Category: Lajme

  • Akili thumbon Bejtën: “Më mirë i ke pa gjërat me syze se tash” (VIDEO)

    Akili thumbon Bejtën: “Më mirë i ke pa gjërat me syze se tash” (VIDEO)

    Akili thumbon Bejtën: “Më mirë i ke pa gjërat me syze se tash” (VIDEO)

    Një koment pikant ka ardhur nga Akili ndaj banorit Bejta në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Gjatë një bisede, Akili nuk ka hezituar t’i drejtohet Bejtës me disa fjalë thumbuese, duke ia kujtuar kohën kur mbante syze.

    “Bejta i ka pa gjërat ma mirë kur kishte syzat. Që kur i ke hekë syzat, më ke zhgënjy shumë. Vëj syzat, kthehu te Bejta i fillimit”, u shpreh Akili.

    Ndiqeni videon për ta parë momentin e plotë:

  • Tenderët e Policisë - Drejtori Fejza dyshohet se favorizoi një të afërm

    Tenderët e Policisë – Drejtori Fejza dyshohet se favorizoi një të afërm

    Tenderët e Policisë - Drejtori Fejza dyshohet se favorizoi një të afërm

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga detyra të drejtorit të prokurimit në Policinë e Kosovës, Artan Fejzës, ndaj të cilit po zhvillohet hetim paraprak për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe konflikt interesi.

    Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Klan Kosovës, Atliana Zogaj, hetimi përfshin edhe një tender për furnizimin e Policisë së Kosovës me autobusë, i cili sipas dyshimeve ishte zhvilluar përmes procedurës së negociuar.

    Bazuar në të njëjtat burime të gazetares, dyshimet për konflikt interesi lidhen me një të afërm të Fejzës, të cilit dyshohet se i është mundësuar përfitimi i një tenderi të caktuar përmes një marrëveshjeje për çmimin.

    Po ashtu, hetimet përfshijnë edhe kontrata të tjera të prokurimit, përfshirë tenderë konfidencialë të Policisë së Kosovës.

    Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshimet lidhen me dhjetëra kontrata të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

    IPK, në koordinim me Prokurorinë Speciale, është duke ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

  • Gucati pas vizitave në Hagë: Ish-krerët e UÇK-së kanë shprehur keqardhje për kthimin e ligjit në Kuvend

    Gucati pas vizitave në Hagë: Ish-krerët e UÇK-së kanë shprehur keqardhje për kthimin e ligjit në Kuvend

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka shprehur pakënaqësi me ritmin e punës për rishqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se procesi po ecën shumë ngadalë.

    Në emisionin Five në TV Dukagjini, Gucati ka thënë se, ndonëse grupi punues është formuar edhe në Kuvend, deri më tani nuk sheh angazhim të mjaftueshëm për përfundimin e këtij procesi.

    Ai ka theksuar se ende nuk dihet nëse ndryshimet në ligj do të votohen sërish në Kuvend.

    “Edhe në Kuvend ky grup është bërë. Dëshira ime është që të punojnë shumë, por po e shoh që shumë ngadalë janë duke punuar. Ligji ende nuk ka kaluar në Parlament, ende nuk është shqyrtuar. Ne nuk e dimë a do të votohet apo jo. Po shpresojmë dhe besojmë”, ka deklaruar Gucati.

    Ai ka bërë të ditur se ka vizituar disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, për t’i informuar dhe diskutuar me ta edhe për zhvillimet rreth këtij procesi.

    t”Unë isha dje në vizitë të Baaci Jakup dhe Pjetër Shala, ndër të martën të Kadri Veseli e të mërkurën te presidenti Thaci dhe te Salih Mustafa , ndërsa me më vonë do të jem te gjenrali Rexhep Selimi. Po kam keqardhje edhe me ata që kam bisderuar që ligji është kthyer në Parlamentt”.

    Kreu i OVL-UÇK-së ka shprehur keqardhje edhe për mënyrën se si është kthyer ligji në Kuvend për rishqyrtim, duke thënë se nuk e di se kush ka marrë vendimin dhe me çfarë arsyetimi.

    “Nuk e di kush e ka kthyer. Këtë pyetje është mirë t’i drejtohet zyrës së PDK-së, se me çfarë motivi e kthyen në Parlament”, ka thënë Gucati.

    Ndryshe, më 6 tetor, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat synonin kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale në aspektin kohor, territorial dhe lëndor.

    Më 22 tetor, presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim, pas kërkesës së PDK-së, e cila kishte kërkuar rishikimin e dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara.

    PDK-ja kishte deklaruar se kthimi në Kuvend synonte përmirësimin e dispozitave dhe shmangien e elementeve që mund të pengonin zbatimin e ligjit.

    Megjithatë, dy javë pas kthimit të tij, procesi ende nuk ka përfunduar dhe mbetet e paqartë se kur do të shqyrtohet dhe nëse do të marrë sërish mbështetjen e deputetëve.

  • Rubio do të largohet nga administrata Trump për t'u përgatitur për kandidimin për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028?

    Rubio do të largohet nga administrata Trump për t’u përgatitur për kandidimin për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028?

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është “nën vëzhgim për një dorëheqje” të mundshme pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa bashkëpunëtorët e tij presin largimin nga administrata për t’u përgatitur për kandidimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, raportoi gazeta britanike “The Independent”.

    “Ka plotësisht kuptim që ai të japë dorëheqje dhe të largohet nga administrata”, i ka thënë gazetës një aleat i Rubios, duke theksuar se kryediplomati nuk mund të zhvillojë një fushatë efektive në shkallë kombëtare ndërkohë që mban detyrën.

    Burime brenda administratës kanë thënë se Rubio synon gjithashtu ta ndajë imazhin e tij politik nga lufta me Iranin, duke ia lënë përgjegjësinë për luftën presidentit amerikan Donald Trump.

    Ato kanë theksuar se Rubio ka mbajtur një “rol më të heshtur” në operacionet ushtarake, pavarësisht se ka autoritet ligjor mbi politikën e jashtme.

    Ndërkohë, burime republikane kanë lënë të kuptohet se deri në pesë anëtarë të kabinetit po përgatiten të largohen nga detyra përpara se Kongresi i sapozgjedhur, tashmë nën kontrollin e Demokratëve, të mblidhet në janar.

    Sipas tyre, synimi është shmangia e hetimeve nga komisionet dhe përpjekjeve të mundshme për shkarkim.

    Administrata i hodhi poshtë menjëherë këto raportime. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, i cilësoi pretendimet si “teori konspirative të pabazuara dhe të pavërteta”, duke deklaruar se Trump “ka krijuar një ekip të bashkuar, të përqendruar në agjendën e tij ‘Amerika e Para’”.

    Ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit, Dylan Johnson, gjithashtu e dënoi raportimin, duke e cilësuar atë si “lajm të rremë krejtësisht të pabazuar, të mbështetur në burime anonime të sajuara”. /AA/

  • Dyshohet se mashtroi shtetas norvegjezë dhe përdori të dhënat e tyre bankare për blerje online, arrestohet një person në Prishtinë

    Dyshohet se mashtroi shtetas norvegjezë dhe përdori të dhënat e tyre bankare për blerje online, arrestohet një person në Prishtinë

    Dyshohet se mashtroi shtetas norvegjezë dhe përdori të dhënat e tyre bankare për blerje online, arrestohet një person në Prishtinë

    Një person është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për mashtrim ndaj disa shtetasve të Norvegjisë, duke ua siguruar të dhënat bankare dhe duke i përdorur ato për blerje online të pajisjeve elektronike.

    Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila njoftoi se ndalimi është bërë në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

    Sipas Prokurorisë, i dyshuari me inicialet B.M. dyshohet se gjatë vitit 2026, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka vënë në lajthitje personat e dëmtuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

    Dyshohet se pasi ka siguruar të dhënat e tyre bankare, i ka përdorur ato për të realizuar porosi online në dyqane të ndryshme, kryesisht në ato që shesin pajisje elektronike, duke u shkaktuar viktimave dëm të konsiderueshëm material.

    Gjatë kontrollit të urdhëruar nga Prokurori i Shtetit, janë sekuestruar shtatë telefona celularë, dy kompjuterë, dy USB, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Suspected that he deceived Norwegian citizens and used their banking data for online purchase, one person arrested in Pristina

    One person has been detained for 48 hours in Pristina, under suspicion of fraud against some of Norway’s citizens, providing them with bank records and using them for online electronic equipment purchases.

    The news has revealed the Constitutional Prosecutorship in Pristina, which announced that the ban has been made under an investigation conducted in co-operation with the Kosovo Police, the Directorate for Cyber Crimes Investigation, respectively.

    According to the prosecution, the suspect with the initials B.M. It is suspected that during 2026, by presenting false facts, he has exposed injured persons with the intent of illegal property gain.

    It is alleged that after providing their bank records, he has used them to carry out online messages to various stores, mainly those selling electronic devices, causing victims considerable material damage.

    During the search ordered by the State Attorney, seven mobile phones, two computers, two USBs, a different car and documents, will serve as material evidence in criminal procedure.

    The suspect has been detained for 48 hours, under suspicion of committing a criminal offence.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zbulohen emrat e dy opinionistëve të Big Talk-Njëra është ish-banore e Bigut

    Zbulohen emrat e dy opinionistëve të Big Talk-Njëra është ish-banore e Bigut

    Zbulohen emrat e dy opinionistëve të Big Talk-Njëra është ish-banore e Bigut

    Sara Kolami dhe Vlorian Halili do të jenë dy opinionistët e “Big Talk”.

    Ata do të komentojnë lojën e banorëve të edicionit të pestë të “Big Brother”.

    Emisioni do të nisë këtë të diel.

    Burimi: Insajderi