
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar për vepra penale të vjedhjes.
Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ai dyshohet për shtatë raste te vjedhjeve në Prishtinë.
“Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: • V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pas intervistimit të personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.