Category: Lajme

  • The arrest of SCAN Taxi taxi driver after he was busted, company: It Happened After Worktime

    After reporting on the arrest of SCAN taxi driver Taxi Genrit Jashari, 21, i Suspects of police control shampoos and possession of over a pound of marijuana, from the company have said the suspect’s drop in handcuffs occurred after work hours were completed.

    In a response that has conveyed to Gazeta Insander’s editorial, SCAN Taxi says the suspected narcotics substance has been identified in his personal vehicle and that arrest occurred after the suspect’s work schedule ended.

    After his arrival in the parking lot, our company manager, who has immediately cooperated with police officials, has also arrived at the scene. During the verification of the person’s personal car in question, rather than any SCAN company car, the authorities’ findings have found the suspected narcotics substance, it says, among other things.

    The event took place on Sunday, November 8th, around 20:20, at the Remiz Cenica Street in Pristina.

    According to the signal report, fast Response Unit officials had set up a checkpoint when the chairman of a company’s S taxi. CAN Taxi, of the brand Dacia, had just noticed the police, had changed course by entering a secondary route.

    However, the police’s doubts had continued and they had requested another black-collar Audi A6, owned by the suspect’s parent parked in the company’s space.

    The moment police officials asked him to open the vehicle, 21-year-old started running to leave.

    Following a chase of about 300 metres, he was detained and arrested, though according to police information he had resisted during his arrest.

    During Audi’s search, police found a bag in the passenger seat, in which there was a bag containing 533 grams of suspected marijuana substance.

    The substance was seized by the incident, and the police confiscated the vehicle.

    Later, Nardroga Unit investigators have raided the suspect’s home and escort facilities, but have not found other suspicious items.

    After consulting the Prosecution, the case has been initiated for unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogue.

    Suspect has been detained in 48 hours. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me drogë, kompania: Ndodhi pas orarit të punës

    Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me drogë, kompania: Ndodhi pas orarit të punës

    Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me drogë, kompania: Ndodhi pas orarit të punës

    Pas raportimit për arrestimin e taksistit të SCAN Taxi Gentrit Jashari, 21-vjeçar, i dyshuar për shamngie të kontrollit policor dhe posedim të mbi gjysmë kilogrami marihuanë, nga kompania kanë thënë se rënia në pranga i të dyshuarit ka ndodhur pas përfundimit të orarit të punës.

    Në një reagim që kanë përcjellë në redaksinë e Gazetës Insajderi, SCAN Taxi thotë se substanca e dyshuar narkotike është identifikuar në veturën e tij personale dhe se arrestimi ka ndodhur pas përfundimit të orarit të punës së të dyshuarit.

    “Pas mbërritjes së tij në parking, në vendngjarje ka ardhur edhe menaxheri i kompanisë sonë, i cili ka bashkëpunuar menjëherë me zyrtarët policorë.Gjatë verifikimit të veturës personale të personit në fjalë, dhe jo të ndonjë veture të kompanisë SCAN, sipas konstatimeve të autoriteteve është gjetur substancë e dyshuar narkotike”, thuhet ndër të tjera.

    Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 20:20, në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë.

    Sipas raportimit të Sinjalit, zyrtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kishin vendosur një pikë kontrolli kur drejtuesi i një taksie të kompanisë SCAN Taxi, të markës Dacia, sapo kishte vërejtur Policinë, kishte ndryshuar drejtimin duke hyrë në një rrugë dytësore.

    Megjithatë, dyshimet e policëve kishin vazhduar dhe ata kishin kërkuar kontrollimin e një veture tjetër, Audi A6 me ngjyrë të zezë, në pronësi të prindit të të dyshuarit, e cila ndodhej e parkuar në hapësirën e kompanisë.

    Në momentin kur zyrtarët policorë i kërkuan ta hapte automjetin, 21-vjeçari nisi të vraponte për t’u larguar.

    Pas një ndjekjeje prej rreth 300 metrash, ai u ndalua dhe u arrestua, megjithëse sipas informacioneve policore kishte bërë rezistencë gjatë arrestimit.

    Gjatë kontrollimit të Audi-së, Policia gjeti në ulësen e pasagjerit një çantë, brenda së cilës ndodhej një qese me 553 gramë substancë të dyshuar marihuanë.

    Substanca është sekuestruar nga krimteknika, ndërsa Policia ka konfiskuar edhe automjetin.

    Më pas, hetuesit e Njësisë Antidrogë kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, por nuk kanë gjetur sende të tjera të dyshimta.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj Gentrit Jasharit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Gjendet i shtrirë në rrugë në Prishtinë, burri ndërron jetë në QKUK -Trupi dërgohet për obduksion

    Gjendet i shtrirë në rrugë në Prishtinë, burri ndërron jetë në QKUK -Trupi dërgohet për obduksion

    Gjendet i shtrirë në rrugë në Prishtinë, burri ndërron jetë në QKUK -Trupi dërgohet për obduksion

    Një burrë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte gjetur i shtrirë në Prishtinë, të dielën në mbrëmje.

    Rasti është raportuar më 8 nëntor, rreth orës 23:17, kur në vendngjarje kanë dalë Policia dhe ekipi i emergjencës.

    Viktima, i cili në momentin e gjetjes kishte ende shenja jete, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por vdekja e tij është konfirmuar nga stafi mjekësor i emergjencës.

    “Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Burimi: Insajderi

  • Placed on the road in Pristina, man changes life at QKUK -Trup is sent to exhibit

    A man has passed away at the University Clinical Centre in Kosovo ( QKUK), after being found lying in Pristina, on Sunday evening.

    The case was reported on November 8th, about 23:17, when police and emergency crew have appeared at the scene.

    The victim, who at the moment of the find had signs of life, was sent to KKUK for medical treatment, but his death was confirmed by emergency medical staff.

    October 08.11.2026, 23:17. It has been reported that the Kosovo male victim has been found lying. At the scene the police unit has emerged as well as emergency, where the same has been sent to KKUK for medical treatment because there are still signs of life. The emergency medical staff confirmed the victim’s death. At the prosecutor’s decision, the lifeless body was sent to the IML for instrumentation.

    At the prosecutor’s decision, the lifeless body was sent to the Institute of Legal Medicine ( IML to exhibit.

    Source Layer: Insander

  • Dubai sfidon qytetarët të ushtrohen 30 minuta në ditë për 30 ditë radhazi

    Dubai sfidon qytetarët të ushtrohen 30 minuta në ditë për 30 ditë radhazi

    Qyteti i Dubait ka nisur një nismë të madhe për promovimin e aktivitetit fizik dhe jetesës së shëndetshme, përmes edicionit të vitit 2026 të Dubai Fitness Challenge.

    Nisma, e cila zhvillohet deri më 29 nëntor, synon të inkurajojë banorët dhe vizitorët që të përfshijnë aktivitetin fizik në rutinën e tyre të përditshme.

    Sfida bazohet në një objektiv të thjeshtë: 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë, për 30 ditë radhazi.

    Pjesëmarrësit mund të zgjedhin mes ecjes, vrapimit, çiklizmit, jogës, ushtrimeve në palestër dhe aktiviteteve të tjera sportive.

    Në kuadër të kësaj nisme janë organizuar aktivitete në hapësira publike, parqe dhe qendra sportive, ku qytetarët mund të marrin pjesë pa pagesë.

    Organizatorët synojnë që përmes kësaj fushate të promovojnë një mënyrë jetese më aktive, të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit fizik dhe të krijojnë zakone të qëndrueshme për qytetarët.

    Dubai Fitness Challenge është kthyer në një nga iniciativat e njohura të qytetit, duke bashkuar çdo vit njerëz të moshave dhe niveleve të ndryshme të përgatitjes fizike.

    Mesazhi kryesor i kësaj fushate është se për të pasur një jetë më të shëndetshme nuk nevojiten domosdoshmërisht ushtrime intensive, por përkushtim dhe aktivitet i rregullt fizik.

    Burimi: Dukagjini

  • Avokati kërkon që e akuzuara Mihailova të marrë pjesë online në seancën gjyqësore

    Avokati kërkon që e akuzuara Mihailova të marrë pjesë online në seancën gjyqësore

    Iva Mihailova, e akuzuar për aksidentin rrugor pranë Koçanit në të cilin humbi jetën një person, njofton mundësinë e vazhdimit të trajtimit në Izrael nëse mjekët në Bullgari nuk arrijnë t’i eliminojnë pasojat e lëndimeve të saj.

    Ndërkohë, avokati i saj ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Themelore në Koçani që ajo të marrë pjesë në mënyrë online në seancën e sotme gjyqësore, të planifikuar për 9 nëntor.

    Mihailova deklaroi në një intervistë për BNT se filloi trajtimin në Bullgari tre deri në katër javë më parë dhe kohët e fundit filloi rehabilitimin. Për momentin, siç tregoi ajo, nuk ka një vlerësim të saktë se sa do të zgjasë procesi i rikuperimit.

    Ajo pretendon se për shkak të dëmtimit të shtyllës kurrizore, ka pasoja të përhershme që e bëjnë të vështirë funksionimin e saj të përditshëm. Sipas dëshmisë së saj, mungesa e rehabilitimit adekuat gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni ndikoi më tej në shëndetin e saj./Telegrafi/

  • Nga rasti Gotovina te procesi në Hagë, Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

    Nga rasti Gotovina te procesi në Hagë, Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

    Akademiku dhe ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të angazhohej në analizimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe do të ofronte ekspertizë plotësuese për ekipet e mbrojtjes në fazën e ankimimit.

    Bajrami ka vlerësuar se procesi i ardhshëm ankimor përbën një sfidë të rëndësishme juridike dhe institucionale për Kosovën, duke theksuar se angazhimi duhet të përqendrohet në argumente profesionale, analiza të provave dhe identifikimin e shkeljeve të mundshme procedurale dhe materiale.

    “Beteja e ardhshme është ekskluzivisht juridike”, ka shkruar Bajrami, duke shtuar se Kosova duhet ta zhvendosë fokusin nga mobilizimi politik drejt atij juridik dhe profesional.

    Sipas tij, komisioni i propozuar duhet të përbëhet nga gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë, prokurorë, avokatë penalistë, profesorë të së drejtës penale dhe ekspertë të së drejtës penale ndërkombëtare.

    Ai ka propozuar që ky mekanizëm të ketë mandat të analizojë aktgjykimin e shkallës së parë, të shqyrtojë vlerësimin e provave, përgjegjësinë individuale penale dhe bazën juridike të pretendimeve për përgjegjësi komanduese.

    Bajrami ka kërkuar që ekspertiza të përfundojë brenda muajit nëntor, në përputhje me afatet procedurale të ankimimit, duke theksuar se puna e komisionit nuk duhet të vonojë përgatitjen e ankesave nga ekipet e mbrojtjes.

    “Dokumenti i komisionit duhet të shërbejë si material plotësues për mbrojtjen dhe jo si kusht apo pengesë për dorëzimin me kohë të ankesave”, ka theksuar ai.

    Në propozimin e tij, Bajrami ka renditur disa drejtime ku sipas tij duhet të përqendrohet strategjia juridike në shkallën e dytë.

    Ndër to përfshihen kundërshtimi i konstatimeve faktike të aktgjykimit, analiza e përgjegjësisë individuale të të akuzuarve, vlerësimi i besueshmërisë së dëshmitarëve dhe shqyrtimi i pretendimeve për ekzistencën e një plani apo qëllimi kriminal.

    Ai ka vënë theks të veçantë edhe te dokumentimi i kontekstit historik dhe juridik të luftës në Kosovë, si dhe te analiza e strukturës organizative dhe komanduese të UÇK-së.

    Bajrami ka propozuar gjithashtu identifikimin e dëshmitarëve dhe provave shtesë që mund të pranohen në procedurën ankimore, duke nënvizuar se ankimi nuk nënkupton përsëritje automatike të gjykimit të shkallës së parë.

    “Qëllimi nuk është thjesht shtimi i numrit të dëshmitarëve. Qëllimi është që çdo dëshmi dhe çdo provë të ketë rëndësi konkrete juridike”, ka shkruar ai.

    Një tjetër propozim i tij është angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë dhe organizatave të pavarura për monitorimin e respektimit të standardeve të gjykimit të drejtë në Dhomat e Specializuara.

    Në këtë drejtim, ai ka përmendur respektimin e prezumimit të pafajësisë, barazinë e armëve ndërmjet akuzës dhe mbrojtjes, të drejtën për mbrojtje efektive dhe administrimin e paanshëm të provave.

    Bajrami ka kërkuar që Kosova të analizojë edhe përvojën e Kroacisë në procesin gjyqësor ndaj gjeneralëve Ante Gotovina dhe Mladen Markaq në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

    Të dy ishin dënuar në shkallën e parë, por më 16 nëntor 2012, Dhoma e Apelit i liroi nga akuzat përkatëse dhe rrëzoi dënimet.

    Sipas Bajramit, ky rast duhet të studiohet për mënyrën se si janë sfiduar konstatimet faktike, si janë vlerësuar provat dhe cilat argumente juridike kanë çuar në ndryshimin e vendimit në apel.

    Bajrami ka propozuar që Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës të angazhohen në komunikimin me shtetet donatore të Dhomave të Specializuara dhe shtetet mike të Kosovës.

    Sipas tij, përmes kontakteve diplomatike duhet të kërkohet mbështetje për monitorim të pavarur ndërkombëtar, transparencë më të madhe institucionale dhe ekspertizë juridike ndërkombëtare.

    Ai ka theksuar se ky angazhim duhet të zhvillohet pa cenuar pavarësinë e gjykatës dhe pa krijuar presion politik mbi procesin gjyqësor.

    Në përfundim, akademiku ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm institucional, mobilizim të ekspertizës vendore dhe koordinim me ekipet e mbrojtjes.

    “Lufta e UÇK-së duhet të mbrohet përmes së vërtetës historike, ndërsa pafajësia e të akuzuarve duhet të argumentohet përmes provave dhe standardeve të së drejtës penale”, ka përfunduar Bajrami. /Telegrafi/

  • Kurti takon mërgatën në Francë

    Kurti takon mërgatën në Francë

    Kurti takon mërgatën në Francë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Francë, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare, të cilëve u ka bërë thirrje që të investojnë në Kosovë, duke paralajmëruar mbështetje financiare dhe garanci shtetërore për kreditë e investimeve.

    Në takimin e mbajtur të dielën, Kurti ka folur për rëndësinë e përfshirjes së diasporës në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit, duke vlerësuar kontributin e saj ndër vite.

    Ai ka theksuar se mërgata, përveç mbështetjes financiare, mund të sjellë në Kosovë edhe përvojën profesionale, ekspertizën dhe kulturën e punës të fituar në shtetet ku jeton dhe vepron.

    Kurti ka prezantuar edhe mekanizmin “Dritarja për Investime të Diasporës”, përmes të cilit synohet t’u lehtësohet qasja në financim ndërmarrësve nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë.

    Sipas tij, shteti do të marrë rolin e garantuesit për kreditë e marra në kuadër të këtij mekanizmi, me qëllim nxitjen e investimeve dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike.

    “Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri ka përmendur gjithashtu Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri, përmes të cilit synohet mbështetja e projekteve strategjike dhe prioritare që lidhen me zhvillimin e sektorit industrial në Kosovë.

    Ai ka vlerësuar se përfshirja më e madhe e diasporës në ekonomi dhe institucione mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin afatgjatë të vendit.

    Takimi me mërgatën shqiptare në Francë është zhvilluar të dielën, në prag të pjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në Forumin e Paqes në Paris.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Kurt meets mergata in France

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti, during his stay in France, has held a meeting with representatives of the Albanian exile, who have called on them to invest in Kosovo, warning financial support and state guarantees for investment loans.

    At the meeting held Sunday, Kurti has talked about the importance of involvement in the diaspora in the country’s economic and institutional development, praising its contribution over the years.

    He has stressed that exiles, in addition to financial support, can bring to Kosovo professional experience, expertise and the culture of labour acquired in the states where he lives and acts.

    Kurti has also introduced the Diaspore Investment Documentary Mechanism, through which the aim is to facilitate access to financing entrepreneurs from loans that want to invest in Kosovo.

    According to him, the state will assume the role of guarantor for loans taken under this mechanism, aimed at promoting investments and opening up new economic opportunities.

    So it moves towards overcoming the sacrifice to contribute to investment to win, Kurti has declared.

    The prime minister has also cited the 1 billion-euro Programme for Production and Industry, through which support of strategic and priority projects related to the development of the industrial sector in Kosovo is targeted.

    He has estimated that greater diaspora involvement in the economy and institutions could directly affect the country’s long-term development.

    The meeting with the Albanian exile in France was held Sunday, on the eve of the participation of Prime Minister Kurti at the Peace Forum in Paris.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Wenger mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

    Wenger mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

    Sipas “The Telegraph”, francezi shihet si një nga kandidatët që mund t’i bëjë konkurrencën më serioze presidentit aktual të FIFA-s. Krahas Wengerit, në skenë është edhe një kandidat misterioz, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

    Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zhvillimet rreth kësaj gare, pasi më 18 nëntor përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave.

    Kështu, mbetet të shihet nëse Wenger do të vendosë zyrtarisht të hyjë në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror, duke synuar t’i japë fund dominimit të Infantinos.

    Burimi: RTKLive