Category: Lajme

  • Vance po përgatit terrenin për kandidimin presidencial, ndryshon qasjen ndaj Trumpit

    Vance po përgatit terrenin për kandidimin presidencial, ndryshon qasjen ndaj Trumpit

    Vance po përgatit terrenin për kandidimin presidencial, ndryshon qasjen ndaj Trumpit

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, po përpiqet të krijojë një identitet të pavarur politik në prag të garës së mundshme presidenciale të vitit 2028, duke u distancuar gradualisht nga disa prej politikave më të diskutueshme të Donald Trumpit.

    Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Vance ka nisur të promovojë më shumë qëndrimet e tij për ekonominë, politikën e jashtme dhe sigurinë publike.

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, po përpiqet të ndërtojë markën e tij politike, ndërsa po afrohet periudha kur Partia Republikane do të duhet të përcaktojë pasardhësin e mundshëm të presidentit Donald Trump.

    Një analizë e paraqitjeve të tij publike tregon se Vance po e përmend gjithnjë e më rrallë presidentin amerikan, duke u përqendruar në promovimin e prioriteteve të veta politike. Kjo strategji është bërë veçanërisht e dukshme gjatë fushatës së fundit zgjedhore, kur ai shmangu disa prej temave më të debatueshme të administratës Trump.

    Mes tyre ishin lufta në Iran dhe dëbimet e emigrantëve, dy çështje që kanë ndikuar në rënien e popullaritetit të presidentit dhe që, sipas vlerësimeve të strategëve republikanë, kanë dëmtuar edhe kandidatët e tjerë të partisë, shkruan reuters.

    Në vend të tyre, Vance është përqendruar te nacionalizmi ekonomik, një politikë e jashtme më e përmbajtur dhe siguria publike. Këto tema përbëjnë shtyllat kryesore të profilit të tij politik dhe mund t’i shërbejnë në një garë të mundshme për nominimin republikan në vitin 2028.

    Edhe pse Vance nuk ka konfirmuar nëse do të kandidojë për president, ai konsiderohet njëri prej pretendentëve kryesorë për të marrë drejtimin e republikanëve pas përfundimit të mandatit të Trumpit.

    Humbja e republikanëve në zgjedhjet e fundit e ka shtuar presionin brenda partisë për të rishikuar strategjinë politike. Vance ka ndërhyrë drejtpërdrejt në këtë debat, duke fajësuar luftën në Iran për rezultatin e dobët zgjedhor dhe duke kërkuar përfundimin e konfliktit.

    Në një reagim publik, ai u bëri thirrje republikanëve që të përqendrohen te standardi i jetesës së amerikanëve, të rishikojnë qasjen ndaj politikës së jashtme dhe të ndryshojnë marrëdhëniet e SHBA-së me Izraelin.

    Këto qëndrime përbëjnë një dallim të dukshëm nga qasja e Trumpit, i cili ka vazhduar ta mbrojë vendimin për nisjen e luftës kundër Iranit, pavarësisht kostove ekonomike dhe ndikimit të saj në çmimet e karburanteve.

    Reagimi i Vance shënoi një nga rastet e rralla kur ai ka kundërshtuar publikisht një prej vendimeve kryesore të presidentit. Megjithatë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një shkëputje politike nga Trumpi. Sipas burimeve të afërta me Shtëpinë e Bardhë, zëvendëspresidenti vazhdon të ruajë marrëdhëniet me presidentin dhe disa prej këshilltarëve të tij.

    Strategët republikanë vlerësojnë se Vance përballet me një sfidë të dyfishtë: duhet të ruajë mbështetjen e elektoratit besnik ndaj Trumpit, por njëkohësisht të krijojë distancë nga vendimet që mund të rëndojnë mbi trashëgiminë politike të presidentit.

    Ai duhet të bindë bazën republikane se përfaqëson vazhdimësinë e lëvizjes MAGA, por edhe të dëshmojë se mund të ofrojë një drejtim të ri për partinë.

    Në këtë garë të mundshme për vitin 2028, Vance nuk është kandidati i vetëm që po përpiqet të përfitojë nga debati për të ardhmen e republikanëve. Senatori Ted Cruz ka kërkuar më shumë vëmendje ndaj kostos së jetesës, ndërsa guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka kritikuar përqendrimin e tepërt të partisë në çështjet kulturore.

    Për Vance, sfida më e madhe mbetet të ndërtojë një profil të vetin pa humbur mbështetjen e Trumpit dhe të elektoratit të tij. Në fund të fundit, edhe nëse synon të bëhet kandidati republikan në vitin 2028, ai do të duhet të kalojë fillimisht përmes një partie ku ndikimi i presidentit aktual vazhdon të jetë vendimtar.

    Burimi: Insajderi

  • Vance is preparing the grounds for presidential candidacy, changing approach to Trump

    US Vice President JD Vance is trying to establish an independent political identity on the eve of the possible 2028 presidential race, gradually distanced from some of Donald Trump’s most controversial policies.

    After the republican defeat in the Mesmandati elections, Vance has begun promoting more of his stances on the economy, foreign policy and public security.

    US Vice President JD Vance is trying to build his political brand as the period approaches when the Republican Party will have to determine President Donald Trump’s possible successor.

    An analysis of his public appearance shows that Vance is increasingly mentioning the American president, focusing on promoting his political priorities. This strategy has become particularly evident during the recent election campaign, when it avoided some of the administration’s most controversial topics, Trump.

    Among them were the war in Iran and the expulsions of immigrants, two issues that have affected the president’s popularity decline and that, according to estimates by republican strategists, have also damaged other party candidates, writes Reuters.

    Instead, Vance has focused on economic nationalism, a more restrained foreign policy, and public security. These are the main pillars of his political profile, and you can serve in a possible race for the republican nomination in 2028.

    Although Vance has not confirmed whether he will run for president, he is considered one of the main contenders to take over the republican leadership after Trump’s mandate ends.

    The loss of republics in recent elections has increased pressure within the party to review the political strategy. Vance has directly intervened in this debate, blaming the Iran war for the poor election outcome and demanding the end of the conflict.

    In a public response, he called on Republicans to focus on American living standards, review access to foreign policy, and change US relations with Israel.

    These positions represent a marked difference from Trump’s approach, which has continued to protect the decision to start the war against Iran despite economic costs and its impact on fuel prices.

    Vance’s reaction marked one of the rare cases when he has publicly rejected one of the president’s key decisions. However, that does not necessarily imply a political secession from Trump. According to sources close to the White House, the vice president continues to maintain relations with the president and some of his advisers.

    Republican Strategs estimate that Vance faces a double challenge — must maintain the support of the Turkish electorate loyal to Trump, but also create a distance from decisions that could burden the president’s political heritage.

    He must convince the republican base that he represents the continuation of the MAGA movement, but also to prove that he can offer a new direction for the party.

    In this possible 2028 contest, Vance is not the only candidate trying to take advantage of the republican future debate. Senator Ted Cruz has called for more attention to the cost of living, while Florida Governor Ron DeSantis has criticised the party’s excessive focus on cultural issues.

    For Vance, the biggest challenge remains to build a profile of his own without losing support for Trump and his electorate. After all, even if it aims to become the republican candidate in 2028, it will have to first pass through a party where the current president’s influence continues to be crucial.

    Source Layer: Insander

  • Resuli flet për jetën e tij dhe rolin si opinionist në Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Resuli flet për jetën e tij dhe rolin si opinionist në Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Resuli flet për jetën e tij dhe rolin si opinionist në Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Gazetari dhe moderatori Resul Sinani ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij dhe rrugëtimi mbi dy dekadësh në gazetari, në emisionin “Sol” në Klan Kosova.

    Ai ka treguar se është rritur në një familje të madhe, ndërsa interesimi për gazetarinë i kishte lindur që në vitet e shkollës së mesme.

    Sinani ka folur edhe për angazhimin e tij si opinionist në Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se synon të jetë i drejtpërdrejtë dhe pa anime në komentet e tij.

    “Do ta shohim Resulin ashtu siç është, duke u thënë gjërave emrin dhe mbiemrin e vet. Drejtpërdrejt, pa tendencë, pa anime”, ka deklaruar ai, njofton Klankosova.tv.

    Ai e ka cilësuar këtë angazhim si një eksperiencë të mirë, të cilën e ka pritur me shumë përgjegjësi dhe dëshirë.

  • Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë

    Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij viti. Siç njoftohet nga drejtoria e spitalit, presin pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë që në periudhën e ardhshme të punësohet edhe një numër i konsiderueshëm i kuadrit mjekësor me shkollim të mesëm adekuat.

    “Nga MSh kemi marrë njoftim se deri në fund të këtij viti do të duhet të punësojmë edhe 20 specializantë të rinj, të cilët janë në vitin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve specialistike. Me këtë presim që ta plotësojmë ekipin e specialistëve në spitalin tonë. Sa i përket punësimit të kuadrit mjekësor me përgatitje të mesme shkollore, presim pëlqim për punësim nga MSh, andaj edhe pres interesim nga të interesuarit për plotësimin e këtyre vendeve të punës. Kjo për arsye se vetëm 4 vitet e fundit, madje 170 të punësuar tanimë kanë shkuar në pension, kurse kemi realizuar vetëm 8 punësime, që kjo flet qartë për deficit të caktuar teknik personal. Që nuk është rasti edhe tek kuadri mjekësor, përpos te anesteziologët. Presim që deri në fund të vitit 2027 dy anesteziologë tanë t’i përfundojnë studimet specialistike, me çka presim që edhe në këtë pjesë presim të kompletojmë ekipin tonë mjekësor.”, shtoi mes të tjerash Sasho Stoshevski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.

    Të theksojmë se Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë është spital rajonal i rajonit verilindor të RMV-së me rreth 200 mijë banorë, andaj ekipimi i kuadrit mjekësor me specializantë të rinj do të përmirësojë kushtet mjekësore të pacientëve të këtij rajoni.

  • Akili ofendon rëndë Sharrin: Je i paburrë, e di çfarë bën me meshkujt jashtë

    Akili ofendon rëndë Sharrin: Je i paburrë, e di çfarë bën me meshkujt jashtë

    Një debat i ashpër dhe tejet i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë kësaj radhe kanë qenë aktori Akil Varfi dhe këngëtari Sharr Braina.

    Përplasja mes dy banorëve ka eskaluar me ofendime të shumta nga ana e Akilit, i cili gjatë debatit i është drejtuar Sharrin me fjalë të rënda, duke vënë në pikëpyetje edhe burrërinë e tij.

    “Je i paburrë, ke frikë se e di se çfarë di unë për ty jashtë”, i tha Akili, duke lënë të kuptohet se ka informacione për këngëtarin që lidhen me jetën e tij jashtë shtëpisë.

    Ai vazhdoi me akuza dhe ofendime të tjera, duke iu drejtuar Sharrin me tone gjithnjë e më të ashpra.

    “Ato punë shko bëj me shokët e tu jashtë, që i rruani leshet e njëri-tjetrit, jo me mua. Unë e ruaj hala burrninë. Ti je i paburrë”, deklaroi aktori i tensionuar.

    Situata nxiti reagime të shumta mes banorëve, ndërsa përplasja mes tyre për pak sa nuk kaloi edhe në përballje fizike.

    Disa prej banorëve ndërhynë për t’i ndarë dhe qetësuar dyshen, në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

    Kështu, tensionet në shtëpinë e BBVK 5 po vazhdojnë të prodhojnë përplasje të forta mes banorëve, ndërsa këtë herë debati mes Akil Varfit dhe Sharr Brainës ka marrë përmasa edhe më serioze. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Prishtina merr fitoren e 10-të, Drenica e Drita i ndajnë pikët

    Prishtina merr fitoren e 10-të, Drenica e Drita i ndajnë pikët

    Prishtina merr fitoren e 10-të, Drenica e Drita i ndajnë pikët

    Sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Vushtrrisë, ndërsa përballja mes Drenicës dhe Dritës ka përfunduar pa fitues.

    Në sfidën e zhvilluar në Vushtrri, bardhekaltrit e kryeqytetit triumfuan me rezultat 2-1. Golat për Prishtinën u shënuan nga Rin Ahmeti dhe Assane Diatta, ndërsa për ekipin vendas realizoi Urim Statovci.

    Në anën tjetër, dueli i zhvilluar në Skenderaj mes Drenicës dhe Dritës përfundoi me barazim 1-1. Drita e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16-të me golin e Albert Dabiqaj, i cili u asistua nga Pëllumbi. Megjithatë, reagimi i vendasve nuk vonoi dhe në minutën e 25-të Genc Hamiti barazoi shifrat pas një aksioni të shpejtë. Përgjatë pjesës së mbetur të lojës, gjilanasit tentuan të rikthenin epërsinë me disa raste shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin ato.

    Pas kësaj xhiroje, Prishtina ngjitet në kuotën e 32 pikëve në tabelë, pesë më shumë se ndjekësi i parë Malisheva, ndërsa Vushtrria mbetet me 3 pikë. Drita ruan pozitën e tretë me 24 pikë, kurse Drenica renditet në vendin e tetë me 12 pikë të grumbulluara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pristina takes 10th victory, Drenica, light divides points

    Today, 13th lap matches have been held in Kosovo’s Superleague in football, where Pristina has managed to score victory over Vushtrri, while the confrontation between Drenica and Light has ended without winners.

    At the challenge held in Vushtrri, the capital’s white knights triumphed by 2-1. The goals for Pristina were marked by Rin Ahmeti and Assane Diatta, while the local team realised Umim Statovci.

    On the other hand, the duel held in Skenderaj between Drenica and Light ended with draw of 1-1. The light began the meeting better by going ahead in the 16th minute with Albert Dabiqaj’s goal, which was assisted by Pelumbi. However, locals’ reaction did not delay, and in the 25th minute Genc Hamiti equated the figures after a quick action. During the rest of the game, the gendarmes tried to restore their supremacy with several cases of note, but they failed to concreteize them.

    After this lap, Pristina amounts to the 32-point quota on the board, five more than the first follower Malisheveva, while Vushtrria remains with 3 points. Light preserves the third position with 24 points, while Drenica ranks eighth with 12 points collected.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Asambleistja e PDK-së kritikon gjendjen e pastërtisë në Fushë-Kosovë, kërkon ndërhyrje urgjente

    Asambleistja e PDK-së kritikon gjendjen e pastërtisë në Fushë-Kosovë, kërkon ndërhyrje urgjente

    Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë-Kosovë, Dardane Sogojeva Shala, ka kritikuar gjendjen e pastërtisë në qytet, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga kompanitë përgjegjëse për largimin e mbeturinave.

    Përmes një postimi në Facebook, Sogojeva Shala ka publikuar fotografi nga një hapësirë në qendër të Fushë-Kosovës, për të cilën thotë se ndodhet vetëm rreth 100 metra larg objektit të komunës.

    Ajo ka pretenduar se në këtë pjesë ka ujëra të ndotura dhe sasi të mëdha mbeturinash, duke e cilësuar gjendjen si kërcënim për shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Asambleistja ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes lokale të udhëhequr nga VV-ja dhe kryetari Valon Prebreza, duke thënë se gjendja aktuale nuk përputhet me premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

    “Prebreza dhe VV-ja e morën pushtetin me premtime për duar të pastra, por sot qyteti po mbytet në kaos e bërllok”, ka shkruar ajo.

    Sogojeva Shala ka kërkuar që kompanitë e pastrimit të dalin menjëherë në terren dhe të ndërmarrin masa për sanimin e gjendjes.

    Ajo ka bërë thirrje që Fushë-Kosovës t’i kthehet pastërtia dhe dinjiteti, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet komunale. /Telegrafi/

  • Bie besimi i konsumatorëve në Zvicër, në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2023

    Bie besimi i konsumatorëve në Zvicër, në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2023

    Besimi i konsumatorëve në Zvicër ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2023. Të dhënat e fundit tregojnë se qytetarët janë gjithnjë e më pesimistë për gjendjen e tyre financiare dhe mundësitë për shpenzime, një zhvillim që prek edhe familjet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës (SECO), indeksi i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2026 ka rënë në minus 44.9 pikë, krahasuar me minus 36.9 pikë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Rënia është vërejtur edhe në krahasim me muajin shtator, kur indeksi ishte minus 36.5 pikë.

    Me rezultatin e tetorit, besimi i konsumatorëve ka arritur nivelin më të ulët në gati tre vjet, duke iu afruar vlerës së nëntorit 2023, kur kishte zbritur në minus 48 pikë, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

    Shqetësuese paraqitet veçanërisht vlerësimi i qytetarëve për gjendjen e tyre financiare.

    Indeksi që mat situatën financiare të kaluar ka rënë në minus 53.8 pikë, ndërsa ai për pritjet financiare në të ardhmen ka arritur në minus 44.7 pikë. Të dy treguesit kanë shënuar rënie prej më shumë se 10 pikësh krahasuar me tetorin e vitit 2025.

    Ndërkohë, pritjet për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik kanë mbetur pothuajse të pandryshuara, me një përmirësim të lehtë prej 0.9 pikësh, duke arritur në minus 48.2 pikë.

    Indeksi i besimit të konsumatorëve publikohet çdo muaj nga SECO, bazuar në një anketë online. Gjatë muajit tetor në të kanë marrë pjesë 2,717 persona mbi moshën 16-vjeçare, të cilët janë përgjigjur në gjuhën gjermane, frënge ose italiane.

    Të dhënat përbëjnë një sinjal shqetësues për ekonominë zvicerane, pasi pasqyrojnë pasigurinë e familjeve lidhur me financat personale dhe gatishmërinë për të shpenzuar.

    Për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, kjo situatë mund të ndikojë në planifikimin e buxhetit familjar, blerjet e mëdha dhe kursimet./Telegrafi/

  • 7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, gjykata merr vendim për mësuesin 35-vjeçar

    7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, gjykata merr vendim për mësuesin 35-vjeçar

    Gjykata këtë të diele ka dhënë vendimin për 35-vjeçarin Albano Ahmeti, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pas akuzave të rënda për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën 9-vjeçare “Hajredin Beqari” në Selenicë.

    Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas vendimit avokatja mbrojtëse ka folur për mediat.

    Në prononcimin e saj për gazetarët, avokatja e ka theksuar se akuzat e ngritura ndaj 35-vjeçarit janë ende në fazën e hetimeve paraprake dhe shtoi se nuk do të japë më shumë detaje.

    Ajo gjithashtu njoftoi masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata. /euronews/