Category: Lajme

  • Kërcënimet ndaj Sokol Halitit nuk nisën në TikTok – Sinjali zbulon detaje të reja, paralajmërohet ankesë ndaj Policisë në Viti

    Kërcënimet ndaj Sokol Halitit nuk nisën në TikTok – Sinjali zbulon detaje të reja, paralajmërohet ankesë ndaj Policisë në Viti

    Kërcënimet ndaj Sokol Halitit nuk nisën në TikTok – Sinjali zbulon detaje të reja, paralajmërohet ankesë ndaj Policisë në Viti

    Kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për të cilat është arrestuar 45-vjeçari Safet Hyseni nga fshati Smirë, dyshohet se kanë një histori disa vjeçare. Gazeta Sinjali ka siguruar informacione të reja që tregojnë se kërcënimet ndaj kryetarit nuk janë të fundit, ndërsa tashmë paralajmërohet edhe ankesë ndaj Stacionit Policor në Viti për mënyrën se si është trajtuar ky rast.

    Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari Safet Hyseni pretendohet ta ketë kërcënuar kryetarin Haliti edhe para disa vitesh, ndërsa një tjetër kërcënim dyshohet se kishte ndodhur rreth një muaj më parë.

    Situata është përshkallëzuar sërish gjatë javës së kaluar, kur në rrjetin social TikTok janë publikuar video me mesazhe kërcënuese ndaj kryetarit të Vitisë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në video thuhet : Brenda tri ditësh duhet ta lëshosh vendin.”

    Mirëpo, kërcënimet dyshohet se kanë vazhduar edhe pas ndërhyrjes së parë policore.

    Në njërën prej tyre, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, dëgjohej duke thënë: “Dil në guxofsh në vendin e punës, të ruaj me kallash.”

    Pas sigurimit të incizimeve, njësitë policore kanë arrestuar 45-vjeçarin.

    Me urdhër verbal të Prokurorisë është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

    Paralajmërohet ankesë ndaj Stacionit Policor në Viti

    Gazeta Sinjali mëson se nga ana e kabinetit të kryetarit të Vitisë pritet të parashtrohet ankesë ndaj Stacionit Policor në Viti, për shkak të pretendimeve se rasti i kërcënimeve nuk është trajtuar në mënyrën e duhur.

    Sipas informacioneve të siguruara, pakënaqësitë lidhen me trajtimin e kërcënimeve të përsëritura ndaj kryetarit, të cilat pretendohet se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

    Ankesa ende nuk është konfirmuar si e dorëzuar, ndërsa mbetet të shihet se cilat veprime apo mosveprime konkrete të Policisë do të kundërshtohen.

    Po ashtu, nuk është sqaruar nëse kërcënimet e para disa viteve dhe ato të rreth një muaji më parë ishin denoncuar zyrtarisht, si dhe çfarë masash ishin ndërmarrë në atë kohë.

    Këto pretendime kërkojnë sqarim edhe nga Policia e Kosovës, për të përcaktuar nëse procedurat e ndjekura kanë qenë në përputhje me detyrimet ligjore.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet e këtij rasti dhe pretendimet për mënyrën e trajtimit të kërcënimeve ndaj kryetarit të Vitisë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Threats to Sokol Halit did not start at TikTok signal reveal new details, cautioning police complaints in the year

    Threats to the mayor of the Year’s municipality, Sokol Haliti, for which 45-year-old Safet Hyseni is arrested from the village of Smir, allegedly have a several-year history. The signal paper has provided new information showing that threats to the mayor are not the last, while also cautioning complaints to the national Police Station about how this case has been addressed.

    Signal Journal sources suggest the suspect Safet Hyseni is allegedly threatened by Chairman Haliti even a few years ago, while another threat allegedly occurred about a month ago.

    The situation has escalated again over the past week, when the TikTok social network published videos with threatening messages to the president of the year.

    According to information provided by the signal, the video says: In three days you must leave the country. )

    However, threats have reportedly continued following the first police intervention.

    In one of them, according to information provided by the signal, it was heard saying: I’ll take you out at your workplace. )

    After securing records, police units have arrested the 45-year-old.

    By verbal order of the Prosecution has been conducted control of the suspect’s house and escort facilities, but nothing illegal has been found.

    The suspect has been interviewed in the presence of the defence attorney, while the prosecution has issued a verdict on his detention for 48 hours.

    Year’s Police Station Warning

    The signal paper learns that on the part of the president’s cabinet, a complaint is expected to be filed against the national Police Station, due to claims the case of threats has not been addressed in the right way.

    According to information provided, discontent is linked to the treatment of repeated threats against the president, who allegedly occurred at different times.

    The complaint has not yet been confirmed as delivered, while it remains to be seen which concrete actions or actions of the police will be rejected.

    Also, it has not been clarified whether the early threats and those of about a month ago were officially denounced, as well as what measures were taken at the time.

    These claims also require clarification by the Kosovo Police, to determine whether the procedures followed have been in line with legal obligations.

    The signal newspaper will continue to follow developments in this case and claims on how to address threats to the president of the year.

    Note: Those who are referred to in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by the court’s firm form ruling.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tabaku kritikon skemën e pensioneve: Shqipëria edhe më poshtë se Kosova

    Tabaku kritikon skemën e pensioneve: Shqipëria edhe më poshtë se Kosova

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bëri sot një deklaratë publike ku kritikoi politikën financiare të qeverisë ndaj mbrojtjes sociale, duke nënvizuar se pensionet në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon dhe se masa e indeksimit mujor arrin vetëm në rreth 9 euro.

    Përmes një video-mesazhi, Tabaku e cilësoi situatën si një dështim të drejtësisë sociale, duke u shprehur se vendi po përballet me “pensionet më të ulëta në rajon, në një Shqipëri që po plaket”.

    Ajo akuzoi ekzekutivin se po zbaton prioritete të gabuara buxhetore, ndërsa “një qeveri që gjen miliarda për një pakicë, ndërsa mbi 800 mijë pensionistë numërojnë lekët për të mbyllur muajin. Pas një jete pune, meritojnë dinjitet. Ky sistem u lë varfërinë!”.

    Sipas deputetes demokrate, shifrat reale rrëzojnë deklaratat zyrtare të autoriteteve. Ajo theksoi se sot “pensionet janë më të ulëta se pagat, ndërkohë që indeksimi është vetëm 9 euro në muaj, ndryshe nga gënjeshtra e qeverisë, nga retorika, nga propaganda e qeverisë”.

    Në analizën e saj krahasuese me vendet e rajonit, Tabaku solli në vëmendje diferencat e dukshme të pagesave mujore. Ajo nënvizoi se “jo rastësisht sot pensionet mesatare, ato të fshatit, janë pothuajse 125 euro”, shifër kjo që sipas saj mbetet “nën pensionin minimal të Kosovës që e ka 150 euro, po as edhe të Bosnjës që e ka 185 euro”.

    Sa u përket zonave urbane, ajo sqaroi se “pensioni mesatar i qytetit nga ana tjetër, që është mesatarisht 209 euro, është më pak se gjysma e minimumit të Malit të Zi. Ne nuk krahasohemi dot as me rajonin”.

    Duke ndalur te shkaqet strukturore të kësaj krize në skemën e sigurimeve shoqërore, Tabaku vuri gishtin te shkalla e lartë e informalitetit në tregun e punës dhe disbalanca e raportit kontribuues-përfitues, duke përfunduar se “një nga shkaqet e kësaj situate sigurisht që është informaliteti i lartë, pasi çdo pensionist për pensionin e vet të pleqërisë ka vetëm 1.36 kontribues”.

  • E lehtë, e shijshme dhe pa pjekje - si të përgatisni krempiten

    E lehtë, e shijshme dhe pa pjekje – si të përgatisni krempiten

    Nëse i pëlqeni krempitet, por dëshironi një version më të thjeshtë, pa përgatitjen e petëve, kjo recetë është një alternativë ideale.

    Kjo ëmbëlsirë përgatitet me një bazë biskotash, krem të zier, një shtresë shllagu dhe çokollatë të grirë sipër.

    Për përgatitjen e saj nevojiten 100 gramë biskota, 100 mililitra qumësht, 500 mililitra qumësht për kremin, pesë vezë, pesë lugë sheqer, dy sheqer vanilje, 50 gramë miell, 200 gramë shllag, 200 mililitra ujë mineral të gazuar dhe 50 gramë çokollatë.

    Foto ilustruese

    Fillimisht, biskotat zhyten shkurtimisht në qumësht dhe renditen në fund të një tepsie.

    Ndërkohë, të verdhat e vezëve përzihen me sheqerin dhe miellin, pastaj bashkohen me qumështin dhe zihen në temperaturë mesatare, duke i përzier vazhdimisht derisa masa të trashet.

    Të bardhat e vezëve rrihen derisa të krijohet një masë e fortë, së cilës i shtohet sheqeri i vaniljes.

    Më pas, përzihen me kujdes me kremin e ngrohtë, duke ruajtur strukturën e lehtë dhe të ajrosur.

    – YouTube www.youtube.com

    Kremi shpërndahet mbi bazën e biskotave, ndërsa sipër vendoset shllagu i përgatitur me ujë mineral të gazuar. Në fund, ëmbëlsira mbulohet me çokollatë të grirë.

    Para se të shërbehet, duhet të qëndrojë në frigorifer për të paktën dy orë, në mënyrë që shtresat të mpiksen mirë.

    Pas ftohjes, pritet në katrorë dhe është gati për t’u shijuar. /Telegrafi/

  • Blerta Rugova vjen me librin e saj të parë “RUGOVIZMI – Revolucioni i qetë që fillon brenda nesh”

    Blerta Rugova vjen me librin e saj të parë “RUGOVIZMI – Revolucioni i qetë që fillon brenda nesh”

    Blerta Rugova, sot ka prezantuar librin e saj të parë, “RUGOVIZMI”, botuar nga shtëpia botuese Mediaprint.

    Përtej politikës dhe historisë, libri sjell Rugovizmin si një filozofi jete dhe udhërrëfyes për të përditshmen, duke trajtuar dinjitetin, qetësinë, përgjegjësinë dhe ndryshimin që fillon nga vetja.

    “Shpresoj që secili lexues të gjejë pak nga vetja në faqet e këtij libri”, shprehet Rugova.

    Libri do të jetë në shitje nga 16 nëntori në libraritë e Tiranës dhe nga 23 nëntori në Prishtinë, si dhe online përmes Mediaprint. Ai do të jetë gjithashtu pjesë e Panairit të Librit në Tiranë, këtë dhjetor.

    Burimi: Insajderi

  • Blerta Rugova comes with her first book The peaceful revolution that begins within us

    Blerta Rugova, today has presented her first book. RUGOVISMI, published by the Mediaprint publishing house.

    Beyond politics and history, the book brings Rugovism as a philosophy of life and guidance to the daily, treating the dignity, tranquillity, responsibility and the change that starts with itself.

    I hope each reader finds a little bit of himself on the pages of this book, says Rugova.

    The book will be available from November 16th in Tirana’s bookstores and from November 23rd in Pristina, as well as online through Mediaprint. It will also be part of the Book Fair in Tirana this December.

    Source Layer: Insander

  • A KSF soldier reportedly injured during exercises, the case was kept secret

    Claims of a shooting gun incident during Kosovo Security Force exercises ( The KSF, where allegedly wounded a soldier, has raised questions about an event reported to have occurred several days ago.

    A possible incident during a military exercise has been reported in the media, allegedly a KSF member injured by the firearm. The claim that the case has been kept secret has also been raised.

    According to reported information, the event was allegedly during the exercise of KSF members.

    The newspaper Inseder has also tried to get an answer from Defence Minister Ejup Macedonia about these claims, but until the moment this article is published, it has not received an answer from him.

    So far, there is no official confirmation of the injuries of any KSF member with firearms during exercise.

    Source Layer: Insander

  • Raportohet se një ushtar i FSK-së u plagos gjatë ushtrimeve, rasti u mbajt i fshehtë

    Raportohet se një ushtar i FSK-së u plagos gjatë ushtrimeve, rasti u mbajt i fshehtë

    Raportohet se një ushtar i FSK-së u plagos gjatë ushtrimeve, rasti u mbajt i fshehtë

    Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është plagosur një ushtar, kanë ngritur pikëpyetje për një ngjarje që raportohet se ka ndodhur disa ditë më parë.

    Në media është raportuar për një incident të mundshëm gjatë një ushtrimi ushtarak, ku dyshohet se një pjesëtar i FSK-së është plagosur nga arma e zjarrit. Po ashtu, është ngritur pretendimi se rasti është mbajtur i fshehtë.

    Sipas informacioneve të raportuara, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë ushtrimeve të pjesëtarëve të FSK-së.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me këto pretendime, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ai.

    Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për plagosjen e ndonjë pjesëtari të FSK-së me armë zjarri gjatë ushtrimeve.

    Burimi: Insajderi

  • Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

    Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

    Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Bundesligë të Gjermanisë me fanellën e Hoffenheimit.

    Asllani shënoi golin e epërsisë 1:0 për Hoffenheimin ndaj Schalkes.

    Ai e realizoi golin në minutën e 10-të.

    Asllani ka edhe tri asistim këtë edicion në Bundeslitë dhe një gol në Ligën e Evropës.