Category: Lajme

  • Kuvendi mblidhet të enjten, raporton ministri Vitia

    Kuvendi mblidhet të enjten, raporton ministri Vitia

    Kuvendi mblidhet të enjten, raporton ministri Vitia

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancën e radhës plenare.

    Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka thënë se përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, është interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare që kanë kaluar në Komisionin për Legjislacion.

    “Janë katër marrëveshje nga fusha e drejtësisë. Pas këtyre katër marrëveshjeve ndërkombëtare është edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe pastaj edhe mocioni përmbajtësor në lidhje me trajtimin e çështjes së energjisë”, ka thënë ajo.

    Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari kishte kërkuar interpelancë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me për mungesën e barnave duke marrë shkas vdekjen e pacientes me kancer gjiri. /Klankosova.tv

  • Ligji për Specialen, Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri

    Ligji për Specialen, Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri

    Ligji për Specialen, Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar lidhur me Ligjin për Specialen, pas kthimit të tij në Kuvendin e Kosovës nga presidentja Justina Shiroka Pula.

    Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë se janë duke diskutuar me PDK-në, si parti iniciuese e ligjit.

    “Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit.”, ka thënë ajo.

    Nagavci ka shtuar se beson se do të arrihet një pajtueshmëri sa i përket çështjeve përmbajtjesore të ligjit.

    “Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

  • Kanceri i gjirit dhe i mushkërive – kirurgu torakal Shqiptar Demaçi flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

    Kanceri i gjirit dhe i mushkërive – kirurgu torakal Shqiptar Demaçi flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

    Kanceri i gjirit dhe ai i mushkërive, rëndësia e diagnostikimit të hershëm, mundësitë e trajtimit dhe sfidat me të cilat përballen pacientët në sistemin shëndetësor të Kosovës ishin ndër temat kryesore të episodit të 95-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ku i ftuar ishte kirurgu torakal, Shqiptar Demaçi.

    Gjatë bisedës, Demaçi foli për dy prej sëmundjeve më serioze onkologjike, duke shpjeguar se si mund të identifikohen, cilat janë mundësitë e trajtimit dhe pse koha e diagnostikimit mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e sëmundjes.

    Ai ndau gjithashtu përvoja nga puna me pacientët, duke theksuar se përballja me kancerin nuk është vetëm një proces mjekësor, por edhe një sfidë emocionale për pacientët dhe familjarët e tyre.

    – YouTube www.youtube.com

    Një nga mesazhet kryesore të kirurgut ishte rëndësia e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

    “Është shumë me rëndësi, sepse në qoftë se zihet herët tumori, mundësia e shërimit shtohet ndjeshëm”, deklaroi Demaçi.

    Sipas tij, zbulimi i sëmundjes në fazat fillestare mund të mundësojë trajtim më efektiv, ndërsa diagnostikimi i vonshëm rrit rrezikun që kanceri të jetë përhapur në pjesë të tjera të organizmit.

    Kirurgu theksoi se ndërgjegjësimi për këtë sëmundje nuk duhet të kufizohet vetëm në muajin tetor, i cili tradicionalisht i kushtohet sensibilizimit për kancerin e gjirit.

    Ai foli edhe për rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta dhe konsultimit me specialistët, veçanërisht kur pacientet vërejnë ndryshime të pazakonta.

    Demaçi shpjegoi se trajtimi i kancerit të gjirit nuk është i njëjtë për të gjitha pacientet.

    Në disa raste, ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë hapi i parë, ndërsa në raste të tjera mund të rekomandohet fillimisht kimioterapia ose një trajtim tjetër onkologjik.

    Vendimi, sipas tij, varet nga karakteristikat e tumorit, përfshirë tipin biologjik, receptorët hormonalë dhe shkallën e përhapjes së sëmundjes.

    Kirurgu theksoi se trajtimi duhet të përcaktohet përmes bashkëpunimit të specialistëve të fushave të ndryshme, me qëllim që pacienti të marrë kujdesin më të përshtatshëm.

    Një nga çështjet më të ndjeshme të ngritura gjatë intervistës ishte organizimi i trajtimit onkologjik në Kosovë.

    Demaçi shprehu shqetësimin se konsiliumet multidisiplinare, në të cilat specialistët diskutojnë së bashku rastet e pacientëve, nuk mbahen me rregullsinë e nevojshme.

    “Në Kosovë, me thënë të drejtën, këto mbledhje janë pak më të rralla”, tha ai.

    Sipas kirurgut, mungesa e koordinimit mund t’i vendosë pacientët në një situatë të vështirë, duke i detyruar të kërkojnë veçmas mendimin e secilit specialist.

    “Pacientët janë të shtrënguar të shkojnë herë te kirurgu, herë te onkologu, herë te patologu, herë te radiologu, t’i mbledhin mendimet”, deklaroi Demaçi.

    Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet specialistëve është veçanërisht i rëndësishëm në trajtimin e kancerit, ku vendimet shpesh kërkojnë vlerësim nga disa fusha të mjekësisë.

    Një pjesë e konsiderueshme e intervistës iu kushtua kancerit të mushkërive, faktorëve të rrezikut dhe vështirësive të diagnostikimit.

    “Kanceri i mushkërive është kanceri më vdekjeprurës prej të gjitha kancereve të tjera. Nuk është më i shpeshti”, u shpreh Demaçi.

    Kirurgu foli për duhanpirjen si një nga faktorët kryesorë të rrezikut, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe të ndërgjegjësimit të qytetarëve.

    Ai shpjegoi se sëmundja mund të zhvillohet gradualisht dhe se pacientët jo gjithmonë i vërejnë ndryshimet në fazat e hershme.

    Demaçi përmendi disa nga simptomat që mund të shfaqen te pacientët me kancer të mushkërive.

    “Simptomat janë mjaft të varfra fillimisht. Fillon me një kollitje të thatë”, shpjegoi ai.

    Sipas kirurgut, me përparimin e sëmundjes mund të shfaqen edhe gjaku gjatë kollitjes, dhimbja në kraharor dhe humbja e peshës.

    Megjithatë, këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera dhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht praninë e kancerit.

    Për këtë arsye, ai theksoi rëndësinë e kontrollit mjekësor kur shqetësimet vazhdojnë ose përkeqësohen.

    Një tjetër çështje e rëndësishme ishte mundësia që kanceri i mushkërive të zhvillohet pa simptoma të dukshme.

    “Po, ai mundet me qenë pa simptoma”, deklaroi Demaçi, duke shpjeguar se në disa raste tumori mund të jetë ende i vogël dhe të mos shkaktojë ankesa të dallueshme.

    Gjatë podcastit, kirurgu sqaroi edhe një keqkuptim të shpeshtë në publik lidhur me tumoret.

    Ai shpjegoi se tumoret ndahen në beninje dhe malinje, ndërsa këto dy kategori kanë karakteristika të ndryshme.

    “Tumori malinj quhet kancer, tumori beninj nuk quhet kancer”, tha Demaçi.

    Sipas tij, tumoret malinje kanë aftësi të depërtojnë në indet përreth dhe të përhapen në pjesë të tjera të organizmit, ndërsa tumoret beninje nuk metastazojnë.

    Ai sqaroi se shprehjet popullore “tumor mashkullor” dhe “tumor femëror” nuk janë terma të saktë mjekësorë.

    Demaçi foli gjithashtu për metastazat, duke shpjeguar se qelizat kanceroze mund të përhapen nga organi ku ka filluar sëmundja në pjesë të tjera të trupit.

    Në rastin e kancerit të gjirit, ai përmendi mushkëritë, mëlçinë, eshtrat dhe trurin si organe ku mund të shfaqen metastaza.

    Kirurgu theksoi se përhapja e sëmundjes ndikon në përcaktimin e stadit të kancerit dhe në zgjedhjen e trajtimit.

    Megjithatë, jo çdo paciente me kancer të gjirit zhvillon metastaza, ndërsa ecuria e sëmundjes ndryshon nga një rast në tjetrin.

    Përveç sëmundjeve onkologjike, Demaçi foli edhe për gjendje të tjera që trajtohen nga kirurgjia torakale.

    Një prej tyre është pneumotoraksi, gjendje që shfaqet kur ajri grumbullohet në hapësirën ndërmjet mushkërisë dhe murit të kraharorit, duke shkaktuar kolaps të pjesshëm ose të plotë të mushkërisë.

    “Ajo fillon me një dhimbje shumë të fuqishme”, tha kirurgu, duke përshkruar një nga simptomat që mund të shfaqen te pacientët.

    Ai shpjegoi se pneumotoraksi mund të shoqërohet edhe me vështirësi në frymëmarrje dhe se trajtimi varet nga gjendja e pacientit.

    Gjatë bisedës u trajtuan edhe metodat e ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor, përfshirë operacionet klasike dhe teknikat që përdorin kamerën, të cilat në raste të përzgjedhura mundësojnë ndërhyrje përmes prerjeve më të vogla.

    Përtej temave mjekësore, një pjesë e intervistës iu kushtua edhe anës njerëzore të profesionit të kirurgut.

    Demaçi foli për përkushtimin ndaj pacientëve, përgjegjësinë që mbart mjeku dhe nevojën për të ruajtur ekuilibrin ndërmjet jetës profesionale dhe asaj familjare.

    I pyetur për raportin e tij me profesionin, ai dha një përgjigje që përmbledh filozofinë e tij personale.

    “Po, jam i dashuruar, por jo i marrosur”, deklaroi kirurgu. /Telegrafi/

  • Hoxha: Drejtoresha e ISHP-së kërkon që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht, VLEN po hesht

    Hoxha: Drejtoresha e ISHP-së kërkon që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht, VLEN po hesht

    Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, tha sot Arijanit Hoxha nga BDI.

    Ai thotë se denoncimi i fundit vjen nga burime brenda Institutit të Shëndetit Publik, ku mësohet se drejtoresha aktuale, Marija Andonovska, ka urdhëruar të gjithë sektorët që komunikimi zyrtar të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.

    “Sipas informacioneve që disponojmë, drejtuesit e sektorëve janë udhëzuar t’i njoftojnë punonjësit, përmes mesazheve telefonike, se dokumentet dygjuhëshe nuk do të pranohen më dhe se të vlefshme do të konsiderohen vetëm dokumentet vetëm në gjuhën maqedonishte.

    Me çfarë të drejte një drejtoreshë e një institucioni shtetëror merr guximin të shpallë të pavlefshme dokumentet që përmbajnë gjuhën shqipe? Kush ia ka dhënë kompetencën të vendoset mbi ligjin?

    Por, po aq shqetësuese sa këto veprime është edhe heshtja e përfaqësuesve të VLEN-it.

    Përfaqësuesit e VLEN-it, përveçse po dëshmohen të paaftë për të mbrojtur gjuhën shqipe, tashmë po bëhen edhe të shurdhër përballë shkeljeve flagrante të ligjit.

    Në vend që të shfrytëzojnë mekanizmat juridikë dhe institucionalë për të garantuar zbatimin e tij, ata kanë zgjedhur heshtjen dhe indiferencën.

    Çfarë kuptimi ka pjesëmarrja e tyre në Qeveri nëse nuk janë në gjendje të mbrojnë as respektimin e një ligji që tashmë është në fuqi?

    Heshtja e tyre nuk është më vetëm paaftësi politike, por po shndërrohet në inkurajim për të gjithë ata funksionarë që marrin guximin të shkelin ligjin.

    Dhe që ironia të jetë edhe më e madhe, veprime të tilla, si rasti i Institutit të Shëndetit Publik, vijnë vetëm disa ditë pas publikimit të raportit më negativ për Maqedoninë e Veriut nga Këshilli i Evropës, ku, mes të tjerash, evidentohen shprehimisht edhe problemet me respektimin e të drejtave gjuhësore.

    Në vend që ky raport të shërbente si alarm për Qeverinë, po dëshmojmë të kundërtën: funksionarë që sillen sikur qëndrojnë mbi ligjin dhe përfaqësues politikë që heshtin përballë tyre.

    Prandaj, sot i drejtohemi drejtpërdrejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:

    Shqyrtoni me kujdes dhe vëmendje veprimet e funksionarëve tuaj, të cilët po marrin guximin të vendosen mbi ligjin!
    Kërkojmë përgjegjësi konkrete për mosrespektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

    Dhe përfundimisht, është koha që Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të dalë nga strofulla e turpit dhe të fillojë të kryejë detyrën për të cilën është themeluar!

    Inspektorati duhet të ndërmarrë menjëherë mbikëqyrje institucionale dhe veprimet adekuate juridike kundër të gjithë atyre që shkelin ligjin në fuqi, pa dallim funksioni apo përkatësie politike.

    Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk është çështje dëshire dhe as objekt pazari politik. Ai është detyrim që duhet të respektohet nga të gjithë”, tha Hoxha./Telegrafi/

  • Nagavci flet për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri

    Nagavci flet për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 10:00.

    Ajo ka njoftuar se, përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare që kanë kaluar sot në Komisionin për Legjislacion dhe që lidhen me fushën e drejtësisë.

    Pas shqyrtimit të këtyre marrëveshjeve,, do të mbahet edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

    Nagavci është pyetur edhe për kthimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend nga presidentja e Kosovës.

    Ajo ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me PDK-në, si parti iniciuese e këtij projektligji, për të gjetur një pajtueshmëri lidhur me hapat e mëtejmë.

    Nagavci ka thënë se nuk është në interes të krijohet një situatë e re përplasjeje ndërmjet presidentes dhe Kuvendit, ndërsa ka theksuar se për çështjet përmbajtjesore pret të arrihet pajtueshmëri.

    “Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri”, ka deklaruar ajo.

    Ajo ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ekziston një aktgjykim për këtë çështje, si dhe dy raste të tjera që, sipas saj, e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet.

    “Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”, ka thënë Nagavci. /Telegrafi/

  • FFK e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin

    FFK e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin

    Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës së fundit nga FIFA.

    Rexhepi është një nga tri risitë e Kosovës, përfshirë dyshen Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberi.

    Sidoqoftë, Shala në konferencë për shtyp njoftoi se FIFA ende nuk e ka aprovuar afrimin e Rexhepit.

    “Dokumentacionet janë kryer për Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberin, mirëpo jo për Enis Rexhepin. Jemi në pritje të përgjigjes së FIFA-s”.

    Ndërkohë, ai gjithashtu informoi se Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani do të mungojnë si pasojë e lëndimeve të pësuar me klubet e tyre.

    “Ka pak ndryshime në listë, fatkeqësisht do të mungojnë Erblin Osmani dhe Valmir Matoshi, të cilët kanë pësuar lëndime”.

    “Lumbardh Dellova do t’i bashkohet grupit, por do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të jetë i gatshëm nëse gjithnjë konfirmohet se do të jetë gati”.

    Kujtojmë, Kosova do të përballet me Izraelin dhe Irlandën më vonë këtë muaj./Telegrafi/

  • Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

    Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me kthimin në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Speciale.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci tha se qëndrimi i VV-së është që të shmanget krijimi i një situate të re përplasëse ndërmjet presidentes dhe Kuvendit.

    Ajo theksoi se PDK-ja është partia iniciuese e këtij projektligji dhe se diskutimet po zhvillohen me qëllim të arritjes së një pajtueshmërie për hapat e mëtejmë.

    “Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri”, deklaroi Nagavci.

    Ajo shtoi se ekziston tashmë një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, si dhe dy raste të tjera që, sipas saj, e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet.

    Burimi: Dukagjini

  • Nagavci: We’re discussing with PDK on Special Law.

    The head of the Vetevendosje Movement Parliamentary Group, Arberie Nagavci, has declared they are holding discussions with the Democratic Party of Kosovo over the return to the Special Court Law Assembly.

    Following the Assembly’s assembly of the Parliament’s Headship, Nagavci said the VV’s position is to avoid creating a new confrontation situation between the president and the Assembly.

    She stressed that the PDK is the initial party of this bill and that discussions are being held in order to achieve a compatibility for further steps.

    We are witnesses that the president has returned the bill. Regarding the president’s letter, there are practices on this subject as well. We are discussing with the PDK, as the initiative party, and we have made it clear that it is not good to create a new situation between the president and the Assembly. As far as content issues are concerned, I believe we will achieve compliance, Nagavci said.

    She added that there is already an act of the Constitutional Court, as well as two other cases that, according to her, make it clear that the law cannot be amended.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dyshime për kontrabandë me qenie njerëzore, arrestohet vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban

    Dyshime për kontrabandë me qenie njerëzore, arrestohet vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban

    Áron Orbán, vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, është ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me qenie njerëzore, sipas njoftimeve të shtypit, deklaroi të hënën Péter Magyar.

    Péter Magyar shkroi në rrjetet sociale se Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive (NVVH) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (NNI) po vazhdojnë hetimet e tyre.

    NVVH njoftoi të hënën se disa persona janë kapur në një rast që lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore në Budapest dhe në qarkun Pest.

    Në kuadër të këtij operacioni, po kryhen arrestime dhe kontrolle banesash në disa lokacione në kryeqytet dhe në qarkun Pest, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Hetuesit e NNI-së dhe stafi i NVVH-së po ndërmarrin veprime hetimore paralelisht dhe në mënyrë të përbashkët në dy procedime penale që janë aktualisht në zhvillim.

    Detaje rreth krimeve dhe veprimeve hetimore pritet të bëhen të ditura gjatë pasdites.

    Prokuroria Qendrore e Hetimit (KNYF) i deklaroi agjencisë MTI më 24 prill se kishte urdhëruar ndalimin njëmujor të dy të dyshuarve, në një çështje që lidhet me agjencitë e punësimit të përkohshëm, vendim ky i marrë nga Gjykata e Qarkut Qendror të Budës.

    Hetuesit besojnë se të dyshuarit kishin premtuar sigurimin e lejeve të qëndrimit për punësim, “duke përmendur marrëdhëniet e tyre të besimit me zyrtarë me ndikim”, dhe më pas kishin ndarë mes tyre 17,000 euro – të marra si paradhënie nga një biznesmen për këtë qëllim.

    KNYF bëri të ditur se ka marrë në pyetje katër persona si të dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe vepra të tjera penale, ndërsa dy prej tyre janë ndaluar.

    Sipas prokurorisë, gjykata e ka miratuar kërkesën për ndalimin e të dyshuarve, me argumentin se ekziston rreziku që ata të arratisen, të fshihen ose të ndërhyjnë në provat e çështjes.

    Viktor Orbán, lideri i partisë opozitare Fidesz, deklaroi në Facebook se ai ishte objektivi i vërtetë i operacionit, ndërsa vëllai i tij ishte “thjesht një mjet për të arritur qëllimin”.

    Orbán shtoi se qeveria, të hënën, duhet t’u përgjigjet pyetjeve para komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare, lidhur me zbulimin e dosjeve të shërbimeve sekrete nga epoka komuniste.

    “Kjo është një shlyerje hesapesh që po përdoret për të shpërqendruar vëmendjen”, tha Orbán. “Ajo që po ndodh në Hungari nuk është llogaridhënie, por një larje hesapesh. Kur diçka nuk i shkon për shtat qeverisë, ndërhyn AVH-ja”, tha ai, duke iu referuar policisë sekrete të epokës komuniste.

    “Qëllimi i kësaj loje të ndyrë është eliminimi i kundërshtarit politik dhe ndërtimi i një sistemi njëpartiak”, tha Orbán, duke shtuar: “Unë jam objektivi; vëllai im është thjesht një mjet për të arritur qëllimin”. /Telegrafi/

  • Suspects of human smuggling, brother of former Hungarian Prime Minister Viktor Orban arrested

    Áron Orbán, brother of former Hungarian Prime Minister Viktor Orbán, has been detained under suspicion of smuggling human beings, according to press reports, Péter Magyar said on Monday.

    Péter Magyar wrote on social networks that the National Office on the Protection and Protection of Riches ( NVVH and the National Bureau of Investigation ( NNI) are continuing their investigation.

    The NVVH announced on Monday that some people have been detained in a case linked to human trafficking in Budapest and in Pest County.

    Under this operation, arrests and searchhouses are being carried out at several locations in the capital and in the Pest district, foreign media are being recorded, Telegrafi conveys.

    NNI investigators and staff NVVH is taking investigative action parallelly and jointly in two criminal proceedings currently under way.

    Details about crimes and investigative acts are expected to become known during the afternoon.

    Central Investigation Prosecutor ( KNYF) declared the MTI agency on April 24th that it had ordered the month-long detention of the two suspects in a case related to temporary employment agencies, the decision taken by the Buddha Central District Court.

    Investigators believe the suspects had promised to provide employment permits, citing their trust relations with influential officials, and then shared with them 17,000 euros taken as advance by a businessman for that purpose.

    KNYF disclosed that it has questioned four people as suspected of exercising illegal influence and other criminal acts, while two of them have been detained.

    According to the prosecution, the court has approved the request to prevent the suspects, with the argument that there is a danger of them escaping, hiding or interfering with evidence of the case.

    Victor Orbán, leader of the opposition Fidesz party, said on Facebook that he was the real target of the operation, while his brother was simply a means to achieve the goal.

    Orbán added that the government on Monday must answer questions before the parliamentary commission for national security, concerning the discovery of secret services files from the communist era.

    This is a score write-off that is being used to distract attention, Obán said. What’s happening in Hungary is not an account, it’s an accounting. When something is wrong with the government, AVH intervenes, he said, referring to the communist-era secret police.

    The purpose of this dirty game is to eliminate the political opponent and build a one-party system, Orbán said, adding: I am the target; my brother is just a means to achieve purpose. /Telegraph/