Category: Lajme

  • Four parliamentary commissions, among them, gather in Arlinda Zekaj case

    The Parliamentary Investigative Commission, mandated to investigate institutional actions and inactions regarding the murder of Arlinda Zekaj, as well as dealing with violence against children and women, will convene at 1: 00 today.

    On the agenda of this meeting is preceded to meet the change of work plan and task calendar, to draft the preliminary list of documents that will be required to relevant institutions, as well as to adopt the commission’s own budget.

    In addition to this commission, the parliamentary and Monday agenda also envisions meetings of three other Assembly commissions.

    At 10:00 a.m., the Commission for Legislation, Mandate, Imunite, the Assembly Order and the Supervision of the Corruption Prevention Agency will be assembled. In turn, there are reviews of four bills for ratification of agreements with Sweden and Belgium, related to extradition, transfer of convicted persons and mutual legal assistance to criminal cases.

    Meanwhile, at 11:00, the Commission for Foreign Affairs and Diaspora will hold a meeting with Hungary’s ambassador to Kosovo, László Dux.

    The Commission for Education and Science will also convene at 12: 00 a.m., which will review the Government’s proposal for members of the National Council of Science and the annual report of the State Quality Council for 2024 and 2025.

    Source Layer: Insander

  • Mblidhen katër komisione parlamentare, mes tyre ai për rastin e Arlinda Zekajt

    Mblidhen katër komisione parlamentare, mes tyre ai për rastin e Arlinda Zekajt

    Mblidhen katër komisione parlamentare, mes tyre ai për rastin e Arlinda Zekajt

    Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve e grave, do të mblidhet sot në orën 13:00.

    Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje është paraparë plotësim-ndryshimi i planit të punës dhe kalendarit të aktiviteteve, hartimi i listës preliminare të dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve relevante, si dhe miratimi i buxhetit të vetë komisionit.

    Përveç këtij komisioni, agjenda parlamentare e të hënës parashikon edhe mbledhjet e tri komisioneve të tjera të Kuvendit.

    Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Në rend dite ka shqyrtimin e katër projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën, që lidhen me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

    Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.

    Në orën 12:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Arsim dhe Shkencë, i cili do të shqyrtojë propozimin e Qeverisë për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe raportin vjetor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për vitet 2024 dhe 2025.

    Burimi: Insajderi

  • Shqiptari ndan detaje pas sulmit në Krakov: Sulmuesi nuk ishte ushtar, por ishte veshur me uniformë ushtarake kur e kreu sulmin

    Shqiptari ndan detaje pas sulmit në Krakov: Sulmuesi nuk ishte ushtar, por ishte veshur me uniformë ushtarake kur e kreu sulmin

    Shqiptari Bledar Ndreca në një lidhje live nga Polonia për emisionin “Review” me Greta Topjana në Euroneës Albania ka folur lidhur me sulmin e regjistruar në Krakov ku mbetën viktimë 9 persona.

    Ndreca ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen teksa bën me dije se Prokuroria ka ngritur dy procedime.

    Sipas tij procedimet janë nisur lidhur me vrasjen e 3 familjarëve të autorit dhe sulmit tjetër me 6 viktima të 24-vjeçarit i cili është duke u cilësuar me backgraund terrorist. Ndreca theksoi se autori ishte i armatosur dhe i veshur me veshje ushtarake. Ai shtoi se forcat e armatosura polake kanë hedhur poshtë raportimet se ai është pjesë e tyre.

    “24-vjeçari nuk ka precedent të mëparshëm penal se u përfol në një moment sikur ishte pjesë e një klubi qitjeje, por klubi vetë e përgënjeshtroi këtë. Nuk ka qenë pjesë e forcave të armatosura, me sa u deklarua nga vetë forcat e armatosura. Në aktin terrorist ka qenë i veshur me veshje ushtarake, me antiplumb, ka qenë i armatosur me armë automatike, një nga ato AR15.

    Ka pasur edhe armë të tjera në bagazhin e makinës. Kaq deklarojnë autoritete për momentin për backgraund-in e tij, një person që nuk ka patur precedent të tjerë kriminal.

    Autoritetet kanë bërë thirrje që të kemi kujdes për dezinformimin.

    “Në fillim dolën lajme sikur kishte një autor të dytë që ishte akoma i lirë. Ka lajme nga më të ndryshmet që qarkullojnë në rrjetet sociale. Unë ju thashë vetëm ato që kanë dhënë institucionet përkatëse”, tha ai ndër të tjera./Telegrafi/

  • Trajneri që ia mori Shqipërisë “top talentin”, shihet si favoriti për ta pasuar Michael Carrick

    Trajneri që ia mori Shqipërisë “top talentin”, shihet si favoriti për ta pasuar Michael Carrick

    Mauricio Pochettino është shfaqur si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, ndërsa e ardhmja e Michael Carrick në “Old Trafford” vazhdon të jetë e pasigurt, raporton mediumi anglez “The Standard”.

    Carrick kishte marrë një afat prej dy ndeshjesh për të përmirësuar rezultatet, pas humbjes ndaj Chelseat fundjavën e kaluar. Megjithatë, që atëherë ai ka regjistruar një fitore ndaj Romës dhe një barazim spektakolar 4-4 kundër Aston Villas.

    Pavarësisht këtyre rezultateve, presioni mbi ish-mesfushorin nuk është lehtësuar, pasi skuadra e tij vazhdon të gjendet në zonën e rënies nga Liga Premier.

    Në garë për postin e trajnerit të Manchester Unitedit mbeten edhe Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann, por në listën e kandidatëve tashmë është përfshirë edhe Pochettino, i cili raportohet se është favoriti kryesor.

    Argjentinasi së fundmi nënshkroi kontratë të re si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por thuhet se është i hapur për një rikthim në Ligën Premier.

    Pochettino ka përvojë të mëparshme në futbollin anglez, ku drejtoi Tottenhamin, me të cilin arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

    E ardhmja e Carrick pritet të varet nga rezultatet e radhës, ndërsa drejtuesit e Manchester Unitedit po shqyrtojnë mundësitë për emërimin e një trajneri të ri./Telegrafi/

  • Ekskluzive | Bastisje në shtëpinë e 20-vjeçarit në Pejë, Policia gjen mbi 300 gramë marihuanë, armë dhe para – ky është i arrestuari

    Ekskluzive | Bastisje në shtëpinë e 20-vjeçarit në Pejë, Policia gjen mbi 300 gramë marihuanë, armë dhe para – ky është i arrestuari

    Ekskluzive | Bastisje në shtëpinë e 20-vjeçarit në Pejë, Policia gjen mbi 300 gramë marihuanë, armë dhe para – ky është i arrestuari

    Një operacion policor në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës ka përfunduar me arrestimin e një të riu, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike, një armë zjarri, municion dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Ron Zogaj (20), ndaj të cilit janë iniciuar procedurat për veprat penale që lidhen me shitjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

    Operacioni është zhvilluar të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 13:05, pas një pune hetimore dhe operative të njësive policore në Pejë.

    Në bastisje kanë marrë pjesë hetuesit policorë, krimteknika dhe patrulla e Stacionit Policor në Pejë, me mbështetjen e Njësisë Rajonale të Reagimit të Shpejtë.

    Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 302.2 gramë substancë të dyshuar marihuanë, një pistoletë të modifikuar PAK 9 mm, një karikator me tre fishekë të kalibrit .380 Auto, si dhe 325 euro para të gatshme.

    Po ashtu, janë sekuestruar një telefon iPhone 17 Pro Max, një peshore dhe një sasi e konsiderueshme qesesh për paketim të substancave narkotike.

    Policia ka kontrolluar edhe objektet përcjellëse të shtëpisë, por aty nuk janë gjetur sende të tjera të dyshimta.

    Pas përfundimit të bastisjes, 20-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë Antidrogë.

    Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police find over 300 grams of marijuana, weapons and money. He’s in custody.

    A police operation in Peja’s village of Dubov has ended with the arrest of a young man, as suspected narcotics substances, a firearms, ammunition and equipment allegedly used for drug packing have been uncovered during his house raid, the Signal newspaper reports exclusively.

    Signal sources reveal that the detainee is Ron Zogaj (20), to whom procedures for criminal acts related to the unauthorised sale and distribution of narcotics and unauthorised possession of weapons have been initiated.

    The operation was held on Sunday, November 8th, around 13:05, following an investigative and operational work of police units in Pec.

    Police investigators, crime and police station patrols in Pec have participated in the raid, with the support of the Regional Emergency Response Unit.

    During the search of the suspect’s house, police have located and seized 302.2 grams of suspected marijuana substance, a modified pistol. PAK 9mm, a three-round calibre clip of .380 auto, as well as 325 euros in cash.

    Also, an iPhone 17 has been seized. For Max, a scale and a considerable amount of bags for packing narcotics.

    Police have also searched housekeeping facilities, but no other suspicious items have been found there.

    After the raid ended, the 20-year-old has been arrested and sent to the Police Station in Pec, where he was interviewed by investigators at the Antidroga Unit.

    With State Attorney’s decision, the suspect has been detained for 48 hours.

    Note. The defendant is declared innocent until his guiltyness is proven with a court of contempt.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

    Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

    Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim, por Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.

    Në seancën e 28 majit 2025 i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

    Akktakuzën e ka ngritur më 11 shkurt 2025 Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    “Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës, nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK. Me këtë, i akuzuari Endrit Nika ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal”, thuhet në aktakuzë.

    Burimi: Dukagjini

  • Andrew Nica’s retrial, charged with killing silverite citizens, continues

    During the day today, Andrew Nica’s retrial is expected to continue, charged with the murder of silverinian citizen Maria Clara Urdangray.

    The Constitutional Court in Pristina on February 19th has declared a condemnation of Andrew Nica, condemning him to 18 years in prison, but the Court of Appeals has approved the defence complaint and turned the case into a retrial.

    The accused was acquitted at the May 28th session 2025.

    The indictment was set up on February 11, 2025 The Founding Prosecutor in Pristina.

    Andrew Nica is charged on August 1st 2023 at a hotel in Fushe-Kosovo, following a preliminary dispute with his girlfriend- now the late M. The K-U, which first hits him in a continuous manner and tries to hit him in the car at the parking lot outside the hotel and after they enter the hotel- into the room where they were standing, defendant Nica deliberately promises to deprive him of life now to feel like M. The K-U has continued to fight and strike the injured, sending him to the corner of the room, from where he was unable to leave and from the shocks and delays that he has now made to the late M. K-U., it’s got the window frame out, throwing it out of the hotel room window from the sixth floor, with c përgënjeshtruarast, now I felt it because of injuries, even in spite of medical treatment, it’s passed away at QKUUK. With this, accused Andrew Nica is charged with committing a serious murder by Article 173, par.1, points 1.3 of the Penal Code, said in the indictment.

    Source Layer: Dukeagini

  • Meksika arreston një nga drejtuesit e kartelit të fuqishëm “Jalisco”

    Meksika arreston një nga drejtuesit e kartelit të fuqishëm “Jalisco”

    Meksika arreston një nga drejtuesit e kartelit të fuqishëm “Jalisco”

    Autoritetet meksikane kanë arrestuar Rafael Alvarez, i njohur me nofkën “R2”, i dyshuar si një nga drejtuesit e kartelit të drogës “Jalisco New Generation”.

    Arrestimi u krye në Zapopan, në rajonin e Guadalajarës, gjatë një operacioni të mbështetur nga informacione të Agjencisë Amerikane Kundër Drogës.

    Sipas ministrit meksikan të Sigurisë, Omar García Harfuch, i dyshuari mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri dhe po merr trajtim mjekësor. Gjatë operacionit u arrestuan edhe 19 persona të tjerë.

    Autoritetet e lidhin grupin me trafik droge, vrasje, rrëmbime dhe zhvatje të bizneseve. Alvarez dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e të paktën 19 personave, përfshirë ish-kryetarin e komunës së Uruapanit, Carlos Manzo.

    Ai kërkohej nga drejtësia meksikane për vrasje të rëndë, ndërsa ndaj tij ekziston edhe një urdhër për ekstradim në SHBA.

  • Tregjet aziatike rimëkëmben pas rënies së aksioneve teknologjike

    Tregjet aziatike rimëkëmben pas rënies së aksioneve teknologjike

    Tregjet aziatike rimëkëmben pas rënies së aksioneve teknologjike

    Tregjet e aksioneve në Azi kanë shënuar rritje të hënën, pas rënies së ndjeshme të javës së kaluar, e cila u shkaktua nga shqetësimet për të ardhmen e sektorit të inteligjencës artificiale.

    Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 3.45 për qind, ndërsa indeksi Taiex në Tajvan shënoi rritje prej 5.72 për qind. Edhe Kospi në Korenë e Jugut u rrit me 1.68 për qind, ndërsa Hang Seng në Hong Kong me 0.19 për qind.

    Rimëkëmbja vjen pas humbjeve të mëdha në tregjet amerikane, ku investitorët shprehën shqetësime se fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit mund të sjellë më shumë kufizime për industrinë e inteligjencës artificiale dhe ndërtimin e qendrave të të dhënave.

    Sipas raportimeve, rënia e së enjtes në Wall Street fshiu rreth 2.5 trilionë dollarë nga vlera e tregut të aksioneve, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, investitorët po ndjekin me vëmendje edhe zhvillimet rreth kompanisë Nvidia, e cila ka njoftuar një hetim të pavarur lidhur me drejtuesin e saj, Jensen Huang.