Category: Lajme

  • End cases in Gjakova, police launch investigations

    – What?A person has been found without life signs Thursday evening in Gjakova.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, relevant police units and medical team have emerged at the site, where the doctor’s death has been recorded.

    By order of the prosecutor, the lifeless body was sent to the Institute of Legal Medicine ( IML to exhibit.

    The circumstances of tragic events are not known yet, but the case has already been initiated. /Klankosova. tv

  • Dhunë në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira – viktima merr trajtim mjekësor

    Dhunë në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira – viktima merr trajtim mjekësor

    Dhunë në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira – viktima merr trajtim mjekësor

    Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor në Kamenicë.

    Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur vetëm të enjten në organet e rendit.

    Në këtë rast, të përfshira kanë qenë dy femra.

    “Kamenicë / 01.11.2026 – 19:00. Më 05.11.2026 Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

    Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje & Lëndim i lehtë trupor”. /Klankosova.tv

  • Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!

    Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!

    Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka shpërndarë mesazhin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka dhënë nga Haga.

    Me foton e Thaçit të shpërndarë në Facebook, Balla ka shkruar “Atdheu të pret President”.

    May be an image of text

  • Rastet e dhunës në rajonin e Pejës, një burrë ndalohet - tjetri lirohet

    Rastet e dhunës në rajonin e Pejës, një burrë ndalohet – tjetri lirohet

    Rastet e dhunës në rajonin e Pejës, një burrë ndalohet - tjetri lirohet

    Për dy raste të dhunës në familje ka raportuar Policia Rajonale në Pejë, që janë denoncuar gjatë ditës së djeshme.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Klinë, më 5 nëntor, rreth orës 13:30, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës në familje ndaj një gruaje.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv

    Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në Pejë, rreth orës 17:00, ku një grua ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj saj.

    Në këtë rast, të dy palët janë intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

  • Prokuroria jep detaje për grupin kriminal nga Kumanova i përfshirë në zhvatje dhe pastrim parash

    Prokuroria jep detaje për grupin kriminal nga Kumanova i përfshirë në zhvatje dhe pastrim parash

    Një hua prej 4 mijë euro, e cila duhej të kthehej brenda një muaji, u shndërrua në një makth për një grua nga Maqedonia e Veriut. Edhe pse ajo ia kishte kthyer të gjithë shumën personit që ia kishte dhënë borxh, bashkë me kamatën e dakorduar prej 2.500 eurosh, kërkesat ndaj saj nuk përfunduan aty.

    Sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, personi që i kishte dhënë paratë kërkoi më pas ta përdorte llogarinë e saj bankare për të qarkulluar para të përfituara nga zhvatja. Kur gruaja refuzoi, nisën kërcënimet.

    Madje, sipas hetimeve, asaj iu kërkua që automjetin e saj ta vendoste si peng për borxhe që në të vërtetë nuk ekzistonin. Për këtë qëllim, të dyshuarit përgatitën dokumente fiktive, falsifikuan nënshkrimin e saj dhe i vërtetuan te noteri pa dijeninë e saj. Prokuroria thotë se grupi nuk u ndal me kaq. Duke shfrytëzuar dokumentet e falsifikuara, ata vazhduan t’i bënin presion gruas që t’ua dorëzonte automjetin dhe të shlyente një borxh të pretenduar prej një milion denarësh.

    Në njoftimin e Prokurorisë përshkruhet edhe mënyra se si funksiononte grupi.

    “Në një periudhë më të gjatë kohore, përkatësisht që nga viti 2021, grupi i formuar nga i dyshuari i parë nga Kumanova, me kërcënime të rënda ka zhvatë para nga persona të dëmtuar, duke i detyruar dhe më së shpeshti duke shfrytëzuar varësinë e tyre për shkak të huave të mëparshme. Edhe pse të dëmtuarit i kishin kthyer shumat e dakorduara, të dyshuarit vazhdonin t’u kërkonin pagesa shtesë, ndërsa llogaritë e tyre i përdornin për të transferuar shuma të mëdha parash të përfituara nga zhvatja, duke i paraqitur ato si hua formale dhe më pas duke i tërhequr në para të gatshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Një tjetër viktimë kishte marrë dy herë nga 180 mijë denarë hua, në vitin 2021. Paratë i nevojiteshin për trajtimin mjekësor të bashkëshortes. Edhe pse i kishte kthyer të gjitha mjetet sipas marrëveshjes, të dyshuarit vazhduan t’i kërkonin pagesa shtesë në emër të kamatës. Sipas Prokurorisë, duke e shfrytëzuar këtë gjendje varësie, ata e detyruan edhe këtë person që llogarinë e tij bankare ta përdornin për transferimin e shumave të mëdha të parave të përfituara nga zhvatja.

    Për këto raste, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë hetimore ndaj katër personave, të dyshuar për pjesëmarrje në bashkim kriminal, pastrim parash dhe zhvatje. Për tre prej tyre është kërkuar masa e paraburgimit, ndërsa personi i katërt prej një periudhe ndodhet jashtë vendit.

    Në këtë rast është përfshirë edhe një noter, i dyshuar për punë të pandërgjegjshme në shërbim, pasi kishte lejuar vërtetimin e dokumenteve të rreme. Për të është kërkuar caktimi i masave të kujdesit. Hetimi është në vazhdim, ndërsa të dyshuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

  • Owono përballet me një pezullim të madh për ndërhyrjen e rrezikshme që i parapriu vdekjes së De Miguel

    Owono përballet me një pezullim të madh për ndërhyrjen e rrezikshme që i parapriu vdekjes së De Miguel

    Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është ende duke pritur të mësojë ndëshkimin e tij pas kartonit të kuq të marrë kundër Tenerifes, me komitetin disiplinor që e ka shtyrë vendimin e tij.

    Portieri u përjashtua pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj lojtarit të Tenerifes, Jesus de Miguel, i cili u lëndua rëndë në incident dhe më pas ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

    Sipas gazetës spanjolle AS, portieri Owono mund të përballet me një pezullim prej tetë deri në 12 ndeshjesh.

    Komiteti shpjegoi se ndeshja kishte përfunduar vetëm të mërkurën pas një vendimi nga gjyqtari i garave profesionale, që do të thotë se çështjet disiplinore që rrjedhin nga ndeshja do të trajtohen në një datë të mëvonshme.

    Raporti i gjyqtarit deklaroi se Owono e kishte goditur një kundërshtar me forcë të tepruar duke përdorur këmbën e ngritur ndërsa po luftonte për topin.

    Çështja do të vlerësohet sipas neneve 130 dhe 102 të Kodit Disiplinor. Ky i fundit parashikon një pezullim prej katër deri në 12 ndeshjesh kur sjellja e dhunshme rezulton në pasoja të rënda.

    Komiteti pritet të shpallë vendimin e tij në ditët në vijim. Sulmuesi i Andorrës, Lautaro, dhe portieri i Tenerifes, Dani Martin, të cilët gjithashtu u përjashtuan, janë duke pritur dënimet e tyre përkatëse. /Telegrafi/

  • Gjendet një person pa shenja jete në Gjakovë, rasti po hetohet

    Gjendet një person pa shenja jete në Gjakovë, rasti po hetohet

    Është raportuar për një person pa shenja jete.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Gjakovë.

    Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

  • BE-ja humb 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale, Franca dhe Gjermania më të goditurat

    BE-ja humb 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale, Franca dhe Gjermania më të goditurat

    BE-ja humb 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale, Franca dhe Gjermania më të goditurat

    Vendet e Bashkimit Evropian humbin rreth 60 miliardë euro të ardhura tatimore çdo vit, si pasojë e transferimit të fitimeve nga kompanitë shumëkombëshe drejt parajsave fiskale, ku normat e tatimit janë më të ulëta.

    Sipas një analize të organizatës “Tax Justice Network”, korporatat e mëdha përdorin juridiksione me tatime të favorshme për të deklaruar fitimet, në vend të shteteve ku zhvillojnë realisht aktivitetin e tyre ekonomik.

    Humbjet më të mëdha i pësojnë Franca dhe Gjermania. Franca humb rreth 13.1 miliardë euro në vit, ndërsa Gjermania 11.8 miliardë euro. Së bashku, këto dy shtete përbëjnë 42 për qind të humbjeve të përgjithshme të BE-së.

    Në mesin e vendeve të tjera të prekura janë Spanja, me 4.8 miliardë euro humbje në vit, Polonia me 4.7 miliardë dhe Belgjika me 4.1 miliardë euro. Italia humb rreth 3.6 miliardë euro, ndërsa Holanda 3.5 miliardë euro.

    Një pjesë e konsiderueshme e këtyre humbjeve lidhet me territoret britanike që shërbejnë si parajsa fiskale. Sipas analizës, rreth tetë miliardë euro nga humbjet e vendeve të BE-së lidhen me këtë rrjet, ku përfshihen Ishujt e Virgjër Britanikë, Ishujt Kajman dhe Bermudet.

    Transferimi i fitimeve ndodh kur kompanitë deklarojnë të ardhurat në vende me tatime më të ulëta, duke zvogëluar fitimin mbi të cilin duhet të paguajnë tatime në shtetet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.

    Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), shumica e këtyre praktikave nuk janë të paligjshme, por ato dëmtojnë sistemet tatimore dhe ulin të ardhurat e buxheteve shtetërore.

    Humbje të mëdha nga këto praktika pëson edhe Mbretëria e Bashkuar, e cila vlerësohet se humb rreth 14.7 miliardë euro në vit.

    Në nivel global, dëmi është edhe më i madh. Kur përfshihen edhe pasuritë e padeklaruara të individëve të pasur në llogari jashtë vendit, humbjet nga abuzimet tatimore vlerësohen në rreth 416 miliardë euro në vit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • EU loses 60 billion euros annually in fiscal paradise, France, and Germany most hit

    European Union countries lose about 60 billion euros in tax revenues annually as a result of the transfer of profits from multinational companies to fiscal paradises, where tax rates are lower.

    According to an analysis of the organisation ʹTax Justice Network, large corporations use favorable tax jurisdictions to declare profits instead of countries where they actually develop their economic activity.

    The biggest losses suffer from France and Germany. France loses around 13.1 billion euros annually, while Germany loses 11.8 billion euros. Together, these two states account for 42 percent of the overall EU losses.

    Among other affected countries are Spain, with 4.8 billion euros a year in losses, Poland with 4.7 billion and Belgium at 4.1 billion euros. Italy loses about 3.6 billion euros, while the Netherlands loses 3.5 billion euros.

    A considerable part of these losses is related to British territories that serve as a fiscal paradise. According to the analysis, about eight billion euros from EU countries’ losses are linked to this network, including the British Virgin Islands, the Kayman Islands and Bermudtes.

    The transfer of profits occurs when companies declare revenue in lower taxes, reducing the profit on which to pay taxes in the countries where they exercise their activity.

    According to the Organization for Economic Co-operation and Development ( O The majority of these practices are not illegal, but they damage tax systems and lower state budget revenues.

    The United Kingdom, which is estimated to lose some 14.7 billion euros a year, also suffers major losses from such practices.

    On a global level, the damage is even greater. When undeclared assets of individuals in accounts abroad are included, losses from tax abuse are estimated at about 416 billion euros annually.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

    Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

    Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

    Gjykata Themelore në Beograd tha ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për nëntë ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të policisë serbe lidhur me dyshimet për keqtrajtim të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në Serbi.

    Masa u caktua nga ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike në Beograd, e cila i akuzon të dyshuarit se më 14 gusht, në garazhin e Qeverisë së Serbisë, në cilësinë e zyrtarëve të kësaj njësie, duke përdorur forcën dhe kërcënimet, u kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të mëdha studentëve dhe qytetarëve të dëmtuar, me qëllim që të merrnin prej tyre informacione, si dhe me qëllim që t’i frikësojnë dhe ndëshkojnë në mënyrë të paligjshme.

    Sipas prokurorisë në Beograd, ata kanë kryer veprën penale të keqtrajtimit dhe torturës.

    Në mesin e nëntë të dyshuarve, të cilëve u është caktuar paraburgimi, është edhe komandanti aktual i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit, Igor Zhmiriq, si dhe persona të tjerë të identifikuar me V.L., J.O., B.J., D.V., N.D., N.F., Z.V. dhe M.V.

    Siç bëri të ditur gjykata në Beograd, masa e paraburgimit u shqiptua pasi ka dyshime se nëse të pandehurit do të liheshin të lirë do të mund ta pengonin procedurën penale, duke ndikuar te dëshmitarët.

    Ata dyshohen se kanë kryer një vepër penale që ka elemente të dhunës, vepër për të cilën, sipas ligjeve në Serbi, parashihet burgim deri në pesë vjet burgim.

    Ndërkaq, ish-shefi i Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara, Marko Kriçak, aktualisht shef i Drejtorisë së Policisë Kriminale, veçse ndodhet në paraburgim. Prokuroria e ka cilësuar atë si të dyshuarin kryesor për këtë rast.

    Ai dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare lidhur me vrasjen në restorantin “27”, në lagjen Senjak.

    Kriçak kishte drejtuar një aksion policor në një restorant në lagjen Senjak, ku fillimisht, në kallëzimin penal të policisë për këtë krim ishte përfshirë Vesellin Milliq, i cili në atë kohë, përveçse ishte ndihmësdrejtor, ishte edhe shef i policisë së Beogradit.

    Ai u bë i njohur për publikun në Serbi pasi studentja Nikolina Singjeliq e akuzoi për kërcënim dhe brutalitet policor të kryera në garazhin e ndërtesës së ekzekutivit në Serbi, gjatë protestave të vitit të kaluar në Serbi, dhe ngriti kallëzim penal kundër tij.

    Studentët në Serbi kishin organizuar protesta kundër autoriteteve serbe, pas shembjes së strehës prej betonit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku kishin vdekur 16 persona.

    Një lëvizje politike, që doli nga këto protesta, e quajtur Lista Studentore, i fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 tetor, duke larguar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin Aleksandar Vuçiq.

    Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën më 5 nëntor, duke i hapur rrugë konstituimit të Parlamentit dhe Qeverisë së re të Serbisë./REL/

    Burimi: Insajderi