Category: Lajme

  • Jakup Krasniqi returns for second day to his Pristina house

    Krasniqi has arrived at his house during the morning hours, under EULEX vehicles and with increased security measures, while members of the Kosovo Police have also attended the scene.

    This is the second day of his stay in Kosovo, after his family visit was granted by the Special Court for strong humanitarian reasons, due to his wife’s serious health condition.

    Throughout the movement from EULEX’s object to Fushe Kosovo towards the family residence in Velani, Krasniqi has been accompanied by relevant security forces.

    Source Layer: RTKLive

  • Jakup Krasniqi rikthehet për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë

    Jakup Krasniqi rikthehet për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë

    Krasniqi ka arritur në shtëpinë e tij gjatë orëve të paradites, nën përcjelljen e automjeteve të EULEX-it dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë, pasi vizita familjare iu lejua nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Gjatë gjithë lëvizjes nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë drejt banesës familjare në Velani, Krasniqi është shoqëruar nga forcat përkatëse të sigurisë.

    Burimi: RTKLive

  • Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok, jetonte i vetëm

    Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok, jetonte i vetëm

    Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok, jetonte i vetëm

    Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tij në Zubin Potok, ku jetonte i vetëm.

    Rasti është raportuar më 18 nëntor, rreth orës 20:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe autoambulanca, të cilët e kanë transportuar viktimën në spital, raporton Klankosova.tv.

    Megjithatë, sipas raportit policor, mjekët kanë konstatuar se viktima kishte arritur në spital pa shenja jete.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Klankosova.tv

  • Kuvendi shqiptar miraton në parim Buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi shqiptar miraton në parim Buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi shqiptar miraton në parim Buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027, pas seancës plenare që zgjati rreth 14 orë.

    Projektbuxheti, me vlerë mbi 10 miliardë euro, mori 80 vota pro, 25 vota kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

    Seanca plenare u shoqërua me diskutime të shumta mes deputetëve të të dyja krahëve politikë, ku në qendër të përplasjes ishte mënyra e shpërndarjes së fondeve publike, mbështetja sociale, pensionet, bujqësia, turizmi dhe investimet.

    Pozita e cilësoi buxhetin si historik, duke theksuar rritjen e investimeve publike, dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, uljen e TVSh-së për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, si dhe shtimin e financimit për sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe mbrojtja.

    Nga ana tjetër, opozita e kundërshtoi projektbuxhetin, duke ngritur shqetësime për nivelin e mbështetjes sociale, mungesën e konsultimit me biznesin për paketën fiskale, taksat dhe efektet që ndryshimet fiskale mund të kenë te turizmi dhe profesionistët e lirë.

    Gjatë diskutimeve nuk munguan as akuzat për korrupsion, replikat politike dhe kritikat për mënyrën se si qeveria menaxhon financat publike.

    Pas miratimit në parim në seancën plenare, projektbuxheti do të rikthehet për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku do të diskutohet secili nen dhe mund të pësojë ndryshime përpara votimit përfundimtar.

  • Rasti në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

    Rasti në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

    Rasti në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për rastin e vrajes në Suharekë, që ndodhi një ditë më parë.

    Sipas forcave të rendit, pas arrestimit të të dyshuarit, te ai është gjetur dhe konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja.

    Gjithashtu, është bërë e ditur se njësiti i hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme.

    Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, vrasja ka ndodhur gjatë së mërkurës në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

    I dyshuari për këtë rast është Rrahman Hoti, i cili është arritur të kapet nga policia, pasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes. /Klankosova.tv

  • Vrasja e rëndë në Suharekë, policia jep detaje

    Vrasja e rëndë në Suharekë, policia jep detaje

    Një person ka humbur jetën të mërkurën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy personave.

    I dyshuari, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ku, rreth orës 13:03, ka ndërruar jetë.

    Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë arrestimit i ka konfiskuar një revole me 24 fishekë, si dhe disa gëzhoja.

    “Suharekë / 18.11.2026 – 12:11. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML”.

    Ndërkohë, njësitë hetimore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë parash të gatshme.

    Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Njësiti hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejme”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, siç thuhet në raport, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”. /Telegrafi/

  • Lëndohet rëndë një person në Prishtinë, u sulmua me thikë

    Lëndohet rëndë një person në Prishtinë, u sulmua me thikë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është lënduar rëndë në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 19:20.

    “Prishtinë / 18.11.2026 – 19:20. Raportohet se si pasojë e një sulmi nga disa të dyshuar, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku si dhe është sekuestruar një thikë”, thuhet në raport.

    Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

    Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.

    Ndërsa, i dyshuari kryesor lidhur me rastin është në kërkim të policisë. /Telegrafi/

  • KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

    KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.

    Sipas njoftimit të kompanisë, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Ali Podrimja”, “Ali Pashë Tepelena”, “Ulqini” dhe “Fadil Deliqi”, si dhe në fshatrat Vaganicë dhe Frashër.

    Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Ali Zeneli”, “Ferat Draga”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Ulqini”, si dhe në fshatrat Vinarc dhe Tunel i Parë.

    Kompania ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

    Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.

    “Në këtë rast, ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

  • LSDM: 51 milionë euro nga kontributet e qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve

    LSDM: 51 milionë euro nga kontributet e qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve

    Nga LSDM sot akuzojnë se kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve.

    “Që nga 31 tetori, 51 milionë euro nga kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve.
    Këto janë para për 650 mijë qytetarë, të cilat punëtorët i lënë mënjanë nga pagat e tyre për pensionet e tyre çdo muaj.

    Transferimi i parave nuk është vullnet i Mickoskit, por një detyrim ligjor i drejtorit të Fondit të Pensioneve për të transferuar paratë në shtyllën e dytë të pensioneve.

    A do të reagojë Prokuroria Publike tani apo do të heshtë përsëri?

    Grupi i krimit të organizuar po kërcënon me pagesën e pensioneve të ardhshme për mbi 650.000 qytetarë.

    Vrima në Fondin për Sigurim Shëndetësor është tashmë 1 miliard euro. Qeveria po kërcënon edhe shtyllën e dytë të pensioneve.
    Nuk ka para për punëtorët, nuk ka para për pensionistët, nuk ka para për një pagë minimale më të lartë. Nuk ka para për bujqit. Nuk ka para për një vakt më të lartë studentor.

    Ka vetëm para për tenderët kriminalë të qeverisë”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/

  • Real Madridi ia mbyll derën e largimit yllit brazilian

    Real Madridi ia mbyll derën e largimit yllit brazilian

    Real Madridi ka mbyllur mundësinë e largimit të Rodrygos në afatin kalimtar të ardhshëm, duke përjashtuar kështu edhe një rikthim të përkohshëm të sulmuesit brazilian te Santos.

    Klubi madrilen vazhdon të besojë te cilësitë e futbollistit dhe dëshiron ta shohë atë sërish në fushë pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë. Edhe trajneri Jose Mourinho është i interesuar që Rodrygo të rikthehet gradualisht në ekipin e parë dhe të bëhet pjesë e planeve të tij për vazhdimësinë e sezonit.

    Sipas raportimit të ESPN Brasil, Santos kishte bërë një kontakt jozyrtar për të shqyrtuar mundësinë e huazimit të sulmuesit gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

    Megjithatë, ideja nuk ka marrë mbështetjen e drejtuesve të Real Madridit, trajnerit Mourinho dhe as vetë lojtarit, të cilët janë në një linjë sa i përket së ardhmes së tij të afërt: vazhdimi i karrierës në ‘Santiago Bernabeu’.

    Santos, klubi ku Rodrygo u rrit dhe u afirmua para transferimit në Evropë, kishte shpresuar t’i ofronte një ambient familjar për të rifituar ritmin e ndeshjeve. Megjithatë, rikthimi në Brazil nuk është pjesë e planeve të sulmuesit, i cili synon të rikthehet në nivelin e tij më të mirë në futbollin evropian.

    Nga ana tjetër, Mourinho ende nuk ka pasur mundësinë ta shfrytëzojë Rodrygon në sezonin 2026/27, por planifikon ta integrojë gradualisht në skuadër pasi të marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor.

    Megjithatë, braziliani do ta ketë të vështirë të sigurojë menjëherë një vend në formacionin titullar, duke pasur parasysh konkurrencën dhe paraqitjet e mira të futbollistëve si Arda Guler dhe Yan Diomande.

    Një tjetër arsye që e bën të pamundur largimin e tij është edhe kontrata që e lidh me Real Madridin deri në verën e vitit 2028.

    Drejtuesit madrilenë vazhdojnë ta konsiderojnë atë një futbollist të rëndësishëm për projektin e klubit dhe, sipas raportimeve, ekziston mundësia që në të ardhmen e afërt të diskutohet edhe për rinovimin e kontratës.

    Rikthimi i Rodrygos në fushë pritet të ndodhë gjatë vitit 2027, pasi sulmuesi brazilian po vazhdon rikuperimin nga këputja e ligamentit të kryqëzuar të gjurit.

    Stafi mjekësor i Real Madridit do të vazhdojë programin e veçantë të rehabilitimit në qendrën stërvitore Valdebebas edhe gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, me synimin që futbollisti të rikthehet në gjendjen optimale fizike.

    Deri atëherë, Santos duhet të heqë dorë nga ideja e huazimit, pasi e ardhmja e afërt e Rodrygos duket se do të vazhdojë të jetë në Madrid. /Telegrafi/