Category: Lajme

  • 7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, gjykata merr vendim për mësuesin 35-vjeçar

    7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, gjykata merr vendim për mësuesin 35-vjeçar

    Gjykata këtë të diele ka dhënë vendimin për 35-vjeçarin Albano Ahmeti, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pas akuzave të rënda për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën 9-vjeçare “Hajredin Beqari” në Selenicë.

    Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas vendimit avokatja mbrojtëse ka folur për mediat.

    Në prononcimin e saj për gazetarët, avokatja e ka theksuar se akuzat e ngritura ndaj 35-vjeçarit janë ende në fazën e hetimeve paraprake dhe shtoi se nuk do të japë më shumë detaje.

    Ajo gjithashtu njoftoi masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata. /euronews/

  • Publikohen pamjet - forcat amerikane godasin një anije tregtare në Gjirin e Omanit, pasi “ekuipazhi shpërfilli paralajmërime të përsëritura”

    Publikohen pamjet – forcat amerikane godasin një anije tregtare në Gjirin e Omanit, pasi “ekuipazhi shpërfilli paralajmërime të përsëritura”

    Ushtria amerikane njoftoi të shtunën se forcat e saj kanë “neutralizuar” një anije tregtare në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi i saj civil “shpërfilli paralajmërime të përsëritura” dhe bëri disa përpjekje për të “shkelur” bllokadën detare ndaj Iranit.

    “Një aeroplan ushtarak amerikan qëlloi me municione precize në pjesën e pasme të anijes ‘M/V Huda’ –duke e neutralizuar atë, pasi forcat e CENTCOM-it i kishin udhëzuar anëtarët e ekuipazhit të largoheshin nga hapësirat e shënjestruara. Anija e ngarkesave u përpoq të largohej nga ujërat e rajonit pasi kishte vizituar një port iranian”, deklaroi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), duke shtuar se ajo vazhdon të “zbatojë rreptësisht” bllokadën kundër Iranit.

    Sipas komandës ushtarake, që nga muaji korrik, forcat amerikane kanë devijuar 147 anije tregtare që iu bindën bllokadës, ndërsa kanë neutralizuar pesë anije tregtare që refuzuan të vepronin kështu.

    “Për më tepër, CENTCOM-i ka shkatërruar më parë 10 cisterna të tjera iraniane për transportin e naftës, të cilat ishin pjesë e rrjetit të fshehtë shumëmiliardë dollarësh të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike”, thuhet më tej në njoftim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) njoftoi vonë të shtunën se kishte marrë një raport për një incident midis një anijeje mallrash dhe forcave ushtarake në Gjirin e Omanit, rreth 18 milje detare në lindje të Khor Fakkan-it, në bregun lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Garda Kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi herët të dielën se 22 persona ishin shpëtuar nga një anije mallrash në gji.

    Në të njëjtën kohë, forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) pretenduan në një deklaratë se dy cisterna nafte – njëra në lindje të Ngushticës së Hormuzit dhe tjetra duke lundruar brenda këtij kalimi strategjik – kishin marrë flakë pasi kishin goditur mina.

    Garda deklaroi se anijet po përdornin një itinerar “të paautorizuar”.

    “Këto dy cisterna, përmes shkeljeve të shumta dhe duke fikur sistemet e tyre të navigimit dhe pozicionimit, synonin të kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit duke përdorur një rrugë të paautorizuar. Pasi goditën një minë, ato shpërthyen dhe aktualisht janë duke u djegur”, thuhet në deklaratën e forcave detare të IRGC-së.

    Garda akuzoi gjithashtu komandantin e CENTCOM-it për “fantazi” dhe paralajmëroi se çdo anije apo mjet lundrues që bashkëpunon me ushtrinë amerikane, “shkel rregulloret iraniane për ngushticën e Hormuzit dhe hyn në zonën e paautorizuar, pashmangshmërisht do të godasë një minë”.

    Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit lidhur me ngushticën e Hormuzit janë ndezur sërish ditët e fundit, pas përfundimit të zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA.

    Të premten në mbrëmje, u raportua për shpërthime në ishullin Qeshm, ndërsa agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se dy raketa kishin goditur zonën.

    Pak orë më vonë, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se forcat amerikane kishin vënë në shënjestër një sistem iranian të mbrojtjes ajrore.

    E agjencitë iraniane të lajmeve raportuan të shtunën në mbrëmje se ishin dëgjuar shpërthime të tjera në Qeshm, Sirik, Jask dhe Bandar Abbas. /Telegrafi/

  • Granit Xhaka i pafat, pëson lëndim ndaj Chelseat

    Granit Xhaka i pafat, pëson lëndim ndaj Chelseat

    Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pësoi një goditje të rëndë pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi në pulpë, vetëm pesë minuta pas fillimit të ndeshjes ndaj Chelseat në Ligën Premier.

    Mesfushori zviceran ndjeu shqetësime fizike në minutat e para të takimit të së dielës, duke e detyruar trajnerin e Sunderlandit të bënte një ndryshim të hershëm taktik.

    Sezoni aktual ka qenë zhgënjyes për Xhakën në aspektin fizik, pasi veterani ka vuajtur vazhdimisht nga problemet me lëndime dhe nuk ka arritur të ruajë vazhdimësinë e paraqitjeve të tij.

    Lëndimi merr vëmendje të veçantë edhe për shkak të interesimit të mëparshëm të Chelseat për shërbimet e tij. Klubi londinez kishte tentuar ta transferonte Xhakën gjatë verës së kaluar, në kohën kur Xabi Alonso ishte trajner.

    Tani Sunderlandin e pret një periudhë ankthi, pasi duhet të presë ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e saktë të lëndimit të kapitenit të tij.

    Tani, gjasat janë reale që Xhaka t’i humbë edhe dy ndeshjet e Zvicrës për muajin nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

  • Shoferi i dehur kosovar ikën pas aksidentit

    Shoferi i dehur kosovar ikën pas aksidentit

    Shoferi i dehur kosovar ikën pas aksidentit

    Ai u gjet më vonë në një pikë karburanti me një nivel alkooli në gjak që tejkalonte 1.1 promil.

    Pas një aksidenti rrugor në Sudetenstrasse, njëri nga shoferët e përfshirë iku nga vendi i ngjarjes. Ai u gjet më vonë në një pikë karburanti me një nivel alkooli në gjak që tejkalonte 1.1 promil.

    Në pasditen e 6 nëntorit 2026, Departamenti i Policisë së Kaufbeuren u njoftua për një aksident rrugor në zonën e Sudetenstrasse/Proschwitzerstrasse, transmeton albinfo.ch. Pas aksidentit, shoferi i përfshirë iku nga vendi i ngjarjes pa përmbushur detyrimet e tij si palë e përfshirë në aksident.

    Menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari kosovar u gjet në një pikë karburanti në Sudetenstrasse. Atij i vinte një erë e fortë alkooli, shkruan bsaktuell.de. Një test që u bë zbuloi një nivel alkooli në gjak që tejkalonte 1.1 promil. I riu më pas u detyrua të bënte një analizë gjaku dhe patenta e tij u konfiskua.

    Departamenti i policisë së Kaufbeuren mësoi më pas se shoferi kishte kaluar tashmë me semafor të kuq në një semafor në zonën Ganghoferstraße pak para aksidentit. Duke vepruar kështu, ai rrezikoi disa këmbësorë që po kalonin në semafor.

    Burimi: Insajderi

  • Kosovo drunk driver flees after accident

    It was later found at a gas station with a level of blood alcohol exceeding 1.1 billion.

    After a road accident in Sudettenstrasse, one of the drivers involved left the scene. It was later found at a gas station with a level of blood alcohol exceeding 1.1 billion.

    On the afternoon of November 6, 2026, the Kaufbeur Police Department was announced for a car crash in the Sudetentastra/Proschwitzerstrasse area, broadcasting albinfo.ch.ch. After the accident, the driver involved fled the scene without meeting his obligations as a party involved in the accident.

    Shortly after, the 21-year-old Kosovo was found at a gas station in Sudetenstrasse. He had a strong smell of alcohol, writes bsactwell.de. A test that took place revealed an alcohol level in the blood exceeding 1.1 billion. The young man was then forced to do a blood test, and his patent was confiscated.

    Kaufbeuren’s police department later learned that the driver had already passed red lights at a traffic light in the Ganghopherstraque area shortly before the accident. In doing so, he risked certain footmen who were passing through the traffic lights.

    Source Layer: Insander

  • Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash

    Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash

    Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash

    Aleanca ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë, duke vënë në pah deficitin e lartë tregtar dhe, sipas saj, mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për prodhuesit dhe fermerët vendorë.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Aleanca ka bërë të ditur se për çdo një euro mallra që Kosova eksporton, importon 7.5 euro nga jashtë.

    Sipas të dhënave të prezantuara nga kjo parti, gjatë vitit 2025, importet kanë qenë 6.1 miliardë euro më të larta sesa eksportet.

    Aleanca ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mburrje me të hyrat e mbledhura nga qytetarët, ndërkohë që prodhuesit vendorë vazhdojnë të përballen me kosto të larta dhe mbështetje të pamjaftueshme.

    “​​Kosova nuk mund të zhvillohet duke blerë gjithçka nga të tjerët e duke e lënë prodhimin e vet pas dore”, thuhet në reagimin e Aleancës.

    Në këtë drejtim, Aleanca ka ritheksuar politikat e saj ekonomike, të cilat thotë se i ka propozuar edhe përmes gjashtëpikëshit, me synim mbështetjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e ekonomisë.

    Ndër propozimet e përmendura janë rritja e prodhimit të energjisë në vend, përdorimi i gazit amerikan dhe krijimi i kapaciteteve të reja energjetike.

    Po ashtu, Aleanca ka përmendur heqjen e tatimit në pronë për fermerët dhe lehtësimin e barrës së TVSH-së për bizneset e vogla.

  • Alliance seeks support for local production, criticises billion-billion trade deficit

    The Alliance has criticised the government’s economic policies, highlighting its high trade deficit and, according to it, lack of sufficient support for local producers and farmers.

    Through a post on the official Facebook page, the Alliance has announced that for every euro goods Kosovo exports, it imports 7.5 euros from abroad.

    According to data presented by this party, during 2025, imports have been 6.1 billion euros higher than exports.

    The Alliance has criticised Government for what it has described as boasting about the revenues collected by citizens, while local producers continue to face high costs and insufficient support.

    ) Kosovo cannot be developed by buying everything from others and leaving its production neglected, the Alliance’s response reported.

    In this direction, the Alliance has re-focused its economic policies, which it says has also proposed through six-pointers aimed at supporting local production and developing the economy.

    Among the proposals cited are increased energy production in the country, American gas use and the creation of new energy capacities.

    Also, the Alliance has cited lifting property taxes for farmers and facilitating the VAT burden for small businesses.

  • Çfarë ka mësuar Gjermania nga pandemia COVID-19?

    Çfarë ka mësuar Gjermania nga pandemia COVID-19?

    Bundestagu gjerman ka ngritur një komision të posaçëm, detyra e të cilit është të mbledhë mendimet e ekspertëve lidhur me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

    Pa dyshim, gjatë kësaj periudhe pati edhe shumë gabime: nga fakti se masat u dukeshin qytetarëve plotësisht të pakuptimta, deri te rastet e shumta kur fondet publike u shpërdoruan ose përfunduan në xhepat e personave të dyshimtë.

    Komisioni ka ftuar ekspertë nga fusha e shkencës dhe medias gjermane, ndërsa secili grup parlamentar kishte të drejtën të propozonte ekspertët e vet.

    Lidhja (e pa)shëndetshme mes shkencës dhe politikës

    Folësi i parë ishte Tilman Betsch, profesor i psikologjisë sociale, organizative dhe ekonomike në Universitetin e Erfurtit në landin gjerman të Turingisë.

    Ai e nisi vlerësimin e tij me një koment kritik ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se është i lumtur që jeton në një vend ku presidenti nuk rekomandon dezinfektuesin si ilaç, por në një vend ku dëgjohen shkencëtarët.

    “Kur makina ime prishet, unë konsultohem me një automekanik. Kur jam i sëmurë, konsultohem me mjekun tim”, tha ai.

    Megjithatë, sipas Betsch, në Gjermani situata shkoi shumë larg, sepse në një moment nuk ishte më e qartë se kush po merrte vendimet përfundimtare: shkencëtarët apo politikanët.

    Kjo, sipas tij, u shërbeu politikanëve si justifikim për t’ia deleguar përgjegjësinë shkencës.

    Ai vlerësoi se menaxhimi i pandemisë iu afrua kaosit, pasi u neglizhuan çështje të rëndësishme si socializimi i fëmijëve, arsimi dhe ndikimi në ekonomi.

    Këshilla e tij për krizat e ardhshme është e qartë: të përcaktohen objektiva të qarta, të komunikohen ato, të përshtaten kur është e nevojshme dhe të shpjegohen vendimet.

    Ndërkohë, shkenca duhet t’u përmbahet fakteve dhe jo të japë rekomandime të bazuara në hamendësime. “Shkenca nuk duhet të ushtrojë ndikim moral apo normativ”, tha ai.

    “Lajme” të nxjerra jashtë kontekstit

    Eksperti i komunikimit Marcus Maurer nga Universiteti i Mainzit argumentoi se raportimet për pandeminë shpeshherë ishin të shkëputura nga konteksti.

    “Çdo ditë dëgjonim sa njerëz kishin vdekur nga koronavirusi, por rrallëherë jepeshin shifra krahasuese. Sa njerëz vdesin nga gripi? Sa nga kanceri i mushkërive? Vetëm atëherë mund ta vendosnim situatën në një kontekst realist”, tha ai.

    Maurer vuri në dukje edhe problemet strukturore të redaksive gjermane, të cilat papritur u përballën me nevojën për të mbuluar një temë shumë komplekse si pandemia.

    Sipas tij, mungesa e kohës dhe e ekspertizës bëri që mediat të vareshin më shumë se zakonisht nga informacionet që vinin nga politika dhe komuniteti shkencor.

    Përfundimi i tij ishte se gjatë pandemisë mediat, në përgjithësi, treguan më shumë kujdes sesa ndoshta ishte e nevojshme dhe shpesh mbështetën masat më të rrepta kufizuese.

    A ishte media mjaftueshëm kritike?

    Megjithatë, Maurer nuk ndan mendimin se mediat kanë kursyer qeverinë e ish-kancelares Angela Merkel.

    “Përkundrazi, të gjithë aktorët përgjegjës u kritikuan ashpër. Sa më gjatë zgjaste pandemia, aq më intensive bëheshin kritikat, sepse krijohej përshtypja se nuk po arrinin të ofronin zgjidhje”, tha ai.

    Ai e përshkruan këtë si një situatë paradoksale: mediat mbështetnin masat, por njëkohësisht kritikonin qeverinë.

    Edhe sociologu Peter Weingart, ish-profesor në Universitetin e Bielefeldit, mendon se izolimi dhe masat e rrepta ishin të justifikuara. Megjithatë, ai e konsideron gabim faktin që ekspertë nga fusha të tjera, jashtë mjekësisë, nuk u përfshinë në kohë në procesin e vendimmarrjes.

    Sipas tij, shqetësimet për mbylljen e shkollave mund të ishin trajtuar më mirë nëse do të ishte dëgjuar më herët opinioni i specialistëve të arsimit dhe shkencave sociale.

    “Jo çdo virolog është ekspert për koronavirusin”

    Gazetarja Korinna Henning nga radiotelevizioni publik NDR pranoi se edhe mediat kanë bërë gabime.

    Në kërkim të temave të reja, shumë media sollën para kamerave ekspertë dhe “ekspertë”, përfshirë edhe mjekë që nuk kishin domosdoshmërisht kompetencë për COVID-19. “E thënë thjesht: jo çdo virolog është ekspert për koronavirusin”, tha ajo.

    Megjithatë, Henning theksoi se pandemia solli edhe mësime të vlefshme për bashkëpunimin mes shkencës dhe mediave.

    Sipas saj, në një situatë me masa kaq drastike, nuk mjaftonte vetëm prezantimi i ekspertëve para publikut.

    Po aq e rëndësishme ishte edhe shpjegimi i dallimit ndërmjet fakteve të vërtetuara dhe hipotezave që mund të rezultonin të sakta ose jo.

    Hendeku shoqëror mund të ishte shmangur

    Henning tha se nuk është e befasuar nga frika dhe pasiguria që u përhap në rrjetet sociale.

    “Ne, gazetarët dhe të gjithë ata që merren me komunikimin publik, kemi përgjegjësi t’i bazojmë debatet në njohuri profesionale, të korrigjojmë dezinformatat dhe t’u ofrojmë qytetarëve informacion të mjaftueshëm për të marrë vendime të informuara”, u shpreh ajo.

    Për një çështje, të gjithë ekspertët e ftuar para komisionit parlamentar ranë dakord: komunikimi ndërmjet politikës, shkencës dhe medias duhej të kishte qenë shumë më i mirë.

    Në vend të krijimit të kampeve të ndara mes “besimtarëve” dhe “mosbesimtarëve”, nevojitej më shumë dialog dhe transparencë.

    Edhe Marcus Maurer theksoi se ekzistojnë arsye legjitime pse disa njerëz nuk dëshironin të vaksinoheshin.

    Por ai mbron edhe politikanët, të cilët, sipas tij, u përpoqën me qëllimet më të mira të udhëhiqnin shoqërinë gjatë një krize të vështirë.

    Megjithatë, përfundimi i tij mbetet optimist: “Nëse kemi mësuar diçka nga kjo përvojë, atëherë herën tjetër do ta bëjmë shumë më mirë.” /DW/

  • Për tri shenja të horoskopit nisin 10 vitet më të bukura të jetës: Paratë, dashuria dhe ëndrrat marrin tjetër drejtim

    Për tri shenja të horoskopit nisin 10 vitet më të bukura të jetës: Paratë, dashuria dhe ëndrrat marrin tjetër drejtim

    Pas një periudhe përpjekjesh, zhgënjimesh dhe vendimesh të shtyra, astrologët parashikojnë një kthesë që mund t’ua ndryshojë rrjedhën e jetës. Por secila do ta përjetojë në mënyrën e vet

    Nëntori i vitit 2026, sipas interpretimeve astrologjike, shënon fillimin simbolik të një kapitulli të ri për tri shenja të zodiakut. Dhjetë vitet e ardhshme përshkruhen si një periudhë mundësish, stabiliteti financiar, dashurie dhe realizimi të dëshirave të kahershme.

    Për disa, ndryshimi më i madh mund të vijë përmes punës dhe të ardhurave, ndërsa për të tjera përmes marrëdhënieve personale, qetësisë shpirtërore dhe vendimeve që kanë kohë që i shtyjnë.

    Sipas këtyre parashikimeve, Gaforrja, Virgjëresha dhe Binjakët janë tri shenjat që mund të përjetojnë një nga periudhat më të favorshme të jetës.

    Gaforrja – më në fund shpërblehet përpjekja shumëvjeçare

    Të lindurit në shenjën e Gaforres njihen për përkushtimin ndaj familjes, ndjeshmërinë dhe gatishmërinë për t’i vendosur nevojat e të tjerëve përpara dëshirave personale.

    Shpesh investojnë shumë energji në punë dhe në krijimin e një jete të sigurt për njerëzit që duan, edhe kur kjo kërkon sakrifica.

    Sipas astrologëve, dekada që po vjen mund të sjellë shpërblimin e përpjekjeve të tyre.

    Mundësi të reja profesionale, burime shtesë të ardhurash dhe zgjidhja e çështjeve financiare që i kanë shqetësuar prej kohësh janë ndër zhvillimet që parashikohen.

    Megjithatë, ndryshimi më i rëndësishëm nuk do të jetë domosdoshmërisht pasuria e papritur, por siguria financiare dhe qetësia që u ka munguar.

    Edhe në jetën sentimentale pritet më shumë harmoni, ndërsa Gaforret mund të mësojnë t’i kushtojnë më tepër vëmendje vetes dhe dëshirave personale.

    Virgjëresha – dhjetë vite që mund t’ia ndryshojnë jetën sentimentale

    Për Virgjëreshën, pasuria më e madhe e dekadës së ardhshme nuk do të matet vetëm me para, por edhe me qetësinë e brendshme.

    Personat e kësaj shenje shpesh analizojnë çdo hollësi, rikthehen te gabimet e së kaluarës dhe e kanë të vështirë të harrojnë zhgënjimet.

    Sipas parashikimeve astrologjike, tani mund të vijë periudha kur do të fillojnë të çlirohen nga marrëdhëniet që i lodhin emocionalisht dhe nga pritshmëritë e tepruara ndaj vetes.

    Virgjëreshat beqare mund të bëhen më të hapura ndaj njohjeve të reja, ndërsa ato që janë në lidhje mund të kuptojnë më qartë çfarë u nevojitet për të qenë të lumtura.

    Mësimi më i rëndësishëm do të jetë se jo gjithçka duhet të jetë e përsosur për të qenë e bukur.

    Duke hequr dorë nga nevoja për të kontrolluar çdo detaj, mund të zbulojnë një mënyrë më të lehtë dhe më të këndshme për ta jetuar përditshmërinë.

    Binjakët – mundësi të mëdha për punë, para dhe fillime të reja

    Për Binjakët, dhjetëvjeçari i ardhshëm parashikohet të jetë periudhë vendimesh të rëndësishme, njohjesh të reja dhe ndryshimesh që mund t’i afrojnë drejt realizimit të ëndrrave.

    Edhe pse njihen për kureshtjen, energjinë dhe idetë e shumta, ndonjëherë hezitojnë t’i konkretizojnë planet, duke pritur momentin ideal.

    Astrologët parashikojnë se tani mund të vijë koha për të ndërmarrë hapa vendimtarë.

    Ndryshimi i vendit të punës, hapja e një biznesi, shpërngulja ose realizimi i një projekti të menduar prej vitesh janë disa nga mundësitë.

    Mbështetja e njerëzve të afërt mund të ketë rol të veçantë në këtë rrugëtim.

    Për Binjakët, çelësi i suksesit do të jetë guximi për të vepruar, edhe kur nuk i dinë paraprakisht të gjitha përgjigjet.

    Ndonëse secila shenjë ka rrugëtimin e vet, mesazhi i përbashkët i këtyre interpretimeve është se ndryshimet më të rëndësishme shpesh fillojnë kur njeriu vendos të mos i shtyjë më ëndrrat. /Telegrafi/

  • Organizatat myslimane në Zvicër distancohen nga imami shqiptar Bashkim Aliu: Homofobia bie ndesh me parimet tona

    Organizatat myslimane në Zvicër distancohen nga imami shqiptar Bashkim Aliu: Homofobia bie ndesh me parimet tona

    Dy organizata të mëdha myslimane në Zvicër janë distancuar publikisht nga imami shqiptar Bashkim Aliu, pas publikimit të deklaratave të tij homofobike dhe raportimeve për pjesëmarrjen në një konferencë në Katar, ku ishte i pranishëm edhe ish-udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh.

    Bëhet fjalë për Federatën e Organizatave Islamike të Zvicrës (FIDS) dhe Shoqatën e Organizatave Islame të Cyrihut (VIOZ), të cilat kanë theksuar se qëndrimet e tilla nuk përfaqësojnë parimet dhe vlerat e tyre.

    Sipas gazetës zvicerane “SonntagsZeitung”, FIDS ka vendosur ta lirojë menjëherë Aliun nga detyrat e tij si drejtues i Komisionit të Imamëve, ndërsa ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në VIOZ, ku mbante përgjegjësinë kryesore teologjike.

    “Homofobia ose deklaratat që cenojnë dinjitetin njerëzor bien ndesh me parimet tona”, është qëndrimi i përcjellë nga organizatat, të cilat kanë ritheksuar se imamët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre brenda kontekstit shoqëror dhe ligjor zviceran.

    Reagimi i tyre erdhi pasi gazeta zbuloi një postim të Bashkim Aliut në Facebook nga viti 2017, në të cilin ai e kishte cilësuar Paradën e Krenarisë në Prishtinë si “paradë turpi”.

    Një tjetër çështje që ngriti pikëpyetje ishte pjesëmarrja e tij në një konferencë në Doha të Katarit, në janar të vitit 2024, të organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë. Në të njëjtin aktivitet kishte marrë pjesë edhe Ismail Haniyeh, udhëheqësi i atëhershëm i Hamasit.

    FIDS deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni për pjesëmarrjen e Aliut në këtë organizim dhe se nuk do të lejonte përfaqësuesit e saj të merrnin pjesë në një aktivitet me një listë të tillë të ftuarish.

    Ndërkaq, VIOZ sqaroi se Aliu nuk kishte marrë pjesë në konferencë në emër të saj dhe as me autorizimin e organizatës, duke bërë të ditur se rrethanat e këtij udhëtimi do të shqyrtohen më tej.

    Rasti ka marrë vëmendje edhe për shkak të financimit publik të organizatave myslimane në Cyrih.

    Sipas “SonntagsZeitung”, VIOZ ka përfituar rreth 2.5 milionë franga nga kantoni i Cyrihut gjatë periudhës 2017–2025 për një projekt të kujdesit shpirtëror mysliman në institucionet publike, ndërsa qyteti i Cyrihut e mbështet organizatën me 50 mijë franga në vit. /Telegrafi/