanë të vështirë të shkëputen nga nacionalizmi serb.

    “Pikërisht kjo vizitë është tregues që qartë na thotë se ai nacionalizëm që është ngulitur për vite të tëra të populli serb, ka depërtuar edhe te rinia dhe kjo rini ende e ka atë frymë që nuk mundet me u largu nga mentaliteti i nacionalizmit serb.”, ka thënë ai.

    Kurse, eksperti tjetër i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se nuk e din nëse institucionet e Kosovës kanë dhënë leje për këtë vizitë, derisa ka shtuar se është e pamundur që ata të kenë mundur të hyjnë në territorin e Kosovës pa dijeninë e organeve të sigurisë.  

    “E para nuk besoj që institucionet tona nuk kanë pasur informacione. Por, të jeni të sigurt që për natyrë të presionit publik e kanë mbajtur të fshehtë. Unë jam shumë i bindur që këtu mund të ketë pasur edhe polici dhe në asnjë mënyrë nuk kanë mundur t’i jenë shmangur syrit policor. Unë personalisht e shoh këtë fotografi. Ju e dini se do të ketë zgjedhje presidenciale në Serbi. Kjo vizite dhe kjo fotografi tenton të ulë atë narracionin që po tenton të zhbëjë narracionin e Vuçiqit që Kosovë është shitur. Nuk e dimë nëse kanë kërkuar leje, ose jo. Temën e Kosovës e mbajnë gjallë për shkak të zgjedhjeve në Serbi.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Jobe Bellingham drejt transferimit në Ligën Premier, gjiganti anglez interesohet për të

    Jobe Bellingham drejt transferimit në Ligën Premier, gjiganti anglez interesohet për të

    Plani i Manchester Unitedit për rikthimin e Jobe Bellingham në Ligën Premier ka marrë vëmendje, me mesfushorin anglez që po paraqitet në nivel të mirë te Borussia Dortmundi.

    Jobe Bellingham, mesfushori 21-vjeçar i Borussia Dortmundit dhe vëllai i yllit të Real Madridit, Jude Bellingham, mund të jetë një nga alternativat që Manchester United do të shqyrtojë në rast të largimit të Bruno Fernandesit.

    Klubi anglez po planifikon ndryshime në repartin e mesfushës, ndërsa profili i futbollistit anglez shihet si një mundësi interesante për të ardhmen. Megjithatë, deri më tani nuk ka bisedime të konfirmuara mes dy klubeve.

    E ardhmja e Bruno Fernandesit mbetet një nga çështjet kryesore në planet e Manchester Unitedit. Mesfushori portugez ka kontratë deri në qershor të vitit 2027, me klubin që ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon, deri në vitin 2028. Megjithatë, negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit nuk kanë sjellë ende ndonjë rezultat konkret.

    Në këtë situatë, Jobe Bellingham mund të jetë një investim për të ardhmen e skuadrës nga Old Trafford. Ai iu bashkua Borussia Dortmundit në verën e vitit 2025, pas largimit nga Sunderland, ku kishte dhënë kontribut të rëndësishëm në ngjitjen e klubit në një nivel më të lartë të futbollit anglez.

    Gjatë sezonit 2025/26, mesfushori anglez zhvilloi 49 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe pesë asistime. Edhe në edicionin aktual ka arritur të fitojë hapësira te Dortmundi, me tetë paraqitje në Bundesligë, dy asistime dhe gjithsej 558 minuta të luajtura. Në gjashtë prej këtyre ndeshjeve ishte titullar.

    Aftësia për të kontribuar në faza të ndryshme të lojës dhe fleksibiliteti në mesfushë janë disa nga cilësitë që mund ta bëjnë atë një profil të përshtatshëm për Manchester Unitedin.

    Megjithatë, Bellingham nuk do të ishte një zëvendësues i drejtpërdrejtë i Bruno Fernandesit, sidomos për sa i përket krijimit të rasteve dhe përgjegjësive në fazën ofensive.

    Nga ana tjetër, situata e Fernandesit vazhdon të jetë e paqartë. Portugezi 32-vjeçar ka shprehur publikisht pakënaqësinë për disa aspekte të funksionimit të klubit, ndërsa vazhdimësia e tij përtej këtij sezoni mbetet e pazgjidhur.

    Pavarësisht se dëshira e tij fillestare është të qëndrojë në Old Trafford, mungesa e përparimit në negociatat për kontratën e re ka lënë të hapur mundësinë e largimit.

    Në rast të një ndarjeje me mesfushorin portugez, Manchester United do të duhej të gjente një futbollist që mund të marrë përgjegjësi në repartin e mesfushës. Përvoja e Jobe Bellinghamit në futbollin anglez, e kombinuar me zhvillimin e tij në Gjermani, mund ta bëjë atë një alternativë për t’u vlerësuar nga drejtuesit e klubit.

    Megjithatë, realizimi i një transferimi të tillë nuk do të ishte i lehtë. Bellingham ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 38 milionë euro.

    Klubi gjerman nuk ka presion për ta shitur mesfushorin dhe deri më tani nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare nga Manchester Unitedi.

    Për këtë arsye, një transferim i mundshëm mbetet vetëm në kuadër të spekulimeve dhe do të varej para së gjithash nga vendimi për të ardhmen e Bruno Fernandesit. Nëse portugezi largohet, Jobe Bellingham mund të jetë një prej emrave që Manchester United do ta shqyrtojë për përforcimin e mesfushës. /Telegrafi/

  • Palmer: Maqedonia ka bërë gjithçka që i kërkoi BE-ja, por bllokada nga Bullgaria vendos një precedent të keq për të gjithë rajonin

    Palmer: Maqedonia ka bërë gjithçka që i kërkoi BE-ja, por bllokada nga Bullgaria vendos një precedent të keq për të gjithë rajonin

    Maqedonia ka bërë gjithçka që Bashkimi Evropian i ka kërkuar për të përparuar drejt anëtarësimit dhe bllokada bullgare po krijon një precedent të keq për të gjithë rajonin, tha ish-Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

    Palmer, në një intervistë me RTVM, thotë se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë procesin e pranimit dhe pret një rol më aktiv nga Brukseli dhe shtetet anëtare kryesore.

    “Ajo që mund të them është se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që Bashkimi Evropian i ka kërkuar për të ecur përpara me anëtarësimin. Mendoj se është jashtëzakonisht e pafat që Bullgaria është në një pozicion për të bllokuar atë proces për Shkupin. Kjo vendos një precedent të keq për rajonin”, tha Palmer.

    Sipas tij, pasojat e bllokadës po ndihen edhe nga vendet e tjera kandidate, të cilat po ndjekin përvojën maqedonase dhe po pyesin veten se me çfarë kushtesh shtesë mund të përballen.

    “Beogradi po ndjek përvojën e Shkupit dhe po pyet veten se çfarë mund të kërkojnë Zagrebi ose Bukureshti në procesin e pranimit. Kjo i dekurajon vendet kandidate nga zbatimi i reformave të nevojshme”, paralajmëroi ai.

    Palmer shprehu shpresën se Bullgaria do të tregonte përmbajtje dhe Bashkimi Evropian do të këmbëngulte që çështjet dypalëshe të mos e ngarkojnë zgjerimin. Duke folur për ndihmën e mundshme amerikane, ai kujtoi se ishte personalisht i përfshirë në përpjekjet e mëparshme për të kapërcyer bllokadën, kur kërkesat bullgare filluan të pengonin rrugën evropiane të Shkupit.

    “Ne bëmë gjithçka që mundëm për të hequr bllokadën. Nuk është një proces i thjeshtë, por besoj se Sofja përfundimisht do ta kuptojë se është në interesin e Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të jetë partneri i saj evropian”, tha Palmer.

    Ai pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin të dyja palët, por theksoi se nevojitet edhe një angazhim më i madh nga institucionet dhe kryeqytetet evropiane.

    Sipas Palmer, vendet kandidate duhet të vlerësohen në bazë të reformave, dhe jo në bazë të çështjeve historike dhe të identitetit. Megjithatë, ai theksoi se në praktikë BE-ja vështirë se mund të imponojë një qasje të tillë pa mbështetjen aktive të anëtarëve me ndikim.

    “Prandaj, shtetet anëtare kryesore duhet të ndihmojnë që procesi të jetë i drejtë, transparent dhe në interes të të gjithë palëve të interesuara. Këtu po mendoj për Francën, Gjermaninë dhe Italinë, të cilat duhet të marrin një rol aktiv dhe të mbrojnë integritetin e procesit”, tha ai.

    Palmer nuk propozoi një model specifik për një marrëveshje midis Shkupit dhe Sofjes, por vlerësoi se ka qasje të shumta të mundshme dhe hapësirë për “diplomaci krijuese”. Ai pret një angazhim të tillë nga të dy vendet, nga Brukseli, nga kryeqytetet kryesore evropiane dhe nga Uashingtoni./Telegrafi/