Category: Lajme

  • Cassis: Zvicra mbështet reformat dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian

    Cassis: Zvicra mbështet reformat dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian

    Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës janë të shkëlqyera dhe kanë një histori të gjatë bashkëpunimi.

    Pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Cassis ka thënë se kjo është vizita e tij e parë në Prishtinë si anëtar i Qeverisë zvicerane.

    Ai ka theksuar se Zvicra ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, duke veçuar edhe lidhjet e fuqishme njerëzore që janë krijuar përmes diasporës kosovare në këtë shtet.

    “Sot jam për herë të parë në Prishtinë si anëtar i Qeverisë zvicerane, ndonëse prej vitesh kemi pasur takime të vazhdueshme, por sot më në fund u bë e mundur dhe më vjen shumë mirë që jam në Prishtinë. Zvicra dhe Kosova kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve intensive dhe të shkëlqyera. Ne ishim ndër vendet e para që e njohëm pavarësinë e Kosovës, që në orët e para, siç mund të thuhet, dhe lidhjet tona janë bërë kaq të forta edhe për shkak se kemi qenë shumë të hapur për t’i hapur kufijtë për shumë njerëz nga Kosova, të cilët kanë ardhur në Zvicër për të punuar dhe për të jetuar me familjet e tyre, të cilët ne i njohim si diasporë kosovare”, ka deklaruar Cassis.

    Ai ka përmendur edhe numrin e qytetarëve me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Zvicër, duke thënë se bëhet fjalë për rreth 500 mijë persona.

    “Bëhet fjalë për rreth 500 mijë njerëz, gra, burra dhe fëmijë, që jetojnë në Zvicër dhe që kanë ose pasaportë kosovare, ose të paktën vijnë nga kjo trevë, ndoshta edhe para se Kosova të njihej si shtet. Kjo përbën pothuajse 10 për qind të të gjithë popullsisë, gjë që natyrshëm krijon një lidhje njerëzore jashtëzakonisht të fortë. Përveç kësaj, ata janë heronj të futbollit në vendin tonë dhe besoj se e kuptoni se çfarë dua të them me këtë”, ka thënë ai.

    Cassis ka përmendur edhe vizitën shtetërore të ish-presidentes Vjosa Osmani në Zvicër, në mars të vitit të kaluar, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

    Ai ka bërë të ditur se pret pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Cyrih në prill të vitit të ardhshëm.

    “Vizita shtetërore e ish-presidentes suaj, Vjosa Osmani, në mars të vitit të kaluar, ishte një tjetër moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe. Gjithashtu, mezi pres që ta mirëpres Kosovën në samitin e dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Cyrih në prill të vitit të ardhshëm. Jam vërtet i kënaqur që Kosova do të marrë pjesë edhe në këtë samit, siç sapo dëgjova”, ka deklaruar Cassis.

    Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, ministri i Jashtëm zviceran ka thënë se Zvicra është e pranishme në Kosovë që nga viti 1998, kur kishte filluar me ndihma humanitare, ndërsa më pas bashkëpunimi ishte shndërruar në partneritet afatgjatë.

    “Siç e thashë, Zvicra është e pranishme në Kosovë që nga viti 1998. Në atë kohë kemi filluar me ndihma humanitare, ndërsa kjo më pas është shndërruar në një partneritet afatgjatë. Programi i ri zviceran i bashkëpunimit, të cilin e përmendi edhe kolegu im, ministri i Jashtëm, për periudhën 2026–2029, është në zbatim të plotë, me një buxhet prej afro 20 milionë frangash në vit. Ky program u lansua në prillin e kaluar, në praninë e kryeministrit Albin Kurti. Kryeministrin e kam takuar edhe para më pak se një ore. Ky program mbështet reformat në Kosovë dhe rrugën e saj drejt integrimit evropian. Kosova ka shënuar përparime të dukshme. Kjo do të na mundësojë që nga viti 2029 ta kalojmë bashkëpunimin tonë në një fazë të re, në një fazë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ku investimet, tregtia dhe krijimi i vendeve të punës do të kenë një rol të rëndësishëm dhe qendror”, ka theksuar Cassis.

    Ai ka përmendur gjithashtu Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me EFTA-n, duke vlerësuar rëndësinë e saj për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Cassis: Switzerland backs reforms, Kosovo’s path towards European integration

    Swiss Foreign Affairs Minister Ignazio Cassis has declared that relations between Kosovo and Switzerland are excellent and have a long history of co-operation.

    After meeting with the first deputy prime minister and Minister of Foreign Affairs and Diasporas Glauk Konjufca, Cassis has said this is his first visit to Pristina as a member of the Swiss government.

    He has stressed that Switzerland was among the first countries to recognise Kosovo’s independence, even cutting off the powerful human ties that have been created through the Kosovo diaspora in this state.

    Today I am in Pristina for the first time as a member of the Swiss government, although for years we have had constant meetings, but today it finally became possible and I am so glad to be in Pristina. Switzerland and Kosovo have a long history of intensive and excellent relations. We were among the first countries to recognise Kosovo’s independence, that in the first few hours, as it were, and our ties have become so strong even because we have been too open to open borders for many people from Kosovo who have come to Switzerland to work and live with their families, whom we know as the Kosovo diaspora, Cassis has declared.

    He has also mentioned the number of Kosovo-born citizens living in Switzerland, saying it is about 500,000 people.

    It’s about 500 thousand people, women, men and children, living in Switzerland and having either a Kosovo passport or at least come from this three-way, maybe even before Kosovo is recognised as a state. This accounts for almost 10 percent of the entire population, which naturally creates an extremely strong human bond. Besides, they’re football heroes in our country and I believe you understand what I mean by that, he said.

    Cassis has also cited former President Vjosa Osmani’s state visit to Switzerland in March last year, naming it an important moment in bilateral relations.

    He has announced that he expects Kosovo’s participation at the 10th European Political Community summit, to be held in Zurich in April next year.

    Your former president Vjosa Osmani’s state visit in March last year was another significant moment in our bilateral relations. Also, I look forward to welcoming Kosovo at the 10th European Political Community summit, to be held in Zurich in April next year. I am really glad that Kosovo will participate in this summit, as I just heard, Cassis has declared.

    Speaking of economic co-operation, the Swiss foreign minister has said Switzerland has been present in Kosovo since 1998, when it started with humanitarian aid, while later co-operation had become long-term partnerships.

    I said, Switzerland has been present in Kosovo since 1998. At that time we started with humanitarian aid, while this has later become a long-term partnership. The new Swiss co-operation programme, which my colleague, Foreign Minister, mentioned for the period 2026,2029, is in full application, with a budget of about 20 million francs a year. This programme was launched last April, in the presence of Prime Minister Albin Kurti. The Prime Minister met him less than an hour ago. This programme supports reforms in Kosovo and its path towards European integration. Kosovo has noted visible progress. This will enable us as early as 2029 to move our co-operation to a new stage, in a phase of sustainable economic development, where investment, trade and job creation will have an important and central role, Cassis stressed.

    He has also cited the Free Trade Agreement withEFTA, praising its importance for the development of economic exchanges between Kosovo and Switzerland. / EO

    Source Layer: Dukeagini

  • ​Liria ka Emër i drejton Parlamentit Evropian gjashtë kërkesa

    ​Liria ka Emër i drejton Parlamentit Evropian gjashtë kërkesa

    Platforma qytetare “Liria ka emër” i është drejtuar Parlamentit Evropian me gjashtë kërkesa lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të dënuar më 16 shtator nga Dhomat e Specializuar në Hagë me gjithsej 81 vjet heqje lirie.

    Në një konferencë sot për media, Ismail Tasholli tha se në mesin e kërkesave të dërguara është edhe ajo mbajtjen e një dëgjimi parlamentar nga Parlamenti Evropian, që ka të bëjë me respektimin e të drejtave themelore gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga ana e Dhomave të Specializuara.

    “Platforma qytetare Liria pa Emër i drejton Parlamentit Evropian gjashtë kërkesa konkrete: Të organizojnë një dëgjim parlamentar të posaçëm për shqetësimet e identifikuara në raportin që e ka porositur Avokati i Popullit në bashkëpunim me organizata shumë të nderuara ndërkombëtare, dhe çështje të tjera që lidhen me respektimin e të drejtave themelore në Dhomat e Specializuara, me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse, ekspertëve, të pavarur dhe përfaqësues të mbrojtjes. Së dyti, të kërkojnë të kërkojnë një vlerësim të pavarur ndërkombëtar mbi praktikat institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut, përfshirë çështje që nuk janë trajtuar plotësisht në raportin paraprak të atyre organizatave që i përmenda. Së treti, të nxisë Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm të përgatisin një raport të posaçëm mbi transparencën, përgjegjësinë institucionale dhe respektimin e të drejtave të njeriut në funksionimin e Dhomave të Specializuara. Së katërti, të shqyrtojnë mekanizmat e financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga shtetet kontribuuese dhe institucionet e vështirësisë. Së pesti, të shqyrtojnë analizë parlamentare përmes rezolutës, rekomandimeve apo instrumenteve të tjera për forcimin e monitorimit të pavarur dhe garantimin e standardeve të gjykimit të drejtë. Dhe nëse duan të mundësojnë një takim me përfaqësuesit e Liria pa Emër për të paraqitur dokumentacionin, shqetësimet dhe propozimet tona për veprim institucional, jemi po ashtu të gatshëm”, tha Tasholli.

    Tasholli njoftoi se i kanë dërguar një shkresë zyrtare përmes postës elektronike të gjithë deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel, përmes së cilës kanë paraqitur shqetësimet lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve të drejtësisë në dhomat e specializuara të Kosovës.

    Një hap të rëndësishëm institucional këtë po e vlerëson edhe Eliza Hoxha.

    “Sot, platforma qytetare “Liria ka Emër” po ndërmerr një hap të rëndësishëm institucional. Ne po i drejtohemi Parlamentit Evropian, Komisionit për Punë të Jashtme, Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, me një kërkesë të qartë: të shqyrtojnë seriozisht shqetësimet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo nuk është një kërkesë kundër drejtësisë. Përkundrazi, është një kërkesë në mbrojtje të saj”, tha Hoxha.

    Ndërsa, Doruntina Mehaj tha se është shqetësuese mënyra se si janë trajtuar ish-katërshja e UÇK-së gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

    “Një nga shqetësimet tona kryesore lidhet me mënyrën se si janë trajtuar të akuzuarit dhe me standardet e zbatuara gjatë proceseve gjyqësore. Paraburgimi shumëvjeçar, kufizimet procedurale dhe çështjet e ngritura lidhur me të drejtat e mbrojtjes kanë krijuar shqetësime serioze për respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë. Tashmë, pas vendimeve dënuese, këto shqetësime kërkojnë vëmendje edhe më të madhe institucionale. Në një sistem demokratik, drejtësia nuk matet vetëm me vendimin përfundimtar, por edhe me mënyrën se si është zhvilluar procesi që ka çuar deri tek ai vendim”, tha ajo.

    Kujtojmë, Gjykata në Hagë më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet heqje liri, po aq edhe Jakup Krasniqi, Kadri Veseli 18 vjet dhe Rexhep Selimi 13 vjet. /Kp/

  • Gërvalla në Budva, merr pjesë në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor

    Gërvalla në Budva, merr pjesë në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku më 5 dhe 6 nëntor po merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

    Pjesëmarrja e Gërvallës në këtë forum është bërë me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Në këtë takim janë mbledhur ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe diskutimit të sfidave të përbashkëta.

    Në sesionin kushtuar drejtësisë, ministrat do të diskutojnë për rolin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e proceseve zgjedhore të lira, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

    Një vëmendje e veçantë gjatë diskutimeve do t’i kushtohet edhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, veçanërisht mbrojtjes së fëmijëve viktima të veprave penale, si dhe ndëshkimit ligjor të të gjitha formave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të tyre.

    Forumi synon të shërbejë si platformë për koordinimin e politikave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e drejtësisë dhe sigurisë së brendshme. /Telegrafi/

  • Izraeli publikon listën për Kosovën dhe Austrinë, dy debutues në mesin e 25 të ftuarve

    Izraeli publikon listën për Kosovën dhe Austrinë, dy debutues në mesin e 25 të ftuarve

    Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ku Izraeli fillimisht do të përballet me Kosovën në Prishtinë, ndërsa më pas me Austrinë.

    Përfaqësuesja e Izraelit ka publikuar këtë të enjte listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

    Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka vendosur të ftojë 25 futbollistë, në mesin e të cilëve janë edhe dy emra të rinj që marrin ftesën e parë në ekipin A të Izraelit.

    Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Orian Goren, si dhe mesfushorin e Hapoel Be’er Shevas, Niv Yehoshua.

    Në listë gjenden edhe emra të njohur si portieri Daniel Peretz, mesfushori sulmues Oscar Gloukh, si dhe sulmuesit Manor Solomon dhe Liel Abada.

    Izraeli fillimisht do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku më 14 nëntor do të përballet me Kosovën, në një ndeshje me rëndësi për vazhdimin e garës në Ligën e Kombeve.

    Tri ditë më vonë, më 17 nëntor, izraelitët do të luajnë kundër Austrisë, në Debrecen të Hungarisë.

    Lista e plotë e Izraelit

    Portierë: Daniel Peretz, Omri Glazer, Assaf Tzur

    Mbrojtës: Eli Dasa, Guy Mizrahi, Roy Revivo, Anan Khalaili, Ilay Feingold, Noam Steinman, Raz Shlomo, Idan Nachmias, Nikita Stoyanov

    Mesfushorë dhe sulmues: Gabi Kanichowsky, Niv Yehoshua, Yarin Levi, Dor Peretz, Oscar Gloukh, Omri Gandelman, Eitan Azulay, Orian Goren, Liel Abada, Manor Solomon, Dor Turgeman, Idan Toklomati, Yarden Shua

    /Telegrafi/

  • Policia ukrainase publikon pamjet nga momentet e fundit para sulmit rus që la 43 të vdekur

    Policia ukrainase publikon pamjet nga momentet e fundit para sulmit rus që la 43 të vdekur

    Policia Kombëtare e Ukrainës ka publikuar pamjet e regjistruara nga kamerat trupore të një zyrtari policor, të cilat tregojnë momentet e fundit para sulmit rus ndaj një objekti strehimi në Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhzhias, ku humbën jetën 43 persona.

    Pamjet janë regjistruar të hënën, më 2 nëntor, gjatë një operacioni për evakuimin e banorëve nga një ndërtesë e një ish-shkolle. Sipas policisë, zyrtari që mbante kamerën ishte gjithashtu në mesin e viktimave të sulmit, transmeton Telegrafi.

    Në video shihen policët duke u bërë thirrje banorëve të strehohen në një vend të sigurt, pasi kishin marrë paralajmërimin për një valë të dytë sulmesh me bomba ajrore të drejtuara (KAB). Banorët nxitojnë drejt strehimores, ndërsa në sekondat e fundit të regjistrimit shihet momenti kur ndërtesa goditet dhe tavani shembet.

    Sipas autoriteteve ukrainase, forcat ruse hodhën gjithsej nëntë bomba ajrore të drejtuara mbi Komyshuvakha. Goditja e parë shënjestroi ish-shkollën, ku banorët ishin mbledhur për të marrë ndihma humanitare.

    Më pas, ushtria ruse ndërmori një valë të dytë sulmesh, duke goditur strehimoren ku ishin strehuar civilët, si dhe ekipet e shpëtimit dhe policët që kishin mbërritur në vendngjarje.

    Ndërtesa nuk funksiononte më si institucion arsimor. Fëmijët e vendbanimit ishin evakuuar që në muajin qershor, ndërsa ditën e sulmit aty po shpërndaheshin ndihma humanitare për banorët.

    Numri i viktimave ka arritur në 43, bëri të ditur të enjten, më 5 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi me presidentin portugez, António José Seguro, në Madrid.

    Zelensky tha se operacioni i kërkim-shpëtimit po hynte në ditën e katërt dhe se dhjetëra persona mund të ishin ende të bllokuar nën rrënoja. Megjithatë, të enjten u gjet i gjallë një person që deri atëherë figurohej si i zhdukur.

    “Ngushëllimet e mia për familjet dhe të afërmit e viktimave”, deklaroi presidenti ukrainas.

    Operacioni i shpëtimit është përballur me vështirësi të mëdha për shkak të dronëve rusë, bombardimeve dhe tymit të dendur brenda ndërtesës së dëmtuar, të cilat kanë penguar ekipet të arrijnë te personat që mund të kenë mbijetuar. Rreziku i sulmeve të tjera ka vënë gjithashtu në rrezik jetën e ekipeve emergjente.

    Në mesin e të vrarëve janë të paktën katër zyrtarë policorë dhe dy pjesëtarë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS). Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë dy punonjës të emergjencave, të cilët janë hospitalizuar.

    Një ditë më parë, më 4 nëntor, Zelensky kishte deklaruar se rreth 30 persona mund të ndodheshin ende nën rrënoja.

    “Fatkeqësisht, reagimi i botës ndaj këtij sulmi të çmendur ka qenë shumë i vogël”, tha ai, duke kërkuar mbështetje më të madhe ndërkombëtare për Ukrainën.

    “E keqja gjithmonë shkon më larg kur nuk merr përgjigje. Ne presim një reagim: Ukraina ka nevojë për mbështetje me sisteme të mbrojtjes ajrore tani”, shtoi presidenti.

    Ndërkohë, Letonia, e cila gjatë muajit nëntor mban për herë të parë në historinë e saj presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar sulmin.

    Nëse mbahet, mbledhja do ta vendoste këtë sulm para të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, përfshirë edhe Rusinë. Moska, si një nga pesë anëtaret e përhershme, ka të drejtën e vetos ndaj rezolutave të këtij organi.

    Sulmi ndodhi një ditë pasi përfundoi armëpushimi i kufizuar në zonën përreth Oleshky-t, në rajonin e Khersonit, i cili ndodhet nën pushtimin rus. Zelensky deklaroi se goditja kishte dëmtuar shpresat për uljen e tensioneve, duke akuzuar Moskën se po jepte sinjale se synonte të vazhdonte vrasjet.

    Përveç operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe identifikimit të viktimave, autoritetet rajonale kanë njoftuar edhe ndihma financiare për familjet e prekura.

    Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhias, Mykhailo Semikin, bëri të ditur të mërkurën se buxheti rajonal do të mbulojë shpenzimet e varrimit për të gjithë personat e vrarë në sulm.

    Personat që kanë pësuar lëndime të mesme do të përfitojnë nga 20 mijë hryvnia (rreth 440 dollarë), ndërsa të plagosurit rëndë do të marrin edhe 30 mijë hryvnia shtesë (rreth 670 dollarë). Kështu, kompensimi për ta mund të arrijë deri në 50 mijë hryvnia, ose rreth 1.100 dollarë për person.

    “Do t’i ndihmojmë qytetarët me të gjitha dokumentet e nevojshme. Njerëzit nuk duhet të përballen me vështirësi burokratike në këtë periudhë të rëndë”, deklaroi Semikin.

    Ndërkohë, specialistët e policisë ukrainase që merren me gjurmimin e personave të zhdukur në rrethana të jashtëzakonshme po bashkëpunojnë me familjet e viktimave për mbledhjen e mostrave biologjike dhe krijimin e profileve të ADN-së, të cilat do të krahasohen me ato të personave të pajetë.

    Policia po u ofron gjithashtu ndihmë familjarëve gjatë procesit të identifikimit dhe procedurave përkatëse. Autoritetet kanë bërë të ditur se po përpiqen t’i identifikojnë viktimat sa më shpejt dhe t’ua dorëzojnë trupat familjeve për ceremonitë e varrimit. /Telegrafi/

  • Swiss Minister for Sentence of KLA Four: It’s a political decision

    Switzerland’s Foreign Affairs Minister, Ignazio Cassis, has commented on the condemned verdict against former Kosovo Liberation Army leaders, claiming it is a court decision and not a political decision.

    Cassis has stressed that Switzerland supports international courts and accepts their decisions without commenting on them. Thus has he responded to the decision against Hashim Thaci, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi and Rexhep Selimi.

    The Swiss minister’s statement comes at a time when the trial process, which lasted about six years, has been accompanied by criticism and concerns about the lack of transparency, as well as the acceptance of evidence from Serbia.

    Switzerland supports international courts, and Switzerland accepts the decisions of international courts and does not comment on these decisions. Because it is the court’s decision and is not the political decision, Switzerland accepts these decisions, Casis said February, during a joint media conference with Deputy Prime Minister Glauk Konjufca.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ministri zviceran për dënimin e katërshës së UÇK-së: S’është vendim politik

    Ministri zviceran për dënimin e katërshës së UÇK-së: S’është vendim politik

    Ministri zviceran për dënimin e katërshës së UÇK-së: S’është vendim politik

    Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka komentuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se bëhet fjalë për një vendim të gjykatës dhe jo për një vendim politik.

    Cassis ka theksuar se Zvicra i mbështet gjykatat ndërkombëtare dhe i pranon vendimet e tyre, pa i komentuar ato. Kështu është përgjigjur ai lidhur me vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Deklarata e ministrit zviceran vjen në një kohë kur procesi gjyqësor, i cili zgjati rreth gjashtë vjet, është shoqëruar me kritika dhe shqetësime për mungesën e transparencës, si dhe për pranimin e provave nga Serbia.

    “Zvicra i mbështet gjykatat ndërkombëtare dhe Zvicra i pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe nuk i komenton këto vendime. Sepse është vendim i gjykatës dhe nuk është vendim politik, prandaj Zvicra i pranon këto vendime”, deklaroi shkurt Cassis gjatë një konference të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Festivali i 26-të i Filmit Frankofon sjell në Kosovë kinematografinë e pesë shteteve

    Festivali i 26-të i Filmit Frankofon sjell në Kosovë kinematografinë e pesë shteteve

    Festivali i 26-të i Filmit Frankofon sjell në Kosovë kinematografinë e pesë shteteve

    Kinematografia frankofone do të jetë në qendër të vëmendjes në Kosovë përmes edicionit të 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon, i cili do të mbahet nga 4 deri më 10 nëntor 2026.

    Hapja e festivalit u bë të mërkurën në orën 19:00, me filmin “La Bataille de Gaulle”, me regji nga Antonin Gaudry.

    Këtë vit festivali do të prezantojë një program të pasur filmash, duke sjellë para publikut krijimtarinë dhe diversitetin e kinematografisë frankofone. Përzgjedhja përfshin filma nga Franca, Belgjika, Zvicra, Kanadaja dhe Luksemburgu, si dhe bashkëprodhime të ndryshme frankofone.

    Përmes këtij edicioni, festivali synon ta shndërrojë kinemanë në një urë lidhëse ndërmjet kulturave, duke nxitur dialogun, shkëmbimin kulturor dhe njohjen me perspektiva të reja artistike.

    Përgjatë shtatë ditëve, publiku do të ketë mundësinë të zbulojë histori, kultura dhe qasje të ndryshme kinematografike, në një festë të filmit dhe gjuhës frankofone.

    Java e Filmit Frankofon organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez i Kosovës. /KlanKosova.tv

  • Franca bëhet gati për greva dhe protesta, ndërsa sindikatat premtojnë mobilizim mbarëkombëtar

    Franca bëhet gati për greva dhe protesta, ndërsa sindikatat premtojnë mobilizim mbarëkombëtar

    Franca bëhet gati për greva dhe protesta, ndërsa sindikatat premtojnë mobilizim mbarëkombëtar

    Qindra mijëra demonstrues pritet të marrin pjesë në marshime anembanë Francës, ndërsa pesë sindikata i bashkohen grevave dhe protestave në kuadër të një dite kombëtare veprimi.

    Protestat nisën në shtator me nxënës të shkollave të mesme, të cilët ankoheshin për kushtet e këqija dhe mungesën e burimeve në arsim, por ato janë zgjeruar duke përfshirë lëvizjen e njohur si “jelekët e verdhë” dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm.

    Autoritetet presin që në marshime të marrin pjesë nga 500,000 deri në 700,000 demonstrues – me dhjetëra mijëra të tjerë vetëm në Paris – në një ditë që një udhëheqës sindikal e ka cilësuar si “një ditë të madhe bashkimi”.

    Pesë sindikatat kanë bashkuar forcat, duke përfshirë sektorin publik dhe atë privat, me kërkesa për paga më të larta për t’u përballur me koston e jetesës, si dhe për mbrojtjen e shërbimeve publike.

    Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, njoftoi se janë angazhuar 70,000 policë dhe xhandarë, duke paralajmëruar një “përgjigje jashtëzakonisht të vendosur” ndaj çdo shpërthimi të mundshëm dhune.

    Më shumë se 250 aktivitete të ndryshme janë planifikuar për datën 5 nëntor, ndërsa raportohen ndërprerje në shkolla, spitale dhe transportin publik.

    Gjithashtu, punonjësve u është kërkuar të ndalojnë prodhimin në rafineritë e naftës; ndërkaq, të enjten, Franca pritet të importojë më shumë energji elektrike sesa prodhon, për shkak të problemeve në centralet bërthamore.

    Një koalicion sindikatash u ka bërë thirrje punonjësve, pensionistëve dhe të rinjve që t’i bashkohen grevave të së enjtes, me qëllim shtimin e presionit ndaj qeverisë. Në veçanti, ata kërkojnë rritjen e pagës minimale (e njohur si “Smic”), e cila aktualisht është 12,31 euro (10 paund) në orë.

    Mobilizimi i fundit i madh gjatë fundjavës kaloi me relativisht pak dhunë, ndërsa ministri i Brendshëm deklaroi se prania e policisë të enjten do të jetë në një shkallë të ngjashme. Nuñez përmendi tri rreziqe të mundshme për të enjten: grupet e së majtës radikale të njohura si “blloqet e zeza” (black blocs), plaçkitjet, si dhe marshimet e pautorizuara nga sindikatat.