Category: Lajme

  • France gears up for strikes, protests, as unions pledge nationwide mobilisation

    QIndrams of thousands of demonstrators are expected to take part in marches across France, while five unions join strikes and protests within the framework of a national action day.

    Protests began in September with high school students complaining about poor conditions and lack of resources in education, but they have expanded, including the movement known as the yellow school and employees of different sectors.

    Authorities expect between 500,000 and 700,000 demonstrators to participate in the marches, with tens of thousands of others in Paris alone, on a day that a union leader has named a great day of unity.

    The five trade unions have joined forces, including the public and private sector, with demands for higher salaries to cope with the cost of living, as well as for the protection of public services.

    Interior Minister Laurent Nuñez announced that 70,000 police and gendarmes have been engaged, warning an extremely determined response to any possible outbreak of violence.

    More than 250 different activities are scheduled for November 5th, while disruptions are reported in schools, hospitals and public transportation.

    Also, employees have been asked to ban production in oil refinerys; meanwhile, on Thursday, France is expected to import more electricity than it produces, due to problems at nuclear plants.

    A coalition of unions has called on workers, pensioners and youth to join Thursday’s strikes, aimed at increasing pressure on the government. In particular, they require the growth of the minimum wage (known as “Smic) – currently 12.31 euros (10 pounds) per hour.

    The last major mobilisation over the weekend was passed with relatively few violence, while the interior minister said police presence Thursday would be on a similar scale. Nuñez cited three possible dangers for Thursday: radical left groups known as black bluffs (black blocks), burglaries, and trade unions authorised marches.

  • “Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësinë”, studentët çojnë në Kushtetuese tre akte të qeverisë

    “Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësinë”, studentët çojnë në Kushtetuese tre akte të qeverisë

    Këtë të enjte, një grup të rinjsh, përfaqësues të studentëve protestues kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin e tyre për 3 VKM të qeverisë, që i pengon ata të grumbullohen dhe të protestojnë.

    Gjatë një komunikimi për mediat, ata u shprehën se kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet zbatimi i dispozitës. Sipas të rinjve protestues, këto tre akte të ndryshme kanë një mesazh të përbashkët, kush ngre zërin kundër pushtetit duhet të ketë frikë.

    “Tre akte të ndryshme, me një mesazh të përbashkët: kush ngre zërin kundër pushtetit, duhet të ketë frikë nga pasojat. Qeveria thotë se me këtë paketë “protesta paqësore mbrohet” dhe se “përgjegjësia është gjithnjë vetjake”, paketa “antidhunë” ndëshkon edhe ata që nuk kanë ushtruar dhunë”, tha njëri nga studentët.

    Ndërsa një studente tjetër argumentoi se të protestosh nuk është faj dhe se ata që protestojnë nuk mund të trajtohen si armiq.

    “Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë ankimet me përparësi. I kërkojmë gjithashtu që, deri në vendimin përfundimtar, të pezullojë zbatimin e dispozitave për të cilat kemi kërkuar pezullim. Edhe nëse Kuvendi i miraton aktet normative, ankimet nuk mbeten pa objekt, i kemi kërkuar Gjykatës ta shtrijë kontrollin edhe te ligji miratues. Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti që, në vend që t’u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë e frikë. Nuk duam të rritemi duke mësuar se të kundërshtosh pushtetin është faj dhe se pjesëmarrja në protestë është arsye për t’u trajtuar si armik”, u shpreh ajo. /Tch/

  • Raporti i BE-së për Maqedoninë: Plani i Rritjes vlerësohet, ndryshimet kushtetuese kusht

    Raporti i BE-së për Maqedoninë: Plani i Rritjes vlerësohet, ndryshimet kushtetuese kusht

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, i dorëzoi kryeministrit Hristijan Mickoski Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vendin për vitin 2026.

    Pas takimit në Qeveri, Mickoski dhe Rokas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën do të paraqesin disa nga vlerësimet dhe vëzhgimet kryesore të Brukselit mbi situatën në vend dhe progresin në integrimin evropian.

    Në raport, Komisioni Evropian vëren pjesëmarrjen aktive të Maqedonisë në Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe aktivitetet e intensifikuara për të përmbushur detyrimet që lidhen me përfshirjen graduale në tregun e vetëm të BE-së, integrimin ekonomik rajonal, zbatimin e reformave dhe sigurimin e mbështetjes financiare.

    Një vlerësim pozitiv jepet edhe për pajtueshmërinë e vendit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Maqedonia ka ruajtur pajtueshmërinë e plotë, përfshirë edhe në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës.

    Megjithatë, një nga përfundimet kryesore të raportit është se nuk ka përparim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë parakusht për hapjen e grupit të parë negociues “Bazat e Procesit të Anëtarësimit”./Telegrafi/

  • A mund të shërohet keratokonusi? Oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi shpjegon trajtimin që mund të ndalojë përparimin e sëmundjes

    A mund të shërohet keratokonusi? Oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi shpjegon trajtimin që mund të ndalojë përparimin e sëmundjes

    Keratokonusi është një sëmundje e syrit që mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e shikimit, ndërsa diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm janë vendimtarë për të parandaluar përkeqësimin e saj.

    Oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi, ka shpjeguar se kjo sëmundje nuk mund të shërohet plotësisht me metodën Corneal Cross-Linking (CXL), por përparimi i saj mund të ngadalësohet ose të ndalet.

    Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga Qendra laserike e syrit “Kubati” dhe United Hospital, Gjini-Bytyqi ka sqaruar se keratokonusi është një sëmundje që prek kornenë, pjesën e tejdukshme në sipërfaqen e përparme të syrit, duke shkaktuar hollimin dhe deformimin gradual të saj.

    Si pasojë, kornea humbet formën e saj të zakonshme dhe fillon të marrë formë konike, gjë që ndikon në mënyrën se si fokusohet drita dhe shkakton probleme me shikimin.

    Oftalmologia ka theksuar se një nga pyetjet më të shpeshta të pacientëve është nëse keratokonusi mund të shërohet plotësisht.

    “Cross-Linking, fatkeqësisht, nuk është metodë shëruese, sepse keratokonusi nuk shërohet”, ka shpjeguar Gjini-Bytyqi.

    Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se ekziston një trajtim që synon të ndalojë përparimin e sëmundjes dhe të ruajë gjendjen ekzistuese të kornesë.

    Bëhet fjalë për metodën Corneal Cross-Linking (CXL), e cila përdoret për forcimin e strukturës së kornesë.

    Përmes këtij trajtimi, synohet rritja e qëndrueshmërisë së kornesë, në mënyrë që të parandalohet deformimi i mëtejshëm i saj.

    Sipas oftalmologes, qëllimi kryesor i procedurës nuk është domosdoshmërisht përmirësimi i menjëhershëm i shikimit, por stabilizimi i sëmundjes dhe parandalimi i përkeqësimit të saj.

    Kjo do të thotë se pacientët që i nënshtrohen trajtimit mund të vazhdojnë të kenë nevojë për syze ose lente speciale të kontaktit për korrigjimin e shikimit.

    Gjini-Bytyqi ka theksuar se diagnostikimi i hershëm është veçanërisht i rëndësishëm, pasi trajtimi mund të japë rezultate më të favorshme në ruajtjen e strukturës së kornesë përpara se sëmundja të arrijë në faza të avancuara.

    Gjatë podcastit, ajo ka shpjeguar se procedura Cross-Linking zakonisht realizohet me anestezi lokale dhe zgjat rreth 20 deri në 30 minuta, varësisht nga protokolli i trajtimit.

    Pas ndërhyrjes, pacientët duhet t’u përmbahen udhëzimeve të mjekut dhe të kryejnë kontrolle të rregullta për të vlerësuar gjendjen e kornesë.

    Oftalmologia ka paralajmëruar se, nëse keratokonusi vazhdon të përparojë pa u trajtuar, mund të shkaktojë dëmtim të konsiderueshëm të shikimit, ndërsa në raste të avancuara mund të nevojiten trajtime më komplekse, përfshirë transplantimin e kornesë.

    Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

    – YouTube www.youtube.com

  • CR7 mbyll kapitullin me Portugalinë, shifrat e tij janë të jashtëzakonshme

    CR7 mbyll kapitullin me Portugalinë, shifrat e tij janë të jashtëzakonshme

    Vendimi i yllit portugez vjen pas polemikave të fundit dhe është pritur si një surprizë, duke shënuar fundin e një prej karrierave më të mëdha në historinë e futbollit ndërkombëtar.

    Ronaldo largohet nga përfaqësuesja portugeze me statistika të jashtëzakonshme: 146 gola të realizuar në 234 paraqitje, duke mbajtur rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve.

    Ai debutoi për Portugalinë në gusht të vitit 2003, në moshën 18-vjeçare, në një ndeshje miqësore kundër Kazakistanit, ndërsa gjatë karrierës së tij mori pjesë në gjashtë edicione të Kampionatit Botëror.

    Një tjetër rekord i veçantë i tij është fakti se ka shënuar gola në të gjashtë Botërorët ku ka marrë pjesë.

    Me Portugalinë, 41-vjeçari ka fituar tri trofe madhorë: Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe dy edicione të Ligës së Kombeve, në vitet 2019 dhe 2025.

    Triumfi në Euro 2016 mbetet një prej momenteve më emocionuese të karrierës së tij. Në finalen kundër Francës, Ronaldo u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 22-të për shkak të një lëndimi, mes lotësh dhe zhgënjimi.

    Megjithatë, ai vazhdoi ta mbështeste ekipin nga stoli, duke marrë edhe një rol udhëheqës pranë bankinës, teksa Portugalia fitoi 1:0 pas vazhdimeve dhe siguroi trofeun e parë evropian në histori.

    Kështu, përfundon rrugëtimi ndërkombëtar i një futbollisti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Portugalisë dhe të futbollit botëror.

    Burimi: RTKLive

  • CR7 closes chapter with Portugal, its numbers are extraordinary

    The Portuguese star’s decision comes after recent controversy and is expected as a surprise, marking the end of one of the biggest careers in international football history.

    Ronaldo leaves the Portuguese representative with extraordinary statistics: 146 goals achieved in 234 presentations, holding the record as the best goalist in national history.

    He debuted for Portugal in August 2003, at the age of 18, in a friendly match against Kazakhstan, while during his career he participated in six World Championship editions.

    Another particular record of it is the fact that it scored goals in the six Worlds it participated in.

    With Portugal, 41-year-old has won three major trophies: The European Championship in 2016 and two editions of the League of Nations between 2019 and 2025.

    The Euro 2016 triumph remains one of the most exciting moments of his career. In the final against France, Ronaldo was forced to leave the field in the 22nd minute due to an injury, amid tears and disappointment.

    However, he continued to support the team from the bench, also taking a leading role near the bank, as Portugal won 260 after the continuation and secured the first European trophy in history.

    Thus, the international journey of a footballer that left a lasting impression on the history of Portugal and world football ends.

    Source Layer: RTKLive

  • Cassis mesazh Kosovës pas takimit me Konjufcën: Forcojmë bashkëpunimin, ruajmë stabilitetin por ju integroni të gjitha komunitetet

    Cassis mesazh Kosovës pas takimit me Konjufcën: Forcojmë bashkëpunimin, ruajmë stabilitetin por ju integroni të gjitha komunitetet

    Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesi i OSBE-së, Ignazio Cassis, ka vizituar sot Kosovën.

    Në mesin e takimeve zyrtare, Cassis u takua edhe me homologun e tij shqiptar, Glauk Konjufca.

    Në konferencën e përbashkët për media, ministri zviceran ka theksuar se rolin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve, që ka nisur që para shumë vitesh.

    “Unë për herë të parë kam ardhur në Prishtinë si anëtar i Qeverisë së Zvicrës, edhe pse kemi takime që shumë vite, jam i gëzuar që jam sot në Prishtinë. Kosova dhe Zvicra kanë histori të bashkëpunimit, pasi, ne ishim ndër shtetet e para që e kem njohur Kosovën si shtet, pra, në orët e para dhe lidhjet tona janë të fuqishme.

    Për këtë arsye, e kemi hapur edhe kufirin, ku nga Kosova kanë ardhur në Zvicër për të jetuar apo punuar shumë shqiptarë, që ne i quajmë “Diaspora e Zvicrës”. Janë diku 150 mijë shqiptarë të Kosovës në Zvicër, që i bie diku 10% e popullësisë, që kanë pasaportë të Kosovës por që veprimtarinë e kryen atje. Ndër shqiptarët, e kemi edhe heroin e fubollit, e po besoj po e dini se për kë e kam fjalën” tha theksuar ministri zviceran.

    Po ashtu, Cassis ka përmendur edhe tri pika që për të janë me rëndësi, që duhet të kryhen mes dy shteteve, sidomos pikës së tretë, t’i jepet me rëndësi në Kosovë, shkruan Telegrafi.

    “Do doja t’u jepja rëndësi tri pikave me rëndësi, e para është bashkëpunimi ekonomik, sidomos me nisjen e zbatimit nga 1 tetorit të marrëveshjes me EFTA dhe pas vitit 2029, ky bashkëpunim të rritet akoma. Pika e dytë rëndësi ka stabiliteti dhe paqja në rajonin perëndimor, ku Zvicra ka dhënë 3 miliardë euro, si kontribut që ky stabilitet të mbahet sot akoma.

    Kurse, pika e tretë, që duhet me u respektuar më shumë janë komunitetet. Për mua, që jam italian, sot flas gjuhën gjermane, për shkak në Zvicrën gjermanfolëse ka shumë shqiptarë që flasin këtë gjuhë.

    Prandaj, iu ftojë që t’i integroni më shumë këto komunitete, jo vetëm atë serb, por, gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë” përfundoi ministri zviceran.

    Nga ana tjetër, Cassic u falënderua nga Konjufca, për gjithë kontributin që Zvicra ka dhënë me vite në Kosovë./Telegrafi/

    Cassis message to Kosovo after meeting with Konjufka: We strengthen co-operation, maintain stability, but you integrate all communities

  • Cassis message to Kosovo after meeting with Konjufka: We strengthen co-operation, maintain stability, but you integrate all communities

    Cassis message to Kosovo after meeting with Konjufka: We strengthen co-operation, maintain stability, but you integrate all communities

    Switzerland’s Foreign Affairs Minister and OSCE leader Ignazio Cassis has visited Kosovo today.

    Amid official meetings, Cassis met with his Albanian counterpart, Glauk Konjufca.

    At the joint media conference, the Swiss minister has stressed that the role and co-operation between the two states, which started many years ago.

    I first came to Pristina as a member of the government of Switzerland, even though we have meetings for many years, I’m glad I’m in Pristina today. Kosovo and Switzerland have stories of co-operation, as we were among the first states to have recognised Kosovo as a state, so in the first few hours and our ties are powerful.

    For this reason, we have also opened the border, where from Kosovo they have come to Switzerland to live and work many Albanians, whom we call the Swiss diaspora. There are some 150 thousand Kosovo Albanians in Switzerland, which is down to 10% of the population, who have a Kosovo passport but who conducts the event there. Among the Albanians, we have the football hero, and I believe you know who I’m talking about, said the Swiss minister.

    Similarly, Cassis has mentioned three points that are important to him, that should be done between the two states, especially the third point, to be given important in Kosovo, Telegrafi writes.

    I’d like to give importance to three important points, the first is economic co-operation, especially with the launch of the October 1st implementation of the agreement withEFTA and after 2029, this co-operation is still increasing. The second point is stability and peace in the western region, where Switzerland has made 3 billion euros, as a contribution for that stability to be maintained today.

    The third point, to be respected, is communities. For me, being Italian, today I speak German, because there are many Albanians speaking the language in German – speaking Switzerland.

    Therefore, he was invited to further integrate these communities, not only the Serb one, but, all ethnicities living in Kosovo, the Swiss minister concluded.

    On the other hand, Casic was thanked for all the contribution Switzerland has made for years in Kosovo./Telegraphy/

    Cassis message to Kosovo after meeting with Konjufka: We strengthen co-operation, maintain stability, but you integrate all communities

  • Kthesë e madhe në politikën izraelite - ultraortodoksët i kthejnë shpinën Netanyahut, prishet aleanca shumëvjeçare

    Kthesë e madhe në politikën izraelite – ultraortodoksët i kthejnë shpinën Netanyahut, prishet aleanca shumëvjeçare

    Aleanca politike mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe partive hebraike ultraortodokse po përjeton një çarje të madhe, pasi këto të fundit kanë refuzuar ta mbështesin atë në konsultimet për formimin e qeverisë së re.

    Partia ultraortodokse Judaizmi i Bashkuar i Torës (UTJ), e cila ka shtatë deputetë në parlamentin izraelit, nuk ka rekomanduar asnjë kandidat për kryeministër gjatë konsultimeve me presidentin Isaac Herzog.

    Ky qëndrim konsiderohet një goditje e rëndësishme për Netanyahun dhe aleancën politike që ka funksionuar për vite me radhë.

    Vendimi është marrë nga të dy fraksionet e partisë, Degel HaTorah dhe Agudat Yisrael, të cilat përfaqësojnë komunitete të ndryshme të hebrenjve ultraortodoksë, shkruan reuters.

    Sipas raportimeve të mediave izraelite, kjo lëvizje vjen në një kohë kur pakënaqësia ndaj Netanyahut është rritur, kryesisht për shkak të mosmiratimit të një ligji që do t’u garantonte studentëve të shkollave fetare hebraike përjashtimin nga shërbimi ushtarak.

    Përfaqësuesit e UTJ-së kanë bërë të qartë se mbështetja e tyre për çdo qeveri të ardhshme do të kushtëzohet nga miratimi i një ligji që ruan këtë përjashtim.

    Ndërkohë, blloku politik i udhëhequr nga Gadi Eisenkot po përpiqet të sigurojë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë. Sipas raportimeve të cituara, Eisenkot ka siguruar mbështetjen e 56 deputetëve, ndërsa Netanyahu atë të 46 deputetëve.

    Partitë ultraortodokse nuk e kanë përjashtuar mundësinë e mbështetjes së një qeverie të pakicës të udhëhequr nga Eisenkot, pa qenë domosdoshmërisht pjesë e saj.

    Megjithatë, një bashkëpunim i tillë mbetet i ndërlikuar, pasi çështja e rekrutimit të hebrenjve ultraortodoksë në ushtri është një nga temat më të ndjeshme dhe më kundërshtuese në politikën izraelite.

    Presidenti Isaac Herzog pritet t’i përfundojë konsultimet me përfaqësuesit e partive politike dhe më pas të vendosë se kujt do t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

    Zhvillimet e fundit mund të shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike të Izraelit dhe një dobësim të mëtejshëm të pozitës së Benjamin Netanyahut. /Telegrafi/

  • Raphinha rinovon me Barcelonën, mesazh i qartë për Ancelottin

    Raphinha rinovon me Barcelonën, mesazh i qartë për Ancelottin

    Sulmuesi brazilian, i cili kishte nisur negociatat për vazhdimin e kontratës që nga vera, tashmë ka zyrtarizuar marrëveshjen e re, pasi më parë kishte refuzuar edhe ofertat nga klubet e Arabisë Saudite.

    29-vjeçari ka qenë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Barcelonës në sezonet e fundit. Ai ka realizuar mbi 20 gola në secilën prej dy edicioneve të fundit, ndërsa në sezonin 2026/27 tashmë ka arritur në kuotën e 19 golave.

    Pas nënshkrimit të kontratës së re, Raphinha ka zbuluar ambiciet e tij për vitet e ardhshme, duke theksuar se dëshiron të fitojë sa më shumë trofe me Barcelonën, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

    “Do të më pëlqente ta përfundoja karrierën time te Barcelona, nëse gjithçka shkon mirë. Nuk dua vetëm ta fitoj Ligën e Kampionëve, por të gjithë trofetë e mundshëm deri në vitin 2030”, deklaroi braziliani.

    Megjithatë, Raphinha ka folur edhe për të ardhmen e tij me Kombëtaren e Brazilit, duke i dërguar një mesazh përzgjedhësit Carlo Ancelotti.

    Ai ka lënë të kuptohet se angazhimi i tij i madh me Barcelonën mund të ndikojë në minutat që do të jetë në dispozicion të Brazilit.

    “Nëse Ancelotti dëshiron të llogarisë në mua, ai e di se duhet t’i menaxhojë minutat e mia. Ai e di se çfarë duhet të bëjë si trajner dhe ne kemi biseduar për këtë”, u shpreh Raphinha.

    Kështu, braziliani synon ta vazhdojë karrierën në nivelet më të larta me Barcelonën, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky angazhim në rolin e tij te Kombëtarja e Brazilit.

    Burimi: RTKLive