Category: Lajme

  • Tragjedi në Senegal: Mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 të vdekur e vetëm një i mbijetuar

    Tragjedi në Senegal: Mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 të vdekur e vetëm një i mbijetuar

    Tragjedi në Senegal: Mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 të vdekur e vetëm një i mbijetuar

    Një tragjedi e rëndë detare ka ndodhur përgjatë brigjeve veriperëndimore të Senegalit, ku si pasojë e mbytjes së një anijeje me emigrantë kanë humbur jetën të paktën 34 persona.

    Gjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës në ujërat pranë rajonit të Këbemerit.

    Sipas të dhënave të para, nga kjo mbytje tragjike ka arritur të mbijetojë vetëm një person, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për fatin e personave të tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.

    Ngjarja ka ndodhur konkretisht pranë brigjeve të Lompoulit, në zonën mes Dakarit dhe Saint-Louis, ndërsa dyshohet se shumica e viktimave ishin banorë të zonave Leona dhe Thiep.

    Autoritetet përkatëse dhe ekipet e emergjencave janë mobilizuar menjëherë në terren për vazhdimin e kërkimeve në det dhe dhënien e ndihmës së nevojshme për familjet e goditura nga kjo fatkeqësi.

    Kjo ngjarje e rëndë rikthen edhe një herë alarmueshëm në vëmendje rrezikun ekstrem me të cilin përballen mijëra emigrantë nga Afrika Perëndimore, të cilët marrin rrugët detare drejt Ishujve Kanarie të Spanjës me shpresën për të mbërritur në Europë. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, mbi 600 persona kanë humbur jetën në këtë linjë të rrezikshme detare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy in Senegal: There is a shipwreck of immigrants, at least 34 dead and only one survivor

    A severe sea tragedy has occurred along the northwest coast of Senegal, where at least 34 people have lost their lives as a result of shipwreck.

    The heavy shower occurred during Saturday evening hours in the waters near the Kebemer region.

    According to the first data, this tragic drowning has managed to survive only one person, as rescue search operations are continuing for the fate of other people who are still missing.

    The event took place specifically near the coast of Lompolul, in the area between Dakar and Saint Louis, while most of the victims were allegedly residents of the Leona and Thiep areas.

    The relevant authorities and emergency teams have been immediately mobilised on the ground for continuing sea research and providing needed assistance to families affected by this disaster.

    This serious event once again turns to attention the extreme danger faced by thousands of immigrants from West Africa who travel to the Spanish Canary Islands in hopes of reaching Europe. During the first five months of this year alone, over 600 people have lost their lives on this dangerous marine line.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përplasja e trenave në Egjipt: Shkon në shtatë numri i viktimave, mbi 100 të lënduar

    Përplasja e trenave në Egjipt: Shkon në shtatë numri i viktimave, mbi 100 të lënduar

    Përplasja e trenave në Egjipt: Shkon në shtatë numri i viktimave, mbi 100 të lënduar

    Ka shkuar në të paktën në shtatë numri i personave që kanë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur pranë qytetit egjiptian të Gizës, pas përplasjes së dy trenave.

    Si pasojë e këtij aksidenti, më shumë se 100 persona të tjera kën mbetur të lënduar.

    Autoriteti hekurudhor i vendit tha se dy trena që udhëtonin në jug nga Giza dhe Kajro u përplasën, duke shkaktuar daljen nga shinat e disa vagonëve dhe rënien poshtë një argjinature.

    Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan njerëz që kërkonin brenda vagonëve të përmbysur për pasagjerë të plagosur, ndërsa nisi një reagim masiv emergjent, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Presidenti egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi tha se kishte urdhëruar autoritetet shtetërore të “hetonin rrethanat e aksidentit dhe të mbanin përgjegjës këdo që gjendet se ka qenë neglizhent”.

    Zyra e prokurorit publik paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

  • Egypt’s train crash: Goes to seven victims, over 100 injured

    Kwent to at least seven of the people who died in a tragic accident near the Egyptian city of Giza after the crash of two trains.

    As a result of this accident, more than 100 others have been hurt.

    The country’s railway authority said that two trains traveling south from Giza and Cairo crashed, causing the way out of the tracks of several cars and falling under a clay.

    Images from the site of the event showed people searching inside the injured passenger carriages as a massive emergency response kicked off, reports the BBC, broadcast Klankosova.tv.

    Egyptian President Abdul Fattah al-Assi said he had ordered state authorities to investigate the circumstances of the accident and hold anyone found to account for being negligent.

    The public prosecutor’s office warned that the death toll could increase.

  • Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, gol dhe asist në fitoren e Hoffenheimit

    Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, gol dhe asist në fitoren e Hoffenheimit

    Fisnik Asllani ka festuar në mënyrën më të mirë paraqitjen e tij jubilare në Bundesliga, duke shënuar gol dhe asistuar në fitoren e Hoffenheimit ndaj Schalke 04 me rezultat 2-1.

    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist në suksesin e skuadrës së tij, e cila po vazhdon ngjitjen në tabelën e kampionatit gjerman. Hoffenheimi tashmë ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.

    Asllani qëndroi në fushë deri në minutën e 78-të, kur u zëvendësua. Për paraqitjen e tij, ai u vlerësua me notën 7.6 nga platforma “SofaScore”, duke qenë ndër futbollistët më të mirë të ndeshjes.

    Përveç golit dhe asistimit, sulmuesi kosovar regjistroi edhe katër goditje drejt portës, fitoi dy duele dhe kompletoi një driblim, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit.

    Goli ndaj Schalke 04 ishte i treti i Asllanit në Bundesliga këtë sezon. Ai më herët kishte gjetur rrjetën edhe në garat evropiane, duke vazhduar sezonin pozitiv në futbollin gjerman.

    Paraqitja e tij vjen në një moment të rëndësishëm, pak para angazhimeve të Përfaqësueses së Kosovës, ku Asllani pritet të jetë një prej futbollistëve me rëndësi në repartin ofensiv. /Telegrafi/

  • Hakimi ndaj Rosstat-it, të dhënat e siguruara sugjerojnë mbi 390 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë

    Hakimi ndaj Rosstat-it, të dhënat e siguruara sugjerojnë mbi 390 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë

    Grupet e hakerëve Kiberpartizany BY dhe Silent Crow pretendojnë se kanë depërtuar në sistemet e Shërbimit Federal të Statistikave Shtetërore të Rusisë (Rosstat) dhe kanë siguruar të dhëna që mund të zbulojnë përmasat e humbjeve njerëzore të Moskës në luftën kundër Ukrainës.

    Sipas tyre, janë vjedhur rreth 23 terabajtë të dhëna, përfshirë dokumente të brendshme, statistika demografike dhe ekonomike, si dhe informacione për humbjet ruse në luftë.

    Duke u bazuar në materialet e siguruara, grupet kanë bërë llogaritjet e tyre për numrin e të vrarëve që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

    Kiberpartizany BY pretendon se deri më 27 gusht 2026 janë vrarë të paktën 393 mijë e 881 shtetas rusë. Ndërkaq, Silent Crow jep një shifër më të lartë, prej 450 mijë e 100 të vrarësh, transmeton Telegrafi.

    Dallimi mes këtyre vlerësimeve lidhet me metodat e ndryshme të llogaritjes. Kiberpartizany BY ka përfshirë rastet kur veprimet ushtarake ose pasojat e tyre janë shënuar si shkak i vdekjes.

    Në anën tjetër, Silent Crow ka përfshirë edhe kategori të tjera, si humbjet jo luftarake në mesin e ushtarakëve, vdekjet e regjistruara si akte terroriste dhe rastet e personave të regjistruar në Rusi, por që kanë vdekur në territoret e pushtuara ose në Ukrainë, pa u përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes.

    Rusia nuk ka publikuar statistika zyrtare për humbjet në luftime që nga shtatori i vitit 2022. Për më tepër, që nga viti 2024, Rosstat ka ndërprerë publikimin e të dhënave vjetore për shkaqet e vdekjeve, duke e vështirësuar vlerësimin e ndikimit demografik të luftës.

    Për krahasim, deri më 8 nëntor, baza e përbashkët e BBC Russian Service dhe Mediazona, e cila mbledh emrat e ushtarëve rusë të vrarë dhe të identifikuar, përmbante rreth 286 mijë emra. Megjithatë, kjo listë konsiderohet jo e plotë, veçanërisht për muajt e fundit të luftës.

    Ndërkaq, një studim i përbashkët i Meduza-s dhe Mediazona-s, i bazuar në analizën e të dhënave të regjistrit të trashëgimisë, vlerësoi se deri në fund të vitit 2025 numri i ushtarëve rusë të vrarë ishte rreth 350 mijë.

    Vlerësimet e publikuara nga hakerët janë në përputhje me disa studime të mëparshme të pavarura, por kjo nuk dëshmon automatikisht saktësinë e shifrave të tyre.

    Meduza dhe Mediazona kanë njoftuar se kanë siguruar qasje në të dhënat e publikuara nga hakerët dhe kanë nisur verifikimin e tyre. Gazetarët synojnë të përcaktojnë nëse materialet janë autentike dhe sa të plota janë, duke përjashtuar edhe mundësinë e manipulimit të qëllimshëm.

    Një tjetër vështirësi është se shkaqet e vdekjes të shënuara në dokumentet mjekësore nuk pasqyrojnë gjithmonë rrethanat reale. Gjithashtu, bazat e brendshme të Rosstat-it nuk përmbajnë informacione të përditësuara për personat e raportuar të zhdukur, të cilët mund të shpallen të vdekur vetëm pas një periudhe të gjatë.

    Prandaj, edhe të dhënat e një institucioni shtetëror nuk mund të ofrojnë automatikisht një shifër përfundimtare të humbjeve ushtarake ruse.

    Nëse autenticiteti dhe plotësia e materialeve konfirmohen, këto të dhëna mund të shndërrohen në një nga burimet më të mëdha për vlerësimin e pasojave demografike të luftës në Rusi. /Telegrafi/

  • Beteja e radhës në Hagë: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi para afatit vendimtar – sa janë përgatitur ankesat dhe çfarë pritet më 27 nëntor?

    Beteja e radhës në Hagë: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi para afatit vendimtar – sa janë përgatitur ankesat dhe çfarë pritet më 27 nëntor?

    Beteja e radhës në Hagë: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi para afatit vendimtar – sa janë përgatitur ankesat dhe çfarë pritet më 27 nëntor?

    Një tjetër betejë juridike po merr formë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po i afrohen afatit të 27 nëntorit 2026 për dorëzimin e njoftimeve të apelit kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë.

    Pas vendimit të shpallur më 16 shtator 2026, vëmendja tashmë është përqendruar te procedura e ankimit, përmes së cilës mbrojtja synon të kundërshtojë konstatimet e trupit gjykues.

    Me aktgjykimin e shkallës së parë, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim.

    Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

    Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mund të kundërshtohet përmes mjeteve juridike të parashikuara në procedurën e Dhomave të Specializuara.

    Pse 27 nëntori është vendimtar?

    Afati për dorëzimin e njoftimeve të apelit ishte caktuar fillimisht më 16 tetor 2026.

    Megjithatë, ekipet mbrojtëse kërkuan kohë shtesë, duke argumentuar se kompleksiteti i çështjes dhe vëllimi i madh i aktgjykimit kërkonin analizë të hollësishme juridike.

    Mbrojtja kishte kërkuar shtyrjen e afatit deri më 15 dhjetor, por Paneli i Apelit e pranoi pjesërisht kërkesën, duke përcaktuar 27 nëntorin si afat të ri.

    Ky afat ka rëndësi të veçantë, pasi njoftimet e apelit do të përcaktojnë se cilat pjesë të aktgjykimit synojnë t’i kundërshtojnë palët.

    E drejta e ankimit i takon edhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Sa janë përgatitur ankesat?

    Një nga pyetjet kryesore që shtrohet para përfundimit të afatit është se deri ku kanë arritur ekipet mbrojtëse me përgatitjen e njoftimeve të apelit.

    Deri më 8 nëntor, nuk ka një konfirmim publik të verifikuar nga secili prej katër ekipeve mbrojtëse lidhur me përfundimin e dokumenteve apo datën konkrete kur ato do të dorëzohen.

    Përgatitja e ankimit kërkon shqyrtimin e arsyetimit të gjykatës, analizimin e provave dhe identifikimin e gabimeve të pretenduara faktike ose juridike.

    Në këtë fazë, mbrojtja mund të kundërshtojë mënyrën se si trupi gjykues ka vlerësuar provat, interpretimin dhe zbatimin e ligjit, si dhe dënimet e shqiptuara.

    Megjithatë, argumentet konkrete që do të paraqesë secili ekip mbrojtës nuk mund të konsiderohen të konfirmuara përpara publikimit të parashtresave përkatëse.

    Çfarë pritet pas 27 nëntorit?

    Dorëzimi i njoftimeve të apelit nuk nënkupton përfundimin e procesit të ankimit.

    Kjo është faza fillestare, përmes së cilës palët identifikojnë kundërshtimet ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.

    Më pas pritet të zhvillohet faza e paraqitjes së argumenteve të hollësishme juridike, përgjigjeve të palëve dhe shqyrtimit nga Paneli i Apelit.

    Në varësi të kundërshtimeve dhe vlerësimit të tyre, Paneli i Apelit mund ta vërtetojë, ndryshojë apo anulojë aktgjykimin, tërësisht ose pjesërisht, brenda kompetencave që i njeh ligji.

    Procedura e ankimit nuk nënkupton automatikisht mbajtjen e një gjykimi të ri me dëshmitarë, pasi shqyrtimi përqendrohet kryesisht në kundërshtimet juridike dhe faktike ndaj vendimit të shkallës së parë.

    Një proces me mijëra prova dhe qindra dëshmitarë

    Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka qenë një ndër proceset më voluminoze të zhvilluara në Dhomat e Specializuara.

    Gjatë procesit janë pranuar mijëra prova materiale dhe janë administruar dëshmi të shumta, të cilat janë trajtuar në aktgjykimin e shkallës së parë.

    Pikërisht ky vëllim i materialit përbën një nga sfidat kryesore për ekipet mbrojtëse gjatë përgatitjes së kundërshtimeve.

    Tashmë vëmendja mbetet te 27 nëntori, kur pritet të qartësohen drejtimet kryesore të betejës juridike të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në shkallën e dytë.

    Shënim: Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është i formës së prerë. Të dënuarit gëzojnë të drejtën e ankimit sipas legjislacionit të zbatueshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    [/GazetaSinjali/]

    Verifikim redaksional: Afati i 27 nëntorit 2026 konfirmohet nga njoftimet zyrtare të Gjykatës Speciale të 8 dhe 29 tetorit, si dhe nga përditësimi i 5 nëntorit. Pas dorëzimit të njoftimeve të apelit, palët kanë 60 ditë për paraqitjen e parashtresave të hollësishme, përveç nëse gjykata vendos ndryshe. English+2

    Një detaj tjetër për t’u dalluar në raportim: 17 nëntori është data e shpalljes së aktgjykimit në çështjen tjetër ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Nuk është afati i ankimit për katër ish-krerët e UÇK-së

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo, Albania archives store historical documents

    The archives of Kosovo and Albania store documents of particular historical value, witnessing developments over the centuries. The leaders of these institutions stress the importance of preserving, processing and digitizing archive materials, to make them more accessible to researchers and the public. So far, the Kosovo Archive has digitised about 11 million copies of documents, making up approximately 12 percent of the archive funds.

    Archive documents are authentic evidence of the past. At the State Agency of Kosovo Archives, they say the preservation and processing of these materials enables scholars to investigate through original documents.

    We possess 1437 documents, which is the manuscript of the time, and it’s also 1608. It’s a notial document that’s been selling since. So we also possess old documents, but the goal is to get as close to the citizen as possible, says Mehmet Xhemajli, executive director of A. SHAK’s.

    Albania’s archives also store documents of importance for the history of the Albanian state and developments over the centuries.

    The oldest document is one of the codices, the codicus of Corca, which is the century. 6 / 15 Few archives can boast of having such a precious and rare document, says Auron Rockaj, director general of Albania’s Archives.

    In addition to document storage and systeming, the leaders of both institutions estimate digitalisation as an important process for storage and access to archive materials.

    We’re the second or third state in the world for the amount of digitized archive funds, we’re getting across India by 50%, we’ve reached 25%, we get to the end of this year, at this rate. Keeping in mind that the best country in Europe has 8% digitized and the US has only 5%, Rokaj says.

    We have reached about 11 million copies that we have digitized so far, by miles, because we have about 11km total in all of Kosovo archives, so it goes down to about 12% of the digitization of documents, Xhemajli says.

    Through storage, processing and digitisation of documents, archives contribute to the protection of historical memory and to conveying documentary heritage to future generations.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë historike

    Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë historike

    Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë të veçantë historike, që dëshmojnë zhvillimet ndër shekuj. Drejtuesit e këtyre institucioneve theksojnë rëndësinë e ruajtjes, përpunimit dhe digjitalizimit të materialeve arkivore, për t’i bërë ato më të qasshme për studiuesit dhe publikun. Deri më tani, Arkivi i Kosovës ka digjitalizuar rreth 11 milionë kopje dokumentesh, që përbëjnë afërsisht 12 për qind të fondeve arkivore.

    Dokumentet arkivore janë dëshmi autentike të së kaluarës. Në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës thonë se ruajtja dhe përpunimi i këtyre materialeve u mundëson studiuesve të hulumtojnë përmes dokumenteve origjinale.

    “Ne posedojmë dokumente të vitit 1437 që është dorëshkrim i asaj kohe, poashtu është të vitit 1608 është dokument noterial i cili është shit-blerje prej asaj kohe. Kështuqë posedojmë edhe dokumente të vjetra por qëllimi është të jemi sa më afër qytetarit”, thotë Mehmet Xhemajli, drejtor ekzekutiv i ASHAK-së.

    Edhe Arkivat e Shqipërisë ruajnë dokumente me rëndësi për historinë e shtetit shqiptar dhe zhvillimet ndër shekuj.

    “Dokumenti më i vjetër është një nga kodikët, kodiku i Korçës që është i shek. VI. Pak arkiva mund të mburren që të kenë një dokument kaq të vyer e kaq të rrallë”, thotë Auron Rrokaj, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë.

    Krahas ruajtjes dhe sistemimit të dokumenteve, drejtuesit e të dy institucioneve e vlerësojnë digjitalizimin si një proces të rëndësishëm për ruajtjen dhe qasjen në materialet arkivore.

    “Jemi shteti i dytë ose i tretë në botë për sasinë e fondeve arkivore të digjitalizuara, na e kalon India me 50%, ne kemi arritur te 25%, arrijmë në fund të këtij viti, me këto ritme. Duke pasur parasysh se vendi më i mirë në Europë ka 8% të digjitalizuara kurse SHBA ka vetëm 5%”, thotë Rrokaj

    “Kemi arrit diku rreth 11 milion kopje që i kemi digjitalizuar deri më tani, me kilometra është pak a shumë sepse i kemi diku rreth 11 km në total në të gjitha arkivat e Kosovës, kështu që i bie diku rreth 12% e digjitalizimit të dokumenteve”, thotë Xhemajli.

    Përmes ruajtjes, përpunimit dhe digjitalizimit të dokumenteve, arkivat kontribuojnë në mbrojtjen e kujtesës historike dhe në përcjelljen e trashëgimisë dokumentare te brezat e ardhshëm.

     

    Burimi: RTKLive

  • Trump thotë se sulmet e reja ndaj Iranit janë “shumë pak të mundshme” nëse bisedimet shënojnë përparim

    Trump thotë se sulmet e reja ndaj Iranit janë “shumë pak të mundshme” nëse bisedimet shënojnë përparim

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën se është “shumë pak e mundshme” që ai të urdhërojë rifillimin e luftës me Iranin, nëse negociatat për programin bërthamor të Teheranit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit shënojnë përparim.

    Gjatë një interviste telefonike 20-minutëshe për CNN, Trump e përsëriti pesë herë se një ndërhyrje e re ushtarake nuk pritet të jetë e nevojshme.

    “Kjo varet nëse ata nënshkruajnë një marrëveshje shumë të fortë”, tha Trump, duke iu referuar Iranit. Ai shtoi se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse do të ishte e nevojshme, por pretendoi se forcat amerikane tashmë e kanë goditur rëndë Iranin.

    “Po dobësohen financiarisht. I kemi goditur ushtarakisht. Mund t’i japim fund”, deklaroi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

    Tetë muaj pas nisjes së luftës, të dyja palët kanë mbetur në një situatë ngërçi, me pak veprime ushtarake dhe pa përparim të rëndësishëm diplomatik. Ndërkohë, cisternat e naftës që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit janë përballur me sulme iraniane.

    Irani, Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Katarit, që ka ndërmjetësuar bisedimet, nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e negociatave. Megjithatë, përfaqësues të linjës së ashpër në Iran kanë interpretuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit të mesmandatit në SHBA si shenjë të dobësimit të presidencës së Trumpit. Ata besojnë se pakënaqësia e votuesve amerikanë ndaj luftës mund ta bëjë Uashingtonin më të gatshëm të pranojë kërkesat e Teheranit për vazhdimin e programit bërthamor dhe ruajtjen e kontrollit mbi ngushticën.

    Irani, ndërkohë, po përballet me vështirësi në shitjen e naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, miliarda dollarë pasuri të vendit të depozituara në banka të huaja janë të ngrira.

    Trump bëri të qartë se forcat amerikane në rajon janë të gatshme për veprime të reja nëse ai jep urdhër. Ai tha se SHBA-ja ka tre aeroplanmbajtëse në rajon, duke shtuar se edhe një tjetër sapo kishte mbërritur.

    Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se ushtria ka identifikuar objektiva infrastrukturore brenda Iranit, përfshirë termocentrale dhe ura.

    “Ne kemi 38 ura në shënjestër, të cilat mund t’i shkatërrojmë brenda vetëm një ore. Të gjitha do të rrëzoheshin”, tha ai.

    Megjithatë, Trump u shpreh se do të preferonte të mos shkatërronte infrastrukturën iraniane, duke argumentuar se rindërtimi i saj mund të kërkonte deri në dhjetë vjet.

    Aktivitetet diplomatike në Lindjen e Mesme janë shtuar që nga zgjedhjet e së martës. Të premten, Katari njoftoi se Trump kishte zhvilluar një bisedë telefonike me emirin Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ku ishte diskutuar ulja e tensioneve.

    Një ditë më herët, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kishte zhvilluar biseda me homologët e tij nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Pakistani, Kuvajti, Jordania, Turqia, Qiproja dhe Katari.

    Duke folur për kapacitetet mbrojtëse të Iranit, Trump pretendoi se mbrojtja ajrore e vendit ishte shkatërruar plotësisht dhe se nuk kishte më sisteme kundërajrore funksionale.

    Ai dha edhe vlerësime për arsenalin iranian, duke thënë se Teherani ka ruajtur rreth 10 për qind të kapaciteteve raketore dhe 15 për qind të atyre me dronë, pasi një pjesë e madhe e fabrikave të tij janë shkatërruar.

    “Me shumë gjasë nuk do të jetë e nevojshme. Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje”, përsëriti Trump, duke iu referuar mundësisë së rifillimit të sulmeve. /Telegrafi/