Category: Lajme

  • Befasi në Ligën e Evropës, Milani pëson humbje në `San Siro`

    Befasi në Ligën e Evropës, Milani pëson humbje në `San Siro`

    Xhiroja e katërt e fazës së ligës në Ligën e Evropës solli rezultate interesante dhe disa befasi, ku vëmendjen kryesore e mori humbja e Milanit në shtëpi ndaj Ferencvaroshit.

    Skuadra italiane u mposht 0-2 në stadiumin “San Siro”, duke vazhduar me paraqitje zhgënjyese në këtë edicion të garës evropiane. Heroi i skuadrës hungareze ishte Lenny Joseph, i cili realizoi të dy golat në pjesën e dytë dhe i siguroi ekipit të tij një fitore të madhe në udhëtim.

    Ferencvaroshi, megjithatë, e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë, pasi Dele u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të.

    Në këtë takim, për Milanin u aktivizua edhe mesfushori shqiptar Ardon Jashari, i cili qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të.

    Me këtë humbje, Milani mbetet me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Ferencvaroshi vazhdon të shkëlqejë, duke regjistruar katër fitore në katër takime.

    Fitore të rëndësishme për Bournemouthin dhe Anderlechtin

    Në ndeshjet e tjera, Bournemouthi mori një fitore të vlefshme në udhëtim ndaj Sparta Pragës, duke triumfuar me rezultat 3-1.

    Edhe Anderlechti pati një mbrëmje të suksesshme, pasi mposhti Salzburgun me rezultat 2-0, ndërsa NEC Nijmegen fitoi bindshëm 3-1 ndaj Omonia Nicosias.

    Dy ndeshje të tjera përfunduan në barazim. Crystal Palace dhe Hoffenheimi ndanë pikët pas rezultatit 1-1, ndërsa po me këtë rezultat u mbyll edhe përballja mes Real Sociedadit dhe Lyonit.

    Fitore minimale shënuan Levski Sofia, që mposhti Jagiellonia Białystokun 1-0, si dhe Viktoria Plzeň, e cila triumfoi në transfertë ndaj Lillestrømit me të njëjtin rezultat.

    Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e katërt

    AC Milan 0-2 Ferencvaroshi

    Anderlechti 2-0 Salzburgu

    Crystal Palace 1-1 Hoffenheimi

    Levski Sofia 1-0 Jagiellonia Białystok

    Lillestrøm 0-1 Viktoria Plzeň

    NEC Nijmegen 3-1 Omonia Nicosia

    Real Sociedadi 1-1 Lyoni

    Sparta Praga 1-3 Bournemouthi

    Këto rezultate konfirmojnë se gara për vazhdimin në fazën tjetër mbetet e hapur, me disa skuadra që po befasojnë, ndërsa Milani gjendet në një pozitë të vështirë pas katër xhirove.

    Burimi: RTKLive

  • Surprise in the League of Europe, Milan suffers defeat at San Siro

    The fourth leg of the league’s phase in the League of Europe produced interesting results and some surprises, with Milan’s losing home to Ferenvaroshi’s main attention.

    The Italian team was defeated 0-2 at the stadium San Siro, continuing with disappointing presentations in this edition of the European race. The Hungarian team’s hero was Lenny Joseph, who achieved both goals in the second part and assured his team a major victory on the journey.

    Ferenvaroshi, however, closed the match with ten football players after Dele was punished with red cards in the 77th minute.

    At this meeting, Albanian midfielder Ardon Jashari, who remained in the field until 63rd minute, also activated Milan.

    With this loss, Milan remains with only three points after four matches, while Ferencivaroshi continues to shine, registering four victories in four meetings.

    Important Victorys for Bournemouth and Underlecht

    In other matches, Bournemouth won a valuable victory in the trip to Sparta Prague, winning 3-1.

    Anderlecht also had a successful evening after defeating Salzburg with a score of 2-0, while NEC Niymegen won the 3-1 pledge against Omonia Nicosias.

    Two other fights ended in tie. Crystal Palace and Hoffenheim shared points after the score of 1-1, while the same result closed the confrontation between Real Socied and Lyons.

    The minimum victory marked Levski Sofia, which defeated Białystokun 1-0 Białystok, as well as Victoria Plzeić, who triumphed in transfers to Lillestr Us with the same result.

    The results of matches held in fourth lap

    AC Milan 0-2 Ferenvaroshi

    Anderlechti 2-0 Salzburg

    Crystal Palace-1 Hoffman

    Levski Sofia 1-0 Jagielonia Białystok

    Lillestr

    NEC Neymegen 3-1 Omonia Nicosia

    Real Sociedad 1-1 Lyon

    Sparta Prague 123 Bournemouth

    These results confirm that the race for follow-up in the next phase remains open, with several teams being surprised, while Milan is in a difficult position after four laps.

    Source Layer: RTKLive

  • Haliti: Protestat më shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin në Hagë

    Haliti: Protestat më shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin në Hagë

    Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar aktivitetet dhe protestat e organizuara në prag të vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

    Haliti në Kanal 10 tha se sensibilizimi i opinionit është diçka tjetër nga protestat, për të cilat vlerësoi se nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor.

    Sipas tij, protestat mund të kenë dëmtuar më shumë sesa kanë ndihmuar procesin.

    “Sensibilizimi ka qenë diçka tjetër. Protestat nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor. Besoj se më shumë kanë dëmtuar sesa kanë ndihmuar. Mendoj se më shumë e kanë dëmtuar procesin. Ata mund të thonë pse po e thotë ky kështu, por edhe ata janë të refuzuar, sepse ndryshe funksionon Perëndimi në raport me proceset gjyqësore”, ka deklaruar Haliti.

  • Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

    Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

    Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

    Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga një seri të shtënash me armë zjarri në provincën Afyonkarahisar, në perëndim të Turqisë. Autoritetet turke kanë njoftuar se një i dyshuar është arrestuar lidhur me rastin.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë gjetur në disa lokacione, brenda tri automjeteve, ndërsa sulmet kanë ndodhur të enjten.

    Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” raportoi se tre persona u vranë afër fshatit Ayazini dhe tre të tjerë në fshatin Kiyir. Ndërkaq, në Yukaritandir, dy gra u gjetën të plagosura dhe më vonë ndërruan jetë në spital.

    Në mesin e viktimave raportohet se janë edhe dy mësues.

    Sipas raportimeve, i dyshuari kishte ndaluar rastësisht disa vetura në rrugë dhe kishte hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin brenda tyre.

    Pas sulmeve, policia kishte nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa rrugët që çonin drejt fshatrave të prekura ishin mbyllur. Një automjet që dyshohet se ishte përdorur nga sulmuesi u gjet i ngecur në baltë, pasi ai e kishte braktisur dhe ishte larguar në këmbë.

    Televizioni “CNN Turk” raportoi se i dyshuari u arrestua në distriktin Seyitgazi të provincës Eskisehir.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

    Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

    Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

    Harry Kane është bërë futbollisti me pagën më të lartë te Bayern Munich, duke lënë pas edhe yllin gjerman Jamal Musiala.

    Sipas raportimit të mediumit gjerman “Sky Sport DE”, sulmuesi anglez do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme.

    Kontrata e re e Kane është trevjeçare dhe do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2029. Marrëveshja nuk përmban klauzolë lirimi dhe as mundësi për vazhdimin e saj përtej këtij afati.

    Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të tij do të varet nga bonuset, të cilat lidhen me sukseset në garat vendore, triumfin në Ligën e Kampionëve, numrin e golave dhe asistimeve, si dhe mundësinë për ta fituar sërish Topin e Artë.

    Sipas “Sky Sport DE”, kjo marrëveshje e rendit Kane në mesin e tri kontratave më të mëdha në futbollin evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Harry Kane becomes the paid footballer at Bayern Munich

    Harry Kane has become a football player with the highest salary of Bayern Munich, leaving the German star Jamal Musiala behind.

    According to German media report Sky Sport DEė, the English assailant will benefit more than 30m euros gross annually, including possible bonuses.

    Kane’s new contract is three years old and will keep it in allianz Arenaaão until 2029. The deal contains no release clauses and no possibility for its continuation beyond this deadline.

    A significant portion of its revenue will depend on bonus, which relates to local competition successes, triumphs in the Champions League, the number of goals and assistances, and the opportunity to win back the Golden Ball.

    According to í Sky Sport D.E., this deal ranks Kane among the three biggest contracts in European football.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Eight victims of arms attacks in Turkey, police apprehend suspect after escape

    Eight people have been killed, and another has been seriously injured by a series of shootings in the province of Afignoncarisar, west of Turkey. Turkish authorities have announced that a suspect has been arrested in connection with the case.

    According to local media reports, the victims were found in several locations, within three vehicles, while the attacks occurred Thursday.

    The state news agency Anadolu reported that three people were killed near the village of Ayazini and three others in the village of Kyyir. Meanwhile, in Yukaritandir, two women were found injured and later taken a life in the hospital.

    Two teachers are reported among the victims.

    According to reports, the suspect had accidentally stopped several cars on the street and had opened fire on the inside.

    Following the attacks, police had launched a broad operation for his capture, while roads leading to the affected villages were closed. A vehicle allegedly used by the assailant was found trapped in the mud after he had abandoned him and fled on foot.

    Television CNN Turkı reported that the suspect was arrested in the Eskisehir province’s Seyitgazi district.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot/Video

    Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot/Video

    Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot/Video

    Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë ishin Nichi dhe Anjeza.

    Gjithçka nisi pas një komenti të Nichit lidhur me të dashurin e Anjezës, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të saj.

    “A menon që ai ka me t’fol ty kur ti i bon qito gjeste… mos i paqa borxh”, i tha mes tjerash Nichi Anjezës.

    Kjo fjali mjaftoi që situata të tensionohej, ndërsa Anjeza ia ktheu përgjigjen.

    “Nuk ka çka të intereson, m’njeh ai mu… nuk ki nevojë me përmend dikë që s’është ai këtu”, u shpreh ajo.

    Por, Nichi vazhdoi me komentet e tij, duke pretenduar se marrëdhënia mes Anjezës dhe të dashurit të saj mund të jetë dëmtuar.

    “Kallxomni qysh doni mu pajtu, se ai u prish me ty, ta garantoj… ai shumë shpresoj që është burrë…”, vazhdoi Nichi.

    Debati nuk përfundoi me kaq, pasi diskutimi u përshkallëzua edhe më tej, me ç’rast Anjeza shpërtheu në lot.

    Burimi: Insajderi

  • Musk shpenzoi “një mal me para”, por nuk pa ndonjë rezultat të madh në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

    Musk shpenzoi “një mal me para”, por nuk pa ndonjë rezultat të madh në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

    Elon Musk shpenzoi pothuajse gjysmë miliard dollarë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, por këto shpenzime rekord nuk sollën ndonjë rezultat të madh për njeriun më të pasur në botë dhe kreun e SpaceX dhe Tesla.

    Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm tre nga 37 kandidatët republikanë që Musk mbështeti për Dhomën e Përfaqësuesve fituan të martën në mbrëmje, ndërsa 33 të tjerë humbën.

    Rezultati për garën e mbetur nuk ishte përcaktuar ende deri të enjten pasdite, megjithëse një kandidat republikan ishte në avantazh sipas numërimit të deritanishëm.

    Nga shtatë kandidatët republikanë për Senatin që Musk mbështeti, gjashtë humbën, ndërsa rezultati për një garë mbetet ende i pasigurt.

    Në këtë garë të fundit, në Alaskë, demokratja Mary Peltola ishte në avantazh të ngushtë, me 78% të votave të numëruara.

    Në Teksas – ku ndodhen selitë e SpaceX dhe Tesla-s, dhe ku Musk planifikon një sipërmarrje për prodhimin e çipave – Musk gjithashtu nuk arriti asnjë sukses, pavarësisht se shpenzoi pothuajse 230 milionë dollarë për garën në Senat, 5 milionë dollarë për garën për guvernator dhe 500,000 dollarë për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit.

    “Shumë demokratë e shohin atë si ‘financuesin kryesor’ të kundërshtarëve të tyre republikanë, dhe kjo padyshim do të ndikojë në mënyrën se si do ta trajtojnë atë personalisht”, mendon David Hopkins, profesor i shkencave politike në Boston College.

    Sipas tij, “ai është veçanërisht i ekspozuar ndaj rrezikut, pasi ka qenë pjesë e administratës Trump, ndërsa kompanitë e tij kanë lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë”.

    Aksionet e SpaceX dhe Tesla-s ranë përkatësisht me 8,5% dhe 11,4% të enjten pasdite, për shkak të shqetësimeve të investitorëve se një Kongres i kontrolluar nga demokratët mund të shtrëngojë mbikëqyrjen ndaj shërbimit satelitor “Starlink” të Musk-ut dhe projekteve të tij për qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale.

    Donacionet e mëdha të Musk – të cilat ndihmuan që shpenzimet në këtë cikël zgjedhor të arrinin një rekord të ri – kanë zemëruar demokratët, të cilët kanë deklaruar se hetimet ndaj Musk-ut dhe bizneseve të tij janë në krye të agjendës së tyre.

    Me fuqinë e re që kanë fituar, demokratët thonë se po e shtojnë reformën në financimin e fushatave zgjedhore në listën e tyre të prioriteteve.

    Sipas organizatës jopartiake “OpenSecrets”, e cila monitoron financimin e fushatave, Musk shpenzoi 445 milionë dollarë vetëm për garat federale.

    Megjithatë, shtrirja e plotë e ndikimit të parave të tij mund të mos bëhet kurrë plotësisht e ditur. /Telegrafi/

  • Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi gazetaren

    Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi gazetaren

    Nichi dhe Anjeza kanë pasur një debat të tensionuar gjatë ditës së sotme, pasi reperi i përmendi gazetares të dashurin, një veprim që e zemëroi këtë të fundit.

    Megjithatë, pas debatit, Nichi ndërmori hapin për t’i kërkuar falje Anjezës për situatën e krijuar, duke i thënë se i kërkonte falje edhe ndaj partnerit të saj.

    “Më falë, prap po të them për atë pjesë që e përmenda, edhe atij i kërkoj falje që nuk ka ajo lidhje a është ma burrë anej knej, ke edhe pak edhe në afekt, qysh dush”, i tha Nichi Anjezës, teksa i zgjati dorën në shenjë pajtimi.

    Anjeza e pranoi faljen, duke iu përgjigjur shkurt: “Faleminderit”.

    Megjithatë, Nichi nuk u ndal me kaq, pas disa çasteve i tha se për një veprim të saj duhet të mbajë përgjegjësi vetë.

    “Për gjestin tond duhesh me mbajt përgjegjësi vetë, nëse mendon që është në rregull bëje unë nuk të kisha sugjeru si motër po të them. Me kan motra jem unë nuk të kisha sugjeru”, i tha Nichi Anjezës.

    Ndërkaq, në një moment tjetër, teksa po i kërkonte falje, reperi i kishte thënë se nuk dëshiron të shohë lot në sytë e një femre.