Category: Lajme

  • Hykmete Bajrami: I’ll be a candidate for LDK chairman

    Democratic League of Kosovo MP Hykmete Bajrami has officially confirmed she will enter the race to take over the party’s leadership.

    Invited to the show Pressing), Bajrami announced that she is ready to run for the post of LDK chairman whenever the party internal elections are announced.

    Even Arben Gashi has confirmed that he will be a candidate for LDK chairman.

    Source Layer: Insander

  • Shqiponja tregon kur do të nisë lojën e saj në shtëpi (VIDEO)

    Shqiponja tregon kur do të nisë lojën e saj në shtëpi (VIDEO)

    Shqiponja tregon kur do të nisë lojën e saj në shtëpi (VIDEO)

    Darka e të nominuarve ka filluar në Big Brother VIP Kosova 5.

    Antoneta, Dioni, Zoja, Akili, Shqiponja, Anjeza, Ardiani, Nichi dhe Arlinda, janë të nominuarit e kësaj jave.

    Shqiponjës i erdhi një pyetje nga publiku: “Kur e ke në plan të fillosh lojën”? – ishte pyetja.

    “Kur t’i vjen vakti, qitash nuk po e shoh shumë të arsyeshme m’u merr me disa persona nuk po e shoh shumë të arsyeshme. Mendoj që kena hala shumë kohë” – tha ajo.

    Kujtojmë se kjo darkë po udhëhiqet nga Antoneta.

  • Eagle shows when it will start its game at home ( VIDEOS)

    DThe nominated ark started at the Big Brother V IP Kosovo 5.

    Antoneta, Diony, Zoya, Achilles, Eagle, Agnes, Ardian, Nichi and Arlinda are the nominated this week.

    Eagle had a question from the public: When do you plan to start playing? That was the question.

    When the meal comes, I don’t see much sense in it. You deal with some people I don’t see very reasonable. I think I’ve had my time. She said.

    We remember this dinner being led by Antoneta.

  • Nëna e Astrit Deharit: Kam shpresuar që s’do të dal më nëpër studio

    Nëna e Astrit Deharit: Kam shpresuar që s’do të dal më nëpër studio

    Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, ka thënë se çdo përvjetor i vdekjes së të birit po bëhet gjithnjë e më i rëndë, sidomos për shkak të zgjatjes së pritjes për zbardhjen e rastit.

    Në Debat Plus, në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ajo ka thënë se shpresonte që vizita e saj e fundit në studio të ishte e fundit ku do të duhej të fliste publikisht për këtë rast.

    “Çdo ditë është e vështirë, po përvjetori edhe më i rëndë. Çdo përvjetor po vjen duke u rënduar edhe më shumë. Duke u nisur prej asaj që u zgjat shumë. 10 ditë janë shumë, 10 muaj janë shumë e 10 vjet edhe më shumë”, ka deklaruar Dehari.

    Ajo ka treguar se kishte shpresuar që deri në këtë përvjetor të mos kishte më nevojë të paraqitej në studio televizive për të folur për vdekjen e të birit.

    “Kam shpresuar se do të jetë hera e fundit, kur isha herën e fundit këtu (në ‘Debat Plus’), që s’do të dal më nëpër studio”, është shprehur ajo.

    Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa rasti i tij vazhdon të jetë në qendër të kërkesave të familjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

  • Guvernatori i Kalifornisë zbut dënimet me vdekje për të gjithë 548 personat që presin ekzekutimin

    Guvernatori i Kalifornisë zbut dënimet me vdekje për të gjithë 548 personat që presin ekzekutimin

    Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka zbutur dënimet me vdekje për të gjithë 548 personat që ndodhen në pritje të ekzekutimit në këtë shtet, duke i shndërruar ato në dënime me burgim të përjetshëm.

    “Tani mund t’i lëmë këta shkelës të ligjit të vdesin në harresë, ndërsa ne i kujtojmë dhe nderojmë përgjithmonë viktimat”, tha ai në një letër.

    Vendimi për t’ua kursyer jetën të dënuarve me vdekje është kryesisht simbolik në një shtet që nuk ka ekzekutuar asnjë të burgosur që nga viti 2006, megjithëse ekspertët thonë se kjo mund të kursejë miliona dollarë në shpenzime gjyqësore çdo vit.

    Vetëm 13 të burgosur janë ekzekutuar që kur votuesit e rikthyen dënimin me vdekje në vitin 1978.

    Ky vendim vjen në një kohë kur Newsom, udhëheqësi demokrat i shtetit më të populluar të SHBA-së, përflitet si një kandidat i mundshëm për president në vitin 2028.

    Newsom, i cili e ka të kufizuar numrin e mandateve, po përmbyll muajt e tij të fundit në detyrë.

    Kolegu i tij demokrat, Xavier Becerra, pritet ta marrë detyrën pas zgjedhjeve të mesmandatit të së martës.

    Në letrën e tij, Newsom shpjegoi se po ushtron autoritetin e tij kushtetues për dhënien e faljes, duke i shndërruar dënimet në burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

    “Pas gati 30 vitesh në shërbim publik, kam kuptuar kufizimet e asaj që qeveria mund të arrijë në mënyrë të drejtë”, ka thënë Newsom.

    “E ndërmarr këtë hap sepse besoj fuqimisht se vrasja e sanksionuar nga shteti është në kundërshtim me vlerat e Kalifornisë, minon themelet e sistemit tonë ligjor dhe na cenon secilin prej nesh”.

    Kalifornia historikisht ka pasur numrin më të madh të të dënuarve me vdekje. Më herët, në vitin 2019, Newsom kishte urdhëruar pezullimin e dënimit me vdekje në këtë shtet.

    Duke e përshkruar vendimin e tij si një hap të vështirë, por “të drejtë”, Newsom tha se, ndonëse shumë kalifornianë mendojnë se ata që kryejnë krime brutale e meritojnë vdekjen, ai ka arritur në përfundimin se “shteti nuk mund t’i vrasë ata në aspektin moral”.

    Ai theksoi se, sipas çdo kriteri, sistemi i Kalifornisë për zbatimin e dënimit me vdekje “është një dështim”; ai nuk është zbatuar dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë të drejtë, gjë që ka çuar në dënimin e personave të pafajshëm.

    “Burgimi i përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht është dënimi më i rëndë që ai mund të japë ligjërisht dhe që shteti mund ta zbatojë në mënyrë etike”, theksoi ai.

    Ai pranoi se vendimi i tij “për të dhënë mëshirë” do të zemërojë dhe lëndojë disa banorë të Kalifornisë, duke shtuar se kjo “do të rëndojë gjithmonë mbi mua”.

    “Si Guvernator, unë mbaj i vetëm përgjegjësinë për këtë vendim dhe ndikimin e tij, ashtu siç do të mbaja i vetëm përgjegjësinë për çdo ekzekutim”, shkroi ai.

    “Për këtë arsye, ndihem i detyruar të ndjek ndërgjegjen time dhe, siç më autorizon Kushtetuta jonë, të ndërmarr këtë veprim për të mirën e Shtetit të Kalifornisë”.

    Meqenëse shtetet individuale kanë kompetencën për të ndjekur penalisht krimet dhe për të urdhëruar ekzekutime, një pjesë e madhe e kësaj pushteti u takon guvernatorëve të shteteve.

    Ky vendim vjen pas një ekzekutimi të dështuar dhe me jehonë të gjerë të një gruaje në Tenesi, në fund të shtatorit, dhe në një kohë kur numri i ekzekutimeve në SHBA është në rritje. /Telegrafi/

  • Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë

    Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akil Varfi, ka shprehur hapur ambiciet e tij për rrugëtimin në këtë format, duke theksuar se ka hyrë në shtëpi me një qëllim të qartë, fitoren.

    Gjatë darkës së të nominuarve, ai ka folur për vendosmërinë dhe bindjen me të cilën ka nisur këtë eksperiencë, duke treguar se këtë herë ndihet më i përgatitur se kurrë për sfidat që e presin.

    Akili ka treguar se ka hyrë me një vendosmëri të jashtëzakonshme, por edhe me një lloj kujdesi ndaj mënyrës se si do të reagojë në situatat e ndryshme që mund të krijohen brenda shtëpisë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ai e përshkroi këtë gjendje si një sistem alarmi të ndezur në tru, që do ta ndihmojë të mos e teprojë me reagimet në momentet e tensionuara.

    “Kam hyrë me një bindje shumë të plotë, vendosmëri që nuk e kam pasur kurrë përpara. Kam hyrë me një sistem alarmi të ndezur në tru që nuk duhet të eskaloj në situatat që më presin në këtë format”, u shpreh ai.

    Më tej, banori theksoi se nuk ka asnjë dyshim për qëllimin e tij dhe se synon të qëndrojë deri në fund të garës.

    “Kam hyrë i bindur për fitore, i bindur për të shkuar deri në fund, edhe nuk pendohem asnjë sekondë të ditës që kaloj”, deklaroi Akili. /Telegrafi/

  • Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturën për kryetare të LDK-së: Zyrtarizimin do ta bëj kur të bindem se procesi është i drejtë

    Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturën për kryetare të LDK-së: Zyrtarizimin do ta bëj kur të bindem se procesi është i drejtë

    Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturën për kryetare të LDK-së: Zyrtarizimin do ta bëj kur të bindem se procesi është i drejtë

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë.

    “Unë kam interesim dhe do kandidoj për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme kurdo që janë dhe do ishte mirë t’i kemi sa më shpejtë që është e mundur”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

    “Përfundimisht do të vendosi, tani kam qëndrim pro, por kandidaturën do e analizoj si po shkon procesi zgjedhor. Nëse jam e bindur që ka proces të drejtë…”, shtoi ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hykmete Bajrami warns candidacy for LDK chairman: Officialisation will do it when I’m convinced that the process is fair

    LDK MP Hykmete Bajrami has expressed interest in running for the party’s first. Until he said that the candidacy would be formalized when he becomes convinced there is a fair process.

    I have interest and will run for LDK chairmanship in the upcoming elections whenever they are and it would be good to have as soon as possible, Bajrami said in Pressing, broadcasting Express.

    I will eventually decide, now I have a pro stance, but the candidacy will analyze how the election process is going. If I’m convinced there’s a right process…

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, këta janë dy persona e arrestuar për mijëra paketime me barna kontrabandë

    Aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, këta janë dy persona e arrestuar për mijëra paketime me barna kontrabandë

    Aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, këta janë dy persona e arrestuar për mijëra paketime me barna kontrabandë

    Në kuadër të një aksioni të gjerë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, nën dyshimet për kontrabandë me barna. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mijëra paketime me produkte medicinale.

    ​Operacioni është zhvilluar pas hetimeve intensive lidhura me dyshimet për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të barnave pa banderola dhe pa origjinë të verifikuar. Autoritetet bastisën disa lokacione, përfshirë depo dhe biznese, ku u gjetën sasi të mëdha medikamentesh të kontrabanduara që dyshohet se hynë në tregun vendor përmes rrugëve ilegale. Edhe pse bëhet fjalë për mallra të kontrabanduara, ky aksion u zhvillua nga Policia, por jo nga agjencia që duhet ta bënte: Dogana e Kosovës.

    ​Sipas raportimeve të Sinjalit, dy personat e ndaluar në këtë aksion janë Shaban Hashani dhe Ozan Findiku, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe ndaj tyre pritet të ngrihen kallëzime penale për veprat penale lidhur me kontrabandën dhe rrezikimin e shëndetit publik.

    ​Mallrat e sekuestruara janë dërguar për verifikim shtesë në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet shëndetësore kompetente, ndërsa hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë.

    Burimi: Insajderi

  • Economic Crimes Action in Prizren, these are two people arrested for thousands of medicines in smuggling.

    Under a large action by the Directorate for Investigation of Economic Crimes and Corruption, Kosovo Police have arrested two people in Prizren, under suspicion of smuggling drugs. Thousands of collections of medical products have been seized during the operation.

    The operation has been conducted following intensive investigations into allegations of illegal trade and distribution of unregistered and unconfirmed drugs. Authorities raided several locations, including warehouses and businesses, where large quantities of smuggled drugs were found allegedly accessing the local market through illegal routes. Although it’s about smuggled goods, this action was conducted by police, but not by the agency that had to do it: Kosovo Customs.

    According to signal reports, the two detained persons in the action are Shaban Hashan and Ozan Findiku, who were accompanied to the police station for interviewing and criminal charges for criminal acts related to smuggling and risking public health.

    The seized goods have been sent for additional verification in co-operation with competent justice bodies and health institutions, while investigations to uncover the full network of this illegal activity follow.

    Source Layer: Insander