Category: Lajme

  • 14 viktima pas zjarrit në një ndërtesë të lartë

    14 viktima pas zjarrit në një ndërtesë të lartë

    Duke iu referuar autoriteteve vendore, agjencia shtetërore e lajmeve Hsinhua njoftoi sot se zjarri kishte rënë të dielën në Taiyuan, në provincën Shanxi.

    Sipas Hinhua-së, 38 persona janë dërguar në spital.

    Shkaku i zjarrit fillimisht nuk dihej.

    Në muajin mars, tre persona humbën jetën në një zjarr të ngjashëm në të njëjtin qytet.

    Vitin e kaluar, një zjarr në Hong Kong shkaktoi vdekjen e 168 personave, çka bëri që autoritetet të urdhëronin inspektime sigurie në mbarë vendin për ndërtesat e larta

    Burimi: RTKLive

  • 14 Victims of the Fire in a High Building

    Referring to local authorities, state news agency Hshua reported today that fire had fallen Sunday in Taiwan, in the province of Shanxi.

    According to Hinhua, 38 people were taken to the hospital.

    The cause of the fire was initially unknown.

    In March, three people lost their lives in a similar fire in the same city.

    Last year, a Hong Kong fire caused the death of 168 people, which led authorities to order security inspections nationwide for high buildings

    Source Layer: RTKLive

  • Gjermani: 82% thonë se Gjenerata Z lihet pa vëmendje

    Gjermani: 82% thonë se Gjenerata Z lihet pa vëmendje

    Në mbarë botën, të rinjtë po dalin në rrugë sepse janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe perspektivat për të ardhmen. Gjithçka nisi në Nepal, Madagaskar dhe Marok,më pas protestave iu bashkuan të rinjtë në Francë dhe Shqipëri. Në fund të tetorit, për herë të parë u zhvilluan protesta në mbarë Gjermaninë. Në më shumë se 30 qytete, dhjetra mijëra të rinj të së ashtuquajturës “Gen Z”, pra Gjenerata Z, dolën në rrugë në protesta kryesisht paqësore. Sot ata janë afërsisht nga 14 deri në 29 vjeç.

    Kërkesat e tyre në Gjermani ndryshojnë disi nga ato të të rinjve në vende të tjera. Këtu, Gjenerata Z kërkon të tërheqë vëmendjen te gjendja e sistemit shkollor dhe arsimor, kostot e larta të jetesës dhe rritja e qirave, si dhe proteston kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas sondazhit të fundit ARD-Deutschlandtrend, gati tre në katër qytetarë gjermanë shprehin mirëkuptim për këto kërkesa, megjithëse me disa kufizime.

    Pjesëmarrja në demonstrata konsiderohet nga shumica si një mjet i ligjshëm për të shprehur qëndrime politike. Ndërsa përdorimi i dhunës kundër objekteve apo personave gjatë demonstratave kundërshtohet pothuajse unanimisht, edhe nga personat nën 35 vjeç (93 për qind). Për bllokimin e rrugëve dhe trafikut, si dhe pushtimin e institucioneve publike, siç ka ndodhur në Francë, vlerësimi është më i prerë. Shumica e qytetarëve gjermanë i kundërshton këto forma proteste. Ndër votuesit më të rinj, megjithatë, përkrahja dhe kundërshtimi janë thuajse në ekuilibër.

    Instituti i sondazheve infratest-dimap intervistoi 1297 gjermanë me të drejtë vote nga 2 deri më 4 nëntor për ARD-Deutschlandtrend. Sondazhi është përfaqësues.

    A janë të rinjtë të disavantazhuar? Shumica mendon se po

    82 për qind e të anketuarve mendojnë se interesat dhe shqetësimet e të rinjve në Gjermani merren pak ose aspak parasysh nga politika. Nëse shihen edhe preferencat partiake, dalin në pah dallime të dukshme: 30 për qind e votuesve të partive konservatore CDU/CSU mendojnë se kërkesat e të rinjve merren mirë ose shumë mirë parasysh. Ndër përkrahësit e Partisë së Majtë vetëm katër për qind mendojnë kështu.

    Nëse merret parasysh edhe mosha, më pak se një në dhjetë nga personat nën 35 vjeç është i kënaqur me mënyrën se si politika trajton problemet e të rinjve.

    Megjithatë, të rinjtë pothuajse nuk kanë fare besim se partitë qeverisëse, Unioni CDU/CSU dhe Socialdemokratët, janë në gjendje t’i zgjidhin problemet e tyre. Ndër personat nën 35 vjeç, vetëm pesë për qind e konsiderojnë Unionin kompetent dhe vetëm tre për qind SPD-në. Partia e Majtë arrin në 29 për qind, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) në 21 për qind.

    CDU/CSU dhe SPD: Pak kompetencë për qiratë, arsimin dhe klimën

    Edhe në fushat politike që janë të rëndësishme për të rinjtë, partitë qeverisëse vlerësohen dobët nga personat nën 35 vjeç. Në politikën e mjedisit dhe klimës, nëntë për qind e konsiderojnë Unionin CDU/CSU kompetent, ndërsa SPD-ja arrin vetëm në dy për qind. Për angazhimin në favor të drejtësisë sociale, Unioni merr katër për qind dhe SPD-ja 17 për qind. Vetëm shtatë për qind besojnë se Unioni mund të bëjë diçka kundër rritjes së qirave dhe 11 për qind kanë këtë besim te SPD-ja. Në politikën shkollore dhe arsimore, dhjetë për qind e konsiderojnë Unionin kompetent dhe 12 për qind SPD-në.

    Shumica e qytetarëve gjermanë mendon se brezi i sotëm i të rinjve e ka më të vështirë se brezat e mëparshëm të krijojë mirëqenie.

    Shërbimi ushtarak përçan Gjeneratën Z

    Ndër temat e protestave të Gjeneratës Z janë edhe rregullat për shërbimin vullnetar ushtarak, të cilat janë në fuqi që nga fillimi i vitit. Të gjithë të rinjtë meshkuj të lindur nga viti 2008 e tutje i nënshtrohen sërish kontrollit mjekësor për shërbimin ushtarak dhe janë të detyruar të plotësojnë një pyetësor për motivimin dhe përshtatshmërinë e tyre. Aktualisht, secili mund të vendosë vetë nëse dëshiron ta kryejë vullnetarisht shërbimin ushtarak apo jo.

    Në përgjithësi, pothuajse dy të tretat e qytetarëve gjermanë i konsiderojnë të drejta rregullat e reja. Megjithatë, nëse përgjigjet ndahen sipas moshës së të anketuarve, shfaqen dallime. Sa më të rinj të jenë të anketuarit, aq më shumë e kundërshtojnë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në grupmoshën mbi 64 vjeç, 72 për qind e konsiderojnë rregulloren të drejtë. Ndër personat nën 35 vjeç janë vetëm 48 për qind.

    Qeveria federale mbetet jopopullore, AfD forca më e madhe

    Pothuajse nuk ka ndryshime në sondazhin aktual ARD-Deutschlandtrend për sa i përket klimës politike në nivel federal. Vetëm 11 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë federale. Vetëm 12 për qind e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht punën e kancelarit Friedrich Merz. Nëse zgjedhjet për Bundestagun do të zhvilloheshin tani, CDU/CSU dhe SPD së bashku nuk do të kishin më shumicën.

    Unioni CDU/CSU do të merrte 20 për qind të votave, mbi tetë pikë përqindjeje më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. SPD-ja aktualisht do të merrte 13 për qind.

    Partia më e fortë do të ishte AfD-ja, e cila në disa pjesë të saj klasifikohet si e ekstremit të djathtë, me 27 për qind. Të Gjelbrit do të merrnin 16 për qind dhe Partia e Majtë 11 për qind. Të gjitha partitë e tjera do të mbeteshin nën pragun prej pesë për qind dhe, rrjedhimisht, nuk do të hynin në Bundestag. Mes tyre janë FDP-ja dhe BSW-ja, me nga tre për qind secila.

    Burimi: RTKLive

  • Germany: 82% say Geneva Z is overlooked

    Young people worldwide are getting on the streets because they are dissatisfied with their lives and prospects for the future. It all started in Nepal, Madagascar and Morocco, after the protests, young people in France and Albania joined. In late October, protests were held for the first time throughout Germany. In more than 30 cities, tens of thousands of young people of the so – called Ggen Z. Today they are about 14 to 29.

    Their demands in Germany differ somewhat from those of young people in other countries. Here, Geneva Z seeks to draw attention to the state of the school and educational system, to high living costs and to increase rents, and to protest a return to compulsory military service. According to the latest ARD-Deutschlandtrind survey, nearly three out of four German citizens express consensus on these requirements, though with certain restrictions.

    Turnout in demonstrations is seen by most as a legitimate tool for expressing political attitudes. While the use of violence against objects or persons during demonstrations is rejected almost unanimously, even by persons under 35 (93 percent). To block roads and traffic, as well as the invasion of public institutions, as has happened in France, the assessment is more severe. Most German citizens oppose these forms of protest. Among the younger voters, however, support and opposition are almost balanced.

    Infrast-diap polling Institute interviewed 1297 Germans with the right to vote from November 2nd to 4th for ARD-Deutschlandtrind. The survey is representative.

    Are Young People Advanced? Most think so

    82 percent of respondents feel that the interests and concerns of young people in Germany are taken for granted by politics. If party preferences are seen, apparent differences arise: 30 per cent of conservative CDU parties’ voters CSU feels that the demands of young people are well taken into account. Among the supporters of the Left Party, only four percent feel that way.

    If age is considered, less than one in ten of those under 35 is satisfied with the way politics deals with youth problems.

    However, young people almost have no confidence that the ruling parties, the Union CDU/ CSU and the Social Democrats are able to solve their problems. Among those under 35, only five percent consider the Union competent and only three percent The SPD. The Left Party reaches 29 percent while the Alternative for Germany ( AfD to 21 percent.

    CDU/ CSU and SPD: Few Capacity for Rents, Education, and Climate · Global Voices

    Even in political areas that are important to young people, the ruling parties are poorly valued by persons under 35 years of age. In environmental and climate policy, nine percent consider Union CDU/ The competent CSU, while the SPD only reaches two percent. For commitment to social justice, the Union gets four percent and the SPD gets 17 percent. Only seven percent believe that Union can do something against renting, and 11 percent have this belief in the SPD. In school and educational policy, ten percent consider the Union competent and 12 percent The SPD.

    Most German citizens believe that today’s generation of young people is more difficult than previous generations to create prosperity.

    Military service splits Geneva Z

    The Geneva Z protest themes include rules for volunteer military service that are in force since the beginning of the year. All young men born from 2008 onward are again subject to medical control for military service and are obliged to meet a questionnaire for their motivation and adaptability. Currently, each can decide for himself whether he wants to carry out military service voluntarily or not.

    In general, almost two thirds of German citizens view new regulations as right. However, if answers are divided according to the age of respondents, differences arise. The younger respondents, the more they oppose the return of mandatory military service. In a group over 64, 72 percent consider regulation fair. Among those under 35 are only 48 percent.

    Federal government remains unpopular, AfD largest force

    There are almost no changes in the current ARD-Deutschlandtrand survey regarding the political climate at the federal level. Only 11 percent of respondents are satisfied with the work of the federal government. Only 12 percent of respondents positively appreciate the work of Chancellor Friedrich Merz. If the Bundestag elections were held now, CDU/ CSU and SPD together would no longer have the majority.

    Union CDU/ CSU would get 20 per cent of the vote, more than eight percentage points less than in the 2025 parliamentary elections. The SPD would actually get 13 percent.

    The strongest party would be the AfD, which in some parts is classified as the right extreme by 27 percent. The Greens would receive 16 percent and the Left 11 percent Party. All other parties would remain below the threshold of five percent and would therefore not enter Bundestag. Among them are FDP and BSW, with three percent each.

    Source Layer: RTKLive

  • Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

    Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

    Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, më 8 nëntor 2026, u mbajt një manifestim përkujtimor kushtuar jetës, veprës dhe sakrificës së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre.

    Manifestimi nisi me intonimin e himneve dhe një minutë heshtje në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

    Të pranishmit i përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Vigan Berisha, ndërsa për jetën, veprimtarinë dhe kontributin kombëtar të dy heronjve folën Fatmir Brajshori, Arben Krasniqi dhe Sali Sefa. Në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia” foli Ragip Shala.

    Në emër të familjeve të heronjve, fjalë rasti mbajtën Selami Neziri, nga familja Fazliu, dhe Sadete Zhitia, motra e heroit Afrim Zhitia, shkruan Telegrafi.

    Programi përkujtimor u shoqërua me recitime poetike nga Flora Tefa, interpretimin e një poezie të shkruar nga heroi Bahri Fazliu, nga Ramadan Morina, si dhe me një pikë artistike të prezantuar nga Flutura Bytyqi. Manifestimi u drejtua nga Ramadan Morina.

    Në përmbyllje, Konsulli i Republikës së Kosovës, Avni Zejnullahu, i dhuroi një buqetë me lule nënës Qamë.

    Përmes këtij manifestimi, bashkatdhetarët në Zvicër nderuan kujtimin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, duke rikujtuar sakrificën dhe kontributin e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë./Telegrafi/

  • LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për "Alta Bankën" që nga dhjetori, qeveria është në panik

    LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

    Partia opozitare LSDM akuzon se kishte paralajmëruar për muaj të tërë për rastin e “Alta Banka”, lidhjet e saj të dyshuara politike dhe biznesore dhe transferimet e mundshme financiare, dhe sot institucionet nuk po përgjigjen në mënyrë të përshtatshme. Nga atje thonë se kanë kërkuar përgjigje nga Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, dhe nga autoritetet kompetente në lidhje me trajtimin e bankës dhe mbrojtjen e fondeve të qytetarëve.

    Në një deklaratë të titulluar “Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar që nga dhjetori, i vetmi panik është me OBRM-PDUKM dhe Mickoskin”, LSDM pretendon se që në dhjetor të vitit të kaluar publikoi informacione për financimin e dyshuar të mediave përmes bankës, lidhjet midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe për persona të lidhur me strukturat serbe të sigurisë.

    Nga atje thonë se më parë kishte publikuar informacione për, siç deklarojnë ata, pesë ton drogë, mbërritjen e mediave nga Serbia dhe lidhjen e këtyre proceseve me interesat politike dhe biznesore në rajon. Këto akuza janë pjesë e deklaratës së LSDM-së dhe saktësia e tyre duhet të përcaktohet në bazë të provave dhe veprimeve të institucioneve kompetente.

    Partia opozitare kritikoi gjithashtu guvernatorin Trajko Sllaveski, duke pretenduar se ai më parë kishte reaguar ndaj njoftimeve për “Alta Bankën” me kërcënime dhe këshilla për të mos ngritur padi kundër bankës. LSDM pyet pse, nëse ka dyshime serioze për operacionet e bankës, licenca e saj nuk është revokuar dhe çfarë masash po merren nga Banka Popullore, policia dhe prokuroria.

    Nga LSDM kritikojnë gjithashtu mënyrën se si qytetarët mund të disponojnë fondet e tyre. LSDM pretendon se kufizimet në pagesa e bëjnë të vështirë për depozituesit të kenë akses në paratë e tyre, ndërsa kompanitë mund të disponojnë fondet e tyre pa pengesa. Partia opozitare ngre gjithashtu çështjen e ndryshimit midis pagesës së depozitave të siguruara në rast falimentimi dhe regjimit aktual të disponimit të kufizuar të fondeve./Telegrafi/

  • Gërxhaliu: Kosova rrezikon të humbë edhe 130 milionë euro nga Plani i Rritjes

    Gërxhaliu: Kosova rrezikon të humbë edhe 130 milionë euro nga Plani i Rritjes

    Gërxhaliu: Kosova rrezikon të humbë edhe 130 milionë euro nga Plani i Rritjes

    Kosova rrezikon të mos arrijë t’i përmbushë reformat e nevojshme dhe të humbë mundësinë për të tërhequr rreth 130 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor deri në fund të këtij viti, ka vlerësuar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

    Gërxhaliu ka thënë se krahas miratimit të buxhetit për vitin 2027, vendit i duhet stabilitet politik dhe bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës, në mënyrë që të përmbushen kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

    Gërxhaliu ka rikujtuar se Kosova tashmë ka humbur rreth 43 milionë euro nga ky mekanizëm, duke paralajmëruar se përçarjet politike mund ta vështirësojnë përmbushjen e obligimeve brenda afatit të mbetur.

    “Kosova ka nevojë që deri në fund të vitit të bëjë hapa të shumtë në normalizimin e aktualitetit politik në Kosovë. E para, tani që kemi funksionalitet të institucioneve, është shtetrore nga fakti që pothuajse të gjitha pozitat që janë zgjedhur janë të plotësuara. E dyta, na presin obligime të shumta, në radhë të parë për miratimin e ligjit të buxhetit për vitin 2027. Dhe ajo që është më interesante, të plotësohen kriteret e parapara që Kosova duhet t’i plotësojë në qoftë se nuk dëshiron t’i humbë edhe një shumë të mjeteve të dedikuara për Kosovën nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Gërxhaliu.

    Sipas Gërxhaliut, ndër reformat që duhet të realizohen në një periudhë të shkurtër janë miratimi i ligjeve për energjinë, falimentimin, të drejtën tregtare, prokurimin publik, partneritetin publiko-privat dhe kontrollin e ndihmave shtetërore.

    “Kosova duhet të plotësojë reforma të shumta sa i përket aspektit të plotësimit të këtyre kritereve për të qenë pjesë e barabartë në absorbimin e këtyre mjeteve. Njëra ndër sfidat më të mëdha është pakoja e ligjeve që duhet të realizohet në një periudhë shumë të shkurtër kohore. E para ka të bëjë me ligjin për energjinë, e dyta ka të bëjë me ligjin për falimentimin, ka të bëjë me pakon për të drejtën tregtare, ka të bëjë me ligjin për prokurim public, mungon ligji për partneritet publiko-privat, ligji për avancimin dhe kontrollin e ndihmave shtetërore”, ka thënë ai.

    Ai ka përmendur edhe strategjinë kundër krimit të organizuar, reformën në administratën publike, tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, si fusha ku Kosova duhet të shënojë përparim deri në fund të vitit.

    “Por sfida më e madhe definitivisht duhet të jetë ajo që quhet sui generis, apo është një bonus për Kosovën që duhet të lidhet me normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut të cilin e ndërmjetëson apo e ndihmon Bashkimi Evropian”, ka shtuar ish-kreu i OEK-ut.

    Gërxhaliu ka theksuar se përmbushja e këtyre obligimeve kërkon stabilitet politik dhe partneritet ndërmjet partive, duke kërkuar që ekonomia të jetë prioritet i institucioneve.

    “Definitivisht prioriteti të jetë ekonomia, e jo orientimi social siç ka ndodhur në të kaluarën, sepse orientimi në politika sociale në tërë Kosovën e barazon varfërinë, e devijon nga rruga për zhvillim, dhe në këtë kohë të inflacionit nuk i bëhet nder Kosovës që baza kryesore e rritjes së buxhetit apo qëndrueshmërisë ekonomike të jetë importi, konsumi dhe remitancat nga diaspora”, ka thënë ai. /EO

  • Moldavia hap linjën e re energjetike me Rumaninë, synon të shkëputet nga varësia ruse

    Moldavia hap linjën e re energjetike me Rumaninë, synon të shkëputet nga varësia ruse

    Moldavia hap linjën e re energjetike me Rumaninë, synon të shkëputet nga varësia ruse

    Moldavia ka inauguruar një linjë të re të tensionit të lartë që lidh qytetin e Vulcanestit me kryeqytetin Kishinjev, duke forcuar lidhjen energjetike me Rumaninë dhe rrjetin elektrik evropian.

    Presidentja moldave, Maia Sandu, tha se projekti rrit sigurinë energjetike të vendit dhe zvogëlon varësinë nga furnizimet ruse. Ajo njoftoi gjithashtu se janë planifikuar edhe dy linja të tjera të energjisë drejt Rumanisë.

    Linja e re me kapacitet 400 kilovolt pritet të zvogëlojë varësinë nga centrali elektrik Cuciurgan, në rajonin separatist të Transnistrisë, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

    Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe komisionerja evropiane për Energji, Marta Kos, e cila theksoi se lidhja e re i mundëson Moldavisë të blejë energji nga tregjet ku çmimet janë më të favorshme.

    Projekti vjen në kuadër të përpjekjeve të Kishinjevës për diversifikimin e burimeve energjetike dhe afrimin me Bashkimin Evropian, në një kohë kur vendi përballet me mungesa të gazit dhe pasiguri në furnizim.

  • Moldova opens new power line with Romania, aims to break off Russian dependence

    MOldavia has inaugurated a new high-tensive line linking the town of Vulcanesti with the capital Chisinev, strengthening the energy link with Romania and the European electricity network.

    Moldovan President Maya Sandu said the project increases the country’s energy security and reduces dependence on Russian supplies. It also announced that two other energy lines are planned towards Romania.

    The new line with 400 kilovolt capacity is expected to reduce dependence on the Cuciurgan power plant in the separatist region of Transnistria, reports AljazeeraKlankosova broadcast.tv.

    European Energy Commissioner Marta Kos attended the inauguration ceremony, which stressed that the new link allows Moldova to buy energy from markets where prices are more favourable.

    The project comes under Chisineva’s efforts to diversify energy resources and draw closer to the European Union, at a time when the country faces gas shortages and uncertainty in supply.

  • Katër simptoma kryesore të diabetit që nuk duhet t'i injoroni

    Katër simptoma kryesore të diabetit që nuk duhet t’i injoroni

    Diabeti është një sëmundje kronike që mund të mos njihet për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse simptomat zhvillohen gradualisht.

    Përpara Ditës Botërore të Diabetit, e cila festohet më 14 nëntor, mjekët paralajmërojnë për katër shenja të rëndësishme që mund të tregojnë nivele të larta të sheqerit në gjak. Këto janë urinimi i shpeshtë, etja e shtuar, lodhja e rëndë dhe humbja e pashpjegueshme e peshës, shkruan Express.co.uk.

    Këto simptoma mund të shfaqen në çdo moshë, por nuk janë gjithmonë njësoj të theksuara. Tek fëmijët, ato shpesh zhvillohen me shpejtësi, ndërsa të rriturit mund t’i vënë re vetëm gradualisht.

    Katër simptoma për t’i kushtuar vëmendje

    Në diabetin e tipit 1, një sëmundje autoimune në të cilën trupi prodhon shumë pak ose aspak insulinë, simptomat më shpesh zhvillohen gjatë disa ditëve ose javëve.

    Është e rëndësishme t’i njihni ato në kohë sepse diabeti i tipit 1 i patrajtuar mund të çojë në ketoacidozë diabetike, një gjendje serioze që mund të jetë kërcënuese për jetën.

    Në diabetin e tipit 2, simptomat zakonisht zhvillohen më ngadalë, gjatë muajve ose viteve, dhe disa njerëz fillimisht nuk kanë simptoma të dukshme.

    Katër shenjat më të zakonshme të diabetit janë:

    Urinim i shpeshtë: Një person urinon më shpesh se zakonisht, përfshirë edhe gjatë natës.

    Etje e shtuar: Një nevojë e vazhdueshme për të pirë ujë, edhe pas konsumimit të sasive të mëdha të lëngjeve.

    Lodhje e rëndë: Lodhje dhe mungesë energjie që nuk mund të shpjegohet lehtësisht nga aktivitetet e përditshme.

    Humbje peshe e pashpjegueshme: Humbje peshe pa ndryshuar dietën ose pa rritur aktivitetin fizik.

    Si t’i dalloni simptomat tek fëmijët e vegjël?

    Tek foshnjat dhe fëmijët nën pesë vjeç, simptomat e diabetit mund të jenë më të vështira për t’u njohur, sepse fëmijët shpesh nuk mund të shpjegojnë se çfarë ndiejnë. Përveç kësaj, shenjat e sëmundjes ndonjëherë ngjajnë me simptomat e problemeve të tjera shëndetësore.

    Një nga shenjat e para mund të jenë pelenat që janë jashtëzakonisht të rënda ose që duhet të ndërrohen më shpesh se zakonisht. Fëmijët që kanë mësuar tashmë të përdorin një tualet ose një tualet mund të fillojnë të lagin përsëri shtratin.

    Rritja e etjes mund të shfaqet me kërkesa më të shpeshta për një shishe, ujë ose ushqyerje me gji, ndërsa lodhja mund të vihet re përmes përgjumjes së pazakontë, nervozizmit dhe uljes së interesit për lojë.

    Prindërit gjithashtu mund të vënë re se fëmija po humbet peshë ose nuk po shton në peshë me ritmin e pritur.

    Simptomat tek nxënësit e shkollës dhe adoleshentët

    Diabeti i tipit 1 mund të zhvillohet shumë shpejt edhe tek fëmijët e moshës shkollore dhe adoleshentët. Simptomat ndonjëherë i atribuohen gabimisht lodhjes, stresit ose sëmundjeve të zakonshme të fëmijërisë.

    Shenjat e sëmundjes mund të përfshijnë shkuarje të shpeshta në tualet gjatë orës së mësimit, zgjim natën për të urinuar dhe një nevojë të vazhdueshme për të pirë ujë. Lodhja mund të ndikojë në përqendrim, performancën në shkollë dhe aktivitetet atletike. Fëmija mund të bëhet më nervoz ose të ketë më pak energji se zakonisht.

    Është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje humbjes së menjëhershme të peshës, edhe nëse fëmija po ha njësoj si më parë ose ka oreks të shtuar. Edhe pse diabeti i tipit 1 është më i zakonshëm në fëmijëri, diabeti i tipit 2 mund të zhvillohet edhe tek fëmijët dhe adoleshentët.

    Si shfaqet diabeti tek të rriturit?

    Diabeti i tipit 2 është më i zakonshëm tek të rriturit dhe përbën afërsisht 90 përqind të të gjitha rasteve të diabetit. Ndodh kur trupi nuk mund ta përdorë insulinën në mënyrë efektive dhe me kalimin e kohës mund të prodhojë shumë pak prej saj.

    Meqenëse simptomat shpesh zhvillohen gradualisht, njerëzit mund t’i atribuojnë ato stresit, lodhjes ose plakjes.

    Urinimi i shpeshtë, veçanërisht natën, është një shenjë e mundshme. Gjithashtu mund të përjetoni etje të vazhdueshme, gojë të thatë dhe lodhje ekstreme që nuk zhduket as pas pushimit. Disa njerëz gjithashtu vërejnë humbje të pashpjegueshme në peshë.

    Tek të moshuarit, simptomat mund të jenë më pak të dukshme. Për shembull, etja mund të jetë më pak e theksuar dhe lodhja dhe humbja e peshës mund t’i atribuohen gabimisht moshës. Është e rëndësishme të dihet se diabeti i tipit 1 mund të shfaqet edhe për herë të parë në moshë madhore.

    Kur duhet të vizitoni një mjek?

    Nëse ju ose fëmija juaj vini re urinim të shpeshtë, etje të shtuar, lodhje të pazakontë ose humbje të pashpjegueshme në peshë, kontaktoni mjekun tuaj për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak.

    Është veçanërisht e rëndësishme të reagoni shpejt nëse simptomat shfaqen tek një fëmijë ose përkeqësohen papritur.

    Nëse ato shoqërohen me të vjella, dhimbje barku, frymëmarrje të shpejtë ose të thellë, përgjumje ekstreme ose konfuzion, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore emergjente pasi këto mund të jenë shenja të ketoacidozës diabetike.

    Vetëm simptomat nuk janë të mjaftueshme për të bërë një diagnozë, por njohja e tyre në kohë mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve serioze.