Category: Lajme

  • Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit

    Spitali i Gjakovës realizon ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit

    Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka realizuar me sukses ndërhyrjen e parë për vendosjen e protezës totale të gjurit, duke iu bashkuar kështu spitaleve të tjera që ofrojnë këtë shërbim shëndetësor.

    Sipas njoftimit të spitalit, ndërhyrja kirurgjikale është kryer te një paciente 59-vjeçare dhe ka përfunduar me sukses, pa komplikime.

    Protezën e përdorur për këtë ndërhyrje e ka siguruar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

    Nga Spitali i Gjakovës kanë bërë të ditur se fillimi i realizimit të këtyre ndërhyrjeve paraqet një lehtësim të rëndësishëm për pacientët, të cilët tash e tutje do të mund ta marrin këtë shërbim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendra të tjera spitalore.

    Sipas tyre, kjo do të ndikojë edhe në zvogëlimin e kohës së pritjes për trajtim.

    Ndërhyrja është realizuar nga ekipi mjekësor në përbërje të: Dr. Fisnik Vula, operator; Dr. Mikel Pitaqi dhe Dr. Arben Veselaj, asistentë operatorë; Aida Arllati dhe Diellza Zeneli, instrumentare; Dr. Shkëndije Shehu, anesteziologe; si dhe Ruzhdi Dylpaja, teknik i anestezionit.

    Menaxhmenti i spitalit ka falënderuar SHSKUK-në për mbështetjen në sigurimin e protezave, si dhe ekipin mjekësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar. /Telegrafi/


  • Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje për Ligjin për Specialen, por vetëm në procedurë

    Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje për Ligjin për Specialen, por vetëm në procedurë

    Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje për Ligjin për Specialen, por vetëm në procedurë

    U.D. e kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, janë takuar mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.

    Në fokus të takimit ishte Ligji për Specialen, ndërsa pas përfundimit të tij, Çitaku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

    Ajo ka thënë se mes palëve nuk ka dallime sa i përket përmbajtjes, por vetëm lidhur me procedurën.

    “Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha U.D. e kryetares së PDK-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Citaku after meeting with Kurt: We have no differences in the content of Special Law, but only in procedure.

    U.D. president of Democratic Party of Kosovo ( The PDK, Vlora Citaku, and former leader of this party, Bedri Hamza, have met with Prime Minister Albin Kurti this morning.

    The focus of the meeting was the Special Law, while after its completion, Citaku has given a brief promotion to the media.

    She has said that there are no differences between the parties regarding content, but only regarding the procedure.

    There’s no difference in content, it’s only in procedure. The discussion continues, I inform you later, said the PDK chairman’s U.D.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sveçla: Kosova në mesin e pesë vendeve të para në Evropë për rend dhe lig

    Sveçla: Kosova në mesin e pesë vendeve të para në Evropë për rend dhe lig

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025 të Institutit Ndërkombëtar Gallup.

    Burimi: Dukagjini

  • Svechla: Kosovo among the top five countries in Europe for order and evil

    Minister of Internal Affairs Xhelal Svecla has indicated that Kosovo ranks among the first five countries in Europe and the 14th global level in the Gallup International Law and Order Index for 2025.

    Source Layer: Dukeagini

  • Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni

    Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni

    Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025. Me një pjesëmarrje prej 34 përqind në të dy gjinitë, ato janë grupi më i madh i shkaqeve të vdekjes në të dhënat përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikave.

    Më 19 nëntor, Ditën Ndërkombëtare të Burrave, këto shifra ngrenë një pyetje praktike në lidhje me parandalimin.

    Të dhënat sipas gjinisë japin një pamje më të saktë. Nga 10,498 burrat që vdiqën në vitin 2025, 3,354 kishin sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut si shkak.

    Kjo është rreth 32 përqind e të gjitha vdekjeve tek burrat. Burrat përbënin 51.7 përqind të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend, nga të gjitha shkaqet.

    Shqyrtimi parandalues mund të fillojë me një matje të presionit të gjakut tek mjeku juaj i familjes. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e njerëzve me presion të lartë të gjakut nuk përjetojnë simptoma.

    Për të vlerësuar rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru, mjeku merr në konsideratë tensionin e gjakut, kolesterolin, pirjen e duhanit dhe moshën, si dhe nëse pacienti ka diabet, sëmundje të veshkave ose një të afërm të ngushtë që ka pasur atak në zemër ose goditje në tru në një moshë më të re.

    Ky vlerësim përcakton se cilat teste kanë kuptim të kryhen dhe kur t’i përsërisin ato.

    Nëse mjeku i zgjedhur përcakton se testet laboratorike janë të nevojshme, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore rendit glukozën në gjak, kolesterolin total dhe trigliceridet midis shërbimeve të disponueshme me një referim.

    Presioni ose ngushtësia në gjoks që zgjat për disa minuta ose kthehet, veçanërisht nëse shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, djersë të ftohtë ose dhimbje që përhapet në krah ose nofull, kërkon kujdes urgjent.

  • Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellinghamin, paga e tij do të jetë marramendëse

    Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellinghamin, paga e tij do të jetë marramendëse

    Real Madridi po përgatit një kontratë të re me kushte dukshëm më të mira financiare për Jude Bellinghamin, duke synuar ta shpërblejë mesfushorin anglez për rëndësinë që ka në skuadër.

    Sipas raportimeve të mediumit spanjoll AS, Bellingham pritet të përfitojë një pagë prej rreth 575 mijë eurosh në javë, që përkthehet në afro 29.9 milionë euro në vit.

    Me këtë rritje, 23-vjeçari do të afrohej ndjeshëm me nivelin më të lartë të pagave në klub, ku aktualisht renditen Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.

    Marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve ishte arritur që në tetor. Kontrata aktuale e Bellinghamit, të cilën e kishte nënshkruar pas transferimit nga Borussia Dortmundi në vitin 2023, ishte e vlefshme deri në vitin 2029. Megjithatë, marrëveshja e re parasheh zgjatjen e saj edhe për dy sezone të tjera, deri më 30 qershor të vitit 2031.

    Ndryshimi i fundit lidhet kryesisht me përmirësimin e kushteve financiare. Deri më tani, paga e anglezit vlerësohej në rreth 400 mijë euro në javë, ndërsa shifra e re prej 575 mijë eurosh do të përfaqësonte një rritje prej afërsisht 44 për qind.

    Me këtë pagë, Bellingham do t’i afrohej ndjeshëm Vinicius Juniorit dhe Kylian Mbappes, të cilët, sipas vlerësimeve të publikuara, përfitojnë rreth 600 mijë euro në javë, apo 31.25 milionë euro në vit.

    Rëndësia e mesfushorit anglez në planet e klubit është reflektuar edhe në rolin e tij në fushë. Nën drejtimin e Jose Mourinhos, Bellingham është aktivizuar më afër zonës kundërshtare, kryesisht si mesfushor ofensiv në skemën 4-2-3-1, duke pasur më pak përgjegjësi në fazën më të tërhequr të lojës.

    Ky ndryshim i ka dhënë më shumë hapësirë për të kontribuar në sulm. Gjatë këtij sezoni, anglezi ka regjistruar pesë gola dhe katër asistime, duke rikthyer një pjesë të rolit ofensiv që kishte në sezonin e tij të parë me fanellën e madrilenëve.

    Pas sigurimit të vazhdimësisë së Arda Gulerit deri në vitin 2032, Real Madridi po vazhdon punën për të blinduar futbollistët që i konsideron pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë.

    Në këtë drejtim, Bellingham mbetet një prej emrave kryesorë në planet e Florentino Perezit, ndërsa kontrata e re pritet ta mbajë atë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në moshën 28-vjeçare. /Telegrafi/

  • KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë për rritjen e buxhetit për shërbimet sociale

    KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë për rritjen e buxhetit për shërbimet sociale

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e organizuar kundër ndarjeve aktuale buxhetore për shërbimet sociale, të cilat, sipas tyre, nuk reflektojnë nevojat reale të këtij sektori.

    KOMF, që përfaqëson 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare, kanë kërkuar rritjen e financimit për shërbimet sociale, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së tyre.

    Drejtoresha ekzekutive në KOMF, Donjeta Kelmendi ka thënë se organizatat kanë bërë thirrje për më shumë mbështetje institucionale, duke theksuar rëndësinë e këtyre shërbimeve për fëmijët, gratë, familjet dhe grupet e tjera në nevojë.

    “Përmes kësaj proteste, kërkojmë rritjen e buxhetit për shërbime sociale, si domosdoshmëri për garantimin e vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve për fëmijët, gratë, familjet dhe grupet e tjera në nevojë. Kjo kërkesë u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar angazhimin dhe mbështetjen e tyre për sigurimin e financimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027”, ka thënë ajo.

    Organizatat pjesëmarrëse vlerësojnë se rritja e buxhetit për këtë sektor është e domosdoshme për të siguruar që qytetarët në nevojë të vazhdojnë të kenë qasje në shërbime cilësore dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/

  • Trump në takimin historik me Putinin dhe Xi-në: Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar dialogun

    Trump në takimin historik me Putinin dhe Xi-në: Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar dialogun

    Trump në takimin historik me Putinin dhe Xi-në: Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar dialogun

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se liderët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë kanë përgjegjësi të veçantë për të ruajtur dialogun produktiv, duke theksuar se paqja nuk mund të arrihet duke refuzuar mundësitë për bisedime.

    Këto deklarata Trump i bëri gjatë fjalës së tij në hapje të takimit të parë trepalësh mes tij, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit kinez, Xi Jinping, që po zhvillohet në Shenzhen të Kinës.

    Trump ka thënë se tre liderët kanë “shumë për të diskutuar”, ndërsa ka shtuar se ata “kanë diskutuar tashmë shumë”.

    “Shumë shpesh udhëheqësit e mëparshëm kanë shmangur të flasin me kombet me të cilat kanë pasur mosmarrëveshje”, ka deklaruar Trumpi duke shtuar se “Ne ndiejmë të kundërtën”.

    “Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për dialog”, ka shtuar ai.

    Më tej, presidenti amerikan ka thënë se është “i kënaqur” që i është dhënë mundësia për takimin e parë trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, duke vlerësuar se liderët po “vërtet po bëjnë histori”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump at the historic meeting with Putin and Xi: Peace has never been achieved by rejecting dialogue

    US President Donald Trump has stated that the leaders of the United States, China and Russia have special responsibilities to preserve productive dialogue, stressing that peace cannot be achieved by rejecting opportunities for talks.

    These statements were made during his speech at the opening of his first trilateral meeting between him, Russian President Vladimir Putin, and Chinese leader Xi Jinping, which is taking place in Shenzhen, China.

    Trump said the three leaders have a lot to discuss, while adding that they already discussed too much.

    Many times earlier leaders have avoided talking to nations with which they had disagreements, Trumpi has declared, adding that we feel otherwise.

    Never has peace been achieved by refusing possibilities for dialogue, he added.

    Furthermore, the American president has said he is pleased to have been given the opportunity for the first trilateral meeting between the United States, China and Russia, assessing that leaders are really making history.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal