Category: Lajme

  • Kapet 23-vjeçari që dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve në Prishtinë

    Kapet 23-vjeçari që dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve në Prishtinë

    Kapet 23-vjeçari që dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar për vepra penale të vjedhjes.

    Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ai dyshohet për shtatë raste te vjedhjeve në Prishtinë.  

    “Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: • V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, pas intervistimit të personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.

  • 23-year-old suspected of seven cases of theft in Pristina

    PKosovo’s olicia has announced it has managed to arrest a person suspected of criminal acts of theft.

    According to the announcement, the capital’s investigative sector following intensive investigative and operational work, it is suspected of seven cases of theft in Pristina.  

    The work of police officials has resulted in the suspect’s identification and arrest: • V.H., 23, male, citizen of the Republic of Kosovo, said in the report.

    According to the announcement, after interviewing the suspected person, in co-ordination with the State Attorney, has been sent to the maintenance.

  • “Kam vendosur me zemër” - Enis Rexhepi zbarkon në Kosovë

    “Kam vendosur me zemër” – Enis Rexhepi zbarkon në Kosovë

    Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Rexhepi, ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është mirëpritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Futbollisti i Stuttgartit do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa pas mbërritjes ka dhënë edhe deklaratat e para për faqen zyrtare të FFK-së, duke treguar arsyet që e kanë shtyrë të zgjedhë fanellën dardane.

    Rexhepi ka thënë se vendimi për të përfaqësuar Kosovën ka qenë i lehtë dhe se këtë zgjedhje e ka bërë me zemër.

    “Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën. Kam vendosur me zemër”, ka deklaruar sulmuesi.

    Ai ka përmendur edhe praninë e futbollistëve të tjerë shqiptarë në Bundesligë, si dhe projektin e Përfaqësueses së Kosovës, si faktorë që kanë ndikuar në vendimin e tij.

    “I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë në Gjermani dhe projekti këtu po më pëlqen shumë”, ka shtuar Rexhepi.

    Në fund, sulmuesi i ri ka folur edhe për konkurrencën në repartin ofensiv, duke theksuar se e njeh cilësinë e lojtarëve që ka Kosova, por se synon të japë maksimumin për të fituar një vend në formacionin titullar.

    “Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por unë do ta jap maksimumin që të jem titullar”, ka përfunduar Enis Rexhepi. /Telegrafi/

  • Bassuener: Perëndimi dështoi ta kushtëzojë Serbinë për Kosovën, Kushtetuta e Koshtunicës synonte delegjitimimin e pavarësisë

    Bassuener: Perëndimi dështoi ta kushtëzojë Serbinë për Kosovën, Kushtetuta e Koshtunicës synonte delegjitimimin e pavarësisë

    Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor, Kurt W. Bassuener, ka kritikuar qasjen e vendeve perëndimore ndaj Serbisë në raport me Kosovën, duke vlerësuar se ato kanë humbur mundësinë për të kushtëzuar Beogradin për shkak të politikave të tij ndaj pavarësisë së Kosovës.

    Në një intervistë për Telegrafin, bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC) ka thënë se Kushtetuta e Serbisë e vitit 2006, e njohur si Kushtetuta e Koshtunicës, ishte hartuar në mënyrë që paraprakisht të delegjitimonte pavarësinë e Kosovës.

    Sipas tij, kjo kushtetutë u miratua në një kohë kur po hartohej Plani i Ahtisaarit, i cili synonte të përcaktonte mënyrat e mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë.

    Bassuener ka vlerësuar se Perëndimi nuk reagoi në mënyrë të duhur ndaj kësaj qasjeje të Beogradit, duke mos e shfrytëzuar procesin e integrimit evropian si mekanizëm presioni ndaj Serbisë.

    “Perëndimi e lejoi këtë të kalonte pa reagim, në vend që të shprehte qartë se një qasje e tillë do të ishte pengesë për aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE”, ka deklaruar ai.

    Analisti ka theksuar se hapësira për një qasje më realiste politike ndaj Kosovës në Serbi ka qenë më e madhe në të kaluarën sesa sot, për shkak të forcimit të diskursit nacionalist ndër vite.

    Ai ka përmendur periudhën e viteve 2001 dhe 2006–2008, duke vlerësuar se në atë kohë ekzistonin më shumë mundësi për realizëm politik lidhur me çështjen e Kosovës.

    “Fatkeqësisht, nuk mund të mohohet se në Serbi kishte më shumë hapësirë dhe mundësi për realizëm politik në vitin 2001, madje edhe në vitet 2006–2008, sesa sot, për shkak të diskursit nacionalist gjithnjë e më të tensionuar lidhur me Kosovën”, ka thënë Bassuener.

    Sipas tij, edhe mjedisi gjeopolitik ishte shumë më i favorshëm në atë periudhë, ndërsa sot çështja e Kosovës është bërë një nga sfidat më të vështira për çdo ndryshim të mundshëm të politikës së Beogradit.

    Duke folur për Serbinë pas Aleksandar Vuçiqit, Bassuener ka paralajmëruar se largimi i presidentit aktual nga pushteti nuk do të sjellë domosdoshmërisht një ndryshim thelbësor të qasjes ndaj Kosovës.

    Ai ka theksuar se qëndrimi i shteteve kryesore anëtare të Bashkimit Evropian mund të luajë rol të rëndësishëm në ndërtimin e një marrëdhënieje të re dhe më të shëndoshë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Bassuener ka kërkuar më shumë sinqeritet dhe qartësi nga të gjitha palët, në vend të tolerimit të vazhdueshëm të qasjeve që pengojnë normalizimin e marrëdhënieve.

  • “Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

    “Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

    Reperi Nichi ka ndarë me këngëtaren Vjollca Haxhiu disa nga vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë kohës kur ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez.

    Gjatë bisedës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ai foli për mënyrën se si paguhej dhe për gjendjen e vështirë financiare në të cilën, sipas tij, ndodhej gjatë asaj periudhe.

    Nichi tregoi se në fillim merrte vetëm 20 euro në javë, ndërsa më vonë pagesat ndryshuan, por sërish nuk ishin të mjaftueshme për nevojat e tij.

    “Më e rënda është që sikur duke u krenuar që nuk po i kam rendet, me 20 euro në javë. Nuk i kisha punët kurrqysh, ia nisi një kohë 50 euro andej-këndej, çdo dy javë, një javë, pasi nënshkrova kontratë. Vetëm më nuk e ka kuptuar situatën time, ka pasur momente që ia kam dërguar frigoriferin në fotografi, shikoje”, u shpreh reperi.

    Ai shtoi se kishte kërkuar të punonte edhe në vende të tjera për të siguruar të ardhura, por sipas rrëfimit të tij, ish-menaxheri nuk e kishte lejuar.

    “Nuk më la të punoja, i thosha të punoja diku tjetër, por nuk më linte”, tregoi Nichi.

    Rrëfimi i reperit zbuloi një tjetër pjesë të së kaluarës së tij, ndonëse mbetet të shihet nëse ish-menaxheri i tij do të reagojë ndaj deklaratave të bëra brenda shtëpisë së BBVK 5. /Telegrafi/

  • Mashtrimi me sigurime në Gjermani: Familja kosovare dhe dy mjekë akuzohen për përfitimin e qindra mijëra eurove

    Mashtrimi me sigurime në Gjermani: Familja kosovare dhe dy mjekë akuzohen për përfitimin e qindra mijëra eurove

    Mashtrimi me sigurime në Gjermani: Familja kosovare dhe dy mjekë akuzohen për përfitimin e qindra mijëra eurove

    Një skemë e mirëmenduar mashtrimi me fondet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ka vënë në shënjestër të drejtësisë gjermane një familje me origjinë nga Kosova, e cila menaxhonte disa ndërmarrje në sektorin e ndërtimit.

    Sipas dyshimeve të ngritura nga organet e hetimit, skema funksiononte përmes pajisjes së punëtorëve me vërtetime të rreme mjekësore për paaftësi në punë. Pavarësisht se zyrtarisht figuronin në pushim mjekësor, punonjësit vazhdonin aktivitetin e rregullt në kantiere, duke u mundësuar kompanive të përfitonin jashtëligjshëm shuma të mëdha parash nga skemat shtetërore.

    Në këtë veprimtari të paligjshme dyshohet se janë përfshirë edhe dy mjekë vendas, të moshës 74 dhe 72 vjeç. Hetimet tregojnë se njëri prej tyre merrte një shpërblim prej 250 eurosh për çdo raport mjekësor të lëshuar pa bazë reale.

    Dëshmitë e grumbulluara nga ish-punonjësit zbulojnë se kartelat shëndetësore grumbulloheshin përpara nisjes së orarit të punës, ndërsa punëtorët dërgoheshin te mjekët për të marrë dokumentacionin e nevojshëm e më pas ktheheshin menjëhatë në punëtori.

    Lidhur me rastin, autoritetet e prokurorisë kanë ngritur tashmë aktakuzë ndaj pronarëve të kompanive dhe dy mjekëve të përfshirë. Përballja gjyqësore pritet të startojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa të akuzuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në marrjen e një vendimi të prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Insurance fraud in Germany: Kosovo family, two doctors charged with profiting hundreds of thousands of euros

    A well-planned fraud scheme with health and social insurance funds has targeted German justice by a Kosovo-born family that managed several companies in the construction sector.

    According to allegations raised by investigative agencies, the scheme functioned through the equipment of workers with false medical proof for work disabilities. Although they officially found themselves on medical leave, workers continued regular activity at the shipyards, enabling companies to illegally profit large sums of money from state schemes.

    Two local doctors, aged 74 and 72, are allegedly involved in this illegal activity. Investigations show one of them received a 250-euro reward for any medical report issued without real basis.

    Evidence collected by former employees discovers that health folders were collected before work hours began, as workers were sent to doctors to obtain necessary documentation and then returned to the worker overnight.

    In the case, prosecutorial authorities have already filed charges against company owners and two doctors involved. The trial is expected to start over the following days, while the accused enjoy presumption of innocence until the court makes a firm decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fisnik Asllani shënon në Bundesligë pak para grumbullimit me Kosovën

    Fisnik Asllani shënon në Bundesligë pak para grumbullimit me Kosovën

    Fisnik Asllani shënon në Bundesligë pak para grumbullimit me Kosovën

    Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur rrugën drejt rrjetës me fanellën e Hoffenheimit.

    Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Schalke 04, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius.

    Ky ishte goli i parë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, por ka shënuar edhe në garat evropiane – ndërsa realizimi vjen në një moment të rëndësishëm, pak para grumbullimit të radhës me Kombëtaren e Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Noble Aslan marks in Bundesliga shortly before gathering with Kosovo

    Gent Aslan has continued in good shape at the German championship, finding his way to the net with the Hoffenheim fan.

    Kosovo striker scored in the 10th minute of the match against Schalke 04, profiting from a major mistake by the opponent’s goalkeeper, Loris Karius.

    This was Aslan’s first goal in Bundesliga this season, but it also scored in European competitions as realisation comes at an important moment, just before the upcoming gathering with the National of Kosovo.

    Source Layer: Insander

  • Transporti urban: Komuna subvencionon kategori të caktuara (VIDEO)

    Transporti urban: Komuna subvencionon kategori të caktuara (VIDEO)

    Transporti urban: Komuna subvencionon kategori të caktuara (VIDEO)

    Në autobus mund të hipin të gjithë, por jo krejt paguajnë për biletat e tyre.

    Disa kategori, nga e hëna i liroi nga ky obligim, Komuna e Prizrenit, kështu duke e subvencionuar Transportin Urban.

    Tashmë ka nisur edhe shpërndarja e kartelave, derisa të parat u dhuruan nga vetë kryetari, Shaqir Totaj.

    Kjo iniciativë po thuhet se sjell lehtësira.

    Mirë u prit edhe nga përfituesit.

    Fort të mirëseardhur, nismën po e konsiderojnë edhe qytetarët.

    Nga komuna thanë që synim tjetër në këtë drejtim mbetet shtimi i linjave.