Category: Lajme

  • Iraola vlerëson golin e Mac Allisterit: Ishte momenti vendimtar ndaj Palace-s

    Iraola vlerëson golin e Mac Allisterit: Ishte momenti vendimtar ndaj Palace-s

    Mesfushori argjentinas zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, kur shfrytëzoi një goditje dënimi për të dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë pranë shtyllës së parë.

    Iraola theksoi se ky gol erdhi në një moment shumë të rëndësishëm të takimit, pasi të dyja skuadrat kishin krijuar raste dhe loja ishte mjaft e baraspeshuar.

    “Ky ishte një moment kyç i ndeshjes. Kishim merituar të shënonim nga këto goditje dënimi anësore edhe më herët gjatë sezonit. Alexis Mac Allister është shumë i mirë në depërtimet drejt shtyllës së parë. Goli erdhi pikërisht në një moment kur të dyja skuadrat po krijonin raste dhe ndeshja ishte e hapur”, ka deklaruar Iraola.

    Ai shtoi se përfundimi i pjesës së parë me epërsi 1-0 ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

    “Shkuarja në pushim me epërsi 1-0 ishte diçka jashtëzakonisht e rëndësishme”, përfundoi trajneri.

    Liverpooli arriti ta shfrytëzonte këtë epërsi në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë për të siguruar fitoren 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace.

    Burimi: RTKLive

  • Irala appreciates Mac Allister’s goal: It was the crucial moment for Palace.

    The Argentinian midfielder unblocked the results in the first half, when he used a penalty blow to send the ball to the net with a head kick near the first pole.

    Iraola stressed that this goal came at a very important moment of the meeting, as both teams had created cases and the game was quite balanced.

    This was a crucial game moment. We had been entitled to score from these shots of collateral punishment even earlier in the season. Alexis Mac Allister is very good at reaching for the first column. Golly came at exactly a moment when both teams were creating cases and the match was open, Irala has declared.

    He added that completing the pre-0 first part was very important for his team.

    Riding off with a go-ahead was something extremely important, the coach concluded.

    Liverpool managed to exploit this advantage in the second half, marking two more goals to secure the 3-1 victory on the trip to Crystal Palace.

    Source Layer: RTKLive

  • Unaza e Prishtinës, nga premtimi në planifikim buxhetor

    Unaza e Prishtinës, nga premtimi në planifikim buxhetor

    Pas disa vitesh mospajtimesh ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror, Unaza e Jashtme e Prishtinës është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027. Për tri vjet janë planifikuar 61 milionë euro, por Qeveria thotë se ende duhet të përfundojnë studimet për përcaktimin e kostos së përgjithshme. Kështu, ndonëse projekti është përfshirë në planifikimin buxhetor, faza e përgatitjes mbetet një prej çështjeve kryesore para fillimit të punimeve.

     

    Unaza e Jashtme e Prishtinës është përfshirë në projektbuxhetin qendror për vitet 2027–2029, por shuma e planifikuar prej 61 milionë eurosh ngre pikëpyetje për koston e përgjithshme të projektit dhe mënyrën se si do të financohet ndërtimi i saj.

    Sipas tabelës së investimeve kapitale në projektbuxhet, për projektin e emërtuar “Ndërtimi i Unazës së Prishtinës” janë paraparë një milion euro në vitin 2027, dhjetë milionë në vitin 2028 dhe 50 milionë euro në vitin 2029. Vlera e përgjithshme e paraqitur në tabelë është 61 milionë euro.

    Sipas të njëjtit dokument, data e planifikuar për fillimin e projektit është maji i vitit 2027, ndërsa përfundimi parashihet në dhjetor të vitit 2029. Megjithatë, deri në fund të vitit 2026 nuk figurojnë shpenzime të regjistruara për këtë projekt.

    Përfshirjen e Unazës në buxhet e ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili, gjatë prezantimit të projektbuxhetit, e ka renditur atë ndër investimet e planifikuara në infrastrukturën rrugore.

    Por, shifra prej 61 milionë eurosh është dukshëm më e ulët se vlerat e përmendura më herët nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës. Kryetari Përparim Rama kishte deklaruar se projekti i Unazës së Jashtme ishte përgatitur me një kosto prej rreth 206 milionë eurosh. Ai kishte përmendur edhe mundësinë e financimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), përmes një kredie prej 206 milionë eurosh dhe një granti prej 82.4 milionë eurosh.

    Zyrtarët komunalë nuk kanë deklaruar për RTK-në se shuma e paraparë në buxhetin qendror nuk është e mjaftueshme për realizimin e plotë të projektit. Megjithatë, kanë thënë se nevojitet një marrëveshje ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë.

    A është i njëjti projekt?

    Një nga paqartësitë kryesore mbetet nëse projekti i përfshirë në buxhetin qendror është i njëjtë me projektin prej rreth 29 kilometrash, të prezantuar nga Komuna e Prishtinës. Deri më tani, nuk ka sqarime të mjaftueshme publike nëse bëhet fjalë për të njëjtën trase dhe të njëjtin vëllim punimesh, apo nëse planifikimi qendror përfshin vetëm një pjesë ose fazë të projektit komunal.

    Për këtë arsye, shuma prej 61 milionë eurosh nuk mund të krahasohet drejtpërdrejt me vlerat e përmendura më herët nga Komuna dhe BERZH-i, pa u sqaruar fillimisht përmbajtja dhe shtrirja e projektit të regjistruar në buxhet.

    Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se për Unazën duhet të përmbyllen studimet e nevojshme për të përcaktuar koston e përgjithshme të realizimit. Ai ka theksuar se për hollësi rreth planeve, projektit dhe kostos duhet të prononcohet Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

    Megjithatë, nga deklarimi i ministrit nuk është bërë e ditur se cilat studime kanë mbetur për t’u përfunduar dhe nëse ato kanë të bëjnë me fizibilitetin, projektimin teknik, vlerësimin e ndikimit në mjedis apo shpronësimet. Po ashtu, nuk është dhënë ndonjë afat konkret për përfundimin e tyre dhe hapjen e procedurave të prokurimit.

    Financimi nga BERZH-i, ende pa marrëveshje të konkretizuar

    Financimi përmes BERZH-it ishte përmendur si një nga mundësitë kryesore për realizimin e Unazës. Shefi i Zyrës së BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko, kishte shpjeguar se për një projekt të kësaj madhësie nevojitej garanci sovrane nga Qeveria e Kosovës. Ai kishte përmendur një investim kapital prej mbi 150 milionë eurosh, krahas kostos së shpronësimeve, duke e vlerësuar të gjithë projektin në rreth 300 milionë euro.

    Ndërkaq, deklarimet e mëhershme të Komunës për financimin prej 206 milionë eurosh dhe grantin prej 82.4 milionë eurosh nuk janë pasuar, deri më tani, me një marrëveshje të publikuar që do ta konfirmonte përfundimisht këtë financim.

    Deklarata e Komunës se marrëveshja me Qeverinë ende nuk është konkretizuar tregon se mbetet e hapur çështja se si do të ndahet barra financiare dhe nëse do të vazhdohet me modelin e financimit përmes kredisë së BERZH-it, me garanci sovrane, apo me një model tjetër.

    Përfshirja në projektbuxhet është një hap në planifikimin financiar të Unazës, por ende nuk i sqaron koston e plotë, burimet e financimit dhe afatin e nisjes së punimeve. Për realizimin e projektit mbeten të domosdoshme sqarimet për përputhjen e projektit qendror me atë komunal, përfundimin e studimeve, marrëveshjen financiare dhe procedurat e prokurimit.

    Paqartësitë që presin sqarime

    Një tjetër çështje është faza e përgatitjes së projektit, përkatësisht se cilat studime dhe dokumente teknike kanë mbetur për t’u përfunduar, kur pritet të përmbyllen dhe brenda çfarë afati mund të hapen procedurat e prokurimit. Këto të dhëna janë të rëndësishme për të kuptuar nëse afati i planifikuar në buxhet, nga maji i vitit 2027 deri në dhjetor të vitit 2029, është i realizueshëm.

    Po ashtu, mbetet për t’u konfirmuar nëse financimi përmes BERZH-it është ende një mundësi konkrete dhe nëse Qeveria dhe Komuna do të arrijnë marrëveshje për garancinë sovrane dhe ndarjen e përgjegjësive financiare.

    Deri në sqarimin e këtyre çështjeve, 61 milionë eurot e planifikuara për tri vitet e ardhshme përbëjnë një ndarje buxhetore shumëvjeçare, por jo ende një pasqyrë të plotë të kostos dhe mënyrës së financimit të Unazës së Jashtme të Prishtinës.

    Burimi: RTKLive

  • Bezzecchi triumfon në Katar, Marquez i afrohet edhe më shumë titullit

    Bezzecchi triumfon në Katar, Marquez i afrohet edhe më shumë titullit

    Piloti italian reagoi në mënyrën më të mirë pas rrëzimit në garën Sprint, duke dominuar garën kryesore dhe duke konfirmuar formën e mirë të treguar gjatë provave.

    Në vendin e dytë u rendit Marc Marquez, i cili vazhdon të jetë në rrugën e duhur drejt titullit të kampionit të botës. Edhe pse nuk arriti ta sigurojë matematikisht triumfin në Katar, spanjolli bëri një tjetër hap të rëndësishëm drejt këtij objektivi.

    Marquezit do t’i mjaftonte një fitore në garën Sprint në Portimao për ta siguruar titullin e tetë botëror në karrierën e tij në MotoGP.

    Ndërkohë, Jorge Martín e përfundoi garën në pozitën e shtatë, duke mbetur 60 pikë prapa Bezzecchit në renditjen e kampionatit.

    Pavarësisht fitores në Katar, Bezzecchi vazhdon të jetë 74 pikë larg kreut të klasifikimit.

    Burimi: RTKLive

  • Bezecchi triumphs in Qatar, Marquez draws even closer to title

    The Italian pilot reacted best after the crash in the April race, dominated the main race and confirmed the good form shown during the evidence.

    In second place was Marc Marquez, who continues to be on track towards the title of world champion. Although he failed to provide mathematically for the triumph in Qatar, the Spaniard took another important step toward that goal.

    Marquez would suffice a victory in the Sprent race in Portimao to secure the eighth world title in his career in MotoGP.

    Meanwhile, Jorge Martín finished the race in the seventh position, remaining 60 points behind Bezzecchi in the championship rankings.

    Despite victory in Qatar, Bezecchi continues to be 74 points from the ranking leader.

    Source Layer: RTKLive

  • Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit - zbulohen kapacitetet e karikimit

    Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit – zbulohen kapacitetet e karikimit

    Seria Xiaomi 18 Pro u prezantua në Kinë në shtator dhe kompania konfirmoi se këto dy modele do të jenë të disponueshme globalisht deri në fund të këtij viti.

    Në fakt, pritet që Xiaomi 18 Pro dhe 18 Pro Max të dalin në tregun global që këtë muaj.

    Megjithatë, në njoftime nuk u përmend fare modeli bazë Xiaomi 18, gjë që ka nxitur spekulime se ndoshta nuk do të shohim një pasardhës të Xiaomi 17 këtë vit.

    Një regjistrim në sistemin 3C sugjeron të kundërtën dhe duket se përputhet me thashethemet e mëparshme se Xiaomi 18 do të vijë më vonë, ndoshta diku në dhjetor.

    Kjo periudhë kohore ka shumë të ngjarë t’i referohet lansimit në Kinë.

    Certifikimi përmend një telefon inteligjent Xiaomi, i cili besohet të jetë modeli bazë Xiaomi 18, me karikim të shpejtë me kabllo prej 100W.

    Kjo do të thotë se nuk ka ndryshim në fuqinë e karikimit krahasuar me modelin e vitit të kaluar.

    Raportet e mëparshme flasin për një çipsets Snapdragon 8 Elite Gen 6 (jo versionin “Extreme”), një kamerë kryesore 200 MP dhe një bateri me kapacitet 7.200 mAh.

    Megjithatë, madhësia e ekranit mbetet ende një mister dhe mund të mos jetë e njëjtë me atë të gjeneratës së mëparshme, duke qenë se këtë herë është Xiaomi 18 Pro ai që vjen me përmasa kompakte dhe ekran 6,4 inç.

    Por, duke qenë se modeli bazë 18 përflitet se do të ketë një bateri 200 mAh më të madhe se 18 Pro, mund të supozohet me siguri se, për sa i përket madhësisë, ai do të pozicionohet diku midis modelit Pro dhe Pro Max. /Telegrafi/

  • Dosjet e SKY ECC, deputetja opozitare serbe publikon dokumente të cilat ndërlidhin Vuçiqin, BIA-n dhe krimin e organizuar

    Dosjet e SKY ECC, deputetja opozitare serbe publikon dokumente të cilat ndërlidhin Vuçiqin, BIA-n dhe krimin e organizuar

    Dosjet e SKY ECC, deputetja opozitare serbe publikon dokumente të cilat ndërlidhin Vuçiqin, BIA-n dhe krimin e organizuar

    Deputetja opozitare serbe, Marinika Tepiq, ka publikuar dokumentacionin e plotë të komunikimeve përmes aplikacionit të koduar Sky ECC, që lidhen me Filip Koraqin, duke shtuar se në to përmenden figura të larta politike, zyrtarë të policisë dhe persona të lidhur me grupet kriminale në Serbi.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, Tepiq tha se dokumentacioni ishte publikuar fillimisht më 3 qershor 2025, por se institucionet serbe, përfshirë prokurorinë, policinë dhe Agjencinë e Informacionit të Sigurisë (BIA), nuk kishin ndërmarrë veprime përkatëse, pavarësisht se, sipas saj, kishin pasur në dispozicion materialet.

    Sipas Tepiq, në dokumentacion përmenden presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vëllai i tij Andrej Vuçiq, ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Novak Nediq, si dhe ish-zyrtarja e policisë, Dijana Hrkaloviq.

    Ajo përmendi gjithashtu emra të tjerë, përfshirë persona të lidhur me grupet kriminale Kavaç dhe Shkaljar.

    Tepiq deklaroi se Prokuroria për Krim të Organizuar (TOK) kishte konfirmuar autenticitetin e materialeve, por nuk kishte ndërmarrë veprime të mëtejshme.

    Sipas saj, të njëjtën qasje e kishin ndjekur edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe BIA.

    Ajo e cilësoi dokumentacionin e publikuar si versionin e vetëm të plotë dhe origjinal të materialeve të siguruara nga Europol dhe Eurojust, duke pretenduar se nuk ishte përzgjedhur apo manipuluar përmes publikimit të pjesshëm të komunikimeve.

    Deputetja opozitare tha se në dhjetëra dosje gjenden komunikime, fotografi dhe incizime audio që, sipas saj, lidhen me trafikimin e drogës, ndikimin në institucionet shtetërore, porositjen e vrasjeve dhe proceset zgjedhore në Serbi, përfshirë blerjen e votave përmes personave të lidhur me krimin e organizuar.

    “Në këtë faqe gjenden dhjetëra dosje me komunikime, fotografi dhe incizime audio për trafikimin e drogës dhe ndikimin, porositjen e vrasjeve, zgjedhjet në Serbi, blerjen e votave përmes kriminelëve e të tjera”, deklaroi Tepiq.

    Publikimi i këtyre materialeve vjen në një kohë kur komunikimet e siguruara përmes aplikacionit Sky ECC janë rikthyer në qendër të debatit politik dhe institucional në Serbi.

    Burimi: Insajderi

  • SCY files ECC, Serbian opposition deputy publishes documents linking Vuciqi, BIA and organised crime

    Serbian opposition MP Marinika Tepiq has published full documentation of communications through the codenamed Sky ECC app, linked to Philip Coraqi, adding that high political figures, police officials and persons linked to criminal groups in Serbia are mentioned.

    Through a post on the social network X, Tepiq said the documentation was first published on June 3rd 2025, but that Serbian institutions, including the prosecution, police and Security Information Agency ( BIA) had not taken appropriate action, despite the fact that material had been available.

    According to Tepiq, Serbia’s president, Aleksandar Vuciq, his brother Andrej Vuciq, former Government Secretary-General Novak Nedic, and former police official Dijana Hrkalovic are mentioned in the documentation.

    She also mentioned other names, including persons linked to the Kavac and Shkalyar criminal groups.

    Tepiq claimed that the Prosecutor for Organised Crime ( The TOK had confirmed the authenticity of materials, but had not taken further action.

    According to her, the same approach was followed by the Ministry of Internal Affairs and BIA.

    She named the documentation published as the only complete and original version of materials provided by Europol and Eurojust, claiming that it was not selected or manipulated through partial publishing of communications.

    Opposition MP said dozens of files contain communications, photos and audio recordings that, according to her, relate to drug trafficking, influence on state institutions, ordering murders and election processes in Serbia, including vote buying through persons linked to organised crime.

    On this site are dozens of files of communications, photos and audio recordings of drug trafficking and influence, ordering murders, elections in Serbia, buying votes through criminals and others, Tepiq said.

    Publishing these materials comes at a time when communications provided through the Sky ECC app have been returned to the centre of political and institutional debate in Serbia.

    Source Layer: Insander

  • Me BMW dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes – Policia e kap 40-vjeçarin në Ferizaj, i gjen armë dhe 10 fishekë

    Me BMW dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes – Policia e kap 40-vjeçarin në Ferizaj, i gjen armë dhe 10 fishekë

    Me BMW dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes – Policia e kap 40-vjeçarin në Ferizaj, i gjen armë dhe 10 fishekë

    Një 40-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 21:40, kur njësitet policore kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore.

    Sipas informacioneve të Policisë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të shoferit, të identifikuar me inicialet A.J., 40 vjeç, është gjetur një armë zjarri, për të cilën ai posedonte leje.

    Pavarësisht kësaj, pas procedurave përkatëse, Policia ka sekuestruar armën dhe dhjetë fishekë.

    “Më datën 07.11.2026, rreth orës 21:40, njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore, e cila dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, ndaj 40-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

    Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • BMW allegedly caused an accident and fled the scene of the 40-year-old police seized in Ferizaj, finding weapons and 10 bullets.

    A 40-year-old was detained by Kosovo Police in Ferizaj after allegedly causing a car accident with material damage and had left the scene.

    The case occurred on November 7th 2026, around 21:40, when police units stopped a BMW-type car with local license plates.

    According to police information, while verifying and controlling the driver, identified with the initials A.J., 40, a firearm has been found for which he had permission.

    Despite this, following relevant procedures, police have seized weapons and ten bullets.

    On the date 07.11.2026, about 21:40, the police station’s reaction unit in Ferizaj has banned a BMW-type car with local license plates suspected of causing a material damage accident and leaving the scene, the police report said.

    With the State Attorney’s permission, cases have been initiated for the 40-year-old criminal work, possession, control or unauthorized possession of weapons.

    After the police proceedings were completed, the suspect has been released in regular investigative procedure.

    Investigations into the case continue.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal