Category: Lajme

  • Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

    Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

    Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

    Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një vendim të veçantë për fanellën me numrin 10, e cila për vite me radhë është mbajtur nga Lionel Messi.

    Sipas raportimeve të mediumit argjentinas “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e bartë këtë numër në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, shkruan Indeksonline.

    Kështu, fanella ikonike e numrit 10 do të mbetet e papërdorur, pas tërheqjes së Messit nga futbolli ndërkombëtar në shtator, sipas raportimit në fjalë.

    Ende nuk është marrë një vendim se cili futbollist do ta trashëgojë këtë numër në të ardhmen.

    Për Argjentinën, numri 10 ka një simbolikë të veçantë, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda si Diego Maradona.

    Burimi: Insajderi

  • Argentina has its mark on Mess, no one can wear a legendary fan.

    The Argentina national has made a special decision on the fanella number 10, which has been held for years by Lionel Messi.

    According to silver medium reports The TiC Sport, choice Lionel Scalon, has decided that no footballer will wear this number in the two friendly matches of November, writes Indexline.

    Thus, the iconic fanele of number 10 will remain unusable, following the withdrawal of Mess from international football in September, according to the reporting in question.

    A decision has not yet been made as to which footballer will inherit this number in the future.

    For Argentina, the number 10 has a unique symbol, for besides the Mess, it has been carried by legends like Diego Maradona.

    Source Layer: Insander

  • Dardanët e futsallit sonte sfidojnë Italinë, LIVE në RTK

    Dardanët e futsallit sonte sfidojnë Italinë, LIVE në RTK

    Dardanët dhe italianët do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

    Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Italinë.

    Gjatë katër ditëve të fundit, Dardanët kanë zhvilluar përgatitje intensive, duke punuar në të gjitha aspektet për këtë sfidë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.

    Lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë gati për ndeshjen dhe presin mbështetjen e madhe të tifozëve sonte, në mënyrë që së bashku të synojnë një tjetër fitore në këtë fazë të kualifikimeve.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Italisë nis në orën 20:00.

    Burimi: RTKLive

  • The pediments tonight challenge Italy, LIVEs at RTK

    The Dardans and the Italians will meet in the Palace of Youth and Sports, a match you can attend at RTK.

    Our Nationale last night has held his final pre-face training with Italy.

    During the last four days, the Dardanians have developed intensive preparations, working on all aspects of this important challenge to a strong opponent.

    The players and staff of the Nationals are ready for the match and await the great support of fans tonight, so together they can aim for another victory at this stage of qualifications.

    The match between Kosovo and Italy starts at 8:00.

    Source Layer: RTKLive

  • Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

    Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

    Nëse pini alkool rregullisht gjatë javës, mund t’ia atribuoni gjumin e keq dyshekut, kafeinës ose ekraneve para gjumit.

    Nutricionistët thonë se vetëm një javë pa pirë alkool mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, si dhe tretjen dhe energjinë gjatë ditës. Edhe pse alkooli mund t’ju bëjë të përgjumur, ai e bën më të vështirë për trupin të marrë gjumin e thellë dhe restaurues që i nevojitet, shkruan Real Simple.

    Alicia Galvin, një nutricioniste, thotë se edhe një javë pa alkool mund të përmirësojë cilësinë e gjumit.

    “Edhe pse alkooli mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, ai mund të shtypë gjumin REM, të rrisë numrin e zgjimeve gjatë natës dhe ta bëjë gjumin të ndërprerë në gjysmën e dytë të natës. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz flenë më thellë dhe zgjohen më të pushuar pas disa netësh pa alkool”, shpjegon Galvin.

    Alkooli ndikon gjithashtu në zorrë, gjë që ndikon edhe në gjumë. Sipas Galvin, zorra dhe truri komunikojnë në të dyja drejtimet, kështu që një ekuilibër më i mirë i mikrobiotës së zorrëve dhe më pak inflamacion mund të kontribuojnë në rregullim më të mirë të gjumit me kalimin e kohës.

    Galvin pohon se pas një jave pa alkool, zgjoheni më rrallë gjatë natës, keni më shumë gjumë REM dhe gjumë restaurues, jeni më të pushuar në mëngjes dhe keni më shumë energji dhe një mendje më të qartë gjatë ditës. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë më pak gërhitje dhe mund të vihen re përmirësimet e para në funksionin e zorrëve.

    Nutricionistja Kezia Joy thotë se do të jeni më të hidratuar menjëherë.

    “Ndalimi i konsumimit të alkoolit vetëm për një javë do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar më gjatë. Gjithashtu do të zvogëlojë fryrjen dhe efektet e tjera të dehidratimit”, thotë ajo.

    Sipas saj, mund të prisni energji, humor dhe oreks më të qëndrueshëm, si dhe përqendrim më të mirë.

  • Aktori turk Ozan Guven refuzoi rolin e Sulltanit në "Sulejmani i Madhërishëm", hyri në serial pas vdekjes së skenaristes

    Aktori turk Ozan Guven refuzoi rolin e Sulltanit në “Sulejmani i Madhërishëm”, hyri në serial pas vdekjes së skenaristes

    Aktori turk Ozan Guven zbuloi se skenaristja Meral Okay i ofroi fillimisht rolin e Sulltanit të cilin ai e refuzoi. Ai e pranoi Rustem Pashën vetëm pas vdekjes së saj, kur producentja i tregoi një shënim që ajo kishte shkruar për të.

    Guven, i cili mbahet mend nga publiku si Rustem Pasha nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, ia tregoi historinë publikut në shfaqjen e tij “OMG”, raportuan mediat turke.

    Siç tha ai, Meral Okay e telefonoi ndërsa projekti ishte ende në përgatitje dhe i ofroi rolin e Sulltanit. Në atë kohë, ai po fillonte xhirimet e serialit “Canim Ailem” me Ugur Yucel, kështu që e refuzoi ofertën.

    “Unë të ofroj një sulltan, dhe ti do të luash rolin e kamerierit?”, tregoi Guven reagimin e skenaristit.

    Pasi përfundoi seriali “Canim Ailem”, Meral Okay ndërroi jetë. Pak më vonë, Guven u telefonua nga producenti Timur Savci dhe i tha se personazhi i Rustem Pashës po hynte në serial dhe e pyeti nëse e donte rolin.

    Guveni hezitoi sepse sapo kishte mbaruar serinë e dytë. Pastaj Savci i dha një copë letër në të cilën Meral Okay e kishte shkruar për të.

    “Të nesërmen isha në një fushatë për në Tabriz!” tha Guveni.

    Ai hyri në serial si Rustem Pasha në vitin 2013 dhe, siç thotë vetë, nuk ka asnjë keqardhje.

    «Është mirë që kam luajtur, përndryshe do ta kisha shumë zili një koleg që do të luante Rustem Pashën», tha ai.

    Në dhjetor të vitit 2016, Ozan Guven vizitoi Sarajevën, së bashku me Meryem Uzerli, e cila luajti rolin e Hurem në “Sulejmani i Madhërishëm”, ku prezantuan filmin “Plaga e Nënës Sime”.

  • BDI: Në Akademinë Ushtarake asnjë kadetë shqiptar

    BDI: Në Akademinë Ushtarake asnjë kadetë shqiptar

    Nga BDI thonë se për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnjë kadet shqiptar.

    Sipas BDI-së, ky fakt ngre pikëpyetje serioze për rolin dhe ndikimin e VLEN-it në institucionet shtetërore ku përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë jo vetëm parim deklarativ, por edhe realitet institucional.
    “Por përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te VLEN-i. Qeveria duhet të kuptojë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes respektimit të barazisë, përfaqësimit dhe marrëveshjeve politike. Edhe më shqetësues është fakti se raste të tilla e cenojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, dobësojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ndër-etnike”.
    “VLEN-i duhet të japë përgjigje: Ku mbeti përfaqësimi që premtohej? Sepse kështu nuk ndërtohet mirëbesimi, nuk respektohet përfaqësimi dhe nuk forcohet bashkëjetesa institucionale. Kështu nuk përfaqësohen shqiptarët! Përfaqësimi nuk është privilegj, por parim. Dhe ai nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike!”, thonë nga BDI.

  • Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

    Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

    Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

    Katër raste të reja të dhunës në familje janë regjistruar në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të ri të Policisë së Kosovës.

    Autoritetet njoftojnë se këto incidente kanë ndodhur në katër komuna të ndryshme: në Kamenicë, Klinë, Pejë si dhe në Vushtrri.

    Raporti i plotë:

    DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

    Kamenicë / 01.11.2026 – 19:00. Më 05.11.2026 Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.

    DHUNË NË FAMILJE

    Klinë / 05.11.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Pejë / 05.11.2026 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    Vushtrri / 05.11.2026 – 21:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

    Burimi: Insajderi

  • Four cases of domestic violence during the last 24 hours

    Four new cases of domestic violence have been registered at the country’s level over the past 24 hours, according to the new Kosovo Police report.

    Authorities report these incidents have occurred in four different municipalities — in Kamenica, Kline, Peja, and Vushtrri.

    Full report:

    DHU WRITER IN FAMILY& TRUPOR ENJOY

    Kamenice / 01.11.2026 In 05.11.2026 Kosovo female victim has reported police that she was attacked by an alleged Kosovo female. The victim has accepted medical treatment, while the suspect has been interviewed and in consultation with the prosecutor has initiated the case and continues to be investigated.

    DHU WRITER IN FAMILY

    Cline / 05.11,2026 13:30. The Kosovo male suspect has been arrested due to suspicion that he had carried out the upper work on Kosovo’s female victim. The suspect with the prosecutor’s decision has been taken into custody.

    Pay / 05.11.2026 5 o’clock. Kosovo’s female victim has reported that after a dispute of Kosovo’s male suspect has carried out the above-rated work against her. The sides have been interviewed and, at the prosecutor’s decision, released in regular procedure.

    DHU WRITER IN FAMILY

    Vushtrri / 05.11,2026 21:40. Kosovo’s female victim has reported that after a dispute, it was attacked by Kosovo’s male suspect. The victim has accepted medical treatment while the suspect is on the run. The case is being investigated by relevant police teams.

    Source Layer: Insander

  • Hetohet një rast i vdekjes në Drenas

    Hetohet një rast i vdekjes në Drenas

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të hetimit të vdekjes në Drenas.

    Policia në raportin 24 orësh njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Drenas 05.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është alivanosur. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport. /Telegrafi/