Category: Lajme

  • Pllana pret në takim lamtumirës oficerin amerikan Miguel Cisneros pas përfundimit të misionit në kampin Bondsteel

    Pllana pret në takim lamtumirës oficerin amerikan Miguel Cisneros pas përfundimit të misionit në kampin Bondsteel

    Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, priti në një takim lamtumirës Nënkolonel Miguel Cisneros, Oficer Ekzekutiv i Grupit të Mbështetjes së Zonës – Ballkani, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shërbim në Kampin Bondsteel, në Sojevë të Ferizajt.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se takimi u zhvillua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e deritanishëm, me rastin e përfundimit të misionit të Nënkolonel Cisneros në Kosovë.

    “Me këtë rast, Nënkolonel Pllana shprehu vlerësimin për bashkëpunimin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme. Policia Rajonale e Ferizajt vlerëson lart bashkëpunimin me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partneritetin e vazhdueshëm në funksion të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


  • Raportimi i Sinjalit për megaaksionin kundër bixhozit ilegal, 19 nga 22 të dyshuarit ndalohen për 48 orë

    Raportimi i Sinjalit për megaaksionin kundër bixhozit ilegal, 19 nga 22 të dyshuarit ndalohen për 48 orë

    Raportimi i Sinjalit për megaaksionin kundër bixhozit ilegal, 19 nga 22 të dyshuarit ndalohen për 48 orë

    19 persona përfundojnë në ndalim për 48 orë, tre të tjerë lirohen – ky është rezultati i megaaksionit policor kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë dhe Dragash. Gazeta Sinjali, e cila raportoi ekskluzivisht për operacionin që nga nisja e tij, kishte zbuluar edhe emrat e të 22 personave të përfshirë në këtë rast, ndërsa tash Prokuroria dhe Policia kanë zbardhur përmasat e aksionit: 20 lokacione të bastisura, rreth 10 mijë euro të sekuestruara, katër armë zjarri dhe municion.

    Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë publikuar detajet e operacionit të zhvilluar mbrëmjen e 4 nëntorit, pas një hetimi të gjatë që përfshiu edhe masa dhe veprime të veçanta hetimore.

    Në kuadër të planit operativ “Bixhozi”, hetuesit kanë kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

    Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje elektronike, katër armë zjarri dhe municion, të cilat mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

    19 të dyshuar ndalohen, tre lirohen

    Pas arrestimit të 22 personave dhe intervistimit të tyre në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria ka marrë vendim që 19 prej tyre të ndalohen për 48 orë, ndërsa tre të tjerët të lirohen në procedurë të rregullt.

    Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294, paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për megaaksionin që në momentet e para të zhvillimit të tij, duke siguruar dhe publikuar identitetet e të gjithë 22 personave të përfshirë në operacion: Kreshnik Bylykbashi, Engjëll Bytyqi, Nolian Danqeli, Sadri Shala, Valmir Gashi, Mefail Kuqi, Albion Jupaj, Muharrem Krasniqi, Ruzhdi Jasharaj, Dior Shala, Avdyl Bajselmani, Agim Bytyqi, Besmir Krasniqi, Sali Zhuri, Durim Gashi, Misret Shala, Jetmir Bajselmani, Sami Krasniqi, Bali Hjadari, Sabit Shala, Kadri Bylykbashi dhe Besart Krasniqi.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Signal reporting on illegal gambling management, 19 of the 22 suspects are detained for 48 hours

    19 people end up in detention for 48 hours, another three are released. This is the result of police megaction against illegal gambling in Prizren, Suhareka and Dragas. The signal newspaper, which reported exclusively on the operation since its launch, had also revealed the names of 22 persons involved in this case, while now the Prosecutor and Police have whitened the size of the action: 20 registered locations, about 10,000 euros seized, four firearms and ammunition.

    The Constitutional Prosecutor in Prizren and Kosovo Police have published details of the operation, held on the evening of November 4th, following a lengthy investigation involving separate investigative measures and actions.

    Under the operational plan, the investigators have searched 20 locations, including local business and residential homes in Prizren, Suhareka and Dragash.

    During the raids, about 10,000 euros have been seized in cash, electronic equipment, four firearms and ammunition, which can serve as evidence in criminal procedure.

    19 Suspects Banned, Three Free

    Following the arrest of 22 people and their interview in the presence of defence attorneys, the Prosecution has decided that 19 of them will be detained for 48 hours, while the other three will be released in regular procedure.

    The suspects are being investigated for criminal work organising pyramid schemes and illegal gambling, according to Article 294, paragraph 2 of the Kosovo Criminal Code.

    The signal newspaper had reported exclusively on the megaaction since its first development, providing and publishing the identities of all 22 people involved in the operation: Kreshnik Bylyqbashi, Engjel Bytyqi, Nolian Dancreli, Sadri Shala, Valmir Gashi, Mefail Redi, Albion Jupaj, Muharrem Krasniqi, Ruzhdi Jasharaj, Dior Shala, Avdy Bayselman, Agim Bytyqi, Besmir Krasniqi, Salim Gashi, Misret Shala, Jetsel Bajselman, Sami Krasni, Bali, Bali, Sabri Shal, Kadri Kadri Kyqi, Blysharbashi and Krasniqi.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tenderi 8 milionësh i KOSTT-it, dyshime për specifika favorizuese ndaj Hitachi Energy

    Tenderi 8 milionësh i KOSTT-it, dyshime për specifika favorizuese ndaj Hitachi Energy

    Tenderi 8 milionësh i KOSTT-it, dyshime për specifika favorizuese ndaj Hitachi Energy

    Nga analiza e specifikave të tenderit të KOSTT-it për furnizim me nënstacion mobil, dyshohet për përshtatje të specifikave ndaj prodhuesit Hitachi Energy. Dy nga pjesët kryesore të pajisjes që po e kërkon KOSTT i përkasin teknologjisë ABB, e cila është tashmë pjesë e Hitachi Energy. Kjo kompani nuk është e panjohur me tendera në KOSTT.

    Tenderi 8 milionësh i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, për furnizim me nënstacion mobil, përveç rritjes së kostos në mënyrë të dyshimtë, ngre dyshime edhe për specifika favorizuese.

    Veç kësaj, nga analiza e specifikave të këtij tenderi dyshohet për përshtatje të specifikave ndaj një prodhuesi të caktuar. Dy nga pjesët kryesore të nënstacionit mobil që po e kërkon KOSTT-i, bazuar në këto specifika, i përkasin teknologjisë së kompanisë Hitachi Energy. Kjo kompani nuk është e panjohur me tendera në KOSTT.

    Një prej pjesëve më kritike të një nënstacioni mobil, është modul ndërprerësi. Kjo pajisje shërben për të lidhur, shkëputur dhe kontrolluar furnizimin me energji elektrike, si dhe për të mbrojtur rrjetin në rast të defekteve.

    KOSTT për këtë nënstacion ka kërkuar Modul Ndërprerës 145KV Hibrid të tipit PASS ose ekuivalent. Pikërisht këtu ngriten dyshime për specifika favorizuese.

    Tipi PASS (Plug and Switch System) është emërtim tregtar i teknologjisë së ABB-së, tashmë pjesë e portofolit të kompanisë Hitachi Energy.

    Pajisja e Hitachi Energy

    Madje, po ta bësh një kërkim të thjeshtë për këtë kërkesë në Google, shfaqet direkt pajisja e Hitachi Energy “Hybrid Switchgear PASS M0 – 145 to 170 kV”, i lansuar në vitin 1999.

    Të dhënat teknike për këtë pajisje që i ka kërkuar KOSTT, përputhen me ato të pajisjes që ofron Hitachi.

    Për KOSTT-in, ky specifikim ndonëse përmban emërtimin tregtar PASS, nuk është favorizues.

    Në një përgjigje KOSTT-i është arsyetuar se për shkak të natyrës dhe kërkesave specifike të projektit, është e domosdoshme që fusha e transformatorit të jetë e tipit sistem hibrid modular kompakt.

    “Specifikimet teknike të përcaktuara për këtë fushë transformatorike, përkatësisht për stabilimentin elektroenergjetik në fjalë, nuk favorizojnë asnjë prodhues të caktuar. Kërkesat janë përcaktuar në atë mënyrë që të mundësojnë ofrimin e pajisjeve nga prodhues të ndryshëm, me kusht që ato të përmbushin karakteristikat teknike, standardet e performancës dhe kërkesat funksionale, duke ofruar zgjidhje ekuivalente dhe/apo më të avancuara”, thuhet në përgjigje.

    Të dhënat teknike për pajisjen e Hitachi

    KOSTT ka thënë se mbetet i përkushtuar në respektimin dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, duke siguruar që specifikimet teknike të hartohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik (LPP).

    Por, sipas këtij ligji, autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë kompani.

    Neni 27 i këtij Ligji thekson se autoriteti kontraktues nuk lejohet të përpilojë specifikime teknike që i referohen një artikulli ose burimi të veçantë.

    “Autoriteti kontraktues nuk do të përpilojë specifikimet teknike që i referohen një artikulli ose burimi të veçantë, ose një procesi të hollësishëm, ose ndonjë shenje dalluese, lloji ose origjine të veçantë ose ndonjë prodhimi”, parasheh ky nen.

    Ligji për Prokurimin Publik

    Bajraktarit, sapo i është përmendur që është telefonuar lidhur me tenderin e KOSTT, ka thënë se nuk është as i mandatuar e as i autorizuar për komunikim me media.

    Kur i është kërkuar sqarim nëse teknologjia PASS i përket Hitachit, Bajraktari ka thënë se nuk është ekskluzivisht prodhim i Hitachi dhe se mund të prodhohet edhe nga prodhues të tjerë.

    “Teknologjia hibride është teknologji që mund të prodhohet edhe prej prodhuesve tjerë, kështu që nuk është ekskluzivisht prodhim i Hitachi. Mund të prodhohet edhe nga GE që është kompani amerikane, mund të prodhohet edhe Siemens’it që është kompani gjermane, por edhe prej kompanive tjera. Është emërtim për pajisje hibride. Pajisje hibride nuk është që vetëm Hitachi mundet me prodhu, por prodhojnë edhe prodhues tjerë”, ka deklaruar Bajraktari.

    Referimi i emrit të prodhuesit vetëm tek specifikat në shqip

    Një pikë tjetër e dyshimtë lidhet me referimin e emrit të prodhuesit në dokumentacion vetëm në versionin shqip, tek pozicionet për kthinat e tensionit të mesëm.

    Për Kthinë modular 24kV – Fushën hyrëse, KOSTT, tek specifikat në gjuhën shqipe, ka kërkuar “UniGear ZS1”, të kompanisë ABB. Kjo është një pajisje elektrike për shpërndarjen dhe kontrollin e energjisë elektrike në tension të mesëm.

    Specifikat teknike në gjuhën shqipe

    E njëjta kërkesë është edhe për Kthinë Modulal 24kV – Fushën për transformator shtëpiak, ku kërkohet specifikisht ky produkt e me prodhues ABB. Ky është produkt ekskluziv i kësaj kompanie, teksa nuk është lënë fare hapësira për produkt ekuivalent.

    Specifikat teknike në gjuhën shqipe

    Sipas Ligjit për Prokurim Publik, është kusht që çfarëdo referimi të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”. Tek kërkesat për kthinat, kjo mungon.

    “… autoriteti kontraktues mundet, që në kushte të jashtëzakonshme, të hartojë specifikime teknike ose të bëjë një referim të tillë të veçantë, nëse autoriteti kontraktues në mënyrë të qartë vërteton se, nuk është e mundur që të përpilojë një specifikim mjaft të saktë dhe të kuptueshëm të lëndës së kontratës përkatëse, në pajtim me paragrafin 3-6. të këtij neni ose ndryshe; me kusht që, çfarëdo referimi i tillë të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent””, parashihet me ligj.

    Nga hulumtimi del se Hitachi Energy ka përdorur panele të tilla në një projekt në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë viteve 2021-2022, në një nënstacion modular.

    Në njoftimin për këtë projekt, Hitachi i prezantonte këto panele si teknologji të veten.

    “Nënstacioni i vendosur në kontejner përbëhet nga 26 panele të pajisjeve komutuese të tensionit të mesëm (MV) UniGear ZS1 të Hitachi Energy”, thuhet në njoftim.

    Postim në webfaqen zyrtare të Hitachi Energy

    Kërkesat për pajisjen “UniGear ZS1” paraqiten edhe tek dokumenti tjetër ku shfaqen të dhënat e specifikuara të tenderit, por që aty nuk përmendet emri i kompanisë prodhuese.

    DTSH Mobile Substation

    Por, ky emërtim nuk shfaqet tek Specifikat e Tenderit në gjuhën angleze, dokument prej 151 faqesh, që është përcaktuar edhe si dokumenti referues për këtë tender.

    Mediumi e ka pyetur KOSTT-in se pse ka ndodhur kjo dhe nëse referimi tek specifikat e një pajisjeje që është produkt ekskluziv i një kompanie është në harmoni me Ligjin, por as këtë herë s’ka marrë përgjigje.

    Takimi i Kryeshefit të KOSTT me Drejtorin Menaxhues të Hitachi në Kosovë

    Rreth kohës kur Kryeshefi i KOSTT-it, Trim Tërnava, kishte marrë detyrën, u raportua një takim të zhvilluar mes tij dhe Besart Bajraktarit, që figuron si një prej Drejtorëve Menaxhues të degës së Hitachi Energy për Kosovë.

    Takimi është zhvilluar në objektin e ndërmarrjes publike, KOSTT.

    Bajraktari ka thënë për Buletinin se asnjëherë nuk ka diskutuar lidhur me tenderin për furnizim me nënstacion mobil.

    Tërnava ndërkohë nuk ka qenë i qasshëm në telefonon.

    Konsultat me OST-në, që bashkëpunon me Hitachi-n prej dy dekadash

    Hartues të specifikave për këtë tender, sipas KOSTT-it, kanë qenë një ekip inxhinierësh brenda ndërmarrjes, bazuar në kërkesat dhe nevojat teknike të projektit.

    Por, sipas mediumit para hartimit të specifikave, nga KOSTT kanë zhvilluar konsulta me Operatorin e Sistemit të Transmetimit në Shqipëri (OST), lidhur me këtë projekt.

    OST-ja ka bashkëpunim pothuajse dy dekadësh më Hitachi. Ky bashkëpunim theksohet edhe në webfaqen e Hitachi Energy.

    “Bazuar në një bashkëpunim që shtrihet në pothuajse dy dekada, rrjeti energjetik i Shqipërisë mbështetet në ekspertizën konsulente të Hitachi Energy, si dhe në zgjidhjet e saj lider në industri për automatizimin e nënstacioneve dhe sistemet e komunikimit”, thuhet në një publikim të Hitachi Energy.

    Postim në webfaqen zyrtare të Hitachi Energy

    Tenderat e mëparshëm të Hitachi Energy në Kosovë

    Kompania Hitachi Energy nuk është e panjohur me tendera në KOSTT. Si degë në Kosovë, kjo kompani ka filluar të operojë që nga shkurti i vitit 2020.

    Një vit më pas, në mars të vitit 20221, “Hitachi Energy Zagreb d.o.o” ka marrë kontratën për ndërtimin e Nënstacionit 110/35/10 (20)kV Kastrioti.

    Sipas raportit vjetor të KOSTT-it për vitin 2023, vlera e kësaj kontrate ishte 4,701,015.97 euro.

    Raporti Vjetor i KOSTT 2023

    Në dhjetor të po atij viti, “Hitachi Power Grids Zagreb d.o.o” kishte nënshkruar kontratën tjetër me KOSTT për ndërtimi e Nënstacionit të ri GIS. 110/35/10(20) kV Fushë Kosova.

    Vlera e kontratës, sipas KOSTT, ishte 3,849,199.19 euro.

    Raporti Vjetor i KOSTT 2023

    Ndërkohë, në janar të vitit 2025, Besart Bajraktari, kishte shpërndarë postimin e KOSTT-it për inaugurimin e Nënstacionit Ferizaj 3.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, vlera e këtij projekti ishte 6.8 milionë euro.

    Postimi i KOSTT, i shpërndarë nga Bajraktari

    “Pas energjizimit dhe inaugurimit me sukses të Nënstacionit Fushë Kosova 110/35/10(20) kV, ne, #HitachiEnergy, jemi krenarë të njoftojmë se javën e kaluar kemi energjizuar dhe inauguruar me sukses edhe nënstacionin e dytë, Ferizaj 3 (Kastrioti) 110/35/10(20) kV, duke shënuar kështu një tjetër moment të rëndësishëm në angazhimin tonë për avancimin e infrastrukturës energjetike”, shkruante Bajraktari në LinkedIn.

    Postimi i Besart Bajraktarit në Linkedin.

    Tenderi i KOSTT-it për furnizim me nënstacion mobil është ende në procedurë prokurimi. Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 6 nëntori. Vlera e parashikuar e kontratës është 8 milionë e 20 mijë euro.

    Nënstacioni Mobil është një sistem i lëvizshëm që përdoret për të transformuar tensionin e energjisë elektrike dhe për të mundësuar furnizimin e rrjetit. Ai zakonisht vendoset mbi një platformë (kamion) transportuese dhe mund të zhvendoset nga një lokacion në tjetrin.

    Nënstacione të tilla përdoren kryesisht në raste emergjente, gjatë prishjeve të pajisjeve ekzistuese, gjatë punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit ose kur nevojitet përkohësisht kapacitet shtesë për furnizim me energji elektrike.

    Në rastin e tenderit të KOSTT-it, bëhet fjalë për një nënstacion mobil me kapacitet transformimi prej 31.5 megavolt-amperësh (MVA), i cili mund të ulë tensionin e energjisë elektrike nga 110 kilovoltë (kV) në 10 ose 20 kilovoltë, për ta përshtatur atë për rrjetin e shpërndarjes.

    Burimi: Insajderi

  • Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

    Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

    Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se përcaktimi i përgjegjësive dhe zbardhja e së vërtetës mbeten detyrim i drejtësisë.

    “Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin”, ka shkruar Gërvalla.

    Ajo e ka përmbyllur postimin me thirrjen: “Drejtësi për Astrit Deharin!”

     

    Burimi: RTKLive

  • 22 të arrestuar nga aksioni kundër bixhozit të kundërligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash

    22 të arrestuar nga aksioni kundër bixhozit të kundërligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash

    22 persona janë arrestuar në një operacion të Policisë së Kosovës kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit, i zhvilluar në rajonin e Prizrenit.

    Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë, operacioni është realizuar të martën në mbrëmje, më 4 nëntor, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, pas hetimeve disa mujore.

    Në kuadër të planit operativ “Bixhozi”, janë kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi, në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

    Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje elektronike, katër armë zjarri dhe municion, të cilat mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

    Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë, 19 të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të vazhdojnë procedurën në gjendje të rregullt.

    Burimi: Dukagjini

  • ​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

    ​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

    Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian.

    Duke folur në hollin e Kuvendit të Kosovës për Raportin e Progresit, Haradinaj ka vlerësuar se gjendja në proceset qeverisëse është shqetësuese, veçanërisht sa u përket integrimit evropian dhe euroatlantik.

    Ai ka theksuar se nevojitet një analizë e hollësishme për të identifikuar ngecjet dhe problemet që po i përcjellin këto procese.

    “Diçka që veç e dimë. Ne që jetojmë e dimë se krejt proceset qeverisëse janë në ngecje. Duhet me i bërë një analizë të mirëfilltë të gjitha këtyre ngecjeve dhe proceseve që merren me integrimin evropian dhe euroatlantik, pasi nuk janë mirë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026, i publikuar më 4 nëntor, paraqet vlerësimin e gjendjes së reformave dhe zhvillimeve politike e institucionale në Kosovë, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

    Në raport theksohet se procesi i reformave të lidhura me Bashkimin Evropian ka stagnuar, kryesisht si pasojë e krizës së zgjatur institucionale dhe bllokadës politike. Periudha e vlerësimit përfshin zhvillimet nga shtatori 2025 deri në shtator 2026. /KP/

  • RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

    RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

    RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

    Një iniciativë inovative që synon të sjellë standarde të reja në edukimin profesional, duke kombinuar njohuritë teorike me përvojën praktike dhe duke krijuar mundësi të reja për karrierë në sektorin e retail-it.

    Meridian Express dhe SPAR Kosova prezantojnë RISE – Retail Institute for Skills and Excellence, një iniciativë ambicioze që synon të transformojë mënyrën se si zhvillohen aftësitë profesionale dhe përgatiten talentet e reja për tregun e punës në Kosovë.

    I krijuar mbi përvojën shumëvjeçare të dy prej rrjeteve të njohura të sektorit të retail-it në vend dhe i mbeshtetur nga Agjencia Zvicerrane per Zhvillim dhe Bashkepunim, RISE sjell një koncept të ri të edukimit profesional, ku mësimi nuk kufizohet vetëm në teori, por ndërthuret me përvojën reale të punës, mentorimin dhe zhvillimin e aftësive praktike.

    Në një kohë kur tregu i punës po kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë të përgatitur, RISE synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet edukimit dhe nevojave reale të industrisë. Programi është konceptuar për t’u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të zhvillojnë aftësi në shërbimin ndaj klientit, operacionet e dyqaneve, proceset e shitjes, organizimin e punës, komunikimin dhe bashkëpunimin në ekip. Përmes një qasjeje që kombinon trajnimin e strukturuar me praktikën në ambientet e Meridian Express dhe SPAR Kosova, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë drejtpërdrejt nga profesionistët e industrisë.

    Programi është i hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç, përfshirë edhe gratë e moshës 40+, që dëshirojnë të inkuadrohen në tregun e punës dhe të përditësojnë aftësitë e tyre.

    Përmes RISE, Meridian Express dhe SPAR Kosova synojnë të kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin e stafit të ardhshëm, por edhe në ngritjen e standardeve profesionale në një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë.

    Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm në angazhimin e Meridian Express dhe SPAR Kosova për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme për komunitetin.

    Me lansimin e programit, RISE ka hapur thirrjen për aplikime për grupin e parë të pjesëmarrësve, duke ftuar të gjithë personat e motivuar që dëshirojnë të mësojnë, të zhvillohen dhe të ndërtojnë një të ardhme profesionale në sektorin e retail-it.

    Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare: www.meridianexpress.com/jobs

    RISE – Këtu fillon e ardhmja jote.

    Burimi: Insajderi

  • RlSE brings in an innovative model of professional skills in Kosovo, applications for the first generation open

    An innovative initiative aimed at bringing new standards into professional education, combining theoretical knowledge with practical experience and creating new career opportunities in the real sector.

    Meridian Express, SPAR Kosova presents R ISE Ready Institute for Skills and Excellence, an ambitious initiative that aims to transform the way professional skills develop and prepare new skills for the Kosovo labour market.

    Founded on the long-term experience of two of the country’s known real sector networks and supported by the Swiss Development and Co-operation Agency, RISE brings a new concept of professional education, where learning is not limited to theory but combines with real experience of work, mentoring and developing practical skills.

    At a time when the job market is increasingly looking for trained professionals, RISE aims to establish a direct link between education and the real needs of industry. The programme is designed to offer participants the opportunity to develop skills in service to the client, shop operations, retail processes, job organisation, communication and team co-operation. Through an approach that combines structured training with practice in the environments of Meridian Express and SPAR Kosova, participants will be able to learn directly from industry professionals.

    The programme is open to all persons over 18 years of age, including women aged 40+, who want to be interviewed on the job market and upgrade their skills.

    Through RlSE, Meridian Express and SPAR Kosova aim to contribute not only to the development of future staff, but also to the establishment of professional standards in one of the most dynamic sectors of the economy.

    This initiative represents an important step in the commitment of Meridian Express and SPAR Kosova to human capital development and the establishment of sustainable opportunities for the community.

    With the launch program, RISE has opened the call for applications for the first group of participants, inviting all motivated persons who want to learn, develop and build a professional future in the real sector.

    Interested ones can apply via official page: www.medianexpress.com/jobs

    R Your future begins here.

    Source Layer: Insander

  • “Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh

    “Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh

    “Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh

    Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka shprehur pakënaqësinë për zvarritjen e hetimeve lidhur me rastin e djalit të saj, në 10-vjetorin e ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Para Prokurorisë Speciale, ajo ka thënë se këto dhjetë vjet kanë qenë periudhë e rëndë për të gjithë familjen, ndërsa ka kritikuar mungesën e një epilogu nga organet e drejtësisë.

    “Prej fillimit kjo histori është shumë e gjatë. U bënë 10 vjet, maltretim për gjithë familjen, mirëpo prokuroria nuk ka marrë vendim asnjëherë. Dhjetë vjet në pritje, e kemi pak vështirë si familje, nuk është e lehtë me tejkalu”, ka deklaruar ajo para mediave, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka shprehur shpresën se prokurori i ri që ka marrë në trajtim rastin do të arrijë të sjellë një epilog, pas viteve të tëra pritjeje.

    “Secili prokuror që po vjen, po ia nis prej fillimit. Po shpresojmë që ky prokuror që e ka marrë tash është i ri, ndoshta ai bën dhe kryen një punë pa u pensionuar, të paktën ta marrim një epilog”, është shprehur nëna e Deharit.

    Ajo ka theksuar se familja ende nuk e di se çfarë ka ndodhur me Astritin në burg dhe se, sipas saj, askush nuk ka marrë përgjegjësi për rastin.

    “Ka ndodh vrasja në burg, po të kishte qenë në shtëpi, apo në ndonjë vend që ne do të ishim përgjigjur, iu kishim tregu se qysh ka ndodh, ne nuk e dimë, askush nuk ka marrë përgjegjësi. Prokuroria e ka bllokuar lëndën e Astritit”, ka thënë ajo./Klankosova.tv