Category: Lajme

  • British Prime Minister for Kurti’s letter, former ambassador: Trendafilova called European countries, demanded Kosovo be threatened for Special

    Former Kosovo Ambassador Muhamet Brajshori has claimed that Special Court President Ekaterina Trendafilova, and chief prosecutor Kimberley West have repeatedly contacted the governments of the European Union and the United Kingdom countries, demanding pressure on Kosovo not to vote again on the Law for Specialised Chambers.

    In a post on the X platform, Brajshori has said that during his visits to several European capitals last week, he learned about these contacts, writes Insander.

    According to him, in calls with representatives of European countries, Trendafilova and West have demanded that Kosovo be pressured through threats blocking the European Union membership process and funds, as well as keeping membership in the Council of Europe out of office while procedures are under way at the Special Court.

    This letter has been influenced by United Kingdom Ambassador to Kosovo and by calls to London by Kosovo Specialised Chambers President Ekaterina Trendafilova, and chief prosecutor Kimberly West. Hasn’t London heard the prospect of Kosovo? Kosovo should explain its concerns directly and clearly. The UK would not support a second case similar to that of Birmingham Six, Brajshori wrote.

    Brajshori has claimed their argument was that the Special Court was founded to issue justice and not question its own justice, referring to the possibility of a European Court of Human Rights ( GEDNJ).

    He has described this position as unusual in connection with judicial accountability, arguing that no court should be on the review.

    Brajshori’s claims come at a time when British Prime Minister Andy Burnham has sent a letter to Kosovo Prime Minister Albin Kurti about support for the Special Court’s mandate. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Letra e kryeministrit britanik për Kurtin, ish-ambasadori: Trendafilova telefonoi vendet evropiane, kërkoi që Kosova të kërcënohet për Specialen

    Letra e kryeministrit britanik për Kurtin, ish-ambasadori: Trendafilova telefonoi vendet evropiane, kërkoi që Kosova të kërcënohet për Specialen

    Letra e kryeministrit britanik për Kurtin, ish-ambasadori: Trendafilova telefonoi vendet evropiane, kërkoi që Kosova të kërcënohet për Specialen

    Ish-ambasadori i Kosovës, Muhamet Brajshori, ka pretenduar se presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe kryeprokurorja Kimberley West kanë kontaktuar vazhdimisht qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar presion ndaj Kosovës për të mos e votuar sërish ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Në një postim në platformën X, Brajshori ka thënë se gjatë vizitave të tij në disa kryeqytete evropiane javën e kaluar, ka mësuar për këto kontakte, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, në telefonatat me përfaqësuesit e vendeve evropiane, Trendafilova dhe West kanë kërkuar që Kosovës t’i bëhet presion përmes kërcënimeve me bllokimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të fondeve, si dhe duke e mbajtur jashtë agjendës anëtarësimin në Këshillin e Evropës përderisa vazhdojnë procedurat në Gjykatën Speciale.

    “Kjo letër është ndikuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe nga telefonatat në Londër të presidentes së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, dhe kryeprokurores Kimberly West. A nuk e ka dëgjuar Londra edhe perspektivën e Kosovës? Kosova duhet t’i shpjegojë shqetësimet e saj drejtpërdrejt dhe qartë. Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështeste një rast të dytë të ngjashëm me atë të ‘Birmingham Six’”, ka shkruar Brajshori.

    Brajshori ka pretenduar se argumenti i tyre ka qenë se Gjykata Speciale është themeluar për të dhënë drejtësi dhe jo për ta vënë në pikëpyetje vetë drejtësinë e saj, duke iu referuar mundësisë së një shqyrtimi nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

    Ai e ka cilësuar këtë qëndrim si të pazakontë sa i përket llogaridhënies gjyqësore, duke argumentuar se asnjë gjykatë nuk duhet të jetë mbi shqyrtimin.

    Pretendimet e Brajshorit vijnë në kohën kur kryeministri britanik, Andy Burnham, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mbështetjen për mandatin e Gjykatës Speciale. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • “Akordet e Kosovës”, një superorganizim, një hap drejt skenës së Eurovizionit

    “Akordet e Kosovës”, një superorganizim, një hap drejt skenës së Eurovizionit

    Maliqi ka treguar se ftesën për të qenë pjesë e festivalit e kishte marrë disa muaj më parë dhe e kishte pranuar me shumë kënaqësi, duke shprehur edhe mallin për publikun kosovar.

    Ajo e ka vlerësuar rikthimin e emrit “Akordet e Kosovës”, duke e cilësuar festivalin si një ngjarje të rëndësishme për muzikën dhe interpretimin në Kosovë.

    “Për Akordet e Kosovës kam dëgjuar si një legjendë, dhe jam shumë e lumtur që ky emër është rikthyer”, ka thënë Maliqi.

    Duke vlerësuar organizimin, skenën, orkestrën live dhe atmosferën e festivalit, këngëtarja e ka cilësuar atë si një superorganizim, ndërsa ka shprehur shpresën që ky aktivitet të shërbejë edhe si një mundësi për përfaqësimin e Kosovës në Eurovision.

    “Më vjen shumë mirë që Kosova më në fund ka një festival për muzikën, këngën, interpretimin. E di që ky është edicioni i katërt, por ju tanimë keni një eksperiencë të përjetuar, dhe kam përshtypjen se do të jetë një ogur i mirë, pse jo për të përfaqësuar Kosovën në Eurovision”, është shprehur ajo.

    Një vëmendje të veçantë Jonida Maliqi i ka kushtuar rikthimit të Natës së Fëmijëve në kuadër të festivalit, duke e vlerësuar këtë si një mundësi të rëndësishme për kultivimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre artistik.

    Ajo ka kujtuar edhe fillimet e veta në skenë, në moshën nëntëvjeçare, përmes festivaleve ndërkombëtare të fëmijëve që organizoheshin në Shkodër. Sipas saj, përvoja e fituar që në fëmijëri ndikon drejtpërdrejt në formimin e një artisti, duke i dhënë vetëbesim dhe duke e ndihmuar të ndërtojë një rrugëtim të qëndrueshëm në art.

    “Më vjen shumë mirë që e keni rikthyer edhe Natën e Fëmijëve, ku është target grupi i fëmijëve, duke marrë në konsideratë që është një pjesë thelbësore e të krijuarit art edhe për të kultivuar artistët e së ardhmes”, ka deklaruar ajo.

    Duke u ndalur te përvoja e saj në Eurovision, Maliqi ka folur edhe për rëndësinë e interpretimit vokal në raport me aspektet e tjera të performancës skenike. Sipas saj, skenat e mëdha kërkojnë materiale muzikore të fuqishme dhe artistë që arrijnë të dëshmojnë vlerat e tyre përmes interpretimit.

    Ajo vlerëson se performanca vizuale ka fituar rëndësi në festivalet bashkëkohore, përfshirë Eurovisionin, por thekson se vokali dhe interpretimi mbeten thelbësore për një artist të vërtetë.

    “Të kënduarit live të imponon që ti të sjellësh materiale pak më pompoze, më të fuqishme. Unë nuk jam kundër komercialitetit, por skena e madhe mbi të gjitha merr në konsideratë vokalin, interpretimin dhe pastaj anën tjetër të performancës. Performanca sigurisht që vlerësohet jashtëzakonisht shumë në kohët e fundit, edhe në Eurovision, por mendoj se nuk është dominante dhe nuk do të jetë kurrë për sa i takon një artisti të vërtetë. Nëse nuk ke vokal, mbetesh një performues shumë i mirë”, ka thënë Maliqi.

    Ajo i sheh festivalet si ura lidhëse që mund t’u hapin artistëve rrugën drejt skenave më të mëdha, ndërsa konkurrencën e konsideron pjesë të domosdoshme të zhvillimit profesional. Sipas saj, gara i shtyn artistët të nxjerrin në pah potencialin e tyre dhe t’i përballojnë me maturi si sukseset, ashtu edhe humbjet.

    “Gara të bën që ti të luftosh jo me inat, por përkundrazi të nxjerrësh vlerat e tua në maksimumin e mundshëm. Dhe të mësohesh edhe atëherë kur humb, edhe atëherë kur fiton”, është shprehur ajo.

    Përtej vlerësimit profesional për festivalin, paraqitja në “Akordet e Kosovës” kishte edhe një dimension emocional për këngëtaren. Ajo ka kujtuar se hapat e parë të karrierës i kishte bërë edhe në Kosovë dhe se rikthimi në sallën “1 Tetori”, pas 15 vjetësh, kishte një domethënie të veçantë për të.

    Duke krahasuar emocionet e paraqitjes në Eurovision me ato të rikthimit në skenën kosovare, Maliqi ka thënë se përvoja ndër vite nuk i zhduk emocionet, por e rrit ndjenjën e përgjegjësisë ndaj publikut dhe interpretimit.

    “Në Eurovision, për hir të së vërtetës, na është dashur të qëndrojmë në Tel Aviv 15 ditë dhe 15 ditë kishim prova intensive, prej të cilave kishte edhe prova me publik. Dalja në skenë ishte si një provë gjenerale. Ndërsa këtu, nëse rikthehem pas kaq vitesh në Kosovë, e kam përgjegjësinë shumë të madhe. Sa herë rikthehem në skenë, emocioni vjen dhe rritet, ashtu sikurse me vitet rritet edhe përgjegjësia”, ka rrëfyer ajo.

    Në fund, Maliqi ka inkurajuar artistët që të jenë pjesë e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore të vendeve të tyre, duke e konsideruar pjesëmarrjen në to një kontribut të rëndësishëm për artin dhe kulturën.

    Burimi: RTKLive

  • Asllani pas golit të mbrëmshëm: Ishte dhuratë për babanë

    Asllani pas golit të mbrëmshëm: Ishte dhuratë për babanë

    Ylli i Kombëtares së Kosovës e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të, pas një presioni të vazhdueshëm ndaj portierit kundërshtar, Loris Karius, i cili gaboi në momentin e daljes me topin. Asllani arriti të ndërhyjë, ndërsa topi përfundoi mbi portierin dhe në rrjetë.

    Pas përfundimit të ndeshjes, 24-vjeçari foli për golin e realizuar, duke pranuar se kishte pasur edhe pak fat, por theksoi se gjithçka erdhi si rezultat i lëvizjes dhe presionit të tij në momentin e duhur.

    “Pati pak fat që topi përfundoi në rrjetë në atë mënyrë, kjo është e vërtetë. Por nuk ishte vetëm fat, sepse unë bëra atë vrapim. Vetëm në atë mënyrë mund të shënohej goli. Nëse nuk do ta bëja atë lëvizje, goli nuk do të realizohej”, deklaroi Asllani.

    Fitorja ndaj Schalkes erdhi në një periudhë mjaft të ngarkuar për Hoffenheimin, që kishte zhvilluar nëntë ndeshje brenda vetëm 29 ditësh. Për këtë arsye, lodhja fizike dhe mungesat në skuadër kishin ndikuar në përgatitjen dhe paraqitjet e ekipit.

    Vetë Asllani pranoi se ritmi i ndeshjeve kishte qenë shumë intensiv, sidomos për shkak të numrit të kufizuar të futbollistëve në dispozicion.

    “Kur luan katër javë rresht me ndeshje edhe gjatë mesjavës, është një ngarkesë shumë e madhe. Ndoshta sot na mungoi ajo cilësi shtesë ndaj Schalkes, sidomos kur ke edhe mungesa. Kohët e fundit dukej sikur të njëjtët 12 apo 13 lojtarë ishin gjithmonë në formacionin titullar”, u shpreh reprezentuesi kosovar.

    Megjithatë, sulmuesi tregoi se preferon një kalendar të ngjeshur, pasi dëshiron të jetë sa më shumë në fushën e lojës.

    “Unë jam dikush që e pëlqen këtë. Preferoj të luaj, asgjë nuk është më e mirë sesa të kesh ndeshje çdo disa ditë. Më mirë kështu sesa të stërvitem”, tha ai.

    Por, goli ndaj Schalkes kishte një domethënie edhe më të veçantë për Asllanin. Sulmuesi zbuloi se realizimi i tij i parë sezonal në Bundesligë përkoi me ditëlindjen e babait, të cilit vendosi t’ia dedikojë këtë moment të veçantë.

    “Golat gjithmonë më japin një ndjenjë të veçantë, është gjithmonë diçka shumë e bukur. Por sot është edhe ditëlindja e babait tim. Kjo ishte praktikisht dhurata ime për të. Goli im i parë në Bundesligë këtë sezon, nuk mund të shkruaja një histori më të bukur se kjo”, përfundoi Asllani.

    Burimi: RTKLive

  • Aslan after last night’s goal: It was a gift for Dad.

    The Kosovo National Star unblocked the score as early as the 10th minute, following a constant pressure on the rival goalkeeper, Loris Karius, who erred at the time of his exit with the ball. Aslan was able to intervene, and the ball ended on the doorman and on the net.

    After the match ended, the 24-year-old spoke of the goal accomplished, acknowledging that he had had had some luck, but stressed that everything came as a result of his movement and pressure at the right moment.

    The little luck the ball ended up in the net like that, that’s true. But it wasn’t just luck because I ran it. Only then could the goal be scored. If I didn’t make that move, the goal would not be realized, Aslan declared.

    The victory over Schalkes came in a period heavily charged for Hoffmannheim, which had held nine matches within just 29 days. For this reason, physical fatigue and team shortages had affected the team’s preparation and performance.

    Aslan himself acknowledged that the pace of the games had been intense, especially because of the limited number of players available.

    When you play four weeks in a row during the midweek, it’s a huge burden. Perhaps today we lacked that extra quality to Schalke, especially when you are lacking. Recently it seemed like the same 12 or 13 players were always in the title formation, the Kosovo frontman said.

    However, the attacker indicated that he prefers a busy calendar because he wants to be as much on the playing field as possible.

    I’m somebody who likes it. I’d rather play, nothing is better than fighting every few days. Better than training, he said.

    However, the goal of Schalke had a more special meaning for Aslan. The attacker found that his first seasonal realization in Bundesligla coincided with Father’s birthday, which he decided to dedicate to this particular moment.

    Goats always give me a special feeling, it’s always something beautiful. But today is also my father’s birthday. This was practically my gift to him. My first goal in Bundesliga this season, I couldn’t write a better story than this, Aslan ended.

    Source Layer: RTKLive

  • Nis greva e punëtorëve, ndalet qarkullimi i trenave në Kosovë

    Nis greva e punëtorëve, ndalet qarkullimi i trenave në Kosovë

    Nis greva e punëtorëve, ndalet qarkullimi i trenave në Kosovë

    Qarkullimi i trenave në Kosovë është ndërprerë sot nga ora 08:00, si pasojë e grevës së punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”, të cilët kërkojnë indeksimin e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

    Kryetari i Sindikatës së Infrakos-it, Hysen Nikqi, ka bërë të ditur se greva përfshin gjithë territorin e Kosovës, ndërsa është pezulluar edhe qarkullimi i trenave në relacionin Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas.

    Ai ka theksuar se kjo është faza e parë e grevës, e cila është organizuar pas mungesës së reagimit nga bordi dhe menaxhmenti ndaj kërkesave të punëtorëve.

    “Këshilli Grevist sot e ka paralajmëruar një grevë të cilën kemi fillu sot në orën 08:00 edhe do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës. Si pasojë e grevës do të ndalet edhe qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas. Kjo është faza e parë e grevës, nuk kemi dëshiruar me bë me organizu, por kemi qenë të detyruar, sepse para dy javëve kemi mbajtur një protestë paralajmëruese për sensibilizimin e opinionit, bordit, menaxhmentit, qeverisë për kërkesat tona të drejta edhe ligjore. Të cilat deri më sot nuk e ka dhënë asnjë efekt, nuk e kanë dhënë asnjë shenjë që ata janë të gatshëm me lëviz diçka. Edhe kështu që sot kemi filluar grevën, edhe greva është në krejt territorin e Kosovës”, theksoi Nikqi.

    Kreu i sindikatës ka paralajmëruar se ndërprerja e shërbimeve hekurudhore do të vazhdojë derisa bordi të marrë një vendim me shkrim për kërkesat e punëtorëve.

    Sipas tij, çështja kryesore mbetet ajo e pagave, ndërsa punëtorët kërkojnë edhe rritjen e pagesës për shujtë dhe kompensimin retroaktiv për 3 muajt e fundit.

    “Asnjë shërbim, asnjë qarkullim, as sot, as nesër, por këtë e ndryshon vetëm vendimi i bordit. Nëse ata marrin një vendim edhe ne e kemi një vendim të shkruar, jo vetëm fjalë, atëherë po Këshilli organizohet, e përfundon për këtë grevën…Kërkesë kryesore janë pagat. E para edhe vetmja janë pagat, por kemi edhe kërkesa të tjera si rritjen e shujtës, pagesën në mënyrë retroaktive për tre muajt e fundit, sepse këto i kemi diskutuar me bordin për takimin që kemi… Po, për shkallëzimi i pagave”, ka thënë Nikqi.

    Ndërkohë, anëtari i sindikatës, Ekrem Tahiri, ka deklaruar se greva është pasojë e mosadresimit të kërkesave nga bordi mbikëqyrës dhe drejtuesit e ndërmarrjes.

    Ai ka theksuar se kërkesat kanë karakter social, duke veçuar indeksimin e pagave dhe rritjen e kompensimit për ushqim, të cilin e konsideron të pamjaftueshëm për punëtorët që kryejnë ndërrime 8-orëshe.

    “Kjo grevë ka ardhur si pasojë mos dëgjimit nga stafi punëdrejtuese të organizatës, siç është Bordi mbikqyrës, dhe faktorët e tjerë që e menaxhojnë këtë organizatë. Realisht kërkesat tona janë kërkesa të karakterit social të punëtorëve. Ndër kërkesat më kryesore që është indeksimi i pagave të punëtorëve…Ky këshill ka me vazhduar deri në realizim e plotë të kërkesave tona. Përpos indeksimit është rritja e shujtës, marrë parasysh një punëtor sot të vijë të bëjë shërbim në tetë orë këtu dhe me 2 euro e gjysmë ta kalojë një ditë, nuk di sa do të mund të jetë ai njeri tamam në shërbim, se kur është barku i thatë edhe mendja nuk punon”, tha ai.

    Në anën tjetër, Trainkos ka kërkuar mirëkuptim nga udhëtarët për ndërprerjen e transportit hekurudhor, duke njoftuar se shërbimet do të rikthehen sapo të krijohen kushtet për operim.

    Greva ishte paralajmëruar gjatë protestës së 26 tetorit, të mbajtur para stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë.

    Përveç indeksimit të pagave, punëtorët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, ndërsa akuzojnë bordin dhe menaxhmentin për mosplotësimin e kërkesave të tyre. /Ksp

  • Gruaja nga Gjakova e paraqet burrin në polici, refuzon strehimin

    Gruaja nga Gjakova e paraqet burrin në polici, refuzon strehimin

    Gruaja nga Gjakova e paraqet burrin në polici, refuzon strehimin

    Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka refuzuar strehimin dhe ka thënë se ndjehet e sigurt në banesën e saj.

    “Gjakovë / 08.11.2026 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka lëndime dhe ka refuzuar strehimin, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e sigurt në banesën e saj.”, thuhet në raportin 24-orësh.

    Sipas njoftimit, i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • Ambasada Gjermane në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

    Ambasada Gjermane në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

    Ambasada Gjermane në Kosovë ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke rikthyer vëmendjen te një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne evropiane, e cila shënoi fundin e ndarjes së Gjermanisë dhe u bë simbol i lirisë dhe bashkimit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada rikujtoi se më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje, Muri i Berlinit u shemb, duke hapur rrugën për ribashkimin e Gjermanisë, i cili u realizua më 3 tetor 1990.

    Në mesazhin e saj të hedhur në Facebook, Ambasada thekson rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, e cila ndryshoi jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por edhe atë të Evropës dhe botës, shkruan Telegrafi.

    “Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

    Ambasada gjithashtu shtron pyetjen se çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo ngjarje historike sot, për të forcuar dialogun, lirinë dhe lidhjet mes njerëzve./Telegrafi/

  • Objekt afarist 626m² + 200m² me qira në Fushë Kosovë - hapësirë për zyre dhe depo #17035

    Objekt afarist 626m² + 200m² me qira në Fushë Kosovë – hapësirë për zyre dhe depo #17035

    Për bizneset që kërkojnë hapësirë të madhe dhe funksionale, ky objekt afarist në Zonën Industriale të Fushë Kosovës ofron kombinim praktik të zyrave, depos dhe hapësirës së jashtme.

    Objekti ka sipërfaqe totale prej 626m², prej të cilave 266m² janë depo dhe 360m² zyre, ndërsa në dispozicion është edhe një tarracë prej 200m².

    Prona ofron hapësirë të mjaftueshme për parkim dhe ndodhet në një lokacion lehtë të qasshëm, të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore.

    Objekti ofrohet me qira për 5,290 euro në muaj.

    Karakteristika dhe informata të pronës

    • Sipërfaqe totale: 626m²
    • Depo: 266m²
    • Zyre: 360m²
    • Tarracë: 200m²
    • 3 hapësira
    • 2 banjo
    • Orientimi: Perëndim, Lindje, Jug, Veri
    • Sistemi i ngrohjes: Nuk ka ngrohje
    • Vendparkim
    • Lokacioni: Zona Industriale, Fushë Kosovë

    Kontakti

    Hashim Shala
    Email: hashim.shala@pro-rks.com
    Tel: +383 44 888 444

  • Ngjarja që tronditi Hajvalinë: Ky është 67 vjeçari që vdiq në QKUK

    Ngjarja që tronditi Hajvalinë: Ky është 67 vjeçari që vdiq në QKUK

    Ngjarja që tronditi Hajvalinë: Ky është 67 vjeçari që vdiq në QKUK

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës Hajvalinë e Prishtinës, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është gjetur me plagë të rënda në kokë. Gazeta Sinjali ka siguruar detaje lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

    Sinjali mëson se viktima është Tefik Gërbeshi, 67-vjeçar, i cili u gjet i plagosur më 8 nëntor, rreth orës 23:20, në rrugën “Rexhep Bajrami” në Hajvali.

    Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Sinjalit, menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur në 67-vjeçarin me plagë të rënda në pjesën e kokës. Pranë tij është gjetur edhe një pushkë gjuetie.

    Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ende kishte shenja jete. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    Megjithatë, pavarësisht intervenimit të mjekëve, 67-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar rreth orës 00:30 të së hënës.

    Sinjali mëson gjithashtu se, pak para ngjarjes tragjike, viktima dyshohet se kishte kontaktuar përmes telefonit punëdhënësin e tij, duke i paralajmëruar se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës.

    Kjo është bërë e ditur gjatë intervistimit të pronarit të lokalit ku kishte punuar 67-vjeçari, i cili u ka dhënë hetuesve informacione lidhur me komunikimin e fundit që kishte pasur me të.

    Në vendngjarje kanë kryer ekzaminimet e nevojshme njësitë rajonale të hetimeve dhe krimteknikës, ndërsa me urdhër të Prokurorisë kompetente është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

    Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat e vdekjes.

    Ndërkohë, për ndarjen e tij nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se për datën dhe ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali