Category: Lajme

  • NASA hap konkurs për astronautë të rinj, kërkon kandidatë që mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë

    NASA hap konkurs për astronautë të rinj, kërkon kandidatë që mund të jetojnë dhe punojnë në Hënë

    Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka hapur aplikimet për gjeneratën e re të astronautëve, duke kërkuar kandidatë që në të ardhmen mund të jetojnë dhe të punojnë në Hënë.

    Përmes zgjerimit të programit të saj Artemis, NASA synon të përzgjedhë astronautë që do të kontribuojnë në ndërtimin e një baze në Hënë dhe në përgatitjet për misionet e para me ekuipazh drejt Marsit.

    Lajmi u bë i ditur të shtunën gjatë një aktiviteti ajror në Qendrën Hapësinore Kennedy, ku u promovua eksplorimi i Hënës, si dhe përparimet në aviacion dhe teknologji.

    “Është një kohë e jashtëzakonshme për t’iu bashkuar trupës së astronautëve të NASA-s. Personat që do të përzgjedhim mund të ecin në Hënë, të jetojnë dhe të punojnë në bazën hënore, si dhe të ndihmojnë në zhvillimin e sistemeve dhe operacioneve që përfundimisht do të mundësojnë dërgimin e ekuipazheve në Mars”, tha administratori i NASA-s, Jared Isaacman.

    NASA pret që përzgjedhjen përfundimtare ta bëjë në fund të vitit 2027, kur edhe do të nisë trajnimi i grupit të ri të kandidatëve për astronautë.

    Herën e fundit, agjencia kishte hapur aplikimet në vitin 2024. Nga më shumë se 8 mijë aplikantë, në shtator të vitit 2025 u përzgjodhën vetëm 10 astronautë të rinj.

    Që nga vitet 1960, NASA ka përzgjedhur gjithsej 370 persona për t’u trajnuar si kandidatë për astronautë. Aktualisht, trupa e saj aktive përbëhet nga 32 astronautë.

    Drejtuesit e NASA-s kanë bërë të ditur së fundmi se synojnë rikthimin e amerikanëve në Hënë në vitin 2028. Në këtë projekt pritet të kontribuojnë edhe kompanitë SpaceX dhe Blue Origin, të cilat synojnë të mbështesin uljen e një ekuipazhi në sipërfaqen hënore.

    Për të aplikuar, kandidatët duhet të jenë shtetas amerikanë dhe të plotësojnë njërin nga kriteret arsimore ose profesionale: të kenë diplomë masteri në shkencë, teknologji, inxhinieri ose matematikë, kualifikime mjekësore, trajnim si pilot ose të kenë së paku dy vjet punë në një program përkatës doktorature.

    Gjithashtu, kërkohen të paktën tre vjet përvojë profesionale në një fushë përkatëse.

    Për pilotët, kriteret përfshijnë së paku 750 orë fluturimi si komandant i një avioni reaktiv me performancë të lartë, 1 mijë e 500 orë fluturimi në një avion tjetër me krahë fiks ose 1 mijë orë fluturimi me helikopter.

    Të interesuarit kanë afat deri më 3 dhjetor, në orën 23:59 sipas kohës lindore të SHBA-së, për të dorëzuar aplikimet.

    Burimi: Dukagjini

  • Komisionet Hetimore në Kuvend, politike apo për zgjidhje për çështjet e ngritura?

    Komisionet Hetimore në Kuvend, politike apo për zgjidhje për çështjet e ngritura?

    Në legjislaturën aktuale atë të njëmbëdhjetë, është vetëm një komisioni hetimor parlamentar, ai për veprimet e mosveprimet në rastin e Arlinda Zekajt.

    Në mbledhje të këtij komisioni u tha se raporti që pritet të dalë në fund duhet të jetë i bazuar në fakte e jo politik.

    Por ndër vite, në Kuvendin e Kosovës janë formuar dhjetra komisioni hetimore për çështje të ndryshme.

    Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se shumica prej tyre nuk kanë arritur efektin për të cilin janë formuar.

    “Komisionet hetimore nuk duhet të shihen si çështje politike apo çështje me të cilat duhet që të udhëhiqen nga agjendat politike por duhet të shihen si çështje me interes të veçantë qytetare e po ashtu me interes të veçantë të Kuvendit. Por kemi pasur edhe shumë komisione hetimore që janë krijuar e më pas ka dështuar funksionimi i tyre..”, ka theksuar Melos Kolshi – Hulumtues në IKD.

    Edhe analisti Shemsi Jashari thotë se komisionet e tilla, nuk prodhojnë asnjë efekt pozitiv për zgjidhjen e çështjeve për të cilat edhe formohen.

    “Më shumë përdoren për efekt të menjëhershëm politik e publik për të amortizuar një cështje se sa të ketë efektin ligjor të tyre e kemi pas rast edhe kur komisionet hetimore parlamentare nuk kanë arritur të kryejnë punën e tyre ata që kanë qenë në qeveri kanë bojkotuar dhe nuk kanë lejuar që kjo punë të kryhet.”, ka deklaruar ai.

    Sipas legjislacionit në fuqi, komisioni hetimor harton një raport që i dërgohet Kuvendit, e më pas ai raport nëse përmban elemente të veprës penale dërgohet për në Prokurori.

    Ndër rastet ku është ngritur një aktakuzë pas raportit të komisionit është ai ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Driton Gashi, për dëbimin e kundërligjshëm të gjashtë shtetasve turq nga Kosova./TVDUKAGJINI

    Burimi: Dukagjini

  • Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave

    Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave

    Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn.

    Pas asaj të Drejtësisë dhe Punëve të Brendhsm, tani Ministria për Punë dhe Familje, po pret  një raport që ka në llupë veprimet e Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

    Sipas Hotit, raporti do të finalizohet brenda ditësh, por paralelisht është duke u shikuar edhe roli i Qendrës në Gjilan, pas rastit të rëndë që rezultoi me vdekjen e dy personave, përfshirë këtu një foshnje.

    “Ditën që ka ndodhë rasti, divizioni i inspektimit ka shkuar në Pejë e ka marr komplet dosjen, i ka intervistuar edhe zyrtarët që punojnë në qendrën për punë sociale dhe në Gjilan me rastin që ndodhi para do dite fatkeqësisht foshnjen e vogël, raporti ende nuk ka përfunduar nuk e kemi raportin përfundimtar ka disa të gjetura që smundem me i thanë pa përfunduar raporti”, ka deklaruar Andin Hoti – Ministër i Punës, Familjes.

    Në raport me masat nga gjetjet eventuale, ministri Hoti, thotë se vendimi u mbetet organeve lokale, konkretisht kryetarit të Komunës.

    “Divizioni i inspektimit e ka për detyrë me shiqu a po implementohen politikat në kuadër të qendrave për punë sociale, por masat që ne mund të marrim nuk janë të mëdhaja sepse ne cka bëjmë me raportin përfundimtar e qon te kryetari i komunës së Pejës, dhe kërkon nga ai të ndërmarr masa disiplinore ndaj zyrtarëve të QPS-së, tash varet nuk po them prej vullnetit sepse ai e ka obligim ligjor por nuk mundem unë me ndërhy”, ka theksuar ai.

    Qendrat për punë sociale në Kosovë, vazhdimisht përballen me probleme të shumta, duke filluar nga mungesa e stafit e mungesa e kushteve.

    Por edhe kontakti me to në raste është i vështirë, për çka Yll Bokshi, avokat në komunën e Gjakovës, me vet iniciativë ka krijuar një ueb-faqe e cila përmban numrat kontaktues e më shumë informacione për to.

    Bokshi flet për nevojën e reformimit të Qendrave, duke theksuar rëndësinë e tyre.

    “Duhet me pas me ndrru baza ligjore me u ndry i gjithe procesi me u shty puntoret social këtu në Kosovë sa kam informacion nuk ka strehimore nuk ka jetimore që i thojnë ka organizata joqeveritare që i organizojnë ato që marrin fondacione prej shtetit, ish dasht me qenë dicka në kuadër të shtetit…Këtu në Kosovë derisa duhet me vdek dikush ose me ndodh naj skandal për me reflektu shpresoj që ngjarjet e fundit të jenë pasqyre për me reflektu dhe në mënyrë urgjente me u bë reforma..”, ka theksuar Yll Bokshi – Avokat.

    Ministria e Punës e Familjes ka përpiluar një raport për Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, pas rastit rëndë të keqtrajtimit të një 5 vjeçari, për të cilin sipas ministrit Hoti vetëm një zyrtar është suspenduar, ndërsa Komuna nuk u ka ofruar informacione të tjera se çfarë ka ndodhur me rekomandimet e dhëna.

    Ngjashëm, nga kjo komunë kanë vepruar edhe me kërkesat e televizionit për të kuptuar më shumë për masat e rekomandimet e dala nga raporti dhe zbatimin e tyre./TVDUKAGJINI

    Burimi: Dukagjini

  • Ora më e mirë e vitit mban emrin e shqiptarit Rexhep Rexhepi

    Ora më e mirë e vitit mban emrin e shqiptarit Rexhep Rexhepi

    Orëndreqësi shqiptar nga Kosova, Rexhep Rexhepi, ka fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” në edicionin e vitit 2026 të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i konsideruar si vlerësimi më i lartë në industrinë ndërkombëtare të orologjisë.

    Modeli i tij Chronograph Flyback është shpallur fitues i çmimit kryesor në ceremoninë e mbajtur në Gjenevë, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për krijuesin shqiptar dhe markën e tij të pavarur të orëve.

    Ora fituese është pajisur me një mekanizëm të ri, të përbërë nga 320 komponentë, me rezervë energjie prej 72 orësh.

    Numëratori është realizuar nga smalti, duke përdorur teknikën tradicionale “grand feu”, ndërsa përfundimi dhe dekorimi i mekanizmit janë punuar tërësisht me dorë.

    Rexhep Rexhepi, i lindur në Kosovë në vitin 1987, u zhvendos në Zvicër gjatë fëmijërisë, ku nisi rrugëtimin e tij në industrinë e orologjisë.

    Ai themeloi markën e pavarur Akrivia, përmes së cilës fitoi njohje ndërkombëtare për krijimin e orëve mekanike luksoze, ndërsa më vonë krijimet e tij filluan të mbanin edhe emrin e tij.

    Modeli fitues ka një çmim të deklaruar prej 150 mijë frangash zvicerane, pa përfshirë taksat.

    Në një intervistë, Rexhepi ka shpjeguar se ka zgjedhur ta mbajë çmimin në këtë nivel, pavarësisht kërkesës së lartë për krijimet e tij në tregun e rishitjes, ku vlera e tyre mund të arrijë deri në katër milionë euro.

    Fitimi i çmimit “Aiguille d’Or” përbën një tjetër vlerësim ndërkombëtar për Rexhep Rexhepin, i cili është shndërruar në një prej emrave të njohur të orologjisë së pavarur zvicerane./Telegrafi/

    Rexhep Rexhepi RRCHF Chronograph Flyback takes the Aiguille d’Or at GPHG 2026. Well deserved. 🏆 youtube.com

  • Drama familjare e Neda Ballukut/ Denoncohet moszbatimi i vendimit të gjykatës për takimin me fëmijët

    Drama familjare e Neda Ballukut/ Denoncohet moszbatimi i vendimit të gjykatës për takimin me fëmijët

    Drama familjare e Neda Ballukut/ Denoncohet moszbatimi i vendimit të gjykatës për takimin me fëmijët

    Detaje të reja dhe mjaft prekëse kanë dalë në dritë lidhur me vështirësitë e moderatores dhe ish-banores së “Big Brother”, Neda Balluku, për të takuar tre djemtë e saj pas ndarjes nga bashkëshorti, Ogren Balluku. Çështja është bërë publike gjatë emisionit “Goca & Gra”, ku përmes një letre zyrtare, avokatja e saj Greta Çela ka ngritur alarm për mospërmbushjen e të drejtave prindërore.

    Sipas avokates Çela, me gjithë ekzistencën e një vendimi të prerë gjykate që i garanton nënës të drejtën për të takuar fëmijët e saj, ky vendim po shkelet me të dyja duart. Ish-bashkëshorti i saj pretendrohet se nuk po lejon realizimin e këtyre takimeve, duke e zhytur Nedën në një betejë me sistemin dhe dhimbjen.

    Në qendër të kritikave të mbrojtjes ligjore ka përfunduar edhe Shërbimi Përmbarimor. Avokatja pretendon se përmbaruesja e caktuar për ekzekutimin e vendimit ka vazhduar të trajtojë dosjen në mënyrë të kundërligjshme, madje edhe pasi ishte vendosur zyrtarisht përjashtimi i saj nga rasti.

    Për këtë arsye, ndaj përmbarueses është ngritur tashmë një kallëzim penal për shpërdorim detyre. Paralelisht me rrugën penale, Ministria e Drejtësisë mësohet se ka nisur një procedim disiplinor për të hetuar shkeljet e pretenduara proceduralisht. Avokatja Çela nënvishoi se në mes të këtij konflikti prindëror, parësore mbetet mirëqenia psiko-emocionale e tre të meuturve, të cilët nuk duhet të bëhen viktimë e përplasjeve ligjore.

    Gjatë transmetimit të emisionit, me lejen e vetë Nedës, moderatorja Ori Nebijaj lexoi një mesazh mjaft prekës që kishte marrë prej saj. Neda ka përshkruar me tone drithëruese sprovën në të cilën ndodhet:

    “As armikut tim më të madh nuk ia uroj hallin që më ka rënë. Kam nevojë për çdo ndihmë që mund të më jepet. Zoti më ka falur tre drita sysh, nga të cilët nuk mund të më ndajë njeri në këtë tokë.”

    Ngjarja ka nxitur reagime të shumta, ndërkohë që pritet të shihet se si do të veprojnë organet e ligjit për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të gjykatës.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Neda Balluk family drama/ The court’s decision on meeting children is denounced

    New and very touching details have come to light regarding the difficulties of moderator and former Big Brother residence, Neda Balluk, to meet her three sons after the divorce from her husband, Ogre Balluk. The issue has been made public during the show Goca & Graba, where through an official letter, her lawyer, Greta Cela, has raised alarm for failing to meet parental rights.

    According to lawyer Cela, despite a firm court ruling guaranteeing the mother the right to meet her children, this decision is being violated with both hands. Her former husband claims he is not allowing the realisation of these meetings, placing Ned in a battle with the system and pain.

    The Final Service has also ended in the center of legal criticism. The lawyer claims that the outcome appointed for the execution of the decision has continued to treat the file illegally, even after its expulsion was officially imposed.

    For this reason, a criminal complaint for abuse of office has already been filed against the Master. In parallel with the criminal way, the Justice Ministry is taught that it has launched a disciplinary procedure to investigate alleged crimes. Lawyer Cela ruled that in the midst of this parental conflict, the primary remains the psycho-emotional well-being of the three Meuses, who should not become victims of legal clashes.

    During the broadcast show, with Neda’s permission, moderator Or Ori Nebijaj read a very touching message he had received from her. Neda has excitedly described the test on it:

    Even my greatest enemy, I don’t wish him any trouble. I need any help I can get. God has forgiven me three eyes, from whom no one on this earth can separate me. )

    The event has prompted numerous reactions, while expected to be seen how the law’s bodies will operate for the immediate execution of the court’s decision.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Ngushëllime dhe solidaritet, liderët evropianë dhe botërorë reagojnë pas sulmit në Krakov

    Ngushëllime dhe solidaritet, liderët evropianë dhe botërorë reagojnë pas sulmit në Krakov

    Ngjarja tragjike në Krakov të Polonisë, ku gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, ka nxitur reagime të shumta nga liderë evropianë dhe botërorë.

    Përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Spanjës, Ukrainës, vendeve baltike, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat dhe familjet e tyre, duke dënuar dhunën dhe duke theksuar mbështetjen për popullin polak, transmeton Telegrafi.

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se lajmi për ngjarjen në Krakov e kishte tronditur thellë, duke theksuar se Gjermania qëndron pranë Polonisë në këtë moment të vështirë.

    “Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Gjermania, si mike dhe partnere e Polonisë, qëndron pranë saj në këtë kohë të vështirë. Të gjithë të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Merz.

    Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu tronditjen për sulmin, duke përcjellë solidaritetin dhe ngushëllimet e tij për Poloninë, viktimat dhe familjarët e tyre.

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se ishte thellësisht e pikëlluar nga ajo që e cilësoi si një akt frikacak dhe të papranueshëm dhune.

    Ajo theksoi se mendimet e saj dhe të qeverisë italiane janë me familjet e viktimave, të plagosurit dhe të gjithë popullin polak, duke shtuar se Italia do të vazhdojë të mbrojë sigurinë dhe lirinë nga çdo formë terrori dhe dhune.

    Kryeministri britanik, Andy Burnham, deklaroi se ishte i tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja, ndërsa theksoi se Mbretëria e Bashkuar qëndron në solidaritet me popullin polak.

    Ndërkaq, kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shkroi se Spanja qëndron pranë Polonisë dhe viktimave, duke u uruar të plagosurve shërim sa më të shpejtë.

    Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit. Ai theksoi se Letonia qëndron në solidaritet me Poloninë dhe aleatët e saj.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se mendimet e saj janë me të gjithë të prekurit nga sulmi, familjarët e tyre dhe banorët e Krakovit.

    Ajo gjithashtu vlerësoi veprimet e policëve, të cilët, sipas saj, ndërhynë duke rrezikuar jetën e tyre.

    “Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje dhe solidaritet”, shkroi von der Leyen.

    Edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që do të ndihet përtej kufijve të Polonisë.

    “Fuqia e Polonisë qëndron te qëndrueshmëria e popullit të saj. Në këtë moment zie, Polonia nuk është e vetme”, deklaroi ajo.

    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shprehu pikëllimin për sulmin në Sheshin Kryesor të Krakovit dhe uroi shërim të plotë për të plagosurit. Ajo falënderoi policinë dhe ekipet e emergjencës për ndërhyrjen e shpejtë dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

    Në shenjë zie, të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian kanë ulur flamujt në gjysmështizë.

    Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, gjithashtu shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin e plotë me presidentin polak, Karol Nawrocki, dhe popullin e Polonisë.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi ngjarjen si një krim tronditës dhe tha se nuk ka asnjë justifikim për sulmin.

    Në emër të popullit ukrainas dhe personalisht, ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa uroi forcë dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

    “Ukraina shpreh solidaritetin me Poloninë dhe popullin polak. Njerëzit kanë të drejtë të jetojnë të sigurt”, theksoi Zelensky.

    Ambasadori amerikan në Poloni, Tom Rose, deklaroi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Polonisë në këtë moment të errët, ashtu siç Polonia qëndron pranë qytetarëve të saj në Krakov.

    Ngushëllime shprehu edhe presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, i cili tha se vendi i tij qëndron plotësisht në solidaritet me Poloninë dhe popullin e saj.

    Ndërsa ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orbán, shprehu pikëllimin për sulmin, duke përcjellë ngushëllimet për familjet e viktimave dhe duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

    Reagimet e shumta ndërkombëtare kanë përcjellë një mesazh të përbashkët: Polonia nuk është e vetme përballë kësaj tragjedie. /Telegrafi/

  • Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë

    Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë

    Këngëtarja shqiptare, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, u nda nga jeta më 23 tetor 2026, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumor në tru.

    Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Londër, familja e saj ka njoftuar edhe për organizimin e varrimit dhe homazheve në Prishtinë.

    Përmes një njoftimi publik, familja Qeriqi bëri të ditur se varrimi do të mbahet më 10 nëntor, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëri (Dragodan).

    Ndërkaq, homazhet në nderim të Rinesës do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Grand Hotel Prishtina.

    Familja ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë tyre në këtë periudhë të vështirë.

    Largimi i parakohshëm i këngëtares në moshë kaq të re ka prekur familjarët, miqtë dhe ata që e kanë ndjekur rrugëtimin e saj muzikor.

    Lajmi për vdekjen ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga njerëz që kanë shprehur keqardhjen për humbjen e saj. /Telegrafi/

  • Youth last goodbye in Pristina on Tuesday

    Albanian singer Rinesa Ceriqi, known as an artist named Ringesca, was separated from life on October 23rd 2026, at the age of 25, following a brain tumor battle.

    After the memorial ceremony held in London, her family has also announced funeral arrangements and funerals in Pristina.

    Through a public announcement, the Qariqi family announced that the burial will be held on November 10th at 14:30, in Pristina’s cemetery, in the Arber (Dragdan) district.

    Meanwhile, prayer in honor of Rina will be held on November 11th and 12th, from 0900 to 5, at the Grand Hotel Pristina.

    The family has thanked relatives, friends, and all who have stayed with them during this difficult time.

    The young singer’s early departure has affected family, friends, and those who have followed her music course.

    News of death has brought reactions and messages of comfort from people who have expressed regret over her loss. /Telegraphy/

  • Vazhdon protesta në Tiranë, sërish mblidhen studentë dhe qytetarë

    Vazhdon protesta në Tiranë, sërish mblidhen studentë dhe qytetarë

    Vazhdon protesta në Tiranë, sërish mblidhen studentë dhe qytetarë

    Edhe këtë të dielë në Tiranë, studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para objektit të Kryeministrisë, duke vazhduar kështu protestat e përditshme.

    Protesta ka nisur rreth orës 18:30 dhe ndryshe nga dita e djeshme, sonte po zhvillohet e qetë dhe pa tensione.

    Pjesëmarrësit vijojnë me thirrjet e tyre të vazhdueshme për dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

    Ky tubim vjen vetëm një ditë pas revoltës, e cila u karakterizua nga tensione të larta dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit e policisë.