Category: Lajme

  • Shaban: DUI has no credibility to talk about representation of Albanians at Military Academy

    Deputy Defence Minister Admir Shabani has reacted to DUI’s allegations regarding the representation of Albanians at the Military Academy of Northern Macedonia, saying that this party has no credibility to raise the issue, as according to him, the current situation has been inherited from previous governments.

    Shaban has recalled that Talat Xhaferi has been deputy defence minister from 2004 to 2006, the period during which the Military Academy was placed under the mortorium and had rejected primary-cycle students by 2008. He has also stressed that Xhaferi has been defence minister at Nikola Gruevski’s government from 2013 to 2014.

    According to Shaban, even during LSDM’s last term, when Xhaferi was chairman of the Parliament and later technical prime minister, in the Military Academy contests applied only one or two Albanian screws annually.

    ) DUI has no credibility to talk about the participation of Albanians as candidates at the Military Academy, Saban has declared.

    He has acknowledged that the trend of reducing the number of Albanian candidates is disturbing, but has stressed that this issue cannot be resolved overnight and requires a systematic approach, starting in the orientation of young people in high schools.

    Shaban has said in some cases he has called public for Albanian candidates to apply at the Military Academy, since, according to him, even during DUI rule, the number of Albanian applicants was very low.

    He has called for continued sensationalisation of young people and parents so that the Military Academy can be seen as career opportunities, representation and contributions to state institutions.

    In the end, Shaban has called on DUI to stop, as he has described, manipulations and attempts to create the impression that Albanians are being discriminated against only now that this party is in opposition.

  • SINJALI 24 | Dhunë në familje, grabitje e armatosur, arrestime dhe aksione policore në Kosovë

    SINJALI 24 | Dhunë në familje, grabitje e armatosur, arrestime dhe aksione policore në Kosovë

    SINJALI 24 | Dhunë në familje, grabitje e armatosur, arrestime dhe aksione policore në Kosovë

    Kosova ka kaluar një tjetër 24-orësh të ngarkuar me ngjarje të ndryshme, ku nuk kanë munguar rastet e dhunës në familje, kërcënimet, grabitjet e armatosura dhe aksionet policore. Disa qytetarë iu drejtuan Policisë për të denoncuar dhunën dhe kërcënimet nga familjarët, ndërsa në Gjakovë dy persona të maskuar grabitën një argjendari, duke kërcënuar me armë personat që ndodheshin brenda. Në Prizren, ndërkaq, një aksion i Krimeve Ekonomike zbuloi produkte medicinale pa autorizim në dy barnatore.

    Fushë Kosovë – Një 65-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke denoncuar djalin e tij 37-vjeçar për kërcënime dhe dhunë të vazhdueshme. Babai ka deklaruar se i biri e kanoste me fjalë dhe ushtronte dhunë ndaj tij, ndërsa ka pohuar se ai është përdorues i substancave narkotike. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë, ndaj 37-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Kanosja” dhe ai është ndaluar për 48 orë.

    Gjakovë – Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Nëna Terezë”, ku dy persona të maskuar kanë kërcënuar me armë personat që ndodheshin brenda biznesit. Njëri prej tyre ua kishte drejtuar armën pronarëve, ndërsa tjetri kishte përdorur një çekan për të thyer dollapët ku mbaheshin stolitë. Të dyshuarit kanë marrë një sasi ari dhe para të gatshme, pastaj janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

    Kamenicë – Një mosmarrëveshje familjare në fshatin Karaçevë e Epërme dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike. Një 51-vjeçare ka denoncuar vajzën e saj 24-vjeçare, e cila dyshohet se e ka goditur me çelësat e shtëpisë në pjesën e majtë të kokës, afër syrit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Nëna e ka raportuar rastin në Polici katër ditë pas incidentit, ndërsa Prokuroria ka udhëzuar inicimin e rastit për “Dhunë në familje”.

    Klinë – Një hetim për zjarrvënie ka nxjerrë në pah edhe një rast të dyshuar të dhunës në familje. Hetuesit policorë, të cilët kishin shkuar në shtëpinë e një 44-vjeçari në rrugën “Ilir Merturi”, kanë takuar njerkën e tij 71-vjeçare, e cila u ka rrëfyer se ndihej e kërcënuar dhe e frikësuar nga thjeshtri. Ajo ka deklaruar se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe e kërcënonte vazhdimisht. Pas denoncimit, me vendim të Prokurorisë, 44-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

    Fushë Kosovë – Një 29-vjeçare dyshohet se e ka kërcënuar me thikë vëllain e saj 23-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Sipas denoncimit të të riut, motra e tij e kishte kërcënuar me fjalët: “Nuk dal nga këtu pa të therur”, derisa mbante një thikë në dorë. Rasti është iniciuar si “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa 29-vjeçarja është ndaluar për 48 orë.

    Prizren – Dy barnatore në Prizren janë vënë nën hetime pas një aksioni të Krimeve Ekonomike, ku janë zbuluar produkte medicinale pa autorizimin e nevojshëm për tregun e Kosovës. Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë gjetur edhe depo të fshehta ku mbaheshin barna pa banderola, në kushte të papërshtatshme të ruajtjes. Dogana e Kosovës ka konfiskuar produkte farmaceutike në vlerë rreth 10 mijë euro, ndërsa dy persona, Ozan Pinduk (30) dhe Shaban Hashani (47), janë ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

    Hani i Elezit – Një 25-vjeçar nga Drenasi, i cili kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Drenas, është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit. Gjatë verifikimit policor është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest për ekzekutimin e një dënimi me burgim. Pas ndalimit, Bleorand Fadil Shala është dërguar në institucionin korrektues në Dubravë, ku do ta vuajë dënimin prej 80 ditësh burgim.

    Prishtinë – Francë – Ramush Salihu, 42-vjeçari i dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim për dhunim, ngacmim seksual dhe prezantim të rremë si person zyrtar, është ekstraduar nga Franca në Kosovë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Salihu ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 5 nëntor, rreth orës 20:35, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • SINJEL 24 ) Violence in the Family, Armed Robbery, Arrests and Police Shares in Kosovo

    Kosovo has spent another 24 hours in charge of various events, where cases of domestic violence, threats, armed robberies and police shares have not been missed. Some citizens turned to police to denounce violence and threats from family members, while in Gjakova two masked persons robbed a goldsmith, threatening people inside with guns. In Prizren, meanwhile, an action of economic crimes found medical products without authorization in two drugs.

    Kosovo field A 65-year-old has called for police assistance, denouncing his 37-year-old son for constant threats and violence. The father has claimed that his son spoke and abused him, while claiming that he was using narcotic substances. After the interview, with the Prosecutor’s decision, the 37-year-old has initiated case for criminal work ‘%Kanosya and he has been detained for 48 hours.

    Bloodovous An armed robbery occurred at a jewelry store on Mother Teresa Street, where two masked men have threatened with guns from inside the business. One of them had pointed the gun at the owners, while the other had used a hammer to break the closets where the ornaments were kept. Suspects have received a quantity of gold and cash ready, then have walked in an unknown direction. Police have launched investigations into their identification and capture.

    Kamenice A family disagreement in the village of Kraacheva e Top allegedly ended with physical violence. A 51-year-old has denounced her 24-year-old daughter, who allegedly hit her with the keys to the house on the left of her head, near her eye, causing minor bodily injuries. Mother reported the case to the police four days after the incident, while the Prosecution has directed the initiative of the case for Daku in the family.

    Cline An investigation into fire has highlighted a suspected case of domestic violence. Police investigators, who had gone to the home of a 44-year-old man on the streets of Elir Merturi, have met his 71-year-old stepmother, who has confessed to being threatened and afraid of simplicity. She has declared that he has been practicing psychological violence and constantly threatened. After the indictment, at the Prosecution’s decision, 44-year-old has been detained for 48 hours.

    Kosovo field A 29-year-old allegedly stabbed her 23-year-old brother after a disagreement between them. His sister had threatened him with the words: I don’t get out of here until he’s got a knife in his hand. The case has been initiated as a Kanjellja within domestic violence, while 29-year-old has been banned for 48 hours.

    Prizren Two drugstores in Prizren have been put under investigation following an economic crime action, where medical products without authorization have been discovered for the Kosovo market. During their examinations, investigators have also found secret warehouses containing bannerless drugs in inappropriate conservation conditions. Kosovo customs has confiscated pharmaceutical products worth about 10 thousand euros, while two people — Ozan Pinduuk (30) and Shaban Hashani (47) — have been detained for 48 hours. The case is being investigated for criminal work production and distribution of harmful medical products.

    Hani of Elez A 25-year-old from Drenas, who was sought by the Constitutional Court in Pristina é branch in Drenas, has been banned at the Han border checkpoint in Elez. During police verification it has been found that there were arrest warrants for executing a prison sentence. After the ban, Bleorand Fadil Shala has been sent to the correctional institution in Dubrava, where she will serve the 80-day prison sentence.

    Pristina ão France Ramush Salihu, 42-year-old sentenced to nine years and six months in prison for rape, sexual harassment and false presentation as an official person, has been extradited from France to Kosovo. He was on an international quest at the order of the Foundation Court in Pristina. Salihu has arrived at Pristina International Airport HINA Jasharı on November 5th, around 20:35, while after completing the police procedures, he has been sent to the correctional institution for the penalty.

    SINJIL 24 When you slept, we accompanied Kosovo.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

    Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

    Hetimi për Alta Bankën në Serbi po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, pas arrestimit të pronarit të saj, Davor Macura, nën dyshimin për përvetësimin e rreth 45.5 miliardë dinarëve, apo afërsisht 380 milionë eurove. Hulumtimet e mediave investigative serbe kanë zbuluar edhe lidhje afariste mes Macurës dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe kryeterroristit që mori pjesë në sulmin terroristë në Banjskë

    Autoritetet serbe kanë nisur një hetim të gjerë ndaj pronarit të Alta Bankës, Davor Macura, dhe dy punonjësve të këtij institucioni financiar, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim të mjeteve në vlerë prej 45.556.596.250 dinarësh.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Macura dyshohet se, deri më 31 tetor 2026, kishte shfrytëzuar qasjen në kasafortën e bankës për të nxjerrë para, ndërsa dy punonjës të saj dyshohet se i kishin mundësuar hyrjen përmes kartelave të tyre ose duke ia dhënë kartelat përkatëse.

    Të tre personat u arrestuan më 2 nëntor, me urdhër të Prokurorisë për Krimin e Organizuar në Serbi.

    Dyshimet për 380 milionë euro

    Detaje të reja për mënyrën se si dyshohet se është realizuar skema janë publikuar nga portali hulumtues KRIK, i cili thotë se ka pasur qasje në urdhrin e prokurorisë për zhvillimin e hetimeve.

    Sipas dokumentit të siguruar nga KRIK, vetëm një pjesë e parave dyshohet se është nxjerrë fizikisht nga kasaforta e bankës.

    Rreth 370 milionë euro, sipas dyshimeve të prokurorisë të publikuara nga ky medium, ishin regjistruar si të hyra nga këmbimi valutor i kompanisë “Alta Pay”, por paratë nuk kishin arritur asnjëherë në kasafortën e bankës dhe dyshohet se kishin përfunduar te Macura.

    Pjesa tjetër, rreth 17 milionë euro, dyshohet se është nxjerrë fizikisht nga kasaforta.

    Në mesin e dëshmitarëve që prokuroria synon t’i marrë në pyetje, sipas KRIK-ut, është edhe guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviq.

    140 milionë euro të tërhequra brenda dy ditësh

    Një tjetër aspekt i rëndësishëm i rastit është gjendja financiare e bankës para revokimit të licencës.

    Sipas dokumentacionit të Bankës Popullore të Serbisë, të analizuar nga BIRN, më 30 shtator 2026, Alta Banka kishte raportuar se në arkën e saj kishte afro 60 miliardë dinarë në para të gatshme, vlerë që tejkalonte gjysmë miliardi euro.

    Megjithatë, BIRN vë në pikëpyetje nëse e gjithë kjo shumë ekzistonte fizikisht në kasafortën e bankës.

    Sipas të njëjtit dokumentacion, vetëm më 28 dhe 29 tetor, nga banka ishin tërhequr rreth 140 milionë euro në depozita. Identiteti i klientëve që i tërhoqën këto mjete nuk është bërë publik.

    BIRN raporton gjithashtu se rreth 400 milionë euro të depozitave të bankës në fund të shtatorit vinin nga sektori publik, ndërmarrjet publike dhe bankat në falimentim.

    Ekspertët e cituar nga BIRN kanë ngritur pikëpyetje për sasinë e parave të gatshme që banka deklaronte se kishte në kasafortë, duke vënë në dyshim nëse shumat e raportuara përputheshin me gjendjen reale.

    Lidhjet afariste të pronarit të bankës me Milan Radoiçiqin

    Rasti merr rëndësi të veçantë edhe për Kosovën për shkak të lidhjeve afariste të dokumentuara mes pronarit të Alta Bankës, Davor Macura, dhe Milan Radoiçiqit.

    Portali hulumtues BIRN kishte raportuar më herët se kompania “Danica Park”, në pronësi të Macurës, ishte investitore në ndërtimin e një objekti luksoz banesor në një parcelë në pronësi të Milan Radoiçiqit, në lagjen Dedinje të Beogradit.

    Sipas hulumtimit të BIRN-it, objekti i planifikuar kishte një sipërfaqe bruto prej rreth 1.550 metrash katrorë.

    Kompania e Macurës ishte shfaqur edhe në lidhje me prona të tjera në afërsi, përfshirë parcela që lidhen me Ljiljana Bozhoviqin, bashkëshorten e Zvonko Veselinoviqit, si dhe me afaristin Nikola Petroviq, i cili njihet si kumbar i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

    BIRN kishte dokumentuar lidhjet pronësore dhe investuese, por nuk ka publikuar dëshmi që Radoiçiq të jetë i përfshirë në veprat penale për të cilat po hetohet pronari i Alta Bankës.

    Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, është përmendur edhe në raste të tjera të hetimeve për krim të organizuar dhe është nën sanksione ndërkombëtare.

    Bankës iu revokua licenca

    Më 30 tetor, Banka Popullore e Serbisë ia revokoi licencën për operim Alta Bankës, duke bërë të ditur se gjendja financiare dhe likuiditeti i saj ishin përkeqësuar ndjeshëm.

    Sipas njoftimit zyrtar të bankës qendrore, vendimi u mor pas kontrolleve dhe masave të përkohshme, me qëllim mbrojtjen e depozituesve dhe kreditorëve.

    Administrimi i bankës iu kalua Agjencisë për Sigurimin e Depozitave, ndërsa u iniciuan procedurat përkatëse për hapjen e falimentimit.

    Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave serbe, Davor Macurës dhe dy të dyshuarve të tjerë u është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

    Macura i ka mohuar akuzat, sipas raportimeve mediatike, ndërsa pretendimet e prokurorisë mbeten pjesë e një procedure hetimore dhe nuk përbëjnë vendim gjyqësor për fajësinë e tij.

    Rasti i Alta Bankës po përcillet me interes në Serbi, jo vetëm për shkak të shumës së madhe të parave nën hetim, por edhe për shkak të marrëdhënieve afariste të pronarit të saj dhe pyetjeve që janë ngritur për mbikëqyrjen e institucionit nga autoritetet financiare serbe.

    Burimi: RTKLive

  • Sonte një tjetër Prime i BBVK5: Kush do të jetë i pari që largohet?

    Sonte një tjetër Prime i BBVK5: Kush do të jetë i pari që largohet?

    Sonte një tjetër Prime i BBVK5: Kush do të jetë i pari që largohet?

    Nëntë banorë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 janë në nominim dhe njëri prej tyre rrezikon të largohet nga gara.

    Antoneta, Dion, Zoja, Akili, Anjeza, Arlinda, Nichi, Adrian dhe Shqiponja janë banorët, fatin e të cilëve e ka në duar publiku.

    Sonte, në një tjetër Prime të BBVK5, vëmendja do të jetë te zhvillimet brenda shtëpisë, dinamikat mes banorëve dhe rezultati i televotimit.

    Prime-i transmetohet sonte në Klan Kosova, me fillim nga ora 21:00. /Klankosova.tv

  • Trump ka paralajmëruar mundësinë e vazhdimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit

    Trump ka paralajmëruar mundësinë e vazhdimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit

    Trump ka paralajmëruar mundësinë e vazhdimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit

    Presidenti amerikan Donald Trump u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit, konfirmuan zyrtarë të lartë amerikanë për Fox News.

    Sipas tyre, takimet u zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe të enjten. Zyrtarët vunë në dukje gjithashtu se të hënën, më 9 nëntor, në Lindjen e Mesme do të ketë hënë të re. Kjo do të thotë se gjatë natës nuk do të ketë pothuajse fare dritë hëne — kushte këto të favorshme për kryerjen e operacioneve ushtarake.

    Më herët të enjten, Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se Uashingtoni do të marrë një vendim në lidhje me vazhdimin e konfliktit.

    “A duam të vazhdojmë me sulme për të siguruar që programi bërthamor i Iranit të shkatërrohet dhe që kjo të mos ndodhë më kurrë?” pyeti Trump, duke shtuar:

    “Do të preferoja të mos e shkatërroja pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur, por mund të më duhet ta bëj. Do ta merrni vesh së shpejti.”

    Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) po finalizon përgatitjet për mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha në Iran, ndonëse ende nuk ka marrë një direktivë të re nga Uashingtoni, raporton Fox News, duke iu referuar Axios-it, i cili citon një zyrtar amerikan.

    Gjatë një bisede telefonike të enjten, kryeministri irakian Ali Faleh Al-Zaidi i tha Trumpit se territori irakian nuk duhet të përdoret për sulme kundër vendeve fqinje.

    “Kryeministri rikonfirmoi qëndrimin e Irakut, i cili bën thirrje për respektimin e sovranitetit të shteteve dhe për të siguruar që territori i tij të mos përdoret si bazë për agresion kundër vendeve fqinje,” thuhet në një njoftim nga zyra e kryeministrit irakian, të publikuar në platformën X.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump has warned of possibility of continuing military operations against Iran

    US President Donald Trump met with his national security team to discuss the possibility of relaunching military operations against Iran, senior US officials for Fox News confirmed.

    According to them, meetings were held at the White House on Wednesday and Thursday. Officials also noted that on Monday, November 9th, there will be new moons in the Middle East. This means that at night there will be almost no moon light at all in these favourable conditions for conducting military operations.

    Earlier Thursday, Trump told reporters in the Oval Office that Washington will make a decision about continuing the conflict.

    What do we want to continue with attacks to ensure that Iran’s nuclear program is destroyed and that it never happens again?

    I’d rather not destroy the rest of the country, if possible, but I might have to. You’ll soon know. )

    US Central Command ( CENTCOM is finalising preparations for the possibility of restarting major operations in Iran, although it has not yet received a new directive from Washington, Fox News reports, referring to Axios, who quoted an American official.

    During a telephone conversation Thursday, Iraqi Prime Minister Ali Falh Al-Zaidi told Trump that Iraqi territory should not be used for attacks against neighbouring countries.

    The prime minister reaffirmed Iraq’s stance, which calls for respecting state sovereignty and to ensure that its territory is not used as the basis for aggression against neighbouring countries, a report by the Iraqi prime minister’s office, published on the X platform, is reported.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e nëntorit

    Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e nëntorit

    Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e nëntorit

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor.

    Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare.

    Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

    LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR
    Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.
    Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.
    Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.
    Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

    Burimi: Insajderi

  • Albania publishes list for November two matches

    The Albanian national will play the C1 Group’s last two matches at UEFA Nations League, against Finland and Belarus. Reds trainer Rolando Maran has published the list of 27 football players gathered for these two important matches of November.

    The only innovation on this list is the defender of Dinamo City, Ysni Ismaili, who first receives the invitation to join the Albanian National.

    The Reds will launch November adventure with the match against Finland, which will be played on November 12th at the Air Albania Stadium at 20:45. Later, Albania will travel to Budapest, where it will face Belarus on November 15th, at the NHIlovvsky Rudolf Stadium at 6:00.

    LE FUTBOLINE STA GRUMLE
    Porters: Erit Berisha, Allen Sherry, Mario Daysinian.
    Defender: Berat Gjimshi, Arlind Ajjeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysa, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.
    Midfielder: Christian Aslan, Ylber Ramadani, Qazim Laci, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muci, Arber Hoxha, Taulant Sefer.
    Striker: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

    Source Layer: Insander

  • Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

    Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të përdorë të drejtën e vetos nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë të bashkëpunojnë në Kongres.

    “Demokratët dhe republikanët mund të jenë shumë produktivë nëse punojnë së bashku. Por, nëse nuk ndodh kjo, atëherë veprojmë kështu: VETO”, ka deklaruar Trump.

    Deklarata e tij vjen pas zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat demokratët siguruan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, duke ndryshuar raportet politike në Uashington.

    Me këtë rezultat, administrata Trump do të përballet me një Kongres të kontrolluar nga opozita, çka mund t’ia vështirësojë miratimin e ligjeve dhe zbatimin e agjendës së tij politike.

    Megjithatë, presidenti amerikan ka në dispozicion të drejtën e vetos për të bllokuar ligjet e miratuara nga Kongresi, përveç rasteve kur të dyja dhomat arrijnë ta tejkalojnë atë me dy të tretat e votave.

    Ndryshe, demokratët kanë siguruar 54 ulëse në Senatin amerikan, përfshirë dy senatorë të pavarur që bashkohen me ta, kundrejt 44 ulëseve të republikanëve.

    Ndërkohë, në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë 253 ulëse, ndërsa republikanët 157, duke forcuar kontrollin e tyre në të dyja dhomat e Kongresit. /Telegrafi/