Category: Lajme

  • Haxhiu u kërkon Grupeve Parlamentare koordinim për interesa të përbashkëta

    Haxhiu u kërkon Grupeve Parlamentare koordinim për interesa të përbashkëta

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në frymën e një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, me fokus në koordinimin e punës ndërmjet grupeve parlamentare.

    Ajo ka theksuar rëndësinë e respektimit të dallimeve politike dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët për çështjet me interes të përbashkët.

    “Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim”, ka shkruar Haxhiu.

    Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se qytetarët presin përgjegjësi dhe përkushtim nga përfaqësuesit e tyre, si dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre.

    Burimi: RTKLive

  • Hamilton sulmon sërish Leclercin: Është shumë agresiv në pistë

    Hamilton sulmon sërish Leclercin: Është shumë agresiv në pistë

    Tensionet mes dy pilotëve të Ferrarit duket se janë ende larg zgjidhjes, pasi Hamilton ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij gjatë qëndrimit në Interlagos të Brazilit, ku këtë fundjavë zhvillohet gara e radhës në Formula 1.

    Piloti britanik nuk e ka fshehur zhgënjimin për atë që ndodhi në Meksikë, duke pretenduar se Leclerc ka qenë tepër agresiv në përballjet mes tyre.

    “Po, mendoj se është shumë agresiv kur më sulmon në pistë. Nuk mund të them më shumë. Në Singapor ishte në brendësi kur sulmoi Verstappenin, por më pas u tërhoq. Në Meksikë situata ishte krejtësisht ndryshe. Nëse shikoni ish-bashkëlojtarët e tij, ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me Vettelin dhe Sainzin”, deklaroi Hamilton.

    Britaniku pranoi se ende është i frustruar nga incidenti dhe bëri të ditur se çështja do të diskutohet brenda skuadrës.

    “Jam ende i frustruar. Do të flasim me skuadrën kur të jetë momenti i duhur. Në Meksikë kishim mundësinë të fitonim për Ferrarin dhe madje të siguronim një dopietë pa shumë vështirësi. Duhet të punojmë që situata të tilla të mos përsëriten”, theksoi shtatë herë kampioni i botës.

    Hamilton foli edhe për marrëdhënien e Leclercit me Ferrarin, ku piloti nga Monako është pjesë prej tetë vitesh, duke pranuar se integrimi i tij në një skuadër me histori dhe hierarki të konsoliduar nuk ka qenë një sfidë e lehtë.

    “Charles është pjesë e kësaj skuadre prej tetë vitesh dhe është shumë i integruar. Gjithmonë e kam respektuar këtë aspekt. Kam punuar për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë me të dhe për të qenë në harmoni. Dua gjithmonë të kem respektin e të tjerëve. Nuk është e lehtë të integrosh një person si unë në skuadër, sepse jam shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për ndryshime”, përfundoi Hamilton.

    Ndërkohë, Leclerc nuk ishte i pranishëm në ditën e mediave në Interlagos, pasi ishte kthyer në Evropë për të qëndruar pranë familjes pas lindjes së fëmijës së tij.

    Burimi: RTKLive

  • Vitia viziton nënën dhe foshnjën e lindur përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor

    Vitia viziton nënën dhe foshnjën e lindur përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka vizituar nënën dhe foshnjën e parë të lindur nga një shtatzëni përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor.

    Vitia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo është një arritje e jashtëzakonshme në shëndetësi, një shpresë e mundësi për të gjithë që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e prindërimit.

    “Lind foshnja e parë përmes fertilizimit të asistuar mjekësor në QKUK. Sot vizitova nënën dhe vajzën e saj, foshnjën e parë të lindur nga një shtatzëni përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor. Arritje e jashtëzakonshme në shëndetësi, një shpresë e mundësi për të gjithë që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e prindërimit. Nënës i urova shumë gëzime pranë vajzës së saj, e vogëlushes jetë të gjatë e të shëndetshme!”, ka shkruar Vitia.

    Tutje ministri ka falënderuar të gjithë stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për angazhimin, profesionalizmin dhe kujdesin e pandërprerë ndaj pacientëve. /Telegrafi/


  • Palmer jashtë listës së Anglisë, vazhdojnë pikëpyetjet për raportin me Tuchelin

    Palmer jashtë listës së Anglisë, vazhdojnë pikëpyetjet për raportin me Tuchelin

    Cole Palmer nuk është përfshirë në listën e fundit të Përfaqësueses së Anglisë nga përzgjedhësi Thomas Tuchel, duke shtuar dyshimet për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar.

    Mesfushori ofensiv i Chelseat, 24-vjeçar, ka regjistruar vetëm tri paraqitje me Anglinë që prej momentit kur Tuchel mori drejtimin e “Tre Luanëve”.

    Ndeshjen e fundit me fanellën e Anglisë, Palmer e zhvilloi në mars, kundër Japonisë, ndërsa mungoi në grumbullimin e shtatorit pasi u tërhoq për shkak të një lëndimi.

    Më herët, Tuchel kishte shprehur shqetësimet e tij për mungesat e shpeshta të futbollistit, duke deklaruar se Palmeri “humbet shumë mundësi” për t’u paraqitur me Përfaqësuesen dhe duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë e tij për angazhimet ndërkombëtare.

    Në anën tjetër, 24-vjeçari po kalon një sezon aktiv me Chelsean. Ai ka qenë titullar në të nëntë ndeshjet e skuadrës londineze në Ligën Premier këtë edicion, duke realizuar tri gola dhe duke dhënë tri asistime.

    Anglia do të përballet me Kroacinë më 12 nëntor, përpara se tri ditë më vonë të udhëtojë drejt Spanjës për ndeshjen e radhës.

    Mungesa e Palmerit në këtë grumbullim i jep atij mundësinë për të pushuar para një periudhe të ngarkuar të sezonit dimëror, por njëkohësisht rikthen në vëmendje raportin e tij me përzgjedhësin Tuchel. /Telegrafi/

  • I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës - pritet ekstradimi

    I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës – pritet ekstradimi

    Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

    Ai është dënuar me 9 vite burgim për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit.

    Në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, bëri të mundur kapjen e Kol Ndojit, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

    Sipas njoftimit të Policisë, Ndoj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23 prill 2021, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

    Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë.

  • Matis Gashi, talenti i ri i KF Rilindja që po shkëlqen në akademinë e Villarreal CF në Spanjë

    Matis Gashi, talenti i ri i KF Rilindja që po shkëlqen në akademinë e Villarreal CF në Spanjë

    Një tjetër talent i madh i futbollit kosovar po dëshmon potencialin e tij në arenën ndërkombëtare.

    Bëhet fjalë për Matis Gashin, i lindur më 31.07.2017, futbollist i ri i KF Rilindja, i cili është përzgjedhur nga Villarreal CF për të qenë pjesë e një jave të veçantë të aktiviteteve dhe stërvitjeve me grupmoshat e reja në Spanjë.

    Matisi është përzgjedhur si njëri ndër talentët më të dalluar të gjeneratës së tij, duke treguar cilësi të jashtëzakonshme, përkushtim dhe talent të madh në futboll.

    Gjatë këtyre ditëve në akademinë e Villarreal CF, ai ka arritur të tregojë sukses të veçantë me grupmoshën e tij, duke lënë përshtypje shumë pozitive me paraqitjet dhe aftësitë e tij.

    Përveç përvojës së çmuar në stërvitjet e akademisë së njohur spanjolle, Matis Gashi pati edhe rastin të ndjekë nga afër ndeshjen e UEFA Champions League mes Villarreal CF dhe Paris Saint-Germain, ku me krenari përfaqësoi klubin e tij, KF Rilindja, përmes fanellës së klubit.

    Kjo përvojë për Matisin përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij futbollistik, duke i dhënë mundësinë të mësojë dhe të zhvillohet në një ambient të nivelit të lartë, përkrah futbollistëve dhe trajnerëve profesionistë.

    Matis Gashi është një talent i madh, me të ardhme premtuese, i cili po korr suksese që në hapat e parë të karrierës së tij futbollistike.

    Burimi: Dukagjini

  • Matis Gashi, the new talent of the Renaissance KF shining at the Royal CF Academy in Spain

    Another great talent of Kosovo football is proving its potential in the international arena.

    It’s about Matis Gashi, born in 31.07.2017, the new KF Renaissance football player, who was selected by Willarreal CF to be part of a special week of activities and exercises with young age groups in Spain.

    Matisse has been chosen as one of his generation’s most distinguished talents, showing extraordinary qualities, commitment and great talent in football.

    During these days at the Vilarreal CF academy, he has managed to show special success with his age group, leaving a very positive impression on his performance and abilities.

    In addition to a valuable experience in the exercises of the renowned Spanish academy, Matis Gashi also had the opportunity to follow closely the W. EFA Champions League between Willarreal CF and Paris Saint-Germain, where he proudly represented his club, KF Renaissance, through club fan.

    This experience for Matisse is an important step in its football journey, enabling him to learn and develop in a high – level environment, alongside football players and professional trainers.

    Matis Gashi is a great talent, with a promising future, which has been reaping successes since the first step in his football career.

    Source Layer: Dukeagini

  • Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për punën e Kuvendit

    Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për punën e Kuvendit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për punën e Kuvendit dhe organizimin e seancave parlamentare në muajt në vijim.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në frymën e një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, ku u trajtuan prioritetet e Kuvendit dhe puna që i pret deputetët.

    “Sot prita në takim kryetaret dhe kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv për punën që na pret, prioritetet si Kuvend si dhe për organizimin e seancave parlamentare në muajt në vijim.

    Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim.
    Qytetarët presin nga ne përgjegjësi, përkushtim dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre”, ka shkruar Haxhiu.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhiu meets parliamentary leaders, discuss Parliament work

    Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu has hosted today’s meeting with the heads of parliamentary groups with whom she has discussed the work of the Parliament and the organisation of parliamentary sessions in the coming months.

    Through a post, Haxhiu has announced that the meeting took place in the spirit of an open and constructive discussion, where the Parliament priorities and the work awaiting MPs were addressed.

    Today I waited at the meeting for the heads and heads of parliamentary groups, with whom we held an open and constructive discussion on the work ahead, priorities like the Parliament, as well as the organisation of parliamentary sessions in the coming months.

    In the country, each parliamentary group represents different beliefs and attitudes, and that is a natural part of democratic pluralism. It is important for common interests to have full co-ordination, respect differences, and find common language where opportunities for cooperation exist.
    Citizens expect from us responsibilities, commitment and decision making that address their needs and concerns, providing concrete answers to their expectations, Haxhiu wrote.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kurti flet për rritje, por ekonomia mbetet e varur nga importi

    Kurti flet për rritje, por ekonomia mbetet e varur nga importi

    Kurti flet për rritje, por ekonomia mbetet e varur nga importi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se deficiti tregtar vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore të ekonomisë së vendit, pavarësisht rritjes ekonomike të shënuar.

    Ai i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë, transmeton Klankosova.tv

    “Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar, na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025, Kosova importoi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliard euro. Edhe në vitin 2026, pavarësisht rritjes së eksportit, hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, ka deklaruar ai, raporton EO.

    Kurti ka theksuar se zhvillimi i ekonomisë qarkore dhe rritja e konkurrueshmërisë janë ndër prioritetet e programit të tij qeverisës.

    “Shtylla e parë e programit tonë qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe konkurruese. Prandaj, nisja e projektit për zhvillimin e parqeve eko-industriale është në linjë të plotë me orientimin tonë strategjik dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si do të zhvillohet industria dhe ekonomia e Republikës sonë në vitet në vijim”, ka thënë ndër të tjera Kurti.