Category: Lajme

  • Swiss Minister: Special Court Decision Not Political, Can’t Comment

    MSwitzerland’s foreign affairs initiative, Ignazio Cassis, and his Kosovo counterpart, Glauk Konjufca, have jointly held a media conference in Pristina after the meeting they held during today.

    The duo was also asked about the Special Court’s ruling on the four-year KLA.

    Zvicerani Cassis gave a diplomatic response, not being issued in explaining what he called a court decision, rather than a political decision.

    I can give you the usual answer to Switzerland. As elsewhere in the world, Switzerland supports the Chambers and the International Court, and Switzerland accepts the decisions of international courts and does not comment on those decisions because it is the court’s decision, not the political decision. Switzerland therefore accepts those decisions, the Swiss Minister of Foreign Affairs declared.

  • BE: Ende herët të dihet nëse kërcënimet për bombë në aeroplanë janë të lidhura

    BE: Ende herët të dihet nëse kërcënimet për bombë në aeroplanë janë të lidhura

    BE: Ende herët të dihet nëse kërcënimet për bombë në aeroplanë janë të lidhura

    Bashkimi Evropian ka reaguar të enjten pas një vale kërcënimesh për bombë, për shkak të të cilave një numër i madh fluturimesh nga vende të ndryshme të Evropës janë detyruar të devijojnë.

    Komisioneri i BE-së për Transportin, Apostolos Tzitzikostas, ka deklaruar se ende nuk mund të përcaktohet nëse incidentet e raportuara kanë ndërlidhje mes vete, ndërsa ka dënuar çdo kërcënim ndaj civilëve.

    “Është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse incidentet e raportuara janë të ndërlidhura”, ka deklaruar Tzitzikostas, duke theksuar se “çdo kërcënim ndaj civilëve është i papranueshëm”.

    Ai ka siguruar se institucionet evropiane po e përcjellin nga afër situatën dhe janë në kontakt me shtetet anëtare të prekura dhe Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.

    “Sigurimi i mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet. Ne po e monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me shtetet anëtare të prekura dhe Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit”, ka deklaruar ai.

    Tzitzikostas u ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare që të bashkëpunojnë ngushtë me operatorët e aeroporteve, kompanitë ajrore dhe organet e zbatimit të ligjit.

    Ai ka rikujtuar se autoritetet kombëtare janë përgjegjëse për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë, hetimin e incidenteve dhe zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së aviacionit.

    Kjo është hera e dytë brenda një jave që Evropa përballet me incidente të tilla. Edhe të martën, një numër i madh fluturimesh u detyruan të devijojnë për shkak të kërcënimeve të ngjashme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • EU: Still early to know whether bomb threats on planes are linked

    The European Union has reacted Thursday after a wave of bomb threats, due to which a large number of flights from different European countries have been forced to deviate.

    EU Transport Commissioner Apostolos Tzzikostas has stated that it still cannot be determined whether the reported incidents have inter-connections while condemning any threats to civilians.

    It is still early to draw conclusions if reported incidents are interrelated, Tzikosta has stated, stressing that any threat to civilians is unacceptable.

    He has assured that European institutions are closely tracking the situation and are in contact with affected member states and the European Aviation Security Agency.

    Security of the citizens’ defence and security remains a priority. We are closely monitoring the situation and are in contact with the affected member states and the European Aviation Security Agency, he has declared.

    Tszikostas has called on national authorities to co-operate closely with airport operators, airline companies and law enforcement agencies.

    He has recalled that national authorities are responsible for assessing security threats, investigating incidents and implementing necessary measures to ensure aviation safety.

    This is the second time in a week that Europe faces such incidents. Even Tuesday, a large number of flights were forced to deviate due to similar threats.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale

    Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale

    Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se punimet e grupit strategjik për hartimin dhe zbatimin e strategjisë shtetërore lidhur me procesin në Hagë do të jenë konfidenciale.

    Konjufca ka thënë se grupi është konstituuar javën e kaluar, janë përcaktuar rregullat e punës dhe është themeluar edhe grupi punues, i cili do t’i përmbledhë në një dokument të gjitha idetë dhe propozimet e institucioneve të përfaqësuara.

    Ai ka bërë të ditur se në këtë grup përfaqësohen Qeveria, Presidenca, Kryesia e Kuvendit, katër grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, jo serbe.

    “Po ashtu, siç edhe jeni njoftuar, ne e bëmë javën e kaluar themelimin e grupit strategjik sa i përket strategjisë që do ta implementojnë të gjitha strukturat shtetërore të Republikës tonë lidhur me procesin që e kemi në Hagë. Në mbledhjen e kaluar u konstitua ky grup, pastaj themeluam rregullat e punës se si do të punojmë, e krijuam edhe grupin punues i cili do t’i përmbledhë në një dokument të gjitha idetë që ne i kemi, edhe i kishim me kategori të institucioneve të cilat e përbëjnë dhe përfaqësojnë këtë grup strategjik. Pra qeveria e cila përfaqësohet përmes meje, po e kemi aty mos ta harrojmë, edhe ministrin Hoti, sepse ai e përfaqëson ministrinë dhe vlerat e luftës. E kemi përfaqësuesen e presidentes, e kemi përfaqësuesen e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, edhe i kemi të përfaqësuara katër grupet parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu edhe përfaqësuesin nga grupi i komuniteteve, nga komunitetet jo shumicë, komuniteteve jo shumicë, jo serbe të përfaqësuar në këtë grup”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka bërë të ditur se mbledhja e ardhshme do të mbahet të shtunën, ku pritet të shqyrtohen dhe të sintetizohen dokumentet e përgatitura nga institucionet e përfaqësuara në grup.

    “Mbledhjen e ardhshme e kemi pasnesër dhe çka pritet të bëhet pasnesër, e kjo do të jetë një mbledhje më e gjatë, do të jetë si një farë mbledhje disaorëshe, e cila do të na e merr për ditën. Gjatë gjithë ditës do të punojmë që të gjitha dokumentet që i kemi prej gjithë këtyre instancave, sepse secila prej këtyre e ka prodhuar një lloj dokumenti, do t’i sintetizojmë, do t’i sintetizojmë në mbledhjen e ardhshme. Pastaj grupi punues, të cilin ne tashmë e kemi themeluar, vazhdon punën prej gjithë këtyre dokumenteve me sintetizu, me dalë një strategji gjithëpërfshirëse për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, e cila pastaj obligohet që ta implementojnë atë”, ka thënë ai.

    Kreu i diplomacisë kosovare ka theksuar se strategjia do të ketë dimensione të shumta, por ka kërkuar nga mediat që të kenë mirëkuptim për natyrën konfidenciale të punës së këtij grupi.

    “Është shumë dimensionale se çka përfshin ajo, por duhet ta keni parasysh, bile për këtë dhe ju kisha lutur si media, që veprimtaria e këtij grupi, veprimtaria e këtij grupi do të jetë koxha konfidenciale në mënyrën qysh i zhvillon punimet ky grup. Po, natyrisht që do ta kemi edhe një relacion edhe me gazetarët edhe me median, por punimet tona fatkeqësisht nuk mund të jenë të hapura, edhe ajo se si do ta merr një produktin e asaj çka ne prodhojmë mund të jetë edhe në një masë pakësoj e kufizuar. Kjo vjen keq që është kështu, por për shkak të natyrës së qëllimeve që don me arritë ky grup strategjik, qëllimi është që me e fituar rastin, me e fituar rastin në procesin e apelit, që është e cila diskutohet aty edhe qëllimet tona janë shumë të ndjeshme, edhe në kuptimin vendor, por edhe në kuptimin ndërkombëtar, kështu që kisha kërkuar një mirëkuptim nga mediat që ajo se si do të zhvillohet, domethënë, po ju paralajmëroj, ky komunikimi jonë do t’i ketë, do të jetë strikt dhe i vendosur në disa rregulla të caktuara, për të cilat unë e kam marrë vet miratimin e grupit strategjik nga brenda, të gjithë janë pajtuar, të gjithë janë pajtuar me këtë që po e shpjegoj”, ka deklaruar Konjufca.

    Burimi: Insajderi

  • Von der Leyen: 4,36 miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja për Ukrainën

    Von der Leyen: 4,36 miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja për Ukrainën

    “Ndërsa Rusia vijon sulmet e pandërprera, Ukraina po përgatitet të hyjë në dimrin e pestë të luftës. Përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën vazhdojnë, ashtu si edhe mbështetja e palëkundur e BE-së”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    “Nga shuma e disbursuar, 3,7 miliardë euro do të përdoren për mbështetjen e buxhetit të Ukrainës, ndërsa 658 milionë euro do të shërbejnë për financimin e blerjeve të pajisjeve ushtarake”, bëri të ditur Komisioni Evropian.

    Pas disbursimit të ndihmës së sotme, Ukrainës i mbeten në dispozicion edhe 20,9 miliardë euro nga kjo hua mbështetëse për këtë vit.

    Për vitin e ardhshëm janë parashikuar edhe 45 miliardë euro të tjera.

    Pavarësisht angazhimeve financiare të BE-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha liderëve evropianë në tetor, se vendit i nevojiteshin edhe 70 miliardë euro gjatë vitit 2027 për mbrojtjen, armatimet dhe forcimin e qëndrueshmërisë së tij përballë luftës.

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi më herët se liderët e BE-së, do të diskutojnë mundësinë e dhënies së ndihmës shtesë për Kievin në takimet e ardhshme.

    Samiti i radhës i liderëve evropianë është planifikuar të mbahet javën e ardhshme, në Dublin.

    Burimi: RTKLive

  • Ngrohësja elektrike: Gabimet në blerje që e mbajnë dhomën të ftohtë dhe faturën në rritje

    Ngrohësja elektrike: Gabimet në blerje që e mbajnë dhomën të ftohtë dhe faturën në rritje

    Një ngrohës që nuk përputhet me madhësinë e dhomës, një model pa termostat ose pa mbrojtje nga mbinxehja mund të nënkuptojë një dhomë të ftohtë, një faturë më të lartë të energjisë elektrike dhe rrezik zjarri. Ekspertët shpjegojnë se çfarë duhet të keni kujdes para se të blini.

    Kur bën ftohtë, shumë njerëz blejnë një ngrohës elektrik si ngrohje shtesë për një dhomë ose për një apartament pa ngrohje qendrore. Zgjedhja është e madhe dhe modelet ndryshojnë në fuqi, metodë ngrohjeje dhe pajisje.

    Portali britanik Ideal Home pohon se blerësit shpesh nuk marrin parasysh madhësinë e dhomës, efikasitetin e energjisë dhe karakteristikat e sigurisë, dhe përfundojnë me ngrohje të dobët ose shpenzime të panevojshme.

    Lloji i gabuar i ngrohësit

    Jo çdo ngrohës është për çdo qëllim. Andrei Carcu, një ekspert i instalimit të pajisjeve shtëpiake nga London Electricians 247, shpjegon për Ideal Home se konvektorët janë më të mirët për ngrohjen e përgjithshme të hapësirave më të mëdha, ndërsa ngrohësit standardë janë më të mirët për ngrohjen e një pjese specifike të një dhome.

    Ngrohësit me ventilator (kalorifikuesit) ngrohin shpejt një dhomë më të vogël, ndërsa radiatorët me vaj ofrojnë nxehtësi uniforme që zgjat më shumë.

    Departamenti Amerikan i Energjisë deklaron se një ngrohës hapësire është një zgjedhje më efikase kur jeni në një dhomë vetëm për disa orë dhe ulur brenda rrezes së tij, sepse ngroh personin dhe mjedisin përreth, jo të gjithë dhomën.

    I njëjti burim thekson se midis konvektorëve, më të mirët janë ata me një lëng si vaji, sepse ai ruan nxehtësinë, kështu që pajisja ndizet dhe fiket më rrallë, dhe nxehtësia është më konstante.

    Energji që nuk përputhet me dhomën

    Një gabim i zakonshëm është blerja e një ngrohësi që është shumë i dobët ose shumë i fortë për dhomën. David Miloshev, një elektricist nga kompania Fantastic Services, paralajmëron Ideal Home: “Ngrohësit kanë fuqi të ndryshme, dhe nëse nuk përputhet me madhësinë e dhomës, ngrohja nuk do të jetë efikase.”

    Si rregull i përgjithshëm, një ngrohës 1,500 W është i përshtatshëm për një dhomë prej afërsisht 14 metrash katrorë. Ministria e Energjisë këshillon që të mos blihet një ngrohës shumë i madh dhe kujton se shumica e modeleve kanë një tavolinë me madhësinë e rekomanduar të dhomës.

    Modeli më i lirë nuk është gjithmonë një kursim

    Alfons Daci, themelues i kompanisë britanike Clear Cost Utilities, i thotë Ideal Home se një ngrohës më i lirë mund të kursejë para në blerje, por për shkak të ngrohjes më të dobët, do të sjellë fatura më të larta: nëse ka vështirësi në ngrohjen e një dhome më të madhe, do ta përdorni më gjatë dhe do të shpenzoni më shumë.

    Kjo është arsyeja pse duhet të shikoni edhe pajisjet. Ekspertët rekomandojnë modele me termostat, modalitet ekonomik dhe kohëmatës, dhe Ministria e Energjisë këshillon një ngrohës me termostat, sepse parandalon konsumin e energjisë gjatë mbinxehjes së dhomës.

    Zhurmë dhe bartje nga dhoma në dhomë

    Nëse planifikoni ta përdorni ngrohësin natën ose gjatë punës, zhurma është gjithashtu e rëndësishme. Sipas Ideal Home, ngrohësit me ventilatorë kanë tendencë të jenë më të zhurmshëm, kështu që një radiator me vaj ose një ngrohës qeramik është më i mirë për një dhomë gjumi ose zonë pune. Nëse do ta mbani me vete nëpër shtëpi, kushtojini vëmendje dorezave, rrotave dhe peshës.

    Siguria në radhë të parë

    Gabimi më serioz është injorimi i veçorive të sigurisë. Ideal Home rekomandon një ngrohës me mbrojtje nga mbinxehja, një çelës që e fik atë kur përmbyset dhe një strehë që nuk ngrohet në prekje, veçanërisht në shtëpitë me fëmijë dhe kafshë shtëpiake. Për banjo, duhet të merrni vetëm një model të destinuar për dhoma me lagështirë.

    Departamenti Amerikan i Energjisë rekomandon lidhjen e një ngrohësi elektrik direkt në prizë. Nëse është i nevojshëm një kabllo zgjatuese, ajo duhet të jetë sa më e shkurtër të jetë e mundur dhe e projektuar për një ngarkesë më të lartë.

    Ngrohësi duhet të vendoset në një sipërfaqe të sheshtë, larg shtigjeve, fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake. Mos e vendosni pranë perdeve dhe mobiljeve: është i rrezikshëm dhe zvogëlon efektivitetin e tij.

    Sipas Komisionit të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit në SHBA, ngrohësit e hapësirës lidhen me më shumë se 1,700 zjarre në shtëpi në SHBA çdo vit, duke vrarë më shumë se 80 njerëz. /Telegrafi/

  • Ushqimet, karburantet dhe taksat – a mund të bëjnë demokratët diçka për të lehtësuar koston e jetesës?

    Ushqimet, karburantet dhe taksat – a mund të bëjnë demokratët diçka për të lehtësuar koston e jetesës?

    Dy pronarë biznesesh, në dy skaje të ndryshme të SHBA-së, kërkojnë të njëjtën gjë, por për arsye të ndryshme.

    Në Teksas, Kim Hanks, pronare e biznesit Tillies, që përfshin hotel, restorant dhe spa pranë qytetit të Austin, thotë se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve po e detyron të rrisë pagat për 300 punonjësit e saj.

    “Për ne, përballueshmëria e kostove ka qenë një objektiv që ndryshon vazhdimisht”, tha ajo.

    Ndërsa në Indiana, Danny Reynolds, i cili drejton dyqanin e veshjeve dhe fustaneve të nusërisë Stephenson’s of Elkhart, thjesht dëshiron që Uashingtoni t’i zgjidhë problemet e tij.

    “Shpresa ime është që të gjejmë njëfarë qëndrueshmërie dhe të jemi në gjendje të bashkëpunojmë”, u shpreh ai.

    Demokratët thonë se i kanë dëgjuar të dyja këto mesazhe.

    “Ne zhvilluam fushatë duke u zotuar për përballueshmërinë e jetesës, fituam pikërisht për këtë arsye dhe tani detyra jonë është të qeverisim duke e pasur këtë çështje prioritet”, deklaroi udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, në emisionin Morning Joe të MS Now.

    Por tani fillon pjesa e vështirë. Demokratët do të kontrollojnë Kongresin, por Donald Trump vazhdon të ketë pushtetin për të bllokuar planet e tyre.

    Një mesazh që ndikoi te votuesit

    Fitorja e demokratëve ishte më e madhe nga sa kishin parashikuar shumica e analistëve. Të paktën shtatë vende në Senat, që më parë mbaheshin nga republikanët, kaluan në duart e demokratëve.

    Pas këtij rezultati qëndronte një pakënaqësi e theksuar: vetëm 21 për qind e amerikanëve janë të kënaqur me drejtimin në të cilin po shkon vendi, ndonëse treguesit ekonomikë duken pozitivë në letër.

    Votuesit nuk u përqendruan te statistikat, por te faturat e ushqimeve, energjisë elektrike dhe çmimet në pompat e karburantit.

    Në zonat rurale të Teksasit, rritja e kostove po dëmtonte edhe mbështetjen për republikanët në bastionet e tyre. Sid Miller, komisioneri republikan në largim për bujqësinë, tha se blegtorët po marrin 300 deri në 500 dollarë më pak për çdo krerë bagëti, ndërkohë që po përballen me çmime rekord të plehrave kimike.

    “Ata u ndien të tradhtuar”, tha ai.

    Pra, nuk bëhej fjalë vetëm për një valë të mbështetjes për demokratët, por edhe për një votë të ndikuar nga kostoja e jetesës. Pyetja tani është se çfarë mund të bëjnë realisht demokratët për ta përmirësuar situatën.

    Plani i demokratëve për përballueshmërinë e jetesës

    Nën sloganin “Lufta për një Amerikë të përballueshme”, demokratët thonë se prioriteti i tyre i parë është kujdesi shëndetësor.

    Ata synojnë të rikthejnë ndihmat financiare shtesë që e bënin sigurimin shëndetësor më të lirë në kuadër të ligjit për kujdesin shëndetësor të përballueshëm (Affordable Care Act), si dhe të zhbëjnë shkurtimet në programin Medicaid, të miratuara nga presidenti Trump në vitin 2025.

    Më pas vijnë tarifat tregtare dhe energjia. Demokratët kërkojnë heqjen e taksave të importit të vendosura nga presidenti, të cilat, sipas tyre, u kushtojnë familjeve mijëra dollarë shtesë në vit për ushqime, plehra kimike dhe materiale ndërtimi.

    Ata duan gjithashtu t’i japin fund luftës në Iran, të cilën e lidhin me rritjen e çmimit të benzinës, që mesatarisht ka arritur në 4.18 dollarë për gallon, rreth 40 për qind më shumë.

    Një tjetër prioritet është strehimi. Disa demokratë propozojnë ndërtimin e katër milionë banesave të reja gjatë dekadës së ardhshme.

    Sa u përket taksave, ata kërkojnë që miliarderët të paguajnë më shumë dhe që të rriten kreditë tatimore për familjet me fëmijë.

    Lista e premtimeve është e gjatë, por sa prej tyre mund të realizohen?

    Çfarë mund të miratojnë realisht?

    Investitori Ken Fisher, themelues i kompanisë Fisher Investments, e përshkruan situatën në mënyrë të drejtpërdrejtë:

    “Kongresi nuk mund të miratojë asgjë që presidenti mund ta bllokojë me veto. Presidenti Trump, nga ana tjetër, nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron”, shtoi ai.

    Sipas tij, rezultati mund të jetë një periudhë dyvjeçare me pak ndryshime në aspektin legjislativ dhe rregullator.

    Me fjalë të tjera, fitorja në Kongres nuk u jep demokratëve liri të plotë veprimi. Trump mund të vendosë veto ndaj ligjeve të miratuara, ndërsa për ta rrëzuar një veto presidenciale kërkohet shumicë prej dy të tretash si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat.

    Për votuesit që shpresojnë në uljen e faturave, kjo mund të jetë zhgënjyese. Ata nuk votuan për një bllokadë politike.

    Merrni si shembull tarifat tregtare. Trump nuk ka gjasa të heqë dorë nga një politikë që përbën pjesë qendrore të agjendës së tij. Për ta ndryshuar atë, demokratëve do t’u duhet mbështetja e republikanëve.

    Bernard Yaros, zëvendës kryeekonomist për SHBA-në në Oxford Economics, pret që norma mesatare e tarifave për importet të mbetet rreth 10 për qind gjatë pjesës së mbetur të mandatit të Trumpit.

    Ekziston edhe një ndërlikim tjetër: tarifat po sjellin më shumë të ardhura për qeverinë. Taksat mbi importet përbënin pak më shumë se 1 për qind të të ardhurave federale në vitin 2024. Këtë vit, ato përbëjnë më shumë se 5 për qind.

    Sipas Yaros, ky kontribut në rritje në buxhetin e qeverisë do ta bëjë “të vështirë për një administratë të ardhshme çmontimin e plotë të sistemit të tarifave”.

    Megjithatë, ekziston mundësia për kompromise politike.

    Ku mund të arrihen marrëveshje?

    Presidenti Trump i tha televizionit CNBC se mund të bashkëpunojë me demokratët për “shumë më tepër çështje nga sa e kuptojnë njerëzit”.

    Kujdesi shëndetësor mund të jetë njëra prej tyre.

    Yaros sheh mundësinë e një kompromisi të madh politik: demokratët mund të pranojnë zgjatjen e lehtësimeve tatimore të miratuara nga republikanët, në këmbim të rikthimit të subvencioneve për sigurimet shëndetësore.

    Megjithatë, ai nuk pret që një marrëveshje e tillë të arrihet para fundit të vitit 2027, ndërsa përfitimet ekonomike mund të ndihen vetëm në vitin 2028. Kjo është një pritje e gjatë për njerëzit që po përpiqen t’i përballojnë faturat e sotme.

    Demokratët mund të shtojnë gjithashtu presionin ndaj kompanive.

    Henrietta Treyz, nga kompania konsulente Veda Partners, thotë se demokratët do të kërkojnë llogari nga bizneset që ua kanë kaluar konsumatorëve kostot e tarifave tregtare.

    Pas vendimit të Gjykatës së Lartë në shkurt, sipas saj, kompanive mund t’u shtrohet pyetja: “A e morët atë rimbursim të tarifave dhe më pas i ulët çmimet për konsumatorët?”

    Bizneseve do t’u kërkohet gjithashtu të shpjegojnë se çfarë kanë përfituar në këmbim.

    Treyz shton se demokratët do t’i përzgjedhin me kujdes kompanitë ndaj të cilave do të ushtrojnë presion.

    Në Senat, demokrati nga Oregoni, Ron Wyden, i cili pritet të marrë drejtimin e Komitetit të Financave, e ka përmbledhur qasjen e tij me gjashtë fjalë: “Përballueshmëri për ne, llogaridhënie për ta”.

    Ai thotë se do ta përdorë komitetin për të “rikonfirmuar autoritetin e Kongresit” mbi politikën tregtare. Kompanitë e sigurimeve, prodhuesit e barnave dhe bankat duhet të përgatiten të thirren për të dhënë shpjegime.

    Disa nga ndryshimet më të rëndësishme mund të ndodhin edhe në nivel lokal. Guvernatorët dhe rregullatorët e shteteve kanë ndikim në çmimet e energjisë elektrike, ndërsa autoritetet lokale vendosin se ku mund të ndërtohen banesa të reja.

    Demokratët kanë fituar zgjedhjet për guvernator në Teksas, Ohajo dhe Xhorxhia, ku rritja e kostos së energjisë elektrike për qendrat e të dhënave është kthyer tashmë në një shqetësim.

    Pjesa që demokratët nuk mund ta kontrollojnë

    Sfida më e vështirë mund të jetë një çështje që demokratët nuk mund ta zgjidhin vetëm përmes miratimit të një ligji të ri.

    Çmimet e benzinës, naftës dizel dhe plehrave kimike do të varen në masë të madhe nga zhvillimet në luftën me Iranin. Ndërkohë, parashikimet për atë që mund të ndodhë më tej janë të ndryshme.

    Oxford Economics paralajmëron se, pas përfundimit të zgjedhjeve, një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit “duket më i mundshëm”, pasi çmimet e karburanteve nuk do të përbëjnë më të njëjtin shqetësim politik për presidentin.

    Këtu qëndron edhe paradoksi për demokratët: nëse çmimet bien, ata mund ta kenë të vështirë të marrin meritat për këtë. Nëse rriten, mund të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë.

    Një tjetër sfidë e menjëhershme lidhet me financimin e qeverisë federale, i cili përfundon më 11 dhjetor. Mundësia e një tjetër mbylljeje të institucioneve qeveritare për shkak të mungesës së fondeve po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

    Demokratët e fituan debatin për koston e jetesës. Tani duhet të dëshmojnë se mund ta bëjnë jetën më të përballueshme për amerikanët. /Telegrafi/

  • Gjashtë gabime që bëjnë fillestarët në palestër dhe si t'i shmangni ato

    Gjashtë gabime që bëjnë fillestarët në palestër dhe si t’i shmangni ato

    Në javën e parë në palestër, ata shpesh vendosin nëse stërvitja do të bëhet zakon apo nëse tarifa e anëtarësimit do të mbetet e papërdorur. Shumica e problemeve nuk vijnë nga mungesa e përpjekjeve, por nga disa gabime të zakonshme që korrigjohen lehtësisht.

    Shumë veta hyjnë në palestër me motivim të madh dhe dëshirë për të parë rezultate sa më shpejt të jetë e mundur. Ky nxitim shpesh çon në lodhje, dhimbje dhe lëndime, pas të cilave vullneti për t’u stërvitur zhduket. Ja çfarë bëjnë shpesh gabim fillestarët.

    Shumë, shumë shpejt

    Stërvitja çdo ditë deri në lodhje në javën e parë duket si një fillim i mirë, por trupi nuk është mësuar me një ngarkesë të tillë. Rezultati është inflamacion i rëndë i muskujve, lodhje dhe dorëzim pas disa ditësh. Është më mirë të filloni me dy ose tre stërvitje në javë dhe ta rrisni ngarkesën gradualisht.

    Anashkalimi i ngrohjes

    Muskujt dhe nyjet e ftohta janë më të ndjeshme ndaj tendosjes. Disa minuta kardio të lehtë, siç është ecja në pistë vrapimi ose ngarja e biçikletës, me lëvizje rrethore të shpatullave, vitheve dhe kyçeve, e përgatit trupin për stërvitje. Një ngrohje është e shkurtër, por mund të parandalojë një dëmtim që mund t’ju mbajë jashtë për javë të tëra.

    Pesha në vend të teknikës

    Ngritja e shumë peshave vetëm për të ndjekur dikë pranë jush është një nga gabimet më të zakonshme. Kur pesha është shumë e rëndë, trupi kompenson dhe ngarkesa transferohet në shpinë, shpatulla ose gjunjë në vend të muskujve që po ushtroni. Filloni me një peshë më të lehtë, zotëroni lëvizjen e saktë dhe vetëm atëherë shtoni kilogramë.

    Stërvitje pa një plan

    Të bredhësh nga një makinë në tjetrën pa një qëllim të qartë kërkon shumë kohë dhe jep rezultate të dobëta. Di se çfarë ushtrimesh po bën, sa sete dhe përsëritje, përpara se të arrish. Plani nuk ka pse të jetë kompleks, por duhet të mbulojë të gjithë trupin dhe të ndiqet javë pas jave.

    Vetëm një lloj ushtrimi

    Disa fillestarë kalojnë orë të tëra në pistë vrapimi, të tjerë bëjnë vetëm ushtrime për ulje-ngritje ose për krahët. Një trup i ekuilibruar dhe një formë më e mirë fizike kërkojnë një kombinim të stërvitjes së forcës dhe kardios, së bashku me ushtrime për këmbët, shpinën dhe trungun, të cilat shpesh neglizhohen.

    Neglizhimi i pushimit

    Muskujt nuk ndërtohen gjatë ushtrimeve, por gjatë kohës që jeni duke u rikuperuar. Pa gjumë të mjaftueshëm, ditë pushimi dhe vakte të rregullta, progresi ngadalësohet dhe rreziku i lëndimit rritet. Pushimi është pjesë e stërvitjes, jo humbje kohe.

    Nëse nuk jeni të sigurt se si ta bëni një ushtrim, pyeteni trajnerin në palestër, sepse disa minuta shpjegim mund të parandalojnë muaj të tërë zakonesh të këqija. Personat me sëmundje kronike, probleme me zemrën ose lëndime të mëparshme duhet të konsultohen me një mjek para se të fillojnë stërvitjen. /Telegrafi/

  • Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

    Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

    Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

    Grupi Punues për hartimin e strategjisë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e Apelit do të mblidhet të shtunën, për t’i shqyrtuar të gjitha dokumentet që do të përfshihen në një strategji të vetme.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka theksuar se strategjia do të përfshijë disa dimensione, ndërsa puna e grupit do të zhvillohet kryesisht në mënyrë konfidenciale.

    “Është shumë dimensionale ajo se çfarë do të përshijë kjo strategji”, tha Konjufca.

    Ai ka bërë të ditur se edhe strategjia përfundimtare që do të hartohet nga Grupi Punues do të jetë konfidenciale.

    Sipas tij, kjo lidhet me natyrën e qëllimeve që synon të arrijë ky grup, përkatësisht fitoren e rastit në procesin e Apelit.

    “Kjo po bëhet për shkak të natyrës së qëllimeve që dëshiron të arrijë ky grup strategjik, e qëllimi është që me e fitu rastin në procesin e Apelit. Çështjet të cilat diskutohen aty edhe qëllimet tona janë shumë të ndjeshme, kërkoj mirëkuptimin e mediave”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • State Strategy for Appeal of Former KLA Chiefs to Be Keepable

    The working group for drafting the strategy in support of former Kosovo Liberation Army leaders in the Appeals process will meet on Saturday to review all documents that will be included in a single strategy.

    Thus has Kosovo Foreign Affairs Minister Glauk Konjufca, who has stressed that the strategy will include several dimensions, while the group’s work will be conducted largely confidentially.

    It’s very dimensionally what this strategy would like, Konjufca said.

    He has made it known that even the final strategy to be drafted by the Workers’ Group will be confidential.

    According to him, it relates to the nature of the goals this group intends to achieve, respectively, the victory of the case in the Appeals process.

    This is being done because of the nature of the goals this strategic group wants to achieve, and the goal is to win the case in the Appeal process. The issues that are discussed there and our goals are very sensitive, I demand media understanding, he said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal