Category: Lajme

  • Kurti: exile to be supported through Kosovo investment loans

    Kurti has said that including the exile in Kosovo institutions will contribute to their strengthening, bringing experience, expertise and the culture of work from developed states.

    He has made it known that through the Diaspore Investment Window, entrepreneurs will be supported by the license that wants to invest in Kosovo. According to him, the state will be guaranteed for loans taken for these investments.

    Kurti has also mentioned the 1 billion-euro programme for production and industry, through which strategic and priority industry projects will be supported.

    Meeting with members of the exile in France was held Sunday, prior to Kurt’s participation at the Peace Forum in Paris.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Zjarr në një ndërtesë të lartë në Kinë, raportohet për 14 të vdekur

    Zjarr në një ndërtesë të lartë në Kinë, raportohet për 14 të vdekur

    Të paktën 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u shtruan në spital pasi një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë të lartë në provincën veriore kineze Shanxi, njoftuan të hënën mediat shtetërore.

    Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në Taiyuan, kryeqyteti i provincës Shanxi, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua me seli në Pekin, duke iu referuar autoriteteve vendase, përcjell Telegrafi.

    Rreth 38 persona u dërguan në spital të dielën, përfshirë pesë që kishin ndërruar jetë. Deri të hënën në mëngjes, numri i viktimave ishte rritur në 14.

    Ndërtesa ndodhet në qendër të Taiyuan-it, pranë spitaleve, shkollave, qendrave tregtare dhe vendeve turistike.

    Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.

    Kina ka një histori zjarresh vdekjeprurëse për shkak të standardeve të dobëta të ndërtimit.

    Në nëntor të vitit të kaluar, një zjarr i madh përfshiu disa ndërtesa të larta në Hong Kong, duke lënë të vdekur 168 persona.

    Një muaj më vonë, një zjarr në një ndërtesë banimi në provincën Guangdong, në Kinën jugore, shkaktoi vdekjen e 12 personave. /Telegrafi/

  • Sofia Vergara shkëlqeu me një fustan sfidues me dantellë, ajo tërhoqi vëmendjen me dekoltenë e saj të thellë

    Sofia Vergara shkëlqeu me një fustan sfidues me dantellë, ajo tërhoqi vëmendjen me dekoltenë e saj të thellë

    Aktorja kolumbiano-amerikane Sofia Vergara u shfaq në Galën LACMA Art+Film në Los Angeles me një fustan të zi me dantella dhe korse, rreshtimi me ngjyrën e lëkurës së të cilit krijonte iluzionin se nuk kishte asgjë poshtë dantellës.

    Fustani pa rripa, me një dekolte të thellë në formë zemre, u qep me porosi për të nga Celia Kritharioti, dhe edicioni u stilua nga Laura Basci. Dantella me lule mbulonte të gjithë krijimin, nga korseja e strukturuar deri te bishti i shkurtër që zvarritej përgjatë tapetit të kuq.

    Me fustanin, ajo mbante disa unaza ari dhe një byzylyk me motivin e “syrit të keq” nga stilistja Lorraine Schwartz, si dhe vathë të varur mbresëlënës.

    Komplimentet për pamjen e saj po vërshojnë në rrjetet sociale.

    “Grua e bukur, frymëzim”, “Bukuri e jashtëzakonshme”, “Një dhe e vetme”, janë disa nga komentet në Instagram.

    Muzeu i Artit i Qarkut të Los Anxhelosit (LACMA) mbajti Galanë e 15-të Art+Film. Në këtë mbrëmje gala vjetore, muzeu nderon një artist nga artet e bukura dhe filmi.

    Të ftuarit e nderit të këtij viti ishin artistja Vija Celmins, e njohur për veprat e saj me temë natyrën, dhe regjisorja Denis Villeneuve, autore e serisë “Dune”. Mbrëmja mblodhi së bashku më shumë se 600 të ftuar nga bota e artit, filmit, modës dhe argëtimit dhe mblodhi një rekord prej gati shtatë milionë dollarësh. Rekordi i vitit të kaluar ishte 6.5 milionë dollarë.

    Gala nuk është vetëm një festë për personazhe të famshëm. Të ardhurat shkojnë në dobi të iniciativës së LACMA-s për ta bërë filmin një pjesë të barabartë të programit kuratorial të muzeut. Paratë shkojnë gjithashtu për ekspozita, blerje të reja, programe edukative dhe shfaqje filmash rreth marrëdhënies midis artit dhe filmit. Kjo është arsyeja pse muzeu nderon një artist vizual dhe një regjisor çdo vit. Në këtë mënyrë, ai tregon se Los Angeles e sheh filmin si art, jo vetëm si një industri. /Telegrafi/


  • Shefi i Nvidia nën hetim pas dyshimeve për aferë një "spiune kineze" - çfarë dihet deri më tani

    Shefi i Nvidia nën hetim pas dyshimeve për aferë një “spiune kineze” – çfarë dihet deri më tani

    Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, është në qendër të një shqyrtimi të brendshëm nga bordi drejtues i kompanisë, për të përcaktuar nëse ai ka qenë objektiv i një operacioni të mundshëm të inteligjencës së huaj.

    Kjo vjen pas raportimeve mediatike që e lidhën atë me një biznesmene kineze, e dyshuar se i ka përcjellë informacione Pekinit.

    Gazeta The New York Times raportoi muajin e kaluar se Huang kishte pasur një marrëdhënie me Alice Huang, ish-drejtuese e kompanisë Megaspeed, me seli në Singapor.

    Ajo nuk ka lidhje familjare me drejtuesin e Nvidia-s.

    Sipas raportimit, autoritetet amerikane e kishin hetuar atë dhe kishin arritur në përfundimin se ishte një aset i inteligjencës kineze.

    Ja çfarë dihet për Jensen Huang, rolin e tij në Nvidia, si dhe hetimet amerikane ndaj Megaspeed dhe Alice Huang.

    Kush është Jensen Huang?

    Jensen Huang, 63 vjeç, bashkëthemeloi Nvidia-n në vitin 1993 së bashku me Chris Malachowsky dhe Curtis Priem. Që nga themelimi, ai ka drejtuar kompaninë, duke u bërë një nga drejtuesit ekzekutivë me karrierën më të gjatë në mesin e themeluesve të kompanive të Silicon Valley-t.

    I lindur në Tajvan dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara, Huang është shndërruar në një nga figurat më me ndikim të revolucionit të Al.

    Nën drejtimin e tij, Nvidia kaloi nga prodhues i procesorëve grafikë për videolojëra në furnizuesin dominues në botë të procesorëve për Al.

    Xhaketat e tij karakteristike prej lëkure dhe prezantimet e mëdha të produkteve e kanë bërë atë një nga drejtuesit më të njohur të kompanive teknologjike në botë.

    Huang është i martuar prej dekadash me Lori Huang, të cilën e ka njohur gjatë studimeve në inxhinieri.

    Çifti ka dy fëmijë, të cilët punojnë në Nvidia.

    Vajza e tyre, Madison Huang, është drejtoreshë e lartë për produktet dhe marketingun teknik të platformave të Al fizike në Nvidia, ndërsa djali, Spencer Huang, merret me menaxhimin e produkteve softuerike për robotikë.

    Në një mesazh drejtuar punonjësve të dielën, Jensen Huang pranoi se kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij, duke deklaruar se merrte “përgjegjësinë e plotë” për veprimet e tij.

    Çfarë bën Nvidia?

    Procesorët e projektuar nga Nvidia kanë qenë në qendër të disa prej zhvillimeve më të rëndësishme teknologjike, nga videolojërat dhe veturat autonome deri te kompjuterizimi në cloud dhe Al.

    Nën udhëheqjen e Huang, kompania investoi herët në teknologjinë e Al.

    Kur ChatGPT u lansua në fund të vitit 2022, procesorët e Nvidia-s tashmë ishin në pozitë të favorshme për të përfituar nga rritja e madhe e kërkesës për kapacitete kompjuterike të nevojshme për AI.

    Nvidia është shndërruar në një nga kompanitë me vlerën më të madhe në botë dhe në një furnizues kyç për gjigantët e teknologjisë.

    Vlera e saj në treg është rritur nga rreth 420 miliardë dollarë në fund të vitit 2022, në 4.5 trilionë dollarë më 6 nëntor.

    Kush është Alice Huang dhe çfarë është Megaspeed?

    Shtetet e Bashkuara po hetojnë kompaninë Megaspeed, një firmë e kompjuterizimit në cloud me seli në Singapor dhe kliente e Nvidia-s, nën dyshimet se mund ta ketë ndihmuar Pekinin të sigurojë qasje në procesorët e avancuar të Al të Nvidia-s, eksporti i të cilëve drejt Kinës është i kufizuar.

    The New York Times raportoi muajin e kaluar se Alice Huang, shtetase kineze, kishte krijuar një marrëdhënie të afërt me drejtuesin e Nvidia-s dhe dyshohet se i kishte përcjellë drejtpërdrejt informacione Pekinit.

    Sipas faqes zyrtare të kompanisë, Megaspeed është partnere e Nvidia-s për shërbimet cloud në rajonin e Azi-Paqësorit dhe ofron procesorët GB200 NVL72 dhe HGX H100 të prodhuar nga Nvidia.

    Çfarë çështjesh të sigurisë kombëtare mund të përfshihen?

    Nvidia ndodhet në qendër të rivalitetit teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

    Që nga viti 2022, Uashingtoni ka vendosur kufizime për eksportin drejt Kinës të procesorëve të avancuar të Al.

    Kontroversat rreth kontakteve të Huang me Alice Huang vijnë në një moment delikat për kompaninë.

    Investitorët tashmë kanë shprehur shqetësime nëse bumi i Al, që ka nxitur rritjen e jashtëzakonshme të Nvidia-s, mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

    Shqyrtimi i nisur nga bordi ngre gjithashtu pikëpyetje të reja për të ardhmen e drejtuesit që identifikohet më së shumti me suksesin e kompanisë.

    Disa prej republikanëve të nivelit të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kanë kërkuar tashmë informacione dhe sqarime nga Huang pas raportimit të The New York Times, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kombëtare.

    Nvidia ka deklaruar se bordi i saj “nuk ka arsye të besojë” se siguria kombëtare e SHBA-së apo sekretet e kompanisë janë cenuar.

    Megjithatë, një komitet i pavarur i drejtorëve do të shqyrtojë të gjitha informacionet e disponueshme për të vlerësuar situatën.

    Si do ta zhvillojë Nvidia hetimin?

    Kompania ka bërë të ditur se hetimi do të mbikëqyret nga një komitet i përbërë nga drejtorë të pavarur, të cilët do të ndihmohen nga këshilltarë të jashtëm ligjorë, gjithashtu të pavarur.

    Sipas një deklarate të Nvidia-s, Jensen Huang e mbështet plotësisht këtë proces shqyrtimi dhe është zotuar të bashkëpunojë me hetimin.

    Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera për kohëzgjatjen e hetimit apo për përfundimet e mundshme të tij. /Telegrafi/

  • Kurti takon mërgatën në Francë, prezanton mbështetjen për investimet e diasporës në Kosovë

    Kurti takon mërgatën në Francë, prezanton mbështetjen për investimet e diasporës në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Francë, me të cilët ka diskutuar për përfshirjen më të madhe të diasporës në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, si dhe për mundësitë e investimeve në vend.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se përfshirja e bashkatdhetarëve në institucionet e Kosovës do të kontribuonte në forcimin e tyre përmes përvojës, ekspertizës dhe kulturës së punës që diaspora sjell nga vendet e zhvilluara.

    Ai ka bërë të ditur se përmes mekanizmit “Dritarja për Investime të Diasporës” do të mbështeten ndërmarrësit nga mërgata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.

    Sipas Kurtit, shteti do të shërbejë si garant për kreditë që merren për këto investime, duke lehtësuar kështu realizimin e projekteve të tyre.

    Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri, përmes të cilit, siç tha ai, do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare të industrisë.

    “Me këto mekanizma, mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar”, ka shkruar Kurti.

    Takimi me diasporën në Francë u zhvillua para pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris. /Telegrafi/

  • Në Spitalin e Mitrovicës u kryen 1,265 lindje për nëntë muaj

    Në Spitalin e Mitrovicës u kryen 1,265 lindje për nëntë muaj

    Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka shënuar rritje të numrit të lindjeve gjatë këtij viti.

    Sipas njoftimit të spitalit, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë kryer gjithsej 1,265 lindje, prej të cilave 485 kanë qenë me operacion cezarian (sectio caesarea).

    Spitali ka bërë të ditur se shërbimet obstetrike dhe gjinekologjike ofrohen çdo ditë nga ekipet e mjekëve, mamive dhe infermierëve, të cilët kujdesen për trajtimin dhe mirëqenien e pacienteve.

    Ndërkaq, në njoftim theksohet se stafi shëndetësor është i angazhuar në ofrimin e shërbimeve profesionale për nënat gjatë procesit të lindjes. /Telegrafi/

  • “Kemi bërë shumë dëm”, Alex Baena shpjegon pse Atletico humbi nga Barcelona

    “Kemi bërë shumë dëm”, Alex Baena shpjegon pse Atletico humbi nga Barcelona

    Alex Baena ka dalë në mbrojtje të Julian Alvarezit pas humbjes 2-1 të Atletico Madridit ndaj Barcelonës në “Metropolitano”, duke vlerësuar paraqitjen e sulmuesit argjentinas, pavarësisht rasteve të humbura.

    Alvarez pati një mundësi të mirë për ta kaluar Atletico Madridin në epërsi, ndërsa më pas asistoi për golin e parë të shënuar nga Giuliano Simeone. Megjithatë, Barcelona arriti të përmbyste rezultatin me dy golat e Fermin Lopezit, duke marrë tri pikët.

    Pas ndeshjes, Baena vlerësoi paraqitjen e bashkëlojtarit të tij dhe u shpreh i bindur se ai do të jetë më konkret në ndeshjet e ardhshme.

    “Julian luajti një ndeshje të shkëlqyer. Shpresoj që në çdo ndeshje t’i ketë rastet që pati këtë të diel. Disa ditë je më konkret para portës, e disa ditë jo. Një ditë tjetër do t’i shfrytëzojë ato raste”.

    Mesfushori i Atletico Madridit theksoi se skuadra e tij arriti t’i shkaktonte probleme Barcelonës, por dështoi t’i konkretizonte mundësitë e krijuara.

    “I kemi shkaktuar shumë probleme Barcelonës, por nuk kemi qenë konkretë para portës. Sezoni është i gjatë, ka ende shumë për t’u luajtur dhe kjo është rruga që duhet të ndjekim”.

    Baena beson se diferenca në këtë përballje nuk qëndroi te mungesa e rasteve për Atletico Madridin, por te efikasiteti i Barcelonës në shfrytëzimin e tyre.

    “Dallimi ishte se ata i shënuan rastet që patën, ndërsa ne jo. Kur nuk shënon, ndodhin gjëra të tilla si sot”.

    “Duke parë pjesën e parë të ndeshjes së sotme, jemi në të njëjtin nivel me ta. Por, në momentin që zbret nën 100 për qind, ata të shkatërrojnë. Nuk mund të zbresësh nën 120 për qind”, përfundoi Baena./Telegrafi/

  • SINJALI 24 | Narkotikë, dhunë në familje, incidente dhe raste tragjike në Kosovë

    SINJALI 24 | Narkotikë, dhunë në familje, incidente dhe raste tragjike në Kosovë

    SINJALI 24 | Narkotikë, dhunë në familje, incidente dhe raste tragjike në Kosovë

    Kosova ka kaluar një tjetër 24-orësh të ngarkuar me ngjarje të ndryshme, ku nuk kanë munguar operacionet antidrogë, rastet e dhunës në familje, incidentet fizike dhe vdekjet e dyshimta. Zyrtarët policorë dhe prokuroritë rajonale kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për trajtimin e secilit rast.

    Pejë – Një operacion policor i zhvilluar në fshatin Dubovë e Madhe ka përfunduar me arrestimin e 20-vjeçarit Ron Zogaj. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 302.2 gramë marihuanë, një pistoletë të modifikuar PAK 9 mm, karikator me tre fishekë, 325 euro para të gatshme, një peshore dixhitale dhe qese për paketimin e drogës. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

    Prishtinë – Një shofer i kompanisë “SCAN Taxi”, i identifikuar si Gentrit Jashari (21 vjeç), është arrestuar pas një përjekjeje për t’iu shmangur kontrollit policor. Pas ikjes me veturën e punës, ai kishte tentuar të ikte edhe në këmbë kur policia kërkoi kontrollin e një veture Audi A6 në pronësi të prindit të tij. Gjatë kontrollit të këtij automjeti, zyrtarët policorë gjetën 553 gramë marihuanë. 21-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

    Ferizaj – Pas një ndeshjeje hendbolli në palestrën “Bill Clinton”, ka ndodhur një incident ku një person i prezantuar si diplomat hungarez është gjetur i shtrirë në tokë. Ai ka deklaruar se disa të rinj tentuan t’ia merrnin me forcë daullen me të cilën përkrahte ekipet hungareze, por ka refuzuar të japë të dhëna personale apo të marrë trajtim mjekësor. Policia ka shoqëruar dy të dyshuar, Erijon Shkodra (20 vjeç) dhe një 17-vjeçar me inicialet L.B., ndërsa rasti po trajtohet në procedurë hetimore.

    Klinë – Një vizitë te dentisti ka përfunduar në stacion policor pasi 27-vjeçari A.D. dyshohet se ka sulmuar motrën e tij J.D. (37 vjeçe) brenda një ordinance stomatologjike në rrugën “Sadik Rama”. Pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari e ka tërhequr motrën e tij për flokësh dhe e ka nxjerrë zvarrë jashtë lokalit. Me vendim të prokurorit, 27-vjeçari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për dhunë në familje.

    Obiliq – Një rast i rëndë i dhunës në familje është parandaluar nga ndërhyrja e një të riu, pasi babai i tij K.K. (47 vjeç) dyshohet se ia ka afruar thikën e kuzhinës në fyt bashkëshortes së tij A.K. (48 vjeçe). Djali i çiftit ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë armën nga dora babait. Policia ka sekuestruar thikën në vendngjarje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë nën akuzën për kanosje.

    Prishtinë – Një ndërhyrje e Policisë për një rast të raportuar të dhunës në familje në rrugën “Hakif Zejnullahu” ka zbuluar 8.31 gramë marihuanë në banesë. E dyshuara Olta Sejdiu (22 vjeçe) ka pranuar se lënda narkotike i përkiste asaj. Substanca është sekuestruar, ndërsa rasti ndaj 22-vjeçares do të ndiqet në procedurë të rregullt për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

    Vushtrri – Një 61-vjeçar, i identifikuar si Musa Xhema, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Lumni Surdulli”. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje. Nga hetimet fillestare ekzistojnë dyshime për vetëvrasje, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

    Prishtinë (Hajvali) – Tefik Gërbeshi (67 vjeç) ka humbur jetën në QKUK si pasojë e plagëve të rënda në kokë të shkaktuara nga pushka e gjuetisë. Viktima paraprakisht kishte telefonuar pronarin e lokalit ku punonte duke e paralajmëruar se do t’i jepte fund jetës. Policia dhe ekipi i emergjencës e kishin transportuar atë me shenja jete në spital, por ai nuk u mbijetoi plagëve. Rasti po hetohet nga prokuroria si “Hetim mbi vdekjen”.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • SINJEL 24 ʹ Narcotics, family violence, incidents and tragic cases in Kosovo

    Kosovo has spent another 24 hours in charge of various events, where it has not lacked anti-drug operations, cases of domestic violence, physical incidents and suspicious deaths. Regional police officials and prosecutors have taken immediate action to handle each case.

    Payne A police operation conducted in the village of Dubov the Great has ended with the arrest of 20-year-old Ron Zogaj. During the raid on his house, police have located and seized 302.2 grams of marijuana, a modified pistol. PAK 9mm, three-packed clip, 325 euros cash, a digital scale and bags for drug packing. For the suspects, the 48-hour ban on unauthorized narcotics sales and unauthorized possession of weapons has been imposed.

    Pristina ) A company driver SCAN Taxi, identified as Gentris Jashari (21), has been arrested after an injection to avoid police control. After leaving with the work car, he had tried to walk even when police demanded control of an Audi A6 car owned by his parent. During the search of this vehicle, police officials found 533 grams of marijuana. The 21-year-old has been detained for 48 hours.

    Ferizaj After a handball match at the gym, Bill Clinton, an incident occurred where a person presented as Hungarian diplomat was found lying on the ground. He has declared that some young people tried to deal strongly with the drum with which he supported the Hungarian teams, but refused to provide personal information or receive medical treatment. Police have accompanied two suspects, Erion Shkodra (20) and a 17-year-old with the initials L.B., while the case is being addressed in investigative procedure.

    Cline í A visit to the dentist has ended at the police station after the 27-year-old A.D. He allegedly attacked his sister J.D. (37 years of age) within a dentistship on the street of Sadik Rama. After a verbal disagreement, the suspect dragged his sister out of the bar. At the prosecutor’s decision, the 27-year-old has been detained for 48 hours under suspicion of domestic violence.

    Obilic A serious case of domestic violence has been prevented from interfering with a young man after his father, K.K. (47 years of age) he allegedly drew the kitchen knife to his wife A.K.’s throat. (48 years old). The couple’s son immediately intervened, taking the gun from his father. Police have seized the knife at the scene, and the suspect has been sent to the hold for 48 hours on charges of deportation.

    Pristina ) A police intervention for a reported family violence case on the Haqif Zajullahu street has uncovered 8.31 grams of marijuana in the apartment. Suspected Olita Sejdiu (22 years old) has admitted that the narcotic substance belonged to her. The substance has been seized, while the case against the 22-year-old will be followed in regular procedure for unauthorized possession of narcotics.

    I’m in trouble. A 61-year-old, identified as Musa Xhema, has been found without signs of life at his home on the road {Lumni Surdulı. The medical team has recorded his death at the scene. In initial investigations, there are suspicions of suicide, while by order of the prosecutor the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for Obligation and the case has been described as suspicious death.

    Pristina (Hajval) Tfiq Gerbeshi (67) has lost his life at QKUK as a result of the heavy head injuries caused by the hunting rifle. The victim had first called the owner of the club where he worked, warning him that he would end his life. Police and emergency crew had transported him with signs of life to the hospital, but he did not survive the injuries. The case is being investigated by the prosecution as an investigation into death.

    SINJIL 24 When you slept, we accompanied Kosovo.

    Note. The defendant is declared innocent until his guiltyness is proven with a court of contempt.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Turqi: Nis samiti COP31 për ndryshimet klimatike

    Turqi: Nis samiti COP31 për ndryshimet klimatike

    Në qytetin turistik të Antalias në Turqi ka nisur të hënën, më 9 nëntor, konferenca e 31-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP31, ku përfaqësues nga e gjithë bota janë mbledhur për të diskutuar masat kundër ngrohjes globale.

    Samiti, i cili do të zgjasë deri më 20 nëntor, zhvillohet në një kohë kur temperaturat globale vazhdojnë të rriten dhe shumë vende po përballen me pasoja gjithnjë e më të rënda të ndryshimeve klimatike, përfshirë valët e të nxehtit, përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore.

    Në hapje të konferencës, drejtuesit e samitit kanë bërë thirrje për përshpejtimin e veprimeve ndërkombëtare, duke theksuar se përparimi i deritanishëm nuk është i mjaftueshëm për të përballuar krizën klimatike.

    Sekretari ekzekutiv i OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Simon Stiell, paralajmëroi se urgjenca e situatës kërkon rezultate më të shpejta dhe angazhim më të madh nga qeveritë.

    Në qendër të diskutimeve do të jenë reduktimi i emetimeve të gazrave serrë, investimet në energjinë e pastër, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbështetja financiare për vendet më të cenueshme.

    Një tjetër çështje e rëndësishme është kalimi gradual nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si energjia diellore dhe ajo e erës.

    Konferenca zhvillohet në një periudhë të ndërlikuar ndërkombëtare, ku konfliktet dhe pasiguria energjetike po ndikojnë edhe në politikat e shumë shteteve për furnizimin me energji.

    Takimi i liderëve botërorë në kuadër të COP31 është paraparë të mbahet më 11 dhe 12 nëntor, ndërsa negociatat do të vazhdojnë deri në përfundim të konferencës.

    Rezultatet e këtij samiti pritet të jenë me rëndësi për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për përcaktimin e hapave të ardhshëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

    Burimi: Dukagjini