Category: Lajme

  • 19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve

    19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë vendit janë evidentuar 19 vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, ndërsa 17 persona janë privuar nga liria. Me një person tjetër është zhvilluar bisedë zyrtare.

    Sipas njoftimit të MPB-së, 11 nga personat e përfshirë janë kapur duke drejtuar automjete pa dhënë provimin për patentë shofer ose pa fituar të drejtën për drejtim të automjetit.

    Në mesin e tyre janë persona nga Kumanova, Tetova, Shkupi dhe qytete të tjera. Në dy raste bëhet fjalë edhe për të mitur, përfshirë një 16-vjeçar nga fshati Zdunjë, i cili drejtonte një motoçikletë të tipit moped.

    Ndërkohë, në gjashtë raste të tjera, drejtuesit e automjeteve janë kapur nën ndikimin e alkoolit.

    Vlerat e alkoolit në gjak kanë qenë veçanërisht të larta. Te një 29-vjeçar nga Manastiri janë matur 3.23 promilë alkool, te një 40-vjeçar nga Shkupi 2.20 promilë, te një 35-vjeçar nga fshati Niviçan i Koçanit 2.03 promilë, te një 55-vjeçar nga Makedonski Brodi 1.74 promilë, te një 28-vjeçar nga Ohri 1.68 promilë dhe te një 63-vjeçar nga Strumica 1.55 promilë alkool në gjak.

    MPB-ja ka bërë të ditur edhe dy raste të tjera. Një 20-vjeçar nga Manastiri ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku me dëme materiale, duke drejtuar një veturë të tipit “Škoda”, pa targa dhe pa patentë shofer. Ndërsa një 29-vjeçar nga Shkupi është kapur duke drejtuar automjet pa të drejtë drejtimi dhe me leje qarkullimi të skaduar.

    Të gjitha rastet do të dokumentohen plotësisht, pas së cilës do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.
    MPB-ja u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa patentë shofer apo nën ndikimin e alkoolit.

    Gjithashtu, prindërve dhe kujdestarëve u bëhet thirrje që të mos lejojnë të miturit të drejtojnë automjete pa i plotësuar kushtet ligjore, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

  • 19 criminal acts of reckless driving in traffic, 17 persons detained within 24 hours

    The Ministry of Internal Affairs has announced that in the last 24 hours, 19 criminal acts for the careless direction of the vehicle have been recorded on the territory across the country, while 17 people have been deprived of freedom. Another person has had official conversation.

    According to MPB’s announcement, 11 of the persons involved were caught running vehicles without passing a driver’s license exam or gaining access to the vehicle.

    Among them are people from Kumanovo, Tetovo, Skopje and other cities. In two cases it’s also about minors, including a 16-year-old from the village of Zdinje, who ran a Moped-type motorcycle.

    Meanwhile, on six other occasions, drivers have been caught under the influence of alcohol.

    The value of blood alcohol has been especially high. At a 29-year-old from the Monastery, 3.23-mile alcohol is measured at a 40-year-old from Skopje, 2.20-year-old, to a 35-year-old from the village of Kacani 2.03-miles, to a 55-year-old from Makedonski Brodi 1.74 billion, to a 28-year-old from Ohrid 1.68-year-old, and to a 63-year-old from Strumica 1.55 billion alcohol in blood.

    The MPB has released two more cases. A 20-year-old from the monastery has been involved in a traffic accident with material damage, running a type car type dealt with, without license plates and drivers. While a 29-year-old from Skopje has been caught running an ill-right driving vehicle with expired circulation permits.

    All cases will be fully documented, after which corresponding criminal charges will be brought.
    The MPB appeals to all traffic participants to respect communications regulations and laws, not to drive without a driver’s license or under the influence of alcohol.

    Parents and stewards are also urged not to allow minors to run vehicles without meeting legal conditions in order to increase security in the traffic and protection of citizens’ lives.

  • Alarm në rrugët e Kosovës – statistikat e aksidenteve për tetë muaj ngrenë shqetësime

    Alarm në rrugët e Kosovës – statistikat e aksidenteve për tetë muaj ngrenë shqetësime

    Alarm në rrugët e Kosovës – statistikat e aksidenteve për tetë muaj ngrenë shqetësime

    Një bilanc tragjik është regjistruar në rrugët e Kosovës gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, ku 79 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut rrugor.

    Shifrat e frikshme tregojnë se nga muaji janar deri në gusht janë shënuar gjithsej 74 aksidente me pasoja fatale, ku 22 prej tyre kanë qenë vetaksidente. Nga numri i përgjithshëm i personave që pësuan me jetë, 44 prej tyre ishin vetë drejtuesit e automjeteve.

    Lidhur me këtë situatë shqetësuese, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një deklarim për Sinjalin ka bërë thirrje urgjente te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes maksimal.
    Ai ka apeluar veçanërisht për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, si një nga faktorët kryesorë për parandalimin e tragjedive të reja.

    Për të frenuar këtë valë aksidentesh fatale, Policia ka marrë masa të rrepta duke shtuar prezencën në terren, kontrollin intensiv dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme në të gjitha akset rrugore të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo Roads Alerts in Eight Months of Accident Statistics raises concerns

    A tragic balance has been recorded on the streets of Kosovo during the first eight months of this year, where 79 people have lost their lives as a result of road traffic accidents.

    Scary figures show that from January to August there were a total of 74 accidents with fatal consequences, with 22 of them being self-accidents. Of the total number of survivors, 44 were auto drivers themselves.

    Regarding this disturbing situation, Kosovo Police spokesman Daut Hoxha, in a statement on the signal has made urgent calls to all participants in traffic for maximum care.
    It has particularly appealed to respect speed restrictions as one of the main factors for preventing new tragedies.

    To stem this wave of fatal accidents, police have taken strict measures by adding to their presence in the field, intensive control and continued surveillance in all the country’s road axes.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

    Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

    Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

    Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të tipit BMW në Ferizaj, pasi dyshohej se ishte përfshirë në një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 21:40, kur njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore.

    Gjatë kontrollit të shoferit, A.J., 40-vjeçar, policia ka gjetur një armë zjarri për të cilën ai kishte leje për posedim.

    Megjithatë, pas shoqërimit të tij në stacion policor, njësiti i hetimeve ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dhjetë fishekë.

    Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj 40-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    I dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • He caused an accident and left the scene. Police in Ferizaj stop the BMWA driver.

    Kosovo police have banned a BMW-type car in Ferizaj, after allegedly involved in a traffic accident with material damage and had left the scene.

    The case occurred on November 7th, around 21:40, when police units have stopped the car with local license plates.

    During the driver’s search, 40-year-old A.J., police have found a firearm for which he had permission for possession.

    However, after his association to the police station, the investigation unit has seized a pistol with a clip and ten bullets.

    With the author’s author’s permission, cases of criminal activity have been initiated against 40-year-olds, possession, control or unauthorized possession of weapons.

    The suspect has been released and the case will be handled in regular investigative procedure. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)

    Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)

    Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)

    Profesori Valon Murtezaj ka deklaruar se situata e sigurisë në botë po ndryshon me një shpejtësi të theksuar dhe se sipas tij, kjo po ndodh për të keq.

    Duke komentuar zhvillimet e ndryshme në botë, veçmas paralajmërimet e fundit, Murtezaj ka thënë se gjërat nuk janë siç kanë qenë më herët.

    Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka shtuar se gjithçka ka ndryshuar pas agresionit rus në Ukrainë.

    “Sot një gjë duhet ta kemi parasysh të gjithë ne në Evropë dhe më gjerë, fjala kyçe është siguria, ose më mirë të themi pasiguria. Dhe, kjo vjen për shkak të agresioni rus në Ukrainë…Ne e kemi pasur para disa javësh edhe rastin e Leipzigut. Ai rast ishte një nisje e një forme të re të luftës, e asaj që është sot, që zhvillohet sot. Dëmet sot mund të shkaktohen edhe përmes akteve të tjera të ndërhyrjes në fushën e sigurisë…Ne i pamë edhe ditëve të fundit, përmes atakimit përmes formave të teknologjisë, siç ishte rasti ai i frigoriferëve.”, ka thënë Murtezaj.

    Sa i përket çështjes së sigurisë në Kosovë, profesori Murtezaj ka shtuar se vendi qëndron më mirë, krahasuar me shtetet e rajonit.

    “Padyshim, Kosovan ë disa aspekte është mirë, edhe për shkak të prezencës së KFOR-it apo NATO-s. Jemi në një linjë të plotë me politikën e jashtme evropiane, jemi përpara edhe me vendet e rajonit.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Man Utd në krizë të thellë, pranon dy gola në pesë minutat e parë të ndeshjes

    Man Utd në krizë të thellë, pranon dy gola në pesë minutat e parë të ndeshjes

    Man Utd në krizë të thellë, pranon dy gola në pesë minutat e parë të ndeshjes

    Manchester United po e vuan krizën e ndeshjeve me përformancë të dobët në Premier Ligë.

    Në përballjen kundër Aston Villës, ‘Djajtë e Kuq’ morën gol që në minutën e parë, shkruan Insajderi.

    Goli u shënua nga Alysson që në minutën e parë, ku topi depërtoi ndërmjet këmbëve të Senne Lammens.

    Aktualisht, Aston Villa si mysafir po triumfon me rezultat 0-2, ku golin e dytë e ka shënuar Nicolas Jackson. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Man Utd in deep crisis, accepts two goals in the first five minutes of the match

    Manchester United is suffering the crisis of poor performance matches at Premier League.

    In confronting Aston Willa, the Red Days received a goal in the first minute, writes Insander.

    The goal was marked by Allysson in the first minute, where the ball penetrated the feet of Senne Lamens.

    Currently, Aston Villa as guest is triumphing with a score of 0-2, with the second goal scored Nicolas Jackson. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

    Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

    Kombëtarja e Kosovës në karate ka përmbyllur me sukses Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, duke fituar gjithsej shtatë medalje në garat individuale dhe tri të tjera në konkurrencën ekipore.

    Ky kampionat u zhvillua në Stamboll të Turqisë, ku karateistët e rinj kosovarë arritën të ngjiten disa herë në podium.

    Emira Maqedonci ishte më e suksesshmja, duke fituar medaljen e artë dhe duke u shpallur kampione ballkanike. Ndërkohë, tri medalje të argjendta për Kosovën i fituan Suela Arfi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi.

    Në garat individuale, Kosova fitoi edhe tri medalje të bronzta, me Alea Kelmendin, Krenar Ismajlin dhe Amar Dakun.

    Suksesi nuk mungoi as në garat ekipore. Kosova siguroi medalje të bronzta në të dyja konkurrencat për kadetë, ndërsa ekipi i djemve në kategorinë e juniorëve gjithashtu u rendit në podium.

    Federata e Karatesë e Kosovës e vlerësoi këtë paraqitje si dëshmi të talentit dhe potencialit të sportistëve të rinj, duke përgëzuar garuesit, trajnerët dhe gjithë ekipin për rezultatet e arritura. /Telegrafi/