Category: Lajme

  • Nata e evropianëve në NBA – Wemby, Luka dhe Jokić me arritje individuale udhëheqin skuadrat drejt fitoreve

    Nata e evropianëve në NBA – Wemby, Luka dhe Jokić me arritje individuale udhëheqin skuadrat drejt fitoreve

    Nata e evropianëve në NBA – Wemby, Luka dhe Jokić me arritje individuale udhëheqin skuadrat drejt fitoreve

    Mbrëmja e së mërkurës solli paraqitje spektakolare nga superyjet evropianë, që po vazhdojnë të lënë gjurmë në NBA.

    Victor Wembanyama, Luka Dončić dhe Nikola Jokić, të cilët jo vetëm që udhëhoqën skuadrat e tyre drejt fitoreve, por regjistruan edhe arritje të jashtëzakonshme individuale.

    Në një mbrëmje me 14 ndeshje në program, vëmendjen kryesore e morën tre basketbollistët evropianë, me Wembanyaman që ishte protagonist i një paraqitjeje historike.

    Francezi realizoi 52 pikë, 24 kërcime dhe 8 bllokada në fitoren dramatike të San Antonio Spurs ndaj Dallas Mavericks, me rezultat 112:111. Përveç rekordit personal në pikë dhe kërcime, 22-vjeçari hyri në historinë e NBA si lojtari i parë që nga viti 1974, pas Bob McAdoo, që regjistron të paktën 50 pikë, 20 kërcime dhe 5 bllokada në një ndeshje. Se Wemby do të kishte një mbrëmje rekordesh, paralajmëroi paraqitja e tij që në pjesën e parë, të cilën e mbylli me 29 pikë, 15 kërcime dhe 5 bllokada, ndërsa në fund ishte vendimtar për t’ia siguruar San Antonios fitoren e gjashtë radhazi.

    Në anën tjetër, Luka Dončić vazhdoi me formën e jashtëzakonshme në këtë fillim të sezonit. Ai shënoi 40 pikë, duke shtuar edhe 9 kërcime dhe 7 asistime, në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Sacramento Kings, 116:103. Për Dončić, kjo ishte ndeshja e tij e gjashtë radhazi me të paktën 35 pikë të realizuara. Magjistari slloven, u bë lojtari i parë që nga Michael Jordan në sezonin 1988/89, i cili shënon më shumë se 300 pikë në tetë ndeshjet e para të sezonit.

    Ndërkohë, Nikola Jokić vazhdoi të dëshmojë pse konsiderohet një prej basketbollistëve më të kompletuar të gjeneratës së tij. Në fitoren bindëse të Denver Nuggets ndaj Toronto Raptors, 128:109, ai regjistroi 32 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime, duke realizuar “triple-double” e tretë të sezonit dhe të 201 në karrierën e tij.

    Kështu, një mbrëmje e vetme në NBA, u shndërrua në një tjetër demonstrim të ndikimit të jashtëzakonshëm të basketbollistëve evropianë. Wembanyama me një paraqitje historike, Dončić me një tjetër shpërthim ofensiv dhe Jokić me një tjetër triple-double, të tre duke udhëhequr skuadrat e tyre drejt fitoreve.

  • The Night of Europeans at NBA Wemby, Luka and Jokıh with individual achievements leads the teams to victory

    MWednesday’s making brought spectacular performances by European super-welcomes, which are continuing to leave a mark on the NBA.

    Victor Wembyama, Luca Dončić, and Nikola Jokı, who not only led their teams to victory but also recorded extraordinary individual achievements.

    On an evening of 14 matches in the programme, three European basketball players, with Wembalyaman protagonist on a historical presentation, received the main attention.

    The Frenchman achieved 52 points, 24 jumps and 8 blockades in San Antonio Spurs’ dramatic victory over Dallas Mavericks, with 112:11. In addition to the personal record at points and jumps, 22-year-old entered NBA history as the first player since 1974, after Bob McAdoo, recording at least 50 points, 20 jumps and 5 blockades in a match. That Wemby would have an evening of record records, warned him that in the first part, which he closed with 29 points, 15 jumps and 5 blockades, while in the end was crucial to ensuring San Antonio’s sixth consecutive victory.

    On the other hand, Luca Dončić continued with the extraordinary form at this beginning of the season. He scored 40 points, adding 9 dances and 7 assistings to Los Angeles Lakers’ victory over Sacradeo Kings, 116:03. For Dončey, this was his sixth consecutive match with at least 35 points accomplished. The Slovenian magician became the first player since Michael Jordan in the 1988/89 season, which marks more than 300 points in the first eight season matches.

    Meanwhile, Nikola Yokiić continued to testify why he is considered one of his generation’s most complete basketball players. In Denver Nuggets’ convincing victory over Toronto Raptores, 128:109, he recorded 32 points, 11 assets and 10 jumps, performing the third period and 201 in his career.

    So a single NBA evening was turned into another demonstration of the extraordinary influence of European basketball players. Wembyyama with a historical presentation, Donči was with another offensive explosion and Yokiʹ with another triple-Double, all three leading their teams to victory.

  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat e SPAK-ut: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat e SPAK-ut: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat e SPAK-ut: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka akuzuar biznesmenin e njohur Ram Geci, pronar i shoqërisë “Geci shpk“, në kuadër të një hetimi të gjerë për korrupsion me tenderët publikë ku përfshihen mbi 30 zyrtarë dhe sipërmarrës.

    Geci akuzohet për falsifikim të dokumenteve të kryer më shumë se një herë, proces ky që dyshohet se shërbeu për manipulimin e procedurave tenderuese. Sipas dosjes hetimore, kontratat publike pëfitoheshin përmes marrëveshjeve jashtëprocedurale, me dyshimet për ndërhyrje deri te niveli i kryeministrisë.

    Nëse GJKKO do ta pranojë aktakuzën, themeluesi i kompanisë ndërtuese rrezikon një dënim nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim, bazuar në nenin 186 të Kodit Penal.

    Gjatë viteve të fundit, Ramë Geci, përmes kompanisë Geci shpk ka përfituar rreth 90 milionë euro fonde publike përmes tenderave i vetëm dhe në bashkëpunim.

    Bazuar në dosjen e SPAK për aferat me tenderat e rrugëve, në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ram Geci, i cili kërkonte tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’. Vis Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ram Geci kryeministrin. Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy kishin bërë një xhiro në kantierin e Unazës së Madhe.

    Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit kompaninë Geci shpk me pronar Ram Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit. Meqenëse fituesi është caktuar me pazar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.

    Të akuzuarit

    Belinda Balluku, shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie

    Pandeli Carapuli, pastrim parash

    Igli Tare Pastrim parash në 2 raste

    Joana Bushi, pastrim parash

    Arbër Abazi, korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

    “Alko Impex General Construction”, korrupsion aktiv

    Viola Haxhiademi, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

    Ergys Verdho, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

    Adja Strazimiri, shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

    Anila Sulollari, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

    Paqsor Buzi, falsifikim dokumentesh disa herë

    Artan Sako, falsifikim dokumentesh disa herë

    Ram Geci, falsifikim dokumentesh disa herë

    “Eurocol” sh.p.k, pastrim parash

    Evis Berberi, shkelje në 9 tendera

    Gentian Gjyli, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

    Erald Elezi, shkelje në 3 tendera

    Jetmira Dervishi, shkelje në tendera

    Mirzeta Kashnica, shkelje në tendera

    Jonida Çeçe, shkelje në 3 tendera

    Adrian Kroi, shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

    Denis Xhoshi, shkelje në 3 tendera

    Klarita Konomi, shkelje në 1 tender

    Miranda Shkurti, shkelje në 8 tendera

    Genti Raça, shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

    Eduart Agalliu, shkelje në 1 tender

    Arbër Troka, shkelje në 2 tendera

    Dhurata Lazaj, shkelje në 3 tendera

    Nikollaq Mihali, shkelje në 3 tendera

    Gëzim Noni, shkelje në 3 tendera

    Arlinda Gordani, shkelje në 4 tendera.

    Burimi: Insajderi

  • From 75m euros tenders to SPAK charges: Ram Geci risks up to four years in prison

    The Anti-Corruption and Organised Crime Task Force has accused renowned businessman Ram Geci, owner of the society ‘%Geci shpkú, under a widespread probe into corruption with public tenders involving over 30 officials and entrepreneurs.

    Geci is accused of falsification of documents conducted more than once, the process allegedly served for manipulation of tender procedures. According to the investigative file, public contracts were obtained through extraprocedural agreements, with suspicions of intervention to the prime minister’s level.

    If the JCKKO will accept the indictment, the founder of the construction company risks a sentence of between 6 months and 4 years in prison, based on Article 186 of the Penal Code.

    In recent years, Rame Geci, through the Geci company, has benefited about 90m euros of public funds through single tenders and in co-operation.

    Based on the SPAK’s file on road rails, on 24 August 2021, Deputy Prime Minister Belinda Ballulu wrote to the head of the ARSH that he had asked Prime Minister Edi Rama to meet the Ram Geci oligarch, which demanded the tender worth 12m euros with construction targets of the Porto Romano route Loti 308) Vis Berber answers that he had met Ram Geci the prime minister that day. Beber had received this information from Getz himself, for they had both taken a walk to the site of the Great Ring.

    Three weeks after these talks and meetings, September 16, 2021, THE head of Evis Berber announces the procurement procedure with the object construction route Porto Romano Durres, Lot 3 (follow). On November 16, 2021, ARSH announces the tender winner Geci vek company owned by Ram Gecin. Ramem Geci’s winning offer is almost as limited as the fund. Since the winner is assigned to the table shopping, the lower offers have been disqualified.

    Indictees

    Belinda Balluk, violation of equality at 9 tenders; Corruption, Money Laundering, Indecisive

    Pandeli Carapuli, money laundering

    Igli Tare Cleaning Money In 2 Cases

    Joanna Bush, money laundering

    Arber Abazi, active corruption; Document forged

    Alco Impex General Construction), active corruption

    Violet Hadziademi, abuse of office the Llogara Tunnel

    Ergis Verdho, abuse of duty The Llogara Tunnel

    Adja Strazimiri, abuse of duty; Argue in tenders

    Shirley Sulllar, abuse of office the Llogara Tunnel

    Peacefully Buzi, forged documents several times

    Artan Sako, forged documents several times

    Ram Geci, forged documents several times

    Err..k, money laundering.

    Evis Berber, in violation of 9 tenders

    Gentian Judge, tender violations, abuse of office

    Erald Elez, violation of 3 tenders

    Jethmira Dervisi, violation of tenders

    Mirzeta Kashnica, violation of tenders

    Jonida Cheche, violation of 3 tenders

    Adrian Croy, violation of 4 tenders; Use of Task

    Dennis Josh, three tenders in violation.

    Clarita Konomi, violation of 1 tender

    Miranda February, violation of 8 tenders

    Gail Racan, violation in 5 tenders; Use of Task

    Edward Agaliu, violation of 1 tender

    Arber Troka, violation of 2 tenders

    Present Lazaj, 3 tender violation

    Nikolaq Mihali, violation in 3 tenders

    Guzim Noni, violation of 3 tenders

    Arlinda Gordani, violation of 4 tenders.

    Source Layer: Insander

  • Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, mposht AZ Alkmaarin

    Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, mposht AZ Alkmaarin

    Juventusi ka marrë një fitore në udhëtim te AZ Alkmaar, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës.

    “Bianconerët” fituan me rezultat 1-2, sfidë që italianët e dominuan nga fillimi.

    Teun Koopmeiners me një gol të bukur e kaloi Juventusin në epërsi pas asistimit të Kolo Muanit (19’).

    Ndërsa, ishte Kolo Muani që e dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme pas asistimit të Woltemade (38’).

    Tutje, dy skuadrat kishin disa raste shënimi por që nuk ia dolën t’i konkretizonin.

    E tëra që bëri AZ Alkmaar ishte goli i nderit i realizuar nga Meex Meerdink (88’) pas një aksioni të shpejtë.

    Faktikisht, holandezët shënuan sërish falë Meerdink por që goli i dytë u anulua për pozitë jashtë loje (90+1’).

    Kësisoj, Juventusi shkon në kuotën e 10 pikëve ndërsa Alkmaar zë pozitën e 14-të me gjashtë pikë./Telegrafi/

  • U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore

    U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore

    Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga shtëpia më 1 nëntor, derisa u gjet katër ditë më vonë, pas mobilizimit qytetar. Pas intervistimit, ai u vendos përkohësisht në një strehimore të sigurt. QPS-të në Ferizaj dhe Deçan kanë dhënë detaje për rastin, ndërsa familja strehuese kishte raportuar se i mituri ishte shprehur i mërzitur në shtëpi. Institucionet thonë se ai tashmë është i sigurt në vendin e ri ku është strehuar.

    Më 1 nëntor të këtij viti, një 13-vjeçar, u largua dhe iku nga familja që e strehonte në Ferizaj, pa dhënë asnjë paralajmërim se s’do të kthehej më në shtëpinë që përkujdesej për të.

    I mituri nga Deçani I.Q., për shkak të mungesës së përkujdesjes familjare, ishte vendosur në një familje strehuese, nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

    Për katër ditë, institucionet u përpoqën ta gjenin, Por, vetëm më 4 nëntor, kur alternativat tjera ishin shteruar, kërkuan edhe ndihmën e qytetarëve.

    Në orët e para të mëngjesit të 5 nëntorit, i mituri u lokalizua nga disa qytetarë, të cilët e dorëzuan në stacionin policor në Ferizaj.

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Komunës së Ferizajt, përmes një komunikate ka njoftuar se i mituri, pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, është dërguar në një strehimore të sigurt, përkohësisht, deri kur institucionet përgjegjëse të bëjnë zgjidhje tjetër.

    Por, çfarë e shtyu 13-vjeçarin të largohej nga familja që kujdesej për të?

    “Në bazë të pikëpamjeve të fëmijëve tjerë që janë aty nuk është vërejt asnjë problem, ka shprehë dëshirë edhe tek vëllezërit e tij që a ikim se largohemi prej shpisë. Nuk është deklaru as në organet e rendit po as te QPS në Deçan që ai fëmijë ka qenë i trysnum me bë një veprim të tillë”, ka thënë drejtoresha e QPS-së në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha.

    Përgjegjësia në këtë rast, nuk i takon vetëm QPS-së në Ferizaj, por edhe asaj të Deçanit prej nga vjen 13-vjeçari.

    Drejtori i QPS-së në këtë komunë, Ali Tahirsylaj, tha se familja strehuese i kishte lajmëruar se i mituri kishte deklaruar se është i mërzitur në shtëpi.

    ““Na kemi kontaktu me familjen strehuese, na kanë thanë që ka qenë i mërzitur, na ka thanë 2-3 ditë përpara që jam tu mërzit, po skemi vëruesehve intereson deri ne momentin diçka strehuese. mirëqenia e fëmisë, për ato jemi siguru prej politikave se e ka shëndetin e plotë”, ka thënë Tahirsylaj.

    Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, tha se në bazë të ligjit, përgjegjësia e fëmijëve në këtë situatë, i takon familjes e cila ka vendos për ta marrë në strehim.

    “QPS e Ferizajt ka disa familje strehuese, dhe në baza ligjore i vlerëson dhe rivlerëson cdo vit. Këto familje nuk strehojnë vetëm fëmijë të Ferizajt, mirëpo gjithandej. Ajo familje strehuese ka një menaxher të lëndës, I cili kujdeset në vazhdimësi për ta dhe duke i ofru këshillat e nevojshme, mirëpo mbikëqyrjen e fëmijëve e ka përgjegjësi familja strehuese”, ka shtuar Rexhepi-Brahaj.

    Qendra për Punë Sociale në komunën e Deçanit, gjatë kësaj të enjte, është takuar me familjen strehuese si dhe me të miturin, teksa kanë konstatuar se tashmë i njëjti është i sigurt në vendin e ri ku është strehuar./Tv Dukagjini/

  • Mijëra qytetarë protestojnë në Lozanë kundër shkurtimeve në sektorin publik

    Mijëra qytetarë protestojnë në Lozanë kundër shkurtimeve në sektorin publik

    Mijëra qytetarë dolën të enjten në mbrëmje në rrugët e Lozanës, në shenjë proteste kundër masave të kursimit dhe shkurtimeve të planifikuara në sektorin publik të kantonit të Vaud-it.

    Sipas vlerësimeve të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA dhe policisë, në protestë morën pjesë nga 6 mijë deri në 8 mijë persona, ndërsa organizatorët pretendojnë se numri i demonstruesve kaloi 15 mijë.

    Protestuesit marshuan nëpër qendrën e qytetit, duke përfunduar në Place du Château, ku ndodhet selia e qeverisë kantonale. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Para për shërbimin publik” dhe “Taksoni të pasurit”, ndërsa pankartat kundërshtonin politikat e kursimit dhe kërkonin ndalimin e shkurtimeve, shkruan Watson.

    Tri sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik kërkojnë anulimin e masave shtrënguese të parashikuara në buxhetin kantonal për vitin 2027. Ato i bëjnë thirrje qeverisë që të shfrytëzojë rezervat financiare dhe të ardhurat e jashtëzakonshme për të mbuluar deficitin e parashikuar, në vend që të reduktojë shpenzimet për shërbimet publike.

    Drafti fillestar i buxhetit për vitin 2027, i prezantuar në shtator, parashikonte një deficit prej 356 milionë frangash zvicerane. Në këtë projekt ishin përfshirë masa kursimi prej 65 milionë frangash dhe lirimi i rezervave në vlerë prej 440 milionë frangash.

    Pas miratimit nga qytetarët, më 27 shtator, të iniciativës për uljen e taksave me 12 për qind, qeveria kantonale u detyrua ta rishikonte projektbuxhetin, transmeton Telegrafi.

    Edhe pas ndryshimeve, deficiti i parashikuar mbetet 356 milionë franga, por planifikohen shkurtime shtesë prej 100 milionë frangash, si dhe përdorimi i 172 milionë frangave nga të ardhurat e reja të jashtëzakonshme.

    Projektbuxheti aktualisht është duke u shqyrtuar nga Komisioni i Financave i Këshillit të Madh të Vaud-it. Debati parlamentar për të pritet të nisë më 1 dhjetor dhe të vazhdojë deri në pushimet e Krishtlindjeve./Telegrafi/

  • “Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

    “Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

    Darka e të nominuarve ka nisur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorët e rrezikuar për eliminim po përballen me pyetje të ndryshme, përfshirë edhe ato që vijnë drejtpërdrejt nga publiku.

    Në mesin e të nominuarve të kësaj jave janë Antoneta, Dioni, Zoja, Akili, Shqiponja, Anjeza, Ardiani, Nichi dhe Arlinda.

    Gjatë kësaj darke, Shqiponjës i është drejtuar një pyetje nga publiku, e cila lidhej me mënyrën se si ajo po e zhvillon lojën brenda shtëpisë.

    Foto: Screenshot/YouTube

    “Kur e ke në plan të fillosh lojën?”, ishte pyetja që iu parashtrua banores.

    Në përgjigjen e saj, Shqiponja bëri të ditur se nuk e sheh ende të nevojshme të përfshihet në përplasje me banorë të tjerë, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të nxitohet dhe se mendon që ka ende kohë për të treguar strategjinë e saj.

    “Kur t’i vijë vakti. Qitash nuk po e shoh shumë të arsyeshme me u marrë me disa persona, nuk po e shoh shumë të arsyeshme. Mendoj që kena hala shumë kohë”, u shpreh ajo.

    Përgjigjja e saj vjen në një moment kur gara sapo ka nisur të marrë ritëm dhe pritshmëritë e publikut ndaj banorëve po rriten, veçanërisht sa i përket angazhimit dhe dinamikave që krijojnë në shtëpi. /Telegrafi/

  • Presidenti i Izraelit do të shpallë të dielën se kush do të ngarkohet me formimin e qeverisë

    Presidenti i Izraelit do të shpallë të dielën se kush do të ngarkohet me formimin e qeverisë

    Presidenti i Izraelit tha se të dielën do të njoftojë se cilit deputet do t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë së re, pas konsultimeve me partitë politike pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

    Në një videomesazh të enjten, të raportuar nga media izraelite Ynet, Isaac Herzog tha se partitë që përfaqësojnë 67 anëtarë të Knessetit prej 120 vendesh rekomanduan liderin e partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ndërsa partitë që zotërojnë 46 vende mbështetën kryeministrin aktual Benjamin Netanyahu, liderin e partisë Likud.

    “Rezultatet e konsultimeve mund të duken të qarta”, tha Herzog, por shtoi se mundësia e formimit të një qeverie mbetet e pasigurt për shkak të kundërshtimeve të ndërsjella mes dhe brenda blloqeve politike.

    Ai tha se do të zhvillojë bisedime të mëtejshme individuale me liderët e partive për të vlerësuar gjasat e tyre për formimin e një koalicioni.

    Herzog theksoi se do të bëjë çdo përpjekje për të lehtësuar formimin e një qeverie të qëndrueshme.

    Izraeli mbajti zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, ku as blloku i Netanyahut dhe as opozita nuk siguruan shumicën absolute.

    Sipas ligjit izraelit, presidenti ia ngarkon një deputeti detyrën e formimit të qeverisë pas konsultimeve me grupet parlamentare, duke marrë parasysh aftësinë e tij për të siguruar mbështetjen e shumicës në Knesset. /AA/

  • Israeli president to announce Sunday who will be tasked with forming government

    Israel’s president said on Sunday he will announce which MP will entrust the mandate for forming the new government, following consultations with political parties following last month’s elections.

    In a video message Thursday, reported by Israeli media Ynet, Isaac Herzeg said parties representing 67 members of the 120-seat Knesse recommended the party leader Yashar, Gadi Eisencot, while parties possessing 46 countries backed current Prime Minister Benjamin Netanyahu, leader of the Likud party.

    The results of the consultations may seem clear, said Herzeg, but added that the possibility of forming a government remains uncertain due to mutual objections between and within political blocs.

    He said he will hold further individual talks with party leaders to assess their chances of forming a coalition.

    Herzeg stressed that he will make every effort to facilitate the formation of a stable government.

    Israel held parliamentary elections on October 27th, where neither the Netanyah bloc nor the opposition secured the absolute majority.

    Under Israeli law, the president charges an MP with forming the government after consultations with parliamentary groups, taking into account his ability to ensure majority support in Knesset. / AA/