Category: Lajme

  • Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje

    Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje

    Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje

    Një tjetër incident është shënuar pas largimit të aktivisteve feministe nga eventi ku ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti.

    Një pjesëtar i sigurimit të kryeministrit ka tërhequr për krahu një protestues, i cili iu afrua veturës së Kurtit pasi ky i fundit ishte futur brenda saj.

    Protestuesi po kërkonte përgjigje nga kryeministri për përgjegjësinë politike dhe institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Aktivistet po kërkojnë drejtësi për Zekajn dhe llogaridhënie nga institucionet.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti’s security drags out protesters seeking responsibility for the murder of Arlinda Zekaj/Pamje

    Another incident is marked Following the departure of feminist activists from the event attended by Prime Minister Albin Kurti.

    A member of the prime minister’s security has pulled a protester to his side, who approached Kurt’s car after the man had entered it.

    The protester was seeking answers from the prime minister for political and institutional responsibility following Arlinda Zekiaj’s assassination. Activists are seeking justice for Zekaj and accountability from institutions.

    Source Layer: Insander

  • Shiroka Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis

    Shiroka Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim  Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis, raporton.

    Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi.

    Ndryshe, Presidenca në njoftimin e dërguar të mërkurën për media ka bërë të ditur se pas takimit do të lëshojnë një komunikatë.

    Cassis, pas takimit me presidenten Justina Shiroka-Pula do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhiu në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Drejtësinë për të do ta kërkojmë deri në fund

    Haxhiu në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Drejtësinë për të do ta kërkojmë deri në fund

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar Astrit Deharin në 10-vjetorin e vdekjes së tij, duke vizituar familjen Dehari dhe duke bërë homazhe te varri i tij.

    Haxhiu ka kujtuar Deharin si aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje dhe student shembullor të mjekësisë, duke vlerësuar përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë.

    “Sot, në dhjetëvjetorin e asaj dite, vizituam familjen Dehari dhe më pas, bashkë me ta dhe me shokë e shoqe aktivistë, bëmë homazhe dhe vendosëm lule te varri i tij. Astriti ishte aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe student shembullor i mjekësisë. Një i ri guximtar dhe idealist, me përkushtim të sinqertë politik, që angazhimin e tij e shihte si mënyrë për t’u qëndruar pranë njerëzve, sidomos të varfërve, punëtorëve dhe atyre që shteti i kishte lënë në harresë. Sot do të ishte mjek dhe jam e bindur se do të ishte po aq pranë tyre sa ishte edhe atëherë”, ka shkruar Haxhiu.

    Haxhiu ka thënë se dhjetë vjet pas vdekjes së tij në burgun e Prizrenit, familja, miqtë dhe qytetarët ende presin drejtësi.

    “Dhjetë vjet më vonë, bashkë me familjen e tij, me gjithë shoqërinë dhe qytetarët e Republikës, ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit. Ne që e njohëm e kujtojmë ashtu siç ishte, me buzëqeshjen, guximin dhe idealet e tij. Drejtësinë për të do ta kërkojmë deri në fund”, ka shkruar Haxhiu.

    Burimi: Dukagjini

  • Fundi i një epoke: Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë

    Fundi i një epoke: Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë

    Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren e Portugalisë, pas më shumë se dy dekadash përfaqësimi të vendit të tij.

    Ylli portugez ka publikuar një video emocionuese në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilës ka theksuar rëndësinë që Portugalia ka pasur në karrierën e tij si futbollist dhe rrugëtimin e tij me fanellën e kombëtares.

    “Portugalia do të jetë gjithmonë me mua”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Zvicra konfirmon rastet e para të transmetimit lokal të virusit Chikungunya

    Zvicra konfirmon rastet e para të transmetimit lokal të virusit Chikungunya

    Zvicra ka regjistruar për herë të parë raste të transmetimit lokal të virusit Chikungunya, i cili përhapet përmes mushkonjës tigër.

    Katër persona janë infektuar në kantonin e Ticinos, në zonën e Fushës së Magadinos, pranë qytetit të Bellinzonës, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore zvicerane.

    Sipas televizionit publik zviceran SRF, personat e infektuar nuk kishin udhëtuar së fundmi në vende ku virusi është i përhapur, çka tregon se infektimi ka ndodhur brenda territorit të Zvicrës.

    Departamenti i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale i Ticinos ka bërë të ditur se të katër pacientët kanë pasur ecuri të favorshme klinike.

    Megjithatë, ata vazhdojnë të përjetojnë dhimbje të kyçeve, ndërsa gjendja e përgjithshme shëndetësore është e mire, transmeton Telegrafi.

    Virusi Chikungunya transmetohet përmes mushkonjave të gjinisë Aedes, përfshirë mushkonjën tigër aziatike.

    Simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në nëntë ditë pas pickimit dhe përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje të forta të kyçeve dhe muskujve, dhimbje koke dhe, në disa raste, skuqje të lëkurës.

    Edhe pse shumica e infeksioneve kanë ecuri të lehtë, dhimbjet e kyçeve mund të zgjasin me javë apo edhe muaj.

    Sipas autoriteteve zvicerane, situata aktualisht konsiderohet me rrezik të ulët për popullatën.

    Rastet në Ticino janë transmetimet e para të njohura në mënyrë lokale të virusit në Zvicër, pas rasteve të raportuara më herët në Francë dhe Itali.

    Mushkonja tigër është e pranishme në Zvicër që nga viti 2003, kur u konstatua për herë të parë në kantonin e Ticinos.

    Në vitin 2007, pranë Chiassos u regjistrua popullata e parë e qëndrueshme e kësaj specieje. Me kalimin e viteve, ajo është përhapur edhe në zona të tjera, përfshirë Bazelin dhe Cyrihun.

    Ndërkohë, Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër kishte regjistruar 55 raste të infektimit me Chikungunya te personat që ishin kthyer nga udhëtimet jashtë vendit, gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2026.

    Në Zvicër, që nga prilli i vitit 2026, është miratuar edhe vaksina Vimkunya kundër virusit Chikungunya për personat mbi 12 vjeç.

    Megjithatë, sipas rekomandimeve të ekspertëve zviceranë të mjekësisë së udhëtimeve, vaksinimi rekomandohet për personat që udhëtojnë në zona ku aktualisht ka shpërthime të virusit, dhe jo si masë e përgjithshme brenda Zvicrës./Telegrafi/

  • Ronaldo njofton pensionimin nga Portugalia

    Ronaldo njofton pensionimin nga Portugalia

    Cristiano Ronaldo ka njoftuar zyrtarisht pensionimin nga Kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një kapitulli historik që zgjati plot 23 vjet.

    Ylli portugez e bëri të ditur vendimin përmes një komunikate emocionuese të publikuar në rrjetet sociale, ku konfirmoi se ka ardhur momenti për t’ia dorëzuar fanellën me numrin shtatë gjeneratës së ardhshme.

    Ronaldo debutoi me Portugalinë në gusht të vitit 2003 dhe gjatë kësaj periudhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar.

    Komunikata e plotë e Ronaldos:

    Ka ardhur dita për ta kthyer fanellën me numrin shtatë të Kombëtares, që i përket të gjithë neve. Nuk e kam ndier kurrë se ajo ishte vetëm imja. Por, për 23 vjet, pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja, ta mbroja dhe ta merrja me vete në stadiumet e mbarë botës. Sot ka ardhur momenti për t’ia dorëzuar të ardhmes. Nuk është një vendim i lehtë, sepse ka vendime që nuk merren vetëm me mendje, por edhe me zemër.

    Përfundon një rrugëtim që nisi në gusht të vitit 2003 dhe që ma ndryshoi jetën përgjithmonë. Kur shikoj prapa dhe mendoj për gjithçka që përjetova me Kombëtaren, nuk shoh vetëm ndeshje, gola, rekorde apo trofe. Shoh njerëz. Shoh emigrantë që, për 90 minuta, e ndienin Portugalinë pak më afër. Shoh miliona portugezë, të cilët nuk i kam njohur kurrë personalisht, por që u bënë pjesë e jetës sime.

    Sepse, në fund të fundit, futbolli është shumë më tepër sesa një lojë. Futbolli janë njerëzit. Gjatë gjithë karrierës sime me Kombëtaren, jam përpjekur t’i tejkaloj kufijtë e mi. Kam dashur të fitoj, të jem më i miri, të bëj histori. Gjithmonë kam qenë kërkues ndaj vetes.

    Gjithmonë kam dashur më shumë, gjithmonë kam besuar se mund të arrinim edhe më larg. Dhe kam dhënë gjithçka që kisha për këtë fanellë. Ka pasur pasdite dhe mbrëmje të përsosura, ka pasur fitore që nuk do t’i harroj kurrë, por edhe humbje që ende sot e kam të vështirë t’i kujtoj. Kam gabuar gjithashtu, kam vuajtur; ka pasur momente kur nuk kam qenë në gjendje t’u jepja portugezëve atë që dëshironin aq shumë. Por nuk jam dorëzuar kurrë. Dhe, mbi të gjitha, nuk kam reshtur kurrë së ndieri krenari për përfaqësimin e Portugalisë.

    Gjatë gjithë këtyre viteve, kam mësuar disa gjëra shumë të thjeshta. Golat kalojnë, trofetë mbeten në muze, rekordet përfundimisht thyhen. Por ka diçka që koha nuk arrin kurrë ta fshijë: vendin që zëmë në zemrat e njerëzve./Telegrafi/

  • Sërish nën urdhërat e Murat Yakin, Granit Xhaka kthehet te kombëtarja e Zvicrës

    Sërish nën urdhërat e Murat Yakin, Granit Xhaka kthehet te kombëtarja e Zvicrës

    Sërish nën urdhërat e Murat Yakin, Granit Xhaka kthehet te kombëtarja e Zvicrës

    Granit Xhaka, do të jetë sërish pjesë e Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e muajit nëntor.

    Vendimi zyrtar u mor nga Federata Zvicerane e Futbollit pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave, ndërsa Xhaka do të vazhdojë ta mbajë edhe shiritin e kapitenit.

    Lajmi i rikthimit të tij u mirëprit me entuziazëm nga stafi teknik i udhëhequr nga trajneri Murat Yakin, si dhe nga vetë futbollistët.

    Xhaka ishte larguar përkohësisht nga grumbullimi i kombëtares gjatë muajit shtator pas shpërthimit të një hetimi lidhur me përdorimin e një certifikate të falsifikuar të vaksinimit për COVID-19 gjatë periudhës së tij më parë.

    Gjatë asaj periudhe, mesfushori zgjodhi të tërhiqej përkohësisht nga angazhimet ndërkombëtare për t’u përballur me procedurat ligjore.

    Ndaj tij pati kritika të shumta dhe mesfushori me prejardhje nga Kosova e pranoi publikisht gabimin, duke sqaruar se vendimi kishte ardhur nga pasiguria dhe frika e asaj kohe, por duke pranuar se veprimi i tij ishte i gabuar.

    Pas përfundimit të hetimeve dhe vendosjes së masave përkatëse financiare, drejtuesit e futbollit zviceran vlerësuan se Xhaka tregoi maturi dhe bashkëpunim të plotë me autoritetet ligjore. Drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami, deklaroi se “gabimet pranohen dhe rikthimi i kapitenit është një vendim i përgjegjshëm dhe i duhur për grupin”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ronaldo pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë

    Ronaldo pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë

    Ronaldo pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë

    Ylli i futbollit botëror dhe kapiteni legjendar i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka vendosur përfundimisht t’i japë fund rrugëtimit të tij me kombëtaren.

    Njoftimi ka ardhur përmes një postimi zyrtar në rrjetet e tij sociale, ku sulmuesi i Al Nassr ka konfirmuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

    “Ishte një vendim i vështirë, por në momentin e duhur”, është shprehur shkurtimisht ylli portugez në mesazhin e tij.
    Vendimi i 5-herë fituesit të Topit të Artë prihshëm vjen edhe si rrjedhojë e tensioneve dhe problemeve që pati muajin e kaluar me trajnerin Jorge Jesus, duke përshpejtuar kështu vendimin për t’u larguar nga përfaqësuesja.

    Ronaldo e mbyll kështu kapitullin më të lavdishëm në historinë e përfaqësueses portugeze, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve.

    Burimi: Sinjali

  • Ronaldo retires from Portugal national

    World football star and legendary Portugal captain Cristiano Ronaldo has finally decided to end his journey with the national.

    The announcement has come through an official post on its social networks, where Al Nasr’s assailant has confirmed his withdrawal from international football.

    It was a difficult decision, but at the right moment, the Portuguese star was briefly expressed in his message.
    The 5th-ever Golden Ball winner’s decision comes also as a result of tensions and problems he faced last month with Coach Jorge Jesus, thus accelerating the decision to leave the representative.

    Ronaldo concludes the most glorious chapter in the history of the Portuguese representative, with which he won the European Championship in 2016 and the League of Nations.

    Source Layer: Signal