Category: Lajme

  • Ekskluzive| ‘Të ruaj me kallash’ – kërcënime të rënda ndaj Sokol Halitit në TikTok, ky është 45-vjeçari që përfundoi në prangat e Policisë

    Ekskluzive| ‘Të ruaj me kallash’ – kërcënime të rënda ndaj Sokol Halitit në TikTok, ky është 45-vjeçari që përfundoi në prangat e Policisë

    Ekskluzive| ‘Të ruaj me kallash’ – kërcënime të rënda ndaj Sokol Halitit në TikTok, ky është 45-vjeçari që përfundoi në prangat e Policisë

    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është përballur me kërcënime serioze përmes rrjetit social TikTok, ku një person nga fshati Smirë ka publikuar disa video me mesazhe kërcënuese ndaj tij. Pas denoncimeve të përsëritura dhe sigurimit të incizimeve, Policia ka arrestuar 45-vjeçarin, i cili është ndaluar për 48 orë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Safet Hyseni rreth 45 vjeçar, nga fshati Smirë i Vitisë, ndaj të cilit janë ndërmarrë veprime policore pas publikimit të disa videove në TikTok.

    Rasti i parë ishte denoncuar më 6 nëntor, rreth orës 11:00, nga Jakup Haxhiu, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Vitisë.

    Sipas denoncimit, Hyseni kishte publikuar një video ku dëgjohej duke iu drejtuar kryetarit Haliti me fjalët: “Brenda tri ditësh duhet ta lëshosh vendin.”

    Pas raportimit, i dyshuari ishte intervistuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorisë ishte liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij ishte iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

    Mirëpo, kërcënimet nuk kishin përfunduar me kaq.

    Një ditë më vonë, më 7 nëntor, Zyra Ligjore e Komunës së Vitisë i është drejtuar sërish Policisë përmes një shkrese zyrtare, duke njoftuar se i njëjti person po vazhdonte publikimin e videove kërcënuese ndaj kryetarit.

    Pas sigurimit të incizimeve të tjera, Policia ka evidentuar një tjetër kërcënim, këtë herë me përmendjen e një arme automatike.

    Në njërën prej videove, sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Hyseni dëgjohej duke thënë: “Dil në guxofsh në vendin e punës, të ruaj me kallash.”

    Pas këtij zhvillimi, njësitë policore kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar 45-vjeçarin.

    Me urdhër verbal të Prokurorisë, është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

    I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Pas përfundimit të procedurave, Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e Safet Hysenit për 48 orë, në kuadër të rastit të iniciuar për veprën penale “Kanosje”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive I’m saving you with tinhes and heavy threats to Sokol Halit in TikTok, this is 45-year-old who ended up in the police cuffs.

    The Chairman of the Year’s Community, Sokol Haliti, has faced serious threats via the TikTok social network, where a person from the village of Smir has published several videos with threatening messages to him. Following repeated indictments and record insurance, police have arrested the 45-year-old, who has been detained for 48 hours, the Signal newspaper exclusively reports.

    Signal sources suggest that the person arrested is Safet Hyseni about 45 years old, from the village of Smira, to which police action has been taken after publishing several videos in TikTok.

    The first case was denounced on November 6, about 11:00, by Jakup Haxhiu, head of the cabinet of the mayor of the Commission of the Year.

    According to the indictment, Hyseni had published a video on which he was heard addressing President Haliti with the words: In three days you must leave the country. )

    After the report, the suspect had been interviewed by police and the Prosecutor’s decision had been released in regular procedure, while the case for criminal work had been initiated {Kandhje].

    But the threats were not over.

    A day later, on November 7th, the Legal Office of the Committee of the Year was again addressed to police through an official letter announcing that the same person was continuing to publish threatening videos about the mayor.

    After securing additional recordings, police have recorded another threat, this time with the mention of an automatic weapon.

    In one of the videos, according to information from the signal, Hyseni was heard saying: I’ll take you out at your workplace. )

    After this development, police units have intervened and arrested the 45-year-old.

    At the prosecution’s verbal order, there has been control of his house and escorts, but nothing illegal has been found.

    The suspect was escorted to the police station where he was interviewed in the presence of a defense attorney.

    After completing the procedures, the prosecution has issued a decision to ban Safet Hysen for 48 hours, in the context of the case initiated for criminal work ledhesure.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të karakterizohet nga vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

    Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë.

    Java do të nisë me mot kryesisht të vranët dhe riga shiu. Të hënën, në orët e hershme të mëngjesit, në shumë zona pritet të ketë edhe mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet deri në 11 gradë Celsius.

    Të martën parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet deri në 14 gradë Celsius.

    Të mërkurën do të ketë sërish vranësira dhe periudha me diell, por në disa zona ato mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 15 gradë Celsius.

    Rritje e temperaturave parashihet të ketë të enjten, kur maksimalet mund të shkojnë deri në 19 gradë Celsius. Moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë.

    Edhe të premten pritet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë, ndërsa ato maksimale deri në 19 gradë Celsius.

    Burimi: Insajderi

  • Kosova mundet nga Hungaria

    Kosova mundet nga Hungaria

    Dardanët e nisën mirë përballjen ndaj një prej përfaqësueseve më të forta të hendbollit evropian, duke u përpjekur të rivalizonin kundërshtarin në minutat e para.

    Megjithatë, pas 15 minutash lojë, hungarezët morën kontrollin e ndeshjes, duke krijuar epërsi si në lojë, ashtu edhe në rezultat.

    Pjesa e parë përfundoi me epërsi prej pesë golash për mysafirët, 12-17.

    Në fraksionin e dytë, Hungaria dëshmoi edhe një herë përvojën dhe cilësinë e saj, duke thelluar avantazhin dhe duke mos i dhënë Kosovës mundësi për rikthim në rezultat.

    Në fund, Hungaria triumfoi me rezultat 34-20, duke i shkaktuar Kosovës humbjen e dytë në këto kualifikime për EURO 2028.

    Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Kosova ishte mposhtur nga Ishujt Faroe.

    Burimi: RTKLive

  • Zekolli: Autostrada Shkup-Bllacë do të lëshohet në përdorim në verën e vitit 2030

    Zekolli: Autostrada Shkup-Bllacë do të lëshohet në përdorim në verën e vitit 2030

    Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme private. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se deri më tani kanë mbetur vetëm 45 parcela pa u shpronësuar. Byroja për ekspertizë ligjore po merret me çështjet pronësore juridike, disa pre të cilave kanë shkuar përmes instancave gjyqësore.

    Sipas autoriteteve procedura e shpronësimit po zbatohet në tri kategori: tokë bujqësore e kategorisë së 3 dhe të 4 prej 960 den/m2; tokë bujqësore e kategorisë së 1 dhe të 2 prej 1,200 den/m2; dhe toka ndërtimore pa leje ndërtimi prej 3,000den/m2. Zëvendësministrja e transportit Kaltrina Zekolli thotë se procedura e shpronësimit po ecën mbarë dhe se pret që ky segment të kryhet plotësisht deri në verën e 2030-ës.

    “Për projektin Shkup-Bllacë, siç e dini në muajin gusht më saktë me 26.08 dhamë leje për ndërtim si Ministri e Transportit, ndërsa pjesën tjetër e ka Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’, të cilët janë si investitorë. Kanë filluar punimet në terren! Ka pasur një hapësirë 60 ditore për realizuesin e punimeve por edhe për mbikëqyrësin për t’ju dhënë leje për fillimin e ndërtimit, punëtorëve që do ta realizojnë këtë projekt, por edhe mbikëqyrësi që të akomodohet në aspektin e pajisjeve që do të sistemohen në terrenin ku do të punohet, zyrat e tyre ku do të mbikëqyrin realizimin e punimeve e kështu me radhë”, tha Zekolli.

    Me projektin janë paraparë 5 tunele në të dyja anët, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse anësore ose rreth 40 objekte siç i quajnë ndërtuesit. Afati për ndërtimin e kësaj rruge është për 4 vite. Për investimin e segmentit dytë Shkup-Bllacë është marrë kredi prej 167,6 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa granti nga korniza e BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 30,82 milionë euro dhe pjesa e mbetur prej 23,58 milionë eurove financohet nga buxheti i N.P. “Rrugët Shtetërore”.

    “Jam shumë optimiste dhe besoj që do të realizohet, siç e kemi theksuar se do të kryhen edhe më shpejtë. Mendoj që kur ka një vullnet politik, një seriozitet dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij projekti. Por, nga ana tjetër e kemi të siguruar edhe buxhetin total, kemi koordinim të mirë me realizuesin dhe me mbikëqyrësin i cili u caktua. Si Ministri e Transportit kemi gjithashtu mbikëqyrje të vazhdueshme që bëjmë tek Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’, nuk shoh ndonjë elementi që do ta pengonte ecurinë e punimeve”, deklaroi Zekolli.

    Vetëm projektimi kushtoi 3.1 milionë euro, para të siguruara nga grantet, për projektuesit SH.A. “Omega” dhe “Hill International”.

    Autostrada ka nga dy korsi vozitjeje në të dyja drejtimet, secila me gjerësi nga 3,5 m. dhe nga një korsi emergjente me nga 2,5m dhe gjerësia totale e autostradës arrin në 27,5m.

    Kompania që do e ndërtoj segmentin e autostradës prej 10,5 km është “Granit”, e cila ka firmosur kontratën me shtetin dhe që nisi punimet në terren dhe do të kushtojë 222 milionë euro së bashku me pesë vjet mirëmbajtje pas inaugurimit të rrugës, e cila pritet të bëhet në verën e vitit 2030. Kujtojmë që segmenti i parë prej 2 km i autostradës Shkup-Bllacë u zvarrit ndër vite gjatë ndërtimit dhe po ashtu mbeti e ndërtua si një rrugë pa krye për disa vite.

  • Bassuener kërkon hetim evropian për Banjskën: Të hetohet përfshirja e strukturave shtetërore serbe

    Bassuener kërkon hetim evropian për Banjskën: Të hetohet përfshirja e strukturave shtetërore serbe

    Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor, Kurt W. Bassuener, ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet një çështje që kërkon vëmendje, duke kërkuar angazhim më të madh të Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë për forcimin e pranisë së KFOR-it.

    Në një intervistë për Telegrafin, bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC) ka thënë se përveç përforcimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare, nevojitet edhe një qasje më pak e orientuar automatikisht në favor të Beogradit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Duke folur për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, Bassuener ka vlerësuar se qeveria e re e Kosovës duhet të kërkojë ndihmën evropiane për hetimin e përfshirjes së strukturave shtetërore të sigurisë së Serbisë në këtë ngjarje.

    Sipas tij, zbardhja e plotë e sulmit është e domosdoshme për të vendosur përgjegjësi dhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

    “Nuk do të ketë përgjegjësi të mirëfilltë pa u zbardhur plotësisht ngjarje të tilla”, ka deklaruar Bassuener.

    Ai ka tërhequr paralele edhe me ngjarjet e Kumanovës të vitit 2015, duke thënë se mungesa e vullnetit për hetime më të thella dhe dekurajimi nga qeveritë perëndimore nuk i ndihmuan përpjekjet për pastrimin e politikës dhe luftimin e ndikimit të oligarkëve.

    I pyetur për mundësinë e rikthimit të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, analisti ka thënë se, pavarësisht paqartësive dhe mesazheve të përziera nga Lista Studentore lidhur me Kosovën, është e vështirë të imagjinohet një aventurizëm i ngjashëm me atë të Banjskës, me miratimin zyrtar të qeverisë.

    Megjithatë, ai ka theksuar se largimi i Aleksandar Vuçiqit nga pushteti nuk do të nënkuptojë domosdoshmërisht ndryshim të menjëhershëm të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

    Bassuener ka thënë se çështja e Kosovës mund të jetë një nga sfidat më të vështira për një Serbi pas Vuçiqit, për shkak të diskursit publik nacionalist që është ndërtuar ndër vite.

    Ai ka rikujtuar se edhe Kushtetuta e Serbisë e vitit 2006, e njohur si Kushtetuta e Koshtunicës, ishte hartuar në atë mënyrë që paraprakisht të delegjitimonte pavarësinë e Kosovës.

    Sipas tij, Perëndimi ka dështuar të reagojë në mënyrë të qartë ndaj kësaj qasjeje, duke humbur mundësinë për ta lidhur atë me pengesat që Serbia mund të përballet në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

  • Sulmet ruse lënë mbi 850 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë, Zelensky raporton sulm me dron në Komyshuvakha

    Sulmet ruse lënë mbi 850 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë, Zelensky raporton sulm me dron në Komyshuvakha

    Sulmet ruse gjatë natës kanë lënë më shumë se 850 mijë persona pa energji elektrike në pjesë të ndryshme të Ukrainës. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se forcat ruse kanë kryer një sulm me dron në vendin ku po zhvillohen operacionet e kërkim-shpëtimit në Komyshuvakha, pas bombardimit të së hënës që shkaktoi të paktën 55 viktima.

    Kompania ukrainase e energjisë DTEK njoftoi se forcat ruse kishin ndërmarrë një “sulm masiv” ndaj sektorit energjetik të vendit, duke shënjestruar objekte të rëndësishme në rajonin lindor të Dnipropetrovskut, transmeton Telegrafi.

    Sipas kompanisë, mbi 600 mijë banorë në distriktet Pavlohrad, Samar, Kamianske dhe Dnipro, përfshirë edhe qytetin e Dnipros, mbetën pa energji elektrike. Autoritetet njoftuan më vonë se furnizimi me energji në këtë rajon po rikthehej gradualisht.

    Zelensky bëri të ditur se ndërprerje të shumta të energjisë janë regjistruar edhe në rajone të tjera, përfshirë Kharkivin në verilindje dhe Zhytomyrin në veriperëndim të vendit. Në këtë të fundit, sipas tij, 140 ndërtesa banimi kanë mbetur pa ngrohje pas një sulmi rus.

    Autoritetet lokale në Kharkiv raportuan se rreth 250 mijë konsumatorë kishin mbetur pa energji elektrike, por furnizimi ishte rikthyer më vonë.

    Rusia ka shtuar sërish sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, në prag të dimrit. Sipas raportimeve, Moska po shfrytëzon mungesën e raketave ukrainase për interceptimin e sulmeve ajrore, në përpjekje për të dobësuar qëndresën e vendit.

    Zelensky deklaroi se vetëm gjatë javës së fundit, forcat ruse kanë lëshuar drejt Ukrainës 115 raketa, afro 1 mijë e 900 bomba ajrore të drejtuara dhe më shumë se 3 mijë dronë sulmues.

    Presidenti ukrainas njoftoi të dielën në mëngjes se Rusia kishte kryer edhe një sulm me dron në vendin ku ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet pas bombardimit të së hënës në Komyshuvakha.

    “Fatkeqësisht, mund të ketë ende njerëz të tjerë nën rrënoja. Cinikë dhe brutalë në mënyrë të skajshme”, shkroi Zelensky në platformën X.

    Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës deklaroi se Rusia kishte shënjestruar qëllimisht punonjësit e ekipeve të emergjencës në vendngjarje, por bëri të ditur se asnjëri prej tyre nuk ishte lënduar.

    Bombardimi i së hënës goditi një shkollë, të cilën autoritetet ukrainase thonë se e përdornin për qëllime humanitare. Sulmi ndodhi pas një armëpushimi të kufizuar lokal mes Kievit dhe Moskës, i cili kishte mundësuar largimin e civilëve nga qyteti Oleshky, i pushtuar nga Rusia, në rajonin jugor të Khersonit.

    Ndërkohë, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën të dielën nga një sulm në një zonë banimi të qytetit Dnipro.

    Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Hanzha, tha se nga sulmi kishte shpërthyer një zjarr dhe se të paktën një shtëpi private ishte shkatërruar plotësisht. Ai shtoi se dyshohet që persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

    Zelensky ka akuzuar Kremlinin se po i intensifikon sulmet për të shtuar presionin ndaj Ukrainës në prag të bisedimeve të planifikuara trepalëshe mes Kievit, Moskës dhe Uashingtonit në Abu Dhabi. /Telegrafi/

  • “Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

    “Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

    “Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

    Kërcënime serioze ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, janë publikuar në rrjetin social TikTok, ku një person ka paralajmëruar përdorimin e armës ndaj tij. Pas denoncimeve të përsëritura dhe sigurimit të videoincizimeve, Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nga fshati Smirë, i cili është ndaluar për 48 orë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personi i arrestuar është Safet Hyseni (45), ndaj të cilit fillimisht ishte iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas publikimit të një videoje në TikTok.

    Rasti ishte denoncuar më 6 nëntor nga Jakup Haxhiu, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Vitisë, i cili kishte njoftuar Policinë për kërcënimet e publikuara ndaj Halitit.

    Në njërën prej videove, sipas informatave të siguruara, Hyseni dëgjohej duke iu drejtuar kryetarit me fjalët: “Brenda tri ditësh duhet ta lëshosh vendin.”

    Pas denoncimit të parë, i dyshuari ishte intervistuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorisë ishte liruar në procedurë të rregullt.

    Mirëpo, një ditë më vonë, më 7 nëntor, Zyra Ligjore e Komunës së Vitisë i është drejtuar sërish Policisë me një shkresë, duke njoftuar se kërcënimet ndaj kryetarit po vazhdonin përmes postimeve të reja në TikTok.

    Pas sigurimit të videoincizimeve të tjera, hetuesit kanë evidentuar një kërcënim edhe më serioz, ku i dyshuari dëgjohej duke thënë: “Dil në guxofsh në vendin e punës, të ruaj me kallash.”

    Këto zhvillime kanë çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë dhe arrestimin e 45-vjeçarit.

    Me urdhër verbal të Prokurorisë, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

    Hyseni është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorisë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Kanosje”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas në Prishtinë, ajo kërkon ndihmën e Policisë – burri ndalohet për 48 orë

    Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas në Prishtinë, ajo kërkon ndihmën e Policisë – burri ndalohet për 48 orë

    Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas në Prishtinë, ajo kërkon ndihmën e Policisë – burri ndalohet për 48 orë

    Një grua në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi është përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën familjare, ndërsa pas ndërhyrjes së autoriteteve, burri është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti ka ndodhur të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 14:35, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

    Viktima, M.B. 48 vjeçare, ka kërkuar ndihmë pas dhunës fizike dhe psikologjike që ka deklaruar se është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti, S.B.

    Pas pranimit të informatës, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit, ndërsa janë përfshirë edhe njësitë kompetente për dhunën në familje.

    Për incidentin është njoftuar Prokuroria e Shtetit dhe pas trajtimit e vlerësimit të rrethanave, me vendim të saj, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Physical and psychological violence against women in Pristina, she seeks police assistance ʹ a man banned for 48 hours

    A woman in Pristina has sought police assistance after facing physical and psychological violence from her husband. The event took place at the family residence, while after the authorities’ intervention, the man has been detained for 48 hours, the Signal newspaper reports.

    According to information provided by the signal, the case occurred on Saturday, November 7th, around 14:35, on the street yagim Ramadaniı in Pristina.

    The victim, a 48-year-old M.B., has sought help after the physical and psychological violence that has claimed to have been exercised against her by her husband, S.B.

    After receiving the information, police have taken the necessary action to tackle the case, while competent units for domestic violence are involved.

    The State Prosecutor has been notified of the incident, and after addressing the circumstances, by its decision, the suspect has been detained for 48 hours.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal