Category: Lajme

  • Arrested by police in Kacanik for abuse of citizenship, IPK recommends suspension of three other officials

    A police official at the Kacanik Police Station has been arrested under suspicion of mistreatment during the exercise of official office, after allegedly using force against a citizen even after he surrendered.

    According to Kosovo Police Inspectorate ( The IPK, the case occurred on November 17, after 1500, in the courtyard of the Old Kacanic Village school.

    In this case, a police patrol, composed of four officials, was suspected of arresting and handcuffing a citizen. However, according to initial investigation, one of the policemen allegedly exceeded legal authorisations using force even after the citizen had surrendered, causing bodily injury.

    After the arrest, the citizen was sent to the police station. But, according to the IPK, police officials had not notified the Prosecution Attorney of Basic Prosecution of the actions taken, though they had claimed the citizen had committed a criminal offence.

    Later, the citizen had been released, while a ticket of wrongdoing, corruption of order and public calm had been pronounced against him for verbal assault, respectively.

    The IPK has indicated that other complaints by citizens, which could be relevant to the investigation and assessment of his official actions, were received against the arrested police official.

    At the decision of the competent prosecutor, the arrested police have been assigned the 48-hour ban.

    Meanwhile, the IPK has recommended to the Kosovo Police the suspension of the arrested official, as well as all three other police officials involved in the case.

    Investigations over the case are ongoing.

    Source Layer: Insander

  • Milani synon transferimin e yllit të madh të Serie A për të krijuar partneritetin e ëndrrave me Rabiot

    Milani synon transferimin e yllit të madh të Serie A për të krijuar partneritetin e ëndrrave me Rabiot

    Milani ka synime të mëdha për afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka etiketuar një transferim të madh në mesfushë, për të forcuar skuadrën edhe më shumë në ndjekje të objektivave të sezonit 2026/27.

    Drejtuesit e Milanit i kanë sytë hapur edhe pjesës tjetër të fushës: Gonçalo Inacio i Portugalisë i Sporting Lisbonës kryeson listën e tyre të lojtarëve mbrojtës, ndërsa një emër i madh është rikthyer në mesfushë.

    Sipas “Quotidiano Nazionale”, Milani është duke kërkuar për Scott McTominay, i cili ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2028, me një pagë neto prej 3 milionë eurosh në vit.

    Çdo zgjatje do të kërkonte një rritje të konsiderueshme të pagës, por bisedimet midis palëve për një rinovim të mundshëm kanë ngecur papritur në javët e fundit.

    Lojtari gjithashtu ka frikë se klubi i presidentit Aurelio De Laurentiis nuk i ndan të njëjtat ambicie me lojtarin që mbërriti nga Manchester United për 30.5 milionë euro në afatin e verës 2024.

    Që atëherë, ai ka bërë 91 paraqitje për Napolin, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 10 asistime, si dhe duke fituar një titull të Serie A dhe një Superkupë.

    Milan është gati të bëjë një lëvizje për McTominay, i cili do të formonte një partneritet ëndrrash në mesfushë me Adrien Rabiot.

    Francezi është afër nënshkrimit të një kontrate të re. Kontrata e tij aktuale, me vlerë 3.5 milionë euro neto në vit deri në qershor 2028 (me mundësi zgjatjeje njëvjeçare), do të zgjatet me dy sezone të tjera deri në vitin 2030, me një rritje page në 5 milionë euro neto në vit plus bonuse.

    Me këta dy lojtarë të racës së pastër në mesfushë, Milani mund ta zgjasë më tej karrierën e një tjetër ylli të mesfushës: Luka Modricit, i cili është 41 vjeç dhe nuk tregon shenja të kësaj. /Telegrafi/

  • Të shtunën në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit

    Të shtunën në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit

    Të shtunën, më 21 nëntor, nga ora 12:00 deri në 14:00, në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe mosveprimit institucional.

    Protesta nxitet nga zemërimi dhe shqetësimi për dhunën e përhapur ndaj grave, por edhe nga rasti i dhunës që tronditi Ohrin dhe na kujtoi se dhuna nuk ndodh vetëm “diku atje jashtë”, por afër nesh, ndoshta edhe midis njerëzve që njohim.

    Jemi të ngopur me heshtje, justifikime dhe institucione që nuk reagojnë në kohë. Kërkojmë mbrojtje, përgjegjësi dhe ndryshime konkrete. Nuk duam të presim derisa të jetë tepër vonë! Tubimi do të jetë në Sheshin e Qytetit ‘Shën Klimenti i Ohrit’”, thonë organizatorët.

    Protesta do të vazhdojë përmes Pazarit të Ohrit, deri në SPB Ohër, përgjatë Bulevardit “Iluministët Maqedonas” dhe do të përfundojë para Gjykatës Themelore të Ohrit./Telegrafi/

  • Filmat “DUA” dhe “Shame and Money” në fokus të takimit të ambasadorit Reka në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork

    Filmat “DUA” dhe “Shame and Money” në fokus të takimit të ambasadorit Reka në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork

    Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës, me të cilin ka diskutuar për promovimin ndërkombëtar të kinematografisë kosovare.

    Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

    Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti, shkruan Telegrafi.

    Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vlerësuar kinematografinë si një nga mënyrat më të rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./Telegrafi/

  • Xherdan Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes

    Xherdan Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes

    Xherdan Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes

    Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka folur sërish për gjestin e shqiponjës që bëri së bashku me Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë në Kampionatin Botëror të vitit 2018.

    Në një intervistë për “RSI Sport”, Shaqiri ka kujtuar atmosferën që e kishte shoqëruar atë përballje, duke treguar se kishte pasur provokime të shumta para dhe gjatë ndeshjes. Ai e cilësoi gjestin si një reagim emocional, ndërsa theksoi se në atë moment për të kishte rëndësi vetëm fitorja në aspektin sportiv.

    “Besoj se mediat kanë shkruar shumë. Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes. Në fund, për mua ishte e rëndësishme të fitoja në aspektin sportiv, jo politik, edhe pse më pas gjithçka mori një dimension politik”, u shpreh Shaqiri.

    Futbollisti shqiptar tha se kjo ngjarje u shoqërua me shumë emocione dhe se, sipas tij, mediat i dhanë një vëmendje të tepruar çështjes.

    Shaqiri foli edhe për reagimin e tifozëve zviceranë, duke thënë se një pjesë e tyre nuk e kishin kuptuar historinë dhe arsyet që qëndronin pas gjestit të tij, Xhakës dhe Lichtsteinerit.

    “Shumë zviceranë nuk e kuptuan dhe nuk e njihnin historinë që qëndronte pas këtij veprimi, arsyen pse unë, Graniti dhe Stephani e bëmë atë gjest. Besoj se kishte shumë emocione të përfshira. Mendoj se sot ky veprim nuk do të konsiderohej aq i rëndë”, deklaroi ai.

    Gjestin e shqiponjës, Shaqiri dhe Xhaka e kishin bërë gjatë ndeshjes kundër Serbisë në Kampionatin Botëror të vitit 2018, që u zhvillua në Rusi. Veprimi i tyre kishte shkaktuar reagime të shumta, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuara të atij Botërori, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe politik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gerdan Shaqiri speaks again of the eagle towards Serbia: There were provocations before and during the match

    Albanian football player Gerdan Shaqiri has again talked about the gesture of the eagle that took alongside Granit Jaka and Stephan Lichtsteiner during the match between Switzerland and Serbia at the 2018 World Championship.

    In an interview. RSI Sports, Shaqiri has remembered the atmosphere that accompanied that confrontation, indicating that there had been numerous provocations before and during the match. He described the gesture as an emotional response, while he stressed that at that point it was only a sports victory that mattered to him.

    I believe the media has written a lot. There were provocations before and during the match. Finally, it was important for me to win sports, not political, even though it all became a political dimension, Shaqiri said.

    Albanian football player said this event was accompanied by many emotions and that, according to him, the media gave excessive attention to the issue.

    Shaqiri also spoke of the response of Swiss fans, saying some of them had not understood the history and reasons behind his gesture, Jaka and Lichtsteiner.

    Many Swiss people did not understand and did not know the story behind this action, the reason why I, Granit and Stephanie made that gesture. I guess there was a lot of excitement involved. I think today this action would not be considered that serious, he declared.

    The eagle’s status, Shaqiri and Jaka were held during the match against Serbia at the 2018 World Championship, which took place in Russia. Their action had caused numerous reactions, turning into one of the world’s most commented moments, not only in a sports but also in political way.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trashëgimtari i numrit 7 të Cristiano Ronaldos kërkohet nga pesë klube të Premierligës

    Trashëgimtari i numrit 7 të Cristiano Ronaldos kërkohet nga pesë klube të Premierligës

    Carlos Forbs, futbollisti që ka marrë fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Portugalia, ka tërhequr interesimin e pesë klubeve të Premierligës angleze për afatin kalimtar të janarit.

    Burimi: Dukagjini

  • Christiano Ronaldo’s heir is wanted by five Premierliga clubs

    Carlos Forbes, a football player who has received a fan with the number 7 of Cristiano Ronaldo in Portugal, has attracted the interest of five English Premierliga clubs for the transitional January deadline.

    Source Layer: Dukeagini

  • Vjedhje e rëndë në Prishtinë, merren para, stoli ari e orë të ndryshme

    Vjedhje e rëndë në Prishtinë, merren para, stoli ari e orë të ndryshme

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:15.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kohës kur nuk ishte askush në shtëpi, persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para të gatshme, dhe stoli ari e orë të ndryshme”, thuhet në raport.

    Sipas ankuesit vlera e përgjithshme e dëmit është e konsiderueshme.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

  • Lamborghini prezanton Temerario Spyder, bishën me 907 kuaj fuqi dhe çati të palosshme

    Lamborghini prezanton Temerario Spyder, bishën me 907 kuaj fuqi dhe çati të palosshme

    Lamborghini ka prezantuar Temerario Spyder, versionin e ri kabriolet të supermakinës së saj, që kombinon performancën e lartë me një sistem inovativ të çatisë së palosshme.

    Për herë të parë, prodhuesi italian ka pajisur një model kabriolet me çati të fortë që tërhiqet në mënyrë elektrike, duke ruajtur karakteristikat sportive të versionit coupe.

    Ndryshe nga sistemet tradicionale, çatia e Temerario Spyder vendoset vertikalisht pas ulëseve.

    Çatia mund të hapet dhe të mbyllet edhe gjatë lëvizjes, me shpejtësi deri në 50 km/h.

    Sa i përket performancës, Temerario Spyder fuqizohet nga një motor 4.0-litërsh V8 me dy turbo, i kombinuar me tre motorë elektrikë, që së bashku prodhojnë 907 kuaj fuqi.

    Supermakina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në rreth 343 km/h. /Telegrafi/