Ky është momenti kur një shofer i një Ford Fiesta shkakton kaos në trafik, pasi duket se ngatërron korsinë e biçikletave me rrugën për automjete.
Ngjarja është filmuar në Wallisdown Road, në Bournemouth të Anglisë.
Pamjet tregojnë shoferin duke hyrë në korsinë e kuqe, të dedikuar për biçikleta, dhe duke ndjekur nga pas një çiklist të habitur.
Ai vazhdon të lëvizë pas tij edhe kur korsia ndahet nga rruga për t’i lënë vend një stacioni autobusi.
Në një moment, për të shmangur përplasjen me çiklistin, shoferi ngjitet edhe në trotuar.
Kur këshilltari lokal Adrian Chapmanlaw e konfronton për veprimin e tij, shoferi justifikohet duke thënë se ishte duke përdorur navigacionin dhe kishte humbur rrugën.
Por kjo nuk e bind aspak Chapmanlaw-in, i cili ia kujton se ndodhet në korsinë e biçikletave dhe jo në rrugën për automjete.
Shoferi më pas arrin të kthehet në rrugën e duhur. /Telegrafi/