Category: Lajme

  • British prime minister sends congratulations to Kurti, voices support for Kosovo

    In his letter, Burnham has stressed that the United Kingdom and Kosovo have a long and close partnership, reminding that Britain was among the first countries to recognise Kosovo’s independence.

    He has expressed firm support for Kosovo’s development as a sovereign, independent and multiethnic state, as well as for co-operation in promoting stability and security in Europe.

    The British prime minister has also stressed the importance of international justice, accountability and rule of law as essential elements for achieving lasting reconciliation in the region.

    At the conclusion of the letter, Burnham has expressed readiness to expand co-operation with Kosovo in areas of common interest, including economic development and combating serious organised crime.

    Source Layer: RTKLive

  • Kryeministri britanik i dërgon letër urimi Kurtit, shpreh mbështetje për Kosovën

    Kryeministri britanik i dërgon letër urimi Kurtit, shpreh mbështetje për Kosovën

    Në letrën e tij, Burnham ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë një partneritet të kahershëm dhe të ngushtë, duke rikujtuar se Britania ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

    Ai ka shprehur mbështetjen e palëkundur për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe për bashkëpunimin në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

    Kryeministri britanik ka theksuar gjithashtu rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit si elemente thelbësore për arritjen e pajtimit të qëndrueshëm në rajon.

    Në përfundim të letrës, Burnham ka shprehur gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe luftimin e krimit të rëndë të organizuar.

    Burimi: RTKLive

  • Rumen Rumenov fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

    Rumen Rumenov fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

    Ky turne, që tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të boksit në vend, edhe në edicionin e sivjetmë ka sjellë përballje interesante dhe duele mjaft të forta në ring.

    Përveç garës interesante, në përfundim të turneut janë ndarë edhe çmimet individuale për boksierët që u dalluan me paraqitjet e tyre.

    Më të dalluarit e turneut “Adem Jashari”:

    Boksieri më i mirë: Rumen Rumenov (Bullgari)

    Boksieri më i mirë i huaj: Ivan Rajcic (Kroaci)

    Boksieri Fair Play: Leutrim Berisha (Kosovë)

    Çifti më luftarak: Lumturim Xhoxhaj – Bashkim Bajoku

    Tekniku më i mirë: Emanuel Koço (Shqipëri)

    Turneu “Adem Jashari” organizohet në nderim të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe mbetet një nga aktivitetet tradicionale të boksit në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Rumen Rumenov wins the traditional HINA Jashari) tournament

    This tour, which has already turned into one of the most important boxing events in the country, has also led to this year’s edition of this year’s edition of Awake!

    In addition to the interesting race, individual prices for boxers have been shared at the end of the tournament, which were distinguished by their presentations.

    The most prominent of the tournament, Adem Jashari:

    Best boxer: Rumen Rumenov (Bulgaria)

    Best foreign boxer: Ivan Rzic (Croatia)

    Boxer Fair Play: Leutrim Berisha (Kosovo)

    The most combative couple: Joy Joyce Bashkiku

    The best technique: Emmanuel Kocho (Albania)

    The tour of “Adem Jashari” is organised in honour of legendary Commander Adem Jashari and remains one of the traditional boxing activities in Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • Zidane e vlerëson lart Doue: Ka një mentalitet që më pëlqen shumë

    Zidane e vlerëson lart Doue: Ka një mentalitet që më pëlqen shumë

    Zidane e vlerëson lart Doue: Ka një mentalitet që më pëlqen shumë

    Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka shprehur admirimin e tij për talentin e Paris Saint-Germain, Desire Doue, duke veçuar mënyrën se si ai e luan futbollin dhe mentalitetin që e karakterizon.

    “Ai nuk e komplikon lojën, luan sikur të ishte në lagjen e tij dhe mua më pëlqen shumë ky qëndrim i lirshëm”, u shpreh Zidane.
    Ish-trajneri i Real Madridit vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e të riut për të dëgjuar këshilla dhe për të vazhduar përmirësimin, pavarësisht cilësive që tashmë zotëron.

    “Ajo që më pëlqen veçanërisht tek ai është se është i hapur ndaj këshillave. Është një lojtar i ri shumë i mirë, që bën gjëra të jashtëzakonshme, por që vazhdimisht i thotë vetes se mund të përmirësohet”, deklaroi Zidane.

  • Ushtria amerikane formon një task-forcë për të ndërprerë dërgesat e armëve në Iran nëpërmjet rrugëve tokësore

    Ushtria amerikane formon një task-forcë për të ndërprerë dërgesat e armëve në Iran nëpërmjet rrugëve tokësore

    Ushtria amerikane ka njoftuar se do të krijojë një task-forcë me 20 anëtarë për të gjetur mënyra për të ndërprerë rrugët tokësore për në Iran, të cilat ajo thotë se përdoren për dërgesat e armëve dhe materialeve të paligjshme.

    Kufizimet do të zgjerojnë bllokadën detare amerikane të porteve iraniane gjatë luftës tetëmujore midis dy vendeve, në të cilën Teherani ka kufizuar gjithashtu kalimin nëpër rrugën kritike tregtare të Ngushticës së Hormuzit, duke mbytur furnizimet globale me energji, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Puna e task-forcës “do të kufizojë më tej aftësinë e Iranit për të financuar terrorizmin, për të rindërtuar fabrikat e armëve dhe për të rimbushur ushtrinë e tij”, tha shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, në një deklaratë të postuar në X të shtunën.

    Ekipi i personelit civil dhe ushtarak me bazë në Florida do të koordinohet me agjencitë qeveritare amerikane për “parandalimin e lëvizjes së sistemeve të përparuara të armëve, teknologjive me përdorim të dyfishtë, materialeve të sanksionuara dhe rrjedhave të paligjshme të të ardhurave përgjatë kufijve tokësorë të Iranit dhe Detit Kaspik”, shtoi deklarata.

    Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) theksoi se përpjekja e fundit e Uashingtonit “do të dështojë” dhe nuk do të sjellë kolaps ekonomik në vend.

    “Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë kurrë në gjendje të imponojnë bllokadën ekonomike që po ndjekin dhe propozojnë nën emra të ndryshëm dhe përmes planeve të ndryshme”, tha zëdhënësi i IRGC-së, Hossein Mohebi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars.

    “Amerikanët nuk do ta arrijnë objektivin e tyre për të ushtruar presion ekstrem ekonomik për të shkaktuar shembjen dhe shpërbërjen e ekonomisë së Iranit”.

    Mohebi shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ishin “të pafuqishme për të bllokuar” kanalet e komunikimit midis Iranit dhe vendeve fqinje.

    CENTCOM tha se bllokada detare në portet iraniane e kishte “penguar Iranin të eksportonte më shumë se 25 miliardë dollarë naftë të papërpunuar”.

    Në gusht, Uashingtoni njoftoi atë që e quajti një fushatë “asfiksimi ekonomik” ndaj Iranit që synonte mbytjen e ekonomisë së tij tashmë të dëmtuar.

    Këto masa ishin në përgjigje të bllokadës së Teheranit në ngushticën e Hormuzit, ku forcat iraniane kanë synuar rregullisht anijet që u përpoqën të kalonin pa autorizim. /Telegrafi/

  • Kim Kardashian dhe Kylie Jenner ndezin tapetin e kuq: Njëra provokon, tjetra shfaqet me fustan që vështirë të harrohet

    Kim Kardashian dhe Kylie Jenner ndezin tapetin e kuq: Njëra provokon, tjetra shfaqet me fustan që vështirë të harrohet

    Njëra zgjodhi elegancën provokuese, tjetra një krijim të pazakontë. Por detajet më interesante të veshjeve të tyre nuk dukeshin në shikim të parë

    Mbrëmja gala LACMA Art+Film, e mbajtur më 7 nëntor në Los Angeles, mblodhi emrat më të njohur të filmit, artit dhe modës. Mes yjeve të Hollywoodit, këtë herë vëmendjen e tërhoqën edhe motrat Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, të cilat u shfaqën me dy krijime krejtësisht të ndryshme.

    Kim iu përmbajt elegancës joshëse të shtëpisë Gucci, ndërsa Kylie zgjodhi një fustan ekstravagant të Ashi Studio, duke dëshmuar se dy stile të kundërta mund të jenë njësoj mbresëlënëse.

    Të dyja u përfshinë në përzgjedhjen e paraqitjeve më të spikatura të mbrëmjes nga revista British Vogue.

    Kim Kardashian: Elegancë klasike me një kthesë provokuese

    Kim Kardashian u shfaq me një fustan të gjatë, të ngushtë pas trupit, në ngjyrë bordo të errët, të mbuluar me temina vezulluese.

    Krijimi i Gucci kishte jakë të lartë dhe mëngë të gjata, duke krijuar fillimisht përshtypjen e një veshjeje elegante dhe relativisht të mbyllur.

    Mirëpo, shpina plotësisht e zbuluar dhe prerjet anësore e ndryshonin tërësisht pamjen, duke i dhënë fustanit një karakter dukshëm më provokues.

    Flokët e gjatë, të lëshuar natyrshëm, grimi me sy të theksuar dhe manikyri në ngjyrën e fustanit plotësonin paraqitjen.

    Revista Harper’s Bazaar veçoi pikërisht kontrastin mes pjesës së përparme të mbyllur dhe prerjeve të guximshme.

    profimedia

    Kylie Jenner: Një krijim që sfidon elegancën tradicionale

    Ndryshe nga motra e saj, Kylie Jenner zgjodhi një fustan nga koleksioni i modës së lartë vjeshtë/dimër 2026 i shtëpisë Ashi Studio.

    Krijimi në nuanca kafe dhe argjendi, me motive të frymëzuara nga lëkura e drerit, kishte një siluetë skulpturore, dekolte të lidhur pas qafës dhe shpinë pothuajse tërësisht të zbuluar.

    Fustani ndiqte linjat e trupit deri te gjunjët, pastaj zgjerohej drejt fundit, duke krijuar një siluetë sirene. Një zbukurim i gjatë me thekë në pjesën e pasme i shtonte një element teatral.

    Kylie zgjodhi flokë të lëshuar me onde të lehta, grim me nuanca të errëta rreth syve dhe buzë rozë me shkëlqim. Bizhuteritë ishin minimale, duke ia lënë gjithë vëmendjen fustanit.

    profimedia

    Dy interpretime të ndryshme të glamurit

    Ndërsa Kim ndërthurte shkëlqimin klasik të Hollywoodit me sensualitetin, Kylie eksperimentonte me formën, motivet dhe strukturën.

    Paraqitjet e tyre treguan se moda në tapetin e kuq nuk përcaktohet vetëm nga eleganca tradicionale, por edhe nga guximi për të zgjedhur krijime që dallohen nga të tjerat. /Telegrafi/

  • Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

    Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

    Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

    Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit. Autoritetet kanë konfirmuar viktimat, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të tjerë.

    Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme të Senegalit, të publikuar të dielën, varka e njohur si pirogë hasi vështirësi në zonën e Kébémerit, në veriperëndim të vendit.

    Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm një person të mbijetuar, ndërsa kërkimet në det vijojnë.

    Në reagimin zyrtar, qeveria senegaleze shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe nderoi kujtimin e personave që humbën jetën në këtë tragjedi.

    Gjithashtu, autoritetet riafirmuan angazhimin për të luftuar rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës së emigrantëve, duke theksuar se do të bashkëpunojnë edhe me vendet fqinje për të parandaluar ngjarje të tilla.

    Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se rruga e Atlantikut mbetet një nga itineraret më të rrezikshme për emigrantët nga Afrika Perëndimore që synojnë të mbërrijnë në Evropë.

    Sipas organizatës, shtimi i kontrolleve në pikat tradicionale të nisjes në Senegal, Marok dhe Mauritani ka bërë që gjithnjë e më shumë emigrantë të kërkojnë rrugë alternative, përfshirë nisjen nga vende më në jug, si Gambia.

    Këto itinerare mund të zgjasin udhëtimin detar deri në rreth 2 200 kilometra, duke i ekspozuar emigrantët ndaj qëndrimeve më të gjata në det, kushteve të vështira atmosferike dhe rrezikut të mbytjes, dehidratimit apo zhdukjes.

    Tragjedia e fundit rikthen në vëmendje rreziqet e mëdha me të cilat përballen emigrantët që tentojnë të kalojnë Oqeanin Atlantik drejt Evropës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy on the coast of Senegal drowned boats with immigrants, at least 21 victims

    At least 21 people have lost their lives after a boat carrying immigrants crashed on the coast of Senegal. Authorities have confirmed the victims, while search-saving operations continue for finding other persons.

    According to a statement by Senegal’s Interior Ministry, published Sunday, the boat known as pyrogre faced difficulties in the Kébémer area, northwest of the country.

    So far, rescue teams have found only one person survived, while sea research follows.

    In the official response, the Senegaln government expressed condolences to the families of the victims and honored the memory of those who lost their lives in this tragedy.

    Authorities also reaffirmed the commitment to combat trafficking and smuggling networks of immigrants, stressing that they would also co-operate with neighbouring countries to prevent such events.

    Meanwhile, the International Organisation for Migration ( The United Nations IOM warns that the Atlantic route remains one of the most dangerous routes for immigrants from West Africa who aim to reach Europe.

    According to the organisation, increasing controls at traditional starting points in Senegal, Morocco and Mauritan have led more and more immigrants to seek alternative routes, including starting from more south, such as Gambia.

    These routes can extend sea travel to about 200 miles [2 200 km], exposing immigrants to longer stays at sea, difficult weather conditions, and the risk of drowning, dehydranation, or extinction.

    The recent tragedy turns to the great dangers facing immigrants who try to cross the Atlantic Ocean into Europe.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Të paktën 21 të vdekur pasi një varkë me migrantë u fundos në brigjet e Senegalit

    Të paktën 21 të vdekur pasi një varkë me migrantë u fundos në brigjet e Senegalit

    Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte migrantë është fundosur në brigjet e Senegalit, ka bërë të ditur të dielën Ministria e Brendshme e këtij vendi.

    Sipas njoftimit të autoriteteve, deri të shtunën në mbrëmje janë gjetur 21 trupa të pajetë, ndërsa vetëm një person ka arritur të shpëtojë.

    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kebemerit, një qytet që ndodhet rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit Dakar.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po kërkojnë për të mbijetuar të tjerë të mundshëm. Deri më tani nuk është bërë e ditur se sa persona ndodheshin në bord të varkës.

    Sipas Ministrisë së Brendshme, varka transportonte persona që synonin të migronin në mënyrë të parregullt.

    Mijëra persona kanë humbur jetën gjatë viteve të fundit në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie të Spanjës, duke u nisur nga Afrika Perëndimore.

    Sipas organizatës për të drejtat e migrantëve, Walking Borders, vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, 635 persona kanë vdekur në përpjekje për të përshkuar këtë rrugë detare.

     

    Burimi: Dukagjini