Category: Lajme

  • Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë

    Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë

    Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë

    U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i saj, Bedri Hamza, kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.

    Pas takimit, ku u fol për Ligjin për Specialen, Çitaku foli shkurt për mediat.

    “Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha U.D. e kryetares së PDK-së.

    E pyetur nga gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, nëse Ligji për Specialen do të dalë për votim sot në Kuvend, Çitaku u përgjigj shkurt: “Po besoj që po”. /Klankosova.tv

  • Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

    Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

    Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Gripi, ftohjet dhe shumica e dhimbjeve të fytit shkaktohen nga viruset, ndaj këto ilaçe nuk kanë efekt kundër tyre.

    Përkundrazi, përdorimi i panevojshëm mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin.

    Paralajmërimi lidhet me rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar.

    Sipas OBSH-së, antibiotikët përdoren për infeksione bakteriale, si pneumonia, tuberkulozi dhe infeksionet e gjakut.

    Ata nuk veprojnë kundër viruseve që shkaktojnë gripin, ftohjet dhe bronkitin. Në këto raste, marrja e tyre jo vetëm që nuk ndihmon në shërim, por mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të infeksioneve rezistente në të ardhmen.

    Shifrat janë shqetësuese. Sipas raportit global të OBSH-së, në vitin 2023, një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator ishte rezistent ndaj trajtimit me antibiotikë.

    Ndërsa mes viteve 2018 dhe 2023, rezistenca u rrit në më shumë se 40 për qind të kombinimeve bakter-antibiotik të monitoruara.

    Për të shmangur këtë problem, OBSH këshillon që antibiotikët të merren vetëm me përshkrimin e mjekut dhe për infeksione bakteriale.

    Qytetarët nuk duhet t’i blejnë pa recetë, t’i përdorin me iniciativën e tyre apo të presin që të përshkruhen për çdo ftohje dhe infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. /Telegrafi/

  • Xi: Kina, Rusia dhe SHBA-ja duhet ta ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror

    Xi: Kina, Rusia dhe SHBA-ja duhet ta ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror

    Xi: Kina, Rusia dhe SHBA-ja duhet ta ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror

    Në Shenzhen të Kinës po mbahet takimi historik trepalësh mes presidentëve të Kinës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, ku në fokus është bashkëpunimi mes tri fuqive botërore përballë sfidave globale.

    Në hapje të takimit, presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje që tri vendet të shërbejnë si shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar.

    “Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin shembullin e bashkëpunimit për përballimin e sfidave globale, të ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror dhe të japin një kontribut më të madh në përparimin e njerëzimit”, ka deklaruar Xi.

    Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se paqja nuk mund të arrihet pa dialog, duke shtuar se të tre liderët kanë zgjedhur të zhvillojnë bisedime pavarësisht mospajtimeve mes tyre.

    Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim konstruktiv mes tri shteteve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Xi: China, Russia, the US must together preserve world peace and stability

    The historic trilateral meeting between the presidents of China, the United States of America and Russia is being held in Shenzhen, China, where the focus is co-operation among three world powers in the face of global challenges.

    At the opening of the meeting, Chinese President Xi Jinping has called for the three countries to serve as an example of international co-operation.

    China, Russia and the United States should set the example of co-operation in meeting global challenges, keeping global peace and stability together and making a greater contribution to humanity’s progress, Xi has declared.

    Meanwhile, US President Donald Trump has stressed that peace cannot be achieved without dialogue, adding that the three leaders have chosen to hold talks despite their differences.

    On the other hand, Russian President Vladimir Putin has called for constructive co-operation among the three states.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E pranon Deco: Luis Diaz ishte ëndrra e parealizuar

    E pranon Deco: Luis Diaz ishte ëndrra e parealizuar

    Në një intervistë për “Radio Catalunya”, portugezi u pyet se për cilin futbollist i vjen më shumë keq që nuk arriti ta transferonte në “Camp Nou”, mes Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silvas.

    Përgjigjja e tij ishte e qartë: Luis Diaz.

    “Për cilin futbollist më vjen keq që nuk e transferova, mes Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva? Pa dyshim, Luis Diaz”, u shpreh Deco.

    Drejtuesi i Barcelonës iu referua periudhës së verës së vitit 2024 dhe asaj të vitit 2025, kur sulmuesi kolumbian po shqyrtonte mundësinë e largimit nga Liverpooli. Megjithatë, në verën e vitit 2025, Diaz përfundoi te Bayern Munich, duke u bërë pjesë e skuadrës gjermane.

    Ndërkohë, një tjetër objektiv i rëndësishëm i Barcelonës ishte edhe sulmuesi argjentinas Julian Alvarez. Katalanasit tentuan ta bindnin për një kalim në “Camp Nou”, por ai vendosi të vazhdonte aventurën te Atletico Madridi.

    Burimi: RTKLive

  • “Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (me 108 organizata anëtare) kanë mbajtur protestë lidhur me ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

    Protestuesit kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, “Mos na harroni se edhe zani jonë ka rëndësi” e pankarta të tjera.

    Burimi: Insajderi

  • Social services are not held on promises, protest in Pristina

    The coalition of NGOs for Children’s Protection KOMF (with 35 member organisations) and the Kosovo Women’s Network (with 108 member organisations) have held protests over the current budgetary divisions for social services in evalbrahim Rugova) Square in Pristina.

    Protesters have held banners in hand with the inscription Social Services are not kept on promises, remember that our fairy is also important and other signs.

    Source Layer: Insander

  • Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Viti

    Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Viti

    Policia e Kosovës bën të ditur një rast të hetimit të vdekjes në Viti.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se personi që është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij jetonte vetëm.

    “Viti / 18.11.2026 – NN. Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

  • Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Mund ta forcojmë stabilitetin global

    Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Mund ta forcojmë stabilitetin global

    Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Mund ta forcojmë stabilitetin global

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim konstruktiv mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, gjatë takimit trepalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe atë kinez, Xi Jinping, që po mbahet në Kinë.

    Sipas Putinit, tri fuqitë botërore mund të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit global nëse bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive.

    Ai ka theksuar se Trump dhe Xi duhet të diskutojnë çështjet globale e rajonale, si dhe sigurinë energjetike.

    Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se Putini beson se tri vendet i bashkon jo vetëm statusi i tyre si shtete fituese në Luftën e Dytë Botërore, por edhe përgjegjësia për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Putin calls for co-operation between the US, Russia and China: We Can Strengthen Global Stability

    Russian President Vladimir Putin has called for constructive co-operation between Russia, the United States of America and China during his trilateral meeting with US President Donald Trump, and Chinese Xi Jinping, which is being held in China.

    According to Putin, the three world powers could contribute to strengthening global stability if they co-operate constructively.

    He has stressed that Trump and Xi should discuss global and regional issues, as well as energy security.

    Russian News Agency T The ASS reports that Putin believes that the three countries join not only their status as winning states in World War II but also the responsibility for preserving international peace.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal