Category: Lajme

  • Anulohet ekspozita e John Gallianos, zbulohet tema që do të dominojë Met Gala 2027

    Anulohet ekspozita e John Gallianos, zbulohet tema që do të dominojë Met Gala 2027

    Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka zbuluar temën e re të ekspozitës së Costume Institute për pranverën e vitit 2027, pasi retrospektiva e planifikuar e stilistit John Galliano u anulua pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e tij të mëparshme antisemite dhe raciste.

    Ekspozita e re, e titulluar “extraORDINARY: Fashion and the Poetics of the Everyday” (Moda dhe poetika e përditshmërisë), do të hapet në kuadër të Met Gala 2027, eventit tradicional që mbahet të hënën e parë të muajit maj.

    Sipas muzeut, ekspozita do të sjellë një qasje ndryshe ndaj modës, duke shqyrtuar mënyrën se si stilistët transformojnë veshjet e zakonshme, objektet e përditshme dhe materialet e njohura në krijime artistike përmes mjeshtërisë, konstruksionit, eksperimentimit me materiale dhe ideve kreative.

    Foto: AP

    Përgatitja e ekspozitës i është besuar Andrew Bolton, kuratorit kryesor të Costume Institute, i cili është dashur të zhvillojë një koncept të ri në një kohë relativisht të shkurtër, pas vendimit për anulimin e retrospektivës së Gallianos.

    Ky vendim erdhi pas presionit nga donatorët, zyrtarët e qytetit dhe komuniteti hebre, për shkak të deklaratave të mëparshme antisemite dhe raciste të stilistit.

    Bolton ka pranuar se anulimi i ekspozitës fillestare e kishte gjetur pa një alternativë të gatshme.

    “Nuk kisha një plan B, të jem i sinqertë”, është shprehur ai.

    Sipas tij, ideja për temën e re lindi nga puna e mëhershme për ekspozitën “Costume Art” dhe reflektimet mbi mënyrën se si njerëzit e përjetojnë veshjen në jetën e përditshme, përmes përdorimit, kujtimeve dhe lëvizjes.

    Foto: Getty Images

    “Veshjet e përditshme mbartin një sasi të jashtëzakonshme kuptimesh”, ka deklaruar Bolton.

    Ndër zërat më të fuqishëm kundër ekspozitës së Gallianos ishte edhe Julie Menin, kryetarja e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, e cila është vajza e një të mbijetuari të Holokaustit.

    Ajo e kishte cilësuar anulimin si vendimin e duhur, duke thënë se dëmi dhe dhimbja që kishte shkaktuar kjo situatë ishin të papranueshme.

    Galliano, i cili më parë ka qenë drejtor kreativ i shtëpisë së modës Christian Dior, u shkarkua nga pozita në vitin 2011, pasi deklaratat e tij raciste dhe antisemite të viteve 2010 dhe 2011 u bënë publike.

    Më pas, ai u shpall fajtor në një proces gjyqësor në Francë lidhur me deklaratat antisemite.

    Pas anulimit të ekspozitës, stilisti pranoi përgjegjësinë për fjalët e tij dhe shprehu keqardhje për lëndimin që u kishte shkaktuar komuniteteve hebreje dhe aziatike.

    Foto: Getty Images

    “Vazhdoj të mbaj përgjegjësi të plotë për dhimbjen që kanë shkaktuar fjalët e mia në të kaluarën, veçanërisht për lëndimin që u kam shkaktuar komunitetit hebre dhe atij aziatik, për të cilën më vjen thellësisht keq”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, tema e ekspozitës së re pritet të përcaktojë edhe kodin e veshjes për Met Gala 2027, emrat e nikoqirëve të mbrëmjes dhe detajet e tjera të eventit që do të mbahet më 3 maj do të bëhen të ditura në një fazë të mëvonshme. /Telegrafi/

  • Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

    Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

    “Duhet t’ia kthejmë Rusisë borxhin për gjithçka që ka bërë për ne ndër vite”, thotë një burrë me nofkën “Kobra”, i cili u shfaq në televizionin rus në fillim të shtatorit, i veshur me uniformë ushtarake dhe me një maskë të zezë, që i mbulonte pjesën e poshtme të fytyrës.

    Në dokumentar, ai prezantohet si snajperist me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina.

    Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë për identitetin e tij zbuloi gjurmë që çojnë te Petar Popoviq nga Derventa, i cili kërkohet nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës.

    Sipas dokumentarit, “Kobra” shkoi për të luftuar në Ukrainë në fund të vitit 2022, së bashku me Marko Matoviqin, një vullnetar nga Serbia.

    Matoviq u vra në fillim të vitit 2025, gjatë luftimeve në rajonin rus të Kurskut.

    Dokumentari rus u transmetua për herë të parë më 6 shtator në televizionin Zvezda, të cilin Bashkimi Evropian e sanksionoi në vitin 2023, me arsyetimin se kontrollohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe përhap propagandë për agresionin rus kundër Ukrainës.

    Dokumentari i lidh marrëdhëniet historike ndërmjet serbëve dhe rusëve, përfshirë luftërat e viteve ‘90 në ish-Jugosllavi, me pjesëmarrjen e sotme të vullnetarëve serbë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

    Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë paraqitet si një mënyrë për t’ia kthyer Rusisë ndihmën që, sipas narrativit të dokumentarit, ua ka dhënë serbëve ndër vite.

    “Nuk mund të thuash thjesht ‘faleminderit’ dhe të vazhdosh tutje. Prandaj, shkova të luftoj dhe do të luftoj deri në fund”, thotë “Kobra” në dokumentar.

    Në dokumentar thuhet se “Kobra” ka përvojë luftarake dhe arsimim të lartë ushtarak, si dhe ka shërbyer për vite me radhë në një njësi elitare të Ushtrisë së Serbisë – përgjegjëse për mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

    Aty, ai kujton se si ishte njohur me Matoviqin gjatë stërvitjeve ushtarake në Serbi dhe si kishte qenë dëshmitar i vrasjes së tij gjatë luftimeve në rajonin rus të Kurskut.

    Dokumentari është shpërndarë edhe në profilin e Instagramit me emrin kobrasniper333.

    Personi që komunikon përmes këtij profili, i konfirmoi Radios Evropa e Lirë se është ushtari i njohur si “Kobra”, që shfaqet në dokumentar.

    Megjithatë, ai nuk e zbuloi identitetin e tij të plotë dhe nuk pranoi të zhvillonte një intervistë përmes video-thirrjes.

    Të dhënat që “Kobra” dha për veten, përputhen me ato të Petar Popoviqit, për të cilin Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët dhe të cilin Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës e kërkon për shkak të bashkimit me ushtrinë ruse.

    “Kobra” ka thënë, ndër të tjera, se ka lindur në vitin 1988 dhe ka konfirmuar se është nga Derventa, në veri të Bosnje dhe Hercegovinës.

    Këto të dhëna përputhen me informacionet zyrtare për Popoviqin, të siguruara nga REL-i.

    Ai ka thënë se është larguar nga qyteti i lindjes në vitin 2002, por nuk ka pranuar të tregojë se në cilën brigadë të ushtrisë ruse shërben aktualisht.

    Dokumentarin rus e ka shpërndarë edhe në kanalin e tij në YouTube, me emrin “VDV-sniper”, ku në vitin 2019 ka publikuar edhe dy video, ku duket me një motoçikletë në Derventa.

    Gjurmët që çojnë te Popoviqi

    Në maj të vitit 2025, Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës i kërkoi Gjykatës së vendit lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar për Popoviqin. Pas kësaj, kërkesa iu dërgua INTERPOL-it.

    Megjithatë, organizata ndërkombëtare e policisë e refuzoi kërkesën e Bosnje dhe Hercegovinës, duke iu referuar rregullit që ia ndalon përfshirjen në raste me karakter politik, ushtarak, fetar ose racor.

    Kjo bëhet e ditur në një dokument që Radio Evropa e Lirë e siguroi më herët.

    Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se rasti kundër Popoviqit mbetet i hapur dhe se po ndërmerren veprime për gjetjen e tij dhe ndjekjen penale.

    Siç konfirmuan për REL-in burime të sigurisë ukrainase, Popoviq nënshkroi një kontratë me forcat ruse më 17 gusht 2023, por nuk dihet se kur dhe në çfarë rrethanash është larguar nga Bosnje dhe Hercegovina.

    Në Facebook, REL-i gjeti një profil me emrin “Petar (Kobra) Popoviq”, ku postimet nuk janë të dukshme.

    I vetmi informacion i disponueshëm është se ai ka studiuar në Akademinë Ushtarake në Beograd, por REL-i nuk arriti ta konfirmonte këtë të dhënë me institucionin përkatës.

    I pyetur nga REL-i nëse është Petar Popoviq, “Kobra” nuk dha përgjigje, por as nuk e mohoi këtë gjatë komunikimit të mëtejshëm.

    Ai konfirmoi se ishte në dijeni që, vitin e kaluar, i ishte kërkuar INTERPOL-it që ta shpallte në kërkim ndërkombëtar.

    “Në INTERPOL nuk janë budallenj. Edhe ata e kuptuan se çfarë qëllimi fshihej pas kësaj kërkese. Përndjekje mbi baza kombëtare”, shkroi ai në komunikimin me REL-in.

    I pyetur nëse ka frikë se mund të ndiqet penalisht në Bosnje dhe Hercegovinë për shkak të bashkimit me ushtrinë ruse, ai tha se nuk ka qenë në Derventa që tetë vjet dhe se nuk ka arsye të kthehet në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Ai pretendoi, gjithashtu, se ka marrë shtetësinë ruse dhe ka hequr dorë nga ajo e Bosnje dhe Hercegovinës.

    Megjithatë, REL-i nuk arriti t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

    Personazhi kryesor i dokumentarit

    Në fotografitë dhe videot e publikuara, “Kobra” shfaqet me një maskë që mban një emblemë të ngjashme me simbolin e njësisë speciale të policisë ushtarake serbe, “Kobrat”.

    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk pranoi të komentonte për këtë çështje.

    Pasi “Kobra” u shfaq në dokumentarin rus në fillim të shtatorit, për të foli edhe producentja Ekaterina Gabel, në një intervistë për televizionin rus, më 16 tetor.

    Ajo tha se fillimisht ishte planifikuar që “Kobra” të ishte personazhi kryesor i dokumentarit, por ai kishte këmbëngulur që në qendër të tij të ishte Matoviqi, bashkëluftëtari i tij i vrarë.

    Gabel e përshkroi “Kobrën” si ushtarak profesionist, oficer dhe të diplomuar në Akademinë Ushtarake në Beograd.

    Megjithatë, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

    “Kobra” ishte shfaqur edhe më herët në mediat ruse.

    Në vitin 2025, fondacioni rus “Trashëgimia jonë” publikoi një video ku ai tregonte se ishte plagosur më 15 korrik 2024, gjatë luftimeve në zonën e Soledarit, në rajonin ukrainas të Donjeckut.

    Deklarata e tij, e regjistruar në një kishë në Moskë, u publikua atëkohë edhe në një gazetë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Në artikull, ai paraqitej si vullnetar serb dhe snajperist i një njësie speciale, me nofkën e luftës “Kobra”.

    Ende asnjë dënim për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë

    Bosnje dhe Hercegovina nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e shtetasve të saj që kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë.

    Bazuar në informacionet e institucioneve ukrainase dhe në hulumtimet e veta, Radio Evropa e Lirë ka identifikuar rreth 20 shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës që kanë luftuar ose vazhdojnë të luftojnë në anën e Rusisë, që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, më 2022.

    Në Bosnje dhe Hercegovinë, bashkimi me formacione të huaja ushtarake përbën vepër penale, e cila dënohet me të paktën tre vjet burgim.

    Deri më tani, autoritetet e vendit kanë shqiptuar dhjetëra vendime gjyqësore, kryesisht ndaj personave të kthyer nga Siria dhe Iraku, të cilët u janë bashkuar grupeve terroriste në këto vende.

    Megjithatë, ende nuk ka asnjë vendim dënues për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë.

    Një nga rastet që u trajtua nga drejtësia ishte ai i Dario Ristiqit nga Modriça.

    Por, në prill, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës refuzoi ta konfirmonte aktakuzën ndaj tij, pasi konstatoi se ai kishte shtetësi ruse në kohën kur iu bashkua ushtrisë së Rusisë. /REL/

  • Raportimi i Insajderit | Burim Krasniqi i “Laborator ’25” dërgohet në paraburgim, rrëzohet vendimi i gjyqtarit Vesel Ismajli

    Raportimi i Insajderit | Burim Krasniqi i “Laborator ’25” dërgohet në paraburgim, rrëzohet vendimi i gjyqtarit Vesel Ismajli

    Raportimi i Insajderit | Burim Krasniqi i “Laborator ’25” dërgohet në paraburgim, rrëzohet vendimi i gjyqtarit Vesel Ismajli

    Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e gjyqtarit Vesel Ismajli, i cili kishte vendosur që Burim Krasniqi, i dyshuar në rastin “Laborator ’25”, të mbrohej në liri me dorëzani prej 20 mijë eurosh.

    Burime të Insajderit kanë bërë të ditur se pas vendimit të Apelit, Krasniqi është dërguar në paraburgim.

    Krasniqi ishte arrestuar më 28 tetor 2026, pas afro dy vjetësh në arrati. Më 29 tetor ai ishte paraqitur para gjyqtarit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, nën dyshimet për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe falsifikim të dokumenteve.

    Megjithatë, gjyqtari Ismajli kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe kishte vendosur që Krasniqi të lirohej me dorëzani prej 20 mijë eurosh.

    Vendimi ishte marrë pak ditë para pensionimit të gjyqtarit Ismajli. Siç kishte raportuar më herët Insajderi, ai kishte njoftuar se do të pensionohej më 10 nëntor 2026.

     Apeli e ndryshon vendimin

    Pas vendimit të shkallës së parë, Prokuroria Speciale kishte ushtruar ankesë urgjente në Gjykatën e Apelit.

    Sipas vendimit të Apelit, një kolegj prej tre gjyqtarësh, i përbërë nga Valon Kurtaj, Mentor Bajraktari dhe Avdi Mehmeti, e ka rrëzuar vendimin e gjyqtarit Ismajli dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Krasniqit.

    Prokuroria kishte kërkuar që paraburgimi të caktohej për 30 ditë.

    Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se në arsyetimin e Apelit janë marrë parasysh rreziku i arratisjes së të dyshuarit, mundësia e pengimit të procedurës penale dhe rrethanat e tjera të rastit.

    Në mesin e rrethanave të vlerësuara nga Apeli është edhe fakti se Krasniqi dyshohet për përfshirje në një rrjet që merrej me prodhimin dhe falsifikimin e një sasie të madhe të dokumenteve zyrtare.

     Ishte në arrati për afro dy vjet

    Siç kishte raportuar më herët Insajderi, Burim Krasniqi kishte qenë në arrati për afro dy vjet, para se të arrestohej nga Policia e Kosovës.

    Ai konsiderohet nga Prokuroria si një nga personat kryesorë të dyshuar në rastin “Laborator ’25”, i cili lidhet me falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe dokumenteve të udhëtimit.

    Në raportimin e parë të Insajderit ishte bërë e ditur se Prokuroria Speciale kishte kërkuar paraburgimin e Krasniqit për të siguruar praninë e tij në procedurë, por gjyqtari Ismajli e kishte lënë të lirë me dorëzani.

    Mbrojtja e tij kishte kundërshtuar kërkesën për paraburgim, duke pretenduar se nuk kishte prova konkrete që e lidhnin Krasniqin me veprimtarinë kriminale të dyshuar.

    Avokati Alban Arifi kishte deklaruar se pajisjet e gjetura gjatë bastisjes në një shtëpi nuk ishin të lidhura me klientin e tij. Sipas mbrojtjes, ato pajisje ishin të reja dhe ishin blerë për një veprimtari të fotokopjimit.

    Mbrojtja kishte pretenduar gjithashtu se Krasniqi nuk paraqiste rrezik ikjeje, pasi ishte paraqitur në polici së bashku me avokatin dhe kishte dorëzuar dy pasaportat që posedonte, atë të Kosovës dhe të Suedisë.

    Dyshimet për falsifikim të dokumenteve të mbi 50 shteteve

    Sipas dyshimeve të Prokurorisë Speciale, Burim Krasniqi, së bashku me persona të tjerë, ka marrë pjesë në një grup të organizuar kriminal që merrej me falsifikimin e pasaportave, kartave të identitetit, lejeve të qëndrimit dhe patentë-shoferëve.

    Dokumentet dyshohet se janë prodhuar për më shumë se 50 shtete të botës.

    Prokuroria dyshon se disa prej dokumenteve kanë qenë të paplotësuara, ndërsa të tjera janë plotësuar me identitetet e personave të caktuar.

    Rasti “Laborator ’25” lidhet me një rrjet të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të falsifikuara. Në kuadër të këtij rasti janë hetuar dhe arrestuar edhe persona të tjerë.

    Burim Krasniqi tashmë do të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që rrëzoi vendimin për lirimin e tij me dorëzani.

    Burimi: Insajderi

  • Inseder’s report, Burim Krasniqi of Laborator ‘{0}’25 is sent to custody, the decision of Judge Vesel Ismajli goes down

    The Court of Appeals has overturned Judge Vesel Ismajli’s decision, which had decided that Burim Krasniqi, suspected in the case of naught255, would be protected in freedom on bail for 20 thousand euros.

    Insider sources have indicated that following Apel’s decision, Krasniqi has been sent to custody.

    Krasniqi had been arrested on October 28, 2026, after nearly two years on the run. On October 29th, he was presented to Pristina Foundation Court Special Department Judge Vesel Ismajli.

    The special prosecutor of the Republic of Kosovo had demanded the appointment of the detention measure against him, under suspicion of participation or organisation of the organised criminal group and forging documents.

    However, Judge Ishmael had rejected the Special Prosecutor’s request and had decided that Krasniqi be released on bail of 20 thousand euros.

    The decision was made days before Judge Ishmael’s retirement. As Insander had reported earlier, he had announced that he would retire on November 10, 2026.

     Appeal Changes Decision

    After the first – degree decision, the Special Prosecutor had filed urgent complaints at the Court of Appeals.

    According to Apeli’s decision, a three-judge college consisting of Valon Kurtaj, Mentor Bajraktari and Avdi Mehmeti, has overturned Judge Ishmael’s decision and has appointed the measure of detention of Krasniqi.

    The prosecution had demanded that the detention be scheduled for 30 days.

    Insider’s sources suggest that the risk of fleeing the suspect, the possibility of preventing criminal procedure and other random circumstances has been taken into account.

    Amid the circumstances assessed by Appeals is the fact that Krasniqi is suspected of involvement in a network dealing with the production and counterfeiting of a large quantity of official documents.

     He was on the run for nearly two years

    As Insander had earlier reported, Burim Krasniqi had been on the run for nearly two years before being arrested by Kosovo police.

    He is considered by the prosecution as one of the key suspects in the case of éborator é25, which is linked to the counterfeiting of official documents and travel documents.

    In the first Isinger report, it had become known that the Special Prosecutor had sought Krasniqi’s detention to ensure his presence in the procedure, but Judge Ishmael had released him on bail.

    His defence had rejected the request for detention, claiming there was no concrete evidence linking Krasniqi to alleged criminal activity.

    Lawyer Alban Arifi had declared that the equipment found during the raid on a house was not linked to his client. According to the defence, those devices were new and were purchased for a photocopy activity.

    The defence had also claimed that Krasniqi did not pose an escape risk, as he was presented to the police along with the lawyer and had handed in the two passports he owned — the Kosovo and Sweden.

    Suspicion of forged documents of over 50 states

    According to special Prosecution allegations, Burim Krasniqi, along with other persons, has participated in an organised criminal group dealing with the counterfeiting of passports, ID cards, residence permits and patents.

    The documents were allegedly produced for more than 50 countries around the world.

    The prosecution suspects some of the documents have been incomplete, while others have been fulfilled with the identities of certain persons.

    The case, “Laborator ‘%25,” is linked to a suspected network for producing and distributing forged documents. Other individuals were investigated and arrested under this case.

    Burim Krasniqi will now remain in custody, following the Court of Appeals ruling that overturned his bail decision.

    Source Layer: Insander

  • “Çu dil jashtë”, “pusho” - Ashpërsohet gjuha gjatë darkës së të nominuarve (VIDEO)

    “Çu dil jashtë”, “pusho” – Ashpërsohet gjuha gjatë darkës së të nominuarve (VIDEO)

    “Çu dil jashtë”, “pusho” - Ashpërsohet gjuha gjatë darkës së të nominuarve (VIDEO)

    Darka e të nominuarve në Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur me tensione dhe përplasje mes banorëve.

    Akili dhe Zoja u përfshinë në një debat të ashpër. Gjatë përplasjes, Akili iu drejtua Zojës me fjalët: “Çu dil jashtë, pusho”

    Kujtojmë se në këtë darkë janë të pranishëm të nominuarit: Antoneta, Dioni, Zoja, Akili, Shqiponja, Anjeza, Ardiani, Nichi dhe Arlinda.

    Për më shumë, ndiqeni darkën e të nominuarve në kohë reale:

  • Çollaku: Procesi në Hagë është politik, qëllimi ishte për t'i dënuar të akuzuarit (VIDEO)

    Çollaku: Procesi në Hagë është politik, qëllimi ishte për t’i dënuar të akuzuarit (VIDEO)

    Çollaku: Procesi në Hagë është politik, qëllimi ishte për t'i dënuar të akuzuarit (VIDEO)

    Bekim Çollaku, pjesëtar i ekipeve mbrojtëse të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë ka pasur karakter politik që nga ngritja e aktakuzës.

    Ai ka shprehur shqetësime edhe për zhvillimet përgjatë procesit dhe çështjen e Apelit.

    Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Çollaku u shpreh i bindur se qëllimi i procesit ka qenë politik dhe se synimi ka qenë dënimi i të akuzuarve.

    “Jam i bindur që nga momenti i ngritjes të aktakuzës qëllimi ka qenë politik, qëllimi ka qenë për t’i dënuar, mirëpo sikur të kishte mbikëqyrje ndërkombëtare, sikur të kishte diplomaci të mirëfilltë nga ana e insituticioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar një gjykim të drejt, sikur të kishte llogaridhënie të kësaj gjykate, qoftë te institucioneve vendore apo te ndonjë institucion ndërkombëtar, paneli i gjykatësve do ta kishte të pamundur të bënte lëshimet përgjatë procesit, të cilat secili që e ka përcjell sado pak këtë proces ka mundur t’i identifikoj”, deklaroi ai.

  • Shoferi ngatërron korsinë e biçikletave me rrugën, shkakton kaos në trafik në Bournemouth të Anglisë

    Shoferi ngatërron korsinë e biçikletave me rrugën, shkakton kaos në trafik në Bournemouth të Anglisë

    Ky është momenti kur një shofer i një Ford Fiesta shkakton kaos në trafik, pasi duket se ngatërron korsinë e biçikletave me rrugën për automjete.

    Ngjarja është filmuar në Wallisdown Road, në Bournemouth të Anglisë.

    Pamjet tregojnë shoferin duke hyrë në korsinë e kuqe, të dedikuar për biçikleta, dhe duke ndjekur nga pas një çiklist të habitur.

    Ai vazhdon të lëvizë pas tij edhe kur korsia ndahet nga rruga për t’i lënë vend një stacioni autobusi.

    Në një moment, për të shmangur përplasjen me çiklistin, shoferi ngjitet edhe në trotuar.

    Kur këshilltari lokal Adrian Chapmanlaw e konfronton për veprimin e tij, shoferi justifikohet duke thënë se ishte duke përdorur navigacionin dhe kishte humbur rrugën.

    Por kjo nuk e bind aspak Chapmanlaw-in, i cili ia kujton se ndodhet në korsinë e biçikletave dhe jo në rrugën për automjete.

    Shoferi më pas arrin të kthehet në rrugën e duhur. /Telegrafi/

  • Two divers clash underwater, 15m below sea surface, on Maldives

    An unusual clash between divers has been recorded on a coral reef in Maldives, about 15m below the sea surface.

    Chinese diving instructor Xiao Du claims to have been attacked by three people after one of them had pushed him into a crowded area.

    According to him, the situation escalated into an underwater clash, during which one of the divers tried to remove the mask while another took hold of it by the arm.

    Du also claims that one of them tried to remove the respiratory system at the risk of his life.

    After his appearance, the instructor confronted the people involved, accusing them of trying to kill him.

    The diving company Maldyves Legend Fleet confirmed the incident and announced that she had suspended one of her instructors.

    The event, which took place on October 28th in the Kuda Rah Thila area, has been submitted for investigation to relevant authorities.

    The company said it takes the charges very seriously and that full circumstances of the clash must be examined impartially. /Telegraph/