Category: Lajme

  • Po transmetonin live ofertat e Black Friday, vetura përfundon brenda dyqanit në Brazil

    Po transmetonin live ofertat e Black Friday, vetura përfundon brenda dyqanit në Brazil

    Një incident i pazakontë është regjistruar në Brazil, ku një makinë është përplasur brenda një dyqani veshjesh, pikërisht në momentin kur pronari dhe një punonjës po transmetonin drejtpërdrejt në rrjetet sociale ofertat e Black Friday.

    Ngjarja ndodhi në qytetin Manaus, në shtetin e Amazonas.

    Momenti i përplasjes u filmua nga kamera që po përdorej për transmetimin live.

    Sipas Policisë, shoferja e një automjeti Jeep Renegade humbi kontrollin dhe përfundoi brenda dyqanit Guta, në rrugën Joao Valerio, në lagjen Vieiralves.

    Ajo u tha efektivëve se e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të automjetit.

    Përplasja shkaktoi panik te personat që ndodheshin në dyqan, ndërsa një punonjëse mbeti e lënduar.

    Në vendngjarje mbërritën ekipet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore (Samu), të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarës.

    Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.

  • They were broadcasting live Black Friday’s offer, the car ends up inside Brazil’s store.

    An unusual incident has been recorded in Brazil, where a car crashed into a clothing store, just when the owner and an employee were broadcasting live on social networks Black Friday offerings.

    The event took place in Manaus, the state of Amazonia.

    The crash moment was filmed by the camera being used for live transmission.

    According to the police, the driver of a Jeep Reenegad vehicle lost control and ended up inside Guta’s shop at the Joao Valerio Street in the Vieiralves district.

    She told the effectives that she was asleep while driving.

    The crash caused panic among those in the store, while one worker was injured.

    Medical Emergency Service (Samu) teams arrived on the scene, which gave the first aid to the injured.

    Authorities are investigating the circumstances of the accident.

  • Imami shqiptar në Cyrih mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit – detyrohet të japë dorëheqje

    Imami shqiptar në Cyrih mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit – detyrohet të japë dorëheqje

    Imami shqiptar në Cyrih mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit – detyrohet të japë dorëheqje

    Një nga figurat e njuhura të komunitetit islamik në Zvicër, imami me origjinë shqiptare Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike pas një hulumtimi të gazetës SonntagsZeitung. Hulumtimi zbardhi deklaratat e tij homofobe si dhe kontaktet e afërta me qarqe radikale islamike, përfshirë pjesëmarrjen në një ngjarje ku i pranishëm ishte edhe lideri i Hamasit, Ismail Hanije, ndërkohë i vrarë në Teheran nga Izraeli.

    Aliu drejtonte deri në mesin e kësaj jave Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS) dhe shërbente si autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zürich (VIOZ), rol në të cilin mbante kontakte të rregullta zyrtare me autoritetet kantonale e komunale zvicerane.

    Mirëpo, pas botimit të gjetjeve, FIDS e ka shkarkuar menjëherë nga detyrat, ndërsa vetë Aliu është detyruar të japë dorëheqjen nga të gjitha postet brenda VIOZ-it.

    Gazeta zvicerane zbuloi një seri qëndrimesh kontroverse të imamit, mes të cilave një postim të vitit 2017 ku ai e cilësonte paradën “Pride” në Prishtinë si një “paradë të turpit”. Organizatat zvicerane VIOZ dhe FIDS u distancuan prerazi, duke theksuar se qëndrimet homofobe ose që cenojnë dinjitetin njerëzor bien ndesh me parimet e tyre dhe me ligjin zviceran.

    Pjesa më e rëndë e skandalit ndërlidhet me një udhëtim të Aliut në Doha të Katarit në janar të vitit 2024. Atje ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, një organizatë e lidhur ngushtë me Vëllezëritänë Muäyslimane. 

    Në të njëjtën veprimtari mbajti fjalim edhe shefi i atëhershëm i Hamasit, Ismail Hanije. 

    Drejtuesit e FIDS-it deklaruan se nuk kishin asnjë dijeni për pjesëmarrjen e Aliut në këtë konferencë, ndërsa VIOZ-i njoftoi se ai nuk kishte udhëtuar në emër të tyre dhe se kjo çështje po i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Rasti ka marrë përmasa politike edhe për shkak të financimit publik. 

    Nga viti 2017 deri në vitin 2025, kantonit i Zürich-ut i ka kaluar VIOZ-it rreth 2,5 milionë franga për projektin e kujdesit shpirtëror islamik në institucionet publike, përveç një mbështetjeje vjetore prej 50 mijë frangash nga vetë qyteti i Zürich-ut.

    Burimi: Insajderi

  • Albanian imam in Cyril participated in a conference with Hamas Chief Has to Resign

    One of the black figures of the Islamic community in Switzerland, the imam of Albanian origin Union Aliu, has been forced to flee all its public functions following a research of the SontagsZeitung newspaper. Research cleared his homophobic statements as well as close contacts with radical Islamic circles, including participation in an event attended by Hamas leader Ismail Hanije, while killed in Tehran by Israel.

    Aliu led the Imam Commission near the Federation of Islamic Organisations in Switzerland ( FIDS) and served as the highest theological authority of the Union of Islamic Organisations in Zürrich ( VIOZ), in which it maintained regular official contact with Swiss cantonal and municipal authorities.

    But after the discovery was published, FIDS has immediately dismissed him from his duties, while Ali himself has been forced to resign from all posts within VIOZ.

    The Swiss newspaper discovered a series of controversian attitudes of imam, among which a post in 2017 where he named the Pristina parade Pride) as a paraade of shame. Swiss Organizations V IOZ and FIDS were firmly distanced, stressing that homophobic attitudes or that violate human dignity conflict with their principles and Swiss law.

    The worst part of the scandal is linked to an Ali’s trip to Doha, Qatar, in January 2024. There he attended the General Assembly of the International Union of Muslim Erudite, an organisation closely associated with the Muäyslimian Brethren. 

    At the same event, the then chief of Hamas, Ismail Hanije, also gave a speech. 

    FIDS leaders said they had no knowledge of Ali’s participation in this conference, while the V The IOZ announced that he had not travelled on their behalf and that the issue is undergoing further verification. The case has also taken on political proportions because of public financing. 

    From 2017 to 2025, the Zürch canton has passed the V The IOZ about 2.5 million francs for the Islamic spiritual care project in public institutions, in addition to annual support of 50,000 francs from the city of Zürrich itself.

    Source Layer: Insander

  • Kokainë në mallrat e bizneseve të pafajshme – si i shfrytëzojnë trafikantët kompanitë legjitime, nga Europa në Australi

    Kokainë në mallrat e bizneseve të pafajshme – si i shfrytëzojnë trafikantët kompanitë legjitime, nga Europa në Australi

    Kokainë në mallrat e bizneseve të pafajshme – si i shfrytëzojnë trafikantët kompanitë legjitime, nga Europa në Australi

    Tonelata kokainë të fshehura në banane, produkte ushqimore, veshje dhe kontejnerë tregtarë. Në disa raste, droga ka përfunduar në depot e kompanive dhe supermarketeve pa dijeninë e tyre. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar se organizatat kriminale nuk krijojnë gjithmonë biznese për të trafikuar narkotikë, por mund të shfrytëzojnë edhe kompanitë që ushtrojnë veprimtari krejtësisht të ligjshme, raporton Gazeta Sinjali.

    Nga Gjermania e Franca deri në Britani të Madhe dhe Australi, autoritetet kanë dokumentuar raste ku kokaina është zbuluar në dërgesa të zakonshme tregtare, ndërsa bizneset që i prisnin mallrat nuk rezultonin domosdoshmërisht të përfshira në veprimtarinë kriminale.

    Madje, në disa prej këtyre rasteve, autoritetet kanë konfirmuar se importuesit dhe eksportuesit nuk kishin lidhje me drogën e fshehur në ngarkesat e tyre.

    90 kilogramë kokainë mes veshjeve – autoritetet britanike përjashtojnë përfshirjen e kompanive

    Një nga rastet më domethënëse është dokumentuar në Britani të Madhe, ku në një kamion që transportonte 28 paleta me produkte të markës së veshjeve Skims u zbuluan 90 kilogramë kokainë.

    Shoferi u dënua me 13 vjet e gjysmë burgim, ndërsa Agjencia Kombëtare Britanike kundër Krimit sqaroi se ngarkesa tregtare ishte legjitime dhe se as eksportuesi, as importuesi nuk kishin lidhje me kontrabandën.

    Ky rast dëshmon se prania e narkotikëve në një transport tregtar nuk nënkupton automatikisht përfshirjen e kompanive që qëndrojnë pas mallrave.

    Gjermani – kokaina përfundon në supermarketet që prisnin banane

    Në vitin 2024, punonjësit e një zinxhiri supermarketesh në Gjermani zbuluan rreth 95 kilogramë kokainë në arkat me banane.

    Policia gjermane ngriti dyshimin se droga kishte përfunduar gabimisht në supermarketet përkatëse dhe se ato nuk ishin destinacioni i synuar nga trafikantët.

    Rasti tregoi se një ngarkesë e zakonshme ushqimore mund të shfrytëzohet për transportimin e narkotikëve, pa qenë domosdoshmërisht biznesi pritës pjesë e skemës.

    Francë – kokaina zbulohet në katër supermarkete

    Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Francë, ku në dërgesat me banane për katër dyqane të zinxhirit Grand Frais u zbuluan dhjetëra kilogramë kokainë.

    Droga ishte fshehur në ngarkesat tregtare, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të identifikuar personat që qëndronin pas saj.

    Australi – trafikantët shfrytëzonin kontejnerët e kompanive ushqimore

    Në Australi, autoritetet federale kanë dokumentuar raste ku organizatat kriminale përdornin kontejnerë frigoriferikë të bizneseve legjitime për transportimin e kokainës.

    Ngarkesat përmbanin produkte ushqimore, ndërsa trafikantët përpiqeshin të siguronin qasje te droga përpara se ajo të zbulohej.

    Hetimet kanë treguar se ndërhyrjet kriminale mund të ndodhin në hallka të ndryshme të zinxhirit ndërkombëtar të transportit, pa qenë domosdoshmërisht importuesi pjesëmarrës në veprimtarinë kriminale.

    Edhe Kombet e Bashkuara konfirmojnë shfrytëzimin e bizneseve pa dijeninë e tyre

    Ky fenomen është dokumentuar edhe nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

    Në raportin global për kokainën të vitit 2023, UNODC shpjegon se trafikantët përdorin ngarkesa tregtare legjitime për transportimin e narkotikëve, në disa raste pa dijeninë e dërguesit.

    Edhe Organizata Botërore e Doganave ka identifikuar infiltrimin e zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit dhe shfrytëzimin e transportit të ligjshëm për trafikimin e drogës.

    Këto gjetje tregojnë se organizatat kriminale mund të përfitojnë nga infrastruktura, reputacioni dhe veprimtaria e kompanive legjitime për të transportuar narkotikë nëpër kufij.

    Bizneset legjitime mund të jenë viktima, jo bashkëpunëtore të trafikantëve

    Rastet e dokumentuara ndërkombëtarisht nxjerrin në pah një dallim thelbësor, jo çdo kompani në mallrat e së cilës zbulohet kokainë është domosdoshmërisht pjesë e një organizate kriminale.

    Përgjegjësia e personave të përfshirë në zinxhirin tregtar kërkon vlerësimin e dijenisë, rolit dhe veprimeve konkrete të secilit.

    Ndërsa trafikantët shfrytëzojnë rrugët e tregtisë ndërkombëtare për të transportuar drogë, kompanitë e ligjshme mund të përballen me pasoja të rënda ekonomike, reputacionale dhe juridike.

    Rastet nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Australia dëshmojnë se zbulimi i kokainës në një ngarkesë tregtare është vetëm fillimi i hetimit për identifikimin e personave që qëndrojnë pas saj, jo përgjigjja përfundimtare se kush e ka organizuar trafikimin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Cocaine in innocent business goods How traffickers exploit legitimate companies from Europe to Australia

    Tonels of cocaine hidden in bananas, food products, clothing, and commercial containers. In some cases, drugs have ended up in the stores of companies and supermarkets without their knowledge. International investigations have revealed that criminal organisations do not always create businesses to trafficking narcotics, but can also exploit companies exercising completely legal activities, the Signal newspaper reports.

    From Germany and France to Great Britain and Australia, authorities have documented cases where cocaine was discovered in ordinary trade shipments, while businesses waiting for goods did not necessarily result in involvement in criminal activity.

    In some of these cases, authorities have even confirmed that importers and exporters had no connection with drugs hidden in their loads.

    90kg of cocaine in clothing: British authorities rule out company involvement

    One of the most significant cases is recorded in Great Britain, where 90 kilograms of cocaine were discovered in a truck carrying 28 palates of branding of Skims.

    The driver was sentenced to 13 and a half years in prison, while the British National Anti-Crime Agency explained that commercial cargo was legitimate and that neither exporter nor importer was linked to smuggling.

    This case proves that the presence of narcotics in a commercial transport does not automatically imply the involvement of companies behind goods.

    Germany Cocaine ends up in banana supermarkets

    In 2024, employees of a chain of supermarkets in Germany discovered some 100 pounds [95 kg] of cocaine in banana crates.

    German police raised doubts that drugs had wrongly ended up in respective supermarkets and that they were not the destination targeted by traffickers.

    The case showed that a regular food load can be used to transport narcotics, without necessarily being the host business part of the scheme.

    France Cocaine is discovered in four supermarkets

    A similar situation occurred in France, where four stores of the Grand Frais chain were discovered with tens of pounds of cocaine.

    Drugs were hidden in commercial cargo, while authorities launched investigations to identify the people behind it.

    Australia traffickers used containers of food companies

    In Australia, federal authorities have documented cases where criminal organizations used refrigerator containers of legitimate cocaine shipping businesses.

    Loads contained food products, while traffickers tried to obtain access to drugs before it was discovered.

    Investigations have shown that criminal interventions can occur in various links of the international transportation chain, without necessarily the importer participating in criminal activity.

    Even the United Nations confirms the exploitation of businesses without their knowledge

    This phenomenon is also documented by the United Nations Office on Drugs and Crime ( U n NODC).

    In the global report on cocaine from 2023, U ndo NODC explains that traffickers use legitimate commercial cargo to transport narcotics, in some cases without the sender’s knowledge.

    The World Customs Organization has also identified the infiltrate of international supply chains and the use of legal transportation for drug trafficking.

    These findings show that criminal organisations can benefit from infrastructure, reputation and the activities of legitimate companies to transport narcotics across borders.

    Legal businesses can be victims, not traffickers’ collaborators

    Internationally documented cases highlight a fundamental difference, not any company in which cocaine is discovered is necessarily part of a criminal organisation.

    The responsibility of persons involved in the trade chain requires recognition of each’s knowledge, role, and concrete actions.

    As traffickers exploit international trade routes to transport drugs, legal companies may face serious economic, reputation and judicial consequences.

    Cases from Germany, France, Great Britain and Australia testify that the discovery of cocaine in a commercial cargo is only the beginning of the investigation into identifying people behind it, not the ultimate answer for who organised trafficking.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici, paralajmërojnë pasoja për sigurinë publike

    Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici, paralajmërojnë pasoja për sigurinë publike

    Policia e Kosovës ka 799 zyrtarë me gradën e rreshterit dhe 292 me gradën e togerit, ndërsa në të dyja këto grada vazhdojnë të ketë pozita të lira. Për shkak të nevojave operative dhe menaxheriale, disa pozita mbulohen nga zyrtarë me gradë më të ulët, në cilësinë e ushtruesve të detyrës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje për Ekonomia Online.

    Ekspertë të sigurisë dhe ish-zyrtarë policorë vlerësojnë se vonesat në procesin e gradimeve krijojnë zbrazëti në zinxhirin komandues dhe ndikojnë në funksionimin e Policisë së Kosovës. Ata kërkojnë që procedurat për avancimin e zyrtarëve policorë të përmbyllen sa më parë, duke paralajmëruar se mungesa e rreshterëve dhe togerëve mund të ketë pasoja edhe në sigurinë publike.

    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, konsideron se rreshterët dhe togerët kanë rol kyç në funksionimin e strukturës organizative të Policisë së Kosovës, veçanërisht në aspektet operative dhe taktike.

    “Padyshim, ne do të duhet të analizojmë strukturën organizative të Policisë së Kosovës, ku dihet që në kuadër të saj baza kryesore e proceseve, të cilat garantojnë që mbarëvajtja e këtij organograme institucional janë rreshterët dhe togerët, të cilët luajnë një rol tejet të rëndësishëm sa i përket aspekteve operative, taktike në terren. Prandaj, mungesa e një numri të madh të rreshterëve dhe togerëve, do të thotë barteja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia do të jetë minimale, sepse kemi vetëm ushtrues detyre të këtyre funksioneve të zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës. Prandaj, ne do të duhet të mendojmë që Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht struktura e re udhëheqëse e Policisë së Kosovës, një proces të tillë ta përmbyllë sa më parë që është e mundur, për ta minimizuar në aspektin e krijimit të një vakumi këtij institucioni. Dihet që rreshterët janë të parët të cilët mblidhen në vendin e ngjarjes dhe janë përgjegjës për policët në terren. Kuptohet qartë ashtu si togerët janë pjesë udhëheqëse të një sektori apo të një stacioni, apo stacioneve policore, apo sektorëve të hetimeve dhe mungesa e gjithë këtyre e krijon këtë vakum, i cili është tejet i rëndësishëm sa i përket mbarëvajtjes së proceseve”, tha Shala.

    Tutje, ai paralajmëron se çdo vonesë në këtë proces mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë publike dhe atë nacionale, meqë sipas tij krijohen zbrazëti në përgjegjësi dhe llogaridhënie.

    “Prandaj, çdo vonesë, çdo prolongim i mundshëm i këtij procesi determinon dhe afekton drejtpërdrejt çështje të sigurisë publike dhe asaj nacionale, sepse mekanizmi më pastaj krijon vakume të cilat e pengojnë rrjedhën e procesit, por njëkohësisht edhe lënien e marrjes së përgjegjësisë së duhur për punën dhe funksionet që zyrtarët policorë kanë”, shtoi Shala.

    Eksperti i sigurisë ka kritikuar kritikon edhe praktikën e emërimit të ushtruesve të detyrës për periudha të gjata, duke thënë se kjo mënyrë e udhëheqjes e dobëson llogaridhënien institucionale.

    “Dihet që në Republikën e Kosovës është krijuar një kult që krijojmë ushtrues detyre me mandate të tëra, dhe pikërisht kjo mundësi e këtij ushtrimi të U.D.-së, pra vendosja në sektor, në udhëheqje, është një neglizhencë menaxheriale, është një neglizhencë e marrjes së përgjegjësisë, sepse përmes kësaj bartet apo shfaqet edhe dështimi, sepse udhëheqja e lartë e Policisë së Kosovës, në qoftë se ushtron apo mban funksione me U.D., atëherë barra dhe përgjegjësia do të mund të minimizohen dhe llogaridhënia do të mund të jetë minimale. Prandaj, ky sistem dhe ky modalitet i U.D.-ve do të duhet të largohet brenda sektorëve të sigurisë dhe mos të ekzistojë fare, pra në momentin që ka ndryshim, të ketë mandat të plotë, të ketë edhe në aspektin e llogaridhënies juridiksionin të jetë efektiv, efikas për të arritur rezultatet e duhura”, potencoi ai.

    Edhe ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina vlerëson se gradimet janë të domosdoshme për të mbuluar pozitat e lira dhe për të siguruar funksionimin e duhur të stacioneve policore dhe niveleve rajonale.

    “Është shumë e nevojshme që në Policinë e Kosovës të kemi gradime, sidomos gradës Rrështër edhe gradave operative, të cilat në një mënyrë apo tjetër mbulojnë stacionet policore. Prandaj, unë e mendoj se një konkurs i shpejtë për mbulimin e këtyre vendeve të punës me gradime do të jetë i mirëseardhur, për arsye se është një zbrazëti e tërësishme operacionale, si në stacionet policore, ashtu edhe në nivele rajonale”, thotë Morina.

    Sipas Morinës, mungesa e zyrtarëve me gradën e rreshterit bën që këto pozita të mbulohen edhe nga policë që nuk e kanë kaluar këtë gradë, çka, sipas tij, ndikon në profesionalizmin dhe rezultatet e institucionit.

    “Në zinxhirin hierarkik mungesa e rreshterëve bën që në kuadrat e tyre të merren njerëz ose policë të cilët nuk kanë kaluar në gradën rreshter, edhe kanë pak profesionalizëm, edhe kjo pastaj minimizon edhe suksesin e Policisë së Kosovës”, shtoi.

    Për Morinën, mungesa e gradimeve nuk kufizohet vetëm te rreshterët, por prek edhe gradat e tjera udhëheqëse, megjithëse më e theksuar është te rreshterët.

    “Unë e mendoj se shërbimet mbështetëse, shërbimet të cilat në një mënyrë apo tjetër, shërbimet të cilat për kujdesin për karrierën e policisë në tërësi, do të thotë gradimet prej gradës më ulët deri në gradën më lart, për arsye se kemi mungesë të gradimeve, do të thotë prej rrështër, kemi toger, kapiten, major, edhe gradën kolonel. Do të thotë në të gjitha gradat kemi mungesë, por më së shumti mungesë kemi të rreshterë”, tha ai.

    Ne anën tjetër, në një përgjigje për Ekonomia Online, zyra per media e Policisë ka bërë të ditur se sipas strukturës organizative ka pozita të lira për të dyja gradat, ndërsa më së shumti prej tyre janë në departamentet me numrin më të madh të personelit, siç është ai i rendit publik.

    “Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se në Policinë e Kosovës (PK) aktualisht janë 799 zyrtarë me gradë rreshter dhe 292 zyrtarë me gradë toger. Sipas Strukturës Organizativë ka pozita të lira edhe për gradën rreshter dhe për gradën toger. Pozita të lira më shumë për këto dy grada, kanë departamentet më të numrit me të lartë të personelit sipas strukturës organizative, siç është rendi publik. Policia e Kosovës për çdo pozitë të lirë sipas Udhëzimit Administrativ, ka të drejtë të zëvendëson me një zyrtar me gradë më të ultë si ushtrues detyre deri në plotësimin e saj. Për shkak të nevojave policore, operative dhe menaxheriale ka zyrtarë për rreshter dhe toger si ushtrues detyre. Konkurset kanë qenë publike dhe mund tu referoheni te njëjtave, e të cilat sipas procedurave/vendimeve janë anuluar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Procesi i gradimeve në Policinë e Kosovës është përcjellë me pengesa edhe në vitet e kaluara. Në shkurt të vitit 2024, Policia kishte shpallur konkurs për 350 pozita të rreshterëve, por ai ishte anuluar në korrik të po atij viti, pas gjetjeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili kishte evidentuar parregullsi në zbatimin e kritereve të konkurrimit.

    Ndërkaq, në maj të vitit 2026 ishte shpallur konkursi për 157 pozita të togerëve. Megjithatë, procesi ishte kontestuar në gjykatë për shkak të dispozitave të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2026, që mundësonin aplikimin për avancim në dy grada njëherësh për disa zyrtarë me së paku dhjetë vjet përvojë në Polici.

    Gjykata Supreme, me aktgjykimin P.A.nr.16/2026, e shfuqizoi në tërësi këtë udhëzim administrativ.

    Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025, gjatë atij viti ishin evidentuar 391 zyrtarë policorë që ushtronin funksione për të cilat kërkohej gradë më e lartë se ajo që posedonin. Në vitin 2024, ky numër ishte 341, pra 50 më pak./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një shtetas i huaj është lënduar me thikë pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër në Malishevë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00, ndërsa i dyshuari kosovar është arrestuar.

    I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Edhe i dyshuari tjetër ka pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasi i huaj është liruar në procedurë të rregullt.

    Burimi: Dukagjini

  • A foreign citizen in Malisheva stabbed, suspect sent to maintenance

    A foreign citizen has been stabbed after a disagreement with another person in Malisheva.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the case occurred on November 7th, about 10:00, while the Kosovo suspect has been arrested.

    The injured man has been sent for medical treatment to Prizren Hospital, where according to the doctor, he is out of danger for life. The other suspect has accepted medical treatment.

    At the prosecutor’s decision, the Kosovo suspect has been sent to the detention, while the foreign citizen has been released in regular procedure.

    Source Layer: Dukeagini

  • Zana Bllaca, 10-vjeçarja që po mahnit me sukseset në pingpong (VIDEO)

    Zana Bllaca, 10-vjeçarja që po mahnit me sukseset në pingpong (VIDEO)

    Zana Bllaca, 10-vjeçarja që po mahnit me sukseset në pingpong (VIDEO)

    Zana Bllaca, vetëm 10-vjeçare, po shënon suksese në sportin e pingpongut, duke tërhequr vëmendjen me rezultatet e saj në gara të ndryshme.

    E ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Bllaca ka folur për rrugëtimin e saj në këtë sport, pasionin për pingpongun dhe përvojat e deritanishme, njofton Klankosova.tv.

    Ajo ka ndarë me shikuesit edhe emocionet për trofetë e fituar, duke treguar për arritjet që ka shënuar pavarësisht moshës së re.

    10-vjeçarja e ka vlerësuar pingpongun si një sport shumë të mirë, ndërsa vazhdon të punojë për të arritur rezultate edhe më të mëdha.