Category: Lajme

  • “Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (me 108 organizata anëtare) kanë mbajtur protestë lidhur me ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

    Protestuesit kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, “Mos na harroni se edhe zani jonë ka rëndësi” e pankarta të tjera.

    Burimi: Insajderi

  • Social services are not held on promises, protest in Pristina

    The coalition of NGOs for Children’s Protection KOMF (with 35 member organisations) and the Kosovo Women’s Network (with 108 member organisations) have held protests over the current budgetary divisions for social services in evalbrahim Rugova) Square in Pristina.

    Protesters have held banners in hand with the inscription Social Services are not kept on promises, remember that our fairy is also important and other signs.

    Source Layer: Insander

  • Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Viti

    Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Viti

    Policia e Kosovës bën të ditur një rast të hetimit të vdekjes në Viti.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se personi që është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij jetonte vetëm.

    “Viti / 18.11.2026 – NN. Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

  • Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Mund ta forcojmë stabilitetin global

    Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Mund ta forcojmë stabilitetin global

    Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Mund ta forcojmë stabilitetin global

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim konstruktiv mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, gjatë takimit trepalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe atë kinez, Xi Jinping, që po mbahet në Kinë.

    Sipas Putinit, tri fuqitë botërore mund të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit global nëse bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive.

    Ai ka theksuar se Trump dhe Xi duhet të diskutojnë çështjet globale e rajonale, si dhe sigurinë energjetike.

    Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se Putini beson se tri vendet i bashkon jo vetëm statusi i tyre si shtete fituese në Luftën e Dytë Botërore, por edhe përgjegjësia për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Putin calls for co-operation between the US, Russia and China: We Can Strengthen Global Stability

    Russian President Vladimir Putin has called for constructive co-operation between Russia, the United States of America and China during his trilateral meeting with US President Donald Trump, and Chinese Xi Jinping, which is being held in China.

    According to Putin, the three world powers could contribute to strengthening global stability if they co-operate constructively.

    He has stressed that Trump and Xi should discuss global and regional issues, as well as energy security.

    Russian News Agency T The ASS reports that Putin believes that the three countries join not only their status as winning states in World War II but also the responsibility for preserving international peace.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kërcënoi me thikë stomatologen dhe i mori laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

    Kërcënoi me thikë stomatologen dhe i mori laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

    Kërcënoi me thikë stomatologen dhe i mori laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

    Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në një klinikë dentare, ka kërcënuar me thikë stomatologen dhe ka vjedhur një laptop.

    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në një klinikë dentare në qytetin e Korçës, ku i dyshuari ka hyrë me një mjet prerës, me qëllim që të kryente vjedhje.

    Gjatë tentativës për grabitje, 44-vjeçari dyshohet se e ka shtyrë me forcë pronaren e klinikës dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën. Ai ka arritur të marrë një laptop, me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Pas njoftimit për rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arritur ta identifikojë e ta arrestojë të dyshuarin, shtetasin A.Ç., 44-vjeçar, banues në Korçë, i cili, sipas policisë, ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

    Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur për kërcënimin, si dhe laptopin e vjedhur.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Threatened by knife the dentist and took his laptop to the clinic, 44-year-old arrested in Korca

    A 44-year-old has been arrested by Korca Police after allegedly entering a dental clinic, threatening dentist with a knife and stealing a laptop.

    According to police, the event took place Wednesday evening at a dental clinic in the town of Korca, where the suspect entered with a cutting tool in order to commit theft.

    During the attempted robbery, the 44-year-old allegedly pushed the clinic owner and threatened him by pointing at the knife. He’s managed to get a laptop he’s left the scene with.

    After reporting the case, police have taken investigative actions and managed to identify and arrest the suspect, the 44-year-old citizen of Korca, who, according to police, was previously convicted of violent theft.

    During the intervention, police have seized the knife allegedly used for the threat, as well as the stolen laptop.

    Procedural materials have been referred to the Prosecutor’s Court of General Jurydiction in Korca for criminal acts of violence and violence, production, maintenance, purchase or sale of cold weapons without permission. Investigations into the case are ongoing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

    Këto raste janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

    Sipas raportit 24-orësh, në rastin e Prishtinës, një burrë dyshohet se ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

    Kurse, në rastin tjetër në Lipjan, sipas forcave të rendit, dyshohet se një grua ka sulmuar një grua tjetër. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Në Fushë Kosovë, i dyshuari mashkull dyshohet se ka kryer dhunë në familje ndaj disa personave. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga Policia e Kosovës.

    Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull, i cili ka pranuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Rashica drejt largimit nga Besiktasi, klubi turk kërkon yllin e Man Utd si pasues të tij

    Rashica drejt largimit nga Besiktasi, klubi turk kërkon yllin e Man Utd si pasues të tij

    Besiktasi po planifikon ndryshime të mëdha në krahun e djathtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e dëshirave të gjigantit turk ka përfunduar edhe ylli i Manchester Unitedit, Amad Diallo.

    Sipas mediumit turk Fotomac, drejtuesit e Besiktasit nuk janë të kënaqur me kontributin e futbollistëve që aktualisht luajnë në këtë pozitë, përfshirë Milot Rashicën, Vaclav Cernyn dhe Ernest Pokun.

    Rashica pritet të largohet nga klubi, ndërsa Besiktasi nuk ka ndërmend ta aktivizojë opsionin e blerjes së Pokut.

    Në të njëjtën kohë, drejtuesit janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për Cernyn, duke paralajmëruar kështu një riorganizim të plotë të këtij reparti.

    Objektivi kryesor për ta përforcuar krahun e djathtë është bërë Amad Diallo. Megjithatë, klubi turk po shqyrton edhe alternativa të tjera në Belgjikë dhe Portugali.

    24-vjeçari ka regjistruar 16 gola dhe 17 asistime në 105 paraqitje me fanellën e Manchester Unitedit.

    Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, ndërsa vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 45 milionë euro.

    Për shkak të kostos së lartë të transferimit, huazimi mund të jetë një mundësi më realiste për Besiktasin, i cili synon ta ndryshojë dukshëm përbërjen e krahut të djathtë të sulmit para pjesës së dytë të sezonit.

  • Arrestohet polici në Kaçanik për keqtrajtim të qytetarit, IPK rekomandon suspendimin edhe të tre zyrtarëve të tjerë

    Arrestohet polici në Kaçanik për keqtrajtim të qytetarit, IPK rekomandon suspendimin edhe të tre zyrtarëve të tjerë

    Arrestohet polici në Kaçanik për keqtrajtim të qytetarit, IPK rekomandon suspendimin edhe të tre zyrtarëve të tjerë

    Një zyrtar policor i Stacionit Policor në Kaçanik është arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, pasi dyshohet se përdori forcën ndaj një qytetari edhe pasi e kishte prangosur.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), rasti ka ndodhur më 17 nëntor, pas orës 15:00, në oborrin e shkollës së fshatit Kaçanik i Vjetër.

    Në këtë rast dyshohet se një patrullë policore, e përbërë nga katër zyrtarë, e kishte arrestuar dhe prangosur një qytetar. Megjithatë, sipas hetimeve fillestare, njëri nga policët dyshohet se kishte tejkaluar autorizimet ligjore duke përdorur forcën edhe pasi qytetari ishte prangosur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Pas arrestimit, qytetari ishte dërguar në stacionin policor. Por, sipas IPK-së, zyrtarët policorë nuk e kishin njoftuar prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprimet e ndërmarra, ndonëse kishin pretenduar se qytetari kishte kryer vepër penale.

    Më pas, qytetari ishte liruar, ndërsa ndaj tij ishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht për sulm verbal.

    IPK ka bërë të ditur se ndaj zyrtarit policor të arrestuar kishte pranuar edhe ankesa të tjera nga qytetarët, të cilat mund të jenë relevante në kuadër të hetimit dhe vlerësimit të veprimeve të tij zyrtare.

    Me vendim të prokurorit kompetent, policit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Ndërkaq, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit të arrestuar, si dhe të tre zyrtarëve të tjerë policorë që ishin të përfshirë në këtë rast.

    Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

    Burimi: Insajderi