Category: Lajme

  • Gjermania propozon kontrata pune deri në katër vjet, ndryshimet prekin veçanërisht të rinjtë

    Gjermania propozon kontrata pune deri në katër vjet, ndryshimet prekin veçanërisht të rinjtë

    Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj që parasheh lehtësimin e kontratave të punës me afat të caktuar, duke u mundësuar kompanive që punëtorët t’i punësojnë për një periudhë deri në katër vjet, pa qenë e nevojshme të paraqesin një arsye të veçantë për këtë lloj kontrate.

    Sipas projektligjit të miratuar nga kabineti qeveritar më 18 nëntor, afati maksimal i kontratave të tilla do të dyfishohet nga dy në katër vjet. Brenda kësaj periudhe, kontrata do të mund të vazhdohet deri në gjashtë herë, krahasuar me tri herë sa lejohet aktualisht.

    Rregullat e reja parashihen të vlejnë për punësimet e bëra deri më 31 dhjetor 2030 dhe synojnë t’u japin kompanive më shumë fleksibilitet në një periudhë sfidash ekonomike, shkruan mediumi gjerman, Tagesschau.

    Ndryshimet pritet të prekin veçanërisht të rinjtë dhe personat që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, të cilët shpesh punësohen me kontrata të përkohshme.

    Ministri gjerman i Punës, Alexander Schweitzer, tha se qëllimi i reformës është ruajtja e vendeve ekzistuese të punës, mundësimi i punësimeve të reja dhe krijimi i kushteve për vende pune të orientuara drejt së ardhmes.

    Projektligji parasheh gjithashtu lehtësimin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës për personat me të ardhura vjetore mbi rreth 180 mijë euro, përmes pagesës së kompensimit financiar.

    Ndryshimet për këtë kategori do të zbatoheshin 12 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

    Pakoja përfshin edhe zgjerimin e mundësive për punë të dielave dhe gjatë festave zyrtare në furrat e bukës, pastiçeritë dhe bibliotekat publike, si dhe forcimin e të drejtave të përfaqësimit të punëtorëve në ndërmarrjet e mëdha.

    Projektligji tashmë do të shqyrtohet nga Bundestagu, ndërsa qeveria synon që ndryshimet të hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2027./Telegrafi/

  • Dyshohet se përdori forcën ndaj qytetarit të prangosur, arrestohet një polic në Kaçanik - kërkohet suspendimi edhe i tre të tjerëve

    Dyshohet se përdori forcën ndaj qytetarit të prangosur, arrestohet një polic në Kaçanik – kërkohet suspendimi edhe i tre të tjerëve

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Kaçanik, nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

    Sipas njoftimit të IPK-së, rasti ka ndodhur më 17 nëntor, pas orës 15:00, në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku një patrullë policore me katër zyrtarë kishte arrestuar dhe prangosur një qytetar në oborrin e shkollës së fshatit.

    “Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se njëri nga zyrtarët policorë ka tejkaluar autorizimet e tij ligjore duke përdorur forcën edhe pas prangosjes së qytetarit, si pasojë e së cilës ky i fundit ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

    Sipas hetimeve fillestare, pas arrestimit qytetari ishte dërguar në stacionin policor, por zyrtarët e përfshirë nuk e kishin njoftuar prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprimet e ndërmarra, ndonëse kishin pretenduar se qytetari kishte kryer vepër penale.

    Më pas, qytetari ishte liruar, ndërsa ndaj tij ishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht për sulm verbal.

    IPK ka bërë të ditur se ndaj policit të arrestuar ka pranuar edhe ankesa të tjera nga qytetarët, të cilat mund të jenë relevante në kuadër të hetimeve dhe vlerësimit të veprimeve të tij zyrtare.

    “Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, hetuesit e IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin jo vetëm të zyrtarit të arrestuar, por edhe të tre zyrtarëve të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast.

    IPK ka theksuar se do të vazhdojë hetimin e rasteve që përfshijnë dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të autorizimeve policore, me qëllim të garantimit të llogaridhënies dhe integritetit në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

  • Fillon takimi historik trepalësh Trump-Xi-Putin

    Fillon takimi historik trepalësh Trump-Xi-Putin

    Fillon takimi historik trepalësh Trump-Xi-Putin

    Ka nisur në Kinë takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

    Takimi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe po cilësohet si një ngjarje me rëndësi të veçantë gjeopolitike. Megjithatë, vlerësimet e njohësve janë të ndara sa i përket pritjeve dhe mundësisë që ky takim të prodhojë marrëveshje apo zhvillime konkrete.

    Disa prej tyre e kanë cilësuar samitin si “Jalta 2.0”, duke e krahasuar me konferencën e vitit 1945 në Jaltë të Krimesë, ku u takuan kryeministri britanik, Winston Churchill, presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, dhe udhëheqësi sovjetik, Joseph Stalin.

    Në atë konferencë, tre liderët diskutuan për të ardhmen e Evropës dhe rendin botëror pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Krahasimi me takimin e sotëm në Kinë lidhet me peshën që mund të kenë vendimet dhe qëndrimet e këtyre tri fuqive në zhvillimet ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Starts the historic Trump trilateral meeting- Xi-Putin

    The long-awaited meeting between US President Donald Trump, Chinese President Xi Jinping, and Russian President Vladimir Putin has started in China.

    The meeting has attracted international attention and is being described as an event of particular geopolitical importance. However, connoisseur assessments are divided on expectations and the possibility of this meeting producing concrete agreements or developments.

    Some have named the summit Jalta 2.0, comparing it with the 1945 conference in Yalta Crime, where British Prime Minister Winston Churchill, American President Franklin D. Roosevelt and Soviet leader Joseph Stalin.

    At that conference, the three leaders discussed Europe’s future and world order after the end of World War II. Comparison to today’s meeting in China relates to the weight of the decisions and attitudes of these three powers in international developments.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Jakup Krasniqi rikthehet për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë

    Jakup Krasniqi rikthehet për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë

    Krasniqi ka arritur në shtëpinë e tij gjatë orëve të paradites, nën përcjelljen e automjeteve të EULEX-it dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë, pasi vizita familjare iu lejua nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Gjatë gjithë lëvizjes nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë drejt banesës familjare në Velani, Krasniqi është shoqëruar nga forcat përkatëse të sigurisë.

    Burimi: RTKLive

  • Jakup Krasniqi returns for second day to his Pristina house

    Krasniqi has arrived at his house during the morning hours, under EULEX vehicles and with increased security measures, while members of the Kosovo Police have also attended the scene.

    This is the second day of his stay in Kosovo, after his family visit was granted by the Special Court for strong humanitarian reasons, due to his wife’s serious health condition.

    Throughout the movement from EULEX’s object to Fushe Kosovo towards the family residence in Velani, Krasniqi has been accompanied by relevant security forces.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok, jetonte i vetëm

    Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok, jetonte i vetëm

    Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok, jetonte i vetëm

    Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tij në Zubin Potok, ku jetonte i vetëm.

    Rasti është raportuar më 18 nëntor, rreth orës 20:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe autoambulanca, të cilët e kanë transportuar viktimën në spital, raporton Klankosova.tv.

    Megjithatë, sipas raportit policor, mjekët kanë konstatuar se viktima kishte arritur në spital pa shenja jete.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Klankosova.tv

  • Kuvendi shqiptar miraton në parim Buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi shqiptar miraton në parim Buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi shqiptar miraton në parim Buxhetin për vitin 2027

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027, pas seancës plenare që zgjati rreth 14 orë.

    Projektbuxheti, me vlerë mbi 10 miliardë euro, mori 80 vota pro, 25 vota kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

    Seanca plenare u shoqërua me diskutime të shumta mes deputetëve të të dyja krahëve politikë, ku në qendër të përplasjes ishte mënyra e shpërndarjes së fondeve publike, mbështetja sociale, pensionet, bujqësia, turizmi dhe investimet.

    Pozita e cilësoi buxhetin si historik, duke theksuar rritjen e investimeve publike, dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, uljen e TVSh-së për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, si dhe shtimin e financimit për sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe mbrojtja.

    Nga ana tjetër, opozita e kundërshtoi projektbuxhetin, duke ngritur shqetësime për nivelin e mbështetjes sociale, mungesën e konsultimit me biznesin për paketën fiskale, taksat dhe efektet që ndryshimet fiskale mund të kenë te turizmi dhe profesionistët e lirë.

    Gjatë diskutimeve nuk munguan as akuzat për korrupsion, replikat politike dhe kritikat për mënyrën se si qeveria menaxhon financat publike.

    Pas miratimit në parim në seancën plenare, projektbuxheti do të rikthehet për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku do të diskutohet secili nen dhe mund të pësojë ndryshime përpara votimit përfundimtar.

  • Rasti në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

    Rasti në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

    Rasti në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për rastin e vrajes në Suharekë, që ndodhi një ditë më parë.

    Sipas forcave të rendit, pas arrestimit të të dyshuarit, te ai është gjetur dhe konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja.

    Gjithashtu, është bërë e ditur se njësiti i hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme.

    Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, vrasja ka ndodhur gjatë së mërkurës në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

    I dyshuari për këtë rast është Rrahman Hoti, i cili është arritur të kapet nga policia, pasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes. /Klankosova.tv

  • Vrasja e rëndë në Suharekë, policia jep detaje

    Vrasja e rëndë në Suharekë, policia jep detaje

    Një person ka humbur jetën të mërkurën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy personave.

    I dyshuari, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ku, rreth orës 13:03, ka ndërruar jetë.

    Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë arrestimit i ka konfiskuar një revole me 24 fishekë, si dhe disa gëzhoja.

    “Suharekë / 18.11.2026 – 12:11. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML”.

    Ndërkohë, njësitë hetimore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë parash të gatshme.

    Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Njësiti hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejme”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, siç thuhet në raport, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”. /Telegrafi/