Category: Lajme

  • "You Can See Everything" u bë dokumentari i dytë me fitimet më të larta në Amerikën e Veriut

    “You Can See Everything” u bë dokumentari i dytë me fitimet më të larta në Amerikën e Veriut

    Filmi “You Can See Everything” i interpretuar nga Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim ka fituar 80 milionë dollarë pas katër fundjavave në kinema, duke u bërë dokumentari i dytë jo-muzikor me fitimet më të larta në historinë e Amerikës së Veriut.

    Sipas Variety , filmi për themeluesin e Theranos fitoi 8.8 milionë dollarë në 2,473 kinema në fundjavën e katërt të publikimit, një rënie prej vetëm 23 përqind krahasuar me fundjavën e kaluar.

    Ky rezultat e tejkaloi filmin “Marshimi i Pinguinëve” të vitit 2005, i cili fitoi 77 milionë dollarë. Vetëm filmi “Fahrenheit 9/11” i vitit 2004 i Michael Moore është përpara tij me 119 milionë dollarë.

    Nëse vazhdon me këtë ritëm, dokumentari gati tre-orësh mund të kalojë shifrën e 100 milionë dollarëve në vend.

    “‘Mund të shohësh gjithçka’ i ka ndryshuar vërtet rregullat se si një dokumentar mund të arrijë sukses në biletari. Ai ka sfiduar pritjet javë pas jave dhe ka tërhequr qartë imagjinatën e audiencës”, tha analisti Paul Dergarabedian.

    Jashtë Amerikës që nga fundi i nëntorit

    Filmi nuk është shfaqur ende jashtë Amerikës së Veriut dhe do të dalë gradualisht në pjesën tjetër të botës duke filluar nga fundi i nëntorit. Për të thyer rekordet botërore për dokumentarë, do të duhet të ketë rezultate të mira edhe me audiencën e huaj.

    Dokumentari me fitimet më të larta në histori është ende “Fahrenheit 9/11” me një total prej 222 milionë dollarësh, i ndjekur nga “Marshimi i Penguinëve” me 127 milionë dollarë.

    Dokumentari u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Telluride dhe fjala për të u përhap shpejt falë rekomandimeve të publikut dhe kritikave entuziaste. Projekti nuk u bë i njohur deri rreth një muaj para publikimit të tij. Ai fitoi 15 milionë dollarë në fundjavën e hapjes dhe shumë shikues shkuan në kinema për ta parë për herë të dytë.

    Historia shtrihet në një periudhë trevjeçare dhe fillon ndërsa Holmes përgatitet të vuajë një dënim me 11 vjet burg për mashtrimin e investitorëve. Ngritja dhe rënia e saj janë përshkruar më parë në serialin “The Dropout” të Amanda Seyfried dhe në dokumentarin e Alex Gibney “The Inventor: Out for Blood in Silicon Valley”.

    Përpara titujve kryesorë të Hollivudit

    Dokumentari fitoi më shumë se disa filma të mëdhenj të vjeshtës që pasuan muaj të tërë fushatash marketingu: drama “Primetime” me protagonist Robert Pattinson (46 milionë dollarë), filmi i DC “Clayface” (56 milionë dollarë), trilleri “Heart of the Beast” me protagonist Brad Pitt (67 milionë dollarë) dhe filmi “Verity” me protagonistë Anne Hathaway dhe Dakota Johnson (75 milionë dollarë).

    Për studion A24, ky është filmi i tretë më i suksesshëm në Amerikën e Veriut. Ai e tejkaloi filmin “Everything Everywhere All at Once” (77 milionë dollarë), duke lënë pas vetëm filmin e këtij viti “Backrooms” (197 milionë dollarë) dhe filmin e vitit 2025 “Marty Supreme” (96 milionë dollarë). Me një buxhet prej shtatë milionë dollarësh, filmi do të sjellë gjithashtu një fitim të madh.

  • “Dëshmuam se mund të garojmë”, Hansi Flick thyen heshtjen pas fitores ndaj Atleticos

    “Dëshmuam se mund të garojmë”, Hansi Flick thyen heshtjen pas fitores ndaj Atleticos

    Hansi Flick ka dalë në mbrojtje të paraqitjeve të Barcelonës në ndeshjet e mëdha, pas kritikave të shumta të marra për humbjet ndaj Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.

    Trajneri gjerman foli pas fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano” të dielën, ku Barcelona përmbysi disavantazhin falë dy golave të Fermin Lopezit.

    Flick pranoi se skuadra e tij kishte humbur dy përballjet e mëparshme, por theksoi se rezultatet nuk e pasqyronin plotësisht atë që kishte treguar Barcelona në fushë.

    “Po, i humbëm ato dy ndeshje ndaj Real Madridit dhe PSG-së, por mendoj se nuk luajtëm keq në asnjërën prej tyre. Edhe ndaj Real Madridit, rezultati mund të kishte qenë ndryshe për ne”.

    Tekniku gjerman insistoi se Barcelona ka cilësinë e nevojshme për të konkurruar me skuadrat më të forta në Evropë, duke hedhur poshtë pretendimet se katalunasit nuk arrijnë të tregojnë nivelin e tyre në ndeshjet e mëdha.

    “Ne kemi treguar se mund të konkurrojmë, natyrisht. E dimë cilësinë tonë dhe e dimë se kemi një skuadër shumë të mirë”.

    “Unë besoj te skuadra ime. Jam 100 për qind i bindur për këta lojtarë dhe për mënyrën se si duam të luajmë futboll”.

    Në fund, ai iu referua paraqitjes së pjesës së dytë ndaj Atletico Madridit, duke e cilësuar atë si shembull të asaj që Barcelona mund të arrijë kur zbaton siç duhet idetë e tij.

    “Kur luajmë si në pjesën e dytë, gjithçka funksionon dhe ne do të vazhdojmë në rrugën tonë”, përfundoi Flick./Telegrafi/

  • Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

    Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

    Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Hajvali të Prishtinës, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është gjetur me plagë të rënda në kokë. Pak para ngjarjes, ai dyshohet se kishte telefonuar punëdhënësin e tij dhe e kishte paralajmëruar për qëllimin që t’i jepte fund jetës, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Tefik Gërbeshi (67), ndërsa ngjarja është raportuar më 8 nëntor, rreth orës 23:20, në rrugën “Rexhep Bajrami” në Hajvali.

    Njësitë policore, pas pranimit të informacionit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur 67-vjeçarin me plagë të rënda në kokë, ndërsa pranë tij ndodhej një pushkë gjuetie.

    Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar se burri ende kishte shenja jete dhe e ka transportuar me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Burimet bëjnë të ditur se gjatë hetimeve është intervistuar edhe pronari i lokalit ku kishte punuar viktima. Ai ka deklaruar se 67-vjeçari e kishte telefonuar para ngjarjes dhe i kishte thënë se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës.

    Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, rreth orës 00:30 të së hënës, stafi mjekësor i QKUK-së ka konfirmuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra.

    Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet njësitë rajonale të hetimeve dhe krimteknikës, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen”.

    Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

    Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

    Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në Vushtrri, ku një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë, ndërsa nga rrethanat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Musa Xhema (61), ndërsa ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 16:10, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

    Rasti është raportuar nga një familjare, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e ekipit të emergjencës dhe të Policisë.

    Me të mbërritur në vendngjarje, ekipi mjekësor ka konstatuar se 61-vjeçari ishte pa shenja jete.

    Sipas konstatimeve fillestare të Policisë, ekzistojnë dyshime se viktima i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e tij.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë dhe përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet përkatëse për ekzaminimin e rastit.

    Në cilësinë e dëshmitareve janë intervistuar edhe bashkëshortja dhe vajza e viktimës.

    Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy in Vushtrri, 61-year-old is found with no signs of life at home

    A tragic event occurred Sunday afternoon in Vushtrri, where a 61-year-old was found without life in his home. Police are investigating the case as suspicious deaths, while the initial circumstances allegedly refer to suicide, the Signal newspaper teaches.

    According to information provided by the signal, the victim is Musa Xhema (61), while the event took place on November 8th, about 16:10, on the Lumni Surdulın Street in Vushtrri.

    The case was reported by a family who has requested the intervention of the emergency and police team.

    Upon arriving at the scene, the medical team has found that the 61-year-old was without signs of life.

    According to the police’s initial findings, there are doubts that the victim has ended his life in his home.

    Regional investigators and representatives of the Law Medicine Institute, who have taken appropriate actions to examine the case, have emerged at the scene.

    The victim’s wife and daughter have also been interviewed in the quality of witnesses.

    By order of the prosecution, the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for Obligation, while the case has been initiated as suspicious death.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tragedy in Heival, 67-year-old warned that it would end life

    A tragic event has taken place Sunday evening in Hajval in Pristina, where a 67-year-old lost his life after he was found with serious head injuries. Shortly before the incident, he allegedly called his employer and warned him of the purpose of ending his life, teaches Signal newspaper.

    According to information provided by the signal, the victim is Tefik Gerbeshi (67), while the event was reported on November 8th, about 23:20 p.m., on the street of Rjep Bajrami in Hevali.

    Police units, after receiving information, have immediately appeared at the scene, where they found the 67-year-old man with severe head injuries, while a hunting rifle was near him.

    The emergency team has also arrived at the scene, which has concluded that the man still had signs of life and has rushed him to the University Clinical Centre in Kosovo.

    Sources suggest that the owner of the club where he had worked had been interviewed during the investigation. He claimed 67-year-old called before the event and told him he intended to end his life.

    Despite efforts to save his life, about time Monday, the KKUK medical staff has confirmed his death as a result of his injuries.

    At the scene, regional units of investigation and crime have conducted examinations, while the prosecution has ordered the initiative of the case as an investigation on death.

    The lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for Obligation with the aim of fully clarifying the circumstances and causes of death.

    Source Layer: Signal

  • Vdes në spital i dyshuari për vrasjen e gjashtë personave në Krakov të Polonisë

    Vdes në spital i dyshuari për vrasjen e gjashtë personave në Krakov të Polonisë

    ktimave ishin shtetas polakë, ndërsa dy të tjerat ishin një shtetase britanike dhe një grua austriake.

    Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, kishte bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, pas sulmit, ishin gjetur edhe tre trupa të pajetë: dy gra dhe një burrë.

    Të dielën, policia konfirmoi se viktimat ishin babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 21-vjeçare e të dyshuarit.

    Mediat polake raportuan se 24-vjeçari kishte leje për armëmbajtje dhe se armët mund t’i kishte marrë nga shtëpia e familjes.

    Në spital ishin dërguar gjithsej 16 persona, përfshirë pesë shtetas të huaj, dy zyrtarë policorë dhe vetë sulmuesin. Sipas Ministrisë së Brendshme, të huajt ishin nga Austria, Britania, Gjermania, Portugalia dhe Rusia.

    Ndërkohë, njëri nga dy kirurgët që u kishin dhënë ndihmën e parë të plagosurve në rrugë, ka deklaruar se kolegu i tij ia kishte shpëtuar jetën një polici të plagosur rëndë.

    Dy kirurgët ndodheshin duke ngrënë pranë Sheshit Kryesor të Tregut kur filluan të shtënat dhe menjëherë kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit, përfshirë sulmuesin dhe dy policët.

    Burimi: Dukagjini

  • Trump planifikon të takohet me Putinin dhe Xi në Kinë - për të diskutuar dhënien fund të luftës në Iran

    Trump planifikon të takohet me Putinin dhe Xi në Kinë – për të diskutuar dhënien fund të luftës në Iran

    Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping mund të takohen në Kinë javën e ardhshme për bisedime trepalëshe, me qëllim diskutimin e dhënies fund të luftës në Iran.

    Trump u tha gazetarëve se pret të takohet me udhëheqësit rusë dhe kinezë në një samit të rajonit Azi-Paqësor në Shenzhen të Kinës, i planifikuar për datat 18-19 nëntor.

    “Epo, unë do të shkoj në Kinë”, tha Trump të dielën, “dhe një nga takimet, besoj, do të jetë me presidentin Putin dhe presidentin Xi; do të jetë diçka interesante”.

    Ai shtoi: “Do të diskutojmë për shumë çështje, përfshirë denuklearizimin, por do të flasim për një sërë temash të tjera. Po përpiqemi t’i japim fund luftës në Iran”.

    Nëse ndodh, do të ishte një ngjarje historike, ndonëse ka pak gjasa që tre udhëheqësit të diskutojnë ndonjë gjë thelbësore, duke qenë se interesat e tyre janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

    Ky takim trepalësh, i një lloji të veçantë, u konfirmua nga Kremlini më 21 tetor, duke deklaruar se ai është “në fazë përgatitjeje”.

    Kjo vjen pas një raportimi nga “Wall Street Journal”, sipas të cilit Putini kërkonte këto bisedime trepalëshe për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë që do të ishte e favorshme për Moskën – e cila filloi pushimin e Ukrainës në vitin 2022.

    “Besoj se do të ndodhë. Pyetja është se cili do të jetë formati dhe përmbajtja”, ka thënë Sun Yun, drejtore e programit për Kinën në “Stimson Center”.

    “Kina e dëshiron imazhin, por jo kostot”.

    ‘Një sukses diplomatik’ për Putinin

    Në SHBA, Trump shpesh kritikohet për prirjen e tij ndaj udhëheqësve autoritarë, si ata të Kinës dhe Rusisë, ndër të tjerë.

    “Putini është ai që ka më shumë për të fituar nga një takim trepalësh i udhëheqësve; rusët janë qartazi ata që po shtyjnë për këtë takim, i cili do të përbënte një sukses diplomatik”, u shpreh Danny Russel, ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili ka shërbyer në administratën e ish-presidentit Barack Obama.

    Sipas Russel, Trump – i cili ka një “dobësi ndaj udhëheqësve autoritarë” – do ta pëlqente shumë këtë takim, edhe pse këshilltarët e tij e kanë paralajmëruar qartë që të shmangë diskutimin e temës së Ukrainës.

    Trump pritet të udhëtojë në Shenzhen për të takuar Xi për herë të tretë këtë vit, mes një “armëpushimi të brishtë tregtar” që do të skadojë në janar.

    Pekini po pret samitin e këtij viti të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, një grupim me 21 anëtarë që përfshin SHBA-në dhe Rusinë.

    Gatishmëria e tij për t’u takuar me Putinin tregon gjithashtu dëshirën për t’i dhënë fund izolimit të Rusisë që u shkaktua nga pushtimi i saj.

    Takimi mund të jetë jo më shumë se një mundësi për foto që do t’i lejonte Putinit të shihej pranë udhëheqësve amerikanë dhe kinezë, tha Craig Singleton, drejtor i lartë i programit të Kinës në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

    “Por këto mundësi për foto kanë kthime diplomatike në rënie”, vlerëson Singleton. “Spektakli mund të jetë historik pa prodhuar asgjë veçanërisht të rëndësishme”. /Telegrafi/

  • Çfarë duhet të bëjë shteti për t’i ndalur vrasjet e grave? Sijarina paraqet kërkesat konkrete

    Çfarë duhet të bëjë shteti për t’i ndalur vrasjet e grave? Sijarina paraqet kërkesat konkrete

    Aktivistja nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka kërkuar që shteti ta trajtojë sigurinë e grave si çështje të sigurisë kombëtare, duke krijuar një njësi të posaçme për parandalimin e femicidit dhe duke investuar në mbrojtjen sociale e ekonomike të grave.

    Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Sijarina ka theksuar se kërkesat e aktivisteve shkojnë përtej shkarkimeve dhe ndjekjes penale për raste të veçanta. Sipas saj, përgjegjësia e shtetit përfshin ndërhyrje të vazhdueshme për ndryshimin e sjelljes institucionale dhe parandalimin e dhunës.

    “Ne nuk mjaftohemi me aq, për shkak se e dimë që ajo vetëm mund ta sanojë ose të sjellë një lloj drejtësie për raste specifike”, ka deklaruar ajo, shkruan Telegrafi.

    – YouTube www.youtube.com

    Sijarina ka shpjeguar se kërkesa për trajtimin e vrasjeve të grave si urgjencë kombëtare përmban edhe një propozim konkret institucional.

    “Ne kemi thënë që duhet të ketë një njësi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, e cila specifikisht merret me parandalimin e femicidit”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, siguria e grave duhet të përfshihet në mënyrën se si shteti e koncepton dhe e trajton sigurinë në vend.

    “Kjo për ne paraqet element të sigurisë kombëtare dhe duhet të trajtohet si e tillë”, ka theksuar Sijarina.

    Krahas mekanizmave të sigurisë, ajo ka renditur edhe kërkesat për llogaridhënie dhe mbështetje ekonomike.

    “Ne kemi kërkuar veting, kemi kërkuar mirëfinancim të shërbimeve sociale, kemi kërkuar fuqizim ekonomik të grave”, ka deklaruar ajo.

    Në këtë kuadër, Sijarina ka kërkuar edhe banim social për të mbijetuarat e dhunës, duke theksuar kufizimet në kohë dhe kapacitete të strehimoreve.

    Ajo ka përfunduar se mbrojtja e grave është detyrë themelore e institucioneve dhe se kërkesa për siguri nuk mund të mbetet pa përgjigje

    “Ne kemi shtet, andaj duam që ky shtet të jetë funksional dhe të punojë edhe për gratë, edhe për vajzat të cilat kërkojnë ndihmë prej tij”, ka thënë Sijarina. /Telegrafi/

  • Nga furnizues të drogës në partnerë të mafies italiane – raporti i Antimafias zbulon rolin e ri të grupeve kriminale shqiptare

    Nga furnizues të drogës në partnerë të mafies italiane – raporti i Antimafias zbulon rolin e ri të grupeve kriminale shqiptare

    Nga furnizues të drogës në partnerë të mafies italiane – raporti i Antimafias zbulon rolin e ri të grupeve kriminale shqiptare

    Grupet kriminale shqiptare po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rrjetet e krimit të organizuar në Itali, duke kaluar nga furnizimi me narkotikë drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me organizatat më të fuqishme mafioze të vendit.

    Ky zhvillim pasqyrohet në raportin e ri të Komisionit Parlamentar Antimafia të Italisë, të miratuar më 3 nëntor 2026, i cili analizon shtrirjen e ’Ndrangheta-s në veri të vendit dhe mënyrat e reja të funksionimit të organizatave kriminale, raporton Gazeta Sinjali.

    Dokumenti, i regjistruar në Parlamentin italian me numrin Doc. XXIII, n. 28, trajton ndryshimet në strukturën dhe veprimtarinë e mafies, përfshirë bashkëpunimin me rrjete kriminale ndërkombëtare.

    Sipas raportimeve të mediave italiane dhe shqiptare mbi dokumentin, grupet kriminale shqiptare nuk kufizohen më vetëm në sigurimin dhe shpërndarjen e drogës, por marrin pjesë edhe në marrëveshje dhe operacione të përbashkëta me organizata si ’Ndrangheta, Cosa Nostra dhe Camorra.

    Hetimi “Hydra” zbulon bashkëpunimin mes organizatave mafioze

    Një nga rastet e trajtuara është hetimi i njohur si “Hydra”, i zhvilluar në rajonin e Lombardisë.

    Sipas raportimeve mbi hetimin, autoritetet italiane kanë identifikuar një strukturë bashkëpunimi ndërmjet përfaqësuesve të organizatave tradicionale mafioze dhe grupeve kriminale shqiptare.

    Veprimtaritë e hetuara përfshijnë trafikun e narkotikëve, mashtrimet tatimore dhe pastrimin e parave.

    Prokurorja italiane Alessandra Cerreti, sipas mediave që kanë trajtuar raportin, e ka përshkruar praninë e grupeve shqiptare si të qëndrueshme, të specializuar dhe jo gjithmonë të dukshme.

    Kjo mënyrë organizimi tregon se bashkëpunimi kriminal nuk mbështetet domosdoshmërisht në një strukturë të vetme hierarkike, por mund të funksionojë përmes marrëveshjeve dhe interesave të përbashkëta ekonomike.

    Mafia depërton në bizneset e ligjshme, kompanitë kthehen në pjesë të skemave kriminale

    Raporti i Antimafias italiane i kushton vëmendje edhe ndryshimit të mënyrës se si ’Ndrangheta ushtron ndikim në ekonominë e ligjshme.

    Sipas analizës së raportuar nga mediat italiane, organizatat mafioze nuk mbështeten vetëm në kërcënime, dhunë dhe kontroll territorial. Ato po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet me sipërmarrës, kompani dhe ndërmjetës financiarë.

    Në disa raste, bizneset nuk janë thjesht objekt i presionit kriminal, por kërkojnë vetë shërbime të paligjshme për të siguruar përfitime ekonomike.

    Këto shërbime mund të përfshijnë faturime fiktive, sigurimin e likuiditetit dhe mekanizma për fshehjen apo qarkullimin e parave me origjinë kriminale.

    Megjithatë, autoritetet italiane paralajmërojnë se orientimi drejt ekonomisë nuk nënkupton braktisjen e dhunës nga organizatat mafioze.

    Mbi 170 arrestime dhe shtatë tonë drogë të sekuestruar nga bashkëpunimi ndërkombëtar

    Përmasat e bashkëpunimit kriminal ndërkufitar pasqyrohen edhe në rezultatet e operacioneve të përbashkëta të autoriteteve shqiptare dhe italiane.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Eurojust, bashkëpunimi mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane gjatë periudhës 2018–2026 ka kontribuar në më shumë se 170 arrestime dhe sekuestrimin e mbi shtatë tonëve lëndë narkotike.

    Raporti i ri parlamentar e vendos këtë fenomen në një kontekst më të gjerë, ku shqetësimi i autoriteteve italiane nuk lidhet vetëm me trafikun e drogës, por edhe me forcimin e aleancave kriminale dhe depërtimin e organizatave mafioze në sektorët e ekonomisë së ligjshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali