Category: Lajme

  • Apple përgatit prezantimin e tri modeleve të reja iPad, zbulohen procesorët dhe specifikat e mundshme

    Apple përgatit prezantimin e tri modeleve të reja iPad, zbulohen procesorët dhe specifikat e mundshme

    Apple pritet të prezantojë në fillim të vitit të ardhshëm tri modele të reja të tabletëve iPad, me përmirësime të dukshme në performancë, ekran dhe teknologji.

    Kompania amerikane Apple po përgatitet të zgjerojë linjën e tabletëve të saj me tri modele të reja iPad, të cilat, sipas raportimeve të Bloomberg, mund të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm.

    Modelet e reja pritet të përfshijnë iPad-in bazë, iPad Air dhe versionin më të avancuar iPad Pro, ku secili do të sjellë përmirësime të rëndësishme në aspektin e harduerit dhe softuerit.

    Sipas informacioneve të publikuara, modeli bazë iPad mund të pajiset me procesorin A19 dhe 8 GB memorie RAM, duke mundësuar edhe mbështetjen për platformën e inteligjencës artificiale Apple Intelligence. Pajisja pritet të përfshijë gjithashtu çipin N1 dhe modemin C1X, me mbështetje për Wi-Fi 7 dhe rrjetin 5G.

    Ndryshime të rëndësishme priten edhe te modeli iPad Air, i cili mund të pajiset me ekran OLED. Ky zhvillim do të përmirësonte cilësinë e paraqitjes së ngjyrave, kontrastin dhe përvojën e përgjithshme të përdorimit.

    Ndërkohë, iPad Pro pritet të marrë një procesor të gjeneratës së re, me mundësinë e përdorimit të çipit M6 ose M7. Një tjetër risi e mundshme është sistemi i ftohjes me dhomë avulli, i cili do të ndihmonte në menaxhimin më efikas të temperaturës gjatë punës intensive dhe përdorimit të funksioneve të inteligjencës artificiale.

    Përmirësimet e paralajmëruara vijnë në një kohë kur Apple po zgjeron ekosistemin e pajisjeve të saj dhe po investon gjithnjë e më shumë në teknologjitë e inteligjencës artificiale.

    Megjithëse kompania ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht këto specifika dhe datën e prezantimit, pritjet janë që gjenerata e re e iPad-ëve të sjellë risi në të gjitha kategoritë e tabletëve të saj.

    Apple shet rreth 60 milionë njësi iPad në vit, duke e bërë këtë linjë një nga segmentet e rëndësishme të biznesit të kompanisë. /Telegrafi/

  • Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

    Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.

    Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.

    Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton tch.

    Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Burime konfidenciale nga policia kanë bërë me dije se vajza nuk ka shprehur asnjë shenjë pendesë pas ngjarjes.

  • Macja bëhet hit në internet pasi pronarja e përdor si jastëk

    Macja bëhet hit në internet pasi pronarja e përdor si jastëk

    Një imazh humoristik i një maceje, të cilën pronarja e ka përdorur si jastëk, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

    Shprehja e fytyrës së saj ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta.

    Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, pronari shihet duke e përdorur macen si jastëk, ndërsa reagimi i kafshës është ajo që e bën pamjen edhe më argëtuese.

    Nga shprehja e fytyrës, macja duket sikur nuk është aspak e kënaqur me situatën dhe sikur ka filluar të mendojë seriozisht për një jetë të re, larg pronarit të saj.

    Pamja ka ngjallur reagime humoristike, ndërsa përdoruesit e internetit duket se janë pajtuar se macja ka shumë arsye për të mos qenë e lumtur me këtë trajtim.

    Ndonëse bëhet fjalë për një moment të thjeshtë, shprehja e saj e fytyrës e ka kthyer fotografinë në një hit argëtues në internet. /Telegrafi/

  • “Në cilën qeveri u vra Astriti?”, Xhemile Dehari përplaset me gazetarin: E vranë për shkak të Vetëvendosjes

    “Në cilën qeveri u vra Astriti?”, Xhemile Dehari përplaset me gazetarin: E vranë për shkak të Vetëvendosjes

    Në konferencën për media para Prokurorisë Speciale, në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, nëna e tij, Xhemile Dehari, është përplasur verbalisht me një gazetar, i cili e pyeti se çfarë kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje gjatë gjashtë vjetëve në pushtet për zbardhjen e rastit.

    Dehari iu kundërpërgjigj gazetarit, duke thënë se pyetjet duhet të përqendrohen edhe te përgjegjësit për vdekjen e Astritit dhe te periudha kur ai vdiq.

    “Pse Vetëvendosje që gjashtë vjet nuk e zgjidh problemin? Pse nuk e shtroni pyetjen kush e vrau Astritin para gjashtë vjetëve? A i harruat ato katër vjet? Në cilën qeveri u vra Astriti dhe kush ka qenë përgjegjës në atë kohë?”, ka deklaruar ajo.

    Xhemile Dehari ka kritikuar gazetarët dhe deputetët që, sipas saj, po e përqendrojnë përgjegjësinë për zbardhjen e rastit vetëm te Qeveria aktuale, duke lënë anash periudhën paraprake.

    Ajo ka përmendur edhe ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha, për të cilin ka thënë se ishte propozuar nga LDK-ja për deputet dhe se kishte tentuar ta mbyllte rastin brenda 15 ditësh.

    “LDK-ja e ka pasur kandidat për deputet Sylë Hoxhën, i cili ka dashur ta mbyllë rastin për 15 ditë. E tash dalin kërkojnë drejtësi te VV-ja. Le t’i tregojnë ato të vetat për katër vjet”, është shprehur ajo.

    Ajo ka pretenduar gjithashtu se Astrit Dehari ishte vrarë për shkak të përkatësisë dhe aktivitetit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim që të frikësoheshin aktivistët e rinj të kësaj partie.

    “Astriti ka qenë aktivist i Vetëvendosjes dhe ka vdekur për Vetëvendosjen. E kanë mbytur për VV-në, e jo për diçka tjetër, vetëm për t’i frikësuar të rinjtë e VV-së që të mos merrnin pjesë, sepse e dinin që po vjen LVV-ja dhe po i rrëzon”, ka deklaruar Xhemile Dehari.

    Në fund, Xhemile Dehari ka theksuar se Astriti ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka kërkuar që deputetët të kërkojnë drejtësi për të, duke iu referuar edhe periudhës kur ai ishte në paraburgim.

    “Astriti ka qenë i Vetëvendosjes, ka me mbetë i Vetëvendosjes”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

  • Fituesit e zgjedhjeve në Serbi: Katër ditë pune, pa ulje të pagës

    Fituesit e zgjedhjeve në Serbi: Katër ditë pune, pa ulje të pagës

    Lista Studentore në Serbi ka prezantuar një program me propozime për ndryshimin e kushteve të punës, pagave dhe të drejtave sociale të punëtorëve, ku ndër masat kryesore është edhe java katërditore e punës pa ulje të pagës.

    Sipas programit të titulluar “Puna dhe Çështjet Sociale”, punëdhënësit që do të zgjidhnin këtë model do të mund të organizonin punën në katër ditë, me gjithsej 32 orë në javë, ndërsa punëtorët do të vazhdonin të merrnin pagën e plotë, shkruan nova.rs.

    Megjithatë, kjo masë nuk do të ishte e detyrueshme për të gjithë punëdhënësit, por do të zbatohej nga ata që vendosin ta përvetësojnë këtë mënyrë të organizimit të punës.

    Kontrata të përhershme pas 12 muajsh

    Një tjetër propozim ka të bëjë me kufizimin e kontratave me afat të caktuar në maksimumi 12 muaj. Pas kësaj periudhe, punëtorët do të mund të përfitonin kontratë me afat të pacaktuar.

    Programi parasheh gjithashtu mbrojtje më të madhe nga largimi i padrejtë nga puna, si dhe masa kundër detyrimit të punëtorëve për të nënshkruar marrëveshje për ndërprerjen e kontratës.

    Shtesa më të larta për punën gjatë natës dhe fundjavës

    Lista Studentore propozon edhe rritjen e kompensimeve për kushte të veçanta të punës.

    Sipas propozimit, shtesat minimale do të ishin:

    • 150 për qind për punën gjatë festave zyrtare.
    • 110 për qind për punën të dielave.
    • 50 për qind për punën gjatë natës.
    • 50 për qind për punën jashtë orarit.
    • 30 për qind për punën me ndërrime.
    • 26 për qind për punën në terren.

    Parashihet gjithashtu që kompensimi për ushqim gjatë punës të jetë së paku 10 për qind e pagës mesatare te punëdhënësi, ndërsa regresi të arrijë së paku vlerën e një page mesatare.

    Mbrojtje më e madhe për prindërit dhe punëtorët

    Propozimet përfshijnë edhe ndryshime në të drejtat prindërore. Gratë që kanë qenë të punësuara para shtatzënisë do të përfitonin të drejtën e pushimit të lehonisë, pavarësisht llojit të kontratës së punës.

    Për baballarët propozohet pushim tre-mujor pas lindjes së fëmijës.

    Ndërkohë, për pushimin mjekësor gjatë 30 ditëve të para propozohet kompensim prej së paku 75 për qind të pagës përkatëse.

    Programi parasheh edhe të drejtën e punëtorëve për të mos iu përgjigjur kërkesave të punës pas përfundimit të orarit zyrtar.

    Propozime edhe për pensionet

    Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe sistemin pensional. Lista Studentore kërkon harmonizimin e pensioneve dy herë në vit, rritjen e të ardhurave për pensionistët me pensione më të ulëta dhe vendosjen e pensionit social për personat mbi 65 vjeç që nuk kanë stazh të mjaftueshëm për pension.

    Po ashtu, propozohet heqja e penalizimeve për pensionimin e parakohshëm në raste të caktuara, varësisht nga vitet e stazhit të punës.

    Programi përfshin edhe masa për rritjen e mbrojtjes së punëtorëve të angazhuar përmes platformave digjitale, agjencive dhe formave të tjera jo tradicionale të punësimit.

    Të gjitha këto masa janë aktualisht propozime të Listës Studentore dhe jo ndryshime të miratuara ligjore. Për zbatimin e tyre do të nevojiteshin ndryshime në legjislacionin përkatës në Serbi. /Telegrafi/

  • Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë, largohet pas 23 vjetësh nga kombëtarja

    Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë, largohet pas 23 vjetësh nga kombëtarja

    Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë, largohet pas 23 vjetësh nga kombëtarja

    Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Përfaqësuesen e Portugalisë, sipas raportimeve të mediave portugeze të cilave u referohet ESPN.

    41-vjeçari kishte shkaktuar shumë diskutime pas largimit nga grumbullimi i kombëtares, në prag të ndeshjes kundër Danimarkës në Ligën e Kombeve.

    Vendimi erdhi pas pakënaqësive me trajnerin Jorge Jesus, pasi Ronaldo nuk ishte aktivizuar në fitoren ndaj Norvegjisë dhe ishte informuar se nuk do të ishte titullar në takimin e radhës.

    Fillimisht, largimi i tij u interpretua si një vendim përfundimtar për t’u tërhequr nga kombëtarja.

    Megjithatë, në një deklaratë të mëvonshme, Ronaldo mohoi se kishte vendosur të pensionohej dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar të luante për Portugalinë.

    Në rast se konfirmohet tërheqja përfundimtare, Ronaldo do të largohej si futbollisti me më së shumti paraqitje dhe gola në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj, me 234 ndeshje dhe 146 gola. /Gazeta Express

    Burimi: Insajderi

  • Ronaldo ends his career with Portugal, leaves 23 years from national

    Cristiano Ronaldo has decided to end his adventure with Portugal’s representative, according to reports by Portuguese media to which E refers. SPN.

    The 41-year-old had caused much discussion after leaving the national gathering on the eve of a match against Denmark in the League of Nations.

    The decision came after disappointments with Coach Jorge Jesus, since Ronaldo had not been activated in victory over Norway and had been informed that he would not be entitled to the next meeting.

    Initially, his departure was interpreted as a final decision to withdraw from the nationals.

    However, in a later statement, Ronaldo denied that he had decided to retire and expressed willingness to continue playing for Portugal.

    If the final pull is confirmed, Ronaldo would leave as football player with mostly presentations and goals in the men’s international football history, with 234 matches and 146 goals. /Gazeta Express

    Source Layer: Insander

  • Në Budvë mbahet Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor, Kosova me fusnotë

    Në Budvë mbahet Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor, Kosova me fusnotë

    Në Budvë mbahet Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor, Kosova me fusnotë

    Ministri irlandez i Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Migracionit, Jim O’Callaghan, ndodhet sot në Budvë të Malit të Zi, ku do të kryesojë Forumin Ministror vjetor BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.

    Takimi nis sot dhe do të zhvillohet gjatë dy ditëve, me sesione që trajtojnë çështjet e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë.

    Irlanda aktualisht mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa ministri O’Callaghan po merr pjesë në këtë forum në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme (JHA), raporton Klankosova.tv.

    Në forum do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), si dhe përfaqësues të presidencave të ardhshme – Lituanisë dhe Greqisë, komisioneri evropian për Drejtësi, Michael McGrath, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm, Delegacioni i BE-së në Mal të Zi dhe përfaqësues të agjencive përkatëse të BE-së.

    Por, në njoftimin e qeverisë irlandeze, Kosova është e etiketuar me fusnotë me sqarimin “Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet lidhur me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

    Kujtojmë se vendimi për përdorimin e fusnotës pas emrit Kosova është marrë më 24 shkurt 2012, në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Kjo u bë për të mundësuar pjesëmarrjen e Kosovës nëpër organizata dhe forume rajonale.

    Kosovën me fusnotë e përdorin shumica e institucioneve të BE-së në dokumentet që i lëshojnë.

    Ndërkaq, sipas njoftimit të qeverisë irlandeze, takimi në Budvë riafirmon përkushtimin dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor për çështjet që lidhen me Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.

    Temat që do të diskutohen gjatë ditës kushtuar Punëve të Brendshme përqendrohen në luftimin e krimit në hapësirën digjitale. Këtu përfshihen parandalimi i abuzimit seksual të fëmijëve në internet, si dhe zbulimi dhe hetimi i krimeve kibernetike, si mashtrimet dhe skemat mashtruese online. BE-ja dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë gjithashtu për forcimin e menaxhimit të migracionit, azilit dhe kufijve.

    Gjatë sesionit kushtuar Drejtësisë, sipas njoftimit, diskutimet do të përfshijnë aspektin gjyqësor të luftës kundër korrupsionit, përfshirë forcimin e zbulimit, parandalimit dhe pengimit të korrupsionit në sektorët kyç, duke përfshirë proceset zgjedhore.

    Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu rëndësinë e forcimit të kornizave përkatëse ligjore për promovimin e të drejtave të fëmijëve, me fokus në masat për mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve që janë viktima të veprave penale.

    Para takimit, ministri O’Callaghan tha: “Pres me kënaqësi të kryesoj Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor në cilësinë time si kryesues i Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. Ky forum ofron një mundësi të vlefshme për t’u takuar me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor dhe, çka është e rëndësishme, ai i përqendron diskutimet tona edhe në kuadër të komunitetit më të gjerë evropian”.

    “Për Irlandën, në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, mbështetja e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE është një prioritet kyç”, potencoi O’Callaghan. /Klankosova.tv

  • OriginAL, dy javë që lidhin të rinjtë e diasporës me rrënjët shqiptare

    OriginAL, dy javë që lidhin të rinjtë e diasporës me rrënjët shqiptare

    Për shumë të rinj shqiptarë që rriten në diasporë, vendi i origjinës jeton fillimisht në tregimet e prindërve dhe gjyshërve. OriginAL u jep mundësinë ta njohin nga afër dhe të krijojnë lidhjen e tyre me të, përmes historisë, kulturës, njerëzve dhe përvojave të përbashkëta.

    Çfarë do të thotë të kesh prejardhje shqiptare kur lind dhe rritesh në një vend tjetër? Si e ndërton lidhjen me një vend që e njeh kryesisht nga rrëfimet familjare apo vizitat gjatë pushimeve?

    OriginAL, two weeks connecting diaspora youth to Albanian roots

    Këto pyetje qëndrojnë në themel të OriginAL, programit dyjavor që bashkon të rinj të diasporës për të njohur Kosovën dhe Shqipërinë dhe për të kuptuar më shumë rreth prejardhjes së tyre.

    GERMIN dhe Global Albanians Foundation e krijuan nismën dhe e prezantuan zyrtarisht më 6 maj 2022 në Tiranë. Synimi ishte t’u ofronin brezave të rinj hapësirë për ta ndërtuar vetë raportin me rrënjët shqiptare, duke takuar njerëz, duke bërë pyetje dhe duke krijuar përvoja personale.

    Mbështetja financiare e diasporës shqiptare mundëson organizimin dhe rritjen e programit. Deri sot, OriginAL ka bërë bashkë 347 të rinj, ndërsa që nga fillimi ka pranuar mbi 1,000 aplikime. Vetëm gjatë vitit 2026, të rinj nga 29 vende të botës kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e tij.

    Një përvojë që ndërthur historinë me jetën e sotme

    Gjatë dy javëve, pjesëmarrësit udhëtojnë, vizitojnë vende historike, njihen me traditat dhe takojnë njerëz që kontribuojnë në komunitetet e tyre.

    Vizitat në Prekaz dhe Krushë të Madhe i njohin me historinë dhe kujtesën e luftës në Kosovë. Në qytete si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Kruja dhe Shkodra, ata eksplorojnë trashëgiminë kulturore dhe jetën e përditshme. Aktivitetet në natyrë, mbrëmjet kulturore, gatimi dhe muzika krijojnë hapësirë për të mësuar dhe për t’u afruar me njëri-tjetrin.

    Programi përfshin gjithashtu vullnetarizëm me organizata lokale, diskutime me të rinj vendorë dhe vizita në qendra të inovacionit. Përmes këtyre takimeve, pjesëmarrësit njohin edhe nismat, idetë dhe mundësitë që zhvillohen sot në Kosovë e Shqipëri.

    Hapësirë për të njohur edhe veten

    OriginAL mirëpret të rinj nga 18 deri në 24 vjeç, të cilët kanë të paktën një prind ose gjysh me prejardhje shqiptare dhe kanë jetuar në diasporë pas moshës 13-vjeçare.

    Njohja e përsosur e shqipes nuk përbën kusht për pjesëmarrje. Programi vlerëson kureshtjen, motivimin dhe dëshirën për t’u afruar me rrënjët.

    Kjo qasje u krijon hapësirë edhe të rinjve që ndihen të pasigurt për përkatësinë e tyre. Disa vijnë me frikën se nuk e flasin mjaftueshëm gjuhën ose se përvoja e tyre ndryshon shumë nga ajo e bashkëmoshatarëve. Takimi me të rinj që ndajnë pyetje dhe përvoja të ngjashme i ndihmon të flasin hapur për identitetin dhe të krijojnë miqësi përtej kufijve.

    Lidhja vazhdon pas dy javësh

    Sipas të dhënave të programit, mbi 90 për qind e pjesëmarrësve raportojnë një lidhje më të fortë me vendin e origjinës pas OriginAL. Për disa, përvoja ka ndikuar edhe në vendime jetësore: pesë ish-pjesëmarrës janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë ose Shqipëri, ndërsa tre kanë marrë shtetësinë e Kosovës.

    Të tjerë kanë nisur të mësojnë shqipen, janë angazhuar në komunitetet shqiptare ku jetojnë ose janë rikthyer për të vizituar vendet dhe miqtë që njohën gjatë programit.

    GERMIN vazhdon komunikimin me ish-pjesëmarrësit dhe punon për t’i lidhur me mundësi vullnetarizmi, praktike profesionale, bashkëpunimi dhe punësimi, sipas interesave të tyre.

    Pikërisht këto lidhje tregojnë çfarë mund të nisë gjatë dy javëve të OriginAL. Në ditët në vijim, do të sjellim historitë e disa prej të rinjve që morën pjesë në program, çfarë zbuluan për prejardhjen e tyre dhe çfarë morën me vete pas kthimit./Telegrafi/


  • OriginAL, two weeks connecting diaspora youth to Albanian roots

    OriginAL, two weeks connecting diaspora youth to Albanian roots

    For many young Albanians growing up in diaspora, the country of origin lives first in the stories of parents and grandparents. Originalally, it enables them to get to know him closely and establish their relationship with him through history, culture, people, and shared experiences.

    What does it mean to have Albanian descent when you are born and grow up in another country? How do you build a bond with a country you know primarily from family confessions or vacation visits?

    OriginAL, two weeks connecting diaspora youth to Albanian roots

    These questions stand at the foundation of OriginAL, the two-week programme that unites young diaspora people to recognise Kosovo and Albania and to understand more about their background.

    GERMIN and the Global Albanian Foundation established the initiative and formally introduced it on May 6th 2022 in Tirana. The goal was to offer new generations space to build the report itself with Albanian roots, meeting people, asking questions and creating personal experiences.

    The Albanian diaspora’s financial support enables organisation and growth of the programme. To date, OriginAL has combined 347 young people, while from the very beginning it has accepted over 1,000 applications. During 2026 alone, young people from 29 countries of the world have applied to become part of it.

    An experience that combines history with life today

    Over the two weeks, participants travel, visit historical sites, get acquainted with traditions, and meet people who contribute to their communities.

    Visits to Prekaz and Great Krusha are familiar with the history and memory of the war in Kosovo. In cities like Pristina, Prizren, Gjakova, Kruja and Shkodra, they explore cultural heritage and daily life. Nature activities, cultural evenings, cooking and music create room for learning and getting closer to each other.

    The programme also includes volunteerism with local organisations, discussions with local youth and visits to innovation centres. Through these meetings, participants also know the initiatives, ideas, and opportunities that are held today in Kosovo and Albania.

    Space to Know Yourself

    OriginAL welcomes young people from 18 to 24 years of age who have at least one parent or grandfather of Albanian descent and have lived in diaspora after the age of 13.

    Perfect recognition of Albanian is no condition for participation. The programme values curiosity, motivation, and the desire to approach the roots.

    This approach also gives youths who feel insecure about their affiliation. Some fear that they do not speak the language enough or that their experience differs greatly from that of their peers. Meeting with youths who share questions and similar experiences helps them to speak up about identity and build friendships beyond borders.

    The Link Continues in Two Weeks

    According to software data, over 90 percent of participants report a stronger link to the post – original country of origin. For some, experience has also influenced living decisions: five former participants have returned to live and work in Kosovo or Albania, while three have obtained Kosovo citizenship.

    Others have started to learn Albanian, have engaged in Albanian communities where they live, or have returned to visit places and friends they recognised during the programme.

    GERMIN continues to communicate with former participants and works on volunteerism, professional practice, co-operation and employment, according to their interests.

    These links show what can begin during the two weeks of OriginAL. In the coming days, we will bring the stories of some of the young people who participated in the program, what they discovered about their background, and what they took with them after their return./Telegraphy/