Category: Lajme

  • WhatsApp sjell një risi për Android, përdoruesit do të mund t’i lexojnë mesazhet pa u zbuluar

    WhatsApp sjell një risi për Android, përdoruesit do të mund t’i lexojnë mesazhet pa u zbuluar

    WhatsApp sjell një risi për Android, përdoruesit do të mund t’i lexojnë mesazhet pa u zbuluar

    WhatsApp po teston një funksion të ri për pajisjet Android, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të lexojnë mesazhet pa u shfaqur dy shenjat blu që konfirmojnë leximin.

    Sipas portalit Android Authority, veçoria e re është zbuluar në versionin beta të aplikacionit WhatsApp për Android 2.26.44.12, por ende ndodhet në fazën e zhvillimit.

    Funksioni do të mundësojë hapjen e një dritareje paraprake duke mbajtur gishtin të shtypur mbi një bisedë në listën e mesazheve. Përmes saj, përdoruesit do të mund të lexojnë mesazhet e fundit pa hyrë drejtpërdrejt në bisedë dhe pa aktivizuar konfirmimin e leximit.

    Madje, kjo dritare do të lejojë edhe lëvizjen nëpër mesazhet më të vjetra, duke ruajtur të njëjtën mundësi për t’i lexuar ato pa u shfaqur si të lexuara.

    Përveç kësaj, përdoruesit do të kenë qasje në disa veprime të shpejta, si arkivimi i bisedës, heshtja e njoftimeve, vendosja e saj në krye të listës dhe fshirja.

    Risia i ngjan funksionit të parashikimit të mesazheve që tashmë ekziston në pajisjet iPhone, por versioni për Android pritet të ofrojë më shumë mundësi.

    Megjithatë, funksioni nuk është ende i disponueshëm për të gjithë testuesit beta dhe WhatsApp nuk ka njoftuar se kur pritet të publikohet zyrtarisht.

    Nëse testimi përfundon me sukses, kjo veçori do t’u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë dhe mënyrën e leximit të mesazheve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • E mbështillni ushqimin me folie plastike apo përdorni enë plastike? Shkencëtarët zbulojnë të dhëna shqetësuese

    E mbështillni ushqimin me folie plastike apo përdorni enë plastike? Shkencëtarët zbulojnë të dhëna shqetësuese

    Paketimet plastike të ushqimit janë pjesë e përditshmërisë: mbështjellin produktet në dyqane, ruajnë ushqimin në frigorifer dhe përdoren në shumë produkte shtëpiake. Por një studim i ri ngre pyetje për një përbërës që u prezantua si alternativë më e sigurt ndaj kimikateve të mëparshme

    Bëhet fjalë për DINCH, një substancë që i bën materialet plastike më të buta dhe fleksibile. Studimi i publikuar në revistën shkencore Environment International e ka lidhur ekspozimin gjatë shtatzënisë me peshë dhe gjatësi pak më të ulët të foshnjave në lindje.

    Megjithatë, bëhet fjalë për një lidhje statistikore, jo për provë se kimikati i ka shkaktuar drejtpërdrejt këto ndryshime.

    Çfarë është DINCH dhe ku përdoret?

    Për vite me radhë, industria përdori ftalate për ta bërë plastikën më elastike. Me shtimin e shqetësimeve për efektet e disa ftalateve në shëndet, prodhuesit nisën t’i zëvendësonin me substanca të tjera.

    Një prej tyre është DINCH, i cili përdoret në disa ambalazhe plastike fleksibile të ushqimit, lodra, pajisje mjekësore, materiale dyshemeje dhe produkte të tjera.

    Ai u promovua si alternativë me profil më të mirë sigurie, por ndikimi i tij gjatë shtatzënisë ende nuk është studiuar mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.

    Çfarë zbuloi studimi me mbi 6.600 shtatzëni?

    Studiuesit e NYU Langone Health analizuan të dhënat e 6.617 shtatzënive nga programi amerikan ECHO, i mbështetur nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë të SHBA-së.

    Ata matën në urinë tri produkte të shpërbërjes së DINCH dhe i krahasuan rezultatet me peshën, gjatësinë dhe moshën gestacionale të foshnjave në lindje.

    Sipas analizës, rreth 50–70 për qind e grave kishin nivele të matshme të metabolitëve të DINCH, varësisht nga përbërësi i matur.

    Prania e tyre në urinë tregon ekspozim ndaj kimikatit, por nuk përcakton nga cili produkt ka ardhur ai. Prandaj, rezultatet nuk mund t’i atribuohen vetëm paketimit të ushqimeve.

    Për çdo rritje dhjetëfish të një treguesi të ekspozimit, pesha mesatare e foshnjave në lindje ishte rreth 27 gramë më e ulët.

    Ekspozimi më i lartë shoqërohej gjithashtu me gjasa më të mëdha që foshnja të klasifikohej si e vogël për moshën gestacionale, pra me peshë nën percentilin e dhjetë për javën përkatëse të shtatzënisë.

    Megjithëse 27 gramë mund të duken pak, studiuesit theksojnë rëndësinë e vlerësimit të ndryshimeve në rritjen fetale. Kjo shifër është mesatare statistikore, jo parashikim për një shtatzëni të caktuar.

    Do you wrap food in plastic sheets or do you use plastic? Scientists Reveal Disturbing Data towfiqu_barbhuyia

    Pse ka rëndësi zhvillimi i fetusit?

    Rritja e pamjaftueshme gjatë shtatzënisë mund të lidhet me rreziqe më të mëdha për shëndetin më vonë, përfshirë probleme metabolike, kardiovaskulare dhe të zhvillimit.

    Kjo nuk do të thotë se DINCH është provuar të shkaktojë këto sëmundje.

    Studimi tregoi se lidhjet me disa tregues ishin më të forta gjatë tremujorit të tretë. Rezultatet ndryshonin edhe sipas gjinisë së foshnjës, gjë që kërkon hulumtime të mëtejshme.

    Studimet laboratorike në qeliza dhe kafshë kanë sugjeruar se produktet e shpërbërjes së DINCH mund të ndërhyjnë në funksionimin hormonal dhe proceset inflamatore, por këta mekanizma nuk janë vërtetuar ende te gratë shtatzëna.

    Kur një zëvendësues më i sigurt ngre shqetësime të reja

    Shkencëtarët e quajnë këtë fenomen zëvendësim të papërshtatshëm: një kimikat problematik zëvendësohet me një tjetër, efektet afatgjata të të cilit nuk njihen plotësisht.

    Autori kryesor i studimit, dr. Leonardo Trasande, kërkon që kimikatet të testohen më rigorozisht përpara përdorimit të gjerë, në vend që rreziqet e mundshme të hetohen vetëm pas ekspozimit të popullatës.

    Si ta zvogëloni ekspozimin në përditshmëri?

    Konsumatorët mund të ndërmarrin disa masa të thjeshta:

    • Të përdorin enë qelqi ose çeliku për ruajtjen e ushqimeve.
    • Të shmangin ngrohjen e ushqimit në ambalazhe plastike që nuk janë të përshtatshme për këtë qëllim.
    • Të zgjedhin alternativa pa plastikë kur është e mundur.
    • Të ndjekin udhëzimet e prodhuesve për përdorimin e sigurt të ambalazheve.

    Kjo nuk do të thotë se çdo paketim plastik përmban DINCH apo se përdorimi i tij shkakton automatikisht dëme.

    Për gratë shtatzëna, mesazhi është të zvogëlojnë ekspozimet e panevojshme pa u alarmuar. Studimi ngre pyetje të rëndësishme për sigurinë e materialeve të përditshme, por nevojiten kërkime të tjera për të përcaktuar nëse ekziston një marrëdhënie shkak-pasojë. /Telegrafi/

  • Do you wrap food in plastic sheets or do you use plastic? Scientists Reveal Disturbing Data

    Do you wrap food in plastic sheets or do you use plastic? Scientists Reveal Disturbing Data

    Plastic food packages are part of the daily routine: they wrap products in stores, store food in refrigerators, and use in many household products. But a new study raises questions about a component that was introduced as a safer alternative to previous chemicals

    It’s about DINCH, a substance that makes plastic softer and flexible. Study published in the scientific magazine Environment International It has linked exposure during birth pregnancy and slightly lower child height.

    However, it is a statistical connection, not a proof that chemical has directly caused these changes.

    What is DINCH, and where is it used?

    For years, the industry used fabrics to make plastic more flexible. With increased concerns about the effects of certain health lines, manufacturers began to replace them with other substances.

    One of them is DINCH, which is used in several flexible plastic dishes, toys, medical equipment, floor materials, and other products.

    It was promoted as an alternative with better security profiles, but its impact during pregnancy has not yet been sufficiently studied, Telegrafi broadcast.

    What did the study with over 6,600 pregnancies reveal?

    Researchers NYU Langone Health They analyzed the data of 6,617 pregnancies from the American ECHO programme, supported by the US National Institutes of Health.

    They measured in urine three products of DINCH dissolution and compared the results to the birth weight, length, and genetic age of babies.

    According to the analysis, about 5050 percent of women had metabol levels of DINCH metabolics, depending on the prudent ingredient.

    Their presence in urine shows exposure to the chemical, but it does not specify which product it came from. Hence, results cannot be attributed only to packing food.

    For any tenfold increase in an exposure indicator, the average child birth weight was about 27 grams lower.

    The higher exposure was also associated with greater likelihood that the baby would be classified as small as a gestational age, weighted below the tenth per centrel for the corresponding week of pregnancy.

    Although 27 grams may appear few, researchers stress the importance of assessing changes in fetal growth. This figure is average statistical, not predicting a certain pregnancy.

    Do you wrap food in plastic sheets or do you use plastic? Scientists Reveal Disturbing Data toffiq barbhuyia

    Why is development important?

    Insufficient pregnancy growth may be linked to greater health risks later, including metabolic, cardiovascular and development problems.

    This does not mean that DINCH has tried to cause these diseases.

    The study showed that links with some indicators were stronger during the third quarter. The results also differed according to the child’s gender, which requires further research.

    lab studies in cells and animals have suggested that DINCH decay products can interfere with hormone function and inflammatory processes, but these mechanisms have not yet been proven in pregnant women.

    When a Safer Replacement Raises New Concerns

    Scientists call this phenomenon inappropriate replacement: A problematic chemical is replaced by another, whose long – term effects are not fully known.

    The lead author of the study, Dr. Leonardo Trasande requires that chemicals be tested more rigorously before widespread use, instead of the possible risks being investigated only after public exposure.

    How can you reduce exposure to everydayity?

    Consumers may take some simple measures:

    • Use glass or steel to store food.
    • To avoid heating food into plastic plants that are not suitable for that purpose.
    • They choose alternatives without plastic when possible.
    • Follow the manufacturer’s instructions on safe use of the ambalage.

    This does not mean that any plastic package contains DINCH or that its use automatically causes damage.

    For pregnant women, the message is to reduce unnecessary exposure without being alarmed. The study raises important questions about the safety of daily materials, but more research is needed to determine whether there is a cause-pass relationship. /Telegraphy/

  • Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë? Flasin hulumtuesit…

    Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë? Flasin hulumtuesit…

    Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë? Flasin hulumtuesit…

    Një studim i kryer nga hulumtuesit ka zbuluar se konsumi i katër filxhanëve të kafesë çdo ditë mund të ulë përqindjen e yndyrës në trup rreth 4%. Ky studim, i kryer përgjatë 24 javëve me pjesëmarrjen e 126 të rriturve me mbipeshë që nuk ishin të ndjeshëm ndaj insulinës, tregoi se katër filxhanë kafeje në ditë janë të lidhura me humbje të modestë të yndyrës në trup.

    Sa kafe duhet të pini?

    Sipas “The Nutrition Twins”, numri magjik është rreth 200 deri në 400 mg kafeinë çdo ditë, në varësi të madhësisë së trupit tuaj. Kjo korrespondon me rreth dy deri në pesë filxhanë kafeje në ditë. Megjithatë, është thelbësore të keni parasysh fortësinë e këtyre filxhanëve!

    Si ndihmon kafeja në humbjen e peshës?

    Kafeja mund të jetë një mjet i dobishëm në përpjekjet tuaja për të humbur peshë për disa arsye:

    Kafeina: Kafeina ka efekte termogjenike që mund të përshpejtojnë metabolizmin, duke ju ndihmuar të digjni më shumë kalori. Disa studime kanë treguar se ajo mund të ndihmojë në uljen e peshës së trupit dhe yndyrës në trup.

    Ulja e oreksit: Kafeja mund të frenojë oreksin dhe të reduktojë ndjenjën e urisë. Studimet tregojnë se pirja e kafesë para një vakti mund të ulë kaloritë që konsumoni në vaktin në vijim, madje edhe nëse e pini kafenë deri në katër orë para një vakti.

    Acidi Klorogjenik: Kafeja përmban acid klorogjenik, i cili është parë të rrisë djegien e yndyrës dhe mund të ndihmojë në ngadalësimin e përthithjes së të karbohidrateve. Kafeja jo vetëm që mund të ju ndihmojë të filloni ditën tuaj me energji, por edhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjet tuaja për të humbur peshë. Megjithatë, është thelbësore të konsumoni kafe përbërës shtesë si sheqeri, ëmbëlsuesit artificialë, ose kremrat e ëmbëlsuar, pasi ato mund të kthejnë përbërësin tuaj të dobishëm në një burim të shtuar të sheqerit dhe kalorive.

    Burimi: Insajderi

  • How much coffee do you have to drink to lose weight? They speak to researchers…

    A study conducted by researchers has found that the consumption of four cups of coffee daily can lower the body’s fat rate by about 4%. This study, conducted over 24 weeks with the participation of 126 overweight adults who were not susceptible to insulin, showed that four cups of coffee a day are linked to modest body fat loss.

    How much coffee do you have to drink?

    According to The Nutrition Twins, the magic number is about 200 to 400 mg caffeine per day, depending on your body size. This corresponds to about two to five cups of coffee a day. Yet, it is essential to recognize the strength of these cups!

    How does coffee help to lose weight?

    Coffee can be a useful tool in your efforts to lose weight for several reasons:

    Caffeine: Caffein has thermogenic effects that can accelerate metabolism, helping you burn more calories. Some studies have shown that it can help reduce body weight and body fat.

    Reducing appetite: Coffee can curb appetite and reduce hunger. Studies indicate that drinking coffee before a meal can reduce the calories you consume in the following meal, even if you drink coffee up to four hours before a meal.

    Clogenetic acid: Coffee contains chlorogenic acid, which is seen to increase fat burns and can help slow the absorption of carbohydrates. Coffee can not only help you start your day with energy but can also play an important role in your efforts to lose weight. However, it is essential to consume additional coffee ingredients such as sugar, artificial sweets, or sweetened creams, since they can turn your useful ingredient into an added source of sugar and calories.

    Source Layer: Insander

  • Rrezikohet anulimi i duelit Fury – Joshua, zbulohet arsyeja që ka ngritur alarmin

    Rrezikohet anulimi i duelit Fury – Joshua, zbulohet arsyeja që ka ngritur alarmin

    Dana White ka dhënë një përditësim të rëndësishëm lidhur me thashethemet se Tyson Fury mund të detyrohet të tërhiqet nga përballja me Anthony Joshuan për shkak të një lëndimi.

    Përballja që konsiderohet si një nga më të mëdhatë në historinë e boksit britanik është tashmë pak më shumë se një muaj larg. Dy gjigantët e peshave të rënda, Fury dhe Joshua, pritet të zgjidhin më në fund rivalitetin e tyre më 11 dhjetor në Cardiff.

    Megjithatë, raportimet e fundit kanë ngritur shqetësime se Fury po përballet me një lëndim të panjohur, i cili mund ta detyrojë të tërhiqet nga dueli. Këto spekulime janë komentuar edhe nga White, drejtuesi i Zuffa Boxing dhe UFC-së, i cili pretendon se është bashkëpromotor i kësaj përballjeje.

    Thashethemet për lëndimin e Furyt u shfaqën fillimisht pasi ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Frank Bruno, zbuloi se kishte dëgjuar për një problem fizik të boksierit britanik.

    “E pashë atë ditë dhe mendoj se dikush në palestër më tha se ai ka një lëndim. Kjo mund ta pengojë të hyjë në ring kundër Anthony Joshuas. Dhe të kesh diçka të tillë në mendje nuk është aspak e këndshme”, deklaroi ai.

    Por, kur u pyet për këto raportime, White bëri të ditur se kjo ishte hera e parë që dëgjonte për një lëndim të mundshëm të Furyt, duke shtuar se do të duhej të ishte në dijeni nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë.

    “Është hera e parë që po e dëgjoj këtë. Do të doja të besoja se do ta dija nëse kjo do të ishte e vërtetë. Nuk e kam dëgjuar as thashethemin, e lëre më të di nëse është i vërtetë. E gjithë kjo është pjesë e atmosferës që krijohet sa më shumë i afrohemi ndeshjes. Shpresoj që ky lajm të mos jetë i vërtetë, por jam pothuajse i sigurt se do ta kisha dëgjuar deri tani”, deklaroi White për Sky Sports.

    Raportimet e mëvonshme kanë sugjeruar se Fury mund të ketë një mavijosje në anën e majtë të fytyrës. Megjithatë, një problem i tillë nuk pritet të jetë i mjaftueshëm për ta përjashtuar atë nga dueli.

    Për momentin, përballja mes Furyt dhe Joshuas mbetet në plan, ndërsa deklaratat e White kanë zbutur disi shqetësimet për një anulim të mundshëm./Telegrafi/

  • Irina Shayk tregoi si të vishet ngjyra kafe: Një kombinim i thjeshtë, por jashtëzakonisht elegant

    Irina Shayk tregoi si të vishet ngjyra kafe: Një kombinim i thjeshtë, por jashtëzakonisht elegant

    Me një paraqitje në Nju-Jork, modelja e famshme dëshmoi se eleganca nuk kërkon gjithmonë veshje të ndërlikuara. Një zgjedhje e thjeshtë mund të bëjë gjithë ndryshimin

    Modelja e njohur Irina Shayk ërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në një ngjarje ekskluzive të markës italiane të modës MooRER, të organizuar në lagjen Meatpacking District të Nju-Jorkut.

    E njohur për stilin e saj elegant dhe kombinimet që shpesh kthehen në frymëzim për adhurueset e modës, Irina këtë herë zgjodhi një veshje të thjeshtë, por shumë të rafinuar, duke konfirmuar një nga tendencat më të spikatura të vjeshtës 2026.

    Kombinimi në nuanca të kafesë së errët

    Për këtë rast, modelja zgjodhi një kombinim në tone të kafesë së errët, duke dëshmuar se veshjet njëngjyrëshe mund të jenë po aq mbresëlënëse sa edhe ato me ngjyra të theksuara.

    Veshja e saj përbëhej nga një pulovër me dekolte në formë V-je, pantallona me prerje të lirshme dhe këpucë me majë të mprehtë.

    Pa aksesorë të tepruar apo detaje të ndërlikuara, Irina arriti një pamje moderne, të rehatshme dhe njëkohësisht elegante.

    Zgjedhja e saj konfirmoi popullaritetin gjithnjë e më të madh të ngjyrës kafe, e cila këtë sezon po zë një vend të rëndësishëm në koleksionet e modës dhe në veshjet e përditshme.

    Pse ngjyra kafe po konsiderohet e zeza e re?

    Në botën e modës, ngjyra kafe po përmendet gjithnjë e më shpesh si alternativa më elegante ndaj së zezës klasike.

    Nuancat e saj, nga çokollata e errët deri te tonet më të buta të karameles, krijojnë një pamje të ngrohtë, të sofistikuar dhe lehtësisht të kombinueshme.

    Përparësia kryesore e kësaj ngjyre është se përshtatet me stile të ndryshme, nga veshjet e përditshme deri te kombinimet më formale për mbrëmje.

    Paraqitja e Irinës tregoi se një pulovër e thjeshtë dhe pantallonat me prerje të lirshme, kur zgjidhen në nuanca të harmonizuara, mund të krijojnë një stil elegant pa shumë përpjekje.

    Ngjyra kafe kombinohet veçanërisht mirë me bezhën, të bardhën, ngjyrën krem dhe tonet e arta, ndërsa një kombinim tërësisht në kafe krijon një pamje të njëtrajtshme dhe të rafinuar.

    Një nga emrat më të njohur të modës botërore

    Irina Shayk, e lindur si Irina Valerjevna Shaykhlislamova, është një nga modelet më të suksesshme dhe më të njohura në botë.

    Ajo fitoi famë të madhe ndërkombëtare në vitin 2011, kur u bë modelja e parë ruse që u shfaq në kopertinën e edicionit Sports Illustrated Swimsuit Issue.

    Gjatë karrierës së saj ka bashkëpunuar me disa nga shtëpitë më prestigjioze të modës, përfshirë Versace, Burberry, Chanel dhe Givenchy.

    Përveç karrierës në industrinë e modës, Irina është e njohur edhe për lidhjen e saj të mëparshme me aktorin hollivudian Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë, Lea de Seine.

    Ajo vazhdon të jetë një nga fytyrat më të kërkuara të industrisë së modës, ndërsa paraqitjet e saj dëshmojnë se stili personal dhe zgjedhjet e thjeshta shpesh kanë ndikim më të madh sesa tendencat kalimtare. /Telegrafi/

  • Sulmi i përgjakshëm që tronditi Poloninë – kronologjia, viktimat dhe detajet për autorin

    Sulmi i përgjakshëm që tronditi Poloninë – kronologjia, viktimat dhe detajet për autorin

    Sulmi me armë zjarri në zemër të Krakovit ka tronditur Poloninë, një vend ku sulmet masive të këtij lloji janë relativisht të rralla.

    Gjashtë persona humbën jetën dhe më shumë se një duzinë të tjerë u plagosën, ndërsa të dhënat që po dalin gradualisht nga hetimi po e zhvendosin vëmendjen nga vetë dinamika e sulmit te një pyetje më e madhe: kush ishte sulmuesi, çfarë e motivoi dhe si arriti të siguronte armët me të cilat kreu sulmin?

    Autoritetet polake thonë se gjithçka që dihet deri më tani sugjeron se sulmuesi veproi i vetëm.

    Ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, tha se policia nuk ka prova që tregojnë për përfshirjen e një personi tjetër në sulm.

    Ai shtoi se i dyshuari kishte pikëpamje “shumë radikale” dhe se dukej se ishte “i fascinuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë”.

    Ky konstatim është deri tani pista më konkrete për motivin, por nuk përbën ende një përfundim të plotë të hetimit.

    Autoritetet nuk kanë sqaruar nëse 25-vjeçari ishte pjesë e ndonjë organizate, nëse kishte lidhje me grupe ekstremiste apo nëse radikalizimi i tij kishte ndodhur kryesisht në internet.

    Pikërisht ky dallim pritet të jetë një nga çështjet kryesore të hetimit: nëse bëhej fjalë për një sulmues të vetmuar me bindje ekstremiste apo për dikë që kishte krijuar kontakte me një rrjet më të gjerë.

    Një sulm i drejtuar ndaj një “objektivi të butë”

    Mënyra se si u krye sulmi tregon se autori kishte zgjedhur një nga vendet me ekspozimin më të madh të mundshëm.

    Sheshi Kryesor i Krakovit është jo vetëm zemra historike e qytetit, por edhe një nga hapësirat publike më të frekuentuara në Poloni.

    Çdo ditë aty kalojnë mijëra banorë dhe turistë.

    Sipas policisë, sulmuesi hyri me një veturë në shesh rreth orës 15:00 dhe hapi zjarr në disa pika, duke qëlluar njerëzit në mënyrë të rastësishme.

    Autoritetet thanë se viktimat dhe të plagosurit u gjetën në disa pjesë të sheshit, çka sugjeron se ai lëvizi me automjet gjatë sulmit.

    Një ish-zyrtar i lartë policor polak e ka përshkruar Sheshin Kryesor si një “objektiv të butë” – një zonë publike me përqendrim të madh njerëzish, por ku masat e sigurisë nuk janë të njëjta si në aeroporte apo institucione shtetërore.

    Kjo është një nga arsyet pse zgjedhja e këtij vendi është veçanërisht domethënëse: sulmuesi nuk synoi një objekt ushtarak apo qeveritar, por një hapësirë civile dhe turistike ku mund të shkaktonte sa më shumë viktima brenda një kohe shumë të shkurtër.

    I armatosur dhe i përgatitur

    Detajet për pajisjet e përdorura tregojnë gjithashtu se nuk bëhej fjalë për një akt të kryer me një armë të vetme të marrë në moment.

    Sulmuesi ishte i veshur me rroba kamuflazhi dhe mbante jelek antiplumb. Ai kishte me vete një armë të gjatë të stilit ushtarak, ndërsa në automjetin e tij policia gjeti armë të tjera dhe një sasi të madhe municioni.

    Ky arsenal është një nga elementet që hetuesit pritet ta analizojnë në detaje.

    Duhet të përcaktohet origjina e secilës armë, nëse ato ishin të regjistruara ligjërisht, kur ishin siguruar dhe nëse ndonjë person tjetër kishte dijeni për përgatitjet.

    Raportimet fillestare se sulmuesi mund të kishte leje për armë ende nuk e zgjidhin këtë çështje.

    AP raporton se autoritetet nuk e kishin sqaruar ende nëse të gjitha armët e gjetura ishin në pronësi të ligjshme.

    Ministri i Mbrojtjes ka përjashtuar një tjetër pistë të ngritur menjëherë pas sulmit: atë se autori mund të kishte qenë pjesëtar i ushtrisë.

    Autoritetet kanë thënë se ai nuk kishte shërbyer në forcat e armatosura polake dhe nuk kishte lidhje me ushtrinë.

    Policia e ndali brenda pak minutash

    Një nga elementet që mund të ketë kufizuar numrin e viktimave ishte reagimi i shpejtë i policisë.

    Forcat e rendit u përballën me sulmuesin brenda pak minutash nga fillimi i të shtënave. Pas një shkëmbimi zjarri, ai u qëllua dhe u arrestua.

    Sipas autoriteteve, edhe pasi ishte plagosur, ai vazhdoi të qëllonte ndaj policisë. Dy zyrtarë policorë mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre raportohej në gjendje të rëndë.

    Kryeministri Donald Tusk e ka vlerësuar reagimin e policisë dhe u ka bërë thirrje politikanëve që të mos e përdorin tragjedinë për përplasje politike përpara se të përcaktohen të gjitha faktet.

    Kjo thirrje është domethënëse edhe për mënyrën se si autoritetet po përpiqen ta menaxhojnë fazën e parë pas sulmit: duke ndarë atë që tashmë është konfirmuar nga ajo që mbetet ende hipotezë.

    Një zhvillim i ri në shtëpinë e të dyshuarit

    Hetimi mori një tjetër drejtim në orët e mbrëmjes.

    Kryeministri Tusk tha se pamjet e marra me dron nga shtëpia e të dyshuarit duket se tregojnë trupa të pajetë brenda saj. Sipas tij, viktimat mund të jenë anëtarë të afërt të familjes së sulmuesit.

    Nëse kjo konfirmohet, hetuesit do të duhet të përcaktojnë nëse vdekjet në shtëpi kanë ndodhur përpara sulmit në qendër të Krakovit dhe nëse ato janë pjesë e së njëjtës sekuencë kriminale.

    Ky element mund të jetë vendimtar për rindërtimin e orëve që i paraprinë sulmit dhe për të kuptuar më mirë motivin.

    Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë dhënë një përfundim zyrtar për rrethanat e vdekjeve në shtëpi, prandaj ky informacion mbetet pjesë e një hetimi në zhvillim.

    Ekstremizmi i djathtë – çfarë dihet dhe çfarë jo?

    Deklarata e ministrit të Brendshëm se sulmuesi ishte “i fascinuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë” është deri tani treguesi kryesor për motivin ideologjik.

    Por kjo nuk do të thotë se çdo element i sulmit tashmë është shpjeguar.

    Hetuesit do të duhet të analizojnë pajisjet elektronike të të dyshuarit, historikun e komunikimeve të tij, aktivitetin në rrjetet sociale, materialet që mund të ketë konsumuar, kontaktet dhe çdo shënim ose dokument të gjetur në shtëpi apo në automjet.

    Po aq e rëndësishme do të jetë të përcaktohet nëse ideologjia ishte motivi kryesor i sulmit apo një pjesë e një kombinimi faktorësh.

    Autoritetet deri tani nuk kanë bërë publik një manifest, një deklaratë të autorit apo një objektiv specifik politik.

    Për këtë arsye, përfundimi se sulmi ishte ideologjikisht i motivuar mbetet ende pjesë e hetimit dhe jo një konkluzion përfundimtar.

    Pse ky sulm është veçanërisht tronditës për Poloninë?

    Sulmet masive me armë janë shumë më të rralla në Poloni sesa në disa vende të tjera, ndërsa posedimi i armëve është i rregulluar në mënyrë relativisht të rreptë. Pikërisht për këtë arsye, një person i armatosur rëndë që hyn në një nga hapësirat më të njohura turistike të vendit dhe hap zjarr ndaj kalimtarëve përbën një goditje të rëndë për ndjenjën e sigurisë publike.

    Qyteti ka shpallur ditë zie deri më 11 nëntor, ndërsa institucionet kulturore kanë anuluar aktivitete.

    Mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti kanë ardhur nga liderë dhe institucione evropiane dhe ndërkombëtare.

    Por përtej reagimeve politike, sfida kryesore për autoritetet tashmë është hetimore.

    Duhet të rindërtohet jo vetëm ajo që ndodhi në minutat e sulmit, por edhe javët dhe muajt përpara tij.

    Pyetjet që ende presin përgjigje

    Pavarësisht informacionit të publikuar, disa çështje kryesore mbeten të hapura: si i siguroi armët sulmuesi, sa kohë e kishte planifikuar sulmin, nëse kishte paralajmëruar dikë për synimet e tij, çfarë aktiviteti kishte në internet, nëse kishte lidhje me persona apo grupe ekstremiste dhe çfarë ndodhi në shtëpinë e tij përpara se të nisej drejt qendrës së Krakovit.

    Gjithashtu, shifrat për të plagosurit kanë ndryshuar gjatë ditës teksa autoritetet kanë përditësuar të dhënat.

    Raportimet më të fundit flasin për gjashtë të vrarë dhe 15 të plagosur, ndërsa në raportimet e hershme numri i personave të dërguar në spitale ishte dhënë si 16 duke përfshirë edhe sulmuesin.

    Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve do të përcaktojnë nëse sulmi në Krakov do të trajtohet përfundimisht si një akt terrorist i motivuar ideologjikisht, një sulm i një ekstremisti të vetmuar apo një krim me motive të ndërthurura. /Telegrafi/

  • Polonia shpall dy ditë zi kombëtare pas sulmit në Krakov, konfirmon kryeministri Tusk

    Polonia shpall dy ditë zi kombëtare pas sulmit në Krakov, konfirmon kryeministri Tusk

    Polonia shpall dy ditë zi kombëtare pas sulmit në Krakov, konfirmon kryeministri Tusk

    Një tjetër zhvillim i bërë i ditur gjatë konferencës për media të kryeministrit polak ishte konfirmimi i shpalljes së zisë kombëtare.

    Donald Tusk njoftoi se periudha e zisë do të zgjasë dy ditët e ardhshme, raporton SkyNews.

    Ky vendim vjen pasi edhe qyteti i Krakovit, ku ndodhi sulmi, kishte shpallur më herët një periudhë zie.

    Burimi: Insajderi

  • Poland declares two days of national mourning after the attack on Krakov, Prime Minister Tusk confirms

    Another development made known during the Polish prime minister’s media conference was confirmation of the national mourning declaration.

    Donald Tusk announced that the mourning period will last the next two days, reports SkyNews.

    This decision comes after even the city of Kraków, where the attack took place, had announced a period of mourning earlier.

    Source Layer: Insander