Category: Lajme

  • Tërmet i fortë në Japoninë qendrore

    Tërmet i fortë në Japoninë qendrore

    Tërmet i fortë në Japoninë qendrore

    Një tërmet me magnitudë prej 5.7 goditi Japoninë qendrore në orët e hershme të 8 nëntorit, duke lënë mbi 20 persona të lënduar në prefekturat Aichi dhe Shizuoka, njoftuan autoritetet.

    Lëkundja, që ndodhi në orën 01:04, e pati epiqendrën në pjesën perëndimore të prefekturës Shizuoka, në një thellësi prej rreth 40 km.

    Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, në Chita (Aichi) u regjistrua një intensitet sizmik i nivelit “5 i lartë” (sipas shkallës japoneze). Nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.

    Një intensitet sizmik i nivelit “5 i ulët” u regjistrua në pjesë të prefekturave Aichi, Nagano dhe Gifu.

    Në nivelin “5 i lartë”, shumica e njerëzve e kanë të vështirë të ecin pa u mbajtur diku, ndërsa mobiliet që nuk janë të fiksuara mund të rrëzohen.

    Në nivelin “5 i ulët”, objekte të tilla si enët apo librat mund të bien nga raftet.

    Burimi: Insajderi

  • Strong Earthquakes in central Japan

    A 5.7 magnitude earthquake struck central Japan in the early hours of November 8th, leaving more than 20 people injured in Aichi and Shizuoka Prefectures, authorities reported.

    The volcano, which occurred at 1:04 p.m., had its anchor in the western part of the Shizuoka Prefecture at a depth of about 40 km.

    According to Japan’s Meteorological Agency, a seismic intensity of the highest level was registered in Chita (Achi). No tsunami warning was issued.

    A seismic level intensity rated: 5 registered in parts of the Achi, Nagano and Gifu Prefectures.

    At level 5, most people find it difficult to walk without being held, while non – fixed furniture may fall.

    At the level of low anything, objects such as dishes or books can fall off shelves.

    Source Layer: Insander

  • Atletico Madrid - Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

    Atletico Madrid – Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

    Atletico Madrid - Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

    Një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit spanjoll do të zhvillohet sonte, ku Atletico Madridi pret Barcelonën në kuadër të javës së 12-të të La Ligës

    Kjo përballje pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta në garën për titullin kampion. Barcelona aktualisht kryeson tabelën me 30 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Në anën tjetër, Atletico Madridi renditet në pozitën e tretë me 28 pikë dhe synon fitoren për ta marrë kreun e La Ligës, transmeton Klankosova.tv.

    Skuadra e Diego Simeones do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas për të mposhtur katalunasit, të cilët synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të ruajnë pozitën e parë në tabelë.

    Ndeshja Atletico Madrid – Barcelona zhvillohet sonte (e diel), nga ora 21:00, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 3, në platformën Artmotion.

  • Atletico Madrid &#82/11; Barcelona, a fiery confrontation for the leader of La League

    – What?One of the biggest Spanish football matches will take place tonight, where Atletico Madrid hosts Barcelona within the 12th week of La League

    This confrontation is expected to bring great emotions, as both teams have clear targets in the race for champion title. Barcelona currently heads the table with 30 points, as much as Real Madrid does, but with a less developed match.

    On the other hand, Atletico Madrid ranks third with 28 points and aims to win the head of La League, broadcast Klankosova.tv.

    Diego Simeones’ team will seek to use the local factor to defeat the Catalonians, who aim to continue positive performance and maintain their first position on the board.

    The Athletico Madrid é Barcelona takes place tonight (day) by 9:00, as it is broadcast live on Sports Channel 3, on the Artmotion platform.

  • Harrohet stadiumi nacional? “Fadil Vokrri” mund të zgjerohet në 25 mijë ulëse

    Harrohet stadiumi nacional? “Fadil Vokrri” mund të zgjerohet në 25 mijë ulëse

    Përkundër faktit se në vazhdimësi ishte diskutuar mundësia e ndërtimit të një stadiumi nacional, i cili do të shërbente për ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duket se tashmë një nga alternativat kryesore është zgjerimi dhe renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka thënë për KosovaPress se zgjerimi i stadiumit “Fadil Vokrri” është një mundësi që duhet shqyrtuar, por sipas tij, ndërtimi i një stadiumi të ri mund të rezultojë më i lirë sesa renovimi i të vjetrit.

    Ai ka ngritur shqetësime edhe për infrastrukturën përreth stadiumit, duke vlerësuar se hapësira aktuale nuk është e përshtatshme për të përballuar numrin e madh të shikuesve që pritet të jenë të pranishëm në një ngjarje të tillë.

    “Ka qenë një prej mendimeve që stadiumi “Fadil Vokrri” të rinovohet, të ketë ulëse shtesë që është një projekt që mund të bëhet, por unë mendoj që ndoshta më lirë na kushton ta bëjmë një stadium të ri sesa ta rinovojmë të vjetrin, sepse e dimë që është një stadium goxha i vjetër dhe betoni nuk e di sa i përmbush kriteret që të rinovohet”.

    “Për t’u rrëzuar gjysma e të bëhet prej fillimit, ndoshta kushton, por brenga ime kryesore te stadiumi “Fadil Vokrri”, edhe pse i duhet Prishtinës ndoshta në qendër, nuk është keq ta kemi stadium të tillë, por duke pasur parasysh që për një herë vijnë krejt ata njerëz, 25.000 shikues, sepse duhet pasur 25.000 ulëse, të gjithë ata vijnë me autobusë, infrastruktura rreth stadiumit është shumë e vogël dhe e papërshtatshme për qasje… Duhet hapësirë shumë e madhe rreth stadiumit, sepse stadiumi mund të bëhet, mirëpo nëse nuk e kemi infrastrukturën rreth stadiumit, ka me qenë pak problem, por nuk është punë që nuk zgjidhet.

    “Të shohim, në mbledhjen e ardhshme ne jemi për, edhe të rindërtojmë stadiumin “Fadil Vokrri”, të jetë me 20.000 deri në 25.000 ulëse, por edhe nëse bëhet një stadium i ri diku rreth Prishtinës, do të jetë i mirëseardhur”, tha Krasniqi.

    Ndërkaq, trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, e ka vlerësuar si ide të mirë zgjerimin dhe modernizimin e stadiumit “Fadil Vokrri”. Ai ka theksuar se edhe ky stadium, së bashku me atë “Adem Jashari” në Mitrovicë, mund të shërbejnë për ceremonitë hapëse dhe mbyllëse të Lojërave Mesdhetare.

    Sokoli ka rikujtuar se ndërtimi i stadiumit nacional mbetet i nevojshëm për futbollin kosovar dhe përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

    Në anën tjetër, kryetari i Federatës së Sporteve Universitare, Musa Selimi beson se stadiumi “Fadil Vokrri” mund të bëhet gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare përmes një projekti profesional, duke shtuar ulëse në tribunat lindore, veriore dhe jugore.

    Sipas tij, një periudhë dyvjeçare do të ishte e mjaftueshme për të përmbushur kriteret e nevojshme, ndërsa organizimi i ceremonisë në qendër të Prishtinës do të sillte përfitime edhe për ekonominë dhe gastronominë.

    Përfundimisht, zgjerimi dhe modernizimi i stadiumit “Fadil Vokrri” po shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë për organizimin e ceremonive të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, megjithëse mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar dhe nëse projekti mund të realizohet brenda afateve të parapara./Telegrafi/

  • U përpoq ta bindte gjykatën se ishte viktimë e trafikimit për të qëndruar në Britani, ish-e dashura e ‘fundos’ me fotografi – shqiptari dëbohet drejt Shqipërisë

    U përpoq ta bindte gjykatën se ishte viktimë e trafikimit për të qëndruar në Britani, ish-e dashura e ‘fundos’ me fotografi – shqiptari dëbohet drejt Shqipërisë

    Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur apelin kundër dëbimit nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, pasi gjykata në Mançester ka vlerësuar se ai kishte sajuar pretendimet se ishte viktimë e trafikimit dhe ishte detyruar të punonte në ferma të kanabisit.

    Bëhet fjalë për I.H, i cili kishte pretenduar para gjykatës se ishte dërguar në Britani dhe ishte detyruar të punonte në ambiente ku kultivohej kanabis, për shkak të një borxhi që babai i tij dyshohet se kishte ndaj një grupi kriminal në Shqipëri.

    Ai kishte deklaruar se përballej me rrezik serioz në rast të kthimit në vendlindje.

    Megjithatë, pretendimet e tij u kundërshtuan nga autoritetet britanike, të cilat paraqitën prova që, sipas tyre, tregonin mospërputhje në rrëfimin e shqiptarit.

    Një ndër provat kryesore ishin fotografitë e dorëzuara nga ish-partnerja e tij, të publikuara më herët në rrjetet sociale.

    Në to, i riu shfaqej në momente të ndryshme të jetës së tij gjatë vitit 2024, përfshirë propozimin për martesë në Mançester, një festë beqarie në Uells dhe ceremoninë e diplomimit të ish-partneres në Suonsi.

    Në gjykatë u paraqitën gjithashtu të dhënat e udhëtimeve ajrore, të cilat tregonin se ai kishte udhëtuar drejt dhe nga Shqipëria në periudha kur pretendonte se mbahej i mbyllur dhe detyrohej të punonte në fermat e kanabisit.

    Hazizaj ishte dënuar në shkurt të vitit 2025 me dy vjet burgim, pasi ishte shpallur fajtor për komplot për prodhimin e kanabisit.

    Gjykata në Carlisle kishte konstatuar se ai kishte pasur rol kryesor në organizimin e një aktiviteti kriminal, përmes të cilit tri shtëpi ishin shndërruar në ferma të kultivimit të kanabisit, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimeve gjyqësore, këto ambiente kishin potencial për të gjeneruar mbi dy milionë paund në vit.

    Në dhjetor të vitit 2025 ishte nxjerrë urdhri për dëbimin e tij, por shqiptari e kishte kundërshtuar atë përmes një apeli në gjykatën e emigracionit në Mançester.

    Gjyqtari Chris Cole e rrëzoi kërkesën, duke arritur në përfundimin se pretendimet e tij për trafikim nuk ishin të besueshme.

    Sipas vendimit, historiku i udhëtimeve, qasja në dokumente identiteti të falsifikuara dhe mënyra e jetesës në Britani nuk mbështesnin pretendimin se ai kishte qenë viktimë e trafikimit.

    Në dokumentet gjyqësore thuhet gjithashtu se i riu ishte dënuar me nëntë muaj burgim në Shqipëri, pasi ishte kapur duke tentuar të udhëtonte nga Tirana drejt Barcelonës me një pasaportë greke të falsifikuar.

    Ai nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të mbajtur më 28 tetor, ndërsa përpjekjet për ta lokalizuar përmes ish-partneres dhe avokatëve që e kishin përfaqësuar më herët nuk kishin rezultuar të suksesshme.

    Sipas raportimit të mediumit britanik UK Cannabis Report, vendimi për rrëzimin e apelit është marrë më 2 nëntor 2026./Telegrafi/

  • LAMM: Komunikacioni po zhvillohet pa probleme dhe pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    LAMM: Komunikacioni po zhvillohet pa probleme dhe pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    Trafiku në rrugët shtetërore në të gjithë vendin po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane dhe pa vonesa në pikat kufitare.

    Sipas informacioneve të fundit nga LAMM, shoferëve u këshillohet të rregullojnë shpejtësinë, të ndjekin në mënyrë strikte sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të ngasin me kujdes.

    Me interes të veçantë është kujdesi në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e vazhdueshme e rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

  • Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, arrestohet i dyshuari

    Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një shtetas të huaj pas një mosmarrëveshjeje.

    Rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 10:00.

    Sipas raportit të Policisë, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku mjekët kanë bërë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetë. Edhe i dyshuari tjetër ka pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/

  • Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi

    Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi

    Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi

    Lionel Messi ka fituar çmimin “Këpuca e Artë” në Major League Soccer (MLS) për të dytin sezon radhazi, duke u bërë lojtari i parë në historinë e kampionatit amerikan që arrin këtë sukses.

    Ylli argjentinas e përfundoi sezonin e rregullt me 26 gola të shënuar, shifër që i mjaftoi për ta fituar çmimin për golashënuesin më të mirë të ligës.

    Fitorja e këtij çmimi u konfirmua të shtunën, pas barazimit 3-3 të Inter Miamit kundër Charlotte, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt.

    Messi nuk arriti të shënonte në këtë përballje, por kontribuoi me dy asistime për golat e parë të skuadrës së tij, të dyja pas goditjeve nga këndi.

    Me këtë barazim, Inter Miami e përfundoi sezonin në vendin e dytë në Konferencën Lindore, duke siguruar avantazhin e fushës vendase për dy raundet e para të “play-off”-it.

    Megjithatë, vëmendja kryesore ishte te Messi, i cili me këtë arritje vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Messi writes stories in the MLS, wins Golden Shoe for the second year in a row

    Lionel Messi has won the Golden Shoe award at Major League Soccer ( For the second consecutive season, he became the first player in the history of the American championship to achieve that success.

    The Argentinian star concluded the regular season with 26 marked goals, which sufficed to win the prize for the best goalist of the league.

    The victory of this award was confirmed on Saturday, following Inter Miami’s 3-3 draw against Charlotte, in the last match of the fair season.

    Messie failed to score on this confrontation, but contributed two assistings for his team’s first goals, both after hitting from angle.

    With this draw, Inter Miami ended the season in second place at the East Conference, providing the local field’s advantage for the first two rounds of ‘{0}’lay-off.

    The main attention, however, was to Mess, who with this achievement continues to write stories in American football.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal