Category: Lajme

  • Dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë - pasi një veturë përfundoi në liqen në Brazil

    Dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë – pasi një veturë përfundoi në liqen në Brazil

    Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një veturë me shumë udhëtarë doli nga rruga dhe përfundoi në një liqen, në një zonë rurale të komunës Barra Mansa, në shtetin brazilian të Rio de Janeiros.

    Aksidenti ndodhi në orët e para të së dielës, pasi një kalimtar i rastit njoftoi autoritetet për një veturë të zhytur në ujë, transmeton Telegrafi.

    Sipas një deklarate të qeverisë së shtetit të Rio de Janeiros, të cituar nga AFP, viktimat kishin ndërruar jetë para se të nxirreshin nga automjeti.

    Autoritetet konfirmuan se në mesin e të vdekurve janë pesë të rritur dhe pesë fëmijë. Disa media braziliane raportuan se mes viktimave ishte edhe një foshnjë vajzë, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.

    Ekipet e emergjencës u dërguan në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit, me ndihmën e dy zhytësve, arritën të nxirrnin trupat nga vetura e fundosur.

    Autoritetet lokale e kanë cilësuar ngjarjen si aksident, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Sipas mediumit G1, i cili citon një familjar, të dhjetë viktimat i përkisnin së njëjtës familje.

    Rajoni i Rio de Janeiros u përfshi nga reshje të dendura shiu të shtunën, të cilat shkaktuan përmbytje në disa rrugë, përfshirë edhe zona turistike si Copacabana. /Telegrafi/

  • Ten dead, among them five children &#82/11; after a car ended up in the lake in Brazil

    Ten people lost their lives after a car with many travelers left the street and ended up in a lake, in a rural area of Barra Mansa, in the Brazilian state of Rio de Janeiro.

    The accident occurred in the early hours of Sunday, after an accident passerby informed authorities of a car immersed in water, it broadcast Telegragraphy.

    According to a statement by the state government of Rio de Janeiro, quoted by the AFP, the victims had changed their lives before being taken out of the vehicle.

    Authorities confirmed that among the dead there are five adults and five children. Some Brazilian media reported that there was also a baby girl among the victims, while their identities have not yet been made public.

    Emergency teams were sent to the scene, where firemen, with the help of two divers, managed to extract bodies from the sunken car.

    Local authorities have named the event an accident, while police have launched investigations to whiteen the circumstances. According to the G1 medium, who quotes one family member, the ten victims belonged to the same family.

    Rio de Janeiro region was engulfed by heavy rainfall on Saturday, which caused flooding on several roads, including tourist areas such as Copacabana. /Telegraphy/

  • Pas rasteve fatale në Pejë e Gjilan, priten raportet për QPS-të

    Pas rasteve fatale në Pejë e Gjilan, priten raportet për QPS-të

    Pas rasteve fatale në Pejë e Gjilan, priten raportet për QPS-të

    Veprimet e Qendrave për Punë Sociale në Pejë dhe Gjilan janë duke u inspektuar pas rasteve të rënda që përfunduan me viktima. Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, ka deklaruar se raportet ende nuk janë përfunduar, ndërsa ndërmarrja e masave disiplinore ndaj zyrtarëve u takon komunave.

    Në Pejë, inspektimi lidhet me rastin e Arlinda Zekajt, ndërsa në Gjilan me ngjarjen ku humbën jetën dy persona, përfshirë një foshnjë.

    Sipas Hotit, inspektorët kanë marrë dosjen e rastit në Pejë dhe kanë intervistuar zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale. Ai ka bërë të ditur se ka gjetje fillestare, por nuk i ka shpalosur ato në pritje të përfundimit të raportit.

    Ministri ka sqaruar se divizioni i inspektimit kontrollon zbatimin e politikave në QPS, ndërsa raporti përfundimtar i përcillet kryetarit të komunës për ndërmarrjen e masave disiplinore, nëse evidentohen shkelje.

    Hoti ka theksuar se veprimi ndaj rekomandimeve është obligim ligjor i autoriteteve komunale.

    Raport edhe për rastin e keqtrajtimit të pesëvjeçarit në Lipjan

    Ministria ka përpiluar një raport edhe për Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, pas rastit të keqtrajtimit të një fëmije pesëvjeçar.

    Sipas Hotit, në këtë rast është suspenduar një zyrtar. Megjithatë, ai ka deklaruar se Komuna nuk i ka ofruar ministrisë informacione të tjera për trajtimin e rekomandimeve të raportit.

    Përfundimi i inspektimeve në Pejë dhe Gjilan pritet të qartësojë nëse ka pasur lëshime në veprimet e QPS-ve dhe cilat masa do t’u rekomandohen autoriteteve komunale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • After fatal cases in Pec and Gjilan, reports on QPS are expected

    The actions of the Social Work Centres in Pec and Gjilan are being inspected after serious cases that ended with victims. Minister of Labour and Family Andy Hoti has declared that reports have not yet been completed, while the disciplinary measures company to officials belongs to municipalities.

    In Pec, inspection relates to the case of Arlinda Zekiaj, while in Gjilan, the event where two people, including a baby, lost their lives.

    According to Hoti, inspectors have received the case file in Pec and have interviewed officials from the Centre for Social Work. He has made it known that there are initial findings, but has not revealed them pending completion of the report.

    The minister has clarified that the inspection division controls the implementation of policies in the QPS, while the final report is forwarded to the mayor of the municipality for the disciplinary measures company if violations are identified.

    Hoti has stressed that the action on recommendations is a legal obligation of municipal authorities.

    Also reported on five – year – old abuse in Lipjan

    The ministry has also compiled a report on the Centre for Social Work in Lipjan, after the abuse of a five-year-old child.

    According to Hoti, in this case an official was suspended. However, he has declared that the municipality has not offered the ministry further information on handling the report’s recommendations.

    The outcome of inspections in Pec and Gjilan is expected to clarify whether there have been concessions in the actions of the QPS and which measures the municipal authorities will be recommended.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Giulianoooo Simeoneeee, Atletico kalon në epërsi kundër Barcelonës

    Giulianoooo Simeoneeee, Atletico kalon në epërsi kundër Barcelonës

    Giulianoooo Simeoneeee, Atletico kalon në epërsi kundër Barcelonës

    Giuliano Simeone ka kaluar në epërsi Atletico Madridin në ndeshjen përballë Barcelonës, e vlefshme për La Liga.

    Goli u shënua falë një asisti të mrekullueshëm të Julian Alvarez, duke e gjetur Simeone të vetëm përballë portës blaugranase.

    Ndeshja po zhvillohet e hapur, ku që të dyja ekipet kanë goditur shtyllën që në minutat e parë të ndeshjes.

    Të përzgjedhurit e Diego Simeones e kanë nisur më mirë ndeshjen. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Giulianoo Simeonee, Atletico passes the upper hand against Barcelona

    Giuliano Simeone has advanced Atletico Madrid to the match against Barcelona, worth La League.

    The goal was marked by a wonderful assist of Julian Alvarez, finding Simeon alone in front of the blaugran gate.

    The match is under way, where both teams have hit the pillar in the first minutes of the match.

    Diego Simeon’s chosen ones have better started the match. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Enis Rexhepi i pari që arrin në grumbullim: Për Kosovën vendosa me zemër

    Enis Rexhepi i pari që arrin në grumbullim: Për Kosovën vendosa me zemër

    Enis Rexhepi i pari që arrin në grumbullim: Për Kosovën vendosa me zemër

    Sulmuesi i talentuar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, ka mbërritur të dielën mbrëma në Prishtinë për t’iu bashkuar për herë të parë Kosovës, në grumbullim për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

    Ai është ftuar nga trajneri, Franco Foda për ndeshjet e muajit nëntor.

    Sulmuesi i ri është pritur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Adermi.

    Ai ka folur për vendimin për të përfaqësuar Kosovën. Ka thënë se ka qenë i lehtë vendimi për t’iu bashkuar “Dardanëve”.

    “Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën, se kam vendosur me zemër. Kam shokë këtu që luajnë në Bundesliga në Gjermani, projekti po më pëlqen këtu. Kosova ka shumë lojtarë të mirë, dhe unë do jap maksimumin”, ka thënë ai.

    Gjatë nëntorit, Kosova do të luajë ndaj Izraelit dhe Irlandës.

  • Enis Rexhepi first to arrive at the gathering: For Kosovo, I decided with my heart

    SStutgart’s talented fan, Enis Rexhepi, has arrived on Sunday evening in Pristina to join Kosovo for the first time, at the gathering for two November matches in the League of Nations.

    He was invited by the coach, Franco Foda, for the November month’s matches.

    The new striker has been hosted by Kosovo Football Federation Chairman Agim Addermi.

    He has spoken of the decision to represent Kosovo. He said it’s been easy to decide to join the Dhardians.

    It has been very easy to decide for Kosovo, that I have decided with my heart. I got friends here playing in Bundesligla in Germany, I like the project here. Kosovo has many good players, and I will do my best, he said.

    During November, Kosovo will play against Israel and Ireland.

  • Nichi për prishjen e raporteve me Don Xhonin: Më detyruan ti bëj diss, jam penduar

    Nichi për prishjen e raporteve me Don Xhonin: Më detyruan ti bëj diss, jam penduar

    Reperi Nichi ka folur në Big Brother VIP Kosova 5 edhe për raportet e tij me reperin Don Xhon, duke zbuluar prapaskenat e përçarjes mes tyre dhe pendimin për veprimet që kishte bërë në atë periudhë.

    Ai tregoi se problemet kishin nisur kur ishte pjesë e menaxhmentit të Bini Diez, ish-menaxherit të tij.

    Sipas rrëfimit të Nichit, situata mes tyre kishte eskaluar deri në atë pikë sa Don Xhoni, së bashku me vëllanë dhe disa miq, kishin sulmuar fizikisht Bini Diez për shkak të tij.

    Duke folur në Big Brother, Nichi la të kuptohej se në atë kohë ishte ndier i detyruar të vepronte në një mënyrë që nuk përputhej me raportin dhe respektin që kishte pasur për Don Xhonin.

    “Unë kam pirë kafe me të, kam qenë në lokal të tyre, a e di sa besëprerë më dukej vetja çka jam duke bërë, më duhej të aktroja. Patën dalë disa gjëra në TikTok, Nichi diss Don Xhonit. Unë kam folur me djalin, 100 vite jetë të kem nuk do të kem probleme me ty”, rrëfeu ai.

    Reperi tregoi se publikimi i disa materialeve në TikTok, ku ai shfaqej duke bërë diss ndaj Don Xhonit, kishte ndikuar edhe më shumë në prishjen e raportit mes tyre.

    Ai u shpreh se nuk ndihej aspak krenar për atë që kishte bërë dhe se i kishte ardhur turp nga vetja, pasi kishte pasur respekt për reperin.

    “Erdh puna që t’i prish raportet me të. E kam bërë bërllog të gjithë, nuk krenohem me atë asnjë pikë. Nuk kam mundur të sqarohem, nuk kam besuar që më kupton. E kam lënë thjesht”, tha Nichi.

    Më tej, ai komentoi edhe suksesin e Don Xhonit, duke thënë se shumë njerëz përpiqen t’i afrohen për shkak të pozitës që ka arritur në muzikë. /Telegrafi/

  • Kirurgu i shpëtoi jetën e policit të qëlluar në gjoks gjatë sulmit në Krakov: I futi duart në plagë, ambulanca po vonohej

    Kirurgu i shpëtoi jetën e policit të qëlluar në gjoks gjatë sulmit në Krakov: I futi duart në plagë, ambulanca po vonohej

    Një ndërhyrje e menjëhershme dhe vendimtare e dy kirurgëve, të cilët rastësisht ndodheshin pranë sheshit kryesor të qytetit të Krakovit në Poloni, besohet se ka shpëtuar jetën e një polici të plagosur rëndë gjatë një sulmi të armatosur që la gjashtë persona të vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur.

    Njëri prej kirurgëve, profesori Michal Pędziwiatr, ka deklaruar se kolegu i tij, doktor Mateusz Wierdak, pa dyshim ka luajtur rol vendimtar në shpëtimin e jetës së njërit prej dy policëve që u qëlluan gjatë përpjekjes për të neutralizuar sulmuesin.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, pak para orës 15:00 sipas kohës lokale, në qendrën historike të Krakovit. Dy mjekët po drekojnë me familjet e tyre pranë Sheshit Kryesor të qytetit, kur papritur dëgjuan të shtëna armësh, transmeton Telegrafi.

    Situata ndryshoi brenda pak çastesh, ndërsa një person i armatosur kishte nisur të qëllonte në mënyrë të rastësishme drejt njerëzve që ndodheshin në zonë. Të shtënat shkaktuan panik të madh, me qytetarë dhe turistë që vraponin në përpjekje për të shpëtuar jetën.

    Sipas raportimeve, sulmi zgjati rreth tri minuta, por gjatë kësaj kohe gjashtë persona u vranë dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur. Mes viktimave ishin një shtetas britanik, një grua austriake dhe katër shtetas polakë.

    Djali i kirurgut e njoftoi për të shtënat, mjekët u nisën menjëherë drejt viktimave

    Profesori Michal Pędziwiatr dhe doktori Mateusz Wierdak ishin duke kaluar kohë me familjet e tyre në qendër të qytetit, kur djali i profesorit vrapoi drejt tij për ta paralajmëruar se njerëzit po qëlloheshin me armë.

    “Papritur, djali im erdhi duke vrapuar dhe më tha: ‘Babi, atje po qëllojnë mbi njerëzit, njerëzit po bien përtokë’”, rrëfeu Pędziwiatr për mediumin polak Fakt.

    Pa humbur kohë, dy kirurgët u drejtuan drejt vendit ku po ndodhte sulmi, me qëllim që t’u ofronin ndihmën e parë personave të plagosur.

    Ajo që e bën edhe më të veçantë ndërhyrjen e tyre është fakti se ata nuk u përqendruan vetëm te viktimat e sulmit, por edhe te vetë personi që dyshohet se kishte kryer të shtënat.

    “Kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve, nuk ka rëndësi se kush është kush”, deklaroi profesori Pędziwiatr, duke shpjeguar se për ta si mjekë prioritet ishte trajtimi i çdo personi që kishte nevojë për ndihmë urgjente.

    Pasi të shtënat pushuan, dy kirurgët ndanë detyrat. Pędziwiatr u kujdes për viktimat e tjera dhe për sulmuesin e dyshuar, ndërsa kolegu i tij, Wierdak, u përqendrua te njëri prej policëve që ishte qëlluar në gjoks gjatë përleshjes me autorin.

    Gjendja e policit ishte jashtëzakonisht e rëndë. Ai kishte marrë një plagë me armë zjarri në gjoks dhe kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

    Doktori Mateusz Wierdak ndërhyri menjëherë, duke përdorur fashat për të trajtuar plagën dhe për të kontrolluar gjakderdhjen. Ndërhyrja e tij ishte aq intensive sa që, sipas përshkrimit të kolegut, ai i vendosi fashat brenda plagës dhe përdori duart për të ushtruar presion në zonën e dëmtuar.

    “Ai, për ta thënë në mënyrë të thjeshtë, i futi të gjitha fashat në gjoksin e policit dhe i futi duart brenda”, tregoi Pędziwiatr për Fakt.

    Profesori theksoi se kjo ndërhyrje mund të ketë qenë vendimtare për mbijetesën e policit, veçanërisht për shkak të kohës që u desh deri në mbërritjen e autoambulancës.

    “Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, nuk e di se si do të kishin përfunduar gjërat, pasi pritja për ambulancën ishte e gjatë”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, vetë Pędziwiatr ndërmori një tjetër hap për të siguruar që polici të dërgohej në institucionin më të përshtatshëm shëndetësor.

    Ai telefonoi Spitalin John Paul II, ku funksionon Departamenti i Kirurgjisë Torakale dhe Kardiake, duke këmbëngulur që polici të dërgohej pikërisht atje.

    “Insistova që ta dërgonin atje, sepse, sipas mendimit tim, ai kishte shanset më të mira për të mbijetuar në atë spital, ku kishte specialistë pikërisht për këtë lloj lëndimi”, tha kirurgu.

    Sipas mediave lokale, Mateusz Wierdak është një kirurg i njohur në Krakov, ndërsa profesori Michal Pędziwiatr drejton Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme, Onkologjike, Metabolike dhe Emergjente në Spitalin Universitar të Krakovit.

    Ndërkohë, dy policët që u plagosën gjatë përpjekjes për ta ndaluar sulmuesin kanë dalë nga koma të dielën, një zhvillim që është pritur me lehtësim pas gjendjes së tyre kritike.

    Ata janë identifikuar si policët e rangut të lartë Jakub Kulik dhe Artur Morański.

    Kryeministri polak i ka cilësuar të dy si “heronj të vërtetë”, duke vlerësuar ndërhyrjen e tyre për neutralizimin e sulmuesit dhe parandalimin e një numri edhe më të madh viktimash.

    Kryetari i bashkisë së Krakovit ka bërë të ditur se ka paraqitur një kërkesë urgjente që dy policët të shpallen qytetarë nderi të qytetit, si vlerësim për guximin dhe sakrificën e treguar gjatë ngjarjes.

    Ndërkohë, pas përmirësimit të gjendjes së tyre dhe përfundimit të një pjese të operacioneve të sigurisë, Sheshi Kryesor i Krakovit u rihap të dielën në mbrëmje, pasi u hoq rrethimi policor që ishte vendosur pas sulmit.

    Ndihma për viktimat nuk erdhi vetëm nga dy kirurgët polakë. Në vendin e ngjarjes ndërhynë edhe gjashtë vullnetarë të Mbrojtjes Civile të Dublinit, të cilët rastësisht ndodheshin në Krakov për pushime.

    Sipas James McConnell, një zyrtar i kësaj organizate, grupi ishte pranë sheshit kryesor kur nisën të shtënat.

    Vullnetarët, të cilët ishin të trajnuar për ofrimin e ndihmës mjekësore, u drejtuan menjëherë drejt personave të plagosur dhe nisën t’i ndihmonin.

    Ata ofruan reanimim kardiopulmonar (CPR), si dhe ndërhyrje për kontrollimin e hemorragjive, duke kontribuar në përpjekjet për të shpëtuar jetët e të prekurve.

    Prania e tyre në vendin e ngjarjes ishte një tjetër shembull i ndërhyrjes së qytetarëve dhe profesionistëve që, pavarësisht rrezikut, vendosën të ndihmonin të plagosurit.

    Ndërkohë, dëshmitarët që ndodheshin pranë sheshit kanë përshkruar momentet e panikut dhe konfuzionit që përfshinë zonën gjatë sulmit.

    Ruby Catherine Warren, nga Londra, tregoi se dëgjoi të shtënat dhe menjëherë u përpoq t’i largonte shoqëruesit e saj nga zona e rrezikut.

    “U bërtita miqve të mi që të vraponin dhe të gjithë vrapuam për jetën tonë”, rrëfeu ajo.

    Ajo tha se në ato momente nuk e dinin se ku ndodhej sulmuesi dhe as nëse kishte më shumë se një person të armatosur. Për këtë arsye, vazhduan të vraponin pa e ditur saktësisht se ku ishte vendi më i sigurt.

    Përfundimisht, arritën të gjenin një hotel ku u strehuan deri në qetësimin e situatës.

    Edhe Tom Brook, nga West Yorkshire në Angli, ishte pranë vendit të ngjarjes. Ai ndodhej brenda një restoranti të rrjetit McDonald’s, afër sheshit kryesor, kur dëgjoi disa të shtëna armësh dhe pa njerëzit që kërkonin strehim.

    Pasi situata u qetësua, ai doli drejt sheshit dhe pa ekipet mjekësore duke trajtuar një person pranë një dyqani, ndërsa rreth 20 metra më larg ndodhej një trup i mbuluar me batanije termike.

    Dëshmitë e tyre përshkruajnë kaosin që përjetuan turistët dhe qytetarët në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

    Sipas autoriteteve polake, personi i dyshuar për kryerjen e sulmit ishte i veshur me pajisje të plota taktike ushtarake dhe mbante një armë të përshkruar si të nivelit ushtarak.

    Megjithatë, qeveria polake ka sqaruar se ai nuk ishte pjesëtar i forcave të armatosura të vendit.

    Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwiński, deklaroi se të gjitha të dhënat e deritanishme sugjeronin se i dyshuari ishte i magjepsur nga ideologjitë e ekstremit të djathtë dhe kishte pikëpamje ultranacionaliste.

    Sulmuesi, 24-vjeçar dhe shtetas polak, ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Identiteti i tij nuk është bërë publik nga autoritetet.

    Pas kontrollit të banesës së tij, hetuesit kanë zbuluar trupat e pajetë të prindërve dhe motrës së tij. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë hollësi të plota për rrethanat e vdekjes së tyre apo lidhjen e mundshme me sulmin.

    Për shkak të dyshimeve se sulmuesi mund të jetë ndikuar nga ideologjitë ekstremiste, Prokuroria Kombëtare e Polonisë ka nisur një hetim të posaçëm, të cilin po e udhëheq një njësi e specializuar për veprat terroriste.

    Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin e sulmit, rrethanat që i paraprinë ngjarjes dhe nëse personi i dyshuar kishte vepruar i vetëm.

    Pamjet tregojnë automjetin e sulmuesit duke lëvizur me shpejtësi në qendër të qytetit

    Ngjarja nisi pak para orës 15:00 sipas kohës lokale, në qendrën historike të Krakovit, një zonë e frekuentuar nga turistë dhe qytetarë.

    Pamjet filmike të publikuara pas sulmit treguan automjetin e të dyshuarit duke lëvizur me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtënat dhe njerëzit shiheshin duke u larguar me vrap.

    Plumbat thyen vitrinat prej xhami të disa dyqaneve, ndërsa gjatë sulmit u qëllua edhe drejt një tramvaji.

    Sipas policisë, i gjithë sulmi zgjati rreth tri minuta, por pasojat e tij ishin tragjike: gjashtë persona të vrarë dhe 15 të plagosur.

    Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa ndërhyrja e dy kirurgëve, e policëve dhe e vullnetarëve ka marrë vëmendje të veçantë, pasi ndihma e tyre e menjëhershme mund të ketë shpëtuar jetë në ato momente kritike. /Telegrafi/