Category: Lajme

  • Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit

    Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit

    Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po merr pjesë në Konferencën dhe Panairin Ndërkombëtar të Haxhit, që ka nisur punimet në qytetin e Xhides, në Arabinë Saudite.

    Myftiu Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po përfaqëson Bashkësinë Islame të Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila zhvillohet nën sloganin “Nga Meka në botë”.

    Konferenca katërditore mbahet nën kujdesin e Mbretit Salman bin Abdulaziz dhe organizohet nga Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Programin e Shërbimit për Mysafirët e të Mëshirëplotit.

    Në këtë aktivitet po marrin pjesë mbi 520 institucione dhe organizata vendore e ndërkombëtare, me përfaqësues nga më shumë se 150 vende të botës.

    Panairi synon të krijojë mundësi për bashkëpunim ndërmjet institucioneve përgjegjëse për organizimin e Haxhit, autoriteteve fetare dhe ofruesve të shërbimeve, me qëllim përmirësimin e kushteve për besimtarët që kryejnë këtë ritual fetar.

    Pjesëmarrja e Myftiut Tërnava vlerësohet si mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve përkatëse në Arabinë Saudite, si dhe për t’u njohur me risitë në organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve për haxhilerët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mufti Naim Ternava in Saudi Arabia attends International Haxhi Conference

    The chairman of the Islamic Community of Kosovo, Mufti Naim Eph. Ternava is participating in the Haxhi International Fair and Conference, which has started works in the town of Gide, Saudi Arabia.

    Mufti Ternava, accompanied by his associates, is representing the Islamic Community of Kosovo at this international event, which is held under the slogan “From Mecca to the world.

    The four-day conference is held under the auspices of King Salman bin Abdulaziz and is organised by the Ministry of Haxhi and Umres of Saudi Arabia, in co-operation with the Service for Guests and Merciful.

    Over 520 local and international institutions and organisations are participating in the event, with representatives from more than 150 countries around the world.

    The fair aims to create opportunities for co-operation among institutions responsible for organising Hadzi, religious authorities and service providers, with the goal of improving conditions for believers who perform this religious ritual.

    Mufti Ternava’s participation is estimated to be an opportunity for strengthening co-operation between the Islamic Community of Kosovo and relevant institutions in Saudi Arabia, as well as to be known by innovations in organising and managing services for the pilgrimages.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dy shoferë të intervistuar- Aksidenti në garat ilegale në Trudë të Prishtinës, policia jep të rejat e fundit

    Dy shoferë të intervistuar- Aksidenti në garat ilegale në Trudë të Prishtinës, policia jep të rejat e fundit

    Dy shoferë të intervistuar- Aksidenti në garat ilegale në Trudë të Prishtinës, policia jep të rejat e fundit

    Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident janë identifikuar nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe shoferin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Këtë e ka bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se të dy shoferët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar si të dyshuar.

    “Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore, janë identifikuar të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident, përfshirë edhe drejtuesin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy drejtuesit janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve”, ka deklaruar Hoxha.

    Ai ka bërë të ditur se njëri nga shoferët është kontrolluar nga ekipi mjekësor, ku i janë konstatuar lëndime të lehta.

    “Për nevoja të hetimit të mëtejshëm, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident”, ka thënë Hoxha.

    Sipas tij, rasti është trajtuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që të procedohet si kundërvajtje.

    “Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si kundërvajtje dhe të trajtohet nga hetuesit kompetentë policorë”, ka njoftuar Hoxha. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Two drivers interviewed-accused in illegal competitions in Pristina, police hand over recent news

    Both drivers involved in the accident have been identified by Kosovo Police, including the driver who had left the scene.

    This has been reported to the media by Kosovo Police spokesman Daut Hoxha, who has said both drivers have appeared at the police station and have been interviewed as suspects.

    As a result of professional investigative actions, the two drivers involved in the accident have been identified, including the director who had left the scene. Both leaders have appeared at the police station, where they are interviewed in the quality of the suspects, Hoxha has declared.

    He has made it known that one of the drivers has been controlled by the medical team, where mild injuries have been recorded.

    For the need for further investigation, police have confiscated both vehicles involved in the accident, Hoxha said.

    According to him, the case has been addressed in co-ordination with the State Prosecutor, who has instructed that it be prosecuted as an offense.

    All police actions have been undertaken in co-ordination and consultation with the State Prosecutor, who has directed that the case be prosecuted as an offence and treated by competent police investigators, Hoxha has reported. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Rosie Huntington-Whiteley mahnit me fustanin e zi nga Gucci, detaji në pjesën e pasme tërhoqi gjithë vëmendjen

    Rosie Huntington-Whiteley mahnit me fustanin e zi nga Gucci, detaji në pjesën e pasme tërhoqi gjithë vëmendjen

    Modelja britanike, Rosie Huntington-Whiteley, ishte ndër emrat që morën vëmendje në edicionin e 15-të të “LACMA Art+Film Gala” në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan elegant të zi nga marka Gucci, i cili fshihte një detaj mjaft të guximshëm në pjesën e pasme.

    Fustani kishte jakë skulpturore, mëngë të gjata dhe një siluetë të ngushtë deri në fund, ndërsa pjesa e shpinës ishte pothuajse tërësisht e hapur.

    Dy anët e tij bashkoheshin vetëm përmes një zbukurimi të spikatur në ngjyrë argjendi, të vendosur në pjesën e të pasmeve.

    Rosie

    Një e çarë e lartë i jepte edhe më shumë veçanti paraqitjes.

    Kreacioni ishte i mbuluar me temina në ngjyrë të gjelbër të errët, të cilat shkëlqenin në dritën e reflektorëve.

    Modelja e kompletoi veshjen me vathë me diamante dhe smeralde, flokë të mbledhur bisht dhe këpucë të zeza me majë.

    Rosie pozoi para instalacionit të njohur artistik “Urban Light” të Chris Burden, i cili shërbeu si sfond për fotografitë e të ftuarve në tapetin e kuq.

    Rosie

    Mbrëmja shënoi 15-vjetorin e kësaj ceremonie, e cila synon të mbështesë Muzeun e Artit të Qarkut të Los Angelesit dhe zgjerimin e programit të tij filmik.

    Këtë vit, nderimet iu kushtuan piktore­s Vija Celmins dhe regjisorit Denis Villeneuve, teksa performancën muzikore e solli Rose nga grupi Blackpink.

    Mbrëmjen e prezantuan Leonardo DiCaprio dhe Eva Chow. /Telegrafi/

  • Pse zmadhohet klitorisi? Nga irritimet e zakonshme te çrregullimet hormonale që kërkojnë vëmendje

    Pse zmadhohet klitorisi? Nga irritimet e zakonshme te çrregullimet hormonale që kërkojnë vëmendje

    Një ndryshim që shpesh kalon pa u vënë re mund të ketë shpjegime krejt të ndryshme. Kohëzgjatja dhe simptomat shoqëruese ndihmojnë për të kuptuar kur nevojitet kontrolli mjekësor

    Madhësia e klitorisit ndryshon natyrshëm nga një grua te tjetra, ndërsa zmadhimi i përkohshëm gjatë eksitimit seksual është një reagim krejtësisht normal i organizmit. Megjithatë, kur ndryshimi vazhdon për një kohë të gjatë ose shfaqet pa ndonjë shkak të dukshëm, mund të bëhet fjalë për një gjendje të njohur në mjekësi si klitoromegali.

    Klitoromegalia mund të jetë e pranishme që nga lindja ose të zhvillohet më vonë. Shkaqet përfshijnë ndryshimet hormonale, inflamacionet, irritimet lokale, formacionet në lëkurë dhe disa gjendje të rralla gjenetike.

    Sipas Cleveland Clinic, jo çdo zmadhim përbën problem shëndetësor, por ndryshimet e vazhdueshme kërkojnë vlerësim për të përcaktuar shkakun.

    Eksitimi seksual – një reagim normal i organizmit

    Gjatë eksitimit seksual, qarkullimi i gjakut në organet gjenitale rritet, duke shkaktuar fryrje të përkohshme të klitorisit.

    Ky ndryshim është fiziologjik dhe zakonisht zhduket pas përfundimit të eksitimit. Nëse madhësia nuk kthehet në gjendjen e mëparshme, duhet shqyrtuar mundësia e një shkaku tjetër.

    shuterstock

    Inflamacionet dhe irritimet lokale

    Një nga arsyet e ënjtjes së dukshme është vulviti, inflamacioni i organeve gjenitale të jashtme.

    Ai mund të shkaktohet nga produktet e higjienës, detergjentët, sapunët aromatikë, lubrifikantët, infeksionet kërpudhore ose infeksionet seksualisht të transmetueshme.

    Edhe fërkimi i tepruar gjatë marrëdhënieve seksuale, masturbimit ose dëmtimet lokale mund të shkaktojnë ënjtje dhe ndjeshmëri.

    Ënjtja inflamatore nuk është domosdoshmërisht klitoromegali e vërtetë. Trajtimi varet nga shkaktari dhe mund të përfshijë shmangien e irrituesve ose mjekimin e infeksionit.

    Cistet dhe ndryshimet në lëkurë

    Ndonjëherë klitorisi duket më i madh për shkak të një formacioni që zhvillohet mbi të ose në indet përreth.

    Mund të bëhet fjalë për ciste, hemangioma ose tumore beninje, ndërsa formacionet malinje janë shumë më të rralla.

    Çdo formacion që rritet, ndryshon pamje, shkakton gjakderdhje ose dhimbje duhet të kontrollohet nga gjinekologu.

    Çrregullimet hormonale – kur shkaku është më i ndërlikuar

    Hormonet androgjene, përfshirë testosteronin, janë të pranishme edhe në organizmin e femrës. Megjithatë, përqendrimet tepër të larta mund të shkaktojnë ndryshime fizike, përfshirë zmadhimin e klitorisit.

    Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një shkak i zakonshëm i hiperandrogjenizmit dhe mund të shoqërohet me menstruacione të çrregullta, akne, qime të shtuara në fytyrë dhe vështirësi me fertilitetin.

    Megjithatë, klitoromegalia është e pazakontë në PCOS. Kur shfaqet, sidomos me përparim të shpejtë, duhen përjashtuar shkaqe më serioze të tepricës së androgjeneve.

    Steroidet anabolike dhe preparatet hormonale

    Përdorimi i steroideve anabolike për rritjen e masës muskulore mund të shkaktojë zmadhim të klitorisit, trashje të zërit, akne dhe shtim të qimeve.

    Disa ndryshime mund të jenë të pakthyeshme. Edhe ekspozimi ndaj preparateve me testosteron, përfshirë kontaktin aksidental me xhel hormonal, mund të ndikojë në organizëm.

    JoPanwatD

    Tumoret e gjëndrave mbiveshkore dhe vezoreve

    Në raste të rralla, tumoret që prodhojnë androgjene mund të shkaktojnë zmadhim të klitorisit.

    Shenja të tjera përfshijnë trashjen e zërit, rritjen e shpejtë të qimeve dhe çrregullimet menstruale.

    Sipas udhëzimeve të Shoqatës për Endokrinologji, shfaqja e shpejtë e këtyre ndryshimeve kërkon vlerësim të menjëhershëm endokrinologjik.

    Hiperplazia kongjenitale e gjëndrave mbiveshkore

    Kjo është një grup sëmundjesh gjenetike që ndikojnë në prodhimin e hormoneve mbiveshkore.

    Në disa forma, teprica e androgjeneve gjatë zhvillimit fetal mund të shkaktojë zmadhim të klitorisit që në lindje.

    Trajtimi përcaktohet sipas formës dhe ashpërsisë së çrregullimit.

    Ndryshimet gjenetike dhe zhvillimi seksual

    Disa persona lindin me karakteristika anatomike që ndryshojnë nga modelet më të zakonshme të zhvillimit seksual.

    Një klitoris natyrshëm më i madh nuk nënkupton automatikisht sëmundje dhe nuk kërkon domosdoshmërisht ndërhyrje kirurgjikale.

    Vlerësimi individual është i rëndësishëm, veçanërisht te fëmijët, duke respektuar mirëqenien dhe autonominë e tyre.

    Kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore?

    Kontrolli gjinekologjik rekomandohet kur ënjtja vazhdon për disa ditë, madhësia rritet gradualisht ose shfaqen dhimbje, kruarje, gjakderdhje, flluska, sekrecione të pazakonta apo dhimbje gjatë urinimit.

    Në varësi të simptomave, mjeku mund të kërkojë analiza hormonale, ekzaminime për infeksione ose ultrasonografi.

    Mesazhi kryesor është se jo çdo ndryshim i madhësisë së klitorisit është patologjik, por zmadhimi i vazhdueshëm, veçanërisht kur shoqërohet me ndryshime hormonale, nuk duhet lënë pa vlerësim profesional. /Telegrafi/

  • Trepça vazhdon me fitore bindëse, mposht Rahovecin 029

    Trepça vazhdon me fitore bindëse, mposht Rahovecin 029

    Trepça ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll, duke triumfuar bindshëm ndaj Rahovecit 029 me rezultat 92:58.

    Kampionia në fuqi e Kosovës ishte nikoqire në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku pas një çereku të parë të barabartë, arriti të krijojë epërsi dhe ta kontrollojë ndeshjen deri në fund.

    Periudha e parë përfundoi 15:15, ndërsa Trepça e mbylli pjesën e parë në avantazh prej nëntë pikësh, 40:31.

    Vendimtar ishte çereku i tretë, në të cilin mitrovicasit dominuan plotësisht, duke fituar me rezultat 33:11 dhe duke e çuar epërsinë në 31 pikë, 73:42. Në dhjetë minutat e fundit, Trepça fitoi 19:16 për ta vulosur triumfin me rezultat të përgjithshëm 92:58.

    Kenneth Hasbrouck ishte më i dalluari te Trepça me 19 pikë dhe një asistim. Jacori Payne kontribuoi me 16 pikë, tri kërcime dhe tri asistime, ndërsa James Graham shtoi 14 pikë.

    Te Rahoveci 029, Visar Ejupi ishte basketbollisti më efikas me 10 pikë, dy asistime dhe një kërcim.

    Pas këtij triumfi, Trepça ka 14 pikë nga gjashtë fitore dhe dy humbje, bilanc të cilin e kanë edhe Bashkimi e Bora.

    Në anën tjetër, Rahoveci 029 pësoi humbjen e gjashtë të sezonit, ndërsa deri më tani ka regjistruar edhe dy fitore. /Telegrafi/

  • Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

    Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

    Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

    Një sulm i rëndë me armë zjarri ka tronditur Poloninë, ku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në sheshin kryesor të qytetit të Krakovës. Kryeministri polak, Donald Tusk, e ka cilësuar ngjarjen si akt terrorist.

    Sulmi ndodhi të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 15:00, kur një person i maskuar, i veshur me uniformë ushtarake, hyri me veturë në sheshin e frekuentuar nga turistët dhe hapi zjarr ndaj njerëzve që ndodheshin aty.

    Qytetarët u përfshinë nga paniku, duke vrapuar për t’u strehuar në ndërtesat përreth, ndërsa forcat policore ndërhynë për të neutralizuar sulmuesin.

    Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, i dyshuari, një shtetas polak 24-vjeçar, mbeti i plagosur dhe u arrestua. Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

    Tronditje edhe më e madhe: Gjenden të vrarë prindërit dhe motra e sulmuesit

    Gjatë hetimeve, autoritetet polake zbuluan edhe tre trupa të pajetë në banesën e të dyshuarit.

    Policia konfirmoi se viktimat ishin babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 20-vjeçare e sulmuesit. Sipas raportimeve, trupat kishin plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

    Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes së tyre dhe lidhja e mundshme me sulmin në sheshin e Krakovës.

    Dy policë të plagosur, njëri në gjendje kritike

    Në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ka pësuar tri plagë nga arma e zjarrit dhe ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

    Kryeministri Tusk ka vlerësuar guximin e policëve Jakub Kulik dhe Artur Morański, të cilët morën pjesë në arrestimin e sulmuesit, duke i cilësuar si heronj të vërtetë.

    Ndërkohë, në mesin e gjashtë viktimave të sulmit janë katër gra dhe dy burra. Njëra prej viktimave është identifikuar si shtetase britanike.

    Në mesin e të plagosurve raportohen edhe shtetas nga Austria, Britania e Madhe, Gjermania, Portugalia dhe Rusia.

    Sulmuesi dyshohet se kishte pikëpamje ekstremiste

    Sipas autoriteteve, 24-vjeçari nuk kishte precedentë penalë dhe posedonte leje për armë zjarri.

    Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński, deklaroi se i dyshuari shfaqte pikëpamje shumë radikale dhe ishte i fascinuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë.

    Gjatë kontrollit të veturës së tij, policia sekuestroi armë dhe municion. I dyshuari raportohet se kishte përdorur një armë gjysmëautomatike të ngjashme me pushkën AR-15, ndërsa posedonte edhe një pistoletë.

    Prokuroria Kombëtare e Polonisë ka nisur hetimet duke e trajtuar ngjarjen si vepër terroriste.

    Polonia shpall dy ditë zie kombëtare

    Pas tragjedisë, autoritetet polake shpallën dy ditë zie kombëtare, duke ulur flamujt në gjysmështizë dhe anuluar aktivitete të ndryshme argëtuese.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në vend, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e vdekjes së tre familjarëve të të dyshuarit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Massacre in Poland: Six people killed and 16 wounded by gun shooting in Krakow are also found dead by the attacker’s family.

    A serious firearm attack has shocked Poland, where six people have lost their lives and 16 others have been injured in the main square of the town of Krakow. Polish Prime Minister Donald Tusk named the event a terrorist act.

    The attack occurred on Saturday, November 7, about 1500, when a masked man dressed in a military uniform, drove into the tourist – frequented square and set fire to people there.

    Citizens were involved in panic, running to shelter in nearby buildings, while police forces intervened to neutralise the attacker.

    After a shootout with police, the suspect, a 24-year-old Polish citizen, was wounded and arrested. He was taken to the hospital for medical treatment.

    Even bigger shock: Killed by the Attacker’s Parents and Sister

    During the investigation, Polish authorities also discovered three lifeless bodies in the suspect’s apartment.

    Police confirmed that the victims were 53-year-old father, 52-year-old mother and the 20-year-old sister of the attackers. According to reports, the bodies had wounds caused by firearms.

    The circumstances of their death and possible connection to the attack on Krakow Square have not yet been fully clarified.

    Two wounded policemen, one in critical condition.

    Among the injured are two police officials, one of whom has suffered three wounds from the firearm and is in extremely serious condition.

    Prime Minister Tusk has praised the courage of police officers Jacob Kukick and Arthur Moransky, who took part in arresting the attackers, calling them true heroes.

    Meanwhile, among the six victims of the attack are four women and two men. One of the victims has been identified as British citizens.

    Citizens from Austria, Great Britain, Germany, Portugal and Russia are also reported among the wounded.

    The attacker allegedly had extremist views

    According to authorities, the 24-year-old had no criminal precedents and had permission for firearms.

    Polish Interior Minister Marcin Kierwiński said the suspect displayed very radical views and was fascinated by extreme right ideology.

    During the search of his car, the police seized weapons and ammunition. The suspect reportedly had used a semiautomatic weapon similar to the AR-15 rifle, while he owned a gun.

    Poland’s National Prosecutor has launched investigations, treating the event as a terrorist act.

    Poland declares two days of national mourning

    After the tragedy, Polish authorities declared two days of national mourning, lowering flags in half and canceling various fun activities.

    The event has caused deep shock in the country, while investigators are working to whitewash the cause of the attack and the circumstances of the death of the three family suspects.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta dhe Cosa Nostra

    Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta dhe Cosa Nostra

    Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta dhe Cosa Nostra

    Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.

    Grupet shqiptare nuk shihen më vetëm si furnizues apo bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, por po fitojnë rol në marrëveshjet dhe operacionet e përbashkëta kriminale. Hetimi Hydra në Lombardi është një nga shembujt kryesorë të këtij bashkëpunimi.

    Një raport i ri i Komisionit Parlamentar Antimafia në Itali ngre alarmin për fuqizimin dhe zgjerimin e rrjeteve kriminale në veri të vendit, duke vënë në fokus edhe marrëdhëniet gjithnjë e më të konsoliduara mes grupeve shqiptare dhe organizatave historike mafioze italiane.

    Dokumenti me titull “Relazione sulla ’ndrangheta nell’Italia settentrionale. Geografia del radicamento e nuove modalità operative” u miratua më 3 nëntor 2026 nga Komisioni Parlamentar Antimafia, nën drejtimin e Chiara Colosimo.

    Sipas analizës së raportit dhe dëshmive të prokurorëve italianë, një nga zhvillimet më të rëndësishme është transformimi i marrëdhënieve mes grupeve kriminale. Organizatat shqiptare po shfaqen në struktura bashkëpunimi ku marrin pjesë edhe përfaqësues të ’Ndrangheta-s, Cosa Nostra-s dhe Camorra-s. Në qendër të vëmendjes është hetimi i njohur si “Hydra”, i zhvilluar në rajonin e Lombardisë, i cili zbuloi një strukturë bashkëpunimi mes përfaqësuesve të ’Ndrangheta-s, Cosa Nostra-s dhe Camorra-s, ku përfshiheshin edhe grupe kriminale shqiptare.

    Sipas raportimit të gazetës italiane Il Quotidiano del Sud, hetimi tregon se në veri të Italisë është krijuar një sistem bashkëpunimi mes organizatave kriminale, të cilat ndajnë interesa në trafikun e drogës, mashtrimet fiskale dhe pastrimin e parave.

    Një rol të rëndësishëm në këtë çështje ka edhe prokurorja Alessandra Cerreti, e cila ka përshkruar praninë e grupeve shqiptare si të heshtur, por të vazhdueshme dhe të specializuara. Kjo dëshmi interpretohet si tregues se grupet shqiptare kanë fituar një pozicion më të rëndësishëm në marrëdhëniet me organizatat tradicionale mafioze. Një prej përfundimeve kryesore të raportit është se Ndrangheta ka ndryshuar mënyrën e funksionimit në Italinë Veriore.

    Në vend të përdorimit të vazhdueshëm të dhunës dhe kontrollit të drejtpërdrejtë territorial, organizata po përdor gjithnjë e më shumë marrëdhëniet ekonomike, bizneset, kompanitë dhe ndërmjetësit financiarë për të zgjeruar ndikimin e saj.

    Sipërmarrësit në veri të Italisë nuk janë gjithmonë vetëm viktima të presionit mafioz. Në disa raste, ata bëhen klientë ose partnerë të organizatave kriminale, duke kërkuar shërbime të paligjshme për të përfituar avantazhe ekonomike.

    Raporti e përshkruan këtë model si një mafie që përshtatet me tregun, depërton në ekonominë legale dhe shfrytëzon dobësitë e sistemit financiar. Një tjetër element i rëndësishëm i raportit lidhet me faktin se bashkëpunimi ekonomik mes organizatave kriminale nuk do të thotë se ato kanë hequr dorë nga dhuna. Prokurorja Alessandra Cerreti, duke iu referuar hetimit Hydra, ka theksuar se pavarësisht marrëveshjeve dhe interesave të përbashkëta, këto organizata mbeten mafioze dhe mund të përdorin dhunën, kërcënimet apo edhe vrasjet kur interesat e tyre cenohen.

    Ndërkohë, prokurori kombëtar antimafia Giovanni Melillo ka paralajmëruar se marrëdhënia mes mafies dhe ekonomisë legale ka kaluar përtej konceptit tradicional të infiltrimit, duke folur për një ndërthurje gjithnjë e më të thellë mes strukturave kriminale dhe një pjese të sistemit ekonomik.Rreziku që paraqesin rrjetet kriminale shqiptare në Itali është evidentuar edhe në operacione të tjera ndërkombëtare.

    Në maj të vitit 2026, Eurojust njoftoi për një operacion të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane kundër një rrjeti të përfshirë në trafik droge, vrasje dhe pastrim parash. Operacioni çoi në 12 arrestime dhe në identifikimin e një skeme të pastrimit të afro 1 milion eurove, të transferuara nga Italia drejt Shqipërisë. Sipas Eurojust, bashkëpunimi mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane ka prodhuar mbi 170 arrestime gjatë periudhës 2018-2026 dhe sekuestrimin e më shumë se shtatë tonëve lëndë narkotike.

    Raporti i ri i Antimafias italiane tregon se sfida nuk lidhet më vetëm me trafikun e drogës, por edhe me ndërthurjen e organizatave kriminale në biznes, financë dhe ekonomi, ku kufijtë mes mafieve tradicionale italiane dhe rrjeteve ndërkombëtare po bëhen gjithnjë e më pak të dukshëm.

    Burimi: Insajderi