Category: Lajme

  • Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

    Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

    Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

    Sulmuesi i talentuar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, ka mbërritur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, për t’iu bashkuar për herë të parë Përfaqësueses së Kosovës në futboll për dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Talenti i ri ka marrë ftesën zyrtare nga përzgjedhësi Franco Foda, ndërsa me të mbërritur në aeroport është pritur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Në prononcimin e tij të parë pas arritjes, Rexhepi ka zbuluar prapaskenat e vendimit për të veshur fanellën e “Dardanëve”, duke nënvizuar se zgjedhja ka qenë mjaft e lehtë sepse është bërë me ndjenjë.

    “Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën, se kam vendosur me zemër. Kam shokë këtu që luajnë në Bundesliga në Gjermani, projekti po më pëlqen këtu. Kosova ka shumë lojtarë të mirë, dhe unë do jap maksimumin”, është shprehur Rexhepi.

    Ardhja e sulmuesit të Stuttgartit konsiderohet një përforcim i madh për Kosovën, e cila gjatë këtij muaji do të përballet në fushë ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rexhepi: I decided with my heart on Kosovo

    Stutgart’s talented attacker, Enis Rexhepi, has arrived Sunday evening in Pristina to join Kosovo’s first representative in football for the two important challenges of November under the League of Nations.

    The new talent has received an official invitation from selective Franco Foda, while once arriving at the airport, Agim Ademi has been hosted by Kosovo Football Federation chairman Agim.

    In his first proposal after his arrival, Rexhepi has discovered the background of the decision to wear the fan of the ledrians, underlining that the choice has been quite easy because it has been made with emotion.

    It has been very easy to decide for Kosovo, that I have decided with my heart. I got friends here playing in Bundesligla in Germany, I like the project here. Kosovo has many good players, and I will do my best, Rexhepi has said.

    The arrival of the Storm striker is considered a major reinforcement for Kosovo, which will face Israel and Ireland this month.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trepça triumfon bindshëm ndaj Rahovecit 029

    Trepça triumfon bindshëm ndaj Rahovecit 029

    “Xehetarët” e kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë shumë hapësirë skuadrës mysafire për të rrezikuar fitoren.

    Te skuadra mitrovicase u angazhuan të gjithë basketbollistët, ndërsa më efikasi ishte Kenneth Hasbrouck, me 19 pikë.

    Në anën tjetër, Rahoveci 029, që u paraqit në këtë përballje me vetëm një basketbollist të huaj, pati vështirësi të mëdha përballë kampionit. Më i dalluari te mysafirët ishte Visar Ejupi, me dhjetë pikë.

    Me këtë fitore, Trepça vazhdon garën për kreun e tabelës në elitën e basketbollit kosovar. 

    Burimi: RTKLive

  • Trepca triumphs strongly with Rahovetz 029

    The Italians searched the match from beginning to end, leaving little room for the guest team to risk victory.

    All basketball players engaged in the Mitrovica team, while the most efficient was Kenneth Hasbrouk, with 19 points.

    On the other hand, Rahoveci 029, who appeared in this encounter with only one foreign basketball player, had great difficulty facing the champion. The most distinguished guest was Wisar Ejupi, ten points.

    With this victory, Trepca continues the race for the table head at the Kosovo basketball elite. 

    Source Layer: RTKLive

  • Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare ish-futbollisti Xhevat Prekazi

    Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare ish-futbollisti Xhevat Prekazi

    Ka vdekur ish-futbollisti Xhevat Prekazi në moshën 69-vjeçare.

    Prekazi, i lindur në Mitrovicë, e nisi karrierën te Partizani i Beogradit, ku debutoi në sezonin 1977/1978.

    Gjatë paraqitjeve për këtë klub, ai shënoi 19 gola në 153 ndeshje dhe fitoi tre tituj kampioni.

    Përveç Partizanit, Prekazi gjatë karrierës së tij luajti edhe për Hajdukun e Splitit, Galatasarayn, Altayn dhe Bakırköysporin.

    Burimi: Dukagjini

  • Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi

    Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi

    Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi

    Ish-futbollisti Xhevat Prekazi ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

    Për vdekjen e tij kanë raportuar mediume serbe, sipas së cilave, deri më tani nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së ish-futbollistit.

    Prekazi lindi në Mitrovicë dhe debutoi për Partizanin e Beogradit në sezonin 1977/1978 dhe shënoi 19 gola në 153 ndeshje, duke fituar tre tituj kampioni.

    Përveç Partizanit, Prekazi luajti edhe për Hajdukun e Splitit, Galatasarayn, Altain dhe Bakirkoysporin.

  • Tri pajisje që duhet t’i shkëputni nga priza - konsumojnë energji edhe kur janë të fikura

    Tri pajisje që duhet t’i shkëputni nga priza – konsumojnë energji edhe kur janë të fikura

    Shumë njerëz i fikin pajisjet e tyre me telekomandë ose i lënë të lidhura në prizë, të bindur se nuk po përdorin energji.

    Ekspertja Natalia Lachim i thotë gazetës British Metro se energjia elektrike vazhdon të rrjedhë përmes tyre dhe rrit faturën.

    Në shumicën e familjeve, një karikues telefoni ose laptopi është gjithmonë i lidhur në prizë.

    Foto ilustruese

    Televizori mbetet në modalitetin e pritjes dhe një orë digjitale ndizet në disa nga pajisjet.

    Sipas ekspertit, ky është një shpenzim i panevojshëm parash dhe energjie.

    “Kur është e lidhur në prizë, pajisja konsumon energji elektrike edhe kur është e fikur dhe nuk bën asgjë. Energjia elektrike vazhdon të rrjedhë përmes saj, duke rritur konsumin dhe faturat tuaja. Për t’i ulur ato, shkëputeni pajisjen nga priza dhe kështu ndaloni rrjedhën e energjisë elektrike”, thotë Lachim.

    Televizion

    Një studim i vitit 2021 zbuloi se 98 për qind e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar e kanë televizorin e tyre të lidhur gjatë gjithë kohës.

    Shumë njerëz mendojnë se fikja e tij në telekomandë e fik atë plotësisht, por shpesh nuk është kështu.

    Një televizor në modalitetin e pritjes ende përdor energji.

    Çajnik

    Çajniku nuk është konsumatori më i madh. Megjithatë, sipas ekspertit, ai gjithashtu rrit faturën nëse është vazhdimisht i lidhur në prizë, kështu që është më mirë ta shkëputni nga priza pas përdorimit.

    Ngarkues

    E njëjta gjë vlen edhe për karikuesit.

    Shumë njerëz i kanë të lidhur në prizë gjatë gjithë kohës, gati për të karikuar telefonat dhe pajisjet e tjera.

    Lachim paralajmëron se një karikues që thjesht qëndron në prizë rrit pa nevojë faturën tuaj vjetore të energjisë elektrike. /Telegrafi/

  • Vdes Xhevat Prekazi, ish futbollisti i Partizanit dhe Galatasarayt

    Vdes Xhevat Prekazi, ish futbollisti i Partizanit dhe Galatasarayt

    Xhevat Prekazi, ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe Galatasarayt, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

    Prekazi, i lindur në Mitrovicë, la gjurmë të rëndësishme në futbollin jugosllav dhe turk, duke luajtur për disa klube të njohura gjatë karrierës së tij.

    Ai debutoi te Partizani në sezonin 1977/78, ndërsa për klubin nga Beogradi luajti deri në vitin 1983. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi tri herë titullin e kampionit të Jugosllavisë dhe Kupën Mitropa, ndërsa ishte pjesë edhe e përfaqësueses së të rinjve të Jugosllavisë.

    Pas aventurës në Partizan, Prekazi luajti për Hajdukun e Splitit, Altay dhe Bakırköyspor, por periudhën më të rëndësishme e kaloi te Galatasaray.

    Nga viti 1985 deri më 1991, ai zhvilloi 185 ndeshje në kampionatin turk dhe shënoi 40 gola, duke fituar dy tituj kampioni me klubin nga Stambolli.

    Megjithatë, Prekazi ishte një figurë që shpesh kishte qëndrime kontradiktore sa i përket Kosovës. Edhe pse shqiptar me kombësi dhe i lindur në Mitrovicë, jetën e tij e ndërtoi kryesisht në Beograd, ku mbeti i lidhur ngushtë me Partizanin dhe më vonë punoi edhe në disa klube serbe.

    Ai vazhdoi të ndiqte nga afër zhvillimet te Partizani, duke e cilësuar veten tifoz të madh të klubit.

    Prekazi do të kujtohet për karrierën e tij të suksesshme në futboll, por edhe për raportin e ndërlikuar që kishte me vendlindjen e tij, Kosovën, ku shpesh deklaratat e tij i zhgënjyen tifozët e sportit në vendin e lindjes. /Telegrafi/

  • Lamtumira e fundit për Rinesën – familja Qerqi njofton datën e varrimit dhe vendin ku do të mbahen homazhet

    Lamtumira e fundit për Rinesën – familja Qerqi njofton datën e varrimit dhe vendin ku do të mbahen homazhet

    Lamtumira e fundit për Rinesën – familja Qerqi njofton datën e varrimit dhe vendin ku do të mbahen homazhet

    Familja Qerqi ka njoftuar për datën dhe vendin ku do të mbahet ceremonia e varrimit të Rinesës, si dhe për organizimin e homazheve në nderim të saj.

    Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 10 nëntor 2026, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në Arbëri (Dragodan).

    Ndërkohë, homazhet dhe e pamja për Rinesën do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, të mërkurën dhe të enjten, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, në Grand Hotel Prishtina.

    Familja Qerqi ka ndarë njoftimin me familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Rinesës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Last goodbye to Rinese ) the Qerqi family announces the burial date and location of the host

    The Qerqi family has announced the date and location of the Youth burial ceremony, as well as the organisation of the banquets in its honour.

    According to the family announcement, the funeral ceremony will be held Tuesday, on Tuesday. November 10, 2026, 14:30, in Pristina cemetery, in Arberium (Dragdan).

    Meanwhile, the view of Rina will be maintained. November 11 and 12, Wednesday and Thursday, between 9:00 and 5:00, at the Grand Hotel Pristina.

    The Qerqi family has shared the announcement with family, relatives and all who wish to bid last farewell to Rina.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal