Category: Lajme

  • Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: “Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime…”

    Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: “Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime…”

    Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi i përgjigjet me ironi: “Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime…”

    Një deklaratë e këngëtares Jonida Maliqi ka nxitur reagimin e koleges së saj, Rozana Radi, duke shkaktuar një përplasje publike mes dy artisteve.

    E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjatë një loje ku panelistet duhej të përmendnin një artist që e konsideronin të mbivlerësuar, Jonida Maliqi zgjodhi emrin e Rozana Radit.

    Maliqi sqaroi se e vlerëson Rozanën për talentin e saj si artiste, poete dhe aktore, por jo për aftësitë vokale.

    “Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim”, u shpreh këngëtarja.

    Deklarata mori përgjigje nga vetë Rozana Radi, e cila reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar me ironi koleges së saj.

    “Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi Radi.

    Reagimi i saj nxiti diskutime në rrjetet sociale, ku ndjekësit komentuan shkëmbimin e deklaratave mes dy këngëtareve.

    Mbetet të shihet nëse Jonida Maliqi do t’i përgjigjet publikisht Rozana Radit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jonida Maliqi called her overrated, Rosana Radi answers with irony: If one of your songs could get that many clicks…

    A statement by singer Jonida Maliqi has prompted her colleague Rosana Radi’s reaction, causing a public clash between the two artists.

    Invited to the show “Goca and Graí, during a game where the panelists had to mention an artist they considered overrated, Jonida Maliqi chose the name of Rosana Radi.

    Maliqi explained she appreciates Rosa for her talent as an artist, poet and actress, but not for vocal skills.

    I really don’t appreciate it, and I think there was overestimation, the singer said.

    The statement was answered by Rosana Radi, who reacted through a social networking post, ironically addressing her colleague.

    If a song of yours got as many clicks as a video I mentioned, it would be a movie! Good luck!

    Her reaction prompted discussions on social networks, where followers commented on the exchange of statements between the two singers.

    It remains to be seen whether Jonida Maliqi will publicly respond to Rosana Radi.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pamje që të lënë pa fjalë: Astronauti filmon aurorën nga hapësira

    Pamje që të lënë pa fjalë: Astronauti filmon aurorën nga hapësira

    Astronauti Don Pettit ka publikuar një video të realizuar nga orbita, ku shihen aurorat duke ndriçuar dhe ndryshuar vazhdimisht në qiell.

    Pamjet spektakolare tregojnë dritat natyrore shumëngjyrëshe duke pulsuar me intensitet, ndërsa mes aurorës së gjelbër shfaqen për disa çaste edhe nuanca të kuqe, përpara se të zhduken.

    Duke e shpërndarë videon në rrjetet sociale, Pettit e përshkroi aurorën si një “shfaqje natyrore të dritave”, duke theksuar se pamja ndryshonte vazhdimisht dhe se ngjyra e gjelbër dominonte pjesën më të madhe të horizontit.

    Ai tërhoqi vëmendjen edhe te aurorat e kuqe, më të zbehta dhe më të rralla, që shfaqeshin për pak çaste mbi dritat e gjelbra.

    Astronauti nuk e fshehu entuziazmin për pamjen, duke thënë se shikimi i aurorave nga hapësira është një përvojë që nuk bëhet kurrë e mërzitshme.

  • Mbetesh pa frymë ndërsa ngjitesh shkallët? Kjo nuk është gjithmonë rezultat i një gjendjeje të dobët fizike

    Mbetesh pa frymë ndërsa ngjitesh shkallët? Kjo nuk është gjithmonë rezultat i një gjendjeje të dobët fizike

    Shumica e njerëzve ia atribuojnë gulçimin kur ngjiten shkallët gjendjes së dobët fizike ose moshës. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e hershme e sëmundjes së zemrës ose të mushkërive, veçanërisht nëse simptoma është shfaqur kohët e fundit ose po përkeqësohet.

    Kardiologu Micah J. Eimer i sistemit shëndetësor amerikan Northwestern Medicine shpjegon në një tekst të botuar në faqen e internetit të institucionit se ngjitja e shkallëve është një nga përpjekjet më të vështira ditore. Me çdo hap, muskujt punojnë kundër gravitetit dhe zemra dhe mushkëritë duhet t’i përgjigjen menjëherë nevojës në rritje për oksigjen. Prandaj, shkallët mund të zbulojnë probleme me zemrën ose mushkëritë që nuk vihen re në qetësi ose kur ecni në terren të sheshtë.

    Shkaqe të padëmshme

    Sipas Northwestern Medicine, shkaqet më të zakonshme nuk janë të rrezikshme. Ato janë forma e dobët fizike, mbipesha, plakja, stresi dhe ankthi, dehidratimi dhe gjumi i dobët.

    Kur mund të jetë çështje sëmundjeje

    I njëjti burim pohon se gulçimi gjatë sforcimit fizik mund të shoqërohet me sëmundje të zemrës, pamjaftueshmëri të zemrës, çrregullime të ritmit të zemrës, astmë, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK) dhe anemi.

    Kardiologia Tanmai Yermal (Jain) nga Spitali Manipal në Pune, Indi, i thotë ETV Bharat se kjo simptomë mund të shkaktohet nga sëmundja e arteries koronare, pamjaftueshmëria e zemrës, sëmundja e valvulave të zemrës ose çrregullimet e ritmit. Ajo shton se zemra nuk është gjithmonë shkaku. Gulçimi mund të shkaktohet edhe nga astma, COPD, anemia, çrregullimet e tiroides, shërimi më i ngadaltë nga infeksionet e frymëmarrjes, ankthi dhe efektet anësore të ilaçeve.

    Sipas Eimerit, çelësi është nëse diçka ka ndryshuar. Nëse gulçimi është i ri, nëse po përkeqësohet ose nëse shfaqet me më pak sforcim se më parë, duhet të vizitoni një mjek. Mesazhi i tij për pacientët është: “Mos e shpërfillni, por as mos u frikësoni.”

    Shenjat paralajmëruese

    Duhet të kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur nëse përjetoni gulçim, dhimbje, presion ose ngushtësi në gjoks, palpitacione, marramendje ose ënjtje të këmbëve, kyçeve të këmbëve dhe shputave. ETV Bharat raporton gjithashtu lodhje të pazakontë, të fikët, gulçim gjatë shtrirjes dhe zgjimit natën për shkak të gulçimit. Humbja e papritur ose e rëndë e frymëmarrjes, veçanërisht me dhimbje në gjoks, kërkon kujdes urgjent.

    Mjekët zakonisht e kërkojnë shkakun me anë të një elektrokardiograme (EKG), ultratingujve të zemrës, analizave të gjakut, testeve të funksionit të mushkërive dhe testeve të ushtrimeve fizike. Nëse shkaku është gjendja e dobët fizike, Northwestern Medicine këshillon një hyrje graduale në aktivitet: së pari ecje në terren të sheshtë, pastaj ngjitje në pjerrësi dhe shkallë, së bashku me gjumë dhe lëngje të mjaftueshme. /Telegrafi/

  • Sony rikthen kufjet ikonike të vitit 1979, vijnë me USB-C dhe një version special të “Stranger Things”

    Sony rikthen kufjet ikonike të vitit 1979, vijnë me USB-C dhe një version special të “Stranger Things”

    Sony rikthen kufjet ikonike të vitit 1979, vijnë me USB-C dhe një version special të “Stranger Things”

    Kompania japoneze Sony ka rikthyer kufjet ikonike MDR-3, të prezantuara për herë të parë në vitin 1979 së bashku me kasetofonin e famshëm Walkman TPS-L2, duke i përshtatur me disa teknologji moderne.

    Modeli i ri, i quajtur MDR-3R, ruan dizajnin klasik të paraardhësit, përfshirë konstruksionin e lehtë, formën e hapur dhe jastëkët karakteristikë në ngjyrë blu dhe portokalli, të cilët mund të ndërrohen.

    Sony ka ruajtur edhe drejtuesit e zërit prej 23 milimetrash, ndërsa ka bërë përmirësime të lehta në cilësinë e audios. Ndër risitë kryesore janë mikrofoni i integruar për telefonata, komandat në kabllo dhe lidhja përmes portës USB-C.

    Kufjet nuk kërkojnë karikim, lidhje Bluetooth apo përditësime softuerike, pasi funksionojnë duke u lidhur drejtpërdrejt me pajisje të përputhshme.

    Përveç modelit standard, kompania ka prezantuar edhe versionin special MDR-3R Stranger Things Edition, të frymëzuar nga kufjet që përdor personazhi Max në serialin e Netflix-it.

    Ky version vjen me logon e serialit, jastëkë të kuq dhe të zinj, si dhe paketim të veçantë.

    Modeli standard shitet për 59.99 dollarë, ndërsa edicioni special kushton 79.99 dollarë. Të dy modelet janë në dispozicion në SHBA përmes dyqanit zyrtar të Sony-t, Amazon dhe shitësve të tjerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sony restores the ikeonic earpieces of 1979, comes with the USB-C and a special version of Stranging Words)

    Japan’s Sony Company has restored electronic MDR-3 headphones, introduced for the first time in 1979 along with the famous Walkman TPS-L2 stereo, adapting them to some modern technologies.

    The New Model Called MDR-3R, preserves the classic design of ancestors, including light construction, open shape, and distinctive blue and orange pillows, which can be changed.

    Sony has also kept the audio director at 23 mm while making slight improvements in audio quality. Among the main innovations are the integrated microphone for calls, cable commands and connections through the gate USB-C.

    The corners do not require charge, Bluetooth connections or software updates, as they function by connecting directly to compatible devices.

    Besides the standard model, the company also presented the special version. MDR-3R Strager Sings Edition, inspired by the headphones that Max uses in Netflix series.

    This version comes with the serial logo, red and black pillows, and special packing.

    The standard model is sold for $59.99, while special edition costs $79.99. Both models are available in the U.S. through Sony’s official store, Amazon and other vendors.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arrestohet i dyshuari për 14 vjedhje të rënda në Prishtinë

    Arrestohet i dyshuari për 14 vjedhje të rënda në Prishtinë

    Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale.

    I arrestuari është R.I., mashkull dhe shtetas i Republikës së Kosovës.

    Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet për të cilat dyshohet i arrestuari.

    Burimi: RTKLive

  • Suspect Arrested for 14 Serious Robbery in Pristina

    According to police announcement, the arrest was carried out by the capital’s Investigation Sector, following intensive investigative and operational work.

    The detainee is R.I., male and citizen of the Republic of Kosovo.

    After the interview, in co-ordination with the State Attorney, the suspect has been sent to the holding.

    Police have offered no further details about the cases allegedly arrested.

    Source Layer: RTKLive

  • Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj

    Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj

    Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj

    Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 6.3 miliardë eurosh gjatë periudhës janar–tetor 2026, ndërsa eksportet arritën në 960 milionë euro.

    Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, importi shënoi rritje prej 8.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur vlera e mallrave të importuara ishte 5.81 miliardë euro, raporton KP, transmeton Klankosova.tv

    Rritje më të theksuar në përqindje pati eksporti, i cili nga 774.8 milionë euro në 10 muajt e parë të vitit 2025 arriti në 960 milionë euro gjatë vitit 2026, apo 23.9% më shumë.

    Megjithatë, diferenca ndërmjet importeve dhe eksporteve vazhdon të mbetet e lartë. Deficiti tregtar për periudhën janar–tetor 2026 arriti në 5.34 miliardë euro, nga 5.04 miliardë euro në periudhën përkatëse të vitit paraprak.

    Të dhënat mujore tregojnë se korriku ishte muaji me importin më të lartë gjatë vitit 2026, me 716.7 milionë euro, i ndjekur nga tetori me 694.9 milionë euro dhe qershori me 676.3 milionë euro.

    Ndërkaq, eksporti më i lartë u regjistrua në tetor, me 124.2 milionë euro, krahasuar me 91.8 milionë euro në tetor 2025.

  • Lejla: “Me një pagë mesatare, nuk kisha mujtë me mbijetu” (VIDEO)

    Lejla: “Me një pagë mesatare, nuk kisha mujtë me mbijetu” (VIDEO)

    Lejla: “Me një pagë mesatare, nuk kisha mujtë me mbijetu” (VIDEO)

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lejla, ka folur për të ardhurat dhe paragjykimet me të cilat përballen vajzat që fitojnë para përmes rrjeteve sociale.

    Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ajo tha se një pagë mesatare nuk do t’i mjaftonte për të përballuar shpenzimet personale dhe për të ndihmuar njerëzit e afërt.

    “Nëse po flasim për një rrogë mesatare, nuk kisha mujtë me mbijetu. Jo që nuk di me kursy, por unë jam person që mundohem me ju ndihmu të tjerëve, edhe me një pagë mesatare, nuk kisha mujtë edhe me jetu për veti edhe me ju ndihmu personave rreth meje”, u shpreh Lejla.

    Ajo u pyet edhe nëse një vajzë që fiton para përmes rrjeteve sociale paragjykohet më shumë sesa një vajzë që punon në zyrë.

    “Po, po. Nuk është lehtë qysh njerëzit mendojnë. E qet fytyrën tane, e jep veten për marketing. Normal që tani vjen paga për ato që e bon”, tha ajo.