Category: Lajme

  • Akademi përkujtimore 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit, kërkohet drejtësi

    Akademi përkujtimore 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit, kërkohet drejtësi

    Kurti: Ende nuk e dimë emrin e vrasësit

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Astrit Dehari ishte mbajtur në paraburgim për 68 ditë, pa aktakuzë, pa gjykim dhe pa u marrë asnjëherë në pyetje.

    “Astrit Dehari ishte i paraburgosur pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, dhe për 68 ditë në burg nuk u mor fare në pyetje. Megjithatë, në qelinë A3 të burgut të Prizrenit, e mbytën”, ka deklaruar Kurti.

    “Sot, 10 vjet më vonë, ne ende nuk e dimë emrin e vrasësit, ndërkohë që pesë prokurorë janë ndërruar përgjatë rastit”, ka thënë ai.

    Kurti ka përmendur edhe raportet e autopsisë dhe atë të Institutit Zviceran nga Lozana, për të cilat ka thënë se përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes së Deharit.

    Haliti: Astriti ishte solidar dhe me bindje të forta politike

    Ish-aktivisti Egzon Haliti, shok i fëmijërisë së Deharit, ka kujtuar solidaritetin dhe përkushtimin e tij për t’i kthyer bindjet politike në veprime konkrete.

    “Përveç se ka qenë jashtëzakonisht solidar dhe njerëzor, Astriti ka pasur thellësi dhe bindje të forta politike, të cilat i vëreja nga diskutimet e përditshme dhe literatura e ndryshme që m’i propozonte për lexim”, ka thënë Haliti.

    Ai ka theksuar se kujtimi për Deharin nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e ceremonive përkujtimore, por të shërbejë për vazhdimin e angazhimit për vlerat që ai përfaqësonte.

    Hajdini kujton angazhimin e hershëm politik të Deharit

    Bashkëvendësi Destan Hajdini ka kujtuar angazhimin politik të Deharit që në moshë të re, si dhe periudhën e qëndrimit të tij në paraburgim.

    “Sot po përkujtojmë dhjetëvjetorin e vrasjes së Astritit, i cili u arrestua më 13 gusht 2016 pa ngritje aktakuze. Pa ngritje të aktakuzës, në procesin hetimor, në ditën e 67-të u privua nga jeta Astriti”, ka deklaruar Hajdini.

    Ai ka përmendur edhe përkushtimin e Deharit në aktivitetet kombëtare dhe politike.

    Zhitia: Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Astritin

    Shoqja dhe bashkëaktivistja e Deharit, Rine Zhitia, ka kujtuar mënyrën se si ai i afronte aktivistët e rinj dhe përkushtimin e tij ndaj njerëzve.

    “Ishte student i dalluar, me pasion të madh për mjekësinë, për të cilin aktivizmi politik e shëndetësia ishin forma të ndryshme të së njëjtës përkujdesje për njeriun”, ka thënë Zhitia.

    “Astritin do e kujtojmë gjithmonë me dashuri. E po me atë këmbëngulje do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të”, ka deklaruar ajo. 

    Pas përfundimit të akademisë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, kryeministri Albin Kurti, së bashku me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ndezur qirinj pranë muralit “Astrit Dehari”.

    Ndërkohë, gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me prindërit e Astrit Deharit, Avniun dhe Xhemilen, familjarë, kolegë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe te varri i Astritit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

     

    Burimi: RTKLive

  • 6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

    6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

    Një prej simptomave të drejtësisë kosovare e ka marrë me vete edhe Gjykata Speciale, institucion kosovar i vendosur në Holandë.

    Këtë të enjte janë mbushur gjashtë vjet nga dita kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u paraburgosën – e 72 muaj më vonë, ndaj tyre ka vetëm një verdikt nga shkalla e parë.

    Mbajtja e gjatë në paraburgim refuzimi i vazhdueshëm për masa të tjera sigurie nga Gjykata, por edhe procedurat gjyqësore të stërzgjatura, kulmuan me verdiktin e rëndë – që i dënoi ata me 81 vjet burgim.

    Procesi, sipas Vlora Çitakut, ka vënë në pikëpyetje vet historinë e UÇK-së dhe rrugën e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë.

    “Por historia jonë nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë. Dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim!,”ka shkruar tutje Çitaku, deputete e ushtruese detyrës së kryetares së PDK-së, që ka përmendur punën që po bëhet në strategjinë shtetërore e ndryshimet në ligjin për specialen.

    Sot, në Kuvend fjalën e mori edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i cili tha se katërshja, u dënuan për shkak të posteve politike që ata kishin bartur.

    “….Kjo ka vetëm një arsye, duan t’i përlyejnë dhe baltosin objektivat e UÇK-së, objektivat e kësaj drejtorie politike, të cilat ishin të njëjta ndër breza, liria dhe pavarësia e Kosovës, liri kjo e pavarësi që u arritën me shumë mund e gjak”, ka thënë deputeti i PDK-së Altin Krasniqi.

    Dënimi me 81 vjet burgim për Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u pasua me reagim të ashpër qytetar, e me nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, por që pas miratimit, po me kërkesë të kësaj partie u kthye në Kuvend për rishqyrtim.

    Njëkohësisht, qeveria ka themeluar Grupin Punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit, që javën e kaluar mbajti takimin konstituiv, e këtë të shtunë mban takimin e ardhshëm, por kryesuesi tha se ato do të jenë konfidenciale, duke e sqaruar arsyet.

    “Për shkak të natyrës së qëllimeve që don me arritë ky grup strategjik, qëllimi është që me e fituar rastin, me e fituar rastin në procesin e apelit, që është e cila diskutohet aty edhe qëllimet tona janë shumë të ndjeshme, edhe në kuptimin vendor, por edhe në kuptimin ndërkombëtar, kështu që kisha kërkuar një mirëkuptim nga mediat që ajo se si do të zhvillohet”, ka thënë zëvendëskryeministri, Glauk Konjufca.

    Paralelisht me themelimin e Grupit, nga ekzekutivi është përmendur edhe rritja e buxhetit për mbrojtjen e tyre, para se verdikti të shqyrtohet në Apel.

    Burimi: Dukagjini

  • Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave (VIDEO)

    Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave (VIDEO)

    Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave (VIDEO)

    25 tetori i këtij viti, dita kur Arlinda Zekajt iu mor jeta duke u goditur me sëpatë nga kunati i saj, lëkundi themelet e institucioneve të rendit e drejtësisë.

    Kjo pasi që 49-vjeçarja kishte lënë pas vetes të dokumentuar çdo neglizhencë ndaj saj.

    Mirëpo çka pas saj?

    Kiks Kosova ka grumbulluar raportet ditore të Kosovës fillimisht që nga data 26 tetor, një ditë pas vrasjes së Arlindës, e deri më 2 nëntor kur edhe u përgatit kronika.

    Për gjashtë ditë, sipas raporteve të Policisë së Kosovës, në atë institucion u drejtuan rreth 47 gra.

    Raportimet, mënyrat e dhunës dhe situatat ishin nga më të ndryshmet.

    Në këto rastet e listuara për më pak se një javë, listës i prinin ish-bashkëshortët burra që qoftë përmes dhunës fizike apo psiqike, assesi të lënë rehat ish-gratë e tyre.

    Madje në një rast në Viti, vëllau e ndihmoi dhëndrin që t’ia rrah motrën.

    Sipas raportit, në pasditen e 29 tetorit, një burrë prishtinas largoi me forcë nga shtëpia gruan e tij bashkë me foshnjën.

    Në krejt këto raste të dhunës, nuk mungoi as kërcënimi ndaj të dashurës me video incizime.

    Dhuna e burrave në disa raste, qe edhe kundrejt nënës, motrës e vajzës.

    Pas raporteve ditore, nga Policia e Kosovës emisioni ka siguruar raportin 9 mujorësh të raportimeve të dhunës në familje.

    Sipas këtyre statistikave, nga janari deri më shtator 2026, janë raportuar 1626 raste ku viktimat janë gra.

    Në këtë numër katërshifror, sipas statistikave, 154 raste të vajzave që raportuan dhunën janë të moshës 0 deri në 18 pra minorene.

    Rrugën për në polici që të raportonin partnerin për më shumë se një herë, e morën qindra gra.

    Pra sipas statistikave, në 1626 raste, prej tyre të përsëritura janë 176.

    Ndërsa sa i përket vendit, për raportim të dhunës në familje nga gratë, kryeson kryeqyteti me 550 viktima ndërsa pas tij vjen Peja me 215 dhe më tutje qytetet e tjera.

    Detajet mund t’i gjeni në materialin e mëposhtëm të përgatitur nga Kiks Kosova:

     

     

  • 80-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas dhe të bijës…/ Kam me ju vra…” (VIDEO)

    80-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas dhe të bijës…/ Kam me ju vra…” (VIDEO)

    80-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas dhe të bijës…/ Kam me ju vra…” (VIDEO)

    Shtëpia ku u martuan e i rritën fëmijët, u bo mollë sherri mes një qifti që u divorcuan rreth të 80-tave.

    Që nga 2022-ta, kryefamiljari nga Logja e Pejës po ushtron dhunë psiqike e fizike kundrejt bashkëshortes e vajzës së tij.

    Krejt kjo mesele filloi kur ai vendosi shtëpinë në emër të djalit të vogël, duke përjashtuar nga pasuria dy fëmijët e tjerë.

    Rrjedhën e kësaj historie, për Kiks Kosovën e rrëfeu avokati i rastit Eset Berisha.

    Një vendim i tillë u mor ani pse sipas së ëmës, ndërtimin e shtëpive e mundësoi i biri që jeton e punon jashtë Kosovës.

    Vendimin për trashëgiminë, e zoja e shtëpisë e kundërshtoi edhe nëpërmjet një padie mirëpo Gjykata nuk mori kurrë mundimin që të e zgjidhte atë cështje.

    Kundërshtimi i kryefamiljares, qe fillimi i një dhune sistematike nga i shoqi e i biri i saj, i cili tanimë gëzonte shtëpinë në emër të tij.

    Pas dhunës fizike e psiqike nga burrat e shtëpisë, e ëma agëkohë 79-vjecare bashkë me të bijën rreth të 50tave, kishin lajmëruar policinë dhe cështja kishte vazhduar në gjykatore.

    Në vitin 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhër mbrojtje dhe distancë prej 5 metrash.

    Vendime të tilla nuk e zbrapsën asnjëherë kryefamiljarin nga Logja e Pejës.

    Ai kishtë kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe të bijën e tij, gjë e cila ishtë dokumentuar përmes një incizimi.

    Pas saj, mbrojtja Eset Berisha kishte kërkuar largimin e kwrcwnuesit nga shtwpia dhe distancën prej 50 metrave mirëpo gjykata e refuzoi atë, ani pse në dorë kishte incizimin e kërcënimit me jetë.

    Vendimin për distancën e 5 metrave avokati Berisha e quan vendim absurd pasiqë dëmi viktimës po i bëhej sërish njëlloj.

    Vendimi për distancën 5 metrave dhe jetesën në të njëjtën shtëpi nuk po ndryshohej andaj avokati ishte ankuar dhe Apeli e kishte dërguar në rigjykim.

    Pas gjithë kësaj, kryefamiljari bashkë me të birin, nusen e fëmijët e tyre kishin shkuar të jetonin në shtëpinë e dytë që e posedojnë ata si familje.

    Mirëpo sipas avokatit, 80-vjecari në gjendje të dehur u vie cdo natë sërish në shtëpi bashkëshortes e të bijës, duke i kërcënuar e ofenduar.

    Avokati Berisha për Kiks-in tha se policia nuk e bëri asnjëherë punën e saj sic duhet.

    Madje ai përmend një rast kur të bijën edhe pse ishte viktimë, në raport e shkruajtën sit ë akuzuar për dhunë.

    Berisha thotë se për vetëm një ofendim, policia në Pejë e mbajtën 48 orë në mbajtje 80-vjecaren mirëpo nuk i dhanë dënim efektiv kryefamiljarit për të cilin ekzistojnë të gjithë dëshmitë se ka përdorur dhunë.

    Detajet i gjeni në emisionin Kiks Kosova:

     

  • Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

    Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

    Modelja braziliane Alessandra Ambrosio (45) po shijon pushimet në Bali dhe ka ndarë foto të reja me bikini në Instagram.

    Ish-engjëlli i Victoria’s Secret ka pozuar me rroba banje të ngushta nga marka Fae, e njohur për modelet e saj që zbulojnë shumë lëkurë, shkruan Hello !.

    Ajo zgjodhi një bikini Lumi & Jones Savanna me një print zebre dhe një prerje portokalli të ndezur. Ajo shkroi mbi fotot: “Uluwatu, me kripën ende në flokët e mi”.

    Në foto, ajo pozon pothuajse pa grim, me flokët e lëshuara, dhe ka kombinuar një sarong portokalli me bikini.

    Postimi i saj tërhoqi vëmendjen e shumë ndjekësve dhe midis komenteve ishte edhe një nga profili zyrtar i Victoria’s Secret. “Vajza jonë”, shkruan ato. Edhe fansat e komentuan. “Po shkëlqen”, i tha një ndjekës, ndërsa një tjetër komentoi: “Engjëlli im”.

    Ambrosio po qëndron në Bali me të fejuarin e saj Buck Palmer, një stilist bizhuterish për meshkuj.

    Sipas postimeve në rrjetet sociale, duket se fëmijët e saj, Anja dhe Noah, të cilët i ka me ish-partnerin e saj, sipërmarrësin Jamie Mazur, gjithashtu u bashkuan me ta me pushime.

  • Palmer: Zhvillimet politike në Serbi ndikojnë në gjithë Ballkanin, normalizimi me Kosovën mbetet i rëndësishëm për integrimin evropian

    Palmer: Zhvillimet politike në Serbi ndikojnë në gjithë Ballkanin, normalizimi me Kosovën mbetet i rëndësishëm për integrimin evropian

    Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vlerësuar se zhvillimet politike në Serbi mund të kenë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e rajonit, përfshirë edhe pozitën e liderit të Republika Srpskas, Milorad Dodik.

    Në një intervistë për televizionin N1, ku ka diskutuar për ndikimin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA në politikën e jashtme amerikane, Palmer ka theksuar se ndryshimet politike në rajon, veçanërisht në Serbi, mund të krijojnë mundësi të reja për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik.

    Duke folur për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ndikimin e mundshëm në pozitën e Dodikut, Palmer ka thënë se zhvillimet në Serbi mund të jenë më përcaktuese sesa rezultatet e zgjedhjeve amerikane.

    “Pres që zgjedhjet në Serbi do të kenë një ndikim më të madh në pozicionin dhe forcën e Dodikut, jo vetëm në rajon, por edhe në Uashington. Shenjat e asaj që mund të ndodhë në Bosnjë dhe Hercegovinë duhen kërkuar në rajon”, ka deklaruar Palmer.

    Ish-diplomati amerikan ka folur edhe për rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se normalizimi i tyre mbetet një çështje e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    Ai ka vlerësuar se një shumicë e mundshme e demokratëve në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e rajonit në rrugën drejt integrimit evropian.

    Në këtë kontekst, Palmer ka përmendur veçanërisht Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e avancimit të integrimit të tyre evropian. Ai ka veçuar edhe kongresistët amerikanë Gregory Meeks dhe Chris Coons, të cilët i ka cilësuar si mbështetës të Ballkanit Perëndimor.

    Duke komentuar zhvillimet politike në SHBA, Palmer ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit do të kenë ndikim në marrëdhëniet ndërmjet presidentit dhe Kongresit, si dhe në drejtimin e politikës së jashtme amerikane.

    Sa i përket rezultateve zgjedhore, ai ka vlerësuar se demokratët kanë shënuar rezultat të mirë, por ka theksuar se vendimi përfundimtar u takon votuesve.

    Palmer, i cili ka më shumë se tri dekada përvojë në diplomacinë amerikane, ka shërbyer si zëvendësndihmës sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

    Në vitin 2019 ishte emëruar i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ndërsa gjatë karrierës së tij është angazhuar në çështjet që lidhen me Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën./Telegrafi.

  • Ambasada e Zvicrës shpërndan postimet e Cassis pas vizitës së tij në Kosovë

    Ambasada e Zvicrës shpërndan postimet e Cassis pas vizitës së tij në Kosovë

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka shpërndarë dy postime të ministrit të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, të publikuara gjatë vizitës së tij të sotme në Kosovë.

    Në postimin e parë, Cassis ka bërë të ditur se pas arritjes në Prishtinë është pritur nga presidentja Justina Shiroka Pula dhe ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

    Ai ka shkruar se gjatë takimeve kanë diskutuar për marrëdhëniet e afërta mes dy vendeve, sfidat rajonale dhe kryesimin zviceran të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), shkruan Telegrafi.

    “Ne i kushtojmë rëndësi të madhe operacioneve të OSBE-së në terren në gjithë Ballkanin Perëndimor. Stabiliteti dhe prosperiteti në rajon janë kyç”, ka shkruar Cassis.

    Ndërkaq, në postimin e dytë, ministri zviceran ka ndarë detaje nga takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilin e ka cilësuar si një shkëmbim përmbajtjesor.

    Sipas Cassis, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike mes Zvicrës dhe Kosovës përmes marrëveshjes së re EFTA, si dhe për marrëdhëniet e të dyja vendeve me Bashkimin Evropian dhe sfidat aktuale gjeopolitike.

    Në të njëjtin postim, Cassis ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe në përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë./Telegrafi/

  • Vinicius humbet terren te Real Madridi, Mourinho me dilema të mëdha

    Vinicius humbet terren te Real Madridi, Mourinho me dilema të mëdha

    Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku nuk po arrin të rikthehet në formën e tij më të mirë, duke vënë në pikëpyetje edhe statusin e tij si titullar.

    Braziliani pati një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në Ligën e Kampionëve ndaj AEK Athens, duke përfituar nga mungesa për shkak të pezullimit në La Liga, por sërish nuk arriti të lërë përshtypje pozitive.

    Ndërkohë, Diomande ka shfrytëzuar rastet e tij dhe ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadër, duke ia vështirësuar situatën anësorit brazilian.

    Jose Mourinho përballë dilemës së madhe: Rikthimi i Vinicius Jr mund ta ‘prishë’ sulmin e çmendur telegrafi.com

    Sipas raportimeve, Jose Mourinho ka ende dilema për kombinimin më të mirë në sulm, pasi beson se aktivizimi i Viniciusit dhe Kylian Mbappes së bashku mund të krijojë probleme në dinamikën e ekipit.

    Edhe gazetari Miguel Angel Toribio, në Radio Marca, ishte kritik ndaj brazilianit pas fitores së Real Madridit në Athinë, duke e cilësuar atë si anën negative të ndeshjes.

    “Ana negative ishte përsëri Vinicius”, deklaroi gazetari, i cili në anën tjetër vlerësoi paraqitjen e Jude Bellinghamit dhe unitetin e treguar nga skuadra.

    Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit? telegrafi.com

    Tashmë, Vinicius duhet të përmirësojë paraqitjet e tij nëse dëshiron të ruajë vendin në formacionin titullar të Mourinhos. /Telegrafi/

  • Gjashtë gabimet që bëjnë fillestarët në palestër dhe si t’i shmangin ato

    Gjashtë gabimet që bëjnë fillestarët në palestër dhe si t’i shmangin ato

    Javët e para në palestër shpesh përcaktojnë nëse stërvitja do të kthehet në një rutinë të përhershme apo nëse anëtarësimi do të mbetet i papërdorur.

    Shumica e problemeve nuk vijnë nga mungesa e përkushtimit, por nga disa gabime të zakonshme që mund të korrigjohen lehtësisht.

    Shumë njerëz e nisin palestrën me motivim të madh dhe dëshirën për të parë rezultate sa më shpejt.

    Six mistakes that starters in the gym and how to avoid them Foto ilustruese

    Megjithatë, pikërisht kjo shpesh çon në lodhje të tepërt, dhimbje muskulore dhe lëndime, duke bërë që pas pak ditësh të humbasin edhe vullnetin për të vazhduar.

    Këto janë gjashtë gabimet më të shpeshta që duhet t’i shmangin fillestarët:

    1. Stërvitja e tepërt që në fillim

    Të stërviteni çdo ditë deri në rraskapitje gjatë javës së parë mund të duket si një fillim i mirë, por trupi nuk është mësuar ende me një ngarkesë të tillë.

    Kjo mund të shkaktojë dhimbje të forta muskulore, lodhje dhe humbje të motivimit.

    Më mirë është të filloni me dy ose tri seanca stërvitore në javë dhe ta rritni gradualisht intensitetin, në mënyrë që trupi të ketë kohë të përshtatet.

    2. Anashkalimi i nxehjes së muskujve

    Muskujt dhe nyjat që nuk janë përgatitur për aktivitet fizik janë më të rrezikuar nga tendosjet dhe lëndimet.

    Disa minuta aktivitet i lehtë kardio, si ecja në shirit ose ngasja e biçikletës statike, të shoqëruara me lëvizje rrethore të shpatullave, ijeve dhe nyjave, ndihmojnë në përgatitjen e trupit.

    Edhe pse zgjat pak, nxehja mund të parandalojë lëndime që mund t’ju detyrojnë të ndërprisni stërvitjen për disa javë.

    3. Përdorimi i peshave të rënda në vend të teknikës së duhur

    Një nga gabimet më të shpeshta është ngritja e peshave më të rënda vetëm për të mos mbetur prapa personave të tjerë në palestër.

    Kur pesha është më e madhe sesa mund të përballoni, trupi fillon të kompensojë lëvizjen, duke zhvendosur ngarkesën te shpina, shpatullat ose gjunjët, në vend që të punojnë muskujt që synoni të stërvitni.

    Prandaj, është më mirë të filloni me pesha më të lehta, të mësoni teknikën e saktë dhe vetëm më pas të rrisni gradualisht ngarkesën.

    4. Stërvitja pa një plan të qartë

    Kalimi nga një pajisje në tjetrën pa një qëllim të caktuar mund të humbë kohë dhe të sjellë rezultate të dobëta.

    Para se të shkoni në palestër, është e rëndësishme të dini se cilat ushtrime do të bëni, sa seri dhe sa përsëritje do të realizoni.

    Plani nuk ka nevojë të jetë i ndërlikuar, por duhet të përfshijë të gjitha grupet kryesore muskulore dhe të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.

    5. Përqendrimi vetëm në një lloj ushtrimi

    Disa fillestarë kalojnë orë të tëra në shiritin e vrapimit, ndërsa të tjerë përqendrohen vetëm te ushtrimet për barkun ose krahët.

    Për një trup të balancuar dhe kondicion më të mirë fizik, nevojitet kombinimi i ushtrimeve të forcës me aktivitetet kardio.

    Gjithashtu, duhet të përfshihen ushtrime për këmbët, shpinën dhe muskujt e trungut, të cilat shpesh neglizhohen.

    6. Neglizhimi i pushimit dhe rikuperimit

    Muskujt nuk zhvillohen gjatë stërvitjes, por gjatë periudhës së rikuperimit.

    Mungesa e gjumit, ditëve të pushimit dhe vakteve të rregullta mund ta ngadalësojë përparimin dhe të rrisë rrezikun e lëndimeve.

    Pushimi është pjesë e rëndësishme e procesit të stërvitjes dhe nuk duhet parë si humbje kohe.

    Nëse nuk jeni të sigurt se si kryhet një ushtrim, është mirë të kërkoni ndihmën e trajnerit në palestër.

    Disa minuta udhëzime mund t’ju ndihmojnë të shmangni krijimin e zakoneve të gabuara që më vonë janë të vështira për t’u korrigjuar.

    Ndërkaq, personat me sëmundje kronike, probleme me zemrën ose lëndime të mëparshme duhet të konsultohen me mjekun përpara se të fillojnë një program të ri stërvitjeje. /Telegrafi/

  • Six mistakes that starters in the gym and how to avoid them

    Six mistakes that starters in the gym and how to avoid them

    The first weeks at the gym often determine whether the training will become a permanent routine or whether membership will remain unusable.

    Most problems are not due to a lack of commitment but to some common mistakes that can easily be corrected.

    Many start the gym with great motivation and the desire to see results as soon as possible.

    Six mistakes that starters in the gym and how to avoid them Illustration photo

    That, however, often leads to excessive fatigue, muscle pain, and injury, causing the will to continue in a few days.

    These are the six most frequent mistakes that starters must avoid:

    1. Overexertion From the Beginning

    Training daily to exhaustion during the first week may seem like a good start, but the body is not yet used to such a load.

    This can cause intense muscle pain, fatigue, and loss of motivation.

    It is best to start with two or three training sessions a week and gradually increase intensity so that the body can adjust.

    2. Grinding Cross

    Muscles and knots that are not prepared for physical activity are more threatened by strains and injuries.

    A few minutes of light cardi activity, such as walking on tape or riding a static bicycle, accompanied by circular movements of shoulders, hips, and knots, help to prepare the body.

    Although it lasts for a while, warming can prevent injuries that may force you to stop training for several weeks.

    3. Using Heavy Weight Instead of Proper Technique

    One of the most frequent mistakes is lifting heavier weights just to keep out of the back of others in the gym.

    When the weight is greater than you can bear, the body begins to compensate for the movement by moving the load to the back, shoulders, or knees instead of working on your muscles that you intend to train.

    Therefore, it is best to start with lighter weights, learn the exact technique, and only then grow the load gradually.

    4. Training Without a Clear Plan

    Switching from one device to another without a specific purpose can waste time and yield poor results.

    Before you go to the gym, it is important to know what exercises you will exercise, how many series and how many repetitions you will make.

    The plan does not need to be complicated, but it must involve all major muscle groups and continually follow.

    5. Focusing Only on a Kind of Exercise

    Some beginners spend long hours on the footband, while others focus solely on body or arm exercises.

    For a balanced body and better physical conditioning, combination of force exercises and cardio activities is needed.

    Also, exercise should be involved in foot, back, and trunk muscles, which are often neglected.

    6. The Neglect of Rest and Recovery

    Muscles are not developed during training, but during recovery.

    Sleep deprivation, rest days, and regular meals can slow progress and increase the risk of injury.

    Rest is an important part of the training process and should not be seen as a waste of time.

    If you are not sure how an exercise is conducted, it is best to seek the help of the coach in the gym.

    A few minutes of instruction may help you to avoid creating wrong habits that are later difficult to correct.

    Meanwhile, people with chronic illness, heart problems, or previous injuries should consult the doctor before starting a new training program. /Telegraphy/