Category: Lajme

  • Fuqia e Donald Trumpit është në rënie

    Fuqia e Donald Trumpit është në rënie

    Teksa vala globale po kthehet kundër tij, statusi i presidentit amerikan – si president pa mundësi rizgjedhjeje – mund t’i përkeqësojë ende tensionet e vjetra dhe të ndezë shpërthime të reja.

    Burimi: The Guardian (titulli: Donald Trump’s power is on the wane. What next for Russia, Israel – and the rest of us?)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Ishte fitore edhe për botën. Njerëzit e shumë vendeve të cilët gjatë dy viteve të fundit kaotike e plot frikë pësuan dhimbje, humbje dhe poshtërime mizore nga Donald Trumpi, festuan një çast të lavdishëm të shpengimit të përbashkët. Përbindëshi, ashtu si shumë të tjerë të llojit të tij, ende rri i strukur në strofkën e tij të praruar në Shtëpinë e Bardhë; autoritarizmi i së djathtës ekstreme ende hedh hije të errët mbi shumë kombe. Por, fuqia e këtij presidenti më shkatërrimtar është thyer, magjia e tij e ligë është prishur. Britma triumfuese e votuesve amerikanë në zgjedhjet e ndërmjetme ishte thirrje mobilizuese e sfidës demokratike e cila, duke i bërë jehonë Revolucionit Amerikan të 250 vjetëve më parë, ushtoi në mbarë globin.

    Për iranianët, poshtërimi elektoral i Trumpit ngjalli shpresa, ndoshta të pabaza, se lufta e tij vrastare kundër regjimit shtypës të Teheranit mund të marrë fund së shpejti. Në Izrael, shumë nga shumica që votoi për ndryshim javën e kaluar do ta mirëpresin përuljen e mbështetësit kryesor të koalicionit ekstremist të Benjamin Netanyahut ende të pamposhtur. Ukrainasit shprehën optimizëm se një Kongres i kontrolluar nga demokratët do ta frenojë politikën e neveritshme të lëshimeve ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Në Evropë, fillimi i fundit të epokës së Trumpit solli një ndjenjë lehtësimi – dhe shpresën se marrëdhëniet toksike transatlantike mund të pastrohen nga helmi MAGA.

    Është e qartë se Trumpi tani është më i dobët ndërkombëtarisht, po aq sa edhe brenda vendit. Pavarësisht mohimeve të tij dhe përpjekjeve të përçmueshme për t’ua hedhur fajin të tjerëve, sukseset gjithëpërfshirëse të demokratëve përbënin refuzim të pagabueshëm personal ndaj tij. Për miqtë dhe aleatët e huaj, ashtu si për shumë amerikanë, mjegulla e kërcënimit, aura e pathyeshmërisë që kishte rrethuar Trumpin që nga viti 2024, më në fund është shpërndarë. Në një akt egoizmi vetëndëshkues që shpërfilli shifrat e miratimit ndaj tij, ai u kërkoi votuesve të bënin sikur ishte vetë në fletën e votimit. Ata ia plotësuan dëshirën në numër të madh – dhe, duke vepruar si përfaqësues të demokratëve në mbarë botën, ia treguan gishtin e mesit.

    Statusi i dobësuar i Trumpit si president pa mundësi rizgjedhjeje dhe frustrimi se nuk është më në qendër të vëmendjes, mund t’i përkeqësojnë tensionet e vjetra dhe të ndezin shpërthime të reja. Me gjithë fjalët e tij për arritjen e marrëveshjeve, ai rrallë bën kompromis. Kur pengohet, zemërohet, ngul këmbë edhe më fort dhe sulmon. Kjo është arsyeja pse festimet iraniane mund të dalin të parakohshme. I nxitur nga Netanyahu (për aq kohë sa ky do të jetë në pushtet), Trumpi si komandant i përgjithshëm mund t’u kundërvihet ende republikanëve të zbutur nga humbja, si zëvendëspresidenti JD Vance, dhe ta rifillojë e zgjerojë luftën – jo më pak edhe për t’u hakmarrë për rritjen e çmimeve të naftës në Lindjen e Mesme, të orkestruar nga Teherani, që ia largoi kaq shumë votues.

    Zgjidhja e ngërçit bërthamor me Iranin, që zgjat prej dekadash, është çështje kyçe e trashëgimisë politike për Trumpin, i cili është gjithnjë e më i fiksuar pas vendit të tij në histori. Një tjetër çështje e trashëgimisë është Rusia. Ai ka shkuar deri në nivele të turpshme për ta shpërblyer kriminelin e luftës Putin dhe për ta ndëshkuar Ukrainën pse u pushtua. Trumpi e sheh konfliktin si pengesë për normalizimin e marrëdhënieve me Moskën dhe për marrëveshje fitimprurëse dypalëshe në energji, investime dhe tregti. Ai kapet pas një ideje të paqartë për të realizuar një “Nikson të përmbysur” – të miqësohet me Rusinë për ta vënë Kinën në disavantazh strategjik. Do të donte edhe Çmimin Nobel për Paqen. Por, përfundimi i luftës për hir të njerëzve të rrethuar të Ukrainës nuk është motivimi i Trumpit. Atij i interesojnë pak mijëra civilët e vrarë, të gjymtuar ose të traumatizuar nga bombat ruse.

    Paradoksalisht, dobësia e Trumpit mund ta përshpejtojë armëpushimin. Putini, i goditur nga dështimet në fushën e betejës dhe nga problemet ekonomike që po thellohen, e di se shansi i tij më i mirë për një rezultat që do t’ia shpëtonte fytyrën është të arrijë marrëveshje për sa kohë që Trumpi mbetet në detyrë. Pikërisht këtu qëndron rreziku i madh për Ukrainën dhe aleatët e saj. Negociatorët amatorë të Trumpit mund ta dyfishojnë trysninë për lëshime territoriale dhe të tjera nga Kievi, duke shpërfillur të drejtat e tij sovrane dhe sigurinë më të gjerë të Evropës. Për ta detyruar Kievin të kapitullonte sipas kushteve të tij, Trumpi mund ta shtojë edhe më shumë pezullimin e armëve dhe të mbështetjes së inteligjencës, si dhe refuzimin për të ofruar garanci të besueshme sigurie – dhe në djall pasojat dhe precedenti.

    Trumpi ka një hapësirë shumë të gjerë për ta drejtuar politikën e mbrojtjes dhe të jashtme të ShBA-së në mënyrë të pavarur nga Kongresi. Por, pasi demokratët të marrin kontrollin e të dyja dhomave në janar, ai dhe zyrtarët e lartë me siguri do të përballen me shqyrtim intensiv për veprimet e Ekzekutivit, buxhetet dhe akuzat për korrupsion e shpërdorim të pushtetit. Një nga viktimat e para politike mund të jetë nuselala e tij e përkëdhelur, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth (ndonëse me gjasë do t’i shpëtojë ekzekutimit publik). Nëse Trumpi shkarkohet sërish, siç kërkojnë disa demokratë, do të ketë më pak kohë të shqetësohet për trashëgiminë e tij ndërkombëtare.

    Shumica e politikave të ShBA-së nuk do të ndryshojnë ndjeshëm nga tani deri në vitin 2028. Çdo qeveri e re izraelite ka gjasa të vazhdojë t’ua mohojë palestinezëve të drejtat themelore në Gazë dhe Bregun Perëndimor, me pak a shumë mbështetjen e Uashingtonit. Trumpi mund t’i zbusë marrëdhëniet me Evropën dhe Kanadanë duke i ulur tensionet e luftërave tarifore. Ose, mund t’i zbatojë kërcënimet e mëparshme për ta braktisur NATO-n dhe mbrojtjen e përbashkët të Evropës – për të, një tjetër çështje e shtrembëruar e “trashëgimisë”. Ekziston rreziku që ai t’ia imponojë Kubës një ndryshim regjimi të stilit venezuelian. Ndërkohë, një autokrat shumë më i zgjuar, Xi Jinpingu i Kinës, do të vazhdojë ta manovrojë lehtësisht. Marrëveshjet urgjentisht të nevojshme për ta ndalur përhapjen e armëve bërthamore nuk duken askund; po ashtu, nuk duket as fundi i mohimit nga Shtëpia e Bardhë për emergjencën klimatike. Nga ana tjetër, demokratët, sapo të kontrollojnë financat, mund dhe duhet të veprojnë shpejt për ta rivendosur plotësisht buxhetin e ndihmës jashtë vendit.

    Në këtë çast joshës e të pasigurt të një shpengimi global, a mund ta shpengojë Trumpi veten? Do të ishte mirë të mendohej se, i goditur nga një votë e qartë kombëtare mosbesimi dhe nga një rikonfirmim i fuqishëm popullor i demokracisë amerikane, ai do të shlyejë mëkatet e veta. Nuk është aq e vështirë, Donald. Merre këshillën e reperit Ice T, i cili tha: “Shpengimi thjesht do të thotë që bën ndryshim në jetën tënde dhe përpiqesh të bësh atë që është e drejtë, në vend të asaj që bëje më parë që ishte e gabuar”. Megjithatë, metamorfoza e tillë kaq vonë është e pamundur. Në moshën 80-vjeçare, i ngulitur në zakonet e veta, pa mësuar asgjë, pa dëgjuar kurrë, duke rrëshqitur drejt senilitetit, vulgar e banal dhe duke u kapur pas paragjykimeve të vjetruara si pas një batanijeje ngushëlluese, Trumpi, “rosa e zemëruar”, ka shkuar tepër larg për të ndryshuar.

    Përpara duken edhe dy vite të tejkalimit të kompetencave presidenciale, ndërhyrjes në punët e vendeve të tjera, pozimit egoist në politikën e jashtme, përplasjeve ekonomike dhe aventurizmit ushtarak jashtë vendit. Megjithatë, rryma po kthehet kundër tij. Fitoret elektorale progresiste në Hungari, Serbi, Brazil dhe tani në ShBA i kanë dhënë energji dhe freski të re demokracisë globale. Më pas vjen Spanja, pastaj Franca në vitin 2027. Humbjet e tjera historike për populistët e së djathtës ekstreme dhe ultranacionalistët, të cilët besonin se Trumpi dhe MAGA ishin të pathyeshëm, tani janë një mundësi e lavdishme. Gjithçka ka të bëjë me mposhtjen e Trumpit. /Tlegrafi/

  • Gjendet i vdekur një burrë në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

    Gjendet i vdekur një burrë në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

    Gjendet i vdekur një burrë në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës është gjetur një person pa shenja jete në Vushtrri.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

    “Vushtrri / 08.11.2026 – 16:10. Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Burimi: Insajderi

  • A dead man in Vushtrri, the case is being investigated as suspicious death

    Kosovo police have announced that Sunday afternoon a person without life signs has been found in Vushtrri.

    According to the 24-hour police report, the case has been described as a suspicious death.

    Vuzherri / 08.11.2026 It is reported that without signs of life, the Kosovo male victim has been found, reportedly in the report.

    At the prosecutor’s decision, the lifeless body was sent to the Institute of Legal Medicine ( IML to exhibit.

    Source Layer: Insander

  • 2026 pritet të thyejë rekordin si viti më i nxehtë në histori

    2026 pritet të thyejë rekordin si viti më i nxehtë në histori

    Bota mund të përjetojë vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe fenomenit El Niño.

    Sipas shkencëtarëve të organizatës kërkimore Berkeley Earth, ekziston një mundësi prej 95% që viti 2026 të thyejë rekordin e mëparshëm të vitit 2024.

    Shqetësimi është rritur pas një serie ngjarjesh ekstreme klimatike, përfshirë valët e të nxehtit, zjarret masive në Evropë, thatësirat dhe katastrofat që lidhen me shkrirjen e akullnajave.

    Ndërkohë, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se temperaturat e larta mund të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2027, për shkak të një fenomeni të fuqishëm El Niño.

    Shkencëtarët theksojnë se shkaktari kryesor i ngrohjes globale mbetet rritja e përqendrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, si rezultat i përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

    Paralajmërimet vijnë në kohën kur liderët botërorë dhe negociatorët për klimën po zhvillojnë takimet e COP31 në Antalia të Turqisë, ku në fokus janë reduktimi i emetimeve dhe përshtatja e shteteve ndaj kushteve gjithnjë e më ekstreme klimatike.

    Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike nuk janë më vetëm një kërcënim për të ardhmen, por një realitet që po ndikon drejtpërdrejt në jetën, ekonominë dhe sigurinë e njerëzve në mbarë botën.

    Burimi: RTKLive

  • 2026 expected to break record as hottest year in history

    The world can experience the hottest year ever recorded, as global temperatures continue to rise as a result of climate change and El Niño phenomena.

    According to research scientists Berkeley Earth, there is a 95% chance that 2026 will break the previous record of 2024.

    Concern has increased after a series of extreme climate events, including heat waves, massive fires in Europe, droughts and disasters related to melting glaciers.

    Meanwhile, the World Meteorological Organization warns that high temperatures can continue during 2027 because of a powerful El Niño phenomenon.

    Scientists point out that the main cause of global warming remains to increase the concentration of carbon dioxide in the atmosphere as a result of fossil fuels.

    Warnings come at a time when world leaders and climate negotiators are holding COP31 meetings in Turkey’s Antalya, where reductions of emissions are the focus and the adaptation of states to increasingly extreme climate conditions.

    Experts warn that climate change is no longer just a threat to the future, but a reality that is directly affecting people’s life, economy, and security worldwide.

    Source Layer: RTKLive

  • Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

    Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

    Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

    Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me mjet të mprehtë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti u iniciua si “Kanosje”.

    “Obiliq 08.11.2026, 15:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv

  • U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK

    U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK

    U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur një person të shtrirë në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh, personi i gjinisë mashkullore kishte shenja jete, me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por më pas ka vdekur.

    “Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës.”, thuhet në raport.

    Sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Klankosova.tv

  • OBRM-PDUKM: LSDM lejoi që 110 milionë euro të transferoheshin nga Venezuela, e cila ishte nën sanksione ndërkombëtare

    OBRM-PDUKM: LSDM lejoi që 110 milionë euro të transferoheshin nga Venezuela, e cila ishte nën sanksione ndërkombëtare

    “LSD dhe Venko Filipçe vazhdojnë të përhapin manipulime në lidhje me rastin e Alta Bank. Se ata nuk kanë njohuri për sektorin bankar është e qartë nga fakti se ata nuk bëjnë dallim midis Eurostandard dhe Alta Bank, sepse janë dy raste në të cilat baza ligjore nuk është e njëjtë”, thonë nga OBRM-PDUKM në lidhje me situatën me bankën e Manastirit.

    Nga OBRM-PDUKM thonë se në vitin 2019, LSDM lejoi që 110 milionë euro të transferoheshin nga Venezuela, e cila atëherë ishte nën sanksione ndërkombëtare, te kompanitë afër Zaevit.

    “Paratë u transferuan përmes llogarive jo-rezidente të kompanive të hapura në mënyrë fiktive në Shkup, dhe pronarët ishin shtetas të Amerikës Latine, dhe një pjesë e këtyre parave kaloi edhe përmes bankave ruse.

    Kompanitë e afërta me Zaevin fituan pothuajse 13 milionë euro duke mos paguar kreditë, në dëm të të gjithë depozituesve të tjerë në bankë.
    Një nga këto kompani ishte kompania “Sara Engineering DOO Strumica”, atëherë në pronësi të Vice Zaev, dhe tani drejtohet nga Stojan Kocirov. Kocirov është anëtar i Komitetit Qendror të LSD-së, i emëruar drejtpërdrejt nga Filipçe. Kompania është debitore ndaj Zyrës së të Ardhurave Publike për taksa të papaguara plotësisht”, thekson partia në pushtet.

    Nga atje shtojnë se autoritetet përgjegjëse për Alta Bank ishin transparente në lidhje me të gjithë rastin dhe thanë se po punonin për të zgjidhur problemin./Telegrafi/

  • “Nuk mund të shkruaja një histori më të bukur”, Fisnik Asllani reagon pasi shënoi golin e parë në Bundesliga

    “Nuk mund të shkruaja një histori më të bukur”, Fisnik Asllani reagon pasi shënoi golin e parë në Bundesliga

    Fisnik Asllani ka përjetuar një mbrëmje të veçantë në Bundesligë, duke shënuar golin e tij të parë të sezonit në fitoren e Hoffenheimit ndaj Schalke 04 me rezultat 2-1.

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi që në minutën e 10-të të takimit, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius. Asllani i bëri presion portierit, ndërsa pas një ndërhyrjeje të tij me këmbë, topi përfundoi mbi Kariusin dhe në rrjetë.

    Pas ndeshjes, 24-vjeçari pranoi se kishte pasur edhe pak fat në realizimin e golit, por theksoi se gjithçka nisi nga presioni dhe lëvizja e tij në momentin e duhur.

    “Pati pak fat që topi përfundoi në rrjetë në atë mënyrë, kjo është e vërtetë. Por nuk ishte vetëm fat, sepse unë bëra atë vrapim. Vetëm në atë mënyrë mund të shënohej goli. Nëse nuk do ta bëja atë lëvizje, goli nuk do të realizohej”.

    Për Hoffenheimin, kjo fitore erdhi pas disa javësh tejet të ngarkuara, me nëntë ndeshje të zhvilluara brenda 29 ditësh. Trajneri Christian Ilzer dhe sulmuesi kosovar pranuan se skuadra kishte ndier lodhjen, sidomos për shkak të mungesave dhe numrit të kufizuar të lojtarëve që mund të përballonin këtë ritëm.

    “Kur luan katër javë rresht me ndeshje edhe gjatë mesjavës, është një ngarkesë shumë e madhe. Ndoshta sot na mungoi ajo cilësi shtesë ndaj Schalkes, sidomos kur ke edhe mungesa. Kohët e fundit dukej sikur të njëjtët 12 apo 13 lojtarë ishin gjithmonë në formacionin titullar”, u shpreh Asllani.

    Megjithatë, sulmuesi i Kosovës theksoi se i pëlqen një kalendar i tillë, pasi preferon të luajë sa më shpesh sesa të kalojë më shumë kohë në stërvitje.

    “Unë jam dikush që e pëlqen këtë. Preferoj të luaj, asgjë nuk është më e mirë sesa të kesh ndeshje çdo disa ditë. Më mirë kështu sesa të stërvitem”.

    Por, ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë gol ishte një arsye familjare. Asllani zbuloi se realizimi i parë në Bundesligë për këtë sezon erdhi pikërisht në ditëlindjen e babait të tij, të cilit ia dedikoi këtë dhuratë.

    “Golat gjithmonë më japin një ndjenjë të veçantë, është gjithmonë diçka shumë e bukur. Por sot është edhe ditëlindja e babait tim. Ky ishte praktikisht dhurata ime për të. Goli im i parë në Bundesligë këtë sezon, nuk mund të shkruaja një histori më të bukur se kjo”./Telegrafi/

  • Sa të sigurt jemi në të vërtetë në internet? Drenusha Salihu së shpejti në “Rrugëtimi”

    Sa të sigurt jemi në të vërtetë në internet? Drenusha Salihu së shpejti në “Rrugëtimi”

    A mund të na përgjojnë përmes telefonit apo kompjuterit? Sa lehtë mund të thyhet një fjalëkalim? A mund ta dallojmë më një video reale nga një deepfake? dhe pse duhet të mendojmë dy herë para se të publikojmë fotografitë e fëmijëve në rrjete sociale?

    Në episodin e dhjetë të podcastit “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, flasim për rreziqet që shpesh i kemi para syve, por nuk i marrim seriozisht.

    Me Drenusha Salihun nga Women for Cyber diskutojmë për sigurinë kibernetike, mashtrimet online, përgjimin përmes pajisjeve, inteligjencën artificiale, mbrojtjen e fëmijëve dhe sfidat e grave në një industri që vazhdon të dominohet nga burrat.

    Sa më shumë teknologjia bëhet pjesë e jetës sonë, aq më e rëndësishme bëhet pyetja: A dimë vërtet si të mbrohemi?

    Episodi i ri i “Rrugëtimit” – së shpejti. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com